Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
25 July 2025 at 23:48

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: Nëse keni ndonjë projekt të jashtëzakonshëm, do të keni çdo shans t’i përfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive për dashurinë, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazëm dhe energji të madhe. Ndjenjat janë baza e jetës tuaj dhe ju po bëni gjithçka për t’i mbajtur ato gjallë. Kohë e mirë për beqarët, takime të reja në horizont dhe këndvështrime të reja për dashurinë.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: Nëse keni ndonjë projekt të jashtëzakonshëm, do të keni çdo shans t’i përfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive për dashurinë, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazëm dhe energji të madhe. Ndjenjat janë baza e jetës tuaj dhe ju po bëni gjithçka për t’i mbajtur ato gjallë. Kohë e mirë për beqarët, takime të reja në horizont dhe këndvështrime të reja për dashurinë.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Dashuria: Sot dita do të fillojë nën kujdesin më të mirë për sa i përket sferës sentimentale, por ende disa dyshime të vogla mbeten në zemrën tuaj. Beqarët do jenë të shqetësuar dhe ankthi i tyre do të ndikojë në marrëdhëniet me miqtë dhe familjen.

Puna: Sidoqoftë, disonanca e Saturnit nuk tregon asnjë shenjë të zvogëlimit, paparashikimet e vogla në punë nuk mund t’ju shqetësojnë.

Akrepi

Dashuria: Ndryshimet e reja janë në sy në jetën e dashurisë. Është koha e duhur për të parë të ardhmen pas disa zhgënjimeve. Për beqarët është një ditë pak konfuze, ata do të duhet të kuptojnë se çfarë duan nga jeta.

Puna: Perspektiva të shkëlqyera për ata që kanë një profesion dhe duan të bëjnë karrierë, promovime të shkëlqyera janë në rrugë të mbarë.

Shigjetari

Dashuria: Nëse keni nevojë të reflektoni në historinë tuaj të dashurisë, është më e përshtatshme që të merrni kohën për të parë brenda. Ndoshta ju duhet të bëni vend për veten tuaj, ndjeheni të mbytur! Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj dhe të përjetojnë emocione të bukura.

Puna: Forca dhe energjia juaj nuk ka asgjë të barabartë dhe me Jupiterin ju tregon se si gjithçka do të duket më e thjeshtë.

Bricjapi

Dashuria: Dashuria është e pranishme në jetën tuaj, kështu që përpiquni të merrni gjithçka që mund t’ju japë të mira. Çdo histori ka kontraste dhe jo gjithçka është gjithmonë trëndafila dhe lule! Beqarët, nga ana tjetër, do të duhet të mendojnë për të kultivuar dhe ruajtur atë që ata nuk e kanë pushtuar.

Puna: Në këtë kohë mund të lindin mundësi të reja pune, të cilat nuk mund t’i refuzoni.

Ujori

Dashuria: Në këtë ditë ju jeni të vendosur të pastroni disa dyshime me të dashurin tuaj. Çiftet e konsoliduara përkundrazi do të jenë në gjendje të kryejnë disa projekte të reja. Edhe për beqarët, ndjenjat janë një kohë e mirë, por duhet të keni qëllimin e duhur për t’i mirëpritur ata.

Puna: Puna është përparësia juaj dhe kjo është ajo ku ju do të përqendroni të gjithë forcën dhe energjinë tuaj, duke shpresuar ta bëni atë.

Peshqit

Dashuria: Çiftet e sigurta të ndjenjave të tyre nuk do të kenë dyshime, ndërsa do të tundohen ata që do të ndikohen nga njerëzit e jashtëm. Beqarët mund të përballen me një zgjedhje që nuk mund ta shmangin.

Puna: Puna vazhdon në mënyrë të mrekullueshme dhe do të ketë lajme të tjera që vijnë shumë shpejt, ndoshta me përparimin në karrierë.

The post Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

By: M C
25 July 2025 at 23:24

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë.

 

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Video    

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

The post VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare appeared first on Albeu.com.

A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe…

By: M C
25 July 2025 at 23:04

Klajdi Musabelliu dhe Rozana Radi kanë patur debate të forta kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, Eni Shehu e pyeti nëse do të bënte një bashkëpunim me këngëtaren e njohur.

Këngëtari u shpreh ‘kurrë mos thuaj kurrë’ , por për momentin ka shumë gjëra që po merret dhe po përpiqet që të jetë i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh.

Musabelliu tha gjithashtu se loja ka mbaruar dhe në “Big Brother” hyri për tu kënaqur dhe argëtuar:

“Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë”.

Pjesë nga intervista:

Një bashkëpunim që nuk do doje t’a bëje, Rozana?

Big-u mbaroi, për mua loja mbaroj. Ne ngelemi shokë, miq, kolegë, pavarësisht ça u tha, ça u bë. Edhe në jetën e vërtetë kështu funksionojnë raportet, zihesh, mban mëri, akuzohesh, shahesh, thashetheme pas krahëve. Pastaj ritakohesh, pra kjo nuk është një gjë që ndodh për herë të parë. Ok, aty ishte publike gjëja. Pastaj del jashtë dhe merr një tjetër kuptim, një tjetë peshë. Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë. Sepse hyra në Big Brother për tu kënaqur.

Tani që jeni jashtë dhe gjithçka ka mbaruar, më trego pak për Rozanën në aspektin artistik.

Do doje të kishe një bashkëpunim me të?

Të thashë kurrë mos thuaj kurrë, nuk e dihet. Po për momentin ngaqë kam këtë tjetrën me Nestin, jam bërë shumë lëmsh se kam disa gjëra nëpër duar, kërkesa, oferta, nuk po di të zgjedh, po përpiqem ti bëj gjërat avash avash, i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh. Të mbyllim këtë me Elvanën njëherë.

The post A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe… appeared first on Albeu.com.

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

By: M C
25 July 2025 at 22:41

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, duke krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja.

Në krye të listës së dëshirave është 22-vjeçari Jashari, për të cilin Milani ka bërë një ofertë të rëndësishme: 32 milionë euro në pagesë fikse dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga Club Brugge, që kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Dëshira e vetë Jasharit për t’u transferuar te Milani mbetet faktori kyç që po i jep optimizëm drejtuesve të klubit italian. Mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar çdo ofertë tjetër, duke i dhënë përparësi vetëm kalimit në “San Siro”.

Ai ka lënë të kuptohet qartë këtë synim, duke stërvitur veçmas ekipit të tij aktual dhe duke munguar në debutimin sezonal të Club Brugge në Superkupë.

Negociatat vijojnë, por në Milano mbizotëron bindja se marrëveshja do të arrihet brenda pak ditësh. Me afrimin e Jasharit, kuqezinjtë synojnë të forcojnë ndjeshëm repartin e mesfushës dhe të kompletojnë një merkato verore ambicioze.

The post Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

By: M C
25 July 2025 at 22:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.

The post Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën

By: M C
25 July 2025 at 21:52

Më shumë se 220 deputetë britanikë nga nëntë parti të ndryshme i kanë dërguar një letër kryeministrit laburist Keir Starmer dhe sekretarit të jashtëm David Lammy duke i kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

Iniciativa dypartiake, e iniciuar nga deputetja me shumicë Sarah Champion, përfshin më shumë se një të tretën e Dhomës së Komunave dhe vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi njohjen përballë “katastrofës humanitare” në Gaza të shkaktuar nga bllokada e ndihmës nga Izraeli.

Kështu, pas Francës, edhe Britania e Madhe po merr iniciativën për njohjen e Palestinës. Një politkë e kundërt me atë të SHBA-së, e cila nuk është e gatshme për të njohur Palestinën si shtet.

The post Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën appeared first on Albeu.com.

Shefja e BE-së gati për bisedime me Trumpin, në ‘tryezë’ do të jenë tarifat

By: M C
25 July 2025 at 21:47

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.

Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht.

Bashkimi Evropian – që po përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind – po kërkon një marrëveshje me administratën e Trumpit, ndërkohë që po përgatit edhe masa hakmarrëse në rast se bisedimet dështojnë.

“Pas një telefonate të mirë me presidentin e SHBA-së, jemi pajtuar të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe mënyrat për t’i mbajtur ato të forta”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Takimi në nivel të lartë vjen pas për disa ditë ka pasur sinjale se Komisioni Evropian dhe administrata amerikane po afron drejt një marrëveshjeje, por Trump të premten vuri në dyshim këtë skenar.

Duke folur për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci, Trump vlerësoi se kishte “50-50” shanse për të arritur një marrëveshje me bllokun prej 27 shtetesh.

Të 27 vendet e BE-së i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin që të përqendrohet në përpjekjet drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tarifat e rënda amerikane.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE-së po ashtu shprehën besimin se ishin në prag të një marrëveshjeje, para se Trump të kërcënonte me rritjen e tarifave në 30 për qind.

Në rast se bisedimet dështojnë, vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten një paketë masash hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 109 miliardë dollarësh, e cila do të zbatohet në faza duke filluar nga 7 gushti.

Që nga nisja e fushatës së tarifave, administrata e Trumpit ka arritur pesë marrëveshje, përfshirë ato me Britaninë, Japoninë dhe Filipinet./REL

The post Shefja e BE-së gati për bisedime me Trumpin, në ‘tryezë’ do të jenë tarifat appeared first on Albeu.com.

Aksion i SPAK/ Arrestohen 4 vetë, kapen bizhuteri e makina luksoze. Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt

By: M C
25 July 2025 at 21:18

Detaje të reja janë zbardhur pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK.

Janë vënë në prangat e policisë 4 persona, dy prej tyre janë vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.

Një tjetër i arrestuar është Ermir Ndreaj.

Sakaq, personi i katërt ende nuk është bërë i ditur emri i tij.

Ndërsa një tjetër person është në kërkim nga policia.

Përveç këtyre arrestimeve janë kapur ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit, që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi Alibej ka rrëfyer për dhjetëra ngjarje si dhe për trafikun e drogës. SPAK ka në dorë dëshminë e tij dhe biseda në aplikacionin Sky Ecc.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit.

The post Aksion i SPAK/ Arrestohen 4 vetë, kapen bizhuteri e makina luksoze. Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja! Eksperti i ekonomisë dhe politikës shuhet në moshën 82-vjeçare

By: M C
25 July 2025 at 20:47

Ish-Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Abdyl Xhaja, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Abdyl Xhaja njihej si një nga personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës në dekadat e fundit të shekullit XX.

Abdyl Xhaja lindi më 13 mars 1943 në Elbasan ndërsa përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.

Më vonë ai u angazhua në një karrierë të gjatë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Komitetit Shtetëror të Statistikës dhe më vonë do të kalonte në nivelet qendrore të drejtimit të sektorit industrial në vend.

Me ndryshimet politike të fillimviteve ’90, Abdyl Xhaja u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.

Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Pas vitit 1997, ndonëse jashtë jetës politike aktive, vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, Abdyl Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.

Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten një shembull i përkushtimit ndaj zhvillimit ekonomik dhe shërbimit publik.

The post Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja! Eksperti i ekonomisë dhe politikës shuhet në moshën 82-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3

By: M C
25 July 2025 at 20:35

Pushimet që Gresa dhe Vullneti po kombinonin me angazhimet profesionale në Shqipëri janë ndërprerë në mënyrë të papritur për shkak të një aksidenti rrugor.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët ndodheshin në vend për të xhiruar episodet e radhës të emisionit “S’je ti që vendos”, janë detyruar të anulojnë planet dhe të kthehen për shkak të ngjarjes së papritur.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, por automjeti ka dalë i dëmtuar rëndë.

The post Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3 appeared first on Albeu.com.

Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

By: M C
25 July 2025 at 20:07

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore.

Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.

Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

“1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij” – thuhet në draftin e Kodit të ri Penal.

The post Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Operacion blic me urdhër të SPAK! Kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave të dyshuar për trafik droge

By: M C
25 July 2025 at 20:04

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e disa personave të botës së krimit.

Referuar raportimeve të gazetares Klodiana Lala, autoritetet po ushtrojnë kontrolle në disa ambiente me qëllim kapjen e dy eksponentëve kriminalë të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim priten të bëhen publike informacione të detajuara mbi natyrën e operacionit në fjalë si dhe emrat e personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Vijon…

The post Operacion blic me urdhër të SPAK! Kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave të dyshuar për trafik droge appeared first on Albeu.com.

“Na jepni informacion për trajtimin mjekësor”/ Avokatët e Veliajt kërkesë Drejtorisë së Burgjeve: Cilat ishin masat e shoqërimit në spital?

By: M C
25 July 2025 at 19:32

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital.

erion veliaj

Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tyre në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor. Avokatët nënvizojnë se kjo vizitë, pasi i është refuzuar disa herë, së fundmi, sipas tyre, u miratua në shkelje të protokollit mjekësor.

Në kërkesën zyrtare të avokatëve mbrojtës kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.

The post “Na jepni informacion për trajtimin mjekësor”/ Avokatët e Veliajt kërkesë Drejtorisë së Burgjeve: Cilat ishin masat e shoqërimit në spital? appeared first on Albeu.com.

Makina i pret rrugën të riut me motor në Sarandë, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

By: M C
25 July 2025 at 19:04

Një aksident me pasojë plagosjen e 27-vjeçarit Aurel Gumeni ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Sarandës.

Mësohet se drejtuesi i një mjeti tip “Citroen”, i identifikuar si Danjel Veizi, i ka prerë rrugën të riut duke i shkaktuar plagosjen.

I riu 27-vjeçar është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Makina i pret rrugën të riut me motor në Sarandë, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

Videoja e “përqafimit” në koncert i kushton postin, jep dorëheqjen drejtoresha e Astronomer

By: M C
25 July 2025 at 18:28

Kristin Cabot, drejtoreshë e personelit në kompaninë teknologjike amerikane Astronomer, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje që u bë virale në rrjetet sociale. Pamjet e xhiruara në një koncert të grupit Coldplay e treguan atë duke u përqafuar me drejtorin ekzekutiv të kompanisë, Andy Byron, në një ekran gjigant gjatë eventit.

Videoja u përhap me shpejtësi në TikTok dhe Instagram, pasi dyshja u pa duke kërcyer dhe më pas duke u përpjekur të shmangnin kamerat. Këngëtari i njohur Chris Martin reagoi drejtpërdrejt nga skena duke komentuar: “Ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”, duke e bërë situatën akoma më të diskutuar në rrjet.

Vetë kompania Astronomer konfirmoi për BBC-në se Kristin Cabot nuk është më pjesë e stafit, duke theksuar se largimi i saj vjen menjëherë pas dorëheqjes së CEO-së Andy Byron, i cili ishte përfshirë gjithashtu në videon e përfolur.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, me ndjekës të shumtë që e kanë shpërndarë klipin dhe e kanë kthyer atë në meme, ndërsa mediat amerikane e kanë ndjekur me interes zhvillimin.

The post Videoja e “përqafimit” në koncert i kushton postin, jep dorëheqjen drejtoresha e Astronomer appeared first on Albeu.com.

Bastisje në provincën Alepo, forcat amerikane vrasin një udhëheqës të IS-it në Siri

By: M C
25 July 2025 at 18:15

Forcat amerikane kanë vrarë një udhëheqës të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni në provincën Alepo të Sirisë të premten, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM). Bastisja rezultoi “me vrasjen e liderit të lartë të IS-it, Dhiya Zawba Muslih al-Hardani, dhe dy djemve të tij të rritur të lidhur me IS-in”, u tha në deklaratën e CENTCOM-it.

“Këta pjesëtarë të IS-it përbënin kërcënim për forcat amerikane dhe të koalicionit, si dhe për Qeverinë e re siriane”, u tha në njoftim, ku u shtua se tri gra dhe tre fëmijë ndodheshin në vendin e sulmuar, por nuk kanë pësuar lëndime gjatë operacionit.

IS-i u shfaq gjatë kaosit të luftës civile në Siri dhe pushtoi territore atje dhe në Irakun fqinj më shumë se një dekadë më parë. Që atëherë, grupi ka pësuar disfatë të mëdha në të dy vendet, por Shtetet e Bashkuara ende herë pas here e godasin grupin përmes operacioneve apo sulme ajrore për të penguar ringritjen e tij./ REL

The post Bastisje në provincën Alepo, forcat amerikane vrasin një udhëheqës të IS-it në Siri appeared first on Albeu.com.

Flakët jashtë kontrolli në Delvinë/ Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, asfiksohet një tjetër efektiv

By: M C
25 July 2025 at 17:57

Situata në Delvinë vijon të paraqitet alarmante nga flakët e dala jashtë kontrolli, të cilët kanë djegur më shumë se 11 shtëpi e rrezikojnë të prekin fshatrat e tjerë të zonës.

Si pasojë e flakëve masive, dy shefat e komisariatit të Devlinës kanë pësuar lëndime. Komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup teksa ndodhej në terren së bashku me ekipin e zjarrfikësve.

Ndërkohë shefi i krimeve të Delvinës, Joni Lame është asfiksuar nga tymi, të dy të shtuar në spitalin e Sarandës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sakaq, ekipet e zjarrfikëseve në luftë me flakët nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit, shkak është bërë terreni i vështirë dhe era e fortë. Pamjet apokaliptike tregojnë gjendjen kritike ku ndodhet Delvina, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

The post Flakët jashtë kontrolli në Delvinë/ Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, asfiksohet një tjetër efektiv appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Fier/ “Vajza gënjeu, lekët i tërhiqnin ato se kishin prokurë,” fqinji: Gjithmonë i bërtisnin Anestit! I pyeta a e ushqenin se ishte dobësuar kohët e fundit

By: M C
25 July 2025 at 17:35

Detaje të reja janë zbuluar nga deklaratat e personave që njihnin 56-vjeçarin, Anesti Rama i cili u vra nga vajza dhe bashkëshortja e tij. Një fqinj ka deklaruar se viktima nuk dinte të shkruante dhe se paratë nga banka i tërhiqnin vajza dhe gruaja pasi kishin prokurë. Ai ka hedhur poshtë dëshmitë e vajzës e cila është shprehur se nuk i jepte para babai i saj.

Fqinji më tej ka zbardhur një bisedë që ka patur me të dyshuarat e krimit. Sipas tij ai i ka pyetur nëse e ushqenin 56-vjeçarin pasi ishte dobësuar kohët e fundit. Ai tha se nënë e bijë bënin çfarë të donin dhe se gjithmonë i bërtisnin viktimës.

“Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin,” tha ai.

26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e djeshme më 24 korrik pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.

The post Vrasja në Fier/ “Vajza gënjeu, lekët i tërhiqnin ato se kishin prokurë,” fqinji: Gjithmonë i bërtisnin Anestit! I pyeta a e ushqenin se ishte dobësuar kohët e fundit appeared first on Albeu.com.

Gjestit i bie numri i ndjekësve? Ish-banorja e BBV4 ‘rrëmben’ vendin e parë, zbulojeni kush është

By: M C
25 July 2025 at 17:32

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Një javë më parë Gjesti numëronte 605 mijë ndjekës dhe sot numëron 602. Gjesti ka humbur 3 mijë ndjekës.

Kujtojmë se Joz Marku u pyet në “Live From Tirana” nga Ronaldo Sharka në lidhje me Gjestin dhe ai u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.

Egli një javë më parë ishte në shifrat 371 dhe këtë javë është njësoj. Këngëtarja Egli Tako është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas performancës së saj në një koncert të fundit, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht, por jo për arsye pozitive.
Françeska Murati vijon njësoj me 151 mijë ndjekës. Sara Hoxha një javë më parë numëronte 593 mijë ndjekës dhe këtë javë mbetet sërish në vend. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Erik Fullani kanë shijuar pushimet së bashku, duke ngritur menjëherë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

The post Gjestit i bie numri i ndjekësve? Ish-banorja e BBV4 ‘rrëmben’ vendin e parë, zbulojeni kush është appeared first on Albeu.com.

Pamje apokaliptike nga Delvina, zjarret djegin dhjetra shtëpi, banorët me lot në sy vraponjë të shpëtojnë nga flakët! Nis evakuimi i tre fshatrave

By: M C
25 July 2025 at 16:40

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe disa objekte biznesi.

Ekipet e zjarrfikëseve në luftë me flkët nuk kanë mundur të izolonjë vatrat e zjarrit, shkak është bërë terreni i vështirë dhe era e fortë. Pamjet apokaliptike tregojnë gjendjen kritike ku ndodhet Delvina, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

‘’U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.’’ – njofton Ministria e Brendshme.

The post Pamje apokaliptike nga Delvina, zjarret djegin dhjetra shtëpi, banorët me lot në sy vraponjë të shpëtojnë nga flakët! Nis evakuimi i tre fshatrave appeared first on Albeu.com.

❌
❌