Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 August 2025Main stream

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

By: Ke Si
5 August 2025 at 20:59

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin e kaluar e zgjodhi atë për të zëvendësuar Herzi Halevi, duket se ka qenë jetëshkurtër.

Zamir, shefi i 24-t i Forcave të Armatosura të Izraelit, ka shprehur dyshime dhe rezistencë ndaj planit të Netanyahut për të pushtuar Gazën. “Nëse ai nuk është dakord, duhet të japë dorëheqjen”, thanë burime në zyrën e kryeministrit.

Megjithatë, sipas Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, Zamir ishte gjithmonë favoriti për të zëvendësuar Halevi-n, i cili, duke dhënë dorëheqjen në janar, kishte marrë përgjegjësinë për dështimin e 7 tetorit.

Ai arriti të mbizotërojë mbi dy kandidatët e tjerë, Gjeneralin Amir Baram, zëvendësin e Halevi-t, dhe Gjeneralin Tamir Yadai, kreun e forcave tokësore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Kjo falë përvojës së tij të konsiderueshme në menaxhimin e sistemeve të sigurisë dhe sfidave të sigurisë kombëtare.

Më parë, Zamir ka shërbyer si Zëvendës Shef i Shtabit, Shef i Komandës Jugore të Forcave të Armatosura të Izraelit dhe Sekretar Ushtarak i Kryeministrit. I emëruar Drejtor i Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2023 nga Ministri i atëhershëm Yoav Gallant, Zamir kishte shprehur qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, por më pas u tërhoq me kërkesë të Katz.

Në prag të lirimit të tre pengjeve të para, Zamir udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të vinte në dispozicion të gjitha burimet për zbatimin e marrëveshjes, pritjen e pengjeve të kthyera dhe mbështetjen për familjet e tyre. /E.T

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

By: Ke Si
5 August 2025 at 20:48

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të entuziazmuar.

Festivali pati pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, me një prani të veçantë të një numri të madh fansash nga Turqia, të cilët u bënë pjesë e atmosferës unike që ofron kjo ngjarje.

Një nga pjesëmarrëset e këtij festivali ishte edhe aktorja dhe influencerja Müge Boz, e cila ndau në rrjetet e saj sociale disa përshtypje të sinqerta për përvojën e saj dhe për artistët që performuan gjatë festivalit.

Në mesazhet e saj, ajo veçoi po ashtu reperin shqiptar Ledri Vula si një nga emrat që i tërhoqën më shumë vëmendjen. Në një postim të shkurtër, Müge shkroi:

“Ledri Vula ishte nga emrat që më tërhoqën vëmendjen. Ai konsiderohet reperi më i mirë i Kosovës. Edhe pse nuk jam fanse e rap-it, muzika e tij më pëlqeu shumë, ndaj vendosa ta përfshij në sugjerimet e mia për ju”.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte reagimi i vetë Ledri Vulës. Për habinë e ndjekësve, reperi komentoi në postimin e Müge Boz, duke i shprehur falënderimet e tij në gjuhën turke.

Ai gjithashtu shtoi me një mesazh në anglisht: “Shihemi vitin tjetër,” duke treguar entuziazmin për një rikthim të mundshëm në Sunny Hill Festival./E.T

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

By: Ke Si
5 August 2025 at 20:40

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, ende nuk e ka marrë trupin e tij, më shumë se dy muaj pasi ai u zhduk.

Javën e kaluar, ushtari në pension i Ushtrisë Amerikane Anthony Aguilar, i cili punonte si mercenar për GHF-në, tha se pa forcat izraelite të vrisnin Abdulrahim ‘Amir’ al-Jaraba më 28 maj ndërsa punonte në një pikë shpërndarjeje ndihmash të GHF-së në jug të Gazës.

“Ky djalë i ri, Amiri, erdhi tek unë zbathur dhe me rroba të grisura që i vareshin nga trupi i tij i dobët. Ai kishte ecur 12 km për të shkuar atje, dhe kur arriti atje, na falënderoi për mbetjet dhe thërrimet e vogla që i kishin dhënë. Ai i vendosi në tokë, la ushqimin e tij poshtë, dhe vendosi duart në fytyrën time, në anët e fytyrës sime, në faqet e mia, këto duar të brishta, të dobëta i vendosi në fytyrën time, dhe më puthi. Ai më puthi dhe tha faleminderit në anglisht, faleminderit. Dhe ai mblodhi gjërat e tij dhe u kthye te grupi”, tha Aguilar.

Pastaj e qëlluan me sprej piperi, gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe plumba në këmbë dhe pastaj në ajër, dhe ai iku me vrap nga frika, ndërsa ushtria izraelite qëlloi në turmë.

“Ata qëlluan në këtë turmë dhe palestinezët – civilë, qenie njerëzore – bien përtokë, qëllohen. Dhe Amiri ishte një prej tyre”, tha ai.

Kushëriri i Amirit, Qusai al-Jarabe’a, tha se familja kishte shpresuar që ai të ishte ende gjallë pavarësisht se ishte zhdukur më shumë se dy muaj më parë.

“Ai është ende i zhdukur, fati i tij është i panjohur”, tha Qusai, duke iu referuar faktit se trupi i tij nuk është gjetur ende.

“Të gjithë janë zemërthyer. Por ai nuk është fëmija i parë, as nuk do të jetë i fundit që zhduket. Izraeli synon fëmijët”, shtoi ai.

Që nga 28 maji, kur thuhet se Amiri vizitoi një vend ndihme të GHF në jug të Gazës, njerka e tij Siham al-Jarabe’a tha se kishte kontaktuar çdo klinikë dhe spital funksional duke kërkuar ndonjë shenjë jete.

“Ai shkoi për të marrë ushqim dhe nuk u kthye më kurrë. Nëse qeni do të ishte zhdukur kështu, njerëzit do të kishin pyetur se ku shkoi – por për shkak se është një fëmijë palestinez, bota hesht”, tha ajo. /e.t

Osmani merr letër nga presidenti amerikan Donald Trump, e cilëson lidere të guximshme dhe mike e SHBA-së

By: E S
5 August 2025 at 22:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin ndaj miqësisë me SHBA-në dhe lidershipin e saj të guximshëm.

Sipas Presidencës, në letrën e tij, Presidenti Trump vlerëson vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një tregues i gatishmërisë për bashkëpunim me SHBA-në, duke theksuar se ky hap reflekton forcën dhe dhembshurinë e popullit kosovar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur,” thekson Presidenti Trump.

Ai shpreh besimin se partneriteti mes dy vendeve do të thellohet më tej në vitet që vijnë dhe e cilëson Presidenten Osmani si “një mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”.

Në fund të letrës, Presidenti Trump i përcjell Presidentes Osmani edhe përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Zonja e Parë, Melania Trump./Telegrafi

The post Osmani merr letër nga presidenti amerikan Donald Trump, e cilëson lidere të guximshme dhe mike e SHBA-së first appeared on JavaNews.al.

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

By: E S
5 August 2025 at 21:50

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit të njohur Faik Konica.

Arsimin fillor dhe të mesëm e mori fillimisht në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”, për ta vijuar në Liceun perandorak të “Gallatasarajit” në Stamboll.

Ky gjimnaz me profil dhe program perëndimor ishte hapur nga shteti osman për edukimin e një elite me parimet më të mira të kohës. Studimet e larta, Mehmed Konica i vazhdoi po në Stamboll, në shkollën e lartë të Shkencave Politike dhe Administrative “Mylkije”.

Pas përfundimit të tyre, ai u rekrutua në strukturat e Ministrisë së Jashtme, si sekretar diplomatik për shtypin e huaj. Ky ishte një lloj stazhi për nëpunësit e rinj, për t’i formuar ata me njohuritë bazë të praktikës administrative. Duke nisur nga viti 1908 deri në vitin 1913, M. Konica shërbeu si diplomat (nënkonsull e më pas konsull) osman në Trieste, Fiume (Itali), Sulina (Rumani), Artë, Korfuz, Varna (Bullgari).

Gjatë kësaj periudhe, ai grumbulloi një përvojë të pasur dhe informacionin e nevojshëm për koniunkturat dhe intrigat e diplomacisë ndërkombëtare, e sidomos ato ballkanike. Kjo bëri që pas kthimit në atdhe, ai të merrte përsipër ose më saktë t’i ngarkoheshin detyra të vështira, që kërkonin nivel të lartë profesional në fushën e diplomacisë dhe së drejtës ndërkombëtare.

Për këto arsye, Ismail Qemali dhe elita politike e kohës, të gjendur përballë sfidave tepër të vështira, krijuan një delegacion të përbërë nga M.Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga për të mbrojtur interesat e kombit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Nuk ishte rastësi që kjo treshe diplomatike përbëhej nga njerëz të përgatitur dhe me një përvojë të gjatë në fushën e diplomacisë. Por këtu duhet theksuar edhe një pikë tepër e rëndësishme. Si M.Konica ashtu dhe R.Dino vinin nga familje bejlerësh të krahinës së Çamërisë, të njohura për kontributin e tyre patriotik.

E kush më mirë se dy diplomatë që kishin humbur vendlindjet e tyre do ta mbronin çështjen shqiptare? Megjithëse mundësitë, për rrethanat që dihen, ishin tepër të kufizuara… Për kontributin dhe meritat që kishte, M.Konica u vlerësua maksimalisht edhe nga Kryeministri i principatës shqiptare, Turhan Pashë Përmeti, i cili pas dorëheqjes së Prenk Pashës do ta emërojë si ministër të Jashtëm (korrik-shtator 1914).

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ai së bashku me atdhetarë të tjerë qëndroi në Zvicër dhe Francë. Në fund të vitit 1918, M.Konica u kthye në atdhe. Qeveria e Durrësit e caktoi si delegat të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, ku së bashku me Mihal Turtullin, Luigj Gurakuqin, Luigj Bumçin, Mid’had Frashërin dhe Mustafa Krujën do të mbrojnë interesat shqiptare.

Por mes tij, Kryeministrit Turhan Pashë Përmeti dhe kolegëve të tjerë do të fillojë një kontradiktë. Kjo, sepse pjesa dërrmuese e tyre kërkonin protektoratin italian. Prandaj, M.Konica dhe Mihal Turtulli do të ndahen nga delegacioni i qeverisë shqiptare për t’u bashkuar me delegacionin e Kolonisës Shqiptare të Stambollit, e cila kërkonte sovranitet të plotë të shtetit të pavarur shqiptar. Për këtë qëndrim, M.Konica do të vlerësohet nga të gjitha personalitetet.

Qeveria e Sulejman Delvinës e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e ngarkoi atë me detyrën e ministrit të Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe, ai vijoi veprimtarinë diplomatike për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes. Nga nëntori 1920-janar 1922, M.Konica ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, ku dha një kontribut të madh për hartimin e legjislacionit të ri dhe konsolidimin e institucioneve.

Ende pa u njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe, në dhjetor të vitit 1920 M.Konica do të niset drejt Londrës për të lobuar pranë Forin Ofisit që të njihte shtetin shqiptar.

Njëkohësisht, ai do të informonte qeverinë edhe për raportet politike e diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo e bënte atë automatikisht jo vetëm ministër dhe diplomat që luftonte për afirmimin ndërkombëtar të shtetit shqiptar, por dhe përfaqësuesin më të rëndësishëm të politikës së jashtme të disa qeverive.

Me njohjen e qeverisë shqiptare nga britanikët, Këshilli i Naltë do ta emërojë atë në gusht të vitit 1921 si të Ngarkuar me Punë në Londër dhe një viti më vonë, më 1922, si ministër Fuqiplotë të shtetit shqiptar.

Për disa arsye, deri në vitin 1925 ai do të shërbejë njëkohësisht edhe si përfaqësues i Shqipërisë në Francë. Në periudhën e Republikës, M.Konica do të rikthehet në atdhe për të vijuar detyrën e deputetit. Për cilësitë e tij të veçanta në fushën e diplomacisë, A.Zogu do ta ngarkojë me detyra të rëndësishme.

Pas pushtimit italian, ashtu si shumë personalitete të njohura, M.Konica do të internohet në Itali. Me kapitullimin e saj dhe ardhjen e gjermanëve, qeveria e Rexhep Mitrovicës do ta emërojë ministër të Jashtëm. Por M.Konica, i vendosur për të ruajtur integritetin e tij politik dhe profesional si diplomat i kalibrit ndërkombëtar, nuk pranoi.

Vitet e fundit të jetës do t’i kalojë në Itali, në krye të një komisioni për emigrantët shqiptarë. Këtë detyrë do ta ushtrojë deri në vitin 1948, kur i prekur nga zhvillimet politike në Shqipëri, ndërroi jetë. Në arkivat e shtetit shqiptar ekziston një sasi e konsiderueshme dokumentacioni, e cila dëshmon për veprimtarinë e kontributin politiko-diplomatik të M.Konicës. Këto analiza dhe raporte që janë hartuar gjatë detyrave të tij si diplomat, përbëjnë një informacion të pasur historik mbi pozitën ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe zhvillime të rëndësishme diplomatike.

Ato shquhen për nivel të lartë analitik, për prognoza dhe deduksione, të cilat u kanë ardhur në ndihmë qeverive apo kryeministrave të ndryshëm shqiptarë. Për ta ilustruar këtë, bashkëngjitur po të botojmë një raport të M.Konicës drejtuar Kryeministrit e ministrit të Jashtëm Xhafer Ypi nga Londra, lidhur me një bisedë që ai kishte zhvilluar me ambasadorin francez dhe atë hungarez.

Ai mban datën 27 korrik 1922 dhe tregon për pozitën e vështirë ndërkombëtare të shtetit të brishtë shqiptar dhe për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale nga ministri M.Konica.

Korrespodenca e diplomatit pas takimit me ambasadorët e huaj:

Zoti Kryeministër, Horizonti politik dhe ekonomik i Evropës është plot me re të zeza. Interesat e kundërta të Britanisë së Madhe dhe të Francës, pretendimet e çmendura të francezëve nuk janë aspak shenja shprese për përmirësimin e gjendjes së sotme. Sjelljet e Francës në Konferencën e Washingtonit dhe gjetkë, formimi i marrëveshjes së Vogë (la Petite Entente) prej saj, nuk lënë ndonjë dyshim mbi planet e kësaj fuqie.

Qëllimi i Francës është të dërrmojë Gjermaninë përgjithnjë, të shuajë bolshevizmën dhe të sjellë në Rusi një guvernë mike, me anën e së cilës të mund të rrëmbejë pasurinë e këtij vendi në mënyrë të koncesjeve (koncesioneve) dhe në anën tjetër t’i imponohet Anglisë.

Plane prej njerëzve të dehur që nuk kanë vend në shekullin tonë, por kjo nuk i ndalon të jenë fort të rrezikshme. Kazani po zien dhe në mos plastë shpejt, janë probabilitete të mëdha të shohim një aleancë anglo-italogjermane dhe ndoshta anglo-italo-gjermane-ruse. Duke pritur një eventualitet të tillë, rreziqet janë të mëdha për shtetet e vegjël që nuk kanë hyrë në Marrëveshjen e Vogël, transmeton ‘konica.al’.

Dhe sidomos për ne që s’jemi të organizuar. Për Francën, Shqipëria është një dorovi për Serbinë dhe në rastin e volitshëm të parë, nuk do të hezitojë aspak të na hedhë serbët mbi kurriz. Po do t’i pëlqente më mirë që gëlltitja jonë prej serbëve të bëhej në një mënyrë më të bukur.

Duke na futur në Marrëveshjen e Vogël ose duke përdorur armën ekonomike d.m.th., duke hyrë ajo vetë (Franca) në Shqipëri ekonomikisht. Në vizitën e parë zyrtare që u bëra ambasadorëve, sipas zakonit diplomatik, Ambasadori i Francës më mbajti një fjalim mjaft të gjatë, të cilin s’kam dyshim e kish përgatitur që më parë, sepse ma tha me një frymë.

Fjala e tij shkurtazi është kjo: “A keni dërguar përfaqësues në Beograd dhe në Paris? Beogradi ka më shumë rëndësi se Parisi për Shqipërinë. Duhet të vini në një afrim me Jugosllavinë se Italinë e keni armike dhe do të ligën tuaj. Italia është e rrezikshme për ju. Princ Vidi është një imbecil.

A u menduat për ndonjë mbret? Duhet të zgjidhni një mbret që të kënaqë të gjitha Fuqitë ose që të jetë i pranuar prej të gjitha Fuqive”. Këto të gjitha m’i tha në një gjuhë të hapur dhe me një formë brutale dhe aspak diplomatike. Si e pashë që nuk mbaronte dhe që përdridhej përsëri në ato pika, i preva fjalën se kemi dëshiruar dhe jemi përpjekur që të kemi marrëdhënie miqësore me Serbinë, por ata nuk kanë dashur që të na qasen.

Por tani që na njohën zyrtarisht do të përpiqemi dhe ca më tepër që ta kemi mirë me ta. I dimë mendimet e fqinjëve tanë. Por politika jonë është që të mos bëhemi vegël e një fqinji kundër tjetrit dhe në këtë pikë jemi të patundur. Princ Vidin nuk e zgjodhëm ne. Sa për mbretin e ardhshëm, është e pamundur të kënaqim tërë botën.

Fuqia më e rrezikshme për ne është Franca dhe interesi i vendit tonë e do që të kemi me të vetëm fjalë të ëmbla dhe fare gjë tjetër. Marrëveshja e Vogël na ka vënë në mendim disa shtete, si Hungarinë dhe Bullgarinë. Ministri i Hungarisë në Londër, kont Szapary, erdhi apostafat disa javë më parë në legatë që të marrë mendimin tim për formimin e një grupi të përbërë prej Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Greqisë dhe në është e mundur Turqisë në një formë aleance difensive për t’i bërë ballë rrezikut që mund të na vijë prej Marrëveshjes së Vogël.

I thashë kolegut tim hungarez se çështja meriton konsideratë, por më duket “prematuree” (i parakohshëm-H.B.): Greqia me Turqinë janë në luftë dhe në mos i dhënçin Bullgarisë një liman në detin Egje, nuk mund të vihet në një afrim mes Bullgarisë dhe Greqisë. Mbeten pra Shqipëria, Hungaria dhe Bullgaria, të cilat mund të bëjnë një aleancë.

Po Shqipëria nuk mund të hyjë në një marrëveshje të tillë, në mos pastë krahët e ngrohta nga ana e Greqisë. Kështu i fola ministrit hungarez, por i lashë një dritare të hapur për më tutje. Nuk munda t’jua raportoj këto më sipër, sepse letrat hapen në Romë dhe Beograd dhe ndoshta në Paris dhe shifrën tonë e lexojnë ndoshta edhe boshnjakët.

Përfitoj pra, nga ardhja e zotit Boshnjaku aty, për t’ju dërguar këtë raport. Pranoni, zoti Kryeministër, nderimet e mia të larta, (Mehmed Konica, Londër, më 27 korrik 1922)/Hasan Bello

The post Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922 first appeared on JavaNews.al.

“Kodi i ri dënon më pak korrupsionin!”/ Juristët kritikojnë draftin: Ndërhyrjet në Kod s’janë të plota. Burgu, opsioni i fundit

By: E S
5 August 2025 at 21:42

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal.

Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera.

Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit.

“Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose skanë vepruar në kundërshtim me ligjin.ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”-shprehet avokati Altin Kaziaj.

“Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje”-shprehet Jaordan Daci.

Procedimet e deritanishme për abuzimet me tenderat nuk duhet të klasifikohen të gjitha vepra penale, sipas konstitucionalistit Jordan Daci. Reforma në vlerësimin e tij është e nevojshme, ku zgjidhjen nuk e sheh detyrimisht te prangosja.

“Ka shumë shkelje që nuk trajtohen si penale e ka shumë të tjera që nuk janë e trajtohen si të tilla. Kjo ka bërë që një zyrtar sot të ketë frikë të marr vendime sepse për shkak të një subjektivizmi masiv që mbizotëron dhe një dëshire që shoqëria ka për të parë gjithë zyrtarët në burg, praktikisht çdo shkelje kthehet në vepër penale e dënohet. Duhet një kod penal i cili duke bërë që burgu të jetë alternativa e fundit, duke bërë që Shqipëria të pasurohet nga gabimet e tyre, të shpaguhet. Për mua kjo do ishte mënyra më efektive. Se çdokush që bën vepër penale bën një shumë të madhe parash e bën me qejf një periudhë të caktuar burgu. Por nëse kjo do përkthehej dhe në humbje të asaj shume e sigurt që do e mendonin shumë herë para se ta bënin”-shton Daci.

Për avokatin Altin Kaziaj, hiqen përgjegjësitë aty ku duhen përcaktuar me objektivitet dhe shtohen masat represive në lirinë e fjalës apo në kurriz të profesionistëve…

“Drafti në tërësinë e vetë është skandaloz, i keqshkruar e mund të jetë marr nga vende totalitare siç mund të jetë Turqia ose Rusia se nuk ka mundësi që një hartues i Kodit Penal të ngarkojë me përgjegjësi edhe aty ku ska”-shton Kaziaj.

Ekspertët parashikojnë të ardhmen e errët nëse kodi penal ndryshon në bazë të këtij drafti që e cilësojnë një makth dhe regres të drejtësisë.

“Gafat edhe konceptet e futura në kod janë në kufijtë e marrëzisë, këtu do rritesh keqbesimin në institucione apo rriten masat e shtrëngimit ndaj individit. Këto bien ndesh me parimet bazë, ata që do zbatojnë këtë kod do duhet të kthehen dhe njëherë në shkollë edhe librat të ndryshojnë”-përfundon Daci. (TCH)

The post “Kodi i ri dënon më pak korrupsionin!”/ Juristët kritikojnë draftin: Ndërhyrjet në Kod s’janë të plota. Burgu, opsioni i fundit first appeared on JavaNews.al.

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin ekspres të pajisjeve dhe trupave ushtarake

By: E S
5 August 2025 at 21:34

Evropa po lëviz drejt një “Shengeni ushtarak” me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisjeve ushtarake në kohën më të shkurtër të mundshme. Nevojat për transportimin e tankeve, automjeteve të rënda dhe madje edhe pajisjeve mjekësore për shkak të luftës në Ukrainë kanë treguar se lejet ndërkufitare dhe procedurat burokratike të kërkuara sot kanë vonuar transferime të tilla deri në tre javë, një kohë që mund të jetë fatale në kohë krize. Qëllimi, përmes “Shengenit ushtarak”, është të reduktohen tre javët në dy deri në tre ditë.

Frika e evropianëve nga Rusia e sjell programin e mobilitetit ushtarak në plan të parë të planifikimit të Unionit për vitet e ardhshme, si çelësin për të parandaluar çdo rrezik.

Lejet ndërkufitare

Leja ndërkufitare përfshin infrastrukturën dhe mjetet (siç janë vagonët specialë të cisternave, automjetet e rënda dhe automjetet mjekësore) të nevojshme për të mundësuar transportin e trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropë – shpejt, pa probleme dhe në shkallë të gjerë. Në këtë kontekst, nga buxheti prej 1.7 miliardë eurosh në programin e parë, buxheti i ri pritet të ndajë 17 miliardë euro.

Programi do të menaxhohet nga komisioneri grek Apostolos Tzitzikostas dhe fakti që paratë që do të ndahen janë dhjetëfish më të mëdha tregon rëndësinë që BE i kushton këtij programi.

Evropa ka zbuluar se ka nevojë për një rrjet rrugësh, hekurudhash, portesh dhe aeroportesh që plotësojnë si nevojat e qytetarëve ashtu edhe specifikimet ushtarake – për t’i bërë ballë, për shembull, automjeteve të mëdha dhe mbipeshë. Në një masë të madhe, nuk parashikohet ndërtimi i infrastrukturës krejtësisht të re, por më tepër përshtatja e atyre ekzistuese për përdorim të dyfishtë, ushtarak dhe politik, me civilët si përdoruesit kryesorë të tyre.

Megjithatë, përtej projekteve të infrastrukturës, qëllimi i programit është të zgjerojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis shteteve anëtare në lëvizshmërinë ushtarake, pasi burokracia aktuale i vonon ndjeshëm lëvizjet e tilla.

Shpesh, kjo ndodh për shkak të transportit të materialeve të rrezikshme ose transporteve të mëdha që kërkojnë kontrolle që kërkojnë kohë.

“Ne duhet t’i thjeshtojmë këto procedura. Ne duam që shtetet anëtare të angazhohen për të ofruar leje diplomatike brenda tre ditëve pune. Forcat e Armatosura duhet të kenë akses prioritar në infrastrukturë dhe mjete, si në kriza ashtu edhe në kohë paqeje”, theksohet.

Ky program specifik është pika kryesore e bashkëpunimit BE-NATO dhe fiton rëndësi më të madhe pas angazhimit të qershorit të kaluar, në Samitin e Aleancës në Hagë, se shtetet do të investojnë 5% të PBB-së së tyre në Mbrojtje deri në vitin 2035.

Siç vënë në dukje burimet e BE-së: “Në vitin 2017, BE-ja kreu një stërvitje ushtarake që nxori në pah dobësi të ndryshme. Kjo çoi në krijimin e linjës së parë buxhetore për lëvizshmërinë ushtarake prej 1.7 miliardë eurosh. Ato u ndanë për 95 projekte, në 21 vende. Që atëherë, bota ka ndryshuar. Lufta, agresioni, veprimet armiqësore janë rikthyer në kontinentin tonë. Situata aktuale gjeopolitike kërkon që shtetet anëtare të BE-së dhe forcat aleate të jenë në gjendje të reagojnë shpejt dhe masivisht ndaj krizave që shpërthejnë në Evropë dhe më gjerë.”

Katër korridore

Së bashku me NATO-n, Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Shtabin Ushtarak të BE-së, Komiteti i Transportit ka zhvilluar katër korridore prioritare për lëvizshmërinë ushtarake. Hapi tjetër është përmirësimi i infrastrukturës së këtyre korridoreve për përdorim të dyfishtë.

Tashmë ekziston një listë prioritare me më shumë se 500 projekte në të gjithë BE-në, nga një total prej 2,800 të propozuar nga shtetet anëtare. Lista është diskutuar me ekspertë ushtarakë nga NATO dhe Shtabi Ushtarak i BE-së, të cilët kanë treguar prioritetet kryesore ushtarake. Projektet përfshijnë forcimin e urave, zgjerimin e tuneleve, shtimin e linjave anashkaluese, zgjerimin e porteve dhe aeroporteve dhe zhvillimin e qendrave të mbështetjes së konvojeve. Financimi do të bazohet në pjekurinë e tyre për zbatim dhe nuk ka kuotë për vend.

The post BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin ekspres të pajisjeve dhe trupave ushtarake first appeared on JavaNews.al.

Fluks pasagjerësh në Port, 1449 pasagjerë dhe 317 mjete zbritën sot nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë

By: E S
5 August 2025 at 21:25

Sezoni veror dhe muaji gusht kanë kthyer në atdhe edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, teksa prej ditësh fluksi i mjeteve dhe pasagjerëve në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare është rritur ndjeshëm.

Fluks pasagjerësh pati sot pasdite edhe në Portin e Vlorës, teksa shiu i rrëmbyeshëm krijoi probleme edhe në terminalin e sporteleve përpunuese, pasi rruga u tejmbush me ujë dhe pati vështirësi në qarkullim dhe operim nga oficerët.

Nga dy tragetet kanë zbritur 1449 pasagjerë dhe 317 automjete në total gjatë ditës së sotme, ku një prej tyre mbërriti më herët dhe tjetri pasdite vonë.

Të dy tragetet janë të të linjës Brindisi-Vlorë.

The post Fluks pasagjerësh në Port, 1449 pasagjerë dhe 317 mjete zbritën sot nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë first appeared on JavaNews.al.

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

By: E S
5 August 2025 at 21:17

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin e Serbisë.

Preniqi u ndalua në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi duke e cilësuar rastin si arrestim arbitrar dhe të paprovokuar.

Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: “Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ekspertët e sigurisë këto arrestime i konsiderojnë si hakmarrje pasi autoritetet kosovare arritën të zbulojnë një rrjet spiunazhi duke arrestuar 6 persona si dhe ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç që u zbulua se ka regjistuar jashtëligjshëm takimet në Bruksel.

Gurakuç Kuçi, ekspert i sigurisë, deklaroi: “Vargu i atyre të cilët u zbuluan nga institucionet e sigurisë së Kosovës që janë spiunë të Serbisë në Kosovë e bëri Serbinë të duket dhe të demaskohet si një shtet i cili është duke bërë një agresion spiunazhi ndaj një shteti tjetër, tani Serbia për të relativizuar dhe për të humbur në media këtë çështje ajo ka filluar si një lloj hakmarrje dhe njëlloj propagande me arrestimin e disa shqipatrëve”.

Në paraburgim në Serbi është edhe Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës me akuzën se ka marr pjesë në rastin e Banjskës edhe pse ishte dorëhequr një vit para ngjarjes. Gjithashtu, u ndalua edhe Lulzim Halili si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse u konstatua nga organizatat e veteranëve se nuk është në listën e tyre.

Ndërsa autoritetet serbe ndaluan edhe Sasha Gjorgjeviç si i dyshuar për bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI): “[Serbia] Me patjetër, sidomos për rastet e fundit në Kosovë duhet ta mbrojë imazhin e vet në çdo formë dhe imazhi i tyre po mbrohet në formën më të keqe për shqiptarët sepse shqiptarët të cilët po i arresotjnë ata janë realisht njerëz të pafajshëm”.

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri sërish thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

The post Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve first appeared on JavaNews.al.

“Synon të marrë medalje ari në Olimpiadën Botërore të Pekinit”, ky është Kriseli, gjeniu i matematikës me Medalje Nderi

By: E S
5 August 2025 at 21:08

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit në Olimpiadën Botërore të Matematikës.

Megjithatë, Kriseli kishte objektiv të shpallej ne tre më të mirët në botë. Ai e pranon se konkurrenca ishte e fortë, por kjo vetëm sa e motivon për të ardhmen.

Për të arritur deri tek olimpiada boterore, rruga ka qenë e gjatë. Ai ka marrë pjesë në olimpiada kombëtare e rajonale, si në Kosovë dhe Bosnjë, duke marre shpesh medalje.

Synimi i radhës për Kriselin është Olimpiada Botërore e Matematikës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pekin te Kinës. Ai ka nisur tashmë përgatitjet, me shpresën se do të kalojë me sukses testet e seleksionimit të ekipit kombëtar.

Përpos pasionit për matematikën, 16-vjecari i kushton kohe dhe sportit, një aleat që sipas tij e ndihmon të jetë më i kthjellët. Tregon se merret me qitje dhe peshëngritje, ndërsa gjatë verës ushtron edhe notin në pishinën e qytetit.

Për të, rezultatet në olimpiada janë një bonus i madh që mund ta ndihmojnë të ndjekë studimet në një nga universitetet më të njohura të botës. Edhe pse angazhimi me shkollën dhe përgatitjet në matematikë ia lënë pak kohë të lirë, Kriseli pranon se nuk i ka shpëtuar plotësisht “epidemisë” së rrjeteve sociale, ndonëse i përdor më pak se bashkëmoshatarët e tij.

Olimpiada e 66-të Ndërkombëtare e Matematikës – IMO 2025 që u mbajt në Australi është një kompeticion prestigjioz me 650 nxenes pjesëmarrës nga 110 shtete të botës. Ekipi shqiptar ka arritur edhe këtë vit rezultate të mira. Nxënësi Marius Gjika u shpërblye me medaljen e Bronzit, ndersa nxënësit Jamarbër Rushitaj dhe Krisel Leka me Medalje Nderi. /shqiptarja.com/

The post “Synon të marrë medalje ari në Olimpiadën Botërore të Pekinit”, ky është Kriseli, gjeniu i matematikës me Medalje Nderi first appeared on JavaNews.al.

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

By: Ke Si
5 August 2025 at 19:50

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë

Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur në bazë të përmbajtjes së lëndëve ushqyese esenciale për kalori. Në krye të listës ka dalë pikërisht ai frut i thjeshtë që shumë prej nesh e përdorin çdo ditë: limoni.

Kur mendojmë për frutin më të shëndetshëm në botë, shumica prej nesh do të parashikonin ndonjë frut tropikal, të rrallë apo të kushtueshëm. Por, rezultati befasues i këtij studimi nxjerr në pah rëndësinë e ushqimeve të zakonshme me vlera të jashtëzakonshme.

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët?

Ekipi hulumtues e vlerësoi çdo frut në bazë të asaj që quhet “dendësi ushqyese”, pra, sasia e lëndëve ushqyese të rëndësishme që ofron një ushqim për çdo 100 kalori. Kjo metodë, e përdorur edhe nga CDC (Centers for Disease Control and Prevention), synon të promovojë ushqime që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Limonët, vitaminë C dhe shumë më tepër

Në vend të parë u rendit limoni, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në rigjenerimin e indeve. Vetëm një limon mbulon mbi 50% të nevojës ditore për vitaminë C, transmeton Telegrafi.

Por përfitimet nuk mbarojnë me kaq.

▪ Redukton lodhjen dhe përmirëson lëkurën, falë antioksidantëve që luftojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, stresi oksidativ, ndotja dhe mungesa e gjumit.

▪ Ndihmon tretjen – aciditeti i limonit stimulon prodhimin e acidit klorhidrik në stomak, duke përmirësuar tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese.

▪ Pastron mëlçinë – përbërësit bioaktivë në limon, si limonoidet, ndihmojnë në detoksifikimin natyral të organizmit.

Vlera të mëdha në një frut të vogël

Limoni përmban gjithashtu kalium, i cili ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut në nivele të shëndetshme, si dhe flavonoide, që njihen për efektin pozitiv në shëndetin kardiovaskular. Po ashtu, fibra si pektina ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbështesin florën e zorrëve.

Ndryshe nga shumë fruta të tjerë, limoni ka pak sheqer dhe një indeks glikemik të ulët – një kombinim ideal për ata që kujdesen për nivelet e sheqerit në gjak.

Përfundim

Në një kohë kur tregu ushqimor ofron pafundësisht produkte “superfood” të shtrenjta dhe të reklamuar, ky studim rikujton se ndonjëherë zgjidhja më e shëndetshme gjendet në më të thjeshtën. Limoni është i lirë, i gjithanshëm dhe, sipas shkencës, ndër frutat më të fuqishëm për shëndetin tonë./e.t

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

By: Ke Si
5 August 2025 at 19:40

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”.

Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme” – si pula, lepuj, madje edhe kuaj – për grabitqarët që strehohen aty.

Në vend të lodrave për kafshët, tani ata po kërkojnë “ushqim të freskët dhe me gëzof”.

Sipas kopshtit zoologjik Aalborg, kjo është mënyra më “natyrale” për t’i bërë qejfin një tigri që ka menduar gjithë ditën “për një vakt të shijshëm”.

Kështu, për ata pronarë që vendosin të bëjnë një gjë të tillë, kafshët e tyre mund të përfundojnë në barkun e ndonjë luani të uritur. /E.T

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

By: Ke Si
5 August 2025 at 19:29

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të saj.

Emri i saj u bë trend kohët e fundit për shkak të një parashikimi të lidhur me alienët që bëri për vitin 2025.

Baba Vanga ka bërë një sërë parashikimesh ogurzeza për vitin 2025, shumica e të cilave përfundojnë në një lloj shkatërrimi masiv dhe vdekjesh.

Mistikja parashikoi se “alienët” do të vizitojnë Tokën në vitin 2025.

Parashikimi ka krijuar një bujë në rrjetet sociale dhe disa përdorues besojnë se profecia po bëhet realitet me zbulimin e një objekti misterioz, 3I/ATLAS, i cili po shkon drejt Tokës.

Sipas raportimeve, Vanga paralajmëroi: “Njerëzimi do të bëjë kontakt me jetën jashtëtokësore, duke çuar ndoshta në një krizë globale ose apokalips.”

Objekti misterioz, 3I/ATLAS vlerësohet të jetë afërsisht sa madhësia e një qyteti të madh si Manhattan.

Shkencëtarët zbuluan 3I/ATLAS duke përdorur një teleskop në Kili, dhe shpejtësia dhe trajektorja e tij kanë ngjallur interes në origjinën e tij dhe kërcënimin e mundshëm për Tokën.

A është një anije kozmike aliene?

Disa shkencëtarë, përfshirë profesorin e Harvardit Avi Loeb, kanë pohuar se 3I/ATLAS mund të jetë një anije kozmike aliene për shkak të karakteristikave të tij të pazakonta.

Ndërkohë, të tjerë thonë se mund të jetë një asteroid ose kometë.

Agjencia hapësinore NASA tha se 3I/ATLAS do të arrijë pikën e tij më të afërt me Diellin rreth 30 tetorit 2025, në një distancë prej rreth 210 milionë kilometrash.

Do të mbetet brenda orbitës së Marsit.

Sipas raportimeve, 3I/ATLAS pritet t’i afrohet Tokës në nëntor 2025, por NASA tha se nuk përbën kërcënim për Tokën dhe do të mbetet larg. /e.t

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

By: Ke Si
5 August 2025 at 19:18

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se është shtyrë pa një vendim.

Channel 12 raportoi se Benjamin Netanyahu e ka thirrur këtë takim të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, shefin e shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir dhe ministrin e çështjeve strategjike, Ron Dermer përpara një mbledhjeje të plotë të kabinetit të sigurisë më vonë këtë javë.

Në mbledhjen e sigurisë, mësohet se do të diskutoheshin disa mundësi për vazhdimin e luftës në Gaza.

Qëllimi i këtij takimi ishte të finalizohej një plan për ta paraqitur më vonë këtë javë në takimin më të gjerë të kabinetit, shtoi Channel 12.

Por zyra e Benjamin Netanyahut ka njofutar se Mbledhja e kabinetit të sigurisë është shtyrë.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi sot një diskutim të kufizuar për sigurinë që zgjati rreth tre orë, në të cilin shefi i shtabit paraqiti opsionet për vazhdimin e fushatës në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të përgatitura të zbatojnë çdo vendim të marrë nga Kabineti Politik dhe i Sigurisë.

Mbledhja e plotë e kabinetit të sigurisë pritet më vonë këtë javë, ndërsa Netanyahu dhe ekipi i tij thuhet se planifikojnë një “pushtim të plotë” të Gazës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu./e.t

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

By: Ke Si
5 August 2025 at 17:44

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi Rusia po armatoset me një ritëm të tillë që, sipas gjeneralit Thierry Burkhard, mund të përbëjë një “kërcënim real” për Europën brenda pesë vitesh.

Kjo është ndër vlerësimet më pesimiste në mesin e kolegëve të tij në fushën ushtarake dhe të inteligjencës.

Deri në vitin 2030, thotë ai për The Economist, “Rusia do të ketë sërish kapacitetin për të paraqitur një kërcënim ushtarak ndaj vendeve perëndimore, dhe sidomos atyre europiane.”

Pas katër vitesh në krye të ushtrisë franceze, gjenerali Burkhard do të largohet nga detyra më 1 shtator.

Në vitin 2021, përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ai paralajmëroi në të njëjtën gazetë se Europa duhej të përgatitej për një luftë me intensitet të lartë.

Sot, ai ngre alarmin se përvoja luftarake e Rusisë, masa e saj e madhe dhe aftësia për të duruar e bëjnë atë jashtëzakonisht të rrezikshme: në një konflikt të mundshëm, populli rus do të përballonte “pesë minuta më shumë se ne”.

Megjithatë, ka edhe arsye për optimizëm. Sipas gjeneralit Burkhard, ushtria amerikane nuk do të largohet nga Europa, edhe pse mund të reduktojë praninë e saj.

Ai përmend gjithashtu forcimin e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht mes Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, drejtuesit e të cilave janë takuar kohët e fundit, si një vizion konkret për të ardhmen e “shtyllës europiane të NATO-s”.

Në vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë filluar të artikulojnë plane konkrete për mbrojtjen rajonale: çfarë forcash duhen, kush do t’i ofrojë dhe ku do të përballen.

Megjithatë, pothuajse asnjë nga aleatët europianë nuk i përmbush këto objektiva. Dhe një tërheqje e mundshme e SHBA-ve vetëm do ta thellonte hendekun.

Disa, paralajmëron ai, mund ta përdorin këtë si justifikim për të thënë se “nëse nuk i kemi të gjitha këto [pajisje], nuk jemi në gjendje të veprojmë”.

Europa, sipas tij, nuk mund ta kopjojë qasjen “industriale dhe mekanike” të Amerikës ndaj luftës — e cila synon të tejkalojë kundërshtarin për të ulur rrezikun në minimum.

Ushtritë europiane do të duhet të bëjnë më shumë me më pak, “duke marrë më shumë rreziqe, duke qenë më të lëvizshme”.

Në rast se oficerët amerikanë largohen nga selia e NATO-s, nuk është e domosdoshme të zëvendësohen një për një. Europianët mund të “gjejnë mënyra për të krijuar një strukturë të re komanduese me oficerët që u kanë mbetur”.

Forcat e armatosura europiane duhet gjithashtu të përshtaten me ndryshimet në natyrën e luftës.

Fushëbetejat në Ukrainë janë më transparente se kurrë më parë: luftëtarët mund të “shohin pas çdo shkurre”.

Nga kjo ai nxjerr dy mësime. I pari ka të bëjë me ekonominë e vrasjes.

Armët me teknologji të lartë mbeten të domosdoshme, ndërkohë Franca në korrik njoftoi rifillimin e prodhimit të raketave kruz SCALP pas një ndërprerjeje 15-vjeçare, por municionet e lira janë po aq të nevojshme për të lodhur armikun.

“Na duhen Ferrarët herë pas here,” thotë ai. “Por nuk fitohet lufta me Ferrarë.”

Mësimi i dytë është se taktikat dhe organizimi janë po aq të rëndësishëm sa teknologjia. Në vitin 1940, të gjitha ushtritë europiane kishin tanke, artileri dhe avionë, por ishte Gjermania ajo që i integroi ato në mënyrë efikase.

“Sot të gjithë kanë dronë,” thotë ai. Fitorja do t’i takojë atyre ushtrive që i ndërthurin këto mjete në tokë, ajër dhe det.

Pastaj vjen çështja e parandalimit bërthamor.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi më herët këtë vit se dëshiron të diskutojë me aleatët europianë për “mbrojtjen që ofron forca jonë parandaluese”.

Më 10 korrik, Franca dhe Britania, dy fuqitë bërthamore të Europës, ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin, duke deklaruar se çdo “kërcënim ekstrem ndaj Europës” do të provokonte një përgjigje të përbashkët.

Forcat bërthamore të të dy vendeve do të mbeten të pavarura. Ka tashmë mekanizma për të “dekonfliktuar” patrullimet e nëndetëseve të tyre, thotë gjenerali Burkhard. Por perspektiva e një goditjeje bërthamore të përbashkët kërkon një nivel të ri planifikimi.

Ndryshe nga forca britanike, ajo franceze nuk është e lidhur me NATO-n. Të dy vendet po krijojnë një grup të përbashkët drejtues për çështjet bërthamore.

Asnjë gjeneral nuk do të tregonte publikisht se si do të reagonin në çdo skenar të mundshëm; thelbi, thotë ai, është “që kur ndodh një krizë… të shohësh cilat janë kërcënimet dhe për çfarë duhet të jesh i përgatitur”.

Gjermania dhe aleatë të tjerë europianë po pyesin çfarë do të thotë gjithë kjo për ta. Më 13 korrik, z. Macron i kërkoi gjeneralit Burkhard dhe ministrit të mbrojtjes, Sébastien Lecornu, të nisin një dialog strategjik me partnerët europianë për rolin e parandalimit francez.

“Franca nuk mund të luftojë e vetme kundër Rusisë,” thotë gjenerali. Nëse ndonjëherë ajo kërcënohet nga Rusia, “nuk do të jetë çështje armësh konvencionale, por çështje e parandalimit bërthamor”./e.t

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

By: Ke Si
5 August 2025 at 17:35

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar frikën për një rikthim të garës së armatimeve në stilin e Luftës së Ftohtë. Fjala është për Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili ndalonte prodhimin dhe vendosjen e raketave tokësore me rreze nga 500 deri në 5.500 km.

SHBA-të u tërhoqën zyrtarisht nga traktati në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, duke akuzuar Rusinë për shkelje të tij. Moska, megjithëse vazhdoi nominalisht të ishte pjesë e marrëveshjes, deklaroi se nuk do të vendoste raketa të tilla nëse edhe Uashingtoni do të qëndronte brenda kufijve. Por sipas Kremlinit, kjo marrëveshje “morale” nuk ka më kuptim.

Tërheqja e Rusisë erdhi disa ditë pasi Trump urdhëroi zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane si kundërpërgjigje ndaj deklaratave “kërcënuese” të Dmitry Medvedev, ish-president dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Medvedev, gjithashtu aktiv në rrjetet sociale, reagoi ashpër, duke i quajtur lëvizjet e SHBA-së provokuese dhe paralajmëroi masa të tjera nga Moska.

Çfarë është traktati INF?

Traktati INF u firmos në 1987 nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov. Marrëveshja ndalonte prodhimin dhe testimin e raketave tokësore me rreze të mesme, qoftë bërthamore apo konvencionale. Në bazë të traktatit, SHBA shkatërroi 846 raketa dhe Rusia 1.846.

Pse u tërhoq Rusia tani?

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se vendosja e platformave raketore amerikane në Europë, Filipine dhe Australi përbën një kërcënim direkt për sigurinë e saj. “Kushtet për të ruajtur një moratorium të njëanshëm nuk ekzistojnë më,” thuhet në deklaratë.

Për Moskën, tërheqja është një lëvizje për të ruajtur ekuilibrin strategjik. Medvedev shkoi më tej, duke e quajtur vendimin “një realitet të ri që të gjithë duhet ta pranojnë.”

Çfarë ndodhi me SHBA-në dhe INF?

SHBA u tërhoq në 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje përmes zhvillimit të sistemit të raketave Novator 9M729 (i quajtur SSC-X-8 nga NATO), që sipas Washingtonit tejkalon kufijtë e traktatit. Rusia i mohoi akuzat dhe pretendoi se raketa ka rreze më të shkurtër.

Trump gjithashtu përmendi faktin që Kina, një superfuqi e re ushtarake, nuk ishte pjesë e traktatit, duke i dhënë fund zyrtarisht një marrëveshjeje që ishte jetike në fundin e Luftës së Ftohtë.

A ka mbetur ndonjë marrëveshje tjetër bërthamore mes dy vendeve?

Po, marrëveshja e fundit e mbetur është Traktati i ri START, i nënshkruar në vitin 2010, që kufizon numrin e ogiveve strategjike bërthamore dhe raketave të vendosura. Por edhe kjo marrëveshje është në rrezik: në vitin 2023, Putin njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë, duke akuzuar SHBA-në për mosrespektim të kushteve dhe për kërcënime ndaj sigurisë ruse. Marrëveshja skadon në vitin 2026.

Ndërkohë, Rusia ka vendosur të vendosë raketa balistike në Bjellorusi dhe ka ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore në doktrinën e saj ushtarake.

Ku e çon kjo botën? 

Me të dyja superfuqitë që tashmë janë tërhequr nga shumica e traktateve të kontrollit të armëve, rreziku për një garë të re armatimesh është real. Ndërsa bota përballet me konflikte në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe tensione në Paqësor, zhbërja e mekanizmave të kontrollit bërthamor e bën skenarin global më të pasigurt se kurrë më parë.

Al Jazeera

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

By: Ke Si
5 August 2025 at 17:33

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga data 11 deri më 13 Gusht, përmes portalit zyrtar e-albania.al

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka bërë më dije se është hera e parë që aplikimi për provimet e pranimit kryhet në mënyrë tërësisht elektronike, duke lehtësuar dhe thjeshtuar procesin për të gjithë maturantët./e.t

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Nacionalizëm primitiv dhe akt racist!

By: Ke Si
5 August 2025 at 17:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta,” shkruan Berisha, duke e cilësuar ngjarjen si sulm jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Berisha shprehu gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratike për qëndrimin e mbajtur nga forcat politike shqiptare dhe autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre incidenteve./e.t

Spanjollët i kapin vetë emigrantët që mbërrijnë me gomone dhe i dhunojnë

By: Ke Si
5 August 2025 at 17:21

Një skenë e pabesueshme u regjistrua të dielën pasdite në plazhin Sotillo, në zonën Castel de Ferro të Granadës, kur një varkë që mbante rreth 13 emigrantë, që besohet se ishin nga Maroku, iu afrua bregut para syve të habitur të turistëve dhe vendasve.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 sipas orës lokale, kur një varkë me të rinj u pa duke iu afruar plazhit të mbushur me njerëz. Sipas pamjeve që qarkullojnë në mediat sociale, njerëzit në bord filluan të hidheshin në det dhe të notonin drejt bregut, duke habitur pushuesit.

Menjëherë pas zbritjes, shumica e njerëzve filluan të vraponin për të humbur përmes turmës. Megjithatë, disa vendas i ndoqën, duke arritur t’i ndalonin e t’i mbanin disa derisa mbërritën autoritetet.

Në njërën nga videot, një burrë me rroba banje duket se ka hedhur një burrë në tokë, ndërsa emigranti duket se po i lutet atij ta lërë të shkojë.

Disa nga personat që zbritën nga gomonia arritën të shpëtonin, ndërsa pjesa tjetër u arrestua kur mbërriti Garda Civile Spanjolle. Sipas policisë lokale, u gjetën dhe u arrestuan gjithsej nëntë persona.

Pronari i një restoranti në zonë i përshkroi ngjarjet gazetës lokale Ideal.

“Ne ngelëm aty pa kuptuar se çfarë po ndodhte. Mendonim se ishte një varkë argëtimi, por kur filluan të hidhnin objekte në ujë dhe njerëzit filluan të dilnin, kuptuam se nuk ishte normale. 

Ajo që na habiti më shumë ishte se varka po lëvizte shumë ngadalë, sikur të mos kishin nxitim ose frikë. Ata u ndalën pesë metra larg bregut, në pikën më të ngarkuar në plazh, dhe filluan të hidheshin në ujë një nga një. Të katër personat që mbetën në varkë, disa me kapuçë, u larguan me qetësi”, tha ai. /e.t

Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

By: Ke Si
5 August 2025 at 16:00

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.

Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit, duke pasqyruar në portalin e-Albania një dokument certifikatë pronësie, kontratë qiraje, një kontratë hua-përdorje ose çdo dokument ligjor tjetër që vërteton vendbanimin e tij. Kjo kërkesë merret në shqyrtim nga ana e zyrës sonë dhe brenda 24 orëve, në rast se shohim një pasaktësi në dokumente, e njoftojmë online qytetarin që të plotësojë dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orëve, zyra jonë kryen veprimet për ndryshimin apo saktësimin e vendbanimit,” thotë Jurgen Qirici, përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë Korçë.

Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik./e.t

❌
❌