Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

By: el da
11 August 2025 at 16:55

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë se huaja e keqe preku nivelin më të ulët historik, prej vetëm 4% ndaj totalit të kredisë që bankat kanë dhënë për ekonominë.

Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar kredia me probleme është reduktuar me 0.7% sipas raportit.

E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 357 milionë euro kredi me probleme ose 17 milionë euro më pak se në qershor të vitit 2024.

Ndikim në këtë reduktim të këtyre kredive të pashlyera në kohë kanë dhënë ulja e interesave, si rezultat i uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

Po ashtu, pas skandalit me mikrokreditë të vitit të shkuar është vërejtur pagim edhe i kredive që nuk ishin shlyer më parë.

Aktualisht totali i kredisë së dhënë për ekonominë deri në qershor, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, përllogaritet në 8.9 miliardë euro, nga 7.9 miliardë euro që ishte vjet në të njëjtin muaj.

Rritja e shpejtë e kredisë është nxitur nga kërkesa e lartë për hua si nga bizneset kryesisht për investime, por dhe nga qytetarët që vijojnë të shtojnë borxhet në banka për të blerë shtëpi. m.p.

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

By: el da
11 August 2025 at 16:46

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë i Vladimir Putin me Donald Trump në Alaska më 15 gusht do të “sjellë paqe” në Ukrainë .

Në të njëjtën kohë, në një postim në X, Dimitriev kritikoi përpjekjet e disave për të sabotuar takimin.

“Neokonservatorët dhe luftëdashësit e tjerë nuk do të buzëqeshin më 15 gusht 2025. Dialogu Putin-Trump do të sjellë shpresë, paqe dhe siguri globale”, shkruan ai ndër të tjera. m.p.

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

By: el da
11 August 2025 at 16:33

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të diel.

Era dhe terreni i vështirë kanë bërë që tymi të përhapet me shpejtësi, duke u ndjerë deri në qendër të kryeqytetit.

Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka proceduar në gjendje të lirë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Burime bëjnë me dije se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. m.p.

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

By: el da
11 August 2025 at 16:15

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të jetë opozita që do të hetojë kreun e qeverisë, Edi Rama për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles Mcgonigal, pasi akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton çështjen pavarësisht se opozita ka depozituar padi prej kohësh.

“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Artur Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal”.

Lideri i opozitës premtoi se kjo çështje do të jetë prioritet i punës së PD-se në Kuvendin e ri, ku do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.

“Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë”.

Berisha kritikoi Ramën edhe për shembjen me tritol të një hoteli në Vlorë, pasi sipas tij në këtë mënyrë dëmtohet turizmi.

“Fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke u prerë dirtat. Me një situatë të tillë. Këtë mund ta bëjë Ramaduro”.

Kryetari i PD-se komentoi edhe protestën e gazetareve te News24, e cila po zhvillohej paralelisht me konferencën për shtyp duke kërkuar lejimin e punonjësve që të vijojnë punën normalisht.

“Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë.” m.p.

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

By: el da
11 August 2025 at 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Kurti përmendi edhe presionin rus ndaj Serbisë.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, duke e shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë klimë sfiduese, botërore dhe rajonale, veprimtaria juaj si përfaqësues të Kosovës është jetike për prafirmimin e vendit tonë”, tha ai. m.p.

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

By: el da
11 August 2025 at 14:00

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të saj, Sidritit.

Ky ngjarje festive ka sjellë së bashku të afërm, miq dhe fytyra të njohura të ekranit, duke krijuar një atmosferë të veçantë që do të mbahet mend gjatë.

Ajo ka treguar se kjo dasmë nuk ishte vetëm një festë për Sidritin dhe partneren e tij, por një dhuratë e madhe për babain e saj, e cila ishte organizuar me shumë dashuri dhe kujdes.

Momenti kulminant i kësaj feste ka qenë kur në sallë është shfaqur këngëtari i njohur Sinan Hoxha. Me energjinë e tij të veçantë, ai ka kënduar “Hajredin Pasha”, këngën e preferuar të babait të Arbanës, duke e bërë atë të ndjehet i veçantë në këtë ditë të rëndësishme.

Reagimet e të pranishmëve kanë qenë të jashtëzakonshme, me duartrokitje dhe kërcime që kanë shoqëruar performancën e tij. Ky moment ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, duke e bërë dasmën një ngjarje të paharrueshme për të gjithë.

Komentet dhe urimet nga ndjekësit kanë vlerësuar këtë gjest si një shembull të dashurisë familjare, e cila shprehet me veprime, jo vetëm me fjalë./kb

Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

By: el da
11 August 2025 at 12:45

Një zgjidhje e konfliktit në Ukrainë duhet të bazohet në vijat ekzistuese të frontit të konfliktit, tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve JD Vance. Ai e përshkroi atë si një themel realist, megjithëse të papërsosur, për një paqe të negociuar.

Duke folur për Fox News, Vance i dha meritën Presidentit Donald Trump për sigurimin e një përparimi që mund të sillte në tryezën e bisedimeve Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky.

“Nëse marrim parasysh se ku është vija aktuale e kontaktit midis Rusisë dhe Ukrainës, ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të negociuar me të cilën ukrainasit dhe rusët mund të pajtohen… ku vrasjet të ndalen”, tha Vance, duke pranuar se “kjo nuk do ta bëjë askënd shumë të lumtur”.

Vance pretendoi se Trump e kishte bindur Putinin të tërhiqej nga refuzimi i tij për t’u takuar me Zelenskyn dhe se caktimi i takimeve midis tre udhëheqësve ishte tani në diskutim. I pyetur nëse Putini dhe Zelensky duhet të takoheshin përpara se të përfshinin Trumpin, Vance u përgjigj: “Në fakt nuk mendoj se do të ishte kaq produktive”, duke argumentuar se presidenti amerikan duhet të jetë ai që “i bashkon këta të dy” për një përparim domethënës.

Trump dhe Putin do të takohen të premten e ardhshme në Alaska, me një marrëveshje të mundshme mbi konfliktin midis Kievit dhe Moskës në krye të axhendës. Zelensky ka hedhur poshtë tashmë çdo armëpushim që do të përfshinte lëshime territoriale, pavarësisht se Trump tha se ato do të ishin pjesë e marrëveshjes së propozuar./kb

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

By: el da
11 August 2025 at 12:30

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë. Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura./kb

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

By: el da
11 August 2025 at 12:15

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.

Deputeti socialist Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë. Ndotja masive me plehra apo hedhja e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, e ka indinjuar së tepërmi.

Postimi i plotë:

“Në këtë qytet po s’u çmende është fat!

Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.

Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!

Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”./kb

 

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

By: el da
11 August 2025 at 10:30

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në vend.

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në momente të vështira./kb

Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet

By: el da
11 August 2025 at 08:50

Mjekë dhe farmacistë prej datës një gusht kanë vënë në zbatim një recetë të re mjekësore. President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Dëfrim Goma tregon për Vizion Plus se cilat janë disa nga ristë.

“Përshkrimin detyrimisht të barnave edhe sipas principit aktiv apo gjenerik sepse deri me sot barnat janë përshkruar me emrat tregtar, risia e dytë është që kemi dy receta, receta akute që ka një afat 1 mujor dhe receta kronike që ka një afat nga 2 deri në 6 muaj. Në rast se receta do ekzekutohet në mënyrë të pjesshme, farmacisti do shkruaj anash barit, datën, sasinë, do firmos, do vulos do i bëjë një foto recetës dhe do ta mbajë ndërsa recetën origjinale do t’ja kthejë pacientit. Një risi tjetër është dhe e drejta që ka farmacisti të lëshojë kopje recete për barnat që nuk i ka në farmaci bazuar në recetën origjinale të mjekut”, shprehet President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), Dëfrim Goma.

Goma u bënë thirrje të gjithë mjekëve dhe farmacistëve të zbatojnë me përpikmëri udhëzimin dhe të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e formës dhe përmbajtjes së recetës duke shmangur kështu penalitetet.

Hyrja ne fuqi e recetes se re mjekësore vjen pas kërkesave të farmacistëve për të rritur sigurinë per pacientet/kb

Vala e nxehtësisë vë në vështirësi sistemin energjetik, bien prurjet e lumenjve në HEC-e

By: el da
11 August 2025 at 08:30

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.

Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.

Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.

Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.

Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase./kb

 

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

By: el da
11 August 2025 at 08:10

Nga Kreshnik Spahiu

Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin.

Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”.

U ul në gjunjë, më puthi duart dhe m’u lut:

– Vëllaçko, më jep 20.000 lekë të vjetra, se kam mbetur pa naftë.

M’u errësuan sytë. Befas m’u kujtua ajo natë kur fjeta në hotelin me 5 yje të Janaqit, në jug të Shqipërisë.

M’u kujtua Janaqi, një vit më parë, kur kosovarëve ua rriste çmimin e dhomave dyfish në krahasim me italianët, sepse, siç thoshte ai, “këta marrin bukë me vete.”

M’u kujtua Janaqi që shante malokët, sepse “nuk dinin not”.

Mu kujtua që tallej me italianët sepse thonte: “këta nuk shpenzojnë 500 euro në tavolinë”.

M’u kujtua Janaqi që tallej me turistët gjermanë, sepse sipas tij “nuk e shijojnë peshkun”, ndonëse gjermanët janë konsumatorë 27 herë më shumë se shqiptarët për frymë.

M’u kujtua si kruante hundët ndërsa fliste me një turiste spanjolle, dhe pastaj fshinte gishtat në pantallona.

M’u kujtua si të enjten kishte çmimin e spagetit me karkalec 15 euro, ndërsa të shtunën e rrite për 25 euro, “se kishte më shumë klientë”.

M’u kujtua si i la për një muaj turistët me ujë të ngrohtë në dush, dhe i gënjente çdo mëngjes: “Do rregullohet sot.”

M’u kujtua sesi peshkun kinez e reklamonte si peshk të egër, duke mashtruar turistët francezë – dhe pastaj thoshte: “Francezët janë popull pa shije.”

M’u kujtua Janaqi që, kur mungonte kuzhinieri, e zëvendësonte me rojen e parkingut, sepse thoshte: “Polakët nuk e dallojnë ushqimin e detit.”

M’u kujtua si kursimet e vitit ia bleu djalit të tij, Raqit, një Range Rover prej 160.000 eurosh.

M’u kujtua si pas çdo fature që u çonte turistëve të huaj, thoshte me përçmim:

– Ç’ju qifsha tëmën këtyre hollandezëve, se nuk do ua shoh më surratin!

…Dhe kishte të drejtë.

As hollandezët, as gjermanët, as polakët, e as emigrantët nuk ia panë më surratin – as Janaqit, as Raqit.

Të dy, këtë vit, nuk kishin asnjë turist.

U kishte mbetur vetëm Range Roveri i djalit, sepse Range Roverin tjetër e humbën bashkë me dashnoren 28-vjeçare, e cila iku si turistët – pa kthyer kokën pas, duke e lënë Janaqin të kruante hundët vetëm, në hotelin bosh me 5 yje.

Gjithsesi, ai s’ka më nevojë të shkojë në banjo për të urinuar, sepse e bën në breg të detit, me pamje nga shezlongët 200 euro, me jastëkë me pupla.

Ndërkohë, futa dorën në xhep dhe i thashë Raqit:

– Merri këto 20.000 lekë dhe bëji të fala babait. Por mos harro t’i thuash nga unë:

“Më tha Kreshniku – në turizëm, pasuri nuk janë tullat apo pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë.”/kb

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

By: el da
11 August 2025 at 07:50

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërroi ëndrrën. Historia e tij është bërë virale në Azi, duke ndezur debate mbi koston e jetës së kursyer në mënyrë ekstreme.

Në moshën 25-vjeçare, ai nisi punën në një kompani me stabilitet, por me orare rraskapitëse. Me rreth 29 mijë euro në vit, vendosi të kursente çdo qindarkë, duke jetuar në një dhomë kompanie për vetëm 175 euro në muaj, pa ngrohje e ajër të kondicionuar, dhe duke ngrënë darka minimale – shpesh vetëm turshi, oriz dhe perime të kripura, shkruan A2 CNN.

Për 20 vite e 10 muaj, ai jetoi me idenë: “Do të tërhiqem patjetër nga puna”, duke iu përkushtuar vetëm kursimeve. Në janar 2025, arriti objektivin: 135 milionë jenë, afro 785 mijë euro. Por gëzimi zgjati pak. Në mesin e vitit, jeni pësoi një rënie të ndjeshme, duke i ulur ndjeshëm vlerën e kursimeve. “Pse kam punuar gjithë këto vite? Është e kotë, është tragjike”, shkroi ai.
Sot, në moshën 45-vjeçare, jeton më rehat se më parë, por me pasiguri për të ardhmen. Nuk dëshiron të kthehet në punë, por as nuk mund të rikthehet në stilin e jetesës së dikurshme. Ekspertët e shohin historinë e tij si një paralajmërim për rreziqet e kursimit ekstrem pa diversifikim investimesh. Ai vetë e pranon: “Nuk pendohem për objektivin, por për faktin që nuk shijova rrugën drejt tij.”/kb

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

By: el da
11 August 2025 at 07:30

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit me burg siç zbatohet aktualisht, sipas planeve të reja të qeverisë britanike, raportuan sot mediat.

Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmoud propozoi këtë ndryshim në ligj, i cili do t’i jepte qeverisë fuqinë për të deportuar shumicën e të burgosurve të huaj sapo ata dënohen dhe transferohen në burg, raporton Guardian.

Megjithatë, terroristët e huaj, vrasësit dhe shkelësit e tjerë të rëndë që janë dënuar me dënime të pacaktuara do të vazhdojnë të vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të merren në konsideratë për deportim.

Drejtuesit e burgjeve do të kenë fuqinë të vendosin për mos deportimin e një të huaji që është dënuar me një dënim të caktuar nëse, për shembull, ata gjykojnë se ai përbën një kërcënim serioz për interesat dhe sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe, kështu që ai do të mbetet në një burg britanik, sipas Guardian.

Masat e reja parashikojnë gjithashtu që kriminelëve të deportuar u ndalohet rihyrja në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që do të zbatohet për të gjithë shkelësit e huaj që janë tashmë në burg, si dhe për kriminelët e dënuar rishtazi, me qëllim uljen e pagesës së taksapaguesve për të dënuarit e huaj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, çdo vend në burg i kushton qeverisë mesatarisht 54,000 paund në vit, dhe të dënuarit e huaj përbëjnë rreth 12 për qind të popullsisë totale të burgjeve.

Qeveria ka miratuar tashmë një rregullore që do të hyjë në fuqi në shtator, sipas së cilës kriminelët e huaj që kanë vuajtur 30 për qind të dënimit me burg mund të deportohen, ndërsa deri më tani kjo përqindje ishte 50 për qind e dënimit të vuajtur.

Sipas legjislacionit të propozuar, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti, të dënuarit e huaj nuk do të duhet të vuajnë asnjë pjesë të dënimit të tyre në burgjet britanike përpara se të deportohen.

Ministrja Mahmoud tha se qeveria ka ndërmarrë “masa radikale” dhe se ligji i ri do të sigurojë që deportimet të kryhen më shpejt se kurrë më parë.

Kapacitetet e sistemit të burgjeve janë pothuajse 97.5 për qind të mbushura dhe, gjatë muajve të fundit të qeverisë së Rishi Sunak, sistemi pothuajse u shemb në tre raste, zbuloi një ish-organizatë mbikëqyrëse e burgjeve në një raport të pavarur.

Pasi erdhi në pushtet në korrik 2024, kryeministri Keir Starmer iu përgjigj krizës duke lejuar disa të dënuar të largoheshin nga burgjet pasi kishin vuajtur 40 për qind të dënimeve të tyre, duke thënë se lirimi i parakohshëm ishte i nevojshëm për të “shmangur katastrofën” dhe mbipopullimin e burgjeve.

Qeveria që atëherë ka deportuar më shumë se 5,000 të burgosur të huaj, një rritje vjetore prej 14 për qind, dhe ka investuar 5 milionë paund në një task forcë speciale për të përshpejtuar largimin e të dënuarve nga gati 80 burgje, raportoi Guardian./kb

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

By: el da
11 August 2025 at 06:59

Dashi

Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

Demi

Dielli do jete planeti qe do e mbroje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Qe ne pret e para te mëngjesit do mendoni ta suprimoni partnerin ne mënyrë qe ai ta ketë vëmendjen vetëm tek ju. Beqareve do iu rrahe zemra fort për një person qe për fatin e tyre te keq është ne një lidhje. Financat duhet t’i mbani ne gjendjen qe janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare gjate kësaj dite. Do bëni çfarë te mundni qe ta stabilizoni sa me pare situatën. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. financat do jene te qëndrueshme ne përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund te tronditet serish.

Gaforrja

Dita e sotme do jete goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ta a qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqare duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft ne planin financiar. Do jeni te qarte sa shpenzime te kryeni.

Luani

Do i zgjidhni një pjese te problemeve qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Edhe beqaret do jene me te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bere sakrifica te rrezikshme vetëm për te pasur dike ne krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.

Virgjeresha

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite shume energjike dhe te mbushur me takime te njëpasnjëshme. Gjithçka mund te ndryshoje për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.

Peshorja

Ne orët e para te mëngjesit jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me shume maturi sepse situata nuk do jete aspak e favorshme.

Akrepi

Jupiteri do sjelle fat ne jetën tuaj ne çift sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shume me afër sesa ata e mendojnë. Financat do jene goxha te stabilizuara. Përfitoni për te kryer ndonjë investim te rëndësishëm.

Shigjetari

Kujdes mos e prekni partnerin ne pikat e tij te dobëta sot sepse ai nuk do jene ne humorin duhur dhe mund te keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe here pas here do e vuajnë vetminë. Ne planin financiar duhet ti merrni gjerat me seriozisht dhe te mos prisni përkeqësimin e situatës për te marre masa.

Bricjapi

Mos krijoni iluzione te kota sot ne jetën tuaj ne çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë jeta e tyre mund te ndryshoje. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime. Shume shpejt gjendja do behet edhe me e favorshme.

Ujori

Lidhja me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten te pazgjidhura. Beqareve do iu shfaqet papritur një person interesant ne pamje dhe qe vlen me te vërtetë shume ne çdo ane. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jete aq e keqe sa disa kohe me pare.

Peshqit

Asgjë e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni një dite te zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqaret do kenë njohje te reja me persona qe vërtet ja vlejnë për t’u pasur ne krah. Merrni kohen e duhur para se te kaloni ne një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime fale një shume parash qe do merrni nga familjaret./kb

 

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

By: el da
10 August 2025 at 22:53

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh.

Burime për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri me qëllim neutralizimin dhe vënien në kontroll të flakëve.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të jenë vigjilent. m.p.

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

By: el da
10 August 2025 at 22:42

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave.

Ajo u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që autorët të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore. Presidentja e cilësoi keqardhje faktin që vitin e kaluar autorët u lanë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër në paraburgim, pavarësisht veprave të rënda për të cilat akuzoheshin.

Ajo komentoi edhe fotografitë e autorit të krimit të bëra në ambiente publike me figura të ndryshme të politikës, përfshirë atë vetë. Presidentja sqaroi se këto fotografi janë realizuar gjatë një aktiviteti festiv të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, personaliteteve politike dhe qytetarëve.

“Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse shoqërim janë asgjë tjetër pos shpifje”, shkruan Presidentja e Kosovës. m.p.

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

By: el da
10 August 2025 at 22:35

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi prapë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin e tij, sa herë që i jepet mundësia nga Flick.

Dy minuta më pas, ishte Raphinha që tundi rrjetën për herë të tretë, pas asistit të marrë nga Marcus Rashford. Nuk mund të mungonte Lamine Yamal pa shënuar në këtë takim. Numri i ri 10 i Barcelonës gjeti rrjetën në minutën e 42-të, pas asistit të Ferran Torres. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për të zotët e shtëpisë.

Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Lamine Yamal, i cili gjei rrjetën pas asistit të bukur të marrë nga Ferran Torres, i sapo futur në fushë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 5-0 për Barcelonën. Katalanasit e nisin sezonin e ri me trofe, edhe pse ishte një ndeshje miqësore. m.p.

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

By: el da
10 August 2025 at 22:29

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana Osmanit i ka dhënë fund beqarisë.

Dasma e organizuar një natë më parë, kishte mbledhur bashkë familjarë e miq të shumtë të familjes Osmani, ku të gjithë duartrokitën, festuan dhe trokitën gotat për një kapitull të ri në jetën e Sidritit dhe partneres dhe shoqes së tij të zemrës.

Fjalimi i Arbanës për të atin, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve! Ashtu e përsosur në të folur dhe ne detaje, moderatorja arriti që të lumturonte akoma dhe më tepër në këtë ditë të veçantë babain e saj. Ajo solli suprizë këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën, i cili i mblodhi tok të gjithë bashkë në tryezën e rrumbullakët e ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim. m.p.

❌
❌