Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

By: M C
22 July 2025 at 19:49

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.

Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare.

Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.

Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë.

Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.

Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.

Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë.

Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

The post Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse tejkalohen kufijtë

By: M C
22 July 2025 at 19:30

Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje nga grupet e armatosura për të fituar autonomi pas përleshjeve në Sirinë jugore, tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, i cili mbështet grupet xhihadiste që morën pushtetin në vend pas rënies së regjimit të Al-Assad.

Paralajmërimi i tij kundër copëtimit, në deklaratat për gazetarët në Ankara, ishte qartësisht i drejtuar Izraelit, pasi Turqia e konsideron këtë si qëllimin e saj përfundimtar në Siri.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij nga El Salvadori, Alexandra Hill, në Ankara, Fidan e bëri të qartë se Ankaraja është e hapur për dialog me të gjitha palët brenda Sirisë, për sa kohë që nuk ngrihet çështja e copëtimit të vendit.

“Diskutoni çfarë të doni, bëni çdo kërkesë, Turqia është e gatshme të kontribuojë. Por nëse tejkalohen kufijtë, ne nuk do të lejojmë veten të kërcënohemi”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm turk e akuzoi hapur Izraelin për minimin e paqes në rajon, duke pretenduar se kërkon shpërbërjen e Sirisë.

“Izraeli po ndjek një politikë destabilizimi të rajonit. Nuk dëshiron të shohë vende të qëndrueshme përreth tij dhe synon të ndajë Sirinë”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimeve në pjesën jugore të Sirisë, Fidan vuri në dukje se Ankaraja po i monitoron nga afër ngjarjet, të cilat u shkaktuan, siç tha ai, nga ndërhyrja izraelite.

The post Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse tejkalohen kufijtë appeared first on Albeu.com.

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

By: M C
22 July 2025 at 19:13

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.

Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor – një rajon që, sipas saj, vazhdon të përballet me sfida të thella politike dhe të sigurisë, të lidhura ngushtë me çështjet e pazgjidhura ndërshtetërore.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë.

Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po ec me ritme të ngadalta.

Kroacia sheh kërcënime të vazhdueshme në veri
Në vlerësimin e saj për Kosovën, SOA thekson ekzistencën e grupeve që synojnë destabilizimin e situatës në veri të vendit, ku shumica e popullsisë është serbe.

Si shembull për këtë, raporti përmend sulmin e armatosur të formacioneve serbe ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023, në të cilin mbeti i vrarë një polic.

Prishtina e ka akuzuar Beogradin për këtë sulm, ndërsa zyrtarët serbë kanë mohuar çdo përgjegjësi.

Raporti vëren se ende nuk është e qartë se si është organizuar ky formacion paraushtarak dhe si është armatosur me armë të rënda me origjinë ushtarake.

Për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ka qenë pjesëmarrës në të, raportohet se është larguar në Serbi, ku është marrë në pyetje, por ende pritet ngritja e procedurave penale kundër tij.

Raporti i SOA-s përmend edhe përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri, me qëllim forcimin e sovranitetit të shtetit dhe kufizimin e ndikimit të Beogradit në këtë zonë.

“Në rrethana të tilla, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë mbetet një rrezik i vazhdueshëm. Ndaj, rolin e garantuesit të sigurisë vazhdon ta luajë prania ushtarake e forcave ndërkombëtare”, përfundon SOA.

Balancimi strategjik i Serbisë
Për fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, SOA thekson vazhdimësinë e politikës së balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.

Kjo strategji përfshin edhe promovimin e konceptit të “botës serbe”, i cili synon bashkimin e serbëve në vendet fqinje – sidomos në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – nën ombrellën e unifikuar politike të Beogradit zyrtar.

Në nivelin e brendshëm, SOA vëren se Serbia ka përjetuar disa valë protestash antiqeveritare, të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë demokratizim të shoqërisë, depolitizim të institucioneve shtetërore, forcim të lirisë së medias dhe luftë kundër korrupsionit.

Raporti thekson se – në një situatë të tillë të ndërlikuar, me polarizim shoqëror në rritje – mediat pranë strukturave qeverisëse përforcojnë një narrativ që identifikon armiq të jashtëm dhe të brendshëm.

Sipas raportit, kjo krijon një atmosferë të kërcënimit kombëtar dhe përdoret për të diskredituar protestat studentore.

Në këtë kontekst, Republika e Kroacisë përmendet si një “faktor i përhershëm antiserb”, thekson SOA.

Sfida të tjera
Agjencia kroate vëren se në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon paqëndrueshmëria politike, e shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis entiteteve dhe komuniteteve për rregullimin kushtetues dhe politikën e jashtme.

Konflikti kryesor qëndron midis udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Përfaqësuesit të Lartë mbi juridiksionin.

SOA vlerëson se udhëheqja e Republikës Sërpska mbështet hapur shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe kërkon mbështetje politike nga Rusia – gjë që do të vazhdojë të krijojë sfida serioze politike dhe të sigurisë.

Në Mal të Zi, sipas raportit, vazhdon po ashtu ndarja socio-politike mes opsionit proevropian dhe atij serb, i cili është njëkohësisht prorus dhe antiperëndimor.

Partitë radikale serbe janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, dhe megjithëse Qeveria malazeze synon të demonstrojë angazhim evropian, ndikimi i politikave nacionaliste dhe antiperëndimore të opsionit serb mund të pengojë integrimin evropian dhe t’i ndikojë negativisht marrëdhëniet me BE-në, vlerëson raporti i SOA-s.

Ai përmend edhe Kishën Ortodokse Serbe, që përveç rolit fetar, thotë se ka edhe ndikim të fuqishëm politik – kombëtar dhe rajonal.

Udhëheqësit e Kishës promovojnë konceptin e “botës serbe”, duke përfshirë veçanërisht Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si pjesë të kësaj hapësire, vë në dukje raporti.

I njëjti paralajmëron, gjithashtu, se organizatat kriminale të Ballkanit Perëndimor, sidomos ato serbo-malazeze, janë shumë aktive në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Roli destabilizues i Rusisë
Në një pjesë të raportit, SOA thekson edhe ndikimin e vazhdueshëm dhe destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Moska, sipas raportit, përdor një gamë mjetesh – sidomos lidhjet tradicionale me Serbinë – për të ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

Agjencia vëren, gjithashtu, praninë aktive të shërbimeve ruse të inteligjencës në Serbi, të cilat, sipas SOA-s, përfshijnë edhe strehimin e agjentëve të larguar nga vendet perëndimore.

Raporti thekson se nga territori serb operojnë edhe mjete hibride ruse dhe përmend në mënyrë të veçantë RT-në dhe Sputnik-un.

Këto media “shërbejnë për të përhapur narrativë prorusë dhe antiperëndimorë në Ballkanin Perëndimor”, thekson raporti.

“Demokraci e sigurt”
Për vetë Kroacinë, SOA vlerëson se është një “demokraci e sigurt dhe e qëndrueshme në një mjedis sfidues të sigurisë”.

Ajo thekson se ndryshimet e shpejta globale, zhvillimet teknologjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurisë në Evropë.

Por Kroacia, aktualisht, nuk përballet me kërcënime serioze të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik kushtetues, konstaton SOA.

The post Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm appeared first on Albeu.com.

Irani paralajmëron Europën, zyrtari iranian: Hakmarrja me sanksione për programin bërthamor nuk ka bazë ligjore

By: M C
22 July 2025 at 18:42

Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se rivendosja e sanksioneve do të krijonte ndërlikime të panevojshme dhe do të shtynte më tej zgjidhjen për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Duke folur për mediat shtetërore në Nju Jork, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, kritikoi ashpër përpjekjet e Evropës për të rivendosur sanksionet ndaj Iranit përmes mekanizmit “kthim të menjëhershëm” të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit të vitit 2015.

“JCPOA nuk është zbatuar për shtatë vjet dhe vendet evropiane i ndaluan detyrimet e tyre pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja. Ata i përmbushën angazhimet e tyre sipas JCPOA-s dhe tani presin që Republika Islamike e Iranit të bëjë të njëjtën gjë?”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia mbeten palë në marrëveshjen e Iranit të vitit 2015, ndërsa SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump. Irani thuhet se e ka zgjeruar ndjeshëm programin e tij të pasurimit bërthamor që nga tërheqja e SHBA-së.

Sipas mekanizmit të kthimit të menjëhershëm, pjesëmarrësit e JCPOA-s mund të rivendosin sanksione të rënda ndaj Iranit nëse përcaktojnë se Republika Islamike nuk i ka përmbushur detyrimet e saj. Britania, Franca dhe Gjermania njoftuan më parë këtë muaj se do të rivendosnin sanksionet sipas mekanizmit të rikthimit nëse nuk arrihet përparim në programin bërthamor të Iranit deri në fund të gushtit.

Zyrtarët iranianë dhe evropianë do të takohen këtë të premte në Stamboll për të diskutuar të ardhmen e programit bërthamor të Iranit. Gharibabadi tha se mezi pret të bëjë të qartë qëndrimin e Iranit mbi sanksionet në takimin e së premtes.

“Ne do të shprehim qëndrimin tonë në lidhje me komentet e E3 në lidhje me mekanizmin e rikthimit, të cilit ne besojmë se i mungon një bazë ligjore. Megjithatë, përpjekja jonë do të jetë të shohim nëse mund të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për të menaxhuar situatën”, u shpreh ai.

Bisedimet e ardhshme shënojnë një ndryshim në fokus për Iranin, i cili më parë ka marrë pjesë në pesë raunde negociatash bërthamore me SHBA-në. Megjithatë, zyrtarët iranianë mund të kenë humbur besimin te negociatorët amerikanë pas luftës së muajit të kaluar, në të cilën bombarduesit amerikanë ndihmuan Izraelin të dëmtonte rëndë infrastrukturën bërthamore të Iranit.

Pas bllokimit të muajit të kaluar, Irani ka këmbëngulur se nuk do të rifillojë bisedimet me negociatorët amerikanë derisa të marrë garanci se Teherani është i sigurt nga sulmi.

Irani ka pezulluar gjithashtu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të cilën e thotë se luajti një rol në justifikimin e sulmeve parandaluese të Izraelit.

The post Irani paralajmëron Europën, zyrtari iranian: Hakmarrja me sanksione për programin bërthamor nuk ka bazë ligjore appeared first on Albeu.com.

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas

By: M C
22 July 2025 at 18:18

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Në kuadër të këtij operacioni u liruan hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Policia procedoi penalisht dy shtetas si dhe hoqi dhe sekuestroi 78 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas appeared first on Albeu.com.

Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

By: M C
22 July 2025 at 18:01

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi ka goditur me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në pjesën e fytyrës. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.

The post Qëlloi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

“Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta”, Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën

By: M C
22 July 2025 at 17:41

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një konferencë për mediat komentoi përplasjen me Endri Shabanin, duke e ftuar atë në një duel politik.

Reagimi nga ana e kreut të Nismës Thurje nuk ka munguar, i cili shprehet se është ftuar në këtë duel me mjete të pabarabarta.

“Një përgjigje për deklaratën e sotme të Z. Adriatik Lapaj

Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.

Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.

Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.

Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.

E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.

Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.

Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.

Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.

Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.

Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.

Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.

Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!

Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.

Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.

Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.

Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.

As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.

Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.

Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e ‘politikës së re’!”, shkruan Shabani.

The post “Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta”, Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Abuzime me tenderët në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK çon në gjyq 29 persona

By: M C
22 July 2025 at 17:14

SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona, mes tyre drejtues dhe punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.

Zyrtarë të UBT, mes tyre ish-zëvendësrektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe Administratori Edmond Tërthorja, kanë bashkëpunuar për të ideuar projekte fiktive, duke përfshirë në këtë proces edhe kompanitë që do të shpalleshin fituese.

Dokumentet dhe specifikimet teknike për tenderët janë përgatitur në bashkëpunim me kompanitë fituese, çka bie në kundërshtim me ligjin.

Kompanitë fituese – “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” – kanë paraqitur oferta të falsifikuara, duke fryrë çmimet dhe duke simuluar konkurrencë fiktive.

Në disa raste, mallrat që më vonë u tenderuan, ishin marrë më parë nga universiteti, duke bërë që procedurat e prokurimit të jenë të gjitha formale, pra vetëm për të “justifikuar” blerjen.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal, përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

The post EMRAT/ Abuzime me tenderët në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK çon në gjyq 29 persona appeared first on Albeu.com.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna! Zgjidh konfliktin e kompetencave

By: M C
22 July 2025 at 17:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mosdakordësia e deputetëve ka bërë që 50 seanca plenare të ‘djegin’ konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Presidentja Osmani i ka kërkuar Kushtetueses që të zgjidhë këtë konflikt në një kohë kur Parlamenti është jofunksional.

Presidentja e Kosovës u shpreh se nuk duket asnjë kompromis mes partive politike që mund t’i japë zgjidhje ngërçit për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve siç kishte urdhëruar Kushtetuesja.

“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës. E paraqita këtë kërkesë pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale të vendit tonë”, tha Presidentja Osmani.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna! Zgjidh konfliktin e kompetencave appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Avazi vazhdon, për një koment Antonela k*rcënon ndjekësen në privat : Dil meqë je trime!

By: M C
22 July 2025 at 16:46

“Në vend të ishte në burg të vuaje dënimin si e meritoje ti dhe motra jote e dashur, ti shijon lirinë sikur asgjë s’ka ndodhur. Kjo tregon që vendi Shqipëri është i fundosur rëndë në korrupsion! Dështim,” ky koment në profilin e personazhit publik Antonela Berisha ka mjaftuar që ta kthejë këtë të fundit edhe një herë në qendër të vëmendjes, për sherrit ku u përfshi një vit më parë, duke çarë me gotë Klea Prengën.

Sapo një ndjekëse i ka bërë këtë koment, Antonela ta treguar muskujt duke i shkruar menjëherë në DM.

“Ke naj problem rop*ire?” Ky mesazh ka ndezur debatin, ku antonela shpërthen në të shara ndaj vajzës nga Peja, të cilës i kërkon një adresë për takim dhe për të sqaruar muhabetin, mbase si në rastin e Kleas.

“Ma han mu*in mu dhe familjes time moj pros*itut. Do te ta publikoj kete surrat te shtremt dhe ato c*ca te varme kudo, vec prit. As qe me rruhet se ca shkrun ti, tall ka*in me ty. Dil me qe je trime me jep nje adrese,” i shkruan Antonela në nerva e sipër, pasi nuk i del inati me komentin që vajza i bëri.

E reja ka treguar për JOQ Albania se nuk ka asgjë personale me vajzën publike, por ajo thjështë komentoi lirisht ashtu sikur komenton në çdo faqe. Megjithëatë, Antonela nuk ka hequr dorë.

“Juve ju ka q* serbi në b*th, e i keni hëngër mu*in. Kam shumë njerëz të fuqishëm në Kosovë. Do të vij nesën pa merak se ma zi se serbt kam me ta ba. Nesër e shef kur të fus në bagazh,” i shkruan Antonela më tej.

Ofendimet nuk kanë të mbaruar në bisedën e tyre që nisi vetëm për shkak të një komenti, ndërkohë që Antonela mbahet mend në publik si dhunuesja e Klea Prengës, e cila i shpëtoi dënimit duke u arratisur për disa muaj dhe më pas ia hodhi fajin motrës së saj Marinela Berisha. Ajo tha se nuk e dhunoi Klean, por vetëm mbrojti motrën e saj.

Siç duket asaj nuk i trembet syri nga sherret, dhe është e gatshme “të fusë njerëz në bagazh” vetëm për një koment në rrjetet sociale./ JOQ

The post FOTO/ Avazi vazhdon, për një koment Antonela k*rcënon ndjekësen në privat : Dil meqë je trime! appeared first on Albeu.com.

Vatra e zjarrit në Labinot Mal aktive prej 4 ditësh, flakët përhapen në zonat pyjore të Gurakuqit dhe Orenjës

By: M C
22 July 2025 at 16:32

Vatra e zjarrit në pyjet e Labinot Malit vijon aktive prej 4 ditësh, ndërsa sot është zgjeruar drejt bashkisë Librazhd. Flakët kanë përfshirë zonat pyjore të Gurakuqit dhe Orenjës.

Bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse të Librazhdit janë në terren prej orësh, me mjete të posaçme, për shkak se terreni i vështirë ka penguar hyrjen e automjeteve të mëdha.

Gjithashtu raportohet se autoritetet po përdorin dronë për të monitoruar situatën. Banorëve të zonës iu është bërë thirrje të shmangin çdo veprim që mund të nxisë përhapjen e zjarrit.

The post Vatra e zjarrit në Labinot Mal aktive prej 4 ditësh, flakët përhapen në zonat pyjore të Gurakuqit dhe Orenjës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
21 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot mund të ndiheni të afërt me partnerin tuaj dhe do të keni mundësi të zgjeroni komunikimin në marrëdhënie. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen dhe mund të merrni një propozim të ri interesant. Kujdesuni për energjinë tuaj, shmangni konsumimin e tepërt të ushqimeve të shpejta. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të shlyer borxhe ose për të bërë planifikime të reja buxhetore.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dita sjell qetësi në marrëdhëniet personale, por mund të lindin keqkuptime të vogla që zgjidhen lehtë me durim. Në vendin e punës, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të mira dhe mundësi të reja për zhvillim. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Financat janë nën kontroll, por shmangni shpenzimet impulsive.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ju pret një ditë romantike, ku surprizat nga persona të dashur mund t’ju gëzojnë. Në punë, kreativiteti juaj do të vihet re dhe mund të fitoni simpatinë e eprorëve. Kushtojini vëmendje të veçantë gjumit dhe relaksit, pasi stresi mund të ndikojë në mirëqenien tuaj. Në aspektin financiar, mund të shfaqet një mundësi për të fituar të ardhura shtesë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Raportet në çift janë të qëndrueshme, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë sot. Në sferën profesionale, do të përballeni me sfida që kërkojnë vendosmëri dhe organizim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos ndaj problemeve të vogla me tretjen. Financat janë të qëndrueshme, por mos u tërhiqni nga investime të nxituara.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dita sjell energji të reja në jetën tuaj sentimentale dhe mund të merrni lajme të mira nga partneri. Në punë, mund të merrni një përgjigje pozitive për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por rekomandohet të dilni në ajër të pastër për të mbajtur energjinë pozitive. Financiarisht, do të ketë përmirësime të vogla që ju japin siguri.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Komunikimi me partnerin është i ngrohtë dhe mbështetës, ndërsa miqtë do të jenë pranë jush në çdo moment. Në aspektin profesional, është koha të përqendroheni në detajet e projekteve aktuale. Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni lodhjen e tepërt. Financat kërkojnë vëmendje, ndaj planifikoni shpenzimet me kujdes.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sqarojë keqkuptime të vjetra dhe të sjellë harmoni. Në punë, përpjekjet tuaja të vazhdueshme fillojnë të japin fryt dhe mund të merrni një vlerësim të rëndësishëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, shmangni rreziqet dhe investoni vetëm në projekte të sigurta.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Marrëdhëniet janë të mbushura me pasion dhe ndjeshmëri, duke ju dhënë një ndjenjë të fortë lidhjeje. Në vendin e punës, mund të keni një takim të rëndësishëm që hap dyer të reja. Rrini larg stresit dhe përpiquni të gjeni kohë për relaksim. Financat janë të mira, por është momenti për të kursyer për plane të ardhshme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dita do të sjellë surpriza pozitive në jetën tuaj sentimentale, veçanërisht për ata që janë në kërkim të dashurisë. Në punë, mund të merrni përgjegjësi të reja që do ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht. Kujdesuni për shëndetin emocional dhe mos e mbingarkoni veten me angazhime. Në aspektin financiar, priten të ardhura të papritura që ju ndihmojnë të përmirësoni gjendjen tuaj.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në marrëdhënie, do të ndiheni të vlerësuar dhe do të merrni mbështetje nga partneri ose miqtë e ngushtë. Në sferën profesionale, puna në grup do të jetë e suksesshme dhe mund të merrni një ofertë bashkëpunimi. Shëndeti është i mirë, por mos anashkaloni aktivitetet relaksuese. Financat janë në ekuilibër, por është mirë të rishikoni disa shpenzime të vogla.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dita është e favorshme për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet romantike. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni besimin e eprorëve. Kujdesuni për shëndetin mendor, meditimi mund të jetë i dobishëm sot. Financiarisht, bëni kujdes me blerjet e panevojshme dhe përqendrohuni në qëllimet afatgjata.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, është dita ideale për të bërë plane të rëndësishme me partnerin ose për të njohur dikë të ri. Në punë, shfaqja e ideve të reja do të vlerësohet dhe mund të merrni një shpërblim. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj ushqimit dhe hidratimit. Në aspektin financiar, është koha për të rishikuar prioritetet dhe për të planifikuar shpenzimet.

The post Horoskopi 22 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Humb jetën pushuesi nga Maqedonia e Veriut te Shkëmbi i Kavajës, çfarë dyshohet

By: M C
21 July 2025 at 23:32

Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme të Shkëmbi i Kavajës. Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima është një shtetas 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se 66-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.

The post Humb jetën pushuesi nga Maqedonia e Veriut te Shkëmbi i Kavajës, çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

By: M C
21 July 2025 at 23:20

Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë.

“Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm, i cili firmosi menjëherë vendimin për të më larguar nga puna si shef i kameramanëve dhe, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe gazetaren që e kishte shoqëruar kameramanin”, kujton Peza.

Dy vite më vonë, një gjykatë i ka dhënë atij të drejtë dhe ka urdhëruar RTSH-në t’i paguajë Pezës pagën për dy vite si dhe shpenzimet ligjore.

Ai nuk është i vetmi.

Rreth 150 persona u larguan nga RTSH-ja pas emërimit të Alfred Pezës ç(pa lidhje familjare me Ogert Pezën) si Drejtor i Përgjithshëm në vitin 2023.

Alfred Peza ishte një deputet i Partisë Socialiste në pushtet dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Mediat deri në shtator të vitit 2021; emërimi i tij ngjalli shqetësime për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik.

BIRN ka folur deri tani me gjashtë ish-punonjës që e kanë fituar çështjen gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna në gjykatat shqiptare, duke vënë në vështirësi financat e televizionit për shkak të vendimeve për dëmshpërblim që po shtohen.

Megjithatë, Alfred Peza, i cili u largua nga detyra në shtator të vitit të kaluar pa dhënë ndonjë arsye, nuk ka paguar asnjë çmim.

“Ish-Drejtori i Përgjithshëm dhe ish-anëtarët e Këshillit Drejtues nuk janë mbajtur ende përgjegjës për dëmin e madh që i është shkaktuar buxhetit të RTSH-së dhe për pasojë edhe buxhetit të shtetit”, tha Isa Myzyraj, kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

“Është detyrë e drejtuesve aktualë të institucionit që të referojnë në prokurori çdo provë të shkeljeve të kryera para se ata të merrnin detyrën”, tha Myzyraj për BIRN. Duke kërkuar një auditim shtetëror të transmetuesit, ai shtoi: “Nëse nuk ka përgjegjësi penale, atëherë çdo zyrtar i RTSH-së do të ndjekë aktivitete të paligjshme duke ditur se nuk do të ketë pasoja.”

Alfred Peza nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Borxhe dhe prishje të reputacionit

Më 9 korrik, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, u tha organizatave të medias se çështjet gjyqësore për pushimet e padrejta nga puna kanë kushtuar deri tani rreth 118 milionë lekë, ose 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit.

RTSH-ja tashmë është në borxhe të mëdha, në masën e rreth gjashtë milionë eurove, sipas nënkryetarit të Këshillit Drejtues, Petrit Beci.

Por Blerina Hamzallari, e cila u shkarkua gjatë drejtimit të Alfred Pezës dhe u rikthye pas dorëheqjes së tij, tha se nuk është vetëm çështje dëmi financiar.

“Shumë prej nesh u shkarkuam ndërkohë që ishim me leje pushimi ose kur kishim dorëzuar një raport mjekësor”, tha Hamzallari.

“Përveç dëmit financiar që është shkaktuar, pasi gjykatat po vendosin në favor të gazetarëve, ka edhe dëme të tjera në aspektin e imazhit, reputacionit dhe menaxhimit të brendshëm të institucionit”, tha ajo për BIRN.

“Ligji duhet të përshtatet dhe personat që e shkelin atë duhet të mbajnë përgjegjësi personale për dëmin financiar.”

Në prill, gazetarja Eni Vasili u zgjodh për të zëvendësuar Alfred Pezën si Drejtore e Përgjithshme.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga socialistët, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi.

BIRN kërkoi një intervistë me Vasilin, por nuk mori përgjigje.

Megjithatë, në të njëjtin takim me organizatat mediatike më 9 korrik, Vasili tha: “Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, me kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë, RTSH-ja duhet të rikthehet në rolin e tij historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj.”/ Reporter.al

The post RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza appeared first on Albeu.com.

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

By: M C
21 July 2025 at 23:03

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit i mbaron mandati tre vjeçar në krye të këtij institucioni.

“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho.

Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.

Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën.

Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.

Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK”. tha Lala.

The post Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra appeared first on Albeu.com.

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

By: M C
21 July 2025 at 22:34

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga detyra, pavarësisht rezultatit të pafavorshëm.

Zgjedhjet e zhvilluara të dielën u mbajtën në një klimë të shtuar pakënaqësie publike, të nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe tensionet në rritje në marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të procesit të votimit, kryeministri Ishiba pranoi se rezultati ishte “i ashpër” dhe “i rëndë”, por nënvizoi se qeveria e tij do të vijojë punën për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe avancimin e negociatave tregtare.

Koalicioni i përbërë nga Partia Liberale Demokratike (LDP) dhe partnerja e saj, Komeito, kishte nevojë për të paktën 50 mandate për të ruajtur shumicën në dhomën me 248 vende. Në fund të procesit zgjedhor, arriti të siguronte vetëm 47 vende.

Ndërkohë, Partia Demokratike Kushtetuese, opozita kryesore, fitoi 22 mandate, duke u renditur si forca e dytë më e madhe politike në këto zgjedhje.

Në këtë proces u votua për gjysmën e vendeve në Dhomën e Lartë, anëtarët e së cilës zgjidhen për mandate gjashtëvjeçare. Humbja e fundit për koalicionin qeverisës vjen pas një tjetër disfate të rëndësishme në vitin e kaluar, kur humbi kontrollin edhe në Dhomën e Ulët, gjë që pritet të ndikojë ndjeshëm në axhendën legjislative të qeverisë.

The post Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin appeared first on Albeu.com.

Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë!

By: M C
21 July 2025 at 22:05

Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për politikanët e lartë. Bushati tha se SPAK duhet të mbyllet nëse nuk heton Edi Ramën, ndërsa Mërtiri deklaroi se ka vend për kritika, por SPAK ka goditur politikanë nga të dy krahët politikë, madje tha se ka goditur më shumë te qeveria.

Debati:

Ergys Mërtiri: Për mua ndikon, edhe hetimi i Berishës në zgjedhje ka ndikuar, por ka ndikuar edhe hetimi i njerëzve të Ramës. Nuk mund të themi që SPAK ndikon kur heton Berishën, por nuk ndikon kur heton Veliajn. Ajo që ka provuar SPAK, është që kemi të bëjmë me dy palë hajdutë, të vjetërit dhe të rinjtë. Ky është mesazhi që ka nxjerrë publiku nga kjo. Kush ia ka fajin opozitës, që nuk reformohet dhe nuk largon ata persona që janë në hetim?

Andi Bushati: Jo nuk po flasim për opozitën, i ka të gjithë fajet opozita, por nuk po flasim për opozitën.

Ergys Mërtiri: Mos ta hetojë SPAK Berishën vetëm se është në krye të opozitës?

Andi Bushati: Në çdo studio, kur nuk ka argument thuhet “opozitë e poshtër”.

Ergys Mërtiri: Ne po themi që SPAK ka ndikuar në zgjedhje duke arrestuar. Nuk e mohoj që patjetër që hetimi që i bëhet kreut të opozitës ndikon në zgjedhje.

Andi Bushati: Shkatërroi parti me 100 e ca mijë vota. Ilir Metën, që parti personale është ajo.

Ergys Mërtiri: Unë nuk e quaj shkatërrim të opozitës që hetohet Meta.

Andi Bushati: Ikën ato vota.

Ergys Mërtiri: Të gjithë te Rama shkojnë këto? Ajo parti po vajti lideri në burg, këta pastaj shkojnë te Rama? Po ajo nuk qenka parti. Pra SPAK ka ndikuar që një klient i opozitës të ikë.

Andi Bushati: Po godite vetëm klientelistët e njërës palë, fiton ky klientelisti tjetër, kaq bën SPAK-u.

Ergys Mërtiri: Po godet më shumë klientelistët e palës në pushtet, ka futur me dhjetëra, qindra njerëz të Ramës në burg.

Andi Bushati: A e pe çfarë bëri Belinda Balluku në Fier? U dobësua pushteti? Rezultati i Fierit është korruptimi i opozitës dhe paaftësia e saj për t’u rinovuar, nuk është Belinda Balluku? Hajde hajdeeeee….. Mirë, po shkuam deri këtu…

Ergys Mërtiri: Jam dakord që mund të bësh kritika.

Andi Bushati: Unë nuk bëj kritika, se kritika është kur e respekton, unë them është mashë e Ramës, nuk e kritikoj, e denoncoj.

Ergys Mërtiri: Elementet që ti kap i merr si fakte të shitjes, ndërkohë unë po them që SPAK ka goditur të dy dhe më shumë qeverinë, por në kushtet kur qeveria dhe opozita janë të dyja të kompromentuara, fiton qeveria, sepse luhet mes dy palëve të korruptuara, pa moral dhe fiton ai që ësht ënë pushtet. SPAK nuk mundet ti lejojë vetes të mos e hetojë opozitën vetëm që ta lërë balancën nga krahu tjetër. Si do të hetohet Berisha, kur ai rri gjithë jetën në pushtet?

Andi Bushati: Kjo opozitë, e korruptuar, e parinovuar dhe me një fashist si Beleri fitoi zgjedhjet. Hyri SPAK, ia mori, bënë zgjedhje pas një viti e gjysëm dhe fitoi Rama. Këto janë zgjedhjet në Shqipëri.

***

Andi Bushati: Është skandal inceneratori? SPAK mund ta merrte Ramën një herë në pyetje? Gjënë më të thjeshtë.

Ergys Mërtiri: Supozojmë se SPAK ka frikë ta marrë.

Andi Bushati: Mbyllet! Mbyllet! Sepse ai është kryehajduti, po nuk kape kryebanditin, të mbyllet!

Ergys Mërtiri: Ti thua po nuk godite Ramën, je i shitur te Rama? Ç’është kjo? A ke shkallë të mesme ti nga e bardha te e zeza?

Andi Bushati: E di që jetojmë në një shoqëri që ësht tabu të mendosh se mund të merret Rama nën hetim. Për nderin e tij, thjesht ta merrte njehëre në pyetje, atë që i kërkon Albin Kurti, të mos e thërrasin në SPAK, t’i shkojnë në zyrë, ta respektojnë, por ta pyesin.

Ergys Mërtiri: Mendoj se mund të ketë edhe përshkallëzim, mund të shkojnë te Rama, por supozojmë se kanë frikë.

Andi Bushati: Janë minj bodrumesh pra.

Ergys Mërtiri: Ti thua ose je hero, ose mi bodrumesh, nuk ka asgjë midis heroit dhe frikacakut.

Andi Bushati: Bëj detyrën, ti si gazetar, po pate frikë të kritikosh Ramën, unë prap mi bodrumesh do të them, sepse njeriu kur del të bëjë një punë…

Ergys Mërtiri: Nuk është kështu, ai ka patur kurajon që shokët e Ramës, njerëzit e Ramës, projektet e Ramës, i ka çuar në burg.

Andi Bushati: Ahmetajn që i dha urdhër Rama.

The post Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 July 2025Main stream

Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl/ Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë

By: M C
21 July 2025 at 21:41

Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Sipas mediave ndërkombëtare, Dua Lipa është një nga kandidatet kryesore për të qenë pjesë e asaj që cilësohet si një nga shfaqjet më të mëdha e rëndësishme muzikore në botë, ku kanë kënduar ikonat më të mëdha të muzikës.

Sipas “BILD”, bëhet fjalë për një treshe këngëtaresh që mund të këndojnë së bashku në shfaqjen e SuperBowl 60 që zhvillohet më 8 shkurt 2026 në “Levi’s Stadium”, në Santa Klara, Kaliforni. Përkrah 28-vjeçares Dua Lipa, pritet të jenë edhe Sabrina Karpenter dhe Çapëll Roan.


Prej javësh ka pasur bisedime të vazhdueshme, me këtë treshe që shihet si një zgjidhje e mundshme për shfaqjen e këtij edicioni. Treshja është favorite, por kompania “Roc Nation” që është përgjegjëse bashkë me sponsorin “Apple Music” për shfaqjen ikonike në pushimin e ndeshjes, po bisedon edhe me artistë të tjerë.

Për Dua Lipën, kjo do të ishte shfaqja e dytë e madhe sportivë në të cilën merr pjesë, pas asaj të finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2018. Por shfaqja në pushimin e SuperBowl, është në një nivel komplet tjetër dhe për shumë artistë cilësohet ndër kulmet e karrierës së tyre muzikore.

The post Një shqiptare në spektaklin e SuperBowl/ Dua Lipa bëhet kandidate për një nga shfaqjet më të mëdha në botë appeared first on Albeu.com.

Vala e shkarkimeve vjen edhe në Tiranë/ Rama shkarkon Ristanin dhe kupolën drejtuese të bashkisë

By: M C
21 July 2025 at 21:21

Anuela Ristani dhe dy nënkryetarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës priten t’i nënshtrohen “aksionit” të dorëheqjeve të iniciuar nga Edi Rama.

Sipas VNA-së Edi Rama ka përgatitur terrenin në mbledhjen me drejtuesit lokalë dhe deputetët e Tiranës për dorëheqjet dhe zëvendësuesit.

Me gjasë kjo lëvizje pritet të përcaktojë dhe datën e afërt të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj në qeli është personi i vetëm që mund të nënshkruajë dorëheqjet dhe emërimet e reja. Por shefi i madh nuk do që ky proces të kalojë kurrsesi nga kryetari i Bashkisë në detyrë.

Tashmë që ka marrë komandën e drejtimit të Tiranës dhe të gjithë bashkive të vendit, Edi Rama nuk do të ketë më vartës të fuqishëm si Veliaj.

The post Vala e shkarkimeve vjen edhe në Tiranë/ Rama shkarkon Ristanin dhe kupolën drejtuese të bashkisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Skandal në mes të Tiranës. Bregu SHA le qytetarët pa gjumë çdo natë, policia mbyll sytë dhe veshët

By: M C
21 July 2025 at 20:58

Një skandal i vërtetë ndodh çdo natë në mes të Tiranës, më saktë në zonën e 9 katsheve.

Kompania Bregu SHA po ndërton një pallat 27 katësh dhe punimet zgjasin çdo natë deri në orët e para të mëngjesit, duke shpërfillur orarin e lejimit për punë dhe duke lënë qytetarët për rreth pa gjumë pasi kampionat nuk kanë të ndalur.

Videot e mëposhtëme janë zhvilluar ditën e sotme pas orës 12 e 30 të darkës. Pavarësisht se banorët e zonës për rreth janë anukuar disa herë si tek kompania, po ashtu edhe tek policia askush nuk e ka parandaluar këtë që po ndodh.

The post VIDEO/ Skandal në mes të Tiranës. Bregu SHA le qytetarët pa gjumë çdo natë, policia mbyll sytë dhe veshët appeared first on Albeu.com.

❌
❌