Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Ekzekutohet shqiptari, pistë pazaret e drogës

By: redi
18 August 2025 at 22:00

Një shqiptar u gjet i vdekur në zonën e Agios Panteleimonas të hënën në mbrëmje, pasi është plagosur me armë zjarri. Trupi i viktimës u gjet në rrugën Michael Voda, ndërsa sipas mediave greke thuhet se shqiptari është rreth të 35-ave. Një kavanoz qelqi u gjet pranë të vdekurit, ndërsa autoritetet vlerësojnë se vdekja e tij kishte të bënte me një rast droge.

Source

Palestina për herë të parë në Miss Universe, Nadine Ayoub: Unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtë

By: redi
18 August 2025 at 21:50

Nadine Ayoub po krijon histori, pasi është gruaja e parë që përfaqëson Palestinën në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe. Organizata e Miss Universe (MUO) konfirmoi për CNN se Ayoub do të marrë pjesë në edicionin e vitit 2025, i cili do të mbahet më 21 nëntor në Bangkok, Tajlandë. “Organizata e Miss Universe mirëpret me krenari delegatë nga e gjithë bota, duke festuar diversitetin…

Source

FOTO/ Trump pret Zelenskyn me hartën e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia

By: redi
18 August 2025 at 21:39

Në takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan Donald Trump tha se u diskutuan edhe territoret. Kjo tregohet nga një foto e publikuar në media, ku brenda zyrës ovale ishte edhe kjo hartë, ku me ngjyrën rozë shfaqen 5 rajone të pushtuara nga Rusia në Ukrainën Juglindore.

Source

Trump me liderët e Europës, diskutohen garancitë e sigurisë dhe shkëmbimi i territorit: Zelensky dhe Putin do të arrijnë diçka

By: redi
18 August 2025 at 21:25

-Rubrikë speciale- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në tryezën e përbashkët me udhëheqësit evropianë së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Trump shpjegoi objektivat e bisedimeve të tij me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata do të diskutonin kush do të bëjë çfarë si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe…

Source

Sekretari i NATO-s, Rutte: Nëse i luajmë kartat tona, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës

By: redi
18 August 2025 at 21:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në takimin që presidenti Trump po zhvillon me liderët e Europës në Shtëpinë e Bardhë, tha se duhet që të ndalohet shkatërrimi i Ukrainës. “Nëse i luajmë kartat tona siç duhet, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës”, tha ai.

Source

💾

Zelensky para liderëve të Europës: Pata një bisedë të mirë me Trump. Siguria e Ukrainës varet nga SHBA dhe Europa

By: redi
18 August 2025 at 21:10

Në tryezën me liderët e Europës, presidenti i Ukrainës, Zelensky ndau detaje nga biseda që zhvilloi më parë në takimin kokë më kokë me presidentin e Amerikës, Donald Trump. “Ne të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë, së bashku me përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët…

Source

LIVE/ Trump në takim me liderët e Europës për paqen në Ukrainë

By: redi
18 August 2025 at 20:58

Pas takimit kokë më kokë me holomogun që udhëtoi nga Ukraina, presidenti i Amerikës, Donald Trump po zhvillon takimin me liderët e Europës që ndodhen në Shtëpinë e Bardhë. Aty pritësi, Trump po ndan detaje nga Samiti me Putin në Alaska, dhe për rrugën për të sjellë paqe në Ukrainë. Trump dhe Zelensky realizuan foton familje me liderët e BE. Takimi po zhvillohet me udhëheqësit e Britanisë…

Source

Zelensky me kostum të zi (por pa kravatë), një gjest pajtimi me Trump?

By: redi
18 August 2025 at 20:51

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndryshoi veshjen e tij me shpresën se do të ndryshojë edhe qëndrimi i Donald Trump ndaj tij dhe mbi të gjitha, rezultati i samitit në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky u paraqit në selinë presidenciale i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të zezë (por pa kravatë). Ai la mënjanë uniformën ushtarake që e ka karakterizuar që prej fillimit të agresionit rus në…

Source

55-vjeçari humb jetën sapo mbush dhëmballën

By: redi
18 August 2025 at 20:37

Një vizitë në klinikën dentare, i mori jetën një 55-vjeçari në qytetin e Bilishtit. Ai ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë. Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.

Source

CNN: Mos e nënvlerësoni ndikimin e një zonje të parë në bisedimet për Ukrainën

By: redi
18 August 2025 at 20:33

Nga Jeff Zeleny, CNN-së Mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë ndikuese të një zonje të parë. Duke pasur parasysh këtë, takimi në Zyrën Ovale midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky u zhvillua qartësisht në një nivel shumë më kolegjial, dhe presidencial sot, pasi udhëheqësi ukrainas i paraqiti Trump një letër nga gruaja e tij për t’ia dhënë Melania Trump. Ishte një gjest, por ndoshta një gjest…

Source

Takimi Trump-Zelensky, presidenti amerikan: Do ta telefonoj Putinin, po pret një telefonatë nga unë

By: redi
18 August 2025 at 20:24

“Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelensky-n, po pret një telefonatë nga unë”,-tha presidenti amerikan Donald Trump, nga Zyra Ovale ku zhvilloi një takim përballë gazetarëve me holomogun nga Ukraina. Nga ana tjetër, Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Trump nuk shpjegoi nëse përfshirja e SHBA-së do të përfshijë…

Source

Trump: Evropa është vija e parë e mbrojtjes. Amerika do të garantojë sigurinë në Ukrainë

By: redi
18 August 2025 at 20:14

Presidenti i Amerikës, Donald Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. “Do t’ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot”,-tha Trump në takimin që zhvilloi me holomogun nga Ukraina, Zelensky përballë gazetarëve. Hapja e tij për të lejuar trupat amerikane në terren në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim të…

Source

Nuk është pikturë, Rama poston foton e perëndimit magjik nga Gjinari

By: redi
18 August 2025 at 19:54

Nuk është pikturë, por një copëz nga fshati turistik i Gjinarit, fotoja që ka publikuar kryeministri Edi Rama. I ndodhur 22 km larg Elbasanit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion për vizitorët vendas por edhe të huaj. Rama ka postuar këtë foto të perëndimit nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.

Source

Trump flet për takim trepalësh me Putinin. Zelensky: Jemi gati, kam një letër nga gruaja ime

By: redi
18 August 2025 at 19:30

Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin pritës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, përballë gazetarëve tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”,-tha Trump. Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë lëshimin e territorit. Udhëheqësi ukrainas thotë se “ne duhet ta ndalojmë luftën…

Source

Liderët në tryezën e paqes, presidenti Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë dhe tregon qëllimin kryesor

By: redi
18 August 2025 at 19:25

Liderët e Europës janë në tryezën e paqes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qëllimi është paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për vendin e tij dhe të gjithë Evropën. Pak para takimit me presidentin Trump, ai shkruan në X se SHBA-ja, Evropa dhe të tjerët duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë. Sipas tij askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin…

Source

Ministri Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

By: redi
18 August 2025 at 18:56

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të…

Source

LIVE/ Sekretari i NATO-s, Mark Rutte mbërrin i pari në Shtëpinë e Bardhë

By: redi
18 August 2025 at 18:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për samitin me Trumpin, Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë. Ai u pasua nga Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Starmer dhe nga kryeministrja e Italisë, Meloni.

Source

Macron mbërrin në Washington, në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për Ukrainën

By: redi
18 August 2025 at 18:22

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Më herët ishte kryeministri britanik Keir Starmer që mbërriti në Washington për takime me Trump, Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së. …

Source

Shqiptarët ”dominojnë” kampionatin italian, më shumë se çdo kombëtare tjetër e huaj

By: redi
18 August 2025 at 18:14

Shqipëria është e njohur për sukses ndërkombëtar dhe tashmë kuqezinjtë kryeson listën e vendeve të huaja me më shumë futbollistë të pranishëm në Serie B këtë sezon. Sipas “Transfermarkt”, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Itali aktivizohen 12 lojtarë shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në krye të klasifikimit. Në vendin e dytë ndodhet Argjentina me 9 futbollistë…

Source

❌
❌