Në episodin e fundit të “The Dalina Show”, Vesa Luma zgjodhi të flasë hapur për zërat që qarkulluan kohët e fundit mbi martesën e saj me Big Bastën. Për herë të parë, ajo pranoi se pas spekulimeve kishte diçka të vërtetë. Vesa ndau detaje të rralla nga e kaluara e saj, duke shpjeguar se sfidat personale që ka kaluar që në fëmijëri kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo përballon vështirësitë në një marrëdhënie.
Një nga momentet që ndikoi në tensionet mes çiftit ishte pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”. Vesa pranoi se kishte dyshime dhe shqetësime për këtë vendim. Lidhur me zërat e ndarjes, Vesa tha se ka pasur sfida dhe mosmarrëveshje, por asnjëherë ndarje.
Deklarata e saj:
“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re. Duke u lidhur shumë me nënën dhe me motrat dhe duke pasur frikë që një familje vjen që në një moment gjithçka mund të shpërbehet, kjo më ka dhënë forcën që mos të them fjalën e fundit të parën. Edhe unë edhe Geri [Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.
Në rastin e Fermës ka diçka të vërtetë sepse unë realisht nuk kam menduar në ndonjë moment që Geri të jetë në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij shumë të qetë. Dhe formate të tilla nuk kanë qenë asnjëherë për natyra të tilla, sipas meje. Unë kisha frikë nga mënyra se si do ta perceptonin njerëzit ose thosha ‘ja ndenje 5-6 javë dhe dole? Ç’kuptim kishte?’ Kisha dhe frikë se ai mos përballej me një dëshpërim tjetër që mund të sillte ndonjë vendim të nxituar.
Sado që kemi profesione të njëjta, asnjëherë s’kemi marrë vendime njëri për tjetrin, vetëm mbështesim njëri-tjetrin dhe në momentin që thashë ‘po të mbështes’, thashë ‘do të të mbështes 100%’, kur u pajtova.
Dhe unë besoj që mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë te dikush, kjo ka qenë arsyeja pse unë realisht e kam pasur të vështirë të pranoj të hynte Geri brenda në reality show. Kjo ka qenë mbase arsyeja, ndoshta njerëzit, fjala-fjalën dhe ka ardhur aty ku ka ardhur. Pastaj, i kanë edhe çikë qejf njerëzit këto gjëra, në momentin që del një lajm ‘u nda Vesa me bashkëshortin’, fillojnë dhe vazhdojnë radhazi ato dhe nuk ndalojnë më dhe çfarëdo që ti thua më pas, thjesht është e kotë.
Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.
Dhe unë kisha shumë dëshirë që publiku ta kuptonte vërtet se çfarë personi, artisti dhe njeriu është Geri dhe prandaj nuk kam reaguar sepse doja njerëzit të shihnin atë. Kjo pastaj u keqkuptua.
Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë.”
The post Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë: Mosmarrëveshje ka pasur appeared first on iconstyle.al.