Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

Kompania indiane Tata Motors do të blejë Iveco-n italiane për 4.4 miliardë dollarë

4 August 2025 at 15:37

Kompania indiane Tata Motors ka njoftuar planet për të blerë grupin italian Iveco për 3.8 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë), me synimin për të krijuar një “kampion global” në sektorin e automjeteve tregtare.

Marrëveshja përjashton divizionin e mbrojtjes së Ivecos, i cili do të shitet veçmas kompanisë italiane të mbrojtjes dhe aeronautikës, Leonardo, për 1.7 miliardë euro.

Kompania e bashkuar pritet të shesë rreth 540,000 automjete në vit dhe të arkëtojë të ardhura totale prej 22 miliardë eurosh, ku rreth gjysma e shitjeve pritet të vijë nga Europa, 35% nga India dhe 15% nga Amerika.

Tata dhe Iveco, të cilat gjithashtu prodhojnë motorë dhe autobusë, thanë në një deklaratë të përbashkët se nuk ka mbivendosje në aktivitetet dhe zonat gjeografike të tyre, duke krijuar kështu një entitet më të fortë dhe më të diversifikuar që do të përdorë një vizion strategjik të përbashkët për rritje afatgjatë.

Mbyllja e marrëveshjes pritet në tremujorin e parë të vitit 2026, duke forcuar praninë e Tata në Evropë, ku Jaguar Land Rover është tashmë një filial i saj në pronësi të plotë.

Kryetarja e Iveco-s, Suzanne Heywood, tha se perspektivat e reja janë shumë pozitive për sigurinë e vendeve të punës dhe për prani industriale të grupit Iveco në tërësi. /Telegrafi/

The post Kompania indiane Tata Motors do të blejë Iveco-n italiane për 4.4 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

Një nga makinat më të shitura të Ford-it pati “një goditje” në korrik

4 August 2025 at 13:13

Ford Bronco Sport ka pasur një vit të mirë deri më tani, me një rritje prej 13.9% dhe 83,376 njësi të shitura deri në korrik 2025.

Megjithatë, muaji korrik solli një kthesë negative, me vetëm 10,938 njësi të shitura – një rënie prej 18.7% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Kjo është rënia më e madhe mujore për çdo model aktiv të Ford-it.

Ndërkohë, modelet e tjera si Bronco i madh, Explorer dhe Expedition shënuan rritje të forta gjatë muajit.

Bronco u rrit me 55%, duke arritur në 13,798 shitje vetëm në korrik.

Rënia e Bronco Sport mbetet e pazakontë në një muaj ku pjesa tjetër e linjës Ford pati sukses. /Telegrafi/

The post Një nga makinat më të shitura të Ford-it pati “një goditje” në korrik appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Transmisione automatike – a duhet të shtypet freni i dorës përpara se të fiket vetura?

3 August 2025 at 21:30

Shoferët e veturave me ndërrues automatik zakonisht e vendosin levën në pozicionin P (Park) dhe më pas e fikin makinën kur ndalojnë së vozituri.

Por a mjafton kjo?
Jo – veçanërisht nëse jeni në një zbritje apo ngjitje, duhet të aktivizoni edhe frenën e dorës.

Pozicioni P bllokon mekanikisht transmisionin përmes një kunji që futet në një ingranazh të brendshëm, duke e mbajtur makinën në vend përmes rrotave lëvizëse. Megjithatë, kjo mund të dështojë nën ngarkesa të mëdha, siç është rasti kur makina është e parkuar në një zbritje të pjerrët.

Nëse ndodheni në një zbritje, mbani këmbën mbi frenën e këmbës, kaloni levën në pozicionin N (Neutral) dhe tërhiqni frenën e dorës.

Në automjetet me frenë parkimi elektrike, zakonisht dëgjohet një zhurmë kur ajo shtrëngohet. Pastaj lëshoni frenën e këmbës dhe shtypeni sërish – në këtë mënyrë, e gjithë pesha e makinës qëndron mbi frenën e dorës. Vetëm pas kësaj kaloni levën në pozicionin P dhe fikeni makinën.

Në çdo rast, pavarësisht nga konfigurimi i vendparkimit, tërhiqni gjithmonë frenën e dorës. Nuk ju kushton asgjë… /Telegrafi/

The post Transmisione automatike – a duhet të shtypet freni i dorës përpara se të fiket vetura? appeared first on Telegrafi.

Porsche 911 Turbo S e re debuton këtë vit, do të jetë hibride

1 August 2025 at 21:58

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Porsche prezantoi variantet e para të 911 të gjeneratës 992.2, por linja e modeleve është ende larg të qenit e plotë.

Pas lansimit të modeleve të rifreskuara GTS, Carrera, Targa dhe GT3, modeli i ardhshëm pritet të dalë në muajt në vijim.

Drejtori ekzekutiv Oliver Blume njoftoi gjatë takimit për të ardhurat e gjysmës së parë të vitit se Turbo S do të dalë në treg më vonë këtë vit.

Ka të ngjarë të vijë edhe një model jo-S.

Shefi i Porsche përsëriti gjithashtu se Turbo S do të ketë një konfigurim hibrid.

Kalimi në model hibrid ka të ngjarë të thotë se Turbo S i ri do të ofrojë më shumë fuqi. /Telegrafi/

The post Porsche 911 Turbo S e re debuton këtë vit, do të jetë hibride appeared first on Telegrafi.

Brabus prezanton “bishën” e re që kushton 400 mijë euro

31 July 2025 at 21:30

Brabus, kompania e njohur gjermane për modifikimet luksoze dhe performancën ekstreme të veturave Mercedes, ka zbuluar modelin më të fuqishëm në historinë e saj – një coupe katër-dyersh hibrid që bashkon luksin, teknologjinë dhe fuqinë brutale.

I bazuar në Mercedes-AMG GT 63 S E-Performance, modeli i ri vjen me motor të dyfishtë: një V8 4.0-litërsh i zgjeruar në 4.5 litra dhe një motor elektrik prej 204 kuaj/fuqi.

Fuqia totale e makinës arrin në rreth 1000 kuaj fuqi dhe momenti rrotullues arrin 1820 Nm – megjithatë, për shkak të kufizimeve teknike, transmisioni automatik me 9 marshe është i limituar në 1620 Nm.

Pavarësisht statusit si hibrid plug-in, autonomia elektrike është relativisht modeste – vetëm 12 kilometra, falë baterisë prej 6.1 kWh.

Brabus ka njoftuar se modeli do të prodhohet në vetëm 25 njësi, me një çmim fillestar prej 450 mijë euro.

Ky është një model i dizajnuar për koleksionistët dhe entuziastët më të pasionuar të veturave luksoze dhe të fuqishme.

Në krahasim me modelin standard AMG, emetimet e CO₂ janë më të larta – 218 g/km, krahasuar me 180 g/km të versionit bazë.

Performancë e jashtëzakonshme:

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h realizohet për vetëm 2.6 sekonda

0 në 200 km/h për 9.7 sekonda

0 në 300 km/h për 23.9 sekonda

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 316 km/h /Telegrafi/

The post Brabus prezanton “bishën” e re që kushton 400 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Helsinki bën histori – asnjë vdekje në rrugë për një vit të tërë

30 July 2025 at 23:43

Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki ka hyrë në histori si një nga qytetet më të sigurta në Evropë, duke përfunduar për herë të parë që nga viti 1960 një vit të tërë pa asnjë viktimë nga aksidentet rrugore.

Autoritetet lokale kanë vlerësuar këtë sukses si rezultat i drejtpërdrejtë i masave të rrepta për uljen e shpejtësisë, ndërtimit të infrastrukturës së sigurt për këmbësorët dhe çiklistet, si dhe politikave të qëndrueshme për reduktimin e trafikut në zonat urbane.

Në Helsinki, kufiri i shpejtësisë është reduktuar në 30 km/h në shumicën e rrugëve ku banojnë njerëzit dhe në qendër të qytetit, ndërsa janë vendosur edhe pengesa fizike për ngadalësimin e veturave.

Krahas kësaj, rrugët janë dizajnuar në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve, raportojnë mediat.

E njëjta prirje pozitive është vërejtur edhe në Oslo, Norvegji, ku gjithashtu nuk u regjistrua asnjë viktimë këmbësore apo çikliste gjatë vitit të kaluar.

Të dy qytetet ndjekin filozofinë “Vision Zero” – një strategji ndërkombëtare për eliminimin e vdekjeve dhe lëndimeve serioze në trafik.

Ekspertët thonë se ky sukses është dëshmi se trafiku urban mund të bëhet më i sigurt për të gjithë, kur politika, urbanizmi dhe përgjegjësia qytetare ndërthuren me vizion të qartë. /Telegrafi/

The post Helsinki bën histori – asnjë vdekje në rrugë për një vit të tërë appeared first on Telegrafi.

Si ta dalloni kur është koha për ta zëvendësuar filtrin e kabinës së veturës?

29 July 2025 at 21:30

Nëse e ndjekim qarkullimin e ajrit në veturë, një degë shkon drejt motorit dhe cilësinë e tij e kontrollon filtri i ajrit, ndërsa dega tjetër shkon drejt kabinës dhe cilësinë e saj e mbikëqyr filtri i kabinës.

Filtri i kabinës përbëhet nga letër dhe pambuk, dhe mund të përmbajë edhe qymyr aktiv (në versionet më të shtrenjta). Funksioni i tij është të parandalojë hyrjen e papastërtive më të imëta në kabinë – deri në 0.1 mikron – dhe kështu të ndalojë që shoferi dhe pasagjerët të thithin ndotës të rrezikshëm nga trafiku dhe mjedisi.

Filtri zakonisht ndodhet pas kutisë së pasagjerit ose nën xhamin e përparmë, dhe mund ta zëvendësoni edhe vetë.

Duhet të ndërrohet çdo 25 mijë deri 50 mijë kilometra. Ndërrimet duhet të jenë më të shpeshta nëse kryesisht vozitni në kushte të trafikut të dendur në qytet, madje përmenden edhe ndërrime dy herë në vit, para pranverës dhe dimrit.

Si mund ta ndikoni vetë në funksionalitetin e tij?

Nëse ndizni shpesh cigare në makinë, llogarisni që do t’i ulni efikasitetin, sepse në rrjetën e filtrit ngjiten depozita yndyrore të tymit.

Koha për ta zëvendësuar filtrin është nëse ndjeni erëra nga jashtë edhe kur keni aktivizuar opsionin e recirkulimit të ajrit në klimatizim, nëse ndjeni erëra të pakëndshme që nuk lidhen me erërat nga jashtë, nëse hyn tym në kabinë, nëse rrjedhja e ajrit është ngadalësuar, apo nëse ventilatori i sistemit të ajrit punon më shumë dhe nuk ka efekt.

Të gjitha këto janë arsye për të shkuar tek servisi dhe për të zëvendësuar filtrin. Kostoja financiare do të jetë e vogël, por përfitimi (shëndetësor) do të jetë shumë më i madh. /Telegrafi/

The post Si ta dalloni kur është koha për ta zëvendësuar filtrin e kabinës së veturës? appeared first on Telegrafi.

Audi me fitime 37.5% më të ulëta, ndikim nga tarifat dhe Kina

28 July 2025 at 21:26

Kompania gjermane e veturave Audi raportoi një rënie prej 37.5% të fitimeve në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 1.3 miliard euro.

Shkaktarët kryesorë të kësaj rënieje janë tarifat e reja amerikane, kostot e ristrukturimit dhe shitjet e dobëta në tregun kinez.

Madje, siç bëhet e ditur, vetëm tarifat e reja i kanë kushtuar Audi-t rreth 600 milionë euro.

Për më tepër, kompania ka bërë parashikime më të ulëta për të ardhurat vjetore, duke i reduktuar ato me 2.5 miliardë euro.

Audi po përballet edhe me sfida të mëdha në Kinë, veçanërisht në tregun e makinave elektrike.

Megjithatë, drejtuesit e saj thonë se marrëveshja e fundit tregtare BE-SHBA mund të sjellë stabilitet në të ardhmen. /Telegrafi/

The post Audi me fitime 37.5% më të ulëta, ndikim nga tarifat dhe Kina appeared first on Telegrafi.

SHBA-të dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje që mund të ndikojë edhe në industrinë e automobilave

28 July 2025 at 17:43

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re tregtare që ul tarifat për automjetet evropiane nga 27.5% në 15%.

Kjo do të ndihmojë industrinë automobilistike të të dyja palëve duke lehtësuar tregtinë dhe ulur kostot për prodhuesit dhe konsumatorët.

Marrëveshja gjithashtu përfshin uljen e barrierave jo-tarifore për makinat dhe disa produkte bujqësore.

Megjithatë, tarifat e larta për çelikun dhe aluminin mbeten në fuqi, me mundësi diskutimi për ndryshime në të ardhmen.

BE-ja do të blejë mallra dhe shërbime amerikane në vlerë miliarda dollarë, duke përfshirë edhe teknologji dhe energji.

Kjo marrëveshje shihet si një hap i madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve tregtare transatlantike. /Telegrafi/

The post SHBA-të dhe BE-ja arrijnë një marrëveshje që mund të ndikojë edhe në industrinë e automobilave appeared first on Telegrafi.

Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta

22 July 2025 at 21:30

Ka shumë paralajmërime për përdorimin e kondicionerëve, por ky është padyshim një nga më seriozët – dhe është i mbështetur nga kërkime shkencore.

“Në veturën tuaj ka një buton që mund t’ju vrasë për vetëm 2-3 orë nëse e shtypni,” paralajmëron mjekja Christabel Akinola në Instagram.

Butoni për të cilin bëhet fjalë është ai për qarkullimin e brendshëm të ajrit. Pra, ai përdor të njëjtin ajër brenda në veturë në vend që të sjellë ajër të freskët nga jashtë. Ky funksion ndihmon që klima të ftohë më shpejt automjetin dhe gjithashtu mund të parandalojë hyrjen e gazrave të dëmshëm nga jashtë. Por nëse kjo funksion mbetet aktive për shumë gjatë, mund të bëhet e rrezikshme.

Në një postim, mjekja tregon historinë e një familjeje me pesë anëtarë që për pak sa nuk humbën jetën. Ata kishin përgatitur makinën për një udhëtim, por nuk e kishin vënë re që një nga fëmijët ishte luajtur me komandat e kondicionerit dhe kishte shtypur aksidentalisht butonin para nisjes.

“Gjatë rrugës, babai vuri re se të gjithë të tjerët po flinin, dhe pak më vonë humbi ndjenjat edhe vetë, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal. E gjithë kjo ndodhi sepse fëmija kishte shtypur atë buton,” shkruan Akinola.

Kur qarkullimi i brendshëm i ajrit është aktiv për një kohë të gjatë, dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes fillon të grumbullohet në veturë. Kjo çon në ulje të nivelit të oksigjenit, lodhje të shtuar dhe ngadalësim të reagimeve. Sa më shumë persona të jenë në makinë, aq më i lartë është rreziku. Simptomat mund të shfaqen pa paralajmërim.

Një studim i publikuar në revistën Environmental Science and Pollution Research tregon se funksioni i qarkullimit të brendshëm nuk duhet të qëndrojë i aktivizuar më shumë se 20 minuta, sidomos nëse jeni duke udhëtuar me disa persona në veturë – pasi niveli i CO₂ rritet shumë shpejt.

Shumë vetura moderne kanë sisteme automatike që detektojnë cilësinë e ajrit dhe e rregullojnë qarkullimin vetë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse dritaret fillojnë të mjegullohen ose ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye, atëherë është momenti të kontrolloni cilin buton keni të aktivizuar. /Telegrafi/

The post Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta appeared first on Telegrafi.

Ja si duket një udhëtim me Robotaxi

21 July 2025 at 09:43

Në rrjetin social X, u shfaqën pamje të Robotaxit të Teslas në Teksas.

Sipas disa videove të ndara, një Robotaxi pa shofer mund të shihet duke transportuar pasagjerë dhe duke ndaluar në mënyrë që këmbësorët të kalojnë në një vendkalim.

Tesla njoftoi së fundmi se ka zgjeruar shërbimin e saj Robotaxi në zonë dhe se shërbimi mund të zgjerohet së shpejti në Zonën e Gjirit të San Franciskos.

“Më i fortë, më i mirë, më i shpejtë”, shkruhej në faqen zyrtare në X të Robotaxi. /Telegrafi/

Robotaxi cutting in front of a Waymo lol pic.twitter.com/I3ycmJmA71

— Owen Sparks (@OwenSparks_) July 20, 2025

Watch @Robotaxi in downtown Austin on a Saturday night, just outside Joe Rogan’s Comedy Mothership.

Handled crossing pedestrians with ease pic.twitter.com/bchPsFJdQH

— Owen Sparks (@OwenSparks_) July 20, 2025

The post Ja si duket një udhëtim me Robotaxi appeared first on Telegrafi.

Telashet nuk kanë të ndaluar për Tesla, një tjetër person kyç largohet pas 15 vitesh punë në kompaninë e miliarderit Musk

20 July 2025 at 23:36

Lajmet e këqija për Teslën vazhdojnë. Kompania, në një kohë kur po përballet me rënie të shitjeve dhe konkurrencë gjithnjë e më të ashpër, ka lënë një tjetër person kyç.

Troy Jones, ish-drejtuesi i shitjeve për Amerikën e Veriut, është larguar pas 15 vitesh, gjatë të cilave ai dëshmoi rritjen meteorike të Model S, lansimin e Model 3 dhe popullaritetin shpërthyes të Model Y, transmeton Telegrafi.

Largimi i Jones vjen në një kohë të paqëndrueshmërisë në rritje për Teslën, e cila ka luftuar me rënien e shitjeve, presionin konkurrues dhe pasigurinë strategjike për një vit.

Që nga mesi i vitit 2024, kompania ka regjistruar një rënie të dërgesave mujore në tregjet kryesore, dhe në prill njoftoi shkurtimin e më shumë se 10% të fuqisë punëtore globale.

Ishte një shenjë e qartë se Tesla po përgatitej për kohë të vështira. Tani, ndërsa tregu mbetet i paqëndrueshëm, largimi i një menaxheri të rangut të lartë si Jones sjell një dozë të re pasigurie.

Roli i tij, i cili përfshinte mbikëqyrjen e shitjeve, shërbimit dhe dërgesave në të gjithë Amerikën e Veriut, ishte thelbësor për operacionet e përditshme të kompanisë në rajonin e saj më të rëndësishëm.

Problemet me të cilat përballet Tesla nuk janë vetëm të brendshme. Pasi për një kohë të shkurtër ishte automjeti më i shitur në botë, Tesla Model Y ka mbetur pas Toyota RAV4, e cila mori me vështirësi kurorën globale në vitin 2024.

Ndërsa kjo mund të duket si një goditje e vogël, ajo vetëm sa konfirmon atë që po bëhet gjithnjë e më e qartë: Oferta dikur revolucionare dhe e pakrahasueshme e Teslës tani ndihet e vjetëruar krahasuar me konkurrentët më të rinj, më të lirë dhe shpesh më praktikë.

E gjithë kjo vjen ndërsa kompania gjithashtu përballet me ndryshimin e perceptimit publik. Rënia e shitjeve nga tremujori në tremujor tregon një trend më afatgjatë, jo vetëm vështirësi të përkohshme.

Dominimi dikur i fortë i tregut të automjeteve elektrike po zbehet, pasi gjigantët tradicionalë të automobilave dhe startup-et agresive kineze ofrojnë alternativa gjithnjë e më konkurruese.

Largimi i Troy Jones nuk është një incident i izoluar. Ai i bashkohet një sërë drejtuesish të tjerë që janë larguar nga kompania në muajt e fundit, përfshirë Omead Afshar, i cili mbikëqyri Texas Gigafactory, dhe Milan Kovac, kreu i zhvillimit të robotit humanoid Optimus.

Ka gjithashtu thashetheme se kreu i burimeve njerëzore, Jenna Ferrua, u largua në heshtje nga kompania gjatë verës. /Telegrafi/

 

The post Telashet nuk kanë të ndaluar për Tesla, një tjetër person kyç largohet pas 15 vitesh punë në kompaninë e miliarderit Musk appeared first on Telegrafi.

Harroni gërvishtjet, këto fellne “riparohen” vetë dhe duken gjithmonë si të reja

20 July 2025 at 20:45

Një kompani ka projektuar një zgjidhje që e bën të lehtë heqjen e gërvishtjeve nga fellnet tuaja.

Zhurma bezdisëse e gërvishtjes që dëgjoni kur parkoni makinën tuaj në trotuar është ndoshta arsyeja, pse nuk doni të dilni nga automjeti juaj për një kohë.

Kompania amerikane Unplugged Performance ka prezantuar fellnet e para prej aliazhi që gjithmonë mund të duken si të reja me përpjekje dhe shpenzime minimale. Të paktën kjo është ajo që pretendojnë ata.

Këto fellne janë etiketuar “Road Warrior” dhe janë bërë prej alumini. Një nga karakteristikat më interesante është unaza e jashtme që është projektuar për të thithur ndikimet më të këqija nga trotuaret dhe gropat në rrugë.

Kjo unazë është e zëvendësueshme dhe mund të hiqet dhe zëvendësohet pa pasur nevojë të hiqni asgjë tjetër nga fellnet, transmeton Telegrafi.

Kompania gjithashtu ofron “Road Warrior” me një garanci të përjetshme, kështu që nëse ndonjëherë arrini të gërvishtni ose dëmtoni fellnen, do të merrni një të re.

Gjatë zhvillimit, vëmendje e veçantë iu kushtua aerodinamikës. “Road Warrior” është një nga fellnet më efikase të prodhuara ndonjëherë dhe është pothuajse e barabartë me fellnen e Teslës me rezistencën më të ulët të ajrit.

Dizajni përfshin hapje të shumta që lejojnë rrjedhje efikase të ajrit dhe ftohje shtesë të frenave.

Për momentin, këto fellne janë zhvilluar ekskluzivisht për Tesla Robotaxi, Model Y dhe Model 3.

“Road Warrior” është i pajtueshëm me fellnet e fabrikës Tesla prej 19 ose 20 inç. Çmimi fillestar është rreth 2,220 euro, për një set prej 4 rrotash me diametër 19 inç, ndërsa rrotat 20-she kushtojnë rreth 2,600 euro. /Telegrafi/

 

The post Harroni gërvishtjet, këto fellne “riparohen” vetë dhe duken gjithmonë si të reja appeared first on Telegrafi.

Porsche 911 i ardhshëm thuhet se “ka lindur për gara”

20 July 2025 at 09:53

Porsche po përgatitet të prezantojë modelin e ri 911 GT3 Cup të gjeneratës 992.2 gjatë kësaj vere, me synim garat elitare.

Makina është “optimizuar në mënyrë të gjithanshme” që nga janari 2024, me fokus në aerodinamikën e pjesës së përparme.

Brenda, modeli i ri ka një “timon të përmirësuar”, panel digjital të përditësuar, sedilje garash dhe jo vetëm.

Porsche premton përmirësime në elektronikë, frenim, motor, transmision dhe manovrim.

Makina po testohet me karburant sintetik (eFuel) në pistat e Monza-s dhe Lausitzring në kuadër të Supercup.

Ajo do të debutojë zyrtarisht në garat e Porsche Mobil 1 Supercup dhe Carrera Cup që nga sezoni 2026. /Telegrafi/

The post Porsche 911 i ardhshëm thuhet se “ka lindur për gara” appeared first on Telegrafi.

Ja si po i bëjnë ballë vapës shoferët afganë

19 July 2025 at 18:09

Ndërsa temperaturat u rritën në Afganistanin jugor, shoferët e taksive në Kandahar dolën me një zgjidhje unike për të shpëtuar veten dhe pasagjerët e tyre nga nxehtësia e padurueshme.

Afganistani, një nga vendet më të varfra në botë, është gjithashtu ndër më të prekshmit ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Vendi është lënë jashtë bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për klimën që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021, pasi forcat e udhëhequra nga SHBA u larguan nga vendi.

Shoferët e taksive ankohen se është bërë jashtëzakonisht vapë në tre-katër vitet e fundit.

Kondicionerët në Corollat e vjetra kryesisht nuk funksionojnë dhe riparimet janë shumë të shtrenjta.

Megjithatë, slogani “bëj si të duash” i dha jetë kondicionerëve të punuar me dorë.

Më e rëndësishmja, pasagjerët nuk ankohen.

Shoferët e taksive në Kandahar kanë gjetur një zgjidhje unike për të shpëtuar veten dhe pasagjerët e tyre nga nxehtësia përvëluese dhe e padurueshme.

Ata përdorin sisteme ftohjeje të punuara me dorë për të luftuar nxehtësinë.

Taksitë tani kanë një kondicioner të lidhur në çati me një tub shkarkimi që sjell ajër të freskët përmes dritares së pasagjerit.

Problemi i vetëm me këtë improvizim është nevoja për të mbushur manualisht ujin në njësi dy herë në ditë. /Telegrafi/

The post Ja si po i bëjnë ballë vapës shoferët afganë appeared first on Telegrafi.

Kia ka prezantuar një SUV me shtatë vende

18 July 2025 at 14:00

Kia në Indi prezantoi një veturë të re elektrike. Bëhet fjalë për një SUV me shtatë vende.

Carens Clavis është zhvilluar në Korenë e Jugut, por prodhohet në Indi dhe është dizajnuar për t’iu përshtatur nevojave lokale dhe globale.

Dizajni ndjek gjuhën aktuale të dizajnit të Kia dhe ngjan me modelin më të vogël EV3. Megjithatë, Carens Clavis është më i madh dhe ka gjatësi 455 cm, që e vendos atë në kategorinë e SUV-ve kompaktë.

Në kabinën e shoferit dominojnë dy ekrane me një gjerësi totale prej 26.6 inç. Gjithashtu, Carens ka çati panoramike, ulëse elektrike, sistem zanor Bose dhe mundësi përdorimi të baterisë së makinës si burim energjie për pajisje të tjera.

Fuqia është 135 ose 171 kuaj/fuqi. Clavis EV është i disponueshëm me dy madhësi baterish: 42 kWh dhe 51.4 kWh.

Shtrirja maksimale me baterinë më të madhe arrin deri në 490 kilometra. Shpejtësia e karikimit është 100 kW, por Kia thotë se bateria ngarkohet nga 10 në 80 për qind brenda 39 minutave.

Shitjet fillojnë më 22 korrik. Deri tani nuk dihet nëse Carens Clavis do të shitet në Evropë.

Tani arrijmë te pjesa më interesante. Versioni bazë në Indi kushton rreth 17 mijë euro, që është afërsisht çmimi i versionit bazë të Dacia Sandero Stepway. /Telegrafi/

The post Kia ka prezantuar një SUV me shtatë vende appeared first on Telegrafi.

Mercedes CLA Shooting Brake i ri është një automjet elektrik me një autonomi deri në 761 kilometra

16 July 2025 at 12:50

Gjithnjë e më shumë prodhues po kombinojnë motorët elektrikë dhe benzinë në të njëjtat platforma mekanike, dhe Mercedes ka prezantuar CLA-në më të fundit në versionet SUS dhe EV.

Së pari, u shfaq limuzina kupe, dhe tani po i bashkohet versioni Shooting Brake, transmeton Telegrafi.

Gjenerata e parë e CLA Shooting Brake ishte një nga makinat më të bukura në gamën Mercedes, por modeli i ri ende nuk e arrin atë lartësi vizualisht.

Ndryshimet në versionin Shooting Brake (krahasuar me limuzinën kupe) fillojnë nga shtylla B dhe vazhdojnë drejt pjesës së pasme të automjetit.

Çatia është zgjeruar dhe përfshin një panel xhami plotësisht panoramik, dhe në pjesën e pasme ka drita freni LED të lidhura nga një shirit drite.

Hapësira e kokës në ulëset e pasme është 26 mm më e lartë krahasuar me gjeneratën e mëparshme, dhe vëllimi i bagazhit është rritur gjithashtu në 1,290 litra me ulëset e palosura.

Krahasuar me paraardhësin e tij, CLA Shooting Brake e re është 35 mm më e gjatë, 25 mm më e gjerë dhe 27 mm më e lartë, dhe baza e rrotave është zgjatur me 61 mm.

Si më parë, modeli mund të tërheqë një rimorkio me peshë deri në 1,800 kg, megjithëse pak pronarë ndoshta do ta bëjnë këtë.

Mercedes është veçanërisht krenar për çatinë panoramike të këtij modeli.

Është bërë nga xham sigurie që reflekton rrezatimin infra të kuq dhe ka një shtresë “me emetim të ulët” në pjesën e brendshme.

158 yje që përfaqësojnë emblemën e Mercedes janë të integruara në xham, dhe mund të ndriçohen së bashku me ndriçimin ambiental në kabinë.

Klientët gjithashtu mund të zgjedhin funksionin elektrokromik, i cili lejon që xhami të ndryshojë nga transparent në të errët.

Deri më tani janë prezantuar dy versione elektrike të CLA Shooting Brake të re, ndërsa hibridet e buta me teknologji 48 volt do të jenë në dispozicion vitin e ardhshëm.

Modeli bazë është CLA 250+ Shooting Brake me teknologji EQ, ndërsa CLA 350 4Matic është mbi të.

Të dy modelet përdorin të njëjtën bateri NMC (nikel-mangan-kobalt) 85 kWh, por ndryshojnë në fuqi: CLA 250+ ka 272 kuaj-fuqi (200 kW), ndërsa CLA 350 ofron 354 kuaj-fuqi (260 kW).

Mercedes deklaron se modeli bazë përshpejton në 100 km/orë në 6.8 sekonda, ndërsa CLA 350 e arrin këtë në saktësisht 5 sekonda.

Shpejtësia maksimale e të dy modeleve është e kufizuar në 210 km/orë. Edhe më e rëndësishme se përshpejtimi është autonomia.

CLA 250+ mund të udhëtojë deri në 761 km sipas ciklit WLTP, ndërsa CLA 350 ka një autonomi prej 730 km.

Të dyja versionet mbështesin karikimin DC me një fuqi deri në 320 kW, që do të thotë se në vetëm 10 minuta mund të shtoni më shumë se 310 km autonomi.

Kabina e Shooting Brake të re është pothuajse identike me atë të limuzinës, gjë që mund të jetë pak zhgënjyese për disa.

Kjo do të thotë se ajo përmban të njëjtën panel të sheshtë me sistemin opsional MBUX Superscreen, i cili mund të përfshijë deri në tre ekrane.

Ky dizajn minimalist i brendshëm bie ndesh me linjat elegante të jashtme të makinës, por sipërfaqja e madhe digjitale është bërë një trend, pavarësisht se sa e panatyrshme mund të duket.

Mercedes ende nuk e ka njoftuar çmimin ose datën e saktë të fillimit për CLA Shooting Brake të re, por makina pritet të mbërrijë në sallonet e ekspozitës deri në fund të vitit. /Telegrafi/

The post Mercedes CLA Shooting Brake i ri është një automjet elektrik me një autonomi deri në 761 kilometra appeared first on Telegrafi.

Po e ‘mbytni’ motorin në heshtje çdo ditë pa e kuptuar fare, ngasja në shpejtësinë e gabuar e shkatërron veturën tuaj

15 July 2025 at 22:59

Si ta dalloni dhe shmangni “ngufatjen” e motorit – një zakon i dëmshëm që mund ta dëmtojë seriozisht makinën tuaj.

Drejtimi i një makine me ndërrues manual është një kënaqësi e vërtetë për shumë njerëz, por kërkon një aftësi të caktuar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shoferët me përvojë e dinë se duke ndërruar marshin në mënyrë korrekte mund të kursejnë karburant, shoferët me më pak përvojë shpesh bëjnë një gabim që mund të jetë i kushtueshëm – “ngufatjen” e motorit.

Ky zakon në dukje i padëmshëm e tendos motorin pa nevojë dhe përfundimisht mund të çojë në prishje serioze.

Thënë thjesht, “ngufatja” ose mbingarkesa e motorit ndodh kur përpiqeni të përshpejtoni papritur në një marsh që është shumë i lartë (“shpejtësia”), ndërsa shpejtësia e motorit është shumë e ulët.

Një shembull klasik është drejtimi i 50 km/orë në shpejtësinë e pestë, ku në vend që të kaloni në një shpejtësi më të ulët, thjesht shtypni pedalin e gazit deri në fund.

Edhe pse fillestarëve mund t’u duket se shpejtësia më e lartë do të thotë më shumë fuqi, e vërteta është e kundërta. Fazat e shpejtësisë së  ndërruesit më të ulët (e para, e dyta, e treta) janë përgjegjëse për dhënien e çift rrotullues që është thelbësor për ndezjen dhe përshpejtimin efikas të makinës.

Nga ana tjetër, shpejtësitë më të larta (e pestë ose të gjashtë) përdoren për të ruajtur shpejtësinë e arritur konstante, duke konsumuar sa më pak karburant të jetë e mundur.

Përpjekja për të përshpejtuar fort me shpejtësi të tilla krijon një ngarkesë të madhe dhe të dëmshme në motor.

Mbingarkesa e vazhdueshme e motorit me kalimin e kohës lë gjurmë në pjesët e tij jetësore. Ja pasojat më të zakonshme:

Dëmtimi i pistonit dhe cilindrit

Për shkak të stresit të tepërt, depozitat e karbonit grumbullohen në muret e cilindrit. Pistonët e nxehtë dhe unazat e tyre mund të “ngjiten” në këto depozita, gjë që me kalimin e kohës çon në konsumimin e tyre të përshpejtuar dhe dëmtimin e përhershëm.

“Rrjedhja” e kompresionit

Kur unazat e pistonit konsumohen, ato nuk e vulosin më cilindrin siç duhet. Gazrat e nxehtë nga dhoma e djegies “fryjnë” më pas përtej pistonëve në karterin e motorit. Kjo rrit presionin dhe temperaturën në karterin e motorit dhe mund të ndërhyjë në lubrifikimin e duhur të pjesëve lëvizëse të motorit.

Ndotja e vajit

Gazrat që hyjnë në karter mund të përzihen me lagështinë për të formuar acide që korrodojnë përbërësit metalikë. Vetë lagështia kontaminon vajin e motorit, duke krijuar llum të dëmshëm, i cili nxit korrozionin brenda motorit.

Të gjitha çojnë në prishje dhe riparime të kushtueshme që mund të shmangen lehtësisht.

Si të ngasësh siç duhet dhe të shmangësh dëmtimet?

Për fat të mirë, zgjidhja është e thjeshtë – të adoptosh zakone të mira drejtimi. Mjafton të mësosh se si “merr frymë” makina jote dhe kur është koha e duhur për të ndërruar shpejtësinë. Ndiqni këto rregulla themelore:

Përdorni “shpejtësinë” më të ulët për përshpejtim

Nëse dëshironi përshpejtim të fortë, gjithmonë ndërroni ndërruesin në një shpejtësi më të ulët. Motori do të funksionojë në diapazonin optimal të rrotullimeve dhe do të japë çift rrotulluesin e nevojshëm pa sforcim.

“Marshimet” më të larta janë për udhëtim me makinë

Sapo të arrini shpejtësinë e dëshiruar në rrugën e hapur, ndërroni shpejtësinë në një më të lartë (të katërt, të pestë ose të gjashtë) dhe mbajeni atë. Kjo kursen karburant dhe mbron motorin.

Rregulloni shpejtësinë tuaj para se të ngadalësoni

Kur jeni gati të ngadalësoni ose të ndaloni, së pari aplikoni frenat butësisht, pastaj ndërroni shpejtësinë në kohë në mënyrë që të jeni gjithmonë gati për të vazhduar drejtimin.

Duke përvetësuar këto zakone, jo vetëm që do ta mbroni motorin tuaj dhe do të shmangni prishjet e kushtueshme, por gjithashtu do të drejtoni më me efikasitet dhe siguri. /Telegrafi/

 

The post Po e ‘mbytni’ motorin në heshtje çdo ditë pa e kuptuar fare, ngasja në shpejtësinë e gabuar e shkatërron veturën tuaj appeared first on Telegrafi.

Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai

15 July 2025 at 09:44

Tesla ka nisur shitjen e makinave Model Y në Indi me një çmim prej rreth 69,770 dollarësh.

Kompania e Elon Musk po hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai, qyteti financiar i Indisë.

Tregu indian është i treti më i madh në botë për automjetet, por veturat elektrike përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim.

Tesla do të konkurrojë kryesisht me markat gjermane luksoze si BMW dhe Mercedes-Benz në segmentin premium të veturave elektrike.

India synon që deri në vitin 2030, 30% e shitjeve të makinave të jenë elektrike, nga 4% që është aktualisht.

Tesla po ofron Model Y në Indi me çmime më të larta se në SHBA, Kinë dhe Gjermani për shkak të taksave dhe kostove të importit. /Telegrafi/

The post Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai appeared first on Telegrafi.

A është ky fundi i ekraneve në vetura?

14 July 2025 at 21:03

Një trend që ka dominuar industrinë e automobilave për vite me radhë, i nxitur nga popullariteti i telefonave inteligjentë, duket se më në fund po humbet vrullin.

Prodhuesit kanë konkurruar prej kohësh për të ofruar një ekran me prekje më të madh dhe për të transferuar sa më shumë funksione në të, me Teslën që kryeson me Model 3.

Megjithatë, pas kritikave të shumta mbi sigurinë dhe praktikën, duket se po ndodh një kthesë, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë e më shumë marka po kuptojnë atë që shoferët e kanë ditur prej kohësh: për komandat bazë, asgjë nuk mund të zëvendësojë një buton të vjetër fizik. I fundit në një seri që po kthehet në rrënjët e tij është prodhuesi francez i makinave sportive Alpine.

Lajmi u raportua nga Autocar, i cili foli me shefin e dizajnit të Alpine, Antony Villain.

Ai konfirmoi se makina sportive A110 e ardhshme, si makinat e tjera sportive të ardhshme nga marka, do t’i japë përparësi kontrolleve fizike.

Siç shpjegoi ai, kur fokusi është në aktin e drejtimit, kontrollet duhet të jenë “instiktive”.

Megjithëse e njëjta gjë mund të thuhet për çdo makinë – sepse çdo sekondë kërkimi për opsionet e klimës ose të volumit në ekran është një rrezik potencial, thotë Villaino.

Kënaqësia e drejtimit dinamik nuk duhet të ndërpritet nga “gërmimi” frustrues nëpër menutë e sistemit të infotainment-it.

Ndryshimet do të fillojnë me lançimin e modelit të gjeneratës së ardhshme A110, dhe modele të tjera do të pasojnë pas tij.

Alpine nuk është i vetëm në këtë trazirë. Lista e prodhuesve që e kuptojnë se ekranet nuk janë zgjidhja për gjithçka po bëhet gjithnjë e më e gjatë.

Ferrari: Me modelin e ri Amalfi, gjiganti italian braktisi butonat me prekje në timon dhe u rikthye te butonat klasikë, fizikë. Për më tepër, timoni i ri, i ridizajnuar, mund të instalohet më pas në modelin Roma dhe Ferrari të tjerë që më parë e kishin përdorur zgjidhjen e kritikuar.

Hyundai: SangYup Lee, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtues i dizajnit global për Hyundai dhe Genesis, e bëri të qartë se kompania do të qëndrojë te kontrollet fizike për funksionet kryesore. Pikëpamja e tij është se ato janë thjesht më të sigurta dhe më të lehta për t’u përdorur. Ndërsa jo të gjithë brenda kompanisë pajtohen (drejtuesi i qendrës teknike evropiane ende e sheh të ardhmen te ekranet), besohet se fjala e Lee për këtë çështje duhet të jetë e fundit.

Volkswagen: Edhe VW, i cili është kritikuar ashpër për vite me radhë për kontrollet me prekje jo intuitive dhe softuerin e ngadaltë në modelet Golf 8 dhe ID, po bën një kthesë. Softueri është përmirësuar ndjeshëm që atëherë, dhe butonat fizikë po bëjnë një rikthim të madh. Kjo u njoftua nga koncepti ID.2all me një rrotë klasike vëllimi, dhe kompania ka konfirmuar se zgjidhje të ngjashme do të zbukurojnë modelet e prodhimit, përfshirë Tiguan-in më të fundit. /Telegrafi/

 

The post A është ky fundi i ekraneve në vetura? appeared first on Telegrafi.

❌
❌