Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan

15 August 2025 at 23:35

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se përforcimet e reja, Joan Garcia dhe Marcus Rashford, kanë marrë lejen për të luajtur në ndeshjen hapëse të La Ligës kundër Mallorcas, në pritje të miratimit përfundimtar nga La Liga.

Duke folur në Takimin e Klubeve të Barcelonës të Ishujve Balearik, organizuar nga Klubi Maria de la Salut në kuadër të festimeve të 35-vjetorit, Laporta shprehu optimizëm për sezonin e ri dhe për rikthimin e afërt në Camp Nou.

“Nëse trajneri Hansi Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër” – deklaroi Laporta para të pranishmëve.

Sipas tij, klubi ka përfunduar të gjitha procedurat e regjistrimit për portierin dhe sulmuesin, ndërsa tani po pret vetëm miratimin final nga La Liga.

Njoftimi u prit me duartrokitje të forta nga të pranishmit, ku morën pjesë personalitete lokale, ish-lojtarë dhe tifozë të zjarrtë.

Laporta ishte i shoqëruar nga figura kyçe të klubit, përfshirë Josep Ignasi Macia (drejtor i Shoqatës Penyes), si dhe nga kryetari i bashkisë Maria de la Salut, Jaume Ferriol, dhe presidenti i klubit Pere Jordà.

Delegacioni i Barcelonës përfshinte gjithashtu Enric Bosch (kreu i Departamentit të Shoqatës Penyes), Juan Haro (Marrëdhëniet Institucionale) dhe oficerin e sigurisë Jesus Jimenez. /Telegrafi/

The post Laporta i jep lajmin fantastik Flickut para ndeshjes me Mallorcan appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Marcus Rashford zbulon se cili lojtar i Barcelonës e ka befasuar më shumë që kur u transferua nga Man Utd

13 August 2025 at 22:12

Marcus Rashford ka zbuluar ndryshimin më të madh që ka vënë re te talentet e rinj të Barcelonës, duke veçuar si shembull mesfushorin Pedri.

Sulmuesi anglez iu bashkua kampionëve të La Ligës në formë huazimi nga Manchester United, pasi trajneri Ruben Amorim i bëri të qartë se nuk ishte pjesë e planeve të tij në “Old Trafford”. Barcelona ka mundësinë ta transferojë përfundimisht për rreth 35 milionë euro.

Rashford ka shkëlqyer gjatë fazës përgatitore, duke luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër të sulmit, dhe është përshtatur shpejt në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick. Ai do të bëjë debutimin zyrtar këtë fundjavë, kur katalanasit të përballen me Mallorcën.

Në intervistë për podkastin The Rest is Football me Gary Lineker dhe Micah Richards, Rashford u shpreh: “Sinqerisht, është shumë lehtësuese të luash me ta. Çdo ditë ata janë plot energji dhe kjo të mban edhe ty me energji. Të gjithë janë shumë të talentuar, por ajo që më habiti më shumë është pjekuria e tyre në fushë. Ata luajnë me ritmin e tyre, është thjesht mënyra se si janë zhvilluar. Është ndryshe nga Anglia, ku theksi vihet tek shfaqja e aftësive individuale në çdo moment”.

Rashford veçoi Pedrin si shembull të këtij formimi: “Shikoni Pedrin. Ka vetëm 22 ose 23 vjeç, por ka mbi 200 paraqitje me Barcelonën dhe përvojë të madhe në ndeshjet më të rëndësishme në botë.”

Sulmuesi zbuloi gjithashtu se mbrojtësi francez Jules Kounde, me të cilin udhëtoi pranë gjatë turneut parasezonal në Azi, e ka ndihmuar të ndihet rehat në ambientin e ri.

“Kounde flet anglisht, ashtu si edhe Frenkie de Jong. Kjo më ka ndihmuar shumë ndërsa po mësoj bazat e spanjishtes. Në dhomën e zhveshjes flitet kryesisht spanjisht dhe shumë lojtarë përdorin katalanisht, por shumica e kuptojnë anglishten”, ka shtuar ai.

Barcelona e nis mbrojtjen e titullit të La Ligës këtë të shtunë ndaj Mallorcës, me Rashfordin që shpreson të lërë gjurmë që në debutim, duke ndjekur shembullin e Gary Lineker, i cili shënoi në ndeshjen e tij të parë me katalanasit. /Telegrafi/

The post Marcus Rashford zbulon se cili lojtar i Barcelonës e ka befasuar më shumë që kur u transferua nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

A është kjo huqja më e madhe që keni parë? Rashford bën një gabim trashanik

10 August 2025 at 22:38

Marcus Rashford është bërë objekt kritikash pasi humbi një rast të pabesueshëm për Barcelonën, me tifozët që tashmë e kanë cilësuar si ‘gafën më të madhe të sezonit’. 

Sulmuesi iu bashkua kampionëve të La Ligas këtë verë në formë huazimi nga Manchester United, me opsion blerjeje. 

27-vjeçari u përfshi në formacionin titullar për përballjen ndaj skuadrës italiane Como, në ndeshjen e fundit miqësore të parasezonit për katalanasit. 

Kur rezultati ishte 4-0 në favor të Barcelonës, Rashford krijoi një rast të artë për të shënuar. 

Rashford’s miss.
pic.twitter.com/4mK8XmF3vp

— TheScreenshotLad (@thescreenlad) August 10, 2025

Ai e kaloi portierin Jean Butez dhe kishte portën bosh përpara vetes, por e humbi shansin në mënyrë dramatike duke gjuajtur jashtë. 

Ish-sulmuesi i Anglisë u pa i tronditur nga gabimi, teksa reagoi duke vendosur duart mbi kokë nga zhgënjimi./Telegrafi/

The post A është kjo huqja më e madhe që keni parë? Rashford bën një gabim trashanik appeared first on Telegrafi.

Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit

4 August 2025 at 17:36

Liverpooli po e ndjek nga afër qendërmbrojtësin e Brentfordit, Nathan Collins, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar repartin defensiv përpara sezonit të ri, raporton GiveMeSport.

24-vjeçari irlandez ka bërë paraqitje mbresëlënëse që nga transferimi i tij nga Wolves te Brentford në vitin 2023, për një shumë prej 23 milionë funtesh.

Që nga ardhja në “Gtech Community Stadium”, Collins është kthyer në një figurë kyçe për “The Bees”, duke fituar besimin e stafit dhe bashkëlojtarëve.

Ai është emëruar së fundmi kapiten i skuadrës, një sinjal i qartë i rëndësisë që ka për klubin, falë lidershipit dhe eksperiencës së tij në Ligën Premier.

Karakteristikat e tij si qetësia me topin, vendosja e mirë dhe prania fizike kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës së rekrutimit të Liverpoolit, të cilët po vlerësojnë disa opsione në mbrojtje.

Megjithatë, një transferim në Anfield këtë verë duket i pamundur. Brentford nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për ta shitur lojtarin, të cilin e konsideron pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

Collins ka ende katër vite kontratë me klubin dhe nuk ka dhënë sinjale se dëshiron një largim, ndaj çdo lëvizje konkrete nga Liverpooli mbetet për t’u parë.

Vetëm një ofertë mbi 50 milionë euro e Liverpoolit mund të bëjë Brentfordin të ndryshojë mendje që ta lejoj largimin e kapitenit të tyre. /Telegrafi/

The post Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit appeared first on Telegrafi.

Marcus Rashford gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës

4 August 2025 at 15:56

Marcus Rashford ka shënuar golin e parë si lojtar i Barcelonës në turneu parasezonal në Azi. 

Pas humbjes së vendit në formacionin e Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim, Rashford gjeti një shans të ri me Barcelonën.  

Pas një sezoni premtues te Aston Villa që u ndërpre nga një dëmtim, ai u huazua te Barcelona dha dëshmoi se ka ende vlerë, me një marrëveshje sezonale që përfshin opsionin për transferim të përhershëm në 2026. 

Gjatë turneut parasezonal në Azi, Rashford është adaptuar mirë me bashkëlojtarët si Lamine Yamal dhe pjesën tjetër të ekipit. 

Rashford’s first goal pic.twitter.com/y4Kji3xTld

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2025

Në takimin ndaj Daegu FC, ai shënoi golin e pestë për katalanasit, me një goditje të saktë nga 12 metra, duke vulosur fitoren e thellë në miqësore. 

Ky ishte goli i parë i Rashford si lojtar i Barcelonës, një sinjal i qartë për energjinë dhe ndoshta rikthimin në versionin më të mirë të vetes për sezonin që po vjen për sulmuesin 27-vjeçar./Telegrafi/

The post Marcus Rashford gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Një nga makinat më të shitura të Ford-it pati “një goditje” në korrik

4 August 2025 at 13:13

Ford Bronco Sport ka pasur një vit të mirë deri më tani, me një rritje prej 13.9% dhe 83,376 njësi të shitura deri në korrik 2025.

Megjithatë, muaji korrik solli një kthesë negative, me vetëm 10,938 njësi të shitura – një rënie prej 18.7% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Kjo është rënia më e madhe mujore për çdo model aktiv të Ford-it.

Ndërkohë, modelet e tjera si Bronco i madh, Explorer dhe Expedition shënuan rritje të forta gjatë muajit.

Bronco u rrit me 55%, duke arritur në 13,798 shitje vetëm në korrik.

Rënia e Bronco Sport mbetet e pazakontë në një muaj ku pjesa tjetër e linjës Ford pati sukses. /Telegrafi/

The post Një nga makinat më të shitura të Ford-it pati “një goditje” në korrik appeared first on Telegrafi.

Harrison Ford, prania e Michael J. Fox në “Shrinking” është thelbësore

By: Kult Plus
31 July 2025 at 17:00

Harrison Ford është mirënjohës për praninë e Michael J. Fox në sezonin e tretë të serialit “Shrinking”, duke e konsideruar si thelbësore për zhvillimin e karakterit të tij.

Në një intervistë për Variety, aktori i njohur i “Indiana Jones” u shpreh:
“Ai më jep një përfaqësim fizik të sëmundjes për t’u informuar, por më shumë se kaq, më ndihmon të besoj që Paul mund të ndjejë se është i aftë të përballet me këtë sfidë.”

Fox, i cili u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në moshën 29-vjeçare, ka qenë një figurë kyçe në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, si dhe themelues i Michael J. Fox Foundation në vitin 2000, që punon për të gjetur një kurë dhe për të përmirësuar terapitë.

Karakteri i Ford në serial, Paul, u diagnostikua me Parkinson që në sezonin e parë, dhe sezoni i tretë do të përqendrohet në përballjen e tij me përparimin e sëmundjes, pikërisht aty ku roli dhe përvoja e Fox bëhen thelbësore.

“Guximi, vendosmëria dhe fisnikëria e Michael janë të gjitha të pranishme. Ai është i zgjuar, trim, i ndershëm, bujar, plot pasion, një shembull për të gjithë ne, qoftë që përballemi me Parkinsonin apo jo,” tha Ford.
“Nuk mund të mos e njohësh sa i mrekullueshëm është ai.”

Duke folur për rëndësinë e trajtimit të saktë të temës, Ford shtoi:
“E vërteta është që nuk mund të bëjmë shaka me këtë. Parkinsoni nuk është për të qeshur. Dua ta tregoj drejt. Është e nevojshme që ta paraqesim me respekt sfidën që kjo sëmundje përfaqëson, pa e përdorur për vlerë argëtimi.”

“Shrinking”, me aktorë si Jason Segel, Jessica Williams dhe vetë Ford, ndjek jetën e Jimmy (Segel), një terapist që pas vdekjes së gruas nis të aplikojë metoda jo tradicionale në punën e tij, duke ndikuar ndjeshëm si jetën e klientëve të tij, ashtu edhe të vetën.

Ford tha se historia e Parkinsonit do të jetë një nga linjat kryesore të sezonit të ri:
“Ai e di që po përkeqësohet. E di që do të përballet me kushte fizike më të vështira se ato që ka tani. Po hyn në një fazë të jetës që është mister për të, por ka një partnere, karakterin që luan Wendie Malick.”

Sezoni i tretë i “Shrinking” pritet të publikohet këtë vjeshtë në AppleTV+./CNN/KultPlus.com

Barcelona e gatshme ta shkëpusë kontratën e lojtarit të harruar për ta regjistruar Rashfordin

28 July 2025 at 19:53

Barcelona është e përgatitur të shkëpusë kontratën e një lojtari të harruar për të regjistruar Marcus Rashfordin.

27-vjeçari përfundoi transferimin e tij nga Manchester United te gjigantët katalanas javën e kaluar.

Rashford i është bashkuar skuadrës në formë huazimi për një sezon, ndërsa Barcelona ka opsionin ta bëjë marrëveshjen të përhershme verën e ardhshme për rreth 26 milionë euro.

Reprezntuesi anglez bëri paraqitjen e tij të parë për Barcelonën në një ndeshje miqësore ndaj skuadrës japoneze Vissel Kobe gjatë fundjavës.

Ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe luajti 33 minuta, duke regjistruar një gjuajtje në portë.

Megjithatë, Rashford mund të duhet të presë më gjatë për debutimin e tij zyrtar për shkak të vështirësive financiare të vazhdueshme të Barcelonës.

Kampionët e Spanjës thuhet se kanë tejkaluar kufirin e pagave të vendosur nga La Liga, pasi kanë shpenzuar më shumë në tarifa transferimi dhe paga sesa kanë arkëtuar nga të ardhurat sezonin e kaluar.

Ndërkohë që Simon Stone i BBC Sport ka deklaruar se kampi i Rashford mbetet i bindur se Barcelona do të gjejë mënyrën për ta regjistruar, klubi ende nuk e ka zgjidhur situatën.

Barcelona pritet të përfitojë rreth 100 milionë euro  nga shitja e ulëseve VIP në stadiumin ‘Camp Nou’ të rinovuar.

Si Ansu Fati ashtu edhe Clement Lenglet tashmë janë larguar nga klubi, por besohet se janë të nevojshme edhe largime të tjera.

Njëri prej tyre mund të jetë ish-lojtari i Chelseat dhe Southamptonit, Oriol Romeu.

Sipas Mundo Deportivo, klubi i ka bërë me dije se do të duhet ta vazhdojë karrierën larg Barcelonës dhe se tani do të negociojnë për të shkëputur vitin e fundit të kontratës së tij.

33-vjeçari e kaloi sezonin e fundit në huazim te Girona, e cila vendosi të mos aktivizojë opsionin për blerje në kontratën e tij./Telegrafi/

The post Barcelona e gatshme ta shkëpusë kontratën e lojtarit të harruar për ta regjistruar Rashfordin appeared first on Telegrafi.

Barcelona triumfon në miqësore ndaj Vissel Kobe – debutojnë blerjet e reja, Bardghji gjen rrjetën

27 July 2025 at 13:55

Barcelona ka arritur fitore me rezultat 3-1 në turneun parasezonal në Japoni ndaj Vissel Kobe. 

Pasi pati iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, blaugranasit e gjetën golin në minutën e 33-të përmes Eric Garcias që realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës. 

Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 42-të përmes Taisei Miyashiro i cili realizoi për 1-1 pas një gabimi të pafalshëm nga Pau Cubarsi. 

Në pjesën e dytë Hansi Flick ndryshoi tërësisht përbërjen startuese, duke i dhënë hapësirë blerjeve të reja si Marcus Rashford dhe Roony Bardghji. 

Roony Bardghji scores his first goal for Barça Lewandowski with assist Rashford pre assist pic.twitter.com/QriLUnPMjF

☝ (@fireAceee) July 27, 2025

Ishte pikërisht Bardghji ai i cili në fund ia doli të realizonte për t’i dhënë epërsinë për herë të dytë Barcelonës. 

Pas një aksioni mirë të organizuar, Bardghji realizoi në minutën e 77-të për 2-1 pas asistimit nga Robert Lewandowski. 

Roony will never forget this day 🥹 pic.twitter.com/cDDNUD6wJ3

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 27, 2025

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes i riu Pedro Fernandez nga La Masia, i cili në minutën e 87-të realizoi për 3-1.

Barcelona tani do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera miqësore në Japoni, fillimisht ndaj Seoul pastaj ndaj Daegu./Telegrafi/

The post Barcelona triumfon në miqësore ndaj Vissel Kobe – debutojnë blerjet e reja, Bardghji gjen rrjetën appeared first on Telegrafi.

Eksperti i gjuhës trupore deshifron se çfarë ndjeu vërtet Rashford gjatë pyetjes për Man Utd në prezantimin te Barcelona

25 July 2025 at 17:14

Kalimi i Marcus Rashford në formë huazimi te Barcelona ka bërë bujë në media, por gjatë prezantimit zyrtar, vëmendjen nuk e tërhoqën vetëm fjalët e tij – ishte gjuha e trupit ajo që foli më shumë.

Kur u pyet për ish-klubin e tij, Manchester United, Rashford u përgjigj shkurt: “Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Man Utd”.

Megjithatë, eksperti i gjuhës së trupit, Darren Stanton, vlerëson se 27-vjeçari po përpiqej të fshihte emocione më të thella.

“Gjëja kryesore që vërehet është se Rashford ndryshoi pozicionin e syve dhe nisi të shikonte poshtë dhe djathtas – kjo tregon se po i qasej ndjenjave të tij të brendshme”, shpjegoi Stanton.

“Sytë e tij u hapën dukshëm më shumë, një tregues i stresit. Ai gjithashtu bëri ngritje të dyfishta të supit – një shenjë klasike që sugjeron mospërputhje mes ndjenjave të vërteta dhe asaj që shprehet me fjalë”.

Sipas ekspertit, Rashford tregoi edhe sinjale të tjera të tensionit, përfshirë gëlltitje të shpeshta dhe lëpirje të buzëve – të dyja shenja të zakonshme të stresit të lartë.

“Ai nuk po gënjen”, shtoi Stanton, “por është e qartë se nuk ndihej rehat të fliste për këtë temë”. /Telegrafi/

The post Eksperti i gjuhës trupore deshifron se çfarë ndjeu vërtet Rashford gjatë pyetjes për Man Utd në prezantimin te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Digjet një mjet në lëvizje në autostradën Lushnje–Fier

By: Elva
23 July 2025 at 19:37

Një mjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së njohur si pushimi i shoferit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të automjetit tip Ford. Brenda mjetit ndodheshin tre persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë dhe janë jashtë […]

The post Digjet një mjet në lëvizje në autostradën Lushnje–Fier appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona

By: armand
23 July 2025 at 19:21

Marcus Rashford i është bashkuar Barcelonës në formë huazimi për një sezon nga Manchester United, konfirmuan kampionët spanjollë të mërkurën. Barcelona ka një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme me një tarifë të raportuar prej 30 milionë eurosh (26 milionë paund). Paga e Rashford do të mbulohet gjithashtu gjatë gjithë kohëzgjatjes […]

The post Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona appeared first on BoldNews.al.

Fjalët e para të Rashfordit si lojtar i Barcelonës – zbulon njeriun që e bindi të kalonte në Camp Nou

23 July 2025 at 19:42

Marcus Rashford ka shpërthyer në emocione pas transferimit të tij te Barcelona në formë huazimi nga Manchester United.

Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Barcelonës, Rashford u shpreh: “Barcelona është një klub ku ëndrrat e njerëzve bëhen realitet”, deklaroi fillimisht anglezi.

Ajo që ky klub përfaqëson ka shumë rëndësi për mua dhe ndihem sikur jam në shtëpi – kjo ishte një faktor i madh në vendimin tim. Ndihem sikur po bashkohem me një familje”.

“Nëse jam te Barça, kjo është edhe për shkak të Hansi Flick. Bisedat që pata me të ishin shumë pozitive. Ai ka dëshmuar se është një nga trajnerët më të mirë”.

“Ai udhëhoqi një ekip të ri drejt një sezoni kaq të suksesshëm, është rikthyer në parasezon duke dëshiruar edhe më shumë”, ka shtuar më tej Rashford.

Ky transferim vjen pas një kontrolli mjekësor të kryer më 21 korrik dhe pas një periudhe të vështirë për Rashfordin te United, ku ai humbi fanellën ikonike me numrin 9 dhe kaloi përkohësisht te Aston Villa në formë huazimi.

27-vjeçari, i cili ka zhvilluar 409 ndeshje dhe ka shënuar 130 gola me fanellën e Manchester United, shpreson të rilindë karrierën e tij në “Camp Nou”.

Barcelona, e cila po përballet me sfida të mëdha financiare dhe një borxh të vlerësuar rreth 1.4 miliardë dollarë, do të mbulojë të gjithë pagën e Rashford gjatë periudhës së huazimit.

Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje në fund të sezonit, nëse palët vendosin ta bëjnë transferimin të përhershëm.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera: një pjesë e tifozëve e mirëpresin energjinë dhe përvojën e Rashford, ndërsa të tjerë shprehen skeptikë, duke e konsideruar si një përforcim të mundshëm për stolin e skuadrës.

A do të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri dhe të suksesshëm për Marcus Rashford te Blaugrana? Mbetet për t’u parë – por emocionet janë të larta. /Telegrafi/

The post Fjalët e para të Rashfordit si lojtar i Barcelonës – zbulon njeriun që e bindi të kalonte në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick vendos transferimin e radhës të madh tek Barcelona pas atij të Rashford

22 July 2025 at 23:49

Barcelona ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht transferimin e Marcus Rashford, por duket se tashmë kanë kthyer vëmendjen drejt objektivit të radhës për këtë verë. 

Rashford ndodhet në Spanjë për të kompletuar huazimin njëvjeçar nga Manchester United, pasi prishi raportet me trajnerin Ruben Amorim në fund të vitit 2024. 

Marrëveshja është në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, ku Barcelona do të ketë mundësinë ta blejë Rashford për 30 milionë euro verën e ardhshme. 

Raportimet tregojnë se Rashford ende nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve financiare të Barcelonës, por klubi është plotësisht i bindur se ai do të mund të luajë para fillimit të sezonit. 

Pasi të zyrtarizohet ky transferim, trajneri Hansi Flick do të shpresojë të shtojë edhe më shumë përforcime në skuadër për të mbrojtur titullin kampion në La Liga. 

Sipas Diario Sport, një mbrojtës krahu është prioritet i lartë për Flick dhe Barcelona synon emra të mëdhenj. 

Raporti thotë se objektivat kryesorë janë Alejandro Grimaldo nga Bayer Leverkusen dhe Denzel Dumfries nga Inter, dhe për secilin prej tyre do të duhej të paguheshin rreth 26 milionë euro. 

Thuhet gjithashtu se Dumfries mund të jetë i disponueshëm për një çmim më të ulët për shkak të një klauzole në kontratën e tij, por ajo është aktive vetëm deri në fund të korrikut, ndaj Barcelona duhet të veprojë shpejt. 

Grimaldo mund të rikthehet në ‘Camp Nou’, pasi është produkt i akademisë së famshme La Masia./Telegrafi/

The post Hansi Flick vendos transferimin e radhës të madh tek Barcelona pas atij të Rashford appeared first on Telegrafi.

Cucurella reagon për transferimin e Rashfordit te Barcelona

22 July 2025 at 17:29

Futbollisti i Chelseat, Marc Cucurella ka folur së fundmi për podcastin sportiv Gigantes, ku ndau mendimet e tij mbi transferimin surprizë të Marcus Rashford te Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll vlerësoi cilësitë fizike të anglezit dhe veçoi shpejtësinë e tij si një element që mund t’i japë përparësi sulmuesit anglez në ambientimin me skuadrën blaugrana.

“Është shumë i shpejtë dhe mendoj se do ta ndiejë ndryshimin e ritmit mes kampionateve”, deklaroi Cucurella.

“Liga Premier është më e shpejtë, më fizike, por në La Liga duhet të përshtatesh me një stil tjetër loje”.

Cucurella gjithashtu shprehu admirimin për punën e trajnerit Hansi Flick gjatë sezonit të kaluar dhe për përmirësimet që Barcelona arriti në të gjitha garat.

“Mbeta i habitur, nuk e prisja këtë”, u shpreh ai, duke komentuar progresin e skuadrës nën drejtimin e Flick.

Megjithëse Marcus Rashford ende nuk është prezantuar zyrtarisht para tifozëve katalanas si lojtar i Barcelonës, burime të besueshme konfirmojnë se marrëveshja është finalizuar.

Sulmuesi anglez e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar si pjesë e Aston Villa-s, ku luajti në formë huazimi. /Telegrafi/

The post Cucurella reagon për transferimin e Rashfordit te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Sezonin e fundit shënoi 20 gola në Premier League, Man.United firmos me 25-vjeçarin

By: armand
21 July 2025 at 22:15

Manchester United ka konfirmuar afrimin e sulmuesit kamerunas, Bryan Mbeumo, i cili ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2030, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër. 25-vjeçari vjen pas një sezoni spektakolar me Brentfordin, ku realizoi 20 gola në Premier League, shifra e katërt më e lartë në ligë, si dhe regjistroi […]

The post Sezonin e fundit shënoi 20 gola në Premier League, Man.United firmos me 25-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Rashfordit mund t’i ndalohet të luajë për Barcelonën – del në pah skenari i tmerrshëm

21 July 2025 at 23:29

Marcus Rashford mund të pengohet të luajë për Barcelonën përpara transferimit të tij nga Manchester United. 

Gjigantët e La Ligas kanë rënë dakord të mbulojnë pagën e 27-vjeçarit gjatë gjithë huazimit njëvjeçar, pasi ai pranoi një ulje page prej 25 për qind. 

Rashford pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, por mund të pengohet të luajë për blaugranasit në sezonin 2025/2026. 

Barcelona u drejtua nga Rashford pasi dështoi të nënshkruajë me Nico Williams, me presidentin e La Ligës, Javier Tebas, që deklaroi se transferimi i yllit të Athletic Bilbaos dështoi për shkak se klubi nuk mund të garantonte regjistrimin e tij. 

Dhe Rashford është paralajmëruar se mund të përballet me një çështje të ngjashme sapo të kompletohet kalimi i tij te Barça. 

Sipas Andy Brassell, nuk ka garanci që reprezentuesi i Anglisë do të mund të luajë për Barcelonën. 

“Ai po pranon një ulje page për ta bërë këtë të ndodhë, por sërish nuk ka garanci, të paktën nëse i beson fjalëve të Javier Tebas, presidentit të La Ligas, që Barcelona do të mund ta regjistrojë atë për momentin”, tha ai fillimisht për Trans Europe Express. 

“Kjo është diçka që duhet ta kemi nën vëzhgim, si me çdo transferim të Barcelonës. Kjo ishte arsyeja pse Nico Williams hoqi dorë nga marrëveshja”. 

“Rashford nuk ka shumë opsione, pjesërisht për shkak të pagës së tij, pjesërisht për shkak të dy sezoneve zhgënjyese, edhe pse tregoi shkëndija të formës së tij të vjetër me Aston Villan”. 

“Të dyja palët kishin shumë nevojë që kjo të ndodhte, gjë që mendoj se është një lajm i mirë për Marcus Rashford, një lajm i mirë për Anglinë, dhe nëse gjithçka funksionon, edhe për Barcelonën”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Rashfordit mund t’i ndalohet të luajë për Barcelonën – del në pah skenari i tmerrshëm appeared first on Telegrafi.

Ikona e Man Utd i jep këshilla Rashfordit para transferimit tek Barcelona

21 July 2025 at 17:20

Gjatë fundjavës, Barcelona arriti një marrëveshje me Manchester United për të nënshkruar me Marcus Rashford në formë huazimi me të drejtë blerjeje. 

27-vjeçari tashmë ka udhëtuar drejt Kataloni dhe njoftimi zyrtar për transferimin e tij pritet të bëhet brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme. 

Rashford pritet të ketë një rol shumë të rëndësishëm te kampionët e La Ligas, duke qenë se është afruar për të sfiduar Raphinhan për një vend titullari në krahun e majtë të sulmit. 

Një ndër ata që beson se Rashford do të ketë sukses te Barcelona është legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, sipas gazetës Sport. 

“Marcus duhet të hyjë dhe të sjellë diçka ndryshe nga sulmuesit që janë aktualisht në këtë skuadër. Dhe ai ka të gjithë kapacitetin për ta bërë këtë”. 

“Duhet t’i bëjë skuadrat kundërshtare të tërhiqen kur ai është në fushë. Dhe duhet të gjuajë sepse ka një goditje vdekjeprurëse me të djathtën. Duhet të gjuajë shumë. Do të ishte gabim nëse do të bëhej një nga ata sulmues që driblon shumë dhe e komplikon lojën”. 

Ferdinand dha edhe disa këshilla për Rashford përpara transferimit të tij te Barcelona.

“Marcus duhet ta mbajë lojën e tij të thjeshtë te Barcelona. Të përdorë kombinimet me Lewandowskin dhe pastaj të vrapojë në krah. Rashford ka atë inteligjencën në lojën ofensive dhe e kemi parë tashmë”. 

“Nëse e thjeshton lojën në këto detyra ofensive dhe shton përpjekjen në mbrojtje kur skuadra nuk e ka topin, me siguri do të ketë sukses”. 

“Nëse arrin të adaptohet dhe të luajë lojën e tij në mënyrë të thjeshtë, ky operacion do të jetë një blerje e jashtëzakonshme për Barcelonën”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/

The post Ikona e Man Utd i jep këshilla Rashfordit para transferimit tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit

21 July 2025 at 10:00

Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë mbrëmjen e së dielës, në orën 21:30, për të nisur një faqe të re në karrierën e tij.

Sulmuesi 27-vjeçar është huazuar për një sezon nga Manchester United, me një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja është tashmë e finalizuar mes dy klubeve.

Të hënën në mëngjes, Rashford do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Ai do të ketë disa ditë të ngarkuara përpara nisjes së turneut aziatik të Barçës, ku pritet të udhëtojë me ekipin të enjten drejt Japonisë.

 

Marcus Rashford ya ha llegado a la Ciudad Deportiva para pasar el reconocimiento médico. pic.twitter.com/2sMpT6s5U9

— FCB PRIME (@fcbisprime) July 21, 2025

Prezantimi i tij zyrtar, i planifikuar fillimisht për të martën, është shtyrë për një ditë për shkak të ndryshimeve në programin stërvitor të trajnerit Hansi Flick.

Sipas planit të ri, Rashford do të prezantohet si futbollist i Barcelonës të mërkurën pasdite, në një ceremoni që do të mbahet në ambientet e “Spotify Camp Nou”.

Në orën 18:00, lojtari do të firmosë kontratën e tij të re në prani të presidentit Joan Laporta dhe më pas do të japë deklaratat e para për mediat zyrtare të klubit.

Një orë më pas, ai do të dalë në një konferencë të shkurtër për shtyp në dyqanin zyrtar të Barçës, njësoj siç ndodhi së fundmi me rinovimin e kontratës së Lamine Yamal. /Telegrafi/ 

 

The post Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit appeared first on Telegrafi.

Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd

20 July 2025 at 23:57

Paul Pogba ka komentuar transferimin e Marcus Rashford te Barcelona në formë huazimi, duke thënë për iShowSpeed se Manchester United po humb një lojtar të madh. 

Pogba u shfaq në transmetimin live të iShowSpeed, ku të dy diskutuan rreth lëvizjeve të fundit në afatin kalimtar, nga një jaht i ankoruar në portin e Monte Carlos. 

Ylli i internetit e pyeti fituesin e Kupës së Botës për mendimin e tij mbi marrëveshjen e Rashfordit. Pogba u shpreh se, ndonëse United po humb një lojtar të klasit të lartë, ai nuk fajëson trajnerin Ruben Amorim që po largohet nga lojtarë ‘tek të cilët nuk beson’. 

Marrëdhënia mes Rashford dhe Amorim u përkeqësua menjëherë pas emërimit të portugezit, duke bërë që sulmuesi anglez të huazohej te Aston Villa në janar 2025. 

“Është e çmendur, por jam i lumtur për të. Ata (United) ia morën numrin. Manchester United po humb një lojtar të madh. Fatkeqësi për ta”. 

“Për të qenë i sinqertë, është fantastike për Barcelonën. Nuk kam shumë për të thënë për United, sepse ata kanë blerë disa lojtarë të rinj dhe trajneri i ri po bën punën e vet, mesa duket”. 

“Nuk është vërtet faji i Amorim. Nëse ai nuk beson te një lojtar, është zgjedhja e tij. Ai ka nevojë të fitojë. Sepse nëse nuk fiton, do ta shkarkojnë”, ka thënë Pogba. 

Pogba dhe Rashford ishin bashkëlojtarë te Manchester United për gjashtë sezone, pasi mesfushori francez u rikthye te klubi në vitin 2016 për një shifër rekord prej 89 milionë eurosh. 

Gjatë asaj periudhe, ata luajtën bashkë në 187 ndeshje, duke fituar Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd appeared first on Telegrafi.

❌
❌