Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 July 2025Main stream

Studimi: Realiteti virtual mund të stërvisë trupin tonë për të luftuar infeksionet

29 July 2025 at 12:57

Të qenit pranë njerëzve të sëmurë mund të aktivizojë sistemin tuaj imunitar, edhe nëse njerëzit e sëmurë nuk janë të vërtetë, ka zbuluar një studim i ri.

Një ekip kërkimor zviceran përdori realitetin virtual (VR) në një studim, të botuar në revistën Nature Neuroscience, për të testuar përgjigjet biologjike të njerëzve ndaj kërcënimeve të mundshme shëndetësore. Ata thonë se VR mund të jetë një plotësues premtues për mjete të tjera për forcimin e imunitetit, si vaksinat.

Gjatë eksperimentit, studiuesit lidhën 248 të rinj të shëndetshëm me makina që matin aktivitetin e trurit, pastaj vendosën kufje VR që i sollën ata në një botë virtuale plot me njerëz të sëmurë. Disa nga avatarët kishin infeksione të dukshme, të tilla si skuqje ose kollë, ndërsa të tjerët ose dukeshin të frikësuar ose kishin shprehje neutrale.

Kur avatarët e sëmurë iu afruan shumë pjesëmarrësve, truri i tyre ndriçohej në mënyra që nuk ndriçoheshin kur afroheshin fytyrat neutrale ose të frikësuara. Në mënyrë specifike, avatarët aktivizuan të ashtuquajturin rrjet të spikatur, ose pjesët e trurit që zbulojnë kryesisht “stimuj të spikatur, duke përfshirë kërcënimet”, zbuloi studimi.

Mostrat e gjakut nga njerëzit e ekspozuar ndaj avatarëve të sëmurë treguan gjithashtu një rritje të aktivitetit të qelizave limfoide të lindura, e cila është një pjesë kyçe e përgjigjes imune. Këto qeliza aktivizohen nga kërcënimet e patogjenëve, duke e ndihmuar trupin të krijojë shpejt një përgjigje.

Trupi reagon në mënyrë të ngjashme me një infeksion të vërtetë, siç është një vaksinë kundër gripit.

“Ne po mendonim se nëse do të kishte ndonjë gjë, reagimet do të ishin diçka shumë e lehtë,” tha për Euroneës Health Camilla Jandus, një nga autoret e studimit.

“Të shihnim ndryshime qelizore brenda pak orësh, nuk e prisnim”.

Gjetjet sugjerojnë se truri ynë mund të zbulojë kërcënime të mundshme nga infeksionet para se të bëjmë kontakt me një person të sëmurë, duke e futur sistemin tonë imunitar në një gjendje mbrojtëse, thanë studiuesit.

“Kur kërcënimi infektiv po hyn në trupin tonë, sistemi imunitar reagon, por shpesh është tepër vonë,” tha Jandus.

Studiuesit nuk e dinë saktësisht se si truri dhe sistemi imunitar punojnë së bashku për të luftuar patogjenët, ose nëse përgjigja imune e nxitur nga VR do të ishte po aq e fortë dhe afatgjatë sa ajo e shkaktuar nga një vaksinë.

Por gjetjet e tyre përputhen me hulumtimet e mëparshme që sugjerojnë se trupi vepron si një “detektor tymi” që i përgjigjet kërcënimeve të mundshme shëndetësore që rezultojnë të jenë alarme të rreme. Ankthi, inflamacioni, dhimbja, të vjellat, kolla dhe diarreja mund të jenë të gjitha përgjigje mbrojtëse.

Studimi është ndër të parët e këtij lloji, kështu që do të nevojiten studiues në grupe më të mëdha për të konfirmuar gjetjet.

Ekipi po teston nëse sistemet imunitare të njerëzve reagojnë ndryshe ndaj skenarëve të realitetit virtual (VR) që paraqesin kërcënimin e baktereve ose viruseve.

Ata gjithashtu duan të studiojnë nëse mjediset e realitetit virtual (VR) mund të ndihmojnë në forcimin e përgjigjes imunitare të njerëzve ndaj vaksinave dhe nëse këto mjedise mund të shërbejnë si një lloj terapie ekspozimi për njerëzit me alergji.

Në këtë mënyrë, kur njerëzit janë të infektuar me një alergjen ose virus, “tashmë e kanë parashikuar dhe përgatitur trupin për të reaguar, me shpresën për të pasur sukses më të mirë në përgjigje”, tha Jandus.

The post Studimi: Realiteti virtual mund të stërvisë trupin tonë për të luftuar infeksionet appeared first on Gazeta Si.

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

29 July 2025 at 12:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 30-vjeçar F. S. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Policia ka nisur procedim penal edhe për dy 15-vjeçarë, pasi gjithashtu janë të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren.

The post Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur appeared first on Gazeta Si.

Shiu shuan zjarret, dy vatra aktive

29 July 2025 at 12:26

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të rënë gjatë 24 orëve të fundit por edhe gjatë ditëve.

Në vend janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

Mbeten aktive vatrat në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur dhe në fshatin Spatharë, Skrapar,  ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. 

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 722 forca operacionale.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.

The post Shiu shuan zjarret, dy vatra aktive appeared first on Gazeta Si.

Hapen aplikimet online për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete

29 July 2025 at 11:09

Janë hapur sot aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.

 Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.

Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrimin në programin ku janë shpallur fitues.

The post Hapen aplikimet online për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete appeared first on Gazeta Si.

Studimi: Miliona njerëz në Europë jetojnë me hepatit pa e ditur

29 July 2025 at 10:48

Miliona njerëz në të gjithë Europën jetojnë me hepatit B ose C pa e ditur, duke i vënë ata në rrezik serioz për sëmundje të mëlçisë dhe kancer, kanë paralajmëruar autoritetet e shëndetit publik.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha në një raport të ri se rreth pesë milionë njerëz në Bashkimin Europian, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji jetojnë me hepatit kronik B ose C, por shumica janë të padiagnostikuar dhe të patrajtuar.

Shpesh të referuara si “infeksione të heshtura”, hepatiti B dhe C mund të jetojnë të pazbuluar në trup për vite me radhë, duke dëmtuar ngadalë mëlçinë derisa simptomat të shfaqen në formën e fibrozës së mëlçisë (shenjave), cirrozës ose kancerit.

Virusi zakonisht përhapet përmes kontaktit me gjakun e infektuar ose lëngjet trupore, duke përfshirë seksin e pambrojtur ose pajisjet e përbashkëta të drogës.

Raporti vlerëson se 3.2 milionë njerëz në rajon janë të infektuar me hepatit B dhe 1.8 milionë kanë hepatit C. Së bashku, këto viruse lidhen me afërsisht 50,000 vdekje çdo vit.

“Duhet të nënvizojmë rëndësinë kritike të shtimit të përpjekjeve për të parandaluar dhe kontrolluar hepatitin viral”, tha në një deklaratë Dr. Marieke van der Ëerf, drejtuese e seksionit të ECDC-së për viruset e transmetuara në gjak.

Ajo tha se qasja në vaksinim, testim dhe kujdes mjekësor për personat e infektuar “janë thelbësore për një Europë më të shëndetshme dhe më rezistente”.

Sipas ECDC-së, më shumë se 65 për qind e atyre me hepatit B dhe 62 për qind e atyre me hepatit C janë ende të padiagnostikuar.

Hepatiti C mund të shërohet me një kurë të shkurtër ilaçesh antivirale shumë efektive. Ndërsa hepatiti B aktualisht nuk mund të shërohet, ai mund të menaxhohet me trajtim afatgjatë që ndihmon në shtypjen e virusit dhe zvogëlimin e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë.

Ndërkohë, hepatiti A, i cili përhapet nëpërmjet jashtëqitjes së infektuar, është një infeksion akut që zakonisht shërohet vetë.

Globalisht, hepatiti kronik viral shkakton rreth 1.3 milion vdekje çdo vit. Kjo është rreth 3,500 vdekje çdo ditë, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me tuberkulozin (TB).

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 2.8 milionë nga këto vdekje mund të parandalohen deri në vitin 2030 dhe u ka bërë thirrje qeverive që të përfshijnë shqyrtimin dhe trajtimin e hepatitit në kujdesin shëndetësor parësor, veçanërisht për komunitetet vulnerabël dhe me rrezik të lartë.

The post Studimi: Miliona njerëz në Europë jetojnë me hepatit pa e ditur appeared first on Gazeta Si.

Mot i paqëndrueshëm dhe me shi

29 July 2025 at 09:01

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Që prej orëve të para të mesnatës, ka pasur vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar, dhe do të zgjasin deri në mesditë.

Gjatë paradites dhe deri në pasdite, reshjet do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët. Pasdite reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore në veri të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 10 m/s.

The post Mot i paqëndrueshëm dhe me shi appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Vrasja e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, lihen në burg autorët e dyshuar

28 July 2025 at 14:57

Tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit, ku viktima u dhunua për vdekje në banesën e tij.

Të pandehurit Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale.

Hetimet vijojnë dhe pritet që analizat e ADN-së të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar rolin e saktë të Çlirim Doganit në këtë krim të rëndë.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

The post Vrasja e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, lihen në burg autorët e dyshuar appeared first on Gazeta Si.

Travel Radar: Shqipëria një nga 3 destinacionet për 2025

28 July 2025 at 14:32

Nga Gazeta Si- Me çmimet e udhëtimeve në rritje dhe destinacionet popullore të mbipopulluara, shumë udhëtarë po largohen nga pushimet kryesore në kërkim të përvojave të përballueshme ose të panjohura. Nga Europa bregdetare në Afrikën ekuatoriale, ‘Travel Radar’ e rendit Shqipërinë si një nga tre destinacione në zhvillim që mund të jenë ndër zgjedhjet më të mira të vitit 2025.

“Me malet e saj të ashpra, Alpet veriore të paprekura dhe bregdetin bruz Ksamilit, Shqipëria është shndërruar nga një sekret për udhëtarët me çanta shpine në një konkurrente serioze midis vendeve të nxehta turistike alternative të Europës”, shkruan ‘Travel Radar’, duke shtuar se Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se u rendit i treti vend në rritjen globale të turizmit, me një rritje prej 80 për qind të vizitorëve krahasuar me vitin 2019.

Media e huaj shkruan se Shqipëria po shfaqet si një alternativë e përballueshme ndaj destinacioneve të njohura mesdhetare, duke ofruar peizazhe të larmishme për një gamë të gjerë udhëtarësh.

“Vija bregdetare i përshtatet pushimeve në plazh, ndërsa liqenet, gjiret dhe shtigjet malore u tërheqin vëmendjen eksploruesve të natyrës. Më pak i globalizuar se fqinjët e saj, vendi ka ruajtur mikpritjen e tij tradicionale, me një përzierje kulturore të ndikimeve osmane dhe greke. Muzika popullore, zakonet dhe identiteti i fortë lokal e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për turistët”, shkruan ‘Travel Radar, teksa shton se plazhet mahnitëse dhe qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare rivalizojnë destinacione si bregdeti i Greqisë, por me një çmim shumë më të ulët.

“Infrastruktura turistike është përmirësuar gjithashtu vitet e fundit. Për më tepër, linjat ajrore kanë zgjeruar shërbimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë pesë viteve të fundit”, shkruhet në artikull.

Në përfundim, shkrimi mbyllet duke thënë se Shqipëria nuk është vetëm një destinacion në zhvillim i përballueshëm me më pak turma por edhe po ripozicionohet në skenën ndërkombëtare.

The post Travel Radar: Shqipëria një nga 3 destinacionet për 2025 appeared first on Gazeta Si.

Ngjarja në Pogradec/ Vrau dhe i dogji banesën 52-vjeçares, kapet autori i dyshuar

28 July 2025 at 14:02

Nga Gazeta Si- Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm, kur shtëpia e saj u përfshi nga flakët. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, por brenda pak orësh, hetuesit zbuluan një histori tjetër.

Kozeta Teço dyshohet se u vra nga i riu dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë, në mënyrë që ngjarja të dukej aksidentale.

Përveç shenjave të dhunës në trupin e gruas, hetuesit mësohet se analizuan kamerat e sigurisë në zonë dhe arritën të gjenin prova të tjera në koshat e mbeturinave, ku zbuluan mes të tjerash peshqirë të gjakosur. Edhe dy vatrat e zjarrit në banesë ishin një provë se flakët nuk kishin qenë aksidentale.

Ndërkohë në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se i riu ka patur lidhje intime me viktimën.

Teksa shoqërohet nga uniformat blu, autori i dyshuar dëgjohet të thotë: ‘Nuk jam unë vrasësi, jo’.

Rreth orës 13:30, Ilirjan Selmani u pa teksa shoqërohej nëpër rrugët e Pogradecit i prangosur nga policia. Bashkë me të, hetuesit u kthyen në skenën e krimit, aty ku kryen edhe një eksperiment hetimor.

Sipas burimeve paraprake, i riu dhe gruaja dyshohet se kishin një lidhje intime. Dyshimet duket se përforcohen edhe nga dëshmitë e të afërmve dhe fqinjëve. Gruaja ishte e pamartuar dhe jetonte e vetme.

Kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përballë pallatit ku ndodhi krimi e kanë ndihmuar policinë të identifikojë dhe të shoqërojë Ilirjan Selmanin.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

The post Ngjarja në Pogradec/ Vrau dhe i dogji banesën 52-vjeçares, kapet autori i dyshuar appeared first on Gazeta Si.

Një tregues ekonomik tronditës: Gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake

28 July 2025 at 12:22

Gjatë gati 19 viteve të Melissa Knicely në një strehë kafshësh në Karolinën e Veriut, ajo ka mësuar të dallojë një shenjë prekëse që tregon se ekonomia ka marrë një kthesë për keq: Kur ka një rritje të numrit të njerëzve që kërkojnë të heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake.

Kjo ndodhi në fund të viteve 2000, ndërsa problemet nga kriza financiare u përhapën; në raste të tjera kur valët e pushimeve nga puna goditën rajonin dhe, më së fundmi, kur inflacioni u rrit.

Dhe në muajt e fundit, ky aktivitet, i cili quhet “dorëzimi i pronarëve”, është rritur në Charlotte-Mecklenburg Animal Care & Control në Karolinën e Veriut, ku Knicely shërben si zëdhënëse e departamentit.

Deri më tani këtë vit, dorëzimet e pronarëve janë gati 43% më të larta se në këtë kohë të vitit të kaluar, tha ajo.

“Ka raste kur ekonomia ka rënë ose kemi pasur shumë pushime nga puna dhe 100% kjo shihej dhe tek ne dhe tani ne shohim një rritje sa herë që ndryshon ekonomia.

Ky trend nuk është unik vetëm për Charlotte-Mecklenburg.

Në muajt e fundit, shpëtuesit e kafshëve dhe strehimoret në të gjithë Amerikën po raportojnë rritje të ndjeshme të kafshëve që dorëzohen, me disa nga këto organizata që i thanë CNN se vështirësitë financiare ishin në rrënjë të vendimeve të këtyre pronarëve.

Çdo aspekt i mbajtjes së një kafshe shtëpiake, nga vizitat te veterineri dhe ushqimi te shtretërit, ëmbëlsirat dhe lodrat, është bërë i shtrenjtë vitet e fundit, me disa mallra të ndjeshme ndaj tarifave që pritet të bëhen edhe më të shtrenjta në muajt në vijim. Këto shpenzime në rritje për pronarët e kafshëve shtëpiake mund të shtohen nga një përkeqësim i stabilitetit financiar, duke përfshirë barrë të rëndë borxhi, një problem të papritur mjekësor (njerëzor ose shtazor) ose një humbje pune.

“Do të jetë financiare për disa arsye të ndryshme”, thotë Megan Larson, menaxhere e pranimit në Ruff Start Rescue, një organizatë për mbrojtjen e kafshëve.

Një arsye shumë e zakonshme është se njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë aty ku jetojnë, tha ajo.

“Na dhemb kur shohim njerëz që qajnë se duhet të heqin dorë nga kafsha e tyre sepse duhet të zhvendosen diku në një shtëpi apo vend më të përballueshëm dhe ai vend që është më i përballueshëm për ta nuk i lejon kafshët”, tha ajo.

Deri më 24 korrik, Ruff Start ka marrë 1,496 aplikime për dorëzime nga pronarët dhe deri në 22 brenda një dite të vetme, sipas të dhënave të ofruara nga Larson, e cila vuri në dukje se aplikimet shpesh janë për shumë kafshë.

Edhe pse Ruff Start ka një rrjet mjaft të madh strehuesish (rreth 600 deri në 700 aktivë në Minesota), organizata nuk ka kapacitet për çdo kafshë në nevojë.

“Duke folur me të tjerë këtu në vend, të gjithë jemi në panik, sepse ajo që po shohim është mungesa e strehuesve të mëdhenj për qen”, tha ajo, duke vënë në dukje se qentë e mëdhenj hanë më shumë dhe kanë vizita më të kushtueshme veterinare.

“Kjo është arsyeja pse shohim shumë njerëz që duhet të heqin dorë nga qentë e tyre të mëdhenj.”

Më parë këtë muaj, Qendrat e Kujdesit për Kafshët të Nju Jorkut arritën në një “pikë kthese” dhe pezulluan pranimin për shkak të “problemeve kritike të kapacitetit”.

“Ky nuk është një vendim që e marrim lehtë, por nuk mund të pranojmë më dorëzime nga pronarët”, njoftoi streha më 18 korrik. “Me mbi 1,000 kafshë shtëpiake nën kujdesin tonë, jemi në një pikë krize.”

Në Çikago, zyra e kujdesit dhe kontrollit të kafshëve e qytetit postoi një njoftim në Instagram në maj duke dhënë alarmin:

“Vetëm në 20 ditët e para të majit, kemi pasur mesatarisht 56 kafshë që vijnë në strehë në ditë, një rritje nga 54 në ditë në prill. Kjo mund të mos duket shumë e madhe, por me këtë vëllim, çdo rritje i shteron burimet tona tashmë të kufizuara”, thuhej në postim.

Strehëzat e kafshëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara që po mbushin gjithnjë e më shumë kapacitetin e tyre, janë një pasqyrim i “stuhisë së përsosur” që është duke u përgatitur vitet e fundit, thotë Cesar Perea, nënkryetar i shpëtimit për Shoqatën Amerikane Humane.

Si pjesë e rritjes së kostos së jetesës dhe kufizimeve financiare, një mungesë e vazhdueshme e veterinerëve ka rritur kostot e kujdesit, tha ai.

Për më tepër, në vitet pas bumit të kafshëve shtëpiake të nxitur nga pandemia, pronarët e shtëpive me qira u bënë më të rreptë në lejimin e kafshëve dhe pati një rritje të dukshme të problemeve të sjelljes për shkak të mungesës së socializimit për këlyshët e pandemisë të rritur gjatë një izolimi.

“Vështirësitë ekonomike, po kontribuojnë shumë në rritjen e numrit të strehimoreve të mbushura”, tha Perea për CNN. “Por mendoj se po ndodh një stuhi e plotë.”

The post Një tregues ekonomik tronditës: Gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake appeared first on Gazeta Si.

17 vatra aktive/ Himara nën flakë, zjarri vijon ende në Parkun Kombëtar të Prespës

28 July 2025 at 12:22

Nga Gazeta Si- Prej ditësh tashmë, jugu është nën flakë, ku jo pak herë janë rrezikuar edhe jetë njerëzish.

Himara vijon të digjet nga flakët, të cilët një ditë më parë rrezikuan edhe banorët në dy fshatra, Kalasë e Sasaj, të cilët u evakuuan. Aktualisht raportohet për vatra aktive në fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Në terren u angazhuan 9 mjete zjarrfikëse, një ambulancë, helikopterët e FA dhe avioni canadair italian.

Zjarri vijon edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, ndërsa 150 forca janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Perfekti Nertil Jole thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave. Deri më tani llogaritet rreth 7 ha sipërfaqe me bimësi që është djegur nga flakët.

Edhe në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, zjarri është përqendruar vetëm në majën e malit mbi Kalasë, ndërsa një banesë e braktisur është raportuar si e djegur.

Në Bjeshkën e Rahovicës, Malësi e Madhe, pranë kufirit me Malin e Zi, vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit e rënë në një sipërfaqe me pyje. Terreni i thyer e bënë të vështirë ndërhyrjen, dhe zjarri ka marrë përmasa.

Në fshatin Fang, njësia administrative Rubik, është e pamundur ndërhyrja për shkak të pjerrësisë së madhe të shpatit të malit, të veshur me dëllinja, që favorizojnë zjarrin. 

Në fshatin Ibë, Tiranë, aktualisht janë aktive 3 vatra zjarri.

Pjesa më e madhe e zjarreve dyshohet se vendosen në mënyrë të qëllimshme ose nga pakujdesia. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vaun e Dejës, ku Policia e Shkodrës ka arrestuar pas një person të dyshuar.

I arrestuari është L. Rr., 80 vjeç, banor i kësaj zone dhe sipas policisë dyshohet se e ka kryer herë pas here një veprim të ngjashëm kohët e fundit. Ai akuzohet se ndezi zjarr ditën e djeshme në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk u dëmtuan varrezat dhe vatra u shua në kohë, pa u përhap.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar.

The post 17 vatra aktive/ Himara nën flakë, zjarri vijon ende në Parkun Kombëtar të Prespës appeared first on Gazeta Si.

Java nis me ulje temperaturash

28 July 2025 at 09:07

Pas ditëve më të nxehta të verës, java ka nisur me ulje temperaturash.

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, teksa priten reshje shiu lokale.

Temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

Ndërkohë, sipas meteorologëve, e gjithë java do të jetë e freskët ku temperaturat maksimale shkojnë deri në 34 gradë.

Ndërsa nesër pritet të ketë reshje në të gjithë vendin.

The post Java nis me ulje temperaturash appeared first on Gazeta Si.

3 arsye pse të rinjtë kanë më shumë gjasa të besojnë teoritë e konspiracionit

26 July 2025 at 12:54

Teoritë konspirative janë një dukuri e përhapur në botën e sotme.

Ngjarje të tilla si Brexit, zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të viteve 2016 dhe 2020, dhe pandemia e COVID shërbejnë si kujtesa të fuqishme se sa lehtë këto narrativa mund të depërtojnë në diskursin publik.

Pasojat për shoqërinë janë të rëndësishme, duke pasur parasysh se një përkushtim ndaj teorive të konspiracionit mund të minojë normat kryesore demokratike dhe të dobësojë besimin e qytetarëve në institucionet kritike. Siç e dimë nga trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, ato gjithashtu mund të motivojnë dhunën politike.

Por kush ka më shumë gjasa t’i besojë këto teori konspirative?

Studimi i ri ofron një përgjigje të qartë dhe ndoshta të habitshme. I botuar në Political Psychology, hulumtimi tregon se mosha është një nga parashikuesit më të rëndësishëm të besimeve konspirative, por jo në mënyrën që shumë mund të supozojnë.

Njerëzit nën 35 vjeç kanë vazhdimisht më shumë gjasa të mbështesin idetë konspirative.

Ky përfundim është ndërtuar mbi një bazë të fortë provash. Së pari, u krye një meta-analizë, një “studim studimesh”, i cili sintetizoi rezultatet e 191 artikujve, të botuar midis viteve 2014 dhe 2024.

Ky grup masiv të dhënash, i cili përfshinte mbi 374,000 pjesëmarrës, zbuloi një lidhje të fortë midis moshës së re dhe besimit në teoritë konspirative.

Për ta konfirmuar këtë, studiuesit kryen anketën shumëkombëshe me më shumë se 6,000 njerëz në gjashtë vende të ndryshme: Australi, Brazil, Kanada, Gjermani, SHBA dhe Afrikën e Jugut.

Rezultatet ishin të njëjta. Në fakt, mosha rezultoi të ishte një parashikues më i fuqishëm i besimeve në teoritë konspirative sesa çdo faktor tjetër demografik, duke përfshirë gjininë, të ardhurat ose nivelin e arsimit të një personi.

Pse të rinjtë janë më besues?

1. Pakënaqësia politike

Një nga nxitësit më të fuqishëm është një ndjenjë e thellë e pakënaqësisë politike midis të rinjve.

Shumica e të rinjve ndihen të tjetërsuar nga sistemet politike të drejtuara nga politikanë që janë dy ose tre breza më të vjetër se ata.

Ky nën-përfaqësim mund të çojë në frustrim dhe në ndjenjën se demokracia nuk po funksionon për ta. Në këtë kontekst, teoritë e konspiracionit ofrojnë një shpjegim të thjeshtë dhe bindës për këtë shkëputje: sistemi nuk po dështon vetëm, por po kontrollohet dhe manipulohet fshehurazi nga ‘aktorë’ të këqij.

2. Stili aktivist i pjesëmarrjes

Mënyra se si të rinjtë zgjedhin të marrin pjesë në politikë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.

Ndërsa ata mund të kenë më pak gjasa të angazhohen në praktikat tradicionale siç është votimi, ata shpesh janë shumë të angazhuar në forma jokonvencionale të pjesëmarrjes, siç janë protestat, bojkotet dhe fushatat online.

Këto mjedise aktiviste, veçanërisht online, mund të bëhen terren pjellor për teoritë e konspiracionit që të mbijnë dhe përhapen. Ato shpesh mbështeten në narrativa të ngjashme “ne kundër atyre” që vënë në pah një grup të brendshëm “të drejtë” kundër një establishmenti “të korruptuar”.

3. Vetëvlerësim i ulët

Së fundmi, hulumtimi konfirmoi një lidhje të rëndësishme psikologjike me vetëvlerësimin.

Për individët me perceptime më të ulëta të vetëvlerësimit, besimi në një teori konspiracioni, fajësimi i forcave të jashtme dhe të fshehura për problemet e tyre, mund të jetë një mënyrë për t’u përballur me ndjenjat e pafuqisë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë. Hulumtimet kanë treguar prej kohësh se vetëvlerësimi tenton të jetë më i ulët tek të rinjtë, përpara se të rritet vazhdimisht me moshën.

Çfarë mund të bëhet?

Të kuptuarit e këtyre shkaqeve rrënjësore është thelbësore sepse tregon se thjesht hedhja poshtë e pretendimeve të rreme nuk është një zgjidhje e mjaftueshme.

Për të adresuar vërtet rritjen e teorive të konspiracionit dhe për të kufizuar pasojat e tyre, duhet të trajtojmë çështjet themelore që i bëjnë këto narrativa kaq tërheqëse në radhë të parë.

Një hap kritik është të bëhen demokracitë tona më përfaqësuese. Kjo ilustrohet nga zgjedhja e fundit e senatores laburiste Charlotte Ëalker në Britani, e cila është mezi 21 vjeç.

Duke punuar në mënyrë aktive për të rritur praninë e të rinjve në institucionet politike, mund t’u jepet atyre besim se sistemi mund të funksionojë për ta, duke zvogëluar apelin e teorive që pretendojnë se është i korruptuar dhe pa shpresë.

Më shumë demokraci gjithëpërfshirëse

Kjo nuk do të thotë të dekurajojmë pasionin e aktivizmit rinor. Përkundrazi, ka të bëjë me fuqizimin e të rinjve me mjetet për të lundruar në peizazhin kompleks të informacionit të sotëm.

Promovimi i edukimit të fuqishëm mediatik dhe digjital mund t’i ndihmojë individët të vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin që hasin në të gjitha qarqet, duke përfshirë hapësirat e aktivistëve online.

Lidhja me vetëvlerësimin tregon gjithashtu një përgjegjësi më të gjerë shoqërore.

Duke investuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien e të rinjve, kjo mund të ndihmojë në rritjen e rezistencës psikologjike që i bën ata më pak të prekshëm ndaj teorive të konspiracionit.

Në fund të fundit, ndërtimi i një shoqërie që është rezistente ndaj dezinformatave nuk ka të bëjë me gjetjen e të metave tek një brez i caktuar.

Ka të bëjë me krijimin e një demokracie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse ku të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, ndihen të përfaqësuar, të fuqizuar dhe të sigurt.

The post 3 arsye pse të rinjtë kanë më shumë gjasa të besojnë teoritë e konspiracionit appeared first on Gazeta Si.

Ngjarja në Fier, dëshmitë kontradiktore të vajzës së viktimës dhe kryeplakut të fshatit

25 July 2025 at 13:45

Nga Gazeta Si- Ngjarja në Fier, ku vajza 26-vjeçare ka vrarë me tel babain e saj ka nxjerrë në pah edhe dramën që prej vitesh ndodhte në këtë familje.

Të shumtë kanë qenë familjarë dhe të njohur të viktimës që kanë folur për mediat pas ngjarjes, duke thënë se viktima dhunohej nga gruaja e tij dhe vajza, ndërsa thonë edhe se ai ishte lënë që të jetonte më vete në një dhomë jashtë shtëpisë.

Kryeplaku i fshatit Frashër thotë se viktima ishte një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin edhe pa bukë të ndjerin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte”, ka treguar kryeplaku në një intervistë për Top Channel.

Ai thotë se policia ka shkuar shumë herë në shtëpinë e tyre për shkak të problemeve.

“E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam”, tha kryeplaku.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga vajza tjetër e viktimës, e cila, në një intervistë për Top Channel ka thënë se babai i saj jetonte në shtëpi, bashkë me gruan dhe vajzën tij.

Ai gjithashtu thotë se të tre punonin, ndryshe nga të afërmit e tjerë që kanë thënë se vetëm viktima punonte.

Anesti Rama, 56-vjeç u mbyt një ditë më parë me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, e cila bashkëpunoi me të ëmën për të zhdukur gjurmët. Vajza u arrestua pas ngjarjes, kurse e ëma, e cila pastroi trupin, u arrestua sot.

The post Ngjarja në Fier, dëshmitë kontradiktore të vajzës së viktimës dhe kryeplakut të fshatit appeared first on Gazeta Si.

CNN: Njohja e Palestinës, një veprim i guximshëm nga Macron, me një dozë dëshpërimi…

25 July 2025 at 12:28

Me një postim të vetëm, Presidenti Francez Emmanuel Macron ndryshoi gjithçka, dhe asgjë. Njoftimi i tij vonë në mbrëmje në X se Franca do të njohë një shtet palestinez në shtator, anëtarja e parë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kombeve të G7 që e bën këtë, i zuri shumë njerëz në befasi.

Edhe pse njohja e Francës është pritur prej disa muajsh tani, (lufta Izrael-Iran detyroi një shtyrje të samitit mbi Izrael-Palestinë me Arabinë Saudite dhe aleatët europianë që Parisi kishte nxitur) nuk pritej të ndodhte kështu.

Njoftimi i papritur na tregon dy gjëra.

Së pari, se Emmanuel Macron mendon se kjo është koha për të vepruar. Udhëheqësit nga Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të flasin për të kërkuar veprime urgjente mbi nivelet e reja të krizës humanitare në Gaza.

Më shumë se një mijë banorë të Gazës janë vrarë duke kërkuar me dëshpërim ushqim që nga maji, dhjetëra të tjerë nga vetë uria.

Imazhet e banorëve të Gazës të uritur dhe të pafuqishëm, përfshirë fëmijë, kanë sjellë ndërmend cepat më të errët të shekullit të 20, duke nxitur neverinë perëndimore ndaj krizës humanitare.

Vendimi i Macron është i guximshëm, pas një numri të vogël aleatësh europianë: Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës, por duke hapur rrugën që fuqitë e mëdha ndërkombëtare të ndjekin shembullin.

“Kam folur me kolegë të tjerë në telefon dhe jam i sigurt se nuk do të jemi të vetmit që do ta njohin Palestinën në shtator”, tha një zyrtar i lartë në presidencën franceze për CNN të enjten pas njoftimit të Macron.

Sytë tani ka të ngjarë të kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, ndoshta edhe nga Gjermania. Perspektiva e Shteteve të Bashkuara, aleati më i ngushtë i Izraelit edhe pa një presidencë Trump, duket e pamundur.

Por për ata në terren, vendimi francez ka të ngjarë të ndryshojë pak.

Lëvizja u mirëprit nga Hamasi si një “hap pozitiv”. Për udhëheqësit izraelitë, nuk u prit aspak mirë.

Njohja “shpërblen terrorin”, tha kryeministri izraelit (dhe kundërshtar i hershëm i një shteti palestinez) Benjamin Netanyahu të enjten në mbrëmje, me ministra të tjerë që argumentojnë se ky veprim tani justifikon aneksimin zyrtar të Bregut Perëndimor.

Kjo ndjesi u pranua shpejt nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë gjetur veten gjithnjë e më shumë në kundërshtim me aleatët e tyre perëndimorë në Europë për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-të “e hedhin poshtë me forcë” planin e Macron.

“Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen”, shkroi ai të enjten në X. “Është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit.”

Edhe nëse njohja ndërkombëtare mund të sjellë magjikisht ndryshime konkrete për Gazën, afati i shtatorit do të vijë shumë vonë për palestinezët që vdesin nga uria nën bllokadën e ushqimit të kontrolluar nga Izraeli.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRËA-së, agjencisë kryesore të Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, tha të enjten se njerëzit në Gaza u ngjanin “kufomave në këmbë” ndërsa uria po përhapej.

Të gjithë 2.1 milionë njerëzit në Gaza tani janë të pasigurt për ushqim dhe të martën, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se 900,000 fëmijë po vuajnë nga uria.

Rreth 70,000 fëmijë tashmë tregojnë shenja të kequshqyerjes, thanë ata.

Një shans i vogël diplomatik?

Njoftimi solo i Francës sugjeron gjithashtu një shenjë dëshpërimi nga ana e Macronit.

Ai është një njeri që i pëlqen një koalicion në skenën botërore dhe kjo është zakonisht një strategji fituese.

Një muaj më parë, dukej se ishte gati skena që Franca të njihte Palestinën, një samit i bashkëorganizuar me Arabinë Saudite ishte planifikuar në Riad nga 17 deri në 20 qershor. Por kur shpërtheu konflikti i hapur midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, ky plan u prish.

Pritja midis ekspertëve ishte që Franca dhe Arabia Saudite do të mobilizonin aleatët e tjerë në një njohje të përbashkët, një sinjal i fortë për Jerusalemin dhe Uashingtonin mbi rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete dhe paqen.

Makron mund të ketë ende fitoren e tij në shtator nëse aleatët i bashkohen njohjes së Francës, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa rrezikuar kapitalin diplomatik të Francës dhe duke bindur partnerë më të pavullnetshëm.

“Ideja është të ushtrohet pak presion mbi vendet e tjera”, tha zyrtari i lartë francez për CNN.

Dhe vendimi i Macronit ka peshë.

Vendet europiane kanë treguar kokëfortësi për të vepruar zyrtarisht mbi një zgjidhje me dy shtete dhe për të njohur shtetësinë palestineze. Respekti për aleatin e Perëndimit, Izraelin, mospëlqimi për qeverinë islamiste në Gaza dhe mangësitë e Autoritetit Palestinez të Bregut Perëndimor, si dhe një status quo me sa duket e pranueshme për dekada të tëra, kanë sjellë zemërim të heshtur ndaj vendbanimeve dhe sulmeve izraelite ndaj palestinezëve, me pak ndryshim në veprimin ndërkombëtar.

Franca tani po e thyen atë tavan prej qelqi.

Brenda Francës, një vend që prej kohësh ka mbajtur një qëndrim ndaj kauzës palestineze, njohja e shtetësisë palestineze nuk do të jetë një veprim i diskutueshëm.

Udhëheqësi pas Luftës së Dytë Botërore, Charles de Gaulle, e mblodhi Francën pranë popullit palestinez pas luftës së vitit 1967, me Parisin që u angazhua me Organizatën Çlirimtare Palestineze për dekada të tëra, edhe pse sulmet terroriste u kryen në emër të grupit në tokën franceze.

Në vitin 2014, parlamenti francez i bëri thirrje qeverisë të njihte Palestinën, një apel që qeveria e mbështeti në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një votim të pasuksesshëm për të sjellë shtetësinë palestineze deri në vitin 2017.

Franca prej kohësh ka mbështetur një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën bazuar në kufijtë e vitit 1967, megjithëse burimi i Elysee tha se njohja franceze nuk do të specifikonte kufijtë.

Macron mbështeti me vendosmëri hakmarrjen e Izraelit për masakrat e 7 tetorit, por me kalimin e kohës i ka ashpërsuar kritikat e tij ndaj Netanyahut dhe Izraelit për drejtimin e luftës.

Publikisht, ai shqetësohej për “importimin” e konfliktit në Francë, shtëpi e komunitetit më të madh të hebrenjve dhe myslimanëve në Europë.

Por, ndërsa viktimat në Gaza u shtuan, Franca ndaloi eksportet e armëve në Izrael, orkestroi dërgesat e ndihmave në territor dhe bëri thirrje vazhdimisht për një armëpushim dhe akses në ndihmë humanitare dhe gazetarë.

Duke ndërmarrë këtë hap besimi, duke njohur një shtet palestinez përpara kolegëve të Francës, Pallati Elysee me siguri shpreson për një efekt domino të njohjes në të gjithë Perëndimin.

Me ndihmën ende mizorisht përtej mundësive të banorëve të Gazës, ndoshta është një përpjekje e fundit për të sjellë njëfarë lehtësimi.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si

The post CNN: Njohja e Palestinës, një veprim i guximshëm nga Macron, me një dozë dëshpërimi… appeared first on Gazeta Si.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Apeli lë në burg përjetë kopshtarin Festim Bexhdili

25 July 2025 at 11:46

Apeli i GJKKO-së vendosi sot që të lërë në fuqi dënimin e shkallës së parë, me burg përjetë për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të trupit të Jani Prengës, më 17 janar 2020 nga Kamza në Shijak.

Bexhdili akuzohet që ka marrë pjesë në zhdukjen e Jan Prengës, teksa dosja ishte kthyer për rigjykim në Apel, por ky i fundit sot konfirmoi burgun e përjetshëm.

Në seancën e kaluar, dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, dhanë pretencë të ndryshme në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin. Dibra kërkoi 20 vite, duke u shprehur se “mbase i pandehuri nuk di gjë ku ndodhet trupi dhe veproi nga frika!”. Kurse Kaçkini kërkoi burg përjetë: “S’tregoi, nuk shfaqi as pendesë, pjesë e grupit!”, tha ajo mes të tjerash.

Vetë Bixhdili mohoi përfshirjen në krim, por pohoi se u detyrua të ndihmonte paraprakisht nga frika dhe se nuk e dinte ku ndodhej trupi:

“Edhe prokurorja po të ishte do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!”, tha ai.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Apeli lë në burg përjetë kopshtarin Festim Bexhdili appeared first on Gazeta Si.

Italia raporton 32 raste, përfshirë 2 vdekje, nga virusi i Nilit Perëndimor

25 July 2025 at 10:59

Italia ka konfirmuar dy vdekje dhe të paktën 32 raste të virusit të Nilit Perëndimor në vitin 2025, mes një rritjeje në Europë këtë verë.

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara, zakonisht gjatë muajve të ngrohtë të verës.

Shumica e rasteve italiane deri më tani kanë qenë në provincën e Latinës, e cila ndodhet në rajonin e Lacios rreth 100 kilometra në jug të Romës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS) i Italisë i raportoi rastet në raportin e tij javor të enjten, duke vënë në dukje se shpërndarja gjeografike e virusit “duket mjaft e ndryshme”.

Virusi, i cili shkakton temperaturë të lartë dhe skuqje, është raportuar edhe në Piemonte, Veneto, Emilia-Romagna dhe Kampania. Ndër rastet e konfirmuara deri më tani ka pasur dy vdekje, një në Fondi dhe tjetra në provincën e Novarës.

“Virusi i Nilit Perëndimor ka qenë endemik në vendin tonë për disa vite tani,” tha Anna Teresa Palamara, drejtoreshë e departamentit të sëmundjeve infektive të ISS, duke shtuar se janë marrë masa për të mbrojtur kundër përhapjes së tij.

“80 për qind e rasteve të infeksionit të Nilit Perëndimor janë asimptomatike dhe rreziku i pasojave serioze është më i madh për njerëzit më të brishtë,” tha Palamara.

Rajoni i Lazios konfirmoi 12 raste të reja të virusit të enjten, pas testeve të kryera nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

The post Italia raporton 32 raste, përfshirë 2 vdekje, nga virusi i Nilit Perëndimor appeared first on Gazeta Si.

Sot kulmi i valës afrikane, temperaturat shkojnë 43 gradë

25 July 2025 at 08:51

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C.

Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Sot kulmi i valës afrikane, temperaturat shkojnë 43 gradë appeared first on Gazeta Si.

Zjarr në Kakavijë, digjen 4 shtëpi

24 July 2025 at 19:24

Nga Gazeta Si- Zjarri i rënë në Kakavijë pasditen e sotme ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur 4 shtëpi ndërkohë që është dashur evakuimi i banorëve.

Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli thotë për mediat se situate është emergjente.

“Janë djegur 3-4 shtëpi të fshatit. Ende nuk dihen motivet për zjarrin, policia po heton. Zjarri është në shumë zona të banuara të fshatit. Situata në këto momente është nën kontroll. Kanë ardhur zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe nga ajri ka ardhur ndihmë nga Greqia. Shtëpitë kanë qenë të banuara, nxorëm 4 persona nga shtëpitë”, thotë Toli, duke shtuar se zona është plot me pisha dhe koha është shumë e papërshtatshme për këto situatë.

The post Zjarr në Kakavijë, digjen 4 shtëpi appeared first on Gazeta Si.

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën e mësuesve sipas nivelit të diplomave

24 July 2025 at 18:52

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Mësuesve kundër VKM-së që përcakton pagat sipas nivelit të diplomave.

Për shkak të ndarjes së barabartë të votave, 4 me 4 në Gjykatë dhe mungesës së shumicës, kërkesa për shpalljen antikushtetuese të VKM-së u hodh poshtë.

Sindikata e Mësuesve kërkoi shfuqizimin e një pjese të VKM-së, duke argumentuar se vendimi krijon pabarazi dhe diskriminim, pasi sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh.

The post Kushtetuesja rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën e mësuesve sipas nivelit të diplomave appeared first on Gazeta Si.

❌
❌