Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

Njerëz të idhnuem me atdheun

By: A R
11 August 2025 at 17:00

Nga Frrok Çupi

Do të ishte më e thjeshtë sikur të kisha përdorur fjalën “hidhëruar” sipas versionit normativ të gjuhës, në vend të gegnishtes “idhnuem”. Mirëpo fjala ‘hidhëruar’ nuk do të kishte prodhuar kuptimin real. “ Të hidhëruar’ me atdheun njerëzit mund të jenë edhe kur u vjen ‘ hidhët’, dmth., u vjen keq për gjëra që nuk shkojnë mirë. Kjo është komplet e kundërta me gjendjen e këtyre njerëzve në qasje me vendin e tyre. Këta janë ‘ të idhnuem’. Fëmijët e përdorin këtë emocion kur humbin lojën me shokun, ose kur shoku u merr topin, ose kur dikush u bën një gjë të keqe.

Në rastin tonë, kur ‘ të idhnuem me atdheun’, janë së pari ish burra shteti si presidentë republike e kryeministra e ministra…, atëherë kemi të bëjmë me akte të tmerrshme krimi, jo thjesht ‘idhnim’. Kemi të bëmë me aktet e përdorimit të çdo mjeti dhune dhe mashtrimi dhe shpifjeje kundër të vërtetës dhe realitetit. Pse? Vetëm pse populli u mori topin, domethënë pushtetin; ata janë gati ta fusin në zjarr. Madje shuma zjarre që po u vihen maleve, fushave, pyjeve, bregut të detit e buzë qyteteve…, jam i sigurt se i vë dora e këtyre ‘udhëheqësve’ kriminalë. Kur ‘ të idhnuemit’ si akt ka ndodhur në stinën e dimrit, në mes të ngricave e borës, atëherë këta kanë marrë skuadrat e tritolit dhe të pushkatimit e kanë shembur shtyllat e linjave elektrike. Këtu kemi qenë dhe i kemi parë pa pikën e fuqisë që t’ i çojmë në ‘hapsane’. Edhe kjo fjalë mund të zëvendësohej me fjalën ‘qeli’, por ja që tingëlloka më bukur në të folmen e vjetër… Errësira dhe i ftohti ka mbuluar jetën e viktimave të këtyre.

Ç’të keqe u ka bërë atdheu këtyre njerëzve?

Mirë se të korruptuarve kriminalë u ka prerë duart që të mos vjedhin më pasurinë publike. Kjo tashmë dihet çfarë po ndodh me Drejtësinë e re. Mirë se familjarëve të të korruptuarve u ka treguar vendin dhe sekuestruar pasurinë e grabitur…Këta përbindësha paskan të drejtë të idhnohen dhe t’i venë flakën atdheut, madje mundësisht të djegin edhe ndonjë duzinë njerëz.

Kur nuk kanë mundësinë për urët e zjarrit, atëherë këta përdorin fjalët. Fjalë të ndyra, fjalë të egra, fjalë shpifëse, fjalë të zeza kundër vendit. Ish presidenti i vendit, që po numëron ditët deri në seancën tjetër në Gjykatën Speciale, nxjerr nga sirtarët pamje nga Shqipëria kur ky ishte në krye. “ Ja si është turizmi!, thotë. Ja si është Shqipëria”. Në fakt atë Shqipëri që ndoti ai, nuk mund ta gjejmë as në arkiva; arkivat u dogjën po prej tij. Një gazetë e përditshme, e vetmja e pavarur, u dogj e tëra, me gjithë kompjuterë dhe njerëz, po prej tij.

Gazetarët që kanë mbetur nga djegia, disa i janë bashkuar atij me shpresë se ‘të vrarët dje mund të vrasin dikë sot’, disa i janë bashkuar Irfanit dhe disa kanë marrë një kamera e dalin nëpër Shqipëri: “ Turizmi sivjet ka falimentuar, thonë sa kanë në kokë.- Ky vend nuk mund të ketë turizëm elitar… Nuk ka dyqane ndërkombëtare, nuk vlen ky vend!”

Të tjerë, kur del gënjeshtra me turizmin, kthehen te birra. “ Dy vetë pinë një birrë!’, thanë këto ditë. Turpi më i madh i asaj që është quajtur gazetari prej shekujsh. Po në qoftë se një shishe verë e pinë pesë vetë, kushedi çfarë tragjedie për Shqipërinë e këtyre. Po nëse nën një çadër rrinë tre vetë, a qenka bërë nami në Shqipëri!?. Budallenj që nuk e fshehin dot budallallëkun.

Kur përmendet Europa si aleate e Shqipërisë, këta tërbojnë. Kur Europa thotë se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë ‘ drejt nesh’, këta tërbojnë. Kur Drejtësia ia çon zjarrin te këmbët krimit, këta duan të digjen më parë. Kur bota mahnitet me Shqipërinë që ka ndryshuar dhe është bërë si shoqet perëndimore, këta duan të gjuajnë botën me gurë. Kur populli po është i qetë e në punë, këta i thonë ‘ejani në ferr ku ishim bashkë”.

Çudi e madhe! Ka opozitë kudo, ka media të egra dhe media acide edhe gjetkë, ka shpirtra të këqij dhe psikopatë, ka njerëz që nuk e duan përparimin…, por si këta nuk mendohet. Urtësia hyjnore thotë se “ai që nuk do vendin e tij, familjen e tij, atë që ka afër, ai është i pafe”. Po për vete, këta a mund të mendojnë pakëz?!. Sepse me shpirt të hidhët, me vrer në tru dhe flutura në stomak, këta nuk jetojnë dot të qetë. Këta sëmuren nga ‘të idhnuemit’ ndaj Atdheut dhe ‘vdesin më shpejt’, thotë Frojdi.

The post Njerëz të idhnuem me atdheun first appeared on JavaNews.al.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

By: A R
11 August 2025 at 16:51

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”.

Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit.

Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

Në tekstin e deklaratës u tha se ky bashkëpunim është për të siguruar pozicionim të mirë për t’u bërë ballë kërcënimeve dhe për të arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Blerjet e përbashkëta të armatimit

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.

Në këtë aspekt, sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje, në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.

“Për shembull një sistem [armësh] që jemi të interesuar të tri shtetet ta blejmë nga SHBA-ja, ta bëjmë porosinë si një blerje, duke shfrytëzuar legjislaturën e secilit vend, por që sasia dhe koha e liferimit të determinohet si e përbashkët, sepse prej SHBA-së kur blen më shumë, kushtojnë më lirë dhe vijnë më shpejt”, thotë Maqedonci për Radion Evropa e Lirë.

Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet.

Maqedonci pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje do të ndihmojnë Kosovën drejt integrimit euroatlantik, siç thotë se zotohen në deklaratë, në mënyrë specifike sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Muaj më parë Qeveria kroate i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se kësaj nisme mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.

Deri më tani zyrtarisht nuk është njoftuar ende nëse këtij bashkëpunimi do t’i bashkohet edhe ndonjë shtet tjetër.

Qëllim i bashkëpunimit, sipas Qeverisë kroate, “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.

“Një aleancë e tillë – përveç anëtarësimit në NATO – as që është e nevojshme”, kishte thënë Qeveria kroate në mars të këtij viti.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se do ta shfrytëzojnë takimin radhës të Kartës SHBA-Adriatik [A5] që pritet të mbahet në tetor të këtij viti, për t’iu kërkuar partnerëve rajonalë të bashkohen.

Anëtare të Kartës së Adriatikut janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova mban statusin e vëzhguesit.

Pritjet nga marrëveshja

Përveç bashkëpunimit në industrinë e armatimit, shtetet pritet të kryejnë stërvitje ushtarake dypalëshe dhe trepalëshe si dhe të bashkëpunojnë në rekrutimin e personelit duke rritur mundësitë e edukimit përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake.

Gjithashtu pritet të ketë një angazhim të përbashkët për të luftuar kërcënimet hibride “duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.

Parashihet që ndërmjet shteteve partnere në këtë marrëveshje të shkëmbehen informacione dhe shërbime inteligjente për të parandaluar sfidat e përbashkëta.

Maqedonci thotë se kjo marrëveshje u mirëprit në Pentagon, kur ai zhvilloi një vizitë në SHBA në muajin qershor të këtij viti.

“E kanë parë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit regjional për të adresuar sfidat”, thotë ai, duke shtuar se mbështetje kanë marrë edhe nga shumë shtete të NATO-s, pa specifikuar se për cilat shtete bëhet fjalë.

Megjithatë kundër këtij bashkëpunimi kishte dalë Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, tha se po shkelet marrëveshja nënrajonale e vitit 1996.

Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Disa ditë pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia dhe Hungaria nënshkruan një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.

Vuçiq, asokohe, deklaroi se besonte që kjo marrëveshje do të pasohej me një afrim të mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.

The post Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane first appeared on JavaNews.al.

Begaj në festën tradicionale të Malësisë së Madhe: Një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë

By: A R
11 August 2025 at 16:44

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm në “Logu i Bjeshkës”, një festë tradicionale që përfaqëson thellësisht kulturën, traditat dhe identitetin e malësorëve të Malësisë së Madhe.

Në fjalën e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si një ritual që mban gjallë lidhjen me historinë, artin, veshjet dhe zakonet e trevave veriore shqiptare. Ai përshkroi “Logun e Bjeshkës” si një simbol të pasurisë shpirtërore dhe kulturore të Malësisë, duke përmendur edhe Xhubletën si një trashëgimi artistike të njohur ndërkombëtarisht.

“Ky manifestim nuk është vetëm festë, por një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare,” u shpreh Presidenti Bajram Begaj.

Ai uroi që kjo traditë e çmuar të vazhdojë të bashkojë brezat dhe të ruajë thesarin kulturor të shqiptarëve.

The post Begaj në festën tradicionale të Malësisë së Madhe: Një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë first appeared on JavaNews.al.

Shihej si ministri i Jashtëm i ardhshëm, arrestohet diplomati i lartë kinez

By: A R
11 August 2025 at 16:35

Liu Jianchao, një diplomat i lartë kinez që është parë si ministri i Jashtëm i ardhshëm, është ndaluar nga autoritetet, raporton Wall Street Journal.

Liu u ndalua pasi u kthye në Pekin në fund të korrikut nga një udhëtim pune, thanë burime të afërta me çështjen.

Zyra e Informacionit të Këshillit të Kinës e cila pret pyetjet e gazetarëve për qeverinë kineze dhe Partia Komuniste kineze nuk kanë komentuar.

61-vjeçari ka drejtuar trupën e partisë që merret me menaxhimin e lidhjeve me partitë e huaja politike. Pasi mori detyrën në 2022, Liu ka udhëtuar në më shumë se 20 vende dhe ka takuar zyrtarë nga më shumë se 160 vende.

Agjenda e tij e ngjeshur, sidomos takimet me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken në Uashington, përforcuan pritshmëritë se ai po përgatitej për t’u bërë ministri i Jashtëm i ardhshëm.

Hetimi i tij shënon nivelin më të lartë për një diplomat pasi Kina rrëzoi ish-ministrin e Jashtëm dhe të mbrojturin e presidentit Xi Jinping, Qin Gang, në vitin 2023 pas thashethemeve për një lidhje jashtëmartesore.

I lindur në provincën verilindore të Jilin, Liu u diplomua në Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin dhe studioi marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford para se të niste punë si përkthyes në ministri.

Ai ka shërbyer në misionin e Kinës në Britani dhe më vonë si ambasador në Indonezi e Filipine. Gjatë periudhës që punonte si zëdhënës i minsitrisë, ai u dallua për komentet me nota humori dhe mbrojtjen e interesave të Kinës.

The post Shihej si ministri i Jashtëm i ardhshëm, arrestohet diplomati i lartë kinez first appeared on JavaNews.al.

La pushimet në mes dhe shkoi të fikte zjarret, pëson djegie komandanti i MZSH Delvinë

By: A R
11 August 2025 at 16:27

Një vatër zjarri e papritur ka rënë mesditën e kësaj të hëne në fshatin Blerimas, pranë një pularie. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të MZSH Delvinë, dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit pa arritur të merrte përmasa që do ta bënin situatën shumë të rëndë.

Edhe pse ishte pushim, pra jashtë shërbimit, pas disa ditëve shumë të ngarkuara me zjarre, në ndihmë të kolegëve shkoi edhe Besnik Hasani, komandant shërbimi në MZSH Delvinë. Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, ai ka pësuar djegie në dorë dhe këmbë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve paraprake, nga zjarri i papritur në Blerimas janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj.

The post La pushimet në mes dhe shkoi të fikte zjarret, pëson djegie komandanti i MZSH Delvinë first appeared on JavaNews.al.

Shqipëria si BE, ndryshon ligji për konsumatorin, më shumë mbrojtje për blerësit

By: A R
11 August 2025 at 16:19

Jetojmë në kohën e konsumizimit… asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë realitet, blerësi shpesh ndjehet i humbur në një labirint produktesh që premtojnë shumë, po që herezi zhgënjejnë.

Përballja me mashtrimet dhe abuzimet nuk është më një rastësi, por një sfidë e përditshme. Për të mbrojtur sa më shumë qytetarët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

“Përafron plotësisht të gjitha direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Specifikisht janë 7 rregullore apo direktiva që transpozohen në mënyrë të plotë në legjislacionin tonë, çka do të bëjë që konsumatori shqiptar, përsa i përket çështjeve të cilësisë së produkteve jo ushqimore, peshës, sasisë e me radhë, do të gëzojë të njëjtën mbrojtje si konsumatorët në çdo vend të BE”, tha Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i MEKI.

Drafti parashikon që për herë të parë do të ngrihet edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit… në nivel qendror.

“Parashikohet edhe krijimi i Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe i jepet mundësia agjencisë që jo vetëm të aktivizohet si tani nga ankesat, por edhe të bëjë inspektime, në bazë të reklamave që shikon etj. Agjencia do të ketë të drejtë të bëjë hetime administrative dhe në bazë të shkeljeve të marrë masat përkatëse. Ky projektligj i lejon mundësinë Agjencisë që në raste specifiku kur vërehet se ka abuzime në çmime që dëmtojnë interesat e konsumatorit, ligji i ri i jep mundësinë të kryej hetime për të mbrojtur konsumatorin edhe sa i takon çmimit”, sqaroi Musabelliu.

Më tej, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit do t’i japë këtij institucioni fuqinë të kryejë inspektime dhe hetime proaktive, duke mos u ndalur vetëm tek ankesat, por duke qenë një vëzhgues i zëshëm dhe aktiv në treg.

“Ligji i konsumatorit zgjeron shumë të drejtat përsa i përket tregtisë online. Pra, konsumatori do të ketë të drejta të zgjeruara për politikat e kthimit të mallit, të ndryshimit, të tërheqjes nga një blerje e caktuar nëse nuk e gjykon të arsyeshme dhe me radhë. Është shumë e rëndësishme që të theksojmë që, për të përcaktuar një mbrojtje, konsumatori shqiptar të blejë një mall me faturë tatimore. Fatura tatimore është prova që vërteton transaksionin mes shitësit dhe blerësit.”

Në një epokë ku konsumizmi shpesh nxit blerje impulsive dhe pak të kontrolluara, ky projektligj është një mburojë që synon t’i japë konsumatorit kontroll dhe siguri. Në këtë mënyrë, Shqipëria po hap një faqe të re në historinë e tregut, duke nxitur një konsum të ndërgjegjshëm dhe të mbrojtur.

The post Shqipëria si BE, ndryshon ligji për konsumatorin, më shumë mbrojtje për blerësit first appeared on JavaNews.al.

“Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në Shqipëri

By: A R
11 August 2025 at 16:11

Organizata kriminale e drejtuar prej Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, të goditur së fundi gjatë një operacioni të kordinuar nga SPAK me Europol, rezulton se kanë trafikuar drejt Shqipërisë miliona euro.

Në dosjen hetimore të siguruar nga ABC News, dalin bisedat mes anëtarëve të kësaj organizate, teksa flasin për sjelljen e shumave të konsiderushme parash, shifra kto që arrijnë deri në 1 milion euro kesh në një rrugë të vetme.

Në komunikimet, që SPAK ka administruar nga aplikacioni Sky ECC, në tetor të vitit 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se Franc Çopja do të dorëzojë në Shqipëri një shumë prej 1 milion euro.

Ardjan Çela: “Me kismet fundjavës t’kaloj 1 milion në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky…ka 2 milion plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri”

Në dosjen e SPAK dalin edhe shuma të tjera, ku Ervis Çela informohet nga vëllai I tij Albin Cela.

Albin Çela: ‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

Në një tjetër episode, që del në dosjen e SPAK, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën i cili aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.

Ervis Çela: “Më ke nja 600… dollar më shumë tani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… S’ta prish qefin. Ti s’ke më shtëpi ku me fut lekët… Janë mush plot… Më ke lon pas dore. Edhe 2 milion dhe e mbyll punën”.

Më 10 gusht, Gjykata e Posaçme, konfirmoi arrestet me burg për 6 të prangosur të kësaj Organizate, Albin Çela, Petrit Sulejmanin, Renato Musakun, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çelën.

I vetmi nga 8 të prangosurit për të cilin Gjykata ka zbutur masën e sigurisë është Riza Çela, të cilin e ka çuar në arrest shtëpie. Kjo organizatë sipas SPAK, ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në vende të Bashkimit Europian.

The post “Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

CIFTIS – një platformë që ka tërhequr vëmendje globale

By: A R
11 August 2025 at 16:03

Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës (CIFTIS) 2025 do të mbahet në datat 10 – 14 shtator në Parkun Shougang në Distriktin Shijingshan të Pekinit. CIFTIS i këtij viti, duke mbështetur filozofinë e “Shërbimeve Globale, Përfitimit dhe Ndarjes së Ndërsjellë” si dhe duke u përqendruar në temën “Navigimi i Inteligjencës Dixhitale, Rivitalizimi i Tregtisë së Shërbimeve”, do të përfshijë një sërë aktivitetesh mbështetëse.

Deri më sot, gati 70 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur interes për të organizuar ekspozita në panairin e këtij viti. Si Australia, vendi mysafir, ashtu edhe Anhui, provinca mysafire, do të presin pavionet e tyre më të mëdha deri më sot në CIFTIS, me një sërë aktivitetesh të përqendruara në financë, turizëm, konsum dhe tema të tjera.

Panairi Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) është një platformë ekspozitash dhe tregtimi kombëtare, ndërkombëtare, gjithëpërfshirëse dhe në shkallë të gjerë, e projektuar posaçërisht për tregtinë e shërbimeve. Është një platformë kyçe për Kinën për të zgjeruar hapjen, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të udhëhequr inovacionin. Që nga viti 2012, CIFTIS është mbajtur me sukses për 11 edicione, duke u bërë ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse në botë për tregtinë e shërbimeve dhe duke tërhequr gati 1.19 milion ekspozues nga 198 vende dhe rajone.

The post CIFTIS – një platformë që ka tërhequr vëmendje globale first appeared on JavaNews.al.

Bilanci në 7 muaj, më pak aksidente në 2025, por më shumë viktima se një vit më parë

By: A R
11 August 2025 at 15:55

Një këmbësor 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Hamallaj në Durrës, pasi u përplas nga një mjet që drejtohej nga 57 vjeçar. Humbja e jetës së këtij të moshuari është një ndër 116 të tjerë që kanë humbur jetën në aksidente rrugore në të gjithë vendin, gjatë 7 muajve të këtij viti.

Të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore tregojnë se numri i aksidenteve është në ulje, por nga ana tjetër numri i viktimave është në rritje krahasuar me 2024.

Nga janari deri në korrik të 2025 kanë ndodhur 767 aksidente. 146 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për pasojë 116 persona kanë ndërruar jetë, 32 më shumë sesa në 7 muajt e parë të vitit të kaluar.

Ndërsa numri i viktimave është më i lartë në 2025, shifrat tregojnë më pak të plagosur në aksidente këtë vit. Nga janari deri në korrik të 2025 janë lënduar 961 persona, 126 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë plagosur 1168 qytetarë. Gjatë dy muajve të verës, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të numrin të aksidenteve, kjo edhe për shkak të rritjes së turisteve, fluksit të lëvizjeve për shkak të pushimeve. Shpejtësia dhe përdorimi i celularit në timon janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Por në 33% të rasteve ka rezultuar se fajtorë janë edhe këmbësorët të cilët u presin rrugën drejtuesve të mjeteve, apo nuk kalojnë tek vizat e bardha.

Që prej muajit maj, Policia Rrugore nisi zbatimin e masave për parandalimin e aksidenteve, ku disa grupe pune janë në terren për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të pabindur. Ndërsa monitorimi i akseve po kryhet përmes pajisjeve teknologjike si radarë apo dronë.

TABELA

JANAR-KORRIK 2025

767 aksidente rrugore

116 viktima

126 të plagosur rëndë

835 të plagosur lehtë

JANAR-KORRIK 2024

913 aksidente rrugore

84 viktima

122 të plagosur rëndë

1.046 të plagosur lehtë

The post Bilanci në 7 muaj, më pak aksidente në 2025, por më shumë viktima se një vit më parë first appeared on JavaNews.al.

Pirgje plastike mbi skulpturë, artisti ‘ulëret’ përpara godinës së Kombeve të Bashkuara

By: A R
11 August 2025 at 15:45

Ndërsa e hëna shënon javën e dytë të negociatave mes kombeve për një dakordësi globale që t’i japë fund ndotjes nga plastika, një artist vendosi grumbuj mbeturinash plastike mbi një skulpturë para godinës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Delegatët e bisedimeve për traktatin kalojnë çdo ditë para skulpturës që u kujton përgjegjësinë për të zgjidhur krizën e ndotjes plastike. Bisedimet duhet të mbyllen të enjten.

Benjamin Von Wong, një artist dhe aktivist kanadez, dizenjoi skulpturën thuajse 6 metra të lartë, “Brenga e Mendimtarit” (Thinker’s Burden) dhe e ndërtoi me një ekip. Ai është frymëzuar nga skulptura e famshme, “Mendimtari” (The Thinker) nga Auguste Rodin në Paris. Është figura e një burri të zhytur thellë në mendime, por në vend të gurit të Rodin, Von Wong e ka ulur mbi Nënën Tokë duke përkundur një foshnje dhe duke shtrënguar shishe plastike në duar. Një fije ADN-je i lidh bashkë për të theksuar ndikimin në shëndet të ndotjes nga plastika.

Me ndihmën e vullnetarëve, Von Wong shton mbetje plastike në instalacion ndërsa negociatat vazhdojnë për të pasqyruar koston në rritje të mungesës së veprimit. Të hënën, ai mori një shkallë për të arritur në pjesën e sipërme të skulpturës që të varte shishe plastike te zinxhiri i ADN-së. Më pas vendosi një makinë plastike lodër përpara.

“Në fund të kësaj jave, ne do të kemi një skulpturë thuajse të tërën të mbytur në plastikë, por shpresa është që njëtraktat i fortë dhe ambicioz për plastikën ta zgjidhë këtë problem njëherë e mirë”, tha ai.

The Minderoo Foundation, një organizatë australiane filantropie ishte dhuruessja më e madhe e këtij projekti. Organizata lokale jo-fitimprurëse dhe grupe komunitare grumbulluan mbeturinat.

“Njerëzit nuk e ndryshojnë mendjen nga faktet.  E ndryshojnë nga ndjenjat. Dhe kjo është ajo kur mendoj se arti është absolutisht kritik për të ndryshuar busullën e politikave”, tha Maria Ivanova, eksperte e qeverisjes ndërkombëtare mjedisore.

Delegatë dhe turistë ndalojnë para skulpturës që ta pyesin Von Wong për të dhe të shkrepin foto.

Në negociata  po marrin pjesë mbi 3700 persona që përfaqësojnë mbi 184 shtete dhe 600 organizata. Ata po përpilojnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare dhe ligjore për ndotjen e plastikës.

Shumë njerëz mendojnë se ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet. Ata mbërritën në Gjenevë me qindra mosmarrëveshje që duhen zgjidhur. Javën e shkuar, numri i çështjeve të pazgjidhura nuk u tkurr,  por u rrit.

The post Pirgje plastike mbi skulpturë, artisti ‘ulëret’ përpara godinës së Kombeve të Bashkuara first appeared on JavaNews.al.

“Ju besoj dritën e syve të mi…” Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli

By: A R
11 August 2025 at 14:58

Gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra nga një sulm izraelit mbi tendën e gazetarëve në qytetin e Gazës, ka lënë një testament dhe mesazh të fundit prekës, ku i bën thirrje botës të mos harrojë Gazën e rrethuar dhe popullin palestinez.

Në testamentin e tij, i publikuar në rrjetet sociale pas vrasjes të dielën, al-Sharif shkruante se kishte dhënë “çdo përpjekje dhe gjithë forcën time për të qenë mbështetje dhe zë për popullin tim”.

“Shpresa ime ishte që Allahu të më zgjaste jetën që të kthehesha me familjen e të dashurit e mi në qytetin tonë të origjinës, Asqalanin (Al-Majdal) e pushtuar. Por vullneti i Allahut erdhi i pari dhe urdhrit të Tij i binda. Kam jetuar dhimbjen në çdo detaj të saj, kam shijuar vuajtjen dhe humbjen shumë herë, por asnjëherë nuk hezitova të përcillja të vërtetën siç është, pa shtrembërime”, shkruante ai.

Al-Sharif la pas një familje prej katër anëtarësh: nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai kërkoi që familja e tij të kujdesej, sidomos për vajzën dhe djalin, pas vrasjes së tij nga Izraeli.

“Ju besoj kujdesin për familjen time. Ju besoj vajzën time të dashur, Sham, dritën e syve të mi, të cilën nuk pata kurrë mundësinë ta shihja të rritej ashtu siç kisha ëndërruar. Ju besoj djalin tim të dashur, Salah, të cilin kisha dëshiruar ta mbështesja dhe ta shoqëroja në jetë deri sa të bëhej mjaftueshëm i fortë për të mbajtur barrën time dhe për të vazhduar misionin. Ju bëj thirrje të qëndroni pranë tyre, të jeni mbështetje për ta pas Allahut të Madhëruar. Nëse vdes, vdes i qëndrueshëm mbi parimet e mia”, tha ai.

Në mesazhin e tij, gazetari kërkoi nga të gjithë të qëndrojnë me Palestinën dhe popullin e saj, sidomos me “fëmijët e pafajshëm”. Ai bëri thirrje të mos mbetemi të heshtur dhe të bëhemi ura drejt çlirimit të Palestinës.

“Jua lë amanet Palestinën, xhevahirin e kurorës së botës myslimane, rrahjen e zemrës së çdo njeriu të lirë në këtë botë. Jua lë amanet popullin e saj, fëmijët e saj të pafajshëm dhe të shtypur që nuk patën kurrë kohë të ëndërrojnë apo të jetojnë në paqe e siguri. Mos lejoni që zinxhirët t’ju heshtin, as kufijtë t’ju pengojnë. Bëhuni ura drejt çlirimit të tokës dhe popullit të saj, derisa dielli i dinjitetit dhe i lirisë të lindë mbi atdheun tonë të vjedhur”, shkruante ai.

Gjenocidi ndaj gazetarëve

Al-Sharif ishte një nga pesë gazetarët që Izraeli vrau në sulmin e së dielës. Të tjerët ishin Mohamed Qraiqea, Ibrahim Dahir, Moumin Alaywa dhe Mohammed Noufal.

Sipas Zyrës së Medias në Gaza, numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i gjenocidit izraelit në Gaza më 7 tetor 2023 ka arritur në 237, pas vrasjes së këtyre pesë gazetarëve.

Izraeli ka bllokuar hyrjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza për të fshehur të vërtetën mbi gjenocidin ndaj palestinezëve.

Para kësaj ngjarjeje, vrasja e fundit e një gazetari në Gaza ishte në fund të korrikut, kur Izraeli vrau fotoreporterin Adam Abu Harbid.

The post “Ju besoj dritën e syve të mi…” Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli first appeared on JavaNews.al.

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Përmet, e pësojnë edhe klientët

By: A R
11 August 2025 at 14:41

Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet.

33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet”, njofton policia.

Sakaq në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.

The post Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Përmet, e pësojnë edhe klientët first appeared on JavaNews.al.

Koçiu në Golem: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas për pushuesit vendas e të huaj

By: A R
11 August 2025 at 14:34

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu.

Gjithashtu, ministrja nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi  Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e  parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

The post Koçiu në Golem: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas për pushuesit vendas e të huaj first appeared on JavaNews.al.

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

By: A R
11 August 2025 at 14:26

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të rrjetit të Katarit u vranë gjatë natës në një sulm izraelit.

“Shënjestrimi i qëllimshëm i gazetarëve në Rripin e Gazës nga Izraeli zbulon se si këto krime shkojnë përtej imagjinatës”, tha Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani në X, duke i bërë homazh kujtimit të Anas al-Sharif, Mohammed Qreiqeh dhe kolegëve të tyre të vrarë në sulmin ndaj një tendë në Qytetin e Gazës.

Pesë gazetarë të medias së njohur ndërkombëtare Al-Jazeera u vranë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës natën e të dielës.

Ushtria izraelite pranoi se objektiv i sulmit ishte gazetari Anas Al-Sharif, të cilin Tel Avivi e ka akuzuar si pjesëtar të celulave të Hamasit që veprojnë në këtë zonë ende jashtë kontrollit të Izraelit në qytetin e Gazës, ndërsa gazetarët e tjerë që u vranë e shoqëronin.

Media me bazë në Katar mohoi kategorikisht lidhjet e gazetarit me Hamasin dhe akuzoi Izraelin se po përpiqet të mbyllë çdo gojë kundërshtare, para nisjes së pushtimit të Gazës.

The post Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 12 Gusht 2025

By: A R
11 August 2025 at 14:18

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje.

Demi

Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë, gjë që do të rregullojë mjaft gjëra. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi duke nisur nga mesjava gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të flisni dhe të sqaroheni, pasi në vijim tensionet do të vijnë duke u shtuar sidomos në raportin në çift. Disa raporte do të kenë nevojë për verifikim gjatë këtij muaji, për të kuptuar se çfarë ka që nuk shkon.

Gaforrja

E marta parashikon një rikuperim të ndjeshëm lidhur me një histori dashurie, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Ndërkohë probleme parashikohen sa i takon punës, ku mund të debatoni me një bashkëpunëtor. Fizikisht do të ndiheni më mirë në raport me ditët e kaluara.

Luani

Do të ndiheni të lodhur dhe aspak nën humor dhe për këtë arsye mund të ketë diskutime. Jeni izoluar disi, njëlloj sikur të ishit kundër të gjithëve. Bëni mirë që të zbusni sjelljen tuaj dhe mos u mbyllni brenda vetes.

Virgjëresha

Ju pret një ditë interesante, të cilën duhet ta shfrytëzoni plotësisht, pasi ditët në vijim do të sjellin lodhje me vete. Megjithatë do të arrini që të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve. Bëni mirë që të mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja

Mund të keni fitime të papritura, ose puna mund t’iu dhurojë më shumë kënaqësi. Në këtë fillim muaji çështjet ekonomike janë mjaft të favorshme. Sa i takon ndjenjave, më mirë flisni tani, pasi gjatë fundjavës do të ketë rënie.

Akrepi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm, nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Intuita do ju vijë shumë në ndihmë. Në punë rezultatet do të jenë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit pozitiv të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari

Kjo e martë do të bëjë që lodhja të ndihet gjithnjë e më shumë. Bëni durim edhe disa ditë, pasi fundjava do të sjellë rikuperim. Mundohuni që të gjeni më shumë hapësirë për vete dhe të vini një projekt që keni përzemër në zbatim.

Bricjapi

Yjet janë në anën tuaj, mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështje të natyrës ekonomike apo praktike. Bëni mirë që të gjeni zgjidhje brenda së enjtes, pasi në fundjavë situata astrologjike do të ndryshojë dhe j do të ndiheni shumë më të lodhur.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave. Dashuria, nëse keni personin e duhur pranë, mund të çojë drejt projekteve jetësore, shkruan noa.al. Në këtë periudhë keni energji shumë më të mirë në raport me muajin e lënë pas.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive ku situatat do të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Në dy ditët në vijim ndikimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë zgjidhje të mira.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 12 Gusht 2025 first appeared on JavaNews.al.

14 vatra zjarri aktive në vend, situata më problematike në Finiq. Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri

By: A R
11 August 2025 at 14:10

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 38 vatra zjarri, prej të cilave 14 mbeten ende aktive në disa qarqe, duke rrezikuar banesa dhe zona të mbrojtura.

Situata më e rëndë raportohet në qarkun e Vlorës, ku në bashkinë Finiq zjarri ka avancuar drejt fshatit Krane, duke detyruar evakuimin e banorëve. Një tjetër vatër problematike është në fshatin Leshnicë e Poshtme, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe njësitë speciale FNSH. Po në këtë qark, ndërhyrje po bëhen edhe në parkun e “Rëzom”-it, në fshatin Bolenë dhe Lukovë, me mbështetje nga ajri nga avioni kroat Canadair.

Evakuime janë bërë edhe në Berat, ku zjarri pranë Uzinës Mekanike në Poliçan ka rrezikuar ujësjellësin, një grup banesash dhe Azilin e të Moshuarve. Situata vijon të jetë nën menaxhim me ndihmën e forcave tokësore dhe ndërhyrjeve ajrore.

Në Rrogozhinë, flakët në fshatin Ballaj u afruan deri në oborret e gjashtë shtëpive, por ndërhyrja e 50 efektivëve dhe një helikopteri të FA shpëtoi mbi 50 banesa.

Vatra aktive ka edhe në qarqet Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan, ku ekipet zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Qarku Tiranë. Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, Mirditë, zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

Në Malin e Allushit, Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

Në fshatin Okshtun, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Peqinaj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, Si pasojë është përshkuar rreth 10 ha sipërfaqe. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Durrës. Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

Qarku Gjirokastër. Në fshatin Turan, vatra është izoluar, por po vijon monitorimi.

Qarku Elbasan. Në fshatin Mukaj, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.

Në total, në operacionet e shuarjes janë angazhuar 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuara nga 183 trupa të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë ushtarakë dhe mjete të specializuara. Në aksion kanë marrë pjesë edhe avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia, si dhe helikopterë Black Hawk të Emirateve të Bashkuara Arabe. Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe sllovake kanë operuar nga baza e Kuçovës drejt Gramshit.

The post 14 vatra zjarri aktive në vend, situata më problematike në Finiq. Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 10 August 2025Main stream

Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet, më shumë garanci për pacientët

By: A R
10 August 2025 at 17:00

Mjekë dhe farmacistë prej datës një gusht kanë vënë në zbatim një recetë të re mjekësore. President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Dëfrim Goma tregon për Vizion Plus se cilat janë disa nga ristë.

“Përshkrimin detyrimisht të barnave edhe sipas principit aktiv apo gjenerik sepse deri me sot barnat janë përshkruar me emrat tregtar, risia e dytë është që kemi dy receta, receta akute që ka një afat 1 mujor dhe receta kronike që ka një afat nga 2 deri në 6 muaj. Në rast se receta do ekzekutohet në mënyrë të pjesshme, farmacisti do shkruaj anash barit, datën, sasinë, do firmos, do vulos do i bëjë një foto recetës dhe do ta mbajë ndërsa recetën origjinale do t’ja kthejë pacientit. Një risi tjetër është dhe e drejta që ka farmacisti të lëshojë kopje recete për barnat që nuk i ka në farmaci bazuar në recetën origjinale të mjekut”, shprehet President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), Dëfrim Goma.

Goma u bënë thirrje të gjithë mjekëve dhe farmacistëve të zbatojnë me përpikmëri udhëzimin dhe të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e formës dhe përmbajtjes së recetës duke shmangur kështu penalitetet.

Hyrja ne fuqi e recetes se re mjekësore vjen pas kërkesave të farmacistëve për të rritur sigurinë per pacientet.

The post Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet, më shumë garanci për pacientët first appeared on JavaNews.al.

Shkon në 3 numri i të vrarëve në Gjilan! Kush është autori, i skeduar më parë për fajde

By: A R
10 August 2025 at 16:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit sot në orët e pasdites, ku tre persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Viktimat janë babai, djali dhe dhëndrri i familjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit.

Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde. Autori i dyshuar është Mefail Shkodra, një vit më parë ishte arrestuar për fajde është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.

The post Shkon në 3 numri i të vrarëve në Gjilan! Kush është autori, i skeduar më parë për fajde first appeared on JavaNews.al.

Një i vdekur dhe 6 të plagosur me armë zjarri në Tetovë

By: A R
10 August 2025 at 16:46

Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete.

Dëshmitarët që s’deshën të flasin para kamerës thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi, shkruan Alsat.

Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar, i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.

“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rast hasmërie mes familjeve rivale Terziu nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre.

The post Një i vdekur dhe 6 të plagosur me armë zjarri në Tetovë first appeared on JavaNews.al.

“A po punon kamera ime e fshehtë”, Rrëfimi i gazetarit: Si u infiltrova mes trafikantëve, ja koka e bandës

By: A R
10 August 2025 at 16:38

Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e bandës, rrëfen përvojën e tij në një kamp të fshehtë në pyjet pranë Dunkirk-ut, ku u takua me një nga drejtuesit kryesorë të grupit, të njohur si Abdullah.

“Po ecja drejt pyllit duke menduar për baterinë në xhepin tim. Telat i kisha fshehur nën dy bluza, por a po punon kamera e fshehtë? A është në këndin e duhur? Kisha maksimumi tre orë jetë baterie për të hyrë në kamp, për ta takuar dhe për të dalë i sigurt,” kujton gazetari.

I veshur me rroba të vjetra, këpucë të konsumuara dhe një çantë shpine të lodhur nga udhëtimet, ai mbante mbi supe historinë e sajuar të një refugjati sirian, të refuzuar nga Gjermania. “Abu Ahmed” ishte emri i tij fals.

Takimi me Abdullahun ishte i qetë, por gazetari ishte i vetëdijshëm për rrezikun, pasi trafikantët ishin të armatosur dhe kampi kishte vetëm një rrugë hyrjeje e daljeje.

“Një ditë më pas, pashë në internet se në të njëjtin vend kishte ndodhur një vrasje tjetër me armë zjarri,” thotë ai.

Abdullahu

Hetimi kishte kërkuar muaj të tërë ndjekjeje, kontakte të shumta dhe telefona të ndryshëm me numra francezë, gjermanë, turq e sirianë.

“Trafikantët ndërronin shpesh numrat. Ndonjëherë humbisje muaj pune për një çast,” tregon gazetari, i cili kishte kaluar netë pranë plazheve, stacioneve të trenit dhe vendeve të shpërndarjes së ushqimit, duke u përpjekur të kuptonte hierarkinë e bandës.

Në zhargonin e tyre, emigrantët quheshin “nafar”, ndihmësit e rinj “rebari”, ndërsa pylli ishte gjithmonë “xhungla”.

Kampi

Pas takimit, gazetari u largua drejt ekipit që e priste në një supermarket aty pranë, me pyetje të shumta në mendje: “A funksionoi kamera? A e regjistrova Abdullahun duke pranuar rolin e tij si trafikant? A po më ndjek dikush?”

Ky hetim i BBC-së synon të zbulojë dhe të godasë rrjetet e fshehta të trafikimit, që veprojnë mes veriut të Francës dhe brigjeve britanike, duke rrezikuar jetën e qindra njerëzve çdo vit.

The post “A po punon kamera ime e fshehtë”, Rrëfimi i gazetarit: Si u infiltrova mes trafikantëve, ja koka e bandës first appeared on JavaNews.al.

❌
❌