Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Inskenoi vdekjen e tij, Italia jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri 

By: dan iela
31 March 2025 at 15:56

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në 2021 në Shqipëri do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin me 4 vite burg caktuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës në Prill të 2024. 

Vendimi për ekstradimin e tij është marrë nga autoritetet italiane, dhe mban firmën e ministrit të drejtësisë Carlo Nordio. 

Vetë biznesmeni ka reaguar në mediat italiane lidhur me aprovimin e ekstradimit të tij në Shqipëri. 

“Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj duke qenë se probabiliteti i suksesit është i ulët ndaj preferoj të shkoj në Shqipëri”. 

Në Janar të 2021, në një fshat të Pukës, Pecorelli dogji makinën e marrë me qira dhe brenda saj kishte futur disa mbetje skeletore. Për 9 muaj, autoritetet italiane dhe ato shqiptare e konsideruan të zhdukur biznesmenin, deri sa ky i fundit u lokalizua në ishullin Montecristo. Pas ndalimit të tij, Pecorelli deklaroi se plani për të inskenuar vdekjen e tij ishte thurur për t’iu shmangur borxheve të shumta që kishte. 

Tv Klan 

Sekuestrohen mbi 63 kg lëndë narkotike në Kakavijë! Arrestohen shoferi i makinës dhe pasagjeri! Ja ku e kishin fshehur drogën 

By: dan iela
31 March 2025 at 15:49

63.2 kilogramë lënë narkotike të llojit kanabis janë sekuestruar sot në doganën e Kakavijës 

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolleve me mjete logjistike dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, policia gjeti të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 63.2 kilogramë. 

Shoferi i makinës kishte futur drogën në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit. 

60 pakot me kanabis ishin  të mbështjella me natriban. 

Për pasojë në pranga ra shoferi i makinës dhe pasagjeri. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro. 

“Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë. 

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të. 

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro. 

Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga shtetasi O. K. 

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë. 

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit; 

-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro. 

Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”,-njofton policia. 

Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

Rreth 2.6 ton mish me salmonelë u konsumua në Shqipëri, AKU nuk gjen asgjë nëpër tregje 

By: dan iela
31 March 2025 at 15:42

Nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit. 

Të kontaktuar nga Tv Klan, AKU thotë se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqet ku ishte shitur mishin madje në të gjitha njësitë tregtare janë vendosur njoftime me foto të produktit për të informuar konsumatorin qe në rast se e kanë blerë këtë mish të mos e konsumojnë. 

Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës. 

Problemi, sipas AKU, u thellua më tej nga fakti se kompania importuese ka paraqitur fatura fiktive, duke penguar gjurmimin e saktë të produktit të kontaminuar në treg. Prandaj ajo është kallëzuar në prokurori. 

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë importuese, Arben Hoxha. 

Gjithashtu në hetim është vënë edhe vëllai i tij, si dhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtij produkt të mbërritur në Portin e Durrësit me 11 Mars. 

Dyshimet e policisë për 3 zyrtarët lidhen me vonesën e përgjigjes së analizave të kryera kampionëve të mishit, që ka marrë rreth 10 ditë, nga 3 ose 4 ditë që duhet zakonisht. 

Mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin. 

Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar. 

Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun. 

Tv Klan 

I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari në Tiranë, arrestohet i riu nga Zvicra 

By: dan iela
31 March 2025 at 15:02

Një 20-vjeçar zviceran është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari. 

Sipas asaj që raportojnë uniformat blu ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave. Ndërkohë blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatin celular të 52-vjeçarit. 

“I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, në rrugë, gjatë një konflikti, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 52-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. 

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasin e huaj zvicerian J. K., 20 vjeç. Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin. Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Presidenti Begaj përkujton “Dëshmorin e Kombit” Indrit Cara në Kavajë, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës 

By: dan iela
31 March 2025 at 14:32

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij. 

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin. 

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Begaj vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa theksoi se Indrit Cara i përket Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë. 

“Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tonë”, shprehet Begaj. 

Presidenti i Republikës theksoi se përkujtimi i Indrit Carës shërben për të gjithë si kujtesë për angazhimin e përhershëm për të mos e lënë të shuhet ëndrrën për të cilën ai dha jetën. 

“Sakrifica e tij shërben si një busull për të ardhmen tonë, për një komb të bashkuar, për një shqiptari të fortë, për një Kosovë që ecën përpara, e lirë dhe krenare”, deklaroi kreu i shtetit. 

Kreu i Shtetit kujtoi me nderim edhe figurat që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e  Kosovës: Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e Adem Jasharin, si dhe nënvizoi përgjegjësinë për bashkëpunim jo vetëm të politikës, por të çdo qytetari për të ruajtur dhe pasuar amanetin e të parëve. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kavajë u prit dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja, ndërsa vizitoi dhe Muzeun Etnografik të Kavajës të restauruar së fundmi. 

Fier/ Kanosi policin e Forcës Kombëtare të Sigurisë, arrestohet 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore 

By: dan iela
31 March 2025 at 14:26

Një 40-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë. 

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, 40-vjeçari A. Xh ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë. 

Ndërkohë bëhet e ditur se 40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi 

“Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë. 

40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. 

Kur do të rikthehet La Civita në Shqipëri? Berisha: Surprizë për Ramën, do t’i bjerë me kokë tavolinës kur të vijë 

By: dan iela
31 March 2025 at 14:03

Sali Berisha është shprehur se Chris LaCivita do të rikthehet në Shqipëri, por vendosi që datën ta mbajë sekret. 

Berisha deklaroi se data do të jetë suprizë për Edi Ramën, i cili sipas tij “do t’i bjerë me kokë tavolinës kur të vijë”. 

“Ju garantoj se do të vijë por e ka surprizë për Edi Ramën që ti bjerë me kokë tavolinës kur të vijë. Nuk po ua them sepse dua që ta ketë surprizë, do të vijë, sherifi do të vijë. Chris do të vijë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet. 

Nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër? Do të jetë edhe në zyrë dhe online, online e kemi çdo ditë”,-tha Berisha. 

Aksident në Fier, shkalla e trenit të mallrave godet qytetarin 

By: dan iela
31 March 2025 at 13:57

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 68-vjeçar është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë. 

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

“Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Plagosja me thikë në Pogradec! Arrestohet 44-vjeçari, dyshohet se ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja 

By: dan iela
31 March 2025 at 13:45

Vihet në pranga një 44 vjeçar, i cili ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës një person. 

Ngjarja ka ndodhur më 29 mars në Pogradec. 

“Policia arreston një 44-vjeçar, i cili ishte në automjetin që u largua 54-vjeçari nga vendngjarja, ku ngeli i plagosur me mjet prerës shtetasi M. T., 36 vjeç. 

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 29.03.2025, në lagjen nr 3, Pogradec, ku ngeli i plagosur shtetasi M. T., 36 vjeç dhe në vijim u bë arrestimi i shtetasit L. O., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. B., alias A. O., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. 

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë prezent dhe shtetasi S. J, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes. 

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. J., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. 

Në vijim u bë kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, i shtetasit S.J, 44 vjeç, banues në Blacë, Pogradec., i cili u arrestua për verën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

“Mashtrimi është rekordi i Ramës”, Berisha: Kopjoi programin e PD-së pasi ra në sondazhe 

By: dan iela
31 March 2025 at 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e PD-së, pasi ra në një pikë dramatike me sondazhet. 

“Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre. Ajo ç’ka mund tu them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim”, shprehet Berisha. 

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se në historinë e premtimeve, mashtrimi është rekordi i Ramës. Ai theksoi se Rama ka 62 premtime të pambajtura. 

“Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua. Ai që gënjehet tre herë ai, i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre. 300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë, legalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95. Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm. Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim”, deklaroi kreu i PD. 

Kreu i demokratëve ndër të tjera u ndal edhe tek ligji për minimumin jetik që ka dërguar në Parlament 15 muaj më parë. 

“Vijmë tek premtimet e fundit. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO. Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 Euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte. Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 Euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte ndën 200 Euro”, shprehet Berisha. 

Heqja nënshtetësisë gjermane për shkak të antisemitizmit? Debate të ashpra gjatë negociatave mes CDU/CSU dhe SPD! 

By: dan iela
31 March 2025 at 13:16

Planet e CDU/CSU dhe SPD: “Mbështetësve të terrorizmit, antisemitistëve e ekstremistëve” mund t’u hiqet pasaporta gjermane, nëse ata kanë një nënshtetësi të dytë. Kritikët shohin trajtim të pabarabartë. 

Gjatë negociatave të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD,  thuhet se ka pasur debate të ashpra të përsëritura, ndonjëherë edhe duke çuar në përplasje të dyerve, siç rrodhi në media nga pjesëmarrës të negociatava. Sidomos në grupin e punës që merrej me çështjet e migrimit dhe integrimit, qëndrimet e partnerëve negociues ishin me sa duket shumë larg njëra-tjetrës. Por tani ka një dokument konsultures nga të dy palët që synon të shërbejë si draft për marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re federale në Gjermani dhe që është në dispozicion të DW. Nën titullin “Ligji i nënshtetësisë” thuhet: “Ne i përmbahemi reformës së ligjit të nënshtetësisë”. E më pas vijon: 

“Ne do të shqyrtojmë në mënyrë kushtetuese, nëse mund t’i heqim nënshtetësinë gjermane mbështetësve të terrorit, antisemitistëve dhe ekstremistëve që bëjnë thirrje për rrëzimin e rendit themelor të lirë-demokratik nëse kanë një nënshtetësi tjetër.” 

Menjëherë më pas, politikani i SPD-së, Dirk Wiese, vetë pjesë e grupit të punës “Punët e Brendshme, Ligji, Migrimi dhe Integrimi”, u përpoq ta shiste si një sukses për partinë e tij, kur tha për DW se SPD kishte siguruar që mundësia e nënshtetësisë së dyfishtë të mbetej, ndërsa CDU/CSU donte ta shfuqizonte atë. “Ne kemi ende opsionin për ta marrë nënshtetësinë pas pesë vjetësh. Nëse arrini këtu të integroheni shumë shpejt, mund ta mësoni gjuhën pas tre vjetësh. 

Propozimi më i zgjeruar i Unionit për t’ua hequr pasaportën gjermane nënshtetasve të dyfishtë për shkelje ligjore të caktuara hasi kohët e fundit tek rezistenca e SPD. Me sa duket ajo nuk mundi të fitonte në këtë pikë. Disa socialdemokratë i frikësohen trajtimit të pabarabartë: a do të ishte marrja e nënshtetësisë në fund të fundit vetëm një lloj periudhe prove? Pyetja tjetër: Nuk është edhe aq gjerman një gjerman me pasaportë të dytë? 

Gjermanë në provë? 

Kjo është pikërisht ajo që politikanë të SPD-së, si kryetari i bashkisë së Bremenit, Andreas Bovenschulte, kishin paralajmëruar kur ky pasazh u shfaq në dokumentin konsultues përpara se të fillonin negociatat e grupeve të punës. Mesazhi për pesë milionë njerëz që jetojnë në Gjermani me dy pasaporta do ishte “një problem me të vërtetë i madh”, tha Bovenschulte për revistën “Der Spiegel”. Atyre iu jepet përshtypja, se shtetësia e tyre vlen më pak dhe se nuk i përkasin realisht vendit. 

Abdel, i cili në fakt ka një emër tjetër, e ka këtë ndjenjë. Ai është gjerman, i lindur në Berlin. Dhe palestinez, gjyshja e tij ka lindur në Jerusalemin Lindor. Përveç asaj gjermane, Abdel ka edhe nënshtetësi jordaneze. “Situata është shumë e tensionuar. Mund të bëhet problematike për njerëz si unë.” Ai nuk dëshiron ta shohë emrin e tij të vërtetë të publikuar në një artikull. 

Deputetja e majtë e Bundestagut, Clara Bünger, flet për një “ligj nënshtetësie me dy klasa”. “Kush është pjesë dhe kush jo? Kjo është pikërisht ajo që nuk nevojitet në një shoqëri migracioni. Ajo ka nevojë për rregulla shumë të qarta dhe siguri ligjore për të gjithë, si dhe të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit në Gjermani.” 

Nga “terrorist” në “mbështetës i terrorit” 

Ligji themelor, pra kushtetuta gjermane në fakt përcakton se shteti nuk mund të heqë shtetësinë gjermane. Por ka përjashtime: Për shembull, kushdo që i bashkohet një grupi si IS, i cili klasifikohet si organizatë terroriste në Gjermani, mund t’i hiqet pasaporta gjermane sipas ligjit aktual – por vetëm nëse personi ka një pasaportë të dytë. 

Unioni CDU/CSU në fushatë ka kërkuar që kjo rregullore të ashpërsohet. Në fillim të janarit, kandidati për kancelar Friedrich Merz njoftoi se do t’u hiqte nënshtetësinë  “njerëzve që dënohen” e janë me pasaporta të dyfishta. Pak më vonë Markus Söder shkroi në X: “Kushdo që bën thirrje për kalifat duhet t’i hiqet shtetësia e dyfishtë!” 

Drafti aktual mban qartë firmën e Unionit, ku në të ardhmen, do të mjaftojë të identifikohesh si “mbështetës i terrorizmit” ose “anti-semitist” në mënyrë që të të hiqet pasaporta gjermane. Por si përkufizohen këto terma? 

Antisemitizmi nuk është në vetvete një vepër penale në Gjermani. Për këtë duhet të përmbushet kriteri i veprës penale të nxitjes së urrejtjes popullore  – dhe kjo prek shumë deklarata antisemite, duke përfshirë mohimin e Holokaustit. 

Përveç ndjekjes penale, pra tani mund të ekzistojë edhe rreziku i heqjes së nënshtetësisë, i cili vlen vetëm për shtetasit e dyfishtë. Kritikët e shohin këtë si një disavantazh në krahasim me njerëzit që, për shembull, bëjnë komente antisemitiste dhe kanë vetëm një pasaportë gjermane. “Kjo ka të bëjë me përjashtimin e grupeve të caktuara, njerëzve nga vendet arabe apo myslimane,” thotë Elad Lapidot. Ai është profesor i studimeve hebraike në Universitetin e Lille. 

Kush është “antisemitist”? 

Lapidot i sheh me shqetësim planet e qeverisë me gjasa të ardhshme federale. Kjo ndodh edhe sepse Bundestagu jo shumë kohë më parë në një rezolutë theksoi, se do të përdorte të ashtuquajturin përkufizim të IHRA-s, të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si pikë referimi për antisemitizmin. Aty citohen njëmbëdhjetë shembuj të antisemitizmit, shumica e të cilëve lidhen me Izraelin. Psh. është antisemitiste t’i mohosh popullit hebre të drejtën për vetëvendosje, për shembull duke e përshkruar Izraelin si “ndërmarrje raciste”. Ky është një nga shembujt që le mundësi interpretimi gjerësisht. 

Mbështetësit e IHRA-s argumentojnë se është antisemitiste akuza ndaj shtetit të Izraelit për aparteid – edhe sepse me këtë Izraeli paraqitet si një “ndërmarrje raciste”. Edhe slogani “Nga lumi në det” (from the river to the sea) – nga lumi Jordan në Detin Mesdhe (sot Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli) – i heq të drejtën e ekzistencës Izraelit ose, për ta thënë me IHRA-n, “të drejtën e popullit hebre për vetëvendosje”. Ministria e Punëve të Brendshme e ka shtuar atë në listën e simboleve të ndaluara si “identifikues të Hamasit”. Por megjithatë, gjykatat kanë vendosur disa herë se slogani nuk është aspak i qartë. Ai mund të interpretohet gjithashtu – veçanërisht me shtesën “Nga lumi në det – ne kërkojmë barazi” – si një kërkesë për të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit në zonë. 

Edhe kritikë të përkufizimit të IHRA, studiues si Lapidot, janë përcaktuar pjesërisht si “anti-semitistë”. “Nuk duhet ta ndash patjetër këtë kritikë, por formulimi dhe shprehja e saj është thelbësore për një demokraci,” thekson Lapidot, bashkëthemelues i Shoqatës së Akademikëve Palestinez dhe Hebrenj. 

Heqja e nënshtetësisë gjermane nën regjimin nazist 

Lapidot është personalisht i shqetësuar. Ai ka pasaportë gjermane dhe izraelite. Një pjesë e familjes së tij vjen nga Hamburgu. Në vitin 1934, familja mundi të largohej në atë që atë kohë quhej Mandati Britanik i Palestinës. Ashtu si shumë hebrenjve gjermanë që ikën nga nazistët në mërgim, edhe atyre iu hoq shtetësia gjermane nga legjislacioni nazist sapo ata jetonin jashtë vendit. “Ka pasur një kohë kur Gjermania krijoi qytetarë të klasit të dytë,” kujton Lapidot. “Atyre iu hoq nënshtetësia”. 

Në Republikën Federale, si shenjë dëmshpërblimi për këtë padrejtësi, në Ligjin Themelor (Kushtetuta gjermane) u ankorua rimarrja e nënshtetësisë për “të persekutuarit nga regjimi nazist, të cilëve iu mohua shtetësia gjermane për arsye politike, racore apo fetare”. Kjo prek edhe pasardhësit e tyre. Elad Lapidot, i rritur në Izrael, mori nënshtetësinë gjermane. 

Ndikimi i populizmit të djathtë? 

Popullariteti i madh i AfD-së, e cila konsiderohet si parti pjesërisht ekstremiste e djathtë,  e shqetëson shumë studiuesin. “Në një kohë kur po ringjallen politika dhe vizione të mbrojtura nga fashistët dhe nazistët në vitet 1930 , të paraqesësh antisemitizmin si të importuar nga arabët, nga palestinezët, nga myslimanët”, sipas Lapidot, është “cinike dhe jashtëzakonisht shqetësuese”. Antisemitizmi u bë një “ideologji gjenocidale” në Gjermani, thekson Lapidot, dhe nuk u zhduk kurrë nga shoqëria gjermane. Deri më sot. 

Politikanja e majtë Bünger është e bindur: “Dokumenti konsultues mban qartë firmën e AfD. Presioni nga e djathta e bëri të mundur në radhë të parë këtë përmbajtje më të ashpër.” 

Abdel, i cili merr pjesë rregullisht në demonstratat pro-palestineze mendon të heqë dorë vullnetarisht nga pasaporta e tij jordaneze. I riu, një berlinez, definitivisht nuk dëshiron të humbasë pasaportën gjermane. “E di që nuk jam antisemitist”, thotë ai. “Revokimi i shtetësisë sime nuk do të ishte gjë tjetër veçse një mjet për të shtypur fjalën e lirë”. 

Fjala e fundit e verifikimit kushtetues ende nuk është thënë 

Kush do të vendosë përfundimisht nëse personi është një “antisemitist” apo jo e që potencialisht atij mund t’i hiqet nënshtetësia e dyfishtë nuk dihet ende. Drafti i dokumentit konsultues të palëve negociatore për qeverinë thotë se bëhet fjalë për “mbështetësit e terrorit, antisemitistët dhe ekstremistët që bëjnë thirrje për shfuqizimin e rendit themelor të lirë-demokratik”. 

Megjithatë, përpara se gjykatat të kontrollojnë, nëse akuza e një “mbështetësi të terrorizmit, antisemitizmit apo ekstremizmit” zbatohet për njerëz të veçantë, paragrafi i dokumentit të koalicionit duhet t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues. 

SPD duket se shpreson se teksti nuk do t’i rezistojë shqyrtimit ligjor. Dirk Wiese, pjesë e ekipit negociator të SPD-së, shprehet i qetë: “Unë personalisht kam një opinion të qartë ligjor se çfarë do të dalë nga një verifkim i tillë”. Por ata që mund të preken nga kjo rregullore nuk janë të qetë./DW 

“Mban ende postin si Drejtori i Arkivave dhe bën fushatë”, PD i kërkon KQZ të përjashtojë nga lista e PS-së për deputet Ardit Bidon 

By: dan iela
29 March 2025 at 15:50

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, i cili teksa mban ende postin kandidon në listat e PS-së për deputet. 

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh se Ardit Bido vazhdon të jetë në detyrë ndërsa bën fushatë për deputet në qarkun e Vlorës. 

Sipas saj, Ardit Bido më 12 Mars ka urdhëruar zv.drejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë. 

Ndaj, Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së ta heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: 

Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit. 

Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025. 

Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij. 

Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon: 

  1. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
  2. g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar. 

Ky status buron nga: 

  1. Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT”  i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;
  2. Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil”  i ndryshuar, neni 19 pika 4;

3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3. 

ndodhet gjithashtu në  kushtet e mundësisë së shkeljes së  nenit 91 të  Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar  nga përdorimi i aseteve,  çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë  presion ndaj tyre për këtë qëllim. 

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije. 

Iu vodhi varëset e floririt me dhunë 3 qytetarëve, arrestohet 32-vjeçari në Vorë 

By: dan iela
29 March 2025 at 15:43

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vorë, pasi gjatë muajit mars iu vodhi me dhunë 3 shtetasve varëset e floririt. 

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 32-vjeçari është banues në Fushë-Krujë dhe po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer. 

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

“Gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. 

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”. 

Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari”,-njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

Elon Musk shet platformën sociale X për 33 miliardë dollarë 

By: dan iela
29 March 2025 at 15:32

Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se ka shitur platformën sociale X te xAI, kompania e tij e inteligjencës artificiale. 

Musk tha se transaksioni i aksioneve vlerëson xAI në 80 miliardë dollarë dhe X në 33 miliardë dollarë. 

Musk pagoi 44 miliardë dollarë për Twitter në 2022. 

“E ardhmja e xAI dhe X janë të ndërthurura”, shkroi Musk të Premten X. “Sot, ne kemi marrë zyrtarisht hapin për të kombinuar të dhënat, modelet, llogaritjen, shpërndarjen dhe talentin.” 

Masa mund të synojë mbrojtjen e investitorëve, të cilët e ndihmuan atë të blejë blerjen e X, nga humbja e parave. 

Të dy X dhe xAI mbahen privatisht dhe ndajnë disa investitorë të mëdhenj. Ata gjithashtu ndajnë burime të rëndësishme. 

“Siguroni ushqime për 72 orë”, Orban reagon pas paralajmërimit të KE: Elitat brukseliane duan të zgjasin konfliktin 

By: dan iela
29 March 2025 at 15:29

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar pasi BE u kërkoi qytetarëve të saj të grumbullojnë sa të munden ushqime dhe furnizime jetike për t’i mbajtur ata të sigurt për të paktën 72 orë, nëse ndodh një krizë lufte. 

Udhëheqësi hungarez tha se nuk mendonte se Evropa kërcënohej nga lufta nga jashtë dhe se luftimet në Ukrainë nuk do të arrinin në Budapest, Varshavë apo shtetet baltike, sepse askush nuk do të sulmonte një vend të NATO-s. 

Ai u shpreh se Hungaria nuk e beson këtë çmenduri, ndërsa shtoi se nga njëra anë Amerika po punon për një armëpushim, kurse nga ana tjetër “elitat brukseliane kanë në plan të zgjasin konfliktin”. 

“Komisioni Evropian dëshiron që familjet tona të grumbullojnë furnizime për 72 orë, por pse? A po përgatiten për luftë? Hungaria nuk do të tërhiqet zvarrë në këtë çmenduri. Ne mbështesim paqen, jo konfliktin e pafund. Në vend që të reklamojmë pako luftarake, ne mbështesim planin e paqes të Presidentit Trump. Amerika tani është në anën e paqes. Evropë? Ende duke nxitur në mënyrë të pamatur për luftë. SHBA po negocion për një armëpushim, ndërsa elitat brukseliane kanë në plan të zgjasin konfliktin. Ata tani flasin për rekrutimin e detyrueshëm, gjuetinë politike të shtrigave, madje edhe një NATO paralele për të na marshuar”, shkruan Orban në X. 

The @EU_Commission wants our families to stockpile supplies for 72 hours, but why? Are they preparing for war? Hungary won’t be dragged into this madness. We stand for peace, not endless conflict. Instead of advertising war-kits, we support the peace plan of President… https://t.co/cbOAqzTEBA pic.twitter.com/R4V5bNOnQk

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) March 28, 2025

Emri/ Vendosi tritol në lokal, identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari 

By: dan iela
29 March 2025 at 14:54

Shpërthimi i lëndës plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri” në datën 25 mars është zbardhur nga policia. 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes, i cili është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm. 

Bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin Renato Mneri, 47 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjithashtu sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për t’u larguar. 

Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. 

Foto/ Aksident në Kamëz, përfshihen tre automjete, njëra prej tyre kthehet përmbys 

By: dan iela
29 March 2025 at 14:29

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në kthesën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë tre automjete.  

Deri tani, nuk ka pasur raportime për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë. 

Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta, dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.  

“Bufi, simboli i mençurisë”, Rama i përgjigjet Berishës: Ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi 

By: dan iela
29 March 2025 at 14:15

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha. 

Në një konferencën, një dite më parë Sali Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë. 

Ndërsa Rama, përmes një video ku një buf i madh i vjen rrotull një bufi të vogël teksa dëgjohet një pjesë nga fjala e Berishës ku thotë se bufi është simbol i mençurisë që nga Greqia dhe Roma e lashtë, kreu i qeverisë shprehet se bufi i këtyre të fundit s’ka lidhje me kënetën. 

“Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma!”, shkruan Rama. 

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli dhe prindërve të tyre, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner!  

By: dan iela
29 March 2025 at 14:00

Ditën e djeshme SPAK lëshoi urdhër kontrolli për banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. 

Kjo e fundit përmes një ‘insta story’ në Instagram shprehet e revoltuar se pse SPAK ka sekuestruar sende private pa një urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e prindërve të saj. 

“Nuk e di domethënë por të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër gjykatës vec kyt shtet ordiner kam parë. Përvec kësah të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje t’i sekuestrohen telefoni i nanës dhe babës pa likë lidhje… Mundësisht t’u shkue në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m’bi mua”, shkruan ajo. 

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë. 

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli. 

Sanksionet e Amerikës, industria e naftës në Serbi njofton shtyrjen e tyre 

By: dan iela
29 March 2025 at 13:45

Industria e Naftës e Serbisë ka njoftuar të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit e ka shtyrë futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it edhe për 30 ditë të tjera. 

Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 Janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë. 

Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 Shkurt, por vendosja e tyre më pas u shty për 30 ditë, para se të shtyhej përsëri për 30 ditë të tjera më 28 Mars. 

NIS tha të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit ia ka lëshuar një licencë të re, e cila ia mundëson asaj t’i kryejë aktivitetet e saj operacionale pa pengesa deri më 28 Prill, ose derisa të hiqen sanksionet, nëse kjo ndodh më parë. 

NIS falënderoi Qeverinë e Serbisë dhe të gjitha institucionet e tjera vendëse dhe të huaja që e mbështetën kërkesën dërguar Departamentit amerikan të Thesarit. 

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve. 

Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë Eurosh, pa tender. 

Në Maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian. 

NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror. 

Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit- Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari. 

Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it. /REL 

❌
❌