Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 July 2025Main stream

Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena Williams, dhe përmbyste rendin

By: berti
30 July 2025 at 22:45

Albert Vataj Ishte viti 2004 kur një vajzë 17-vjeçare, e panjohur për shumicën, përmbysi rendin e vendosur të tenisit botëror. Maria Sharapova jo vetëm që mundi Serena Williams në finalen e Wimbledon-it, por hyri me vrull në një botë ku triumfi i një gruaje të re shpesh kërkon një çmim më të lartë se trofeu. Ajo fitore do të niste jo vetëm një karrierë brilante, por edhe një narrativë të…

Source

Before yesterdayMain stream

Çfarë thoshte Parashqevi Simaku për “Koha Jonë” më 1999, për përvojën e saj amerikane dhe si e njohu Michael Jackson?

By: berti
30 July 2025 at 11:02

Në rrjedhën e kohës, disa emra mbeten si yje që nuk perëndojnë kurrë në kujtesën kolektive, sepse janë lidhur me momente të papërsëritshme të shpirtit dhe krenarisë sonë kulturore. Një nga këta emra është, pa dyshim, Parashqevi Simaku, një ndër zërat më përfaqësues të muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, një artiste që rrallëkush nuk e ka ndjerë si pjesë të vetes përmes melodive që kanë…

Source

Si e përshkuante Marco Van Basten në “Corriere della Sera” ikjen nga futbolli dhe sfida e teknikut

By: berti
29 July 2025 at 20:34

Nga Albert Vataj Vjen një ditë, madje edhe për legjendat e futbollit, që gjithçka është statistikë, është histori, është një kohë e mbetur pas, një mall dhe nostalgji që të mbush shpirtin dhe të copëton zemrën. Mbeten pas gjëmimi i stadiumeve nën këmbët tuaja dhe në qiellin e magjishëm të një goli. Sa shumë janë ato gjëra që vendosin të largohen, për të të lënë jo vetëm vetëm…

Source

Zef Deda, një zemër e bardhë që driti me dashuri dhe talent traditën e artit skenik të Shkodrës

By: berti
27 July 2025 at 17:29

Nga Albert Vataj Zef Deda mbush sot 75 vjeç. Mungimi i tij prej dy vitesh, ndoshta nuk është shkas as për familjen, as për Migjenin, as për miqtë të ëmbëltohen. Por dimensionet e tilla njerëzore që ai mëkoi me shpirt, kudo ku ai ishte prani dhe përjetim, i njohin si të drejtë të gjithëve të kremtojnë këtë ditëlindje. Drita e Shkodrës, e këtij qyteti që për të ishte skenë dhe atdhe shpirtëror…

Source

Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

By: berti
27 July 2025 at 13:47

Nga Albert Vataj Më 27 korrik të çdo viti, kalendari kishtar kujton një nga figurat më të ndritura të krishterimit lindor, Shën Klementin e Ohrit, ipeshkëvin dhe misionarin e shekullit IX, dishepullin besnik të Shën Qirilit dhe Shën Metodit. Ai njihet si një nga themeluesit e shkollës së Ohrit, si përhapës i shkrim-leximit në gjuhën sllave dhe si krijues i një tradite të re liturgjike…

Source

Bija Pero që ushqen me gji të atin Kimon, historia e një sakrifice mes të vërtetës dhe legjendës, mes mitit dhe trillit,

By: berti
27 July 2025 at 08:58

Nga Albert Vataj “Romania mëshiruese” është historia e një gruaje të quajtur Pero, e cila fshehurazi e ushqeu me gji babait të saj, Kimon, i dënuar me vdekje nga mosushqyerja. Pas autoritetet u vunë në dijeni nga rojet që e kishin përgjuar bijën Pero, fitoi bujaria dhe sakrifica vajzës dhe i ati i saj Kimon u fal. Historia përshkruhet në veprën e një shkrimtari romak në shekulli 1 pas Krishtit…

Source

Gjergj Luca: Për të ngritur “kështjellën” Rozafa, jo vetëm unë, secili vuri nga një gur

By: berti
26 July 2025 at 18:23

Albert Vataj “Kujtime të vjetra për energji të reja… Ajo kohë kur mendonim se po jepnim shpirt, por në të vërtetë brenda zjenim si një vullkan… Dhe shpërthyem me punë, e vazhdojmë të shpërthejmë. Ndërkohë ti, kap ritmin, o mik, ose na shiko targën dhe vazhdo shaj e vër gjoba; ku i dihet, ndoshta kap ndonjë gjë!” – shkruan sipërmarrësi vizionar Gjergj Luca, në një video të ngarkuar me emocion…

Source

Marin Beçikemi, një shkodran në olimpin e humanizmit evropian

By: berti
26 July 2025 at 17:59

Nga Albert Vataj Marin Beçikemi (Marinus Becichemus Scodrensis) lindi në Shkodër më 1468, në një kohë kur qyteti ishte qendër e gjallë e humanizmit dhe e marrëdhënieve me botën latine. Ai studioi në Venedik dhe më pas në Padovë, duke u dalluar si një ndër nxënësit më të talentuar të retorikës klasike. Në vitet pas rënies së Shkodrës (1479), familja e tij u largua drejt territoreve të Republikës…

Source

Alexandre Dumas, dramaturgu dhe shkrimtari që na magjepsi me romanin aventuresk dhe historik

By: berti
24 July 2025 at 10:08

Nga Albert Vataj Ka autorë që nuk lexohen thjesht: ata përthithen, mbeten në lëkurë dhe në gjak, bëhen pjesë e rritjes dhe e ëndrrës sonë të hershme. Për shumë prej nesh, Alexandre Dumas është kjo trashëgimi e papërsëritshme: orë të gjata leximi të fshehtë pas mureve të fëmijërisë, aventura që frymojnë edhe sot, emocione të paharrueshme që na ndezën pasionin për letërsinë. Nuk është çudi që…

Source

“Dasma shkodrane”, monumenti që Kol Idromeno i dedikoi traditës dhe kulturës, historisë dhe pasurisë shpirtërore të Shkodrës

By: berti
22 July 2025 at 15:57

Nga Albert Vataj Ka çaste kur një vepër arti bëhet më shumë se një dritare mbi të shkuarën; ajo kthehet në një rit të gjallë, një këngë pa zë që rreh në zemrën e kujtesës. “Dasma shkodrane”, kjo kryevepër e Kol Idromenos e vitit 1924, është një prej atyre mrekullive ku historia dhe arti bashkëjetojnë në një përqafim të rrallë. Një kanavacë ku ngjyrat janë të rrahura nga drita e një qyteti që…

Source

Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

By: berti
21 July 2025 at 23:14

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot temperament, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca iu përgjigj një akuze të shpërndarë së fundmi në redaksinë e JOQ, sipas së cilës, në një zonë të bregdetit të Sarandës, një pjesë e malit do të ishte prerë, terreni do të ishte betonuar dhe mbi të do të ishte nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që kishte dërguar pamjet pretendonte se bëhej fjalë…

Source

Robert Burns, poeti që filloi me dedikime dashurie dhe u shndërrua në një bard skocez

By: berti
21 July 2025 at 16:02

Nga Albert Vataj NE PERVJETORIN E NDARJES NGA JETA TE POETIT Në horizontin e madh të poezisë, ku zërat shuhen e të tjerë ngrihen si stuhitë e shpirtit, Robert Burns nuk është thjesht një poet, por një vegim i papërsëritshëm që e ktheu këngën e fshatit në himn të përjetësisë. Ai lindi dhe u rrit në pluhurin dhe dritën e jetës së thjeshtë rurale, por vargjet e tij ishin si një uragan që fryu mbi…

Source

Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit” dhe urëlidhja mes Mesjetës dhe Rilindjes

By: berti
20 July 2025 at 15:17

Nga Albert Vataj Më 20 korrik 1304, në qytetin toskan të Arezzos, lindi një prej figurave më ndriçuese të historisë së letërsisë dhe mendimit evropian, Françesko Petrarka. Fëmijëria e tij u formësua në një kohë lëvizjesh të mëdha shoqërore dhe shpirtërore, kur familja e tij, për arsye politike, u transferua në Avignon të Francës, atëherë selia e papatit. Ishte pikërisht aty…

Source

Turqia fiton një betejë të gjatë ligjore me SHBA për statujën e perandorit romak, filozofit Mark Aurel

By: berti
20 July 2025 at 12:50

Pas më shumë se gjysmë shekulli, një statujë bronzi e rrallë e perandorit romak Mark Aureli është kthyer në Turqi, duke mbyllur një kapitull të gjatë betejash ligjore dhe përpjekjesh diplomatike. Ky riatdhesim është cilësuar si një “arritje historike” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se statuja ishte nxjerrë…

Source

BBC: Trupi ynë, një mozaik kërpudhash që ndoshta ndikon edhe në trurin tonë

By: berti
20 July 2025 at 12:17

Në trupin tonë jetojnë miliona forma të jetës që shpesh i harrojmë, duke bashkëjetuar me ne në heshtje. Prej kohësh kemi mësuar të flasim për bakteret dhe viruset si pjesë e pandashme e ekosistemit tonë të brendshëm, por një tjetër botë mikroskopike, po aq misterioze sa edhe e pazbuluar plotësisht, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e shkencës: kërpudhat. Ky material i BBC-së hedh një dritë…

Source

Giuseppe Massani, fotografi fashist që zbuloi dhe maskoi realitetin e Shqipërisë së vitit 1940

By: berti
20 July 2025 at 11:21

Nga Albert Vataj Në një epokë të trazuar, kur Europa po tronditej nga marshimi i fashizmit dhe retorika e Musolinit kumbonte përtej brigjeve të Adriatikut, një sy i mprehtë, ai i Giuseppe Massanit, shihte dhe regjistronte një Shqipëri që ndodhej mes realitetit të saj të vjetër dhe imazhit të ri që propaganda donte t’i jepte. Fotografitë e tij, të botuara në vëllimin “Albania: testo e foto di…

Source

20 korrik 1969, “Apollo 11” mbërrin në hënë. Një hap i vogël për njeriun, por një hop gjigant për njerëzimin

By: berti
20 July 2025 at 08:26

Nga Albert Vataj Ishte një ditë korriku, kur njerëzimi ngriti sytë drejt qiellit me një besim të ri dhe një ankth të papërshkrueshëm. 20 korrik 1969 nuk ishte më një datë në kalendar, por një portë që u hap drejt së panjohurës. Në atë çast, planeti ynë u bë më i vogël dhe ëndrrat më të mëdha. Ky hap i parë, i dridhur dhe i ndrojtur, në një botë që për shekuj ishte strehë legjendash…

Source

“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

By: berti
19 July 2025 at 13:07

Nga Albert Vataj Në Shkodër asgjë nuk humbet, e aq më pak Pazari, një nga ikonat e kohjes dhe historisë së qytetit. Sepse në Shkodër, aty ku çdo gur rruge mban në vete një copë histori dhe çdo erë mëngjesi bart një aromë kujtese, u hap një dritare e re mbi të kaluarën, një ftesë për të ecur nëpër gjurmët e qytetit që di të jetësojë vlerat e veta. Shkodra, qyteti i madhështisë së heshtur…

Source

Kush ishte Marilyn Monroe e vërtetë, përtej ikonës së Hollivudit dhe vezullimit të famës?!

By: berti
18 July 2025 at 16:13

Nga Albert Vataj Në qiellin e kulturës moderne, ku yjet shpesh fiken shpejt, ekziston një dritë që nuk u zbeh kurrë: Marilyn Monroe. Ajo lindi si Norma Jeane Mortenson më 1 qershor 1926, në Los Anxhelos, por lindi për botën si një metaforë e bukurisë së trazuar dhe e brishtësisë që sfidon përjetësinë. Figura e saj nuk është thjesht një portret që ka dekoruar ekranin e argjendtë…

Source

Shtjefën Palushi-Tefa, personazhi ikonik i karikaturës, satirës dhe traditës shkodrane të humorit

By: berti
18 July 2025 at 12:53

Nga Albert Vataj Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, satirës, barcaletës, bejtes, sarkazmës, karikaturës, dhe krejtçfarë mëndja dhe shpirti në një nevojë për t’u ndeshur me të keqen dhe çliruar prej çdo kufizimi, krijon të qeshurën, jeton me të duke e përdorur si një antitrup. Të gjitha ata që patën fatin të kishin artin e të qeshurës, dhe jo vetëm, si emër, jetë dhe vepër…

Source

❌
❌