Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Kantautori anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me k*ncer! Jam i qetë dhe kam besim

By: D Marku
15 August 2025 at 10:15

Kantautori i njohur italian Fabio Concato ka bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se po përballet me një diagnozë kanceri.

Lajmi u konfirmua nga vetë artisti 72-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas ndërprerjes së papritur të koncerteve në fund të muajit qershor.

“Të dashur miq, dua t’ju njoftoj se u detyrova të anuloja koncertet e mia në fund të qershorit për shkak të kancerit,” shkroi Concato. “Po i nënshtrohem trajtimit me shumë vetëbesim dhe jam shumë i qetë. Do t’ju informoj sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që më kanë shkruar duke shprehur shqetësimin dhe dashurinë e tyre. Do të jem në kontakt së shpejti dhe ju dërgoj një përqafim të madh.”

Muajin e kaluar, Concato kishte anuluar të gjitha koncertet e planifikuara për korrik dhe gusht, duke deklaruar se vendimi ishte marrë për arsye shëndetësore dhe nevojë për kontrolle mjekësore të vazhdueshme.

Fabio Concato, i lindur në Milano më 31 maj 1953, me emrin e vërtetë Fabio Piccaluga, është një nga figurat më të dashura dhe të rafinuara të muzikës italiane. Ai u rrit në një familje artistësh dhe nisi karrierën në vitet 1970 me grupin kabare “I mormoranti”, përpara se të niste një rrugëtim solo që do të linte gjurmë të thella në muzikën italiane.

Këngët e tij më të famshme, si “Domenica bestiale”, “Fiore di maggio”, “Guido piano” dhe “Rosalina”, janë bërë pjesë e trashëgimisë muzikore të Italisë, falë melodive elegante, teksteve të ndjera dhe një zëri të ngrohtë që rrëmben publikun.

Në dekadat që pasuan, Concato vazhdoi të eksperimentonte me tinguj të rinj, duke përfshirë edhe jazz-in, si në albumin “Ballando con Chet Baker” (2001), një homazh për legjendën amerikane të xhazit.

Së fundmi, ai ishte angazhuar në një turne të gjatë festiv me titull “Musico Ambulante”, ku rikthente në skenë këngët më të dashura të repertorit të tij, të shoqëruara me histori dhe kujtime nga një karrierë mbi 50-vjeçare.

The post Kantautori anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me k*ncer! Jam i qetë dhe kam besim appeared first on Albeu.com.

SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai/ Franc Çopja ndikues i çmimit të dr*gës, lidhje me grupe të fuqshime

By: D Marku
15 August 2025 at 09:56

Operacioni I SPAK në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik droge u bë jehonë edhe në Paraguai.

Mediat atje kanë shkruar se ish menaxheri I sportit dhe një prej personave me reputacion rezulton I përfshirë më grupin krimina shqiptar që trafikonte drogë.

Gjatë një shkrimi të publikuar në platformen X thuhet se Franc Çopja është shqiptari që trafikonte droge vepronte me Diego Benitez që tashmë rezulton të jetë në kërkim.

Sipas medaive atje organizata kishte krijuar lidhje shumë të forta sa që kishin krijuar kompani për të trafikuar drogë me portet europiane.

Mediat thonë se mesa duket, shqiptari Franc Çopja frekuentonte vendin tone Paraguain  për të rregulluar blerjen e ton kokainës me fraksione të ndryshme.

Autoritetet kombëtare tani kanë informacion se Çopja u takua gjithashtu me anëtarët e rrethit të parë të Sabastián Marset në fermën “23 de Abril” në San Roque González, në Paraguai .

Ferma ishte regjistruar nën emrin e Alberto Koube Ayala, i ndjekur penalisht gjithashtu në operacionin ku u kapen disa shtetas për trafik droge.

Mediat atje thonë se operacionet e drogës të  kryera nga Çopja ishin aq të mëdha saqë ndonjëherë ndikonin në çmimin e drogës në tregun evropian.

The post SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai/ Franc Çopja ndikues i çmimit të dr*gës, lidhje me grupe të fuqshime appeared first on Albeu.com.

Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit! Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

By: D Marku
15 August 2025 at 09:34

Vihet nën kontroll situata në Gramsh.

Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.

Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.

Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.

The post Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit! Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre appeared first on Albeu.com.

Trump gati për takimin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së flet për Putinin: Ai nuk do të guxojë të luajë me mua

By: D Marku
15 August 2025 at 09:15

Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke bërë disa deklarata të forta mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe luftën në Ukrainë.

Trump u shpreh se, nëse ai nuk do të ishte president, Putini “me shumë gjasa do të kishte marrë nën kontroll gjithë Ukrainën”. Ai shtoi: “Por unë jam president, dhe ai nuk do të guxojë të luajë me mua”.

I pyetur për pritshmëritë nga takimi me Putinin, Trump tha se do ta kuptojë që në minutat e para nëse do të kenë një takim të mirë apo jo. “Nëse jo, do të përfundojë shumë shpejt,” tha ai.

Qellimi i takimit, sipas Trump, është “të vendoset baza” për një tjetër takim mes tij, Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News Radio, Trump tha se, nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të telefonojë Zelenskyn për të organizuar një tjetër takim. Megjithatë, ai shtoi se ekziston “një shans 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Në përfundim, Trump theksoi se për të arritur një marrëveshje përfundimtare do të nevojitet “kompromis nga të dyja palët” sa i përket kufijve midis Rusisë dhe Ukrainës.

The post Trump gati për takimin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së flet për Putinin: Ai nuk do të guxojë të luajë me mua appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Maliq/ 8 të arrestuar, bashkë me autorin e mitur, prangoset edhe babai e xhaxhai i tij

By: D Marku
15 August 2025 at 08:52

Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Maliq/ 8 të arrestuar, bashkë me autorin e mitur, prangoset edhe babai e xhaxhai i tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë

By: D Marku
15 August 2025 at 08:28

Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur edhe një reagim publik nga Yll Limani.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.
Ky qëndrim i Limanit shihet si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Gjestin në mes të sfidave që po përjeton, duke theksuar rëndësinë e lirisë artistike dhe të drejtës për pronësi mbi krijimtarinë.

The post FOTO/ Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
15 August 2025 at 08:26

Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.6 lekë, ndërsa në shitje me 61.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 14 August 2025Main stream

Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës

By: D Marku
14 August 2025 at 15:58

Ambasada amerikane në vendin tonë njofton se nga data 2 shtator, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë.

Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës“, thuhet në njoftim.

The post Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës appeared first on Albeu.com.

Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

By: D Marku
14 August 2025 at 15:47

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme.

E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake.

Por jo të gjithë patën kohë dhe mundësi të shpëtonin gjënë e gjallë, prej të cilës siguronin jetesën. Ndërkohë që bilanci i sipërfaqes së tokës së bërë hi për vitin 2025 deri më tani llogaritet të jetë 54 mijë HA, ministria e bujqësisë ka publikuar dhe numrin e kafshëve të djegura. Në një njoftim zyrtar të AKVMB trupa inspektuese e veterinerëve në terren deri më tani kanë regjistruar se flakët e zjarrit shuan 747 koshere bletësh, gjithashtu u dogjën për së gjalli mbi 100 krerë dele dhe dhi si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.

Situata më e rënduar paraqitet në Bashkinë e Delvinës, pasi aty u dogjën 25 krerë të imta dhe 500 zgjoje me bletë të shpërndara në nëntë parqe.

Ndërsa në fshatin Sirakat të Njësisë Administrative Mesopotam u dogjën stalla me 4 viça dhe dy parqe bletësh me 140 dhe 57 zgjoje.

Kurse në Gramsh aty ku flakët e zjarrit u shtrinë në 7 fshatra u dogjën 9 krerë gjedhë, 95 të imta dhe 50 zgjoje. Këto shifra pritet të ndryshojnë pasi statistikat e kafshëve të asgjësuara prej zjarrit ende nuk kanë përfunduar në të gjithë vendin.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan zjarrin të përhapej në mënyrë të shpejtë në të gjithë territorin e vendit brenda pak ditësh, për pasojë Shqipëria nga veriu e deri në Jug u përvëlua nga zjarret, të qëllimshme ose jo, vetëm në ditën e sotshme në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kemi 29 vatra aktive.

The post Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta appeared first on Albeu.com.

FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

By: D Marku
14 August 2025 at 15:30

Kur përveç detyrës, “të dhemb” fort vendlindja.

Alfred Zhupani është një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.

Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, në fshatin Bletëz.

Në këto ditë të vështira për Gramshin ai, së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.

Në këtë foto, të bërë virale tashmë oficeri Zhupani shihet teksa mban në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.

Teksa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët janë të sigurt.

Plaga e shkaktuar nga ky zjarr i tmerrshëm do të shërohet një ditë, por jetët njerëzore nuk kthehen.

The post FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri appeared first on Albeu.com.

Roza Lati mohon thashethemet se është ndarë nga partneri

By: D Marku
14 August 2025 at 14:51

Roza Lati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka reaguar publikisht për të mohuar thashethemet se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, Xhonatan Islamin.

Prej disa muajsh, dyshja janë në një marrëdhënie dhe lajmet për një ndarje të mundshme nisën të qarkullojnë së fundmi.

Përmes një postimi ironik në rrjete sociale, Roza u shpreh: “Po normal që do shkruajnë portalet që jam ndarë nga i dashuri, se ai djalë po shoqërohet me një bionde vërdallë”.

Ajo shtoi me humor se portaleve vetëm u ka munguar të shkruanin edhe “të njohurit e Rozës që aprovojnë ndarjen” si detaj shtesë të lajmit.

Me këtë reagim, Roza jo vetëm hodhi poshtë zërat për ndarje, por edhe shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës si disa media përhapin lajme pa konfirmim, duke përdorur ironi për të treguar se marrëdhënia e saj mbetet e pandryshuar.

Moderatorja, e njohur për natyrën e saj energjike dhe të sinqertë, duket e vendosur që të mos lejojë zërat dhe supozimet e portaleve të ndikojnë në jetën e saj private.

Për momentin, po vazhdon të shijojë kohën me Xhonatanin, duke treguar se lidhja e tyre është ende e fortë dhe se nuk ka vend për spekulime.

The post Roza Lati mohon thashethemet se është ndarë nga partneri appeared first on Albeu.com.

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, modelen Arbenita Ismajli

By: D Marku
14 August 2025 at 14:44

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan.


“Po, është e vërtetë që kemi lëshuar urdhër-arrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar. Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha Shkodra.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani. Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”. Sipas prokurores së rastit, Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar babait ushtrimin e të drejtës prindërore.

Nga ana tjetër, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024

The post Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, modelen Arbenita Ismajli appeared first on Albeu.com.

“Do riktheheni në shtëpi më të mira”/ Dëmet nga zjarret, Rama: Do dëmshpërblehen një për një edhe krerët e humbur

By: D Marku
14 August 2025 at 13:50

“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve.

Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.

Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara  në terren”-tha Rama.

Lajmi në përditësim…

The post “Do riktheheni në shtëpi më të mira”/ Dëmet nga zjarret, Rama: Do dëmshpërblehen një për një edhe krerët e humbur appeared first on Albeu.com.

Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

By: D Marku
14 August 2025 at 13:35

Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

“Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. Për gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste të vështira. Një në Mali Hebe, që tentoi të kalonte në anën e Berdicës, por u ndërhy me 8 mjete. Kemi pasur edhe në Velipojë, ku era ishte shumë e fuqishme“, shpjegon Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër.

Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës Shkodër, Agim Ponari, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara.

Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, pasi nga përvoja e kuptojmë se zjarre të qëllimshme quajmë ato ku nuk ka banesa, nuk ka lëvizje të njerëzve dhe aktivitet; dikush shkon aty për atë qëllim. Ndërsa tek ne, shumica e zjarreve janë në zona të banuara, anës rrugës, në ngastra tokash, ku dikush hedh një cigare, pastron mbetjet dhe zjarri kalon përmasat dhe nuk arrin të shuhet pa ndërhyrjen tonë“, thotë Ponari.

Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të Qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në Fushë-Arrëz. Për shuarjen e saj po ndërhyhet edhe me helikopter.

The post Në Shkodër 230 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit

By: D Marku
14 August 2025 at 13:14

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh.

Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit.

Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore.

Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).

Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim.

Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Deri më tani banesat nuk kanë qenë të rrezikuara.

The post Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit appeared first on Albeu.com.

Samiti i Alaskës, shpallet ora e fillimit të takimit Putin-Trump

By: D Marku
14 August 2025 at 11:45

Takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska do të fillojë në orën 21:30, sipas orës lokale të Tiranës, ose në orën 22:30 sipas kohës së Moskës.

Këtë fakt e ka konfirmuar ndihmësi i Presidentit rus, Yuri Ushakov.

“Gjithçka do të fillojë nesër, më 15 gusht, rreth orës 11:30 sipas orës lokale, me një bisedë midis Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Kjo bisedë do të jetë në format kokë më kokë, sigurisht me praninë e përkthyesve.

Kjo do të pasohet nga negociatat brenda delegacioneve, të cilat do të vazhdojnë gjatë një mëngjesi pune”, u tha Ushakov gazetarëve.

Ai vuri në dukje se përbërja e delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në samitin Rusi-SHBA është tashmë e njohur.

Negociatat do të jenë të natyrës biznesore dhe negociatat brenda delegacioneve do të zhvillohen në formatin “5 me 5”.

The post Samiti i Alaskës, shpallet ora e fillimit të takimit Putin-Trump appeared first on Albeu.com.

Përplasje frontale mes një makine dhe një skuteri në Itali/ Tre të vdekur, çifti me motor mbytet në kanalin pranë rrugës

By: D Marku
14 August 2025 at 11:37

Tre persona humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme në Itali, në ish-Rrugën Shtetërore 35 midis Pavias dhe Borgarellos.

Një makinë dhe një skuter u përfshinë në aksident. Informacionet fillestare tregojnë se dy persona po udhëtonin në skuter.

Motoçikleta u përplas ballë për ballë me një makinë që udhëtonte në drejtim të kundërt në ish-Rrugën Shtetërore 35 në Cassinino, midis Pavias dhe Borgarellos.

Përplasja midis makinës dhe skuterit ishte shumë e dhunshme. Dy personat në motoçikletë, një burrë dhe një grua, u hodhën dhe përfunduan në Navigliaccio, kanalin që kalon përgjatë rrugës.

Shoferi i makinës u nxor nga automjeti por pavarësisht ndërhyrjeve të emergjencës, nuk ishte e mundur të kthehej në jetë. Identitetet e tre viktimave janë aktualisht të panjohura. Përveç punonjësve të emergjencës, policia lokale dhe zjarrfikësit punuan për të nxjerrë trupat nga kanali. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen.

The post Përplasje frontale mes një makine dhe një skuteri në Itali/ Tre të vdekur, çifti me motor mbytet në kanalin pranë rrugës appeared first on Albeu.com.

Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima

By: D Marku
14 August 2025 at 11:13

Zjarret e forta të nxitura nga vala e të nxehtit, të cilat kanë vrarë tre persona në Spanjë gjatë ditëve të fundit, duke shkatërruar mijëra hektarë tokë dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, janë një “paralajmërim i qartë” për ndikimin e emergjencës klimatike, ka thënë ministrja e Mjedisit të vendit.

Duke folur të mërkurën në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit në Spanjë, Greqi dhe vende të tjera mesdhetare vazhdonin të luftonin me dhjetëra vatra zjarri, Sara Aagesen tha se 14 zjarre janë ende aktive në shtatë rajone spanjolle.

Aagesen tha se, ndonëse disa nga zjarret duket se janë shkaktuar qëllimisht, këto zjarre vdekjeprurëse janë një tregues i qartë i emergjencës klimatike dhe i nevojës për përgatitje e parandalim më të mirë.
“Zjarret janë një nga pasojat e atij ndryshimi klimatik, ndaj duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në drejtim të parandalimit,” tha ajo për radion Cadena Ser.

“Vendi ynë është veçanërisht i prekshëm nga ndryshimi klimatik. Ne kemi burime tani, por duke qenë se provat shkencore dhe pritshmëritë e përgjithshme tregojnë se ndikimi do të jetë gjithnjë e më i madh, duhet të punojmë për forcimin dhe profesionalizimin e atyre burimeve.”

Qeveria spanjolle të mërkurën tha se i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian, veçanërisht për dy avionë për hedhjen e ujit. “Ne kemi kërkuar zyrtarisht mbrëmë” këtë ndihmë, tha ministri i brendshëm Fernando Grande-Marlaska për Cadena Ser.

Portugalia fqinje ka angazhuar më shumë se 2,100 zjarrfikës dhe 20 avionë kundër pesë zjarreve të mëdha, me përqendrimin e përpjekjeve te një zjarr në komunën qendrore të Trancoso-s, i cili ka vazhduar që nga e shtuna.

Erërat e forta gjatë natës kanë rindezur flakët dhe kanë kërcënuar fshatra pranë, ku pamjet televizive tregonin banorë vendas që vullnetarisht ndihmonin zjarrfikësit nën një re të dendur tymi.
Në Greqi, e cila kërkoi ndihmë ajrore nga BE-ja të martën, afro 5,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret e përhapura nga erërat e forta anembanë vendit.

Autoritetet thanë se punonjësit e emergjencës po zhvillonin “një betejë titanike” për të shuar flakët që vazhdonin të digjnin Peloponezin perëndimor, në Epir më në veri, dhe në ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Chios, ku mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet e tyre.

Mediet lokale raportuan se zjarret kanë shkatërruar shtëpi, ferma dhe fabrika, duke detyruar njerëzit të largohen. Pesëmbëdhjetë zjarrfikës dhe dy vullnetarë kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera, përfshirë “simptoma të goditjes nga i nxehti”, tha shërbimi zjarrfikës.

Turqia po lufton me zjarre të rënda që nga fundi i qershorit. Në total, 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë 10 vullnetarë shpëtimi dhe punonjës pyjorë që vdiqën në korrik.

The post Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale

By: D Marku
14 August 2025 at 10:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit.

Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët.

Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.

“Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit

Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:

  • 137 autorë të zjarrvënieve të identifikuar
  • 46 të arrestuar
  • 91 të proceduar penalisht

Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale”, shkruan Rama.

The post Kryeministri Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale appeared first on Albeu.com.

Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

By: D Marku
14 August 2025 at 10:50

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.

Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 49 mijë hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.

Ndërkohë në total  sipas të dhënave rezulton se janë 93 vatra zjarresh.

Aktualisht situate e zjarreve në vend paraqitet e nënkontroll ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet:

Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se në Fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq): Janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti.

Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në  Njësinë  Administrative Dhivër  po të Bashkisë Finiq janë dëmtuar kullota dhe ullishte.

Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren.

Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas: Janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh.

Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve.

Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

The post Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

❌
❌