Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Humbi kontaktet që mbrëmë me familjen, personi gjendet i pl*gosur rëndë poshtë urës së Maliqit

By: M C
30 July 2025 at 17:43

Një person në gjendje të rëndë shëndetësore është gjetur rreth orës 15:30 nga policia poshtë urës së Maliqit. Mësohet se policia ka konstatuar një person poshtë urës.

Personi bëhet me dije se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihet se përse personi është plagosur ndërsa i plagosuri kishte humbur kontaktet me të afërmit që mbrëmjen e djeshme.

Teksa policia po kryente kontrolle për të, ai u gjet i plagosur por gjallë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe personat që mund të jenë përfshirë në plagosjen e personit.

The post Humbi kontaktet që mbrëmë me familjen, personi gjendet i pl*gosur rëndë poshtë urës së Maliqit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me murin, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

By: M C
30 July 2025 at 17:22

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Cakran-Gorishovë në Fier.

Sipas raportimeve, një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me murin, dy persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Maribor-Lubjanë të Sllovenisë/ Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona

By: M C
30 July 2025 at 17:08

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.

Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.

The post Aksident tragjik në autostradën Maribor-Lubjanë të Sllovenisë/ Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona appeared first on Albeu.com.

Qindra alpinistë dhe turistë evakuohen pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në malin Dolomitet Brenta në Itali

By: M C
30 July 2025 at 16:47

Qindra alpinistë dhe turistë u evakuuan pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në shpatet e Cima Falkner në Brenta Dolomites në veri të Italisë. Ekspertët paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të rrëshqitjeve të dheut në zonë të lidhur me shkrirjen e ngricave të përhershme.

Ditët e fundit, vizitorët raportuan se dëgjuan rrëzime shkëmbinjsh dhe panë re të dendura pluhuri që ngriheshin nga Mali Pelmo në Val di Zoldo, pasi majat shkëmbore u shkëputën dhe u rrëzuan në luginën poshtë në komunën Selva di Cadore në provincën Belluno të Italisë.

Një tjetër shembje u regjistrua në Cima Falkner, ku ekspertët thonë se e gjithë zona po kalon një proces erozioni të lidhur me rritjen e temperaturave dhe emergjencën më të gjerë klimatike. Askush nuk u lëndua dhe mbeturinate e gurëve që binin u ndalën në mal.

Pas raportimeve për rrëzime shkëmbinjsh, të martën u krye një inspektim teknik nga shërbimi gjeologjik me mbështetjen e një njësie helikopterësh, i cili konfirmoi se e gjithë maja është e prekur nga një proces gjeomorfologjik i vazhdueshëm, me shumë gjasa i lidhur me shkrirja e ngricave të përhershme.

Rrëzimet e shkëmbinjve kanë ndodhur gjithmonë në Dolomite, por ekspertët këtë vit paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të numrit të shembjeve, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe kriza klimatike.

The post Qindra alpinistë dhe turistë evakuohen pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në malin Dolomitet Brenta në Itali appeared first on Albeu.com.

Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë

By: M C
30 July 2025 at 16:35

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke ia hequr kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit.

KAZ rrëzoi vendimin e Celibashit, dhe ia kaloi mandatin Dajkos e cila është e para në listën e mbyllur të ‘’Nismës Shqipëria Bëhet’’.

Pas vendimit nga KAS, Lapaj ka reaguar ashpër duke e cilësuar vendimin ‘’standard të dyfishtë’’, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.

Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, – shprehet Lapaj.

The post Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë appeared first on Albeu.com.

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

By: M C
30 July 2025 at 16:27

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas Osmani, për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në Facebook.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi.

Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës./REL

The post Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Armando Sadiku rikthehet në Zvicër, firmos me klubin e Challenge League

By: M C
30 July 2025 at 16:25

Bellinzona ka zyrtarizuar nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku për këtë sezon, duke rikthyer në Zvicër një emër të njohur për futbollin e këtij vendi.

34-vjeçari kthehet aty ku nisi karriera e tij në vitin 2011, kur nga Shqipëria u transferua fillimisht te Locarno dhe më pas te Lugano, përpara se të kalonte te Zurihu në janar të vitit 2014.

Pas aventurës së parë në Zvicër, Sadiku ka luajtur në disa shtete të ndryshme si Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe së fundmi në Indi.

Megjithatë, gjatë viteve ka pasur edhe dy rikthime të përkohshme te Lugano, duke forcuar më tej lidhjen e tij me Zvicrën.

Statistikat e Sadikut në Zvicër flasin vetë: ai ka zhvilluar 42 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola me Locarnon, ndërsa me fanellën bardhezi të Luganos ka regjistruar 79 paraqitje dhe 41 gola.

Në total, në Super League ka luajtur 90 ndeshje duke shënuar 29 herë, ndërsa në Challenge League ka 95 paraqitje dhe 58 gola, duke mbrojtur edhe ngjyrat e Vaduzit.

Përveç eksperiencave të shumta në kampionatet europiane dhe më gjerë, Sadiku numëron edhe gjashtë paraqitje në La Liga-n spanjolle, tri në Europa League dhe tri në Copa Libertadores.

Me Kombëtaren shqiptare ka regjistruar 38 ndeshje dhe 12 gola, duke qenë pjesë e ekipit që mori luajti në Euro 2016.

Me rikthimin te Bellinzona, klubi në fjalë një golashënues me eksperiencë dhe shpreson që Sadiku të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat e sezonit.

The post Armando Sadiku rikthehet në Zvicër, firmos me klubin e Challenge League appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
29 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur ndaj partnerit dhe të shprehni ndjenjat tuaja me më shumë siguri. Në punë, një detyrë e re kërkon vëmendje të veçantë, por me përqendrim do të arrini rezultate të mira. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin dhe mbani një rutinë të qëndrueshme fizike. Financat paraqiten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e kota dhe mendoni për kursime afatgjata.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike sot mund të përjetojnë një frymë të re, ndaj mos hezitoni të kaloni kohë cilësore me të dashurit tuaj. Në aspektin profesional, një bashkëpunim mund të sjellë përfitime të papritura, por kërkohet diplomaci në komunikim. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar pushimin, pasi lodhja mund të ndikojë në energjinë tuaj. Financiarisht, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një pagesë të vonuar.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot ndiheni të frymëzuar në dashuri dhe mund të bëni hapa të guximshëm drejt një lidhjeje të re ose përmirësimit të një marrëdhënieje ekzistuese. Në punë, idetë tuaja kreative do të vlerësohen, por mos harroni të qëndroni të fokusuar te detajet. Shëndeti është i mirë, por është koha të fokusoheni më shumë në ushqimin e shëndetshëm. Financat janë në rritje, sidomos nëse bëni investime të mençura.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Atmosfera në çift është e ngrohtë dhe mund të gjeni zgjidhje për mosmarrëveshje të vogla që ju kanë shqetësuar. Në punë, një koleg mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj, dhe bashkëpunimi do të sjellë përfitime reciproke. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj sistemit tretës, ndaj zgjidhni ushqime të lehta. Në aspektin financiar, bëhuni të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit për të shmangur shpenzimet e panevojshme.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot mund të ndiheni më tërheqës dhe të kërkuar, duke sjellë pasion në marrëdhëniet tuaja. Në vendin e punës, pritet një mundësi e re që kërkon vendosmëri dhe vetëbesim. Shëndeti është në formë të mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime të ardhshme.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet me partnerin mund të jenë më të qeta sot, duke ju lejuar të diskutoni çështje të rëndësishme me maturi. Në punë, organizimi i mirë do t’ju ndihmojë të përfundoni detyrat në kohë. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi një pushim i shkurtër do të bëjë mrekulli për energjinë tuaj. Në aspektin financiar, shmangni huazimet dhe përqendrohuni në kursime.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita sjell harmoni në jetën tuaj sentimentale, duke ju ndihmuar të thelloni lidhjet ekzistuese ose të krijoni njohje të reja. Në punë, mund të merrni një propozim interesant që kërkon analizë të kujdesshme para se të pranoni. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos lini pas dore aktivitetin fizik. Financat janë në kontroll, por është mirë të bëni një rishikim të shpenzimeve të fundit.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, ndiheni të afërt me partnerin dhe mund të ndani ndjeshmëri të thellë sot. Në aspektin profesional, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendje maksimale dhe mund të sjellë shpërblime të mira. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar gjumin dhe pushimin. Sa i përket financave, shmangni investimet e rrezikshme dhe mbani një qasje konservatore.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi në marrëdhënie, ndaj komunikoni hapur me partnerin tuaj. Në punë, një sfidë e papritur do të kërkojë fleksibilitet dhe aftësi të mira zgjidhjeje. Shëndeti është i mirë, por mos e anashkaloni ushtrimet fizike për të ruajtur balancën. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar dhe riorganizuar shpenzimet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në aspektin sentimental, sot është dita e duhur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar besimin reciprok. Në punë, mund të përballeni me detyra të shumta, por menaxhimi i mirë i kohës do të jetë çelësi i suksesit. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj tensionit nervor, ndaj praktikoni relaksim. Financat qëndrojnë të stabilizuara, por shmangni shpenzimet impulsive.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dita sjell optimizëm në marrëdhëniet tuaja, duke ju nxitur të merrni iniciativa të reja në dashuri. Në aspektin profesional, një ide origjinale mund të hapë dyer të reja për ju, por kini kujdes nga premtimet e mëdha. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni hidratimin. Financat janë të qëndrueshme dhe është momenti i duhur për të bërë plane afatgjata.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, sot është një ditë e qetë që ju lejon të reflektoni mbi ndjenjat tuaja dhe të forconi lidhjet me të afërmit. Në punë, mund të merrni vlerësim për një përpjekje të mëparshme dhe të ndjeni motivim të shtuar. Shëndeti është i mirë, por është e rëndësishme të mbani një ekuilibër mes punës dhe pushimit. Financat janë të mira, por rekomandohet kujdes me shpenzimet e vogla të përditshme.

The post Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

“Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik” – thuhet në Draft-Kodin Penal që “amniston” të burgosurit përjetë

By: M C
29 July 2025 at 23:40

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë.

Ky Kod i ri Penal është kundërshtuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga juristët, si dhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, teksa në pjesën më të madhe të neneve, dënimet janë vetëm “burg, burg, burg”.

Një prej tyre është dhe shembulli i mëposhtëm. Sipas parashikimeve të nenit 424, pronarët e automjeteve që nuk kryejnë kontrollin teknik të mjeteve të tyre (kolaudimin), apo e kanë kryer në kundërshtim me ligjin dhe përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve apo ndotin mjedisin, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.

Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve

Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

The post “Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik” – thuhet në Draft-Kodin Penal që “amniston” të burgosurit përjetë appeared first on Albeu.com.

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

By: M C
29 July 2025 at 23:28

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik.

“Stërvitjet i ka dhënë shtysë forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe e kanë përmirësuar aftësinë e ndërsjellë të ekipeve luftarake për të kryer detyra me forcat e armatosura të huaja dhe në mjedis ndërkombëtar”, ka deklaruar Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë.

Këto kanë qenë stërvitjet e para të përbashkëta që janë kryer mes Kinës dhe Serbisë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht shtet që mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe Moskën.

Në vjetët e fundit, Serbia, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit dhe Uashingtonit, e ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Kinën – krahas atij politik dhe ekonomik – duke blerë armë kineze.

Serbia është bërë shteti i parë në Evropë që ka blerë sisteme kineze për mbrojtje ajrore FK-3.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ekipe të ndryshme luftarake kanë marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta “Paqeruajtësi 2025”, dhe janë marrë me sfida taktike në ambiente urbane dhe rurale.

“Fokusi ka qenë në taktikat e përdorimit të dronëve përgjatë zbatimit të detyrave të forcave speciale, dhe në aktivitete që kanë përfshirë zjarr”, është thënë në deklaratë.
Më 2020, Serbia i ka blerë gjashtë mjete të reja ajrore pa pilot CH-92A nga Kina, dhe dy vjet më vonë edhe tri sisteme për mbrojtje ajrore FK-3.

Kështu, Serbia është bërë përdoruese e raketave dhe dronëve kinezë në Evropë.

Përgjatë një prezantimi të pajisjeve të reja të ushtrisë serbe, në prill të vitit 2023, janë parë edhe pajisjet kineze.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për armët që blen Serbia prej Rusisë dhe Kinës.

Pas njoftimit për trajnim ushtarak, Brukseli ka thënë përmes një deklarate se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bën dhe që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së.

“Kemi nevojë që Serbia të na bindë për drejtimin e vet strategjik”, ka thënë një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë, atëbotë.

Obligimi i Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, është që të jetë në linjë me politikën e jashtme të BE-së, diçka që Brukseli ia ka kërkuar vazhdimisht Beogradit.

Serbia është neutrale ushtarakisht, por është anëtare e programit të NATO-s, “Partneriteti për Paqe” dhe synimi i saj strategjik është anëtarësimi në BE.

Beogradi zyrtar tenton vazhdimisht të balancojë politikën e jashtme në mes të Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, e cila është e izoluar nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. /Rel

The post Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake appeared first on Albeu.com.

Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar

By: M C
29 July 2025 at 23:14

Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sunderland në Premier Ligën angleze.

Kontrata e tij me klubin e ri do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa anglezët do të derdhin në arkat e Bajern Leverkusenit 15 milionë euro plus deri në 5 milionë euro të tjera si bonuse të mundshme.

Sipas të dhënave të gazetës “Blick”, Xhaka do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro neto në vit, ndërsa do të jetë jo vetëm një nga udhëheqësit në fushë, por edhe kapiteni dhe lideri i skuadrës së re.

The post Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar appeared first on Albeu.com.

Benet Beci “nuk kursen” aktorët: Nuk mund të fshehim paaftësinë individuale! Talent lind, nuk të bën partia

By: M C
29 July 2025 at 22:51

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar së fundmi lidhur me reagimet publike të dy aktorëve të pushuar nga puna në Teatrin “Migjeni” si rrjedhojë e “mungesës së efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë”.

Bëhet fjalë për aktorin Simon Shkreli dhe regjisorin Vladimir Doda, të cilët kanë pretenduar se janë larguar nga puna e tyre disa vjeçare padrejtësisht, duke akuzuar se të gjitha shkarkimet janë bërë me urdhër politik të Benet Becit.

Kryebashkiaku Beci shkruan se dy aktorët janë pushuar nga Teatri për shkak të mospërmbushjes së pritshmërive dhe objektivave të sezoneve teatrale.

“Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk të bën partia!”, shkruan Benet Beci në postim duke përjashtuar çdo mundësi të ndikimit politik në drejtimin e Teatrit të Shkodrës.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës:

Sqarim për opinionin publik

Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.

Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit.

Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.

Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.

Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.

Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër – Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur.

Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit”.

Ne si bashki nuk kemi asnjë arsye të demaskojmë individët, por në këtë rast nuk kemi pse t’i fshehim paaftësitë individuale të aktorëve të larguar, madje nuk duam as të diskutojmë në këto rreshta se sa regjisorë i kanë skualifikuar si të papërshtatshëm dy personat e larguar nga puna.

Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk të bën partia!

Së fundmi, duam t’u kujtojmë të gjithë artdashësve shkodranë dhe më gjerë se para rreth një viti e gjysmë u ngrit një flakë kashte e ngjashme ”në mbrojtje” të Teatrit Migjeni, i cili do të “shkrihej”. Sot jemi të gjithë dëshmitarë të punës së bërë për forcimin e cilësisë artistike, shtimin e numrit të shfaqjeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës për aktorët, regjisorët dhe për vetë publikun.

Sezoni i ardhshëm artistik do të jetë pa diskutim një sukses i vërtetë për Teatrin “Migjeni” dhe trupën e tij artistike – ashtu siç Shkodra e meriton!

The post Benet Beci “nuk kursen” aktorët: Nuk mund të fshehim paaftësinë individuale! Talent lind, nuk të bën partia appeared first on Albeu.com.

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

By: M C
29 July 2025 at 22:37

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe Rusia do të të përballet me sanksione.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në avionin e tij Air Force One teksa kthehej nga Skocia, se duke filluar nga e marta, hyn në fuqi afati që ai i vendosi homologut rus.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa dhe sanksione të tjera ndaj Rusisë nëse marrëveshja e armëpushimit nuk arrihet. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e di ndikimin që tarifat mund të kenë ndaj Rusisë dhe se Putin ndoshta do ta vazhdojë luftën, por ky vendim do të përballet me pasoja.

Ditën e hënë gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan vendosi një afat të ri ndaj liderit rus, duke kërcënuar me sanksione të reja nëse Moska nuk ndërmerr hapa për të ulur tensionet.

Afati i ri ishte 10 deri në 12 ditë, ndryshe nga ai prej 50 ditësh që kishte vendosur rreth dy javë më parë.

Sipas medias amerikane Bloomberg, masat që po shqyrtohen përfshijnë sanksione dytësore që do të godisnin jo vetëm Rusinë, por edhe vendet e treta që vazhdojnë të blejnë produkte ruse, siç është nafta.

Qëndrimi i Trump ndaj Vladimir Putin ka ndryshuar tërësisht javët e fundit. në fillim të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte thënë vazhdimisht se kreu i Kremlinit dëshiron t’i japë fund luftës, por Ukraina po bëhet pengesë. Së fundmi presidenti amerikan ka deklaruar të kundërtën, duke e kritikuar ashpër Vladimir Putin.

The post Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

By: M C
29 July 2025 at 22:20

Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Ata jetojnë në Luginën e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Në draft-rezolutën e Kamberit kërkohet që Kuvendi i Serbisë “të pranojë qasjen diskriminuese dhe të shprehë përkushtim institucional për të përmirësuar pozicionin e komunitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Dokumenti bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe për pezullim të menjëhershëm të masave administrative për pasivizim të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar. Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Përveç kësaj, në mesin e problemeve tjera të shqiptarëve janë përmendur edhe: mosnjohja e diplomave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, mungesa e një përfaqësimi të drejtë dhe proporcional në institucione shtetërore, pengesat në përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në atë rajon. Në draft-rezolutë është thënë se për shkak të mungesës së rezultateve nga përpjekjet e kaluara institucionale, propozohet që statusi i shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “në kuadër të përpjekjeve gjithëpërfshirëse për të arritur paqe të qëndrueshme”.

“Miratimi i rezolutës do të ishte dëshmi e gatishmërisë politike për t’i zgjidhur problemet e zvarritura me dekada dhe për të garatuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë – çka është kusht bazik për zhvillim demokratik dhe përparim drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kamberi.

Draft-rezoluta është nënshkruar nga dy deputetë tjerë nga Partia për Veprim Demokratik e Sanxhakut. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka hedhur poshtë propozimin e Kamberit, duke thënë se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është, dhe nuk do të jetë pjesë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do të kenë sukses tentimet për ta keqpërdorur dialogun me Prishtinën dhe për ta instrumentalizuar politikisht nga politikanë të papërgjegjshëm në pjesën qendrore të Serbisë”, ka thënë Petkovio.

Ai pretendon se “Serbia njihet si shtet që ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me minoritetet dhe që është model për të gjithë në rajon”.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Aktualisht dialogu është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë deklaruar shpesh për problemet dhe kanë thënë se diskriminohen, diçka që Beogradi e mohon.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur disa herë se janë të përkushtuara për të ngritur zërin për shqetësimet e banorëve të Luginës së Preshevës, dhe kanë ndarë miliona euro si ndihmë për ta. Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./ REL

The post Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes, një fillim i ri? Ish-kryeministri i Kanadasë, Trudeau dhe Katy Perry shkaktojnë thashetheme!

By: M C
29 July 2025 at 22:02

Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe ylli i muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku në një nga restorantet më të njohura në Montreal.

Në foton e publikuar, Katy Perry duket mjaft e qeshur pranë ish-kryeministri kanadez ndërsa nuk dihet nëse ishte një takim miqësor apo romantik. Megjithatë rrjeti ka shpërthyer në komente.

Mësohet se Katy Perry ndodhet në Kanada për një turne muzikor. Nga ana tjetër vlen për tu theksuar se Justin Trudeau, është beqar prej vitit 2023, kur bëri publike ndarjen nga Sophie Gregoire Trudeau pas 18 vitesh të martuar.

Së fundmi edhe artistja Katy Perry bëri me dije ndarjen nga Orlando Bloom. Mbetet për tu parë nëse kemi të bëjmë me një kapitull të ri për Justin Trudeau dhe Katy Perry.

The post Pas ndarjes, një fillim i ri? Ish-kryeministri i Kanadasë, Trudeau dhe Katy Perry shkaktojnë thashetheme! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 July 2025Main stream

“Jam shumë xheloze”, rrëfehet Danja Koka: E kapa veten duke…

By: M C
29 July 2025 at 21:38

Modelja Danja Koka, në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, foli për jetën e saj private.

Ajo pranoi se është xheloze dhe tregoi disa raste.

“Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është”, tha Danja.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja, modelja pohoi se ka përdorur edhe llogari false në rrjetet sociale.

“E kam hapur vetëm tre muaj dikur para tre vitesh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o goc për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia”.

The post “Jam shumë xheloze”, rrëfehet Danja Koka: E kapa veten duke… appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesërisht kërkesa e qytetares: Iu cenua e drejta

By: M C
29 July 2025 at 21:08

Onejda Ymeraj ju cënua e liria dhe fshehtësia e korrespodencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale me këqyrjen e komunikimeve të postës elektronike dhe aplikacioneve on line që nuk duhet të bëheshin nga SPAK, por me vendim gjyqësor.

Ky është thelbi i vendimit të gjykatës kushtetuese që i dha pjesërisht të drejtë qytetares të cilës në shkurt 2024 ju sekuestrua telefoni mbasi ishte thirrur për tu pyetur si person që ka dijeni në hetimet ndaj Arben Ahmetaj. Pjesa tjetër e të drejtës ju dha edhe SPAK nga gjyqtarët kushtues që konstatojnë se ka pasur ndërhyrje me sekuestrimin e telefonit por kjo ndërhyrje është bërë me ligj dhe për interes publik.

Kushtetuesja foli edhe për pretendimin e Onejda Ymerit se i ishte cënuar e drejta e pronës private me bllokimin e telefonit nga hetuesit e SPAK pa kaluar përmes gjykatës, duke vlerësuar se kërkuesja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme ndaj kjo kërkesë nuk mund të merret në shqyrtim. Ky vendim i kushtetueses prek mënyrën se si veprohet për këqyrjet elektronike dhe sekuestro e telefonave për të cilët nënkuptohet edhe sekuestrimi i korrespodencës së përdoruesit që sipas gjykatës kushtetuese duhet kryer sipas standardeve ndërkombëtare.

Në tre vjet SPAK ka sekuestruar 978 telefona, shumica në kushtet e flagrancës dhe pa vendim gjykate. Në rastin Ymeraj gjykata urdhëron se pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo vetë korrespodencës në kushtet e urgjencës gjykata thekson ndjekjen e garancive si edhe për rastin e sekuestrimit të të dhënave personale.

Gruaja u thirr në shkurt 2024 për t’u pyetur për llogari të procedimit penal në ngarkim të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Ditën e thirrjes unë paraqita për të dhënë deklarimet”, shkruante në padi Ymeraj “për aq sa kisha dijeni dhe në të njëjtën ditë OPGJ më kërkuan tu dorëzoja telefonin personal”.

“Ndonëse kërkova të konsultohesha me avokatin, kërkesa u refuzua”, tha ajo.

Ymerit ju vendos në dispozicion procesverbali i datës 26 shkurt 2024 ku ishte vendosur nga SPAK sekuestrimi i aparatit telefonik, të cilin ajo e kundërshtoi në gjykatë edhe me pretendimin se ky bllokim telefoni e kishte penguar në punën e saj përsa kishte të shënuar numrat e telefoni, e-mailet dhe të dhëna të tjera.

The post Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesërisht kërkesa e qytetares: Iu cenua e drejta appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

By: M C
29 July 2025 at 20:43

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të kuptuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e përplasjes.

The post Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, plagoset një person, policia në vendgjarje

By: M C
29 July 2025 at 20:15

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij ende nuk bëhet me dije.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Tiranë, plagoset një person, policia në vendgjarje appeared first on Albeu.com.

“Fixim kam vetëm…”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres?

By: M C
29 July 2025 at 19:46

Stresi ka ndezur rrjetin me një story të fundit në Instagram, ku ndan një bisedë private me dikë që i propozon një takim në jug. Përgjigjja e tij?

“Pot kisha fiksim do vija”, e ndjekur nga një koment i shkruar me të madhe: “fixim kam vetëm bkc-n’.

Ajo që tërheq më shumë vëmendje është përmendja e BKC, që ndjekësit e tij e lidhin menjëherë me ish-të dashurën e tij, Kejsi, e cila ka këtë emër përdoruesi në Instagram.

Nuk dihet nëse ky postim është një tentativë për t’u lidhur sërish me Kejsin apo një ironi e qëllimshme ndaj mesazheve që merr.

The post “Fixim kam vetëm…”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres? appeared first on Albeu.com.

❌
❌