Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond?

By: D Marku
29 July 2025 at 13:58

Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.

Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.

Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.

Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”.

The post Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond? appeared first on Albeu.com.

“A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother

By: D Marku
29 July 2025 at 13:17

Blerta Kllokoqi – Rugova ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Gjestin, fituesin e Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe motra e saj Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Përgjigjja e Blertës ishte e prerë: “JO”.

Gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të tij.

I njëjti në të shumtën e rasteve në Prime u shfaq me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi. Për shumë, kjo mbështetje u pa si një pjesë e rëndësishme e imazhit të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, sipas Blertës, kjo përkrahje nuk është vlerësuar apo kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit të edicionit të katërt.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë spektaklit dhe çfarë mbetet prej tyre pas përfundimit.

The post “A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother appeared first on Albeu.com.

Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë

By: D Marku
29 July 2025 at 12:56

Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.
Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.

Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues.

The post Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë appeared first on Albeu.com.

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

By: D Marku
29 July 2025 at 12:14

Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë.

Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të përmbyllur konstituimin e këtij institucioni deri më 26 korrik.

Kjo datë shënonte skadimin e afatit prej 30 ditësh të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për deputetët e Kuvendit, të cilëve, sipas një vendimi të po kësaj gjykate të publikuar më 24 korrik, u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik e deri më 8 gusht.

Politologu Arifi rikujton se Kosova është shtet parlamentar dhe, përderisa Kuvendi i Kosovës është institucion që ratifikon çdo ligj vendor dhe marrëveshje ndërkombëtare si dhe mbikëqyr institucionet tjera të shtetit, mosfunksionimi i tij e çon vendin në një situatë problematike.

“Shumica e të gjitha institucioneve relevante, me të cilat funksionon një shtet – sidomos një Republikë parlamentare – varen kryesisht nga Kuvendi. Pra, pa votat e Kuvendit nuk funksionon asgjë… Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme, veçse se nuk është e shpallur. Është faktike”, thekson Arifi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë presidenti i vendit, në rast se: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së presidentes së Kosovës, nëse presidentja Vjosa Osmani konsideron se vendi po hyn në një fazë të mosfunksionimit institucional dhe rreziqet e situatës aktuale. Deri në publikimin e artikullit, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Situatë “pa shtegdalje”?

Nga Instituti Demokratik i Kosovës sqarojnë se Kuvendi i Kosovës është gjeneratori kryesor që vë në lëvizje aktivitetin shtetëror, duke mbikëqyrur llogaridhënien e ekzekutivit, agjencive të pavarura dhe mekanizmave të tjerë, si dhe duke miratuar ligje dhe duke ratifikuar marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare.

Vullnet Bugaqku nga ky institut, thekson se përderisa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, shteti i Kosovës është praktikisht në një bllokadë institucionale dhe aktualisht pa shtegdalje.

“Si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, shumë çështje mbesin pezull. Pa pasur një konstituim të Kuvendit, normalisht që edhe shteti nuk mund të veprojë dhe funksionojë në mënyrë normale dhe në mënyrë të plotë, në kuptimin e ushtrimit të përgjegjësive dhe funksioneve të secilit funksionar, por edhe të secilit institucion”, thekson Bugaqku.

Bllokada institucionale aktuale, sipas vëzhguesve të situatës politike në vend, tashmë po e përballë vendin me një varg pasojash.

Përplasjet politike, vlerësojnë ata, tashmë po dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, duke e paraqitur si një vend që nuk ka stabilitet politik.

Gjithashtu, pa Kuvend të konstituuar, që do të ratifikonte marrëveshjet ndërkombëtare, Kosova ende nuk ka arritur të marrë para-financimin nga fondi prej rreth 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë euro nga Banka Botërore.

“Shteti në pauzë”

Aktualisht shteti i Kosovës “është në pauzë” dhe nuk ka ndonjë sinjal se situata mund të dalë nga bllokada, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila ka kompetenca të kufizuara, aktualisht nuk ka kujt t’i përgjigjet apo t’i raportojë.

“Kur nuk ka Kuvend, nuk mund të formohet një qeveri e re dhe legjitime. Rrjedhimisht, shtohen mundësitë që kjo që është tani [Qeveria në detyrë] të prodhojë vendime të kundërligjshme dhe jokushtetuese, si dhe të krijojë një lloj situate kaotike për sa i përket zbatimit të kushtetutshmërisë, por edhe ligjshmërisë në vend”, thekson Bugaqku.

Të paparashikueshme e sheh situatën politologu Arifi.

Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit për shkak të përplasjeve politike, e ka futur vendin në situatë të pakuptueshme juridike, në të cilën, siç thotë ai, institucionet janë pa mbikëqyrje legjitime.

“Përveç presidentes që ka një legjitimitet, madje shumë të cunguar, sepse presidentja zgjidhet prej Kuvendit…Pra, absurditet në vete. I vetmi institucion ku jepet llogaridhënia është Parlamenti, ndërkaq ne nuk kemi Parlament”, thotë Arifi.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike në Kosovë, tashmë janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë rrugën drejt konstituimit të Kuvendit pas 8 gushtit.

Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Ajo u ka thënë mediave vendore se ngërçi politik po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituimin e organit ligjvënës.

The post Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur” appeared first on Albeu.com.

Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

By: D Marku
29 July 2025 at 11:58

Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale së fundmi.

Në një postim në Instagram, Bay T shprehet se nuk është tipi që merret me drama publike, por është ndjerë e detyruar të ndërhyjë pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit.

Ajo rrëfen se gjatë kohës së marrëdhënies me Drilonin ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për tradhtinë apo lidhjet paralele të tij. “Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo.

Por çfarë e bëri të ndryshojë qëndrim? Sipas Bay T, komentet publike të Drilonit dhe tentativa për ta “ulur” publikisht si femër ishin pika e fundit. “Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, thekson ajo, duke shtuar se jeton me kokën lart dhe zemrën e pastër.

The post Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

By: D Marku
29 July 2025 at 11:36

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë para se të përfundojë turneun botëror. Këngëtari 44-vjeçar u kritikua ashpër për performanca të cilësuara si “të lodhura”, “minimaliste” dhe “pa energji”.

Në rrjetet sociale, shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer duke thënë se Timberlake “vështirë se këndon” dhe se sjellja e tij në skenë është “dembelë dhe pa përkushtim”. “Imagjino të paguash 600 dollarë për një karaoke të ftohtë,” shkruan një komentues i irrituar. Të tjerë e akuzuan se performanca e tij po trajtohet si “një punë anësore”.

Pamje nga koncertet e fundit tregojnë Timberlake duke ecur i përhumbur në skenë, me syze dhe kapelë, duke shmangur kontaktin me publikun dhe duke kënduar vetëm disa fjalë nga çdo këngë. Në Dublin, ai u pa duke lëshuar mikrofonin dhe duke qëndruar pasiv gjatë gjithë shfaqjes, larg lëvizjeve energjike që e bënë të famshëm.

Burime pranë këngëtarit thonë për Daily Mail se ai është i bllokuar në një rutinë të lodhshme dhe ka nevojë për ndryshim. Madje, thuhet se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, po e inkurajon të tërhiqet nga skena pas reagimeve të ashpra.

The post Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë appeared first on Albeu.com.

Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

By: D Marku
29 July 2025 at 11:15

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.

“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.

Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”

E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

The post Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në… appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

Përparim i madh në kancerin e gjirit, shkencëtarët zbulojnë një mënyrë për të parandaluar sëmundjen

By: D Marku
28 July 2025 at 19:52

Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanceri i gjirit përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe kjo mund të revolucionarizojë mënyrën se si trajtohet sëmundja në fazat e hershme. Studiuesit skocezë zbuluan se kanceri ndryshon metabolizmin, mënyrën se si qelizat prodhojnë dhe përdorin energji, të qelizave specifike imune.

Ata zbuluan se ato lëshojnë një lloj të caktuar proteine, të quajtur uracil, e cila mund të përdoret si një ‘skelë’ nga qelizat kancerogjene, duke i lejuar ato të rriten në organe të tjera.

Shkencëtarët ishin në gjendje të bllokonin formimin e skelës së mundësuar nga uracili te minjtë. Kjo riktheu aftësinë e sistemit imunitar të krijesave për të vrarë qelizat sekondare të kancerit dhe për të ndaluar përhapjen e kancerit.

Shkencëtarët e arritën këtë duke bllokuar një enzimë të quajtur uridine fosforilazë-1 (UPP1), e cila prodhon uracil. Ata shpresojnë që zbulimi i uracilit në gjak mund të ndihmojë në identifikimin e shenjave të hershme të përhapjes së kancerit – dhe bllokimi i UPP1 me ilaçe mund të ndalojë përhapjen para se të fillojë.

Gjetjet e studimit, i cili u krye në laboratorët e Profesor Jim Norman dhe Profesor Karen Blyth, u botuan në revistën Embo Reports. Autorja kryesore e studimit, Dr. Cassie Clarke, tha: “Ky studim përfaqëson një ndryshim të madh në mënyrën se si mendojmë për parandalimin e përhapjes së kancerit.”

“Duke i synuar këto ndryshime metabolike sa më herët të jetë e mundur, ne mund ta ndalojmë përparimin e kancerit dhe të shpëtojmë jetë.”

Ndërkohë, Dr. Catherine Elliot, drejtoreshë e kërkimit në Cancer Research UK, tha: “Metastaza – kur kanceri përhapet – është një faktor kryesor që e bën kancerin e gjirit më të vështirë për t’u trajtuar, veçanërisht nëse kanceri kthehet muaj ose edhe shumë vite më vonë.”

“Ky zbulim na jep shpresë të re për zbulimin dhe ndalimin e hershëm të metastazave dhe për t’u siguruar njerëzve shumë vite të tjera me familjet dhe të dashurit e tyre.”

The post Përparim i madh në kancerin e gjirit, shkencëtarët zbulojnë një mënyrë për të parandaluar sëmundjen appeared first on Albeu.com.

Fedez e bën zyrtare lidhjen e tij me Giulia Honegger, ndan fotot e para në rrjetet sociale

By: D Marku
28 July 2025 at 19:16

Fedez ka dhënë konfirmimin që mungonte: ai dhe Giulia Honegger janë në një lidhje. Reperi postoi disa foto në Instagram, ku shihet me pushime me stilisten. Ata shikojnë kamerën me fytyrat e tyre të rrethuara nga një zemër e bërë me duart e tyre, pastaj ai e fotografon atë shtrirë me bikini.

Modelja mbështet fytyrën mbi shpatullën e reperit dhe së bashku shikojnë në objektivin e kamerës, përmes filtrit të një zemre të vizatuar me dorë.

Fedez dhe Giulia Honegger po e kalojnë verën së bashku. Ata u fotografuan nga paparacët në Marina di Pietrasanta, në Versilia, ku shijuan detin dhe mbrëmjet romantike. Më pas u nisën për në Sardenjë me miqtë, dhe pikërisht nga ishulli dolën fotot e para në mediat sociale.

Javën e kaluar, u lëshua dekreti i divorcit midis Fedez dhe Chiara Ferragni. Menjëherë pas njoftimit zyrtar, sipërmarrësja u pa përsëri me Giovanni Tronchetti Provera. Ata janë parë përsëri së bashku, fillimisht në aeroportin e Malpensas dhe më pas në male, dhe disa thonë se nuk u ndanë kurrë, por thjesht ishin më të kujdesshëm që të mos linin gjurmë. Tashmë Chiara dhe Fedez nuk kanë frikë të ndajnë jetën e tyre të re

The post Fedez e bën zyrtare lidhjen e tij me Giulia Honegger, ndan fotot e para në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën – mbi 95 për qind e apartamenteve janë rezervuar

By: D Marku
28 July 2025 at 18:15

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Sunny Hill nis të premten

Sunny Hill, themeluar nga Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa, nuk është më thjesht një festival – është një fenomen kulturor që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota.

Përveç muzikës, festivali sjell energji, jetë nate, aktivitete paralele, por mbi të gjitha, një gjallërim ekonomik të ndjeshëm për qytetin pritës.

Me datat që po afrojnë dhe fluksin që s’ka ndërmend të ndalet, tani është momenti i fundit për të rezervuar akomodimin, meqë kanë mbetur edhe shumë pak prej tyre.

Në ndërkohë, këngëtarja me famë botërore do të ngjitet në skenë në natën e parë (e premte), duke e kthyer hapjen në një spektakël që pritet të ndezë publikun si kurrë më parë.

The post Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën – mbi 95 për qind e apartamenteve janë rezervuar appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri sfidon tabutë/ Publikon FOTO duke ushqyer me gji vogëlushin

By: D Marku
28 July 2025 at 17:42

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale duke ndarë një moment të ëmbël dhe shumë personal nga jeta e saj si nënë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer me gji të birin e saj të porsalindur, Daskan, duke përcjellë natyrshmëri, dashuri dhe lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijës.

Ky postim ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë përgëzuar Dafinën për natyrshmërinë dhe ndarjen e këtij momenti të veçantë.

Pas lindjes së vogëlushit, artistja duket më e plotësuar se kurrë dhe ka treguar hapur emocionet e saj në përvojën e re të mëmësisë.

The post Dafina Zeqiri sfidon tabutë/ Publikon FOTO duke ushqyer me gji vogëlushin appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV

By: D Marku
28 July 2025 at 17:10

Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin,” tha ajo.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste. “Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja,” deklaroi Neda me bindje, duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe objektivitetit në panel.

Biseda ne studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori “Big Brother-it”?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time.

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV appeared first on Albeu.com.

Verifikim faktesh: Pretendimi i Trump për pagesën rreth 10 milionë euro ndaj Beyonce është i pavërtetë

By: D Marku
28 July 2025 at 16:37

Ish-presidenti, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të Beyonce-së, duke pretenduar se ajo ka marrë 11 milionë dollarë (afërsisht 10.1 milionë euro) për të mbështetur Kamala Harris gjatë një aktiviteti në tetor 2024 në Hjuston. Por ky pretendim është i pabazuar dhe i pavërtetuar nga asnjë burim zyrtar.

Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, fushata e Harris ka kryer një pagesë prej 165,000 dollarësh (përafërsisht 150,000 euro) për kompaninë e prodhimit të Beyonce-së për shpenzime teknike të ngjarjes, jo për mbështetje politike.

Ligji kërkon që këto kosto të mbulohen nga fushatat, por pagesa për përkrahjen e një personi të famshëm nuk është e ndaluar nga ndonjë ligj federal, shkruan CNN.

Asnjë provë nuk është paraqitur ndonjëherë për pretendimin e një pagese prej 11 milionë dollarësh, i cili filloi të qarkullojë fillimisht si “10 milionë” në rrjetet sociale.

Faktkontrollues si PolitiFact dhe FactCheck.org e kanë hedhur poshtë këtë thashethem si të pavërtetë.

Në nëntor 2024, nëna e Beyonce-së, Tina Knowles, e cilësoi pretendimin si “gënjeshtër të plotë”, ndërsa një përfaqësues i këngëtares e quajti atë “tej mase qesharak”.

Shtëpia e Bardhë dhe fushata e Harris nuk kanë komentuar direkt mbi postimin e fundit të Trump, por e kanë mohuar më parë çdo pagesë të tillë.

Ky është një tjetër shembull i Trump-it që kërkon ndjekje penale ndaj kundërshtarëve politikë bazuar në pretendime të pabazuara.

The post Verifikim faktesh: Pretendimi i Trump për pagesën rreth 10 milionë euro ndaj Beyonce është i pavërtetë appeared first on Albeu.com.

Del një fotografi e Bay T me Drilon Ramën pas Big Brother VIP Kosova

By: D Marku
28 July 2025 at 16:11

Një fotografi e re e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrat e njohur nga reality shou, Big Brother.

Në imazhin që po qarkullon shfaqen Bay T, Drilon Rama, Arion Rexha dhe Diana Tahiri – katër ish-banorë të njohur të Big Brother VIP Kosova.

Pikërisht prania e Bay T dhe Drilonit në të njëjtin ambient ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta nga ndjekësit në rrjet, të cilët nuk e kanë harruar raportin e afërt që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Kujtojmë se gjatë kohës në BBVK, publiku shpesh i shihte si një çift potencial, madje edhe vetë boksieri kishte pranuar publikisht se kishte pëlqim për Bay T.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre dukeshin se ishin ndarë dhe çdo aludim për një lidhje mes tyre u venit me kalimin e kohës.

Kjo fotografi e fundit, ku ata shihen të buzëqeshur në një ambient të qetë shoqëror, ka rihapur diskutimet mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Kjo mbase u bë në kohën kur Diana dhe Arioni ishin bashkë, meqë tashmë kanë ndarë rrugët.

The post Del një fotografi e Bay T me Drilon Ramën pas Big Brother VIP Kosova appeared first on Albeu.com.

Shqipe Hysenaj shkëlqen në një video të re me paraqitje provokuese

By: D Marku
28 July 2025 at 15:11

Shqipe Hysenaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video të shkurtë në Instagram, ku ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante dhe tejet joshëse.

Influencuesja e njohur është shfaqur me një set të errët, të përbërë nga një bluzë me prerje të theksuar dhe një fund të gjatë me çarje anësore, që i jepte pamjes një notë glamuroze dhe sensuale.

Videoja, e realizuar gjatë natës në një ambient modern e të ndriçuar bukur, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe elegancën.

Shqipe Hysenaj ka kombinuar veshjen me një çantë të artë dhe sandale me taka, duke e kompletuar dukjen me aksesorë të thjeshtë, por të goditur.

Ky postim tregon edhe njëherë aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen me zgjedhjet e guximshme të modës, duke e konfirmuar si një prej figurave më me ndikim në rrjetet sociale.

The post Shqipe Hysenaj shkëlqen në një video të re me paraqitje provokuese appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i RMV, Mickovski premton mbështetje për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri

By: D Marku
28 July 2025 at 14:56

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickovski, mori pjesë në festivalin folklorik të komunitetit maqedonas në Pustec, ku u prit me ngrohtësi nga banorët dhe autoritetet vendore.

Vizita e tij u cilësua si një sinjal i qartë për një fazë të re të afrimit mes Shkupit zyrtar dhe bashkëkombësve jashtë kufijve shtetërorë, veçanërisht në Shqipëri.
Në këtë takim kulturor e simbolik, Mickovski vlerësoi qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e identitetit nga ana e komunitetit maqedonas në Pustec, duke theksuar se  maqedonasit në Shqipëri kanë ruajtur me dinjitet gjuhën dhe zakonet e tyre, pavarësisht sfidave të shumta dhe mungesës së vëmendjes ndër vite.

Më tej gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut, synon të ndërtojë një marrëdhënie të re me bashkëkombësit në diasporë, e cila do të bazohet në mbështetje të qëndrueshme në fusha si arsimi, kultura, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ai e përshkroi këtë angazhim jo si akt simbolik, por si pjesë e një vizioni të ri për shtet-ndërtimin dhe përfshirjen e çdo qytetari maqedonas, pavarësisht vendndodhjes.

Mickovski shprehu vullnetin për ta kthyer këtë vizitë në fillimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke e konsideruar Pustecin jo vetëm një zonë me vlera etnografike, por edhe një urë të rëndësishme lidhëse për dialog dhe zhvillim.

Ai premtoi që mbështetja për këtë komunitet do të konkretizohet përmes projekteve të prekshme dhe politikave të qëndrueshme.

The post Kryeministri i RMV, Mickovski premton mbështetje për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Egjiptianët hodhën ushqim me shishe në det për Gazën, ndihma simbolike mbërrin te palestinezët

By: D Marku
28 July 2025 at 13:33

Një palestinez u shpreh se një peshkatar në Gaza ka gjetur një shishe që përmbante një sasi të vogël thjerrëzash, duke shprehur gëzimin dhe falënderimet e tij ndaj dërguesit, në mes të rrethimit të vazhdueshëm izraelit ndaj enklavës.

Më 23 korrik, një burrë egjiptian hodhi në det shishe plastike të mbushura me drithëra dhe miell, me shpresën se do të mbërrinin në Gaza.

Egjiptianet e tmerruar nga skenat e urisë që po vijnë nga Gaza nisën iniciativën simbolike të quajtur “Nga deti në det – Një shishe shprese për Gazën”.

Iniciativa ka bërë që egjiptianët të mbushin shishe një dhe dy litra me drithëra, oriz, thjerrëza dhe furnizime të tjera ushqimore të thata, përpara se t’i vendosin ato në Detin Mesdhe me shpresën se do të arrijnë në Gaza.

Pjesëmarrësit në iniciativë thanë se kjo erdhi si një masë e dëshpëruar për të kapërcyer rrethimin shkatërrues të Izraelit, i cili ka parë kamionë me ndihma emergjente të ndalen në pikat kufitare, ndërsa qindra mijëra të tjerë vuajnë nga uria.

Ata që marrin pjesë u kanë bërë thirrje gjithashtu njerëzve në vendet që kufizohen me Mesdheun, përfshirë Libinë, Tunizinë, Algjerinë dhe Marokun, që të përfshihen.

Sipas mediave lokale arabe, ideja u frymëzua nga metoda “mesazhi në shishe” dhe që atëherë ka marrë lëvdata të shumta, veçanërisht në platformat e mediave sociale.

Ideja thuhet se u propozua nga një akademik dhe inxhinier egjiptian me bazë në Japoni, i cili sugjeroi që dërgimi i ushqimit përtej detit ishte metoda më praktike, duke pasur parasysh bllokadën e vazhdueshme ndaj Gazës.

Në një postim në Facebook, ai shpjegoi se një bidon plastik 25 litra i mbyllur mirë mund të mbajë afërsisht gjashtë deri në tetë kilogramë ushqim, duke lënë një boshllëk ajri prej rreth tetë litrash për të siguruar lundrueshmëri.

Ai shtoi se kontejnerët duhet të lirohen të paktën katër kilometra larg bregdetit, në një kënd prej 60 gradësh në verilindje, për të anashkaluar rrymat e kundërta.

“Rrymat sipërfaqësore në Mesdheun lindor rrjedhin nga perëndimi në lindje, me një shpejtësi deri në 0.8 km/orë, që do të thotë se kontejnerët mund të arrijnë në brigjet e Gazës brenda 72-96 orësh, nëse dërgohen nga zona të tilla si Damietta ose në lindje të Port Said”, shkruhej në postim.

Shumë përdorues online e panë postimin dhe shprehën shpresë, përpara se të ndanin video të njerëzve që e pranuan sugjerimin e tij.

Disa e quajtën atë një “shprehje të sinqertë” përballë “pafuqisë së qeverive”.

Të tjerë thanë se iniciativat simbolike duhet të shndërrohen në presion efektiv popullor, duke mbështetur organizatat e besueshme të ndihmës dhe duke kërkuar veprime urgjente ndërkombëtare për të thyer bllokadën dhe për të hapur kalimet kufitare për të lejuar ndihmën jetësore.

Zhvillimet e fundit vijnë ndërsa mbi 100 organizata ndihme ngritën shqetësime serioze në lidhje me “urinë masive” në Gaza.

Mbi 950 kamionë me ndihma mendohet të jenë bllokuar në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës, ndërsa OKB-ja tha këtë javë se forcat izraelite kanë vrarë mbi 1,000 palestinezë që përpiqeshin të merrnin ushqim që kur Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli mori kontrollin e operacioneve në maj.

Organizata, përfshirë Save the Children, Oxfam dhe Mjekët pa Kufij, thanë se kolegët e tyre në Strip po “vdisnin” gjithashtu nga uria.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e quajti kequshqyerjen në Gaza “të shkaktuar nga njeriu”, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij të dhunshme në Rrip.

Lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 59,219 palestinezë që nga tetori i vitit 2023, sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë e Gazës. Numri i vërtetë i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë, me mijëra viktima të panumërta të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

 

The post VIDEO/ Egjiptianët hodhën ushqim me shishe në det për Gazën, ndihma simbolike mbërrin te palestinezët appeared first on Albeu.com.

Shpallet fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”

By: D Marku
28 July 2025 at 13:26

Pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sfida, emocione dhe momente të paharrueshme, edicioni i gjashtë i spektaklit “She’s On Top” u mbyll me një natë finale plot shkëlqim dhe konkurrencë të fortë.

Vajzat finaliste dhanë maksimumin për të bindur jurinë dhe publikun, por në fund, kurora e më të mirës iu dha Rigelda Totraj.

Rigelda arriti të triumfojë në mesin e pesë finalisteve të përzgjedhura: Arta, Brisi, Antonela dhe Marigona, duke u dalluar për paraqitjen, përkushtimin, zhvillimin personal gjatë spektaklit dhe potencialin për të qenë një figurë e fortë në industrinë e modelingut.

Gjatë gjithë sezonit, vajzat përballuan prova nga më të ndryshmet, nga sfilatat dhe fotosesionet deri te sfidat e inteligjencës, personalitetit dhe aftësisë për të komunikuar.

Rigelda spikati si një konkurrente e qëndrueshme, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe një qëndrim të palëkundur ndaj sfidave.

Fitorja e saj në “She’s On Top” i hap rrugë mundësive të reja profesionale në botën e modës dhe televizionit.

Me mbylljen e këtij edicioni, spektakli konfirmoi sërish rolin e tij si një platformë e rëndësishme për vajzat e reja shqiptare që synojnë të ndërtojnë karrierë në modeling dhe ndërkohë që publiku tashmë pret me interes se çfarë do të sjellë edhe sezoni i ardhshëm.

The post Shpallet fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top” appeared first on Albeu.com.

Egli Tako bëhet virale me brohoritjet kundër Serbisë në koncertin e saj në Drenicë

By: D Marku
28 July 2025 at 13:12

Pas një periudhe me komente të shumta rreth performancave të saj, këngëtarja Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes me një koncert të mbajtur së fundmi në Drenicë.

E njohur për vokalin e fuqishëm dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

Por, në Drenicë, Egli zgjodhi një qasje më solemne dhe emocionuese, duke e lidhur performancën me simbolikën kombëtare dhe ndjenjën patriotike.

Një tjetër moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte hyrja e saj para se të fillonte këngën.

Egli nisi një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiume gjatë ndeshjeve futbollistike: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj në kor me brohoritjen e njohur “Q**sha motrën!”.

Kjo skenë u përsërit disa herë dhe ndezi atmosferën në koncert, duke u shpërndarë me shpejtësi në TikTok dhe Instagram.

Vetë Egli, në një postim në Instagram pas koncertit, falënderoi Drenicën dhe ndau me ndjekësit se ka qenë nën trajtim për dëmtim të kordave vokale që prej tre muajsh.

Ajo theksoi se pavarësisht sfidave shëndetësore, vazhdon të këndojë nga shpirti, veçanërisht për këngët e vendit të saj.

Koncerti i Drenicës, ndonëse i shoqëruar me zëra të ndryshëm, e riktheu Eglin në qendër të diskutimeve si për zërin, ashtu edhe për mesazhin që përcolli.

The post Egli Tako bëhet virale me brohoritjet kundër Serbisë në koncertin e saj në Drenicë appeared first on Albeu.com.

Gaza, 14 persona të tjerë kanë vdekur nga uria – përfshirë dy fëmijë

By: D Marku
28 July 2025 at 12:44

Të paktën 14 palestinezë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ka raportuar të hënën Ministria e Shëndetësisë.

“Spitalet regjistruan 14 vdekje të reja në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, përfshirë dy fëmijë që vdiqën nga uria”, tha ministria në një deklaratë.

Viktimat e reja e çuan numrin e të vdekurve nga uria në Gaza që nga tetori i vitit 2023 në 147, përfshirë 88 fëmijë.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Gaza dhe që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet kufitare, duke përkeqësuar kushtet humanitare në enklavë.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. /AA/

The post Gaza, 14 persona të tjerë kanë vdekur nga uria – përfshirë dy fëmijë appeared first on Albeu.com.

❌
❌