Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken.
Aty, ku dikur pilotĂ«t fluturonin nĂ« rrugĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejta transkontinentale, tani ata po navigojnĂ« nĂ« njĂ« qiell qĂ« duket si xham i thyer â miliona fluturime qĂ« po realizohen pĂ«rmes korridoreve tĂ« mbipopulluara.
Në të njëjtën kohë, hapësira të mëdha ajrore, çuditërisht, mbeten bosh ose gumëzhijnë nga raketat dhe dronët.
Ky ndryshim nuk është i rastësishëm.
Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.
Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri nĂ« AfrikĂ«, âzonat e ndalim-fluturimitâ janĂ« rritur, duke e futur aviacionin ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« krizĂ« dhe duke e riformĂ«suar ekonominĂ«, sigurinĂ« dhe fluturimet.
Kaosi ajror i Rusisë: Normalja e re
Në fillim të korrikut të vitit 2025, kaosi përfshiu aeroportet në mbarë Rusinë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Vetëm gjatë fundjavës së 5 dhe 6 korrikut, mbi 2.000 fluturime u anuluan ose u shtyn pas një sërë sulmesh me dronë të kryer nga Ukraina, që shkaktuan mbylljen e një pjese të madhe të hapësirës ajrore ruse.
NĂ« aeroportin Sheremtjevo tĂ« MoskĂ«s, pasagjerja Tatyana e pĂ«rshkroi situatĂ«n si ânjĂ« katastrofĂ«â.
Vendet e pritjes ishin të mbingarkuara, me njerëz të shtrirë në dysheme dhe shërbimet bazë, sikurse uji i pijes ishin të harxhuara.
âNuk kishte ku tĂ« uleshe dhe njerĂ«zit po flinin nĂ«pĂ«r pllakaâ, tha ajo.
Në Shën Petersburg, taksistët kërkonin deri në 80.000 rubla (1.025 dollarë) për udhëtimet drejt Moskës, pasi biletat e trenit u shitën të gjitha pas mbylljeve në Aeroportin Pulkovo.
Vetëm më 6 korrik, më shumë se 15.000 pasagjerë mbetën të bllokuar në Sheremetjevo, ndërsa aeroportet më të vogla në Kaluga, Tambov dhe Pskov pezulluan të gjitha operacionet.
Zyrtarët rusë të mbrojtjes pretenduan se kishin rrëzuar deri në 120 dronë atë natë, disa prej të cilëve u rrëzuan vetëm disa kilometra larg Moskës.
Autoritetet pĂ«rmendĂ«n ândĂ«rhyrje tĂ« jashtmeâ si arsye pĂ«r mbylljet e pĂ«rsĂ«ritura tĂ« hapĂ«sirĂ«s ajrore, qĂ« tani janĂ« bĂ«rĂ« gjĂ« e zakonshme.
Në Rusi aeroportet janë mbyllur mbi 600 herë që nga nisja e agresionit në Ukrainë më 2022.
Të bllokuar në qiell
Por, nëse bllokimi në një aeroport është i tmerrshëm, imagjinoni nëse mbesni të bllokuar në qiell.
Në qershor të këtij viti, pasi Irani lëshoi raketa drejt bazës amerikane Al Udeida në Katar, shtetet përreth menjëherë mbyllën hapësirat e tyre ajrore.
Një aeroplan i kompanisë Qantas, nga Perthi në Paris qëndroi 15 orë në ajër përpara se të kthehej në Australi.
Një tjetër u detyrua që të devijonte fluturimin për në Singapor.
Tensionet Indi-Pakistan në maj të vitit 2025 çuan në mbylljen e korridoreve kyç ajrore, duke detyruar që fluturimet mes Evropës dhe Azisë Juglindore të përshkonin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta.
Kohëzgjatja e fluturimeve u shtua deri në dhjetë orë, ndërsa ndalesat e paparashikuara për furnizim me karburant në aeroporte të panjohura u bënë rutinë.
TĂ« dhĂ«nat nga Flightradar24 tregojnĂ« se pilotĂ«t tani pĂ«rballen me âkorridore super tĂ« ngarkuaraâ â rrugĂ« tĂ« ngushta tĂ« mbushura me aeroplanĂ«.
Fluturimet në një trafik të tillë të rënduar rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta menaxhuar situatën.
Mbi Detin e Kuq, Libinë, Sudanin, Sirinë dhe në disa pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, fluturimet po devijohen gjithnjë e më shumë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Kontrolli ajror në zonat e konfliktit shpesh është i çrregullt ose nuk ekziston fare, dhe pilotët detyrohen të koordinojnë devijimet në ajër duke përdorur kanale të vjetruara ose rrugë alternative komunikimi.
Pasojat mjedisore dhe ekonomike
Të gjitha këto devijime të fluturimeve kanë një kosto të madhe për mjedisin.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar dhe Instituti Pierre-Simon Laplace në Francë, shmangia e hapësirës ajrore ruse ka shkaktuar një rritje prej 8.2 milionë tonësh në emetimet e dioksidit të karbonit brenda një viti.
Fluturimet që janë prekur nga ky devijim kanë djegur mesatarisht 13% më shumë karburant, dhe rritja më e madhe është regjistruar në rrugët ajrore ndërmjet Evropës dhe Azisë si dhe Amerikës së Veriut dhe Azisë.
NjĂ« hulumtim tjetĂ«r, i kryer mĂ« 2024 nga Viktoriia Ivannikova, studiuese e njohur nĂ« fushĂ«n e aviacionit nĂ« Universitetin City tĂ« Dublinit, gjeti se fluturimet e devijuara nga Evropa drejt AzisĂ« tani i kushtojnĂ« linjave ajrore deri nĂ« 39% mĂ« shumĂ« pĂ«r karburant dhe lĂ«shojnĂ« deri nĂ« 40% mĂ« shumĂ« dioksid karboni â shifra tĂ« mĂ«dha pĂ«r njĂ« industri qĂ« tashmĂ« po pĂ«rballet me presion tĂ« madh pĂ«r dekarbonizim.
Fituesit dhe humbësit në luftërat e qiellit
Transportuesit ajrorë kinezë kanë përfituar nga mundësia për të përdorur hapësirën ajrore ruse.
Rrugët e tyre nga Evropa drejt Azisë janë më të shpejta dhe më të lira, duke rritur konkurrencën për kompanitë perëndimore që nuk kanë qasje në të njëjtat korridore.
British Airways, për shembull, u detyrua të anulonte linjën Londër-Pekin dhe njërën nga fluturimet ditore Londër-Hong Kong gjatë verës së vitit 2024 për shkak të humbjeve të mëdha financiare.
Finnair, kompania kryesore e Helsinkit, e ka humbur avantazhin e saj në lidhjen midis Evropës dhe Azisë.
Një fluturim për në Shangai, që dikur zgjaste 9 orë me kompaninë ajrore kineze Juneyao, tani zgjat 12 orë ose më shumë me Finnair.
Edhe në SHBA, kompanitë ajrore po ndiejnë presionin.
Kompania United Airlines, pĂ«r shembull, e ka zhvendosur itinerarin DelhiâNjuark nga njĂ« fluturim i drejtpĂ«rdrejtĂ« 13-orĂ«sh nĂ« njĂ« udhĂ«tim 15-orĂ«sh pĂ«rmes EvropĂ«s dhe Lindjes sĂ« Mesme, pĂ«r shkak tĂ« mbylljes sĂ« hapĂ«sirĂ«s ajrore ruse.
Kjo përshtatshmëri, megjithëse është përgjigje ndaj vështirësive, është një dëshmi e qëndrueshmërisë së industrisë së aviacionit.
Kompania Air India fillimisht e kapitalizoi këtë situatë, por më pas e humbi avantazhin pas kufizimeve në hapësirën ajrore nga Pakistani, pas sulmit në prill të këtij viti në Kashmirin e kontestuar.
Raketat në qiell
Në rajonet pranë zonave të luftës, qiejt më nuk janë vetëm domenë për aeroplanët komercialë.
Aktiviteti ushtarak tani është edhe në rrugët civile.
Në shkurt, Kina zhvilloi stërvitje detare ushtarake pa paralajmërim në Detin Tasman.
Aeroplanët komercialë u detyruan të ndryshonin rrugën gjatë fluturimit pasi një pilot i Virgin Australia mori gabimisht një paralajmërim në një frekuencë radioje të papërdorur.
Në dhjetor të vitit 2024, një sistem rus i mbrojtjes ajrore aksidentalisht rrëzoi një fluturim të AZAL nga Azerbajxhani pranë Aktaut në Kazakistan.
Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord humbën jetën.
Në një rast tjetër, një aeroplan mallrash nga Kirgizia u rrëzua në Sudan nga luftëtarë rebelë që e ngatërruan me një aeroplan ushtarak.
Këto nuk janë incidente të izoluara.
Fluturimi PS752 i Ukraine International Airlines u rrëzua nga Irani në vitin 2020, ndërsa Fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u shkatërrua nga një raketë, e furnizuar nga Rusia, mbi Ukrainë në vitin 2014.
Të dyja tragjeditë shërbyen si paralajmërime të ashpra: aeroplanët komercialë janë gjithnjë e më shumë në rrezik të bëhen dëme kolaterale.
Sistemi botëror i udhëtimit ajror, që dikur ishte një mrekulli e shpejtësisë, sigurisë dhe lidhshmërisë, tani ngjan me një rrjet të ndërlikuar interesash gjeopolitike.
Ădo konflikt i ri riformĂ«son hartĂ«n.
Ădo mbyllje, çdo ndryshim rruge dhe çdo ndalim i hapĂ«sirĂ«s ajrore shton vonesa, emetime dhe kosto.
The post Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror appeared first on Telegrafi.