❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
29 July 2025 at 23:48

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur ndaj partnerit dhe të shprehni ndjenjat tuaja me më shumë siguri. Në punë, një detyrë e re kërkon vëmendje të veçantë, por me përqendrim do të arrini rezultate të mira. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur stresin dhe mbani një rutinë të qëndrueshme fizike. Financat paraqiten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e kota dhe mendoni për kursime afatgjata.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike sot mund të përjetojnë një frymë të re, ndaj mos hezitoni të kaloni kohë cilësore me të dashurit tuaj. Në aspektin profesional, një bashkëpunim mund të sjellë përfitime të papritura, por kërkohet diplomaci në komunikim. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar pushimin, pasi lodhja mund të ndikojë në energjinë tuaj. Financiarisht, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një pagesë të vonuar.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot ndiheni të frymëzuar në dashuri dhe mund të bëni hapa të guximshëm drejt një lidhjeje të re ose përmirësimit të një marrëdhënieje ekzistuese. Në punë, idetë tuaja kreative do të vlerësohen, por mos harroni të qëndroni të fokusuar te detajet. Shëndeti është i mirë, por është koha të fokusoheni më shumë në ushqimin e shëndetshëm. Financat janë në rritje, sidomos nëse bëni investime të mençura.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Atmosfera në çift është e ngrohtë dhe mund të gjeni zgjidhje për mosmarrëveshje të vogla që ju kanë shqetësuar. Në punë, një koleg mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj, dhe bashkëpunimi do të sjellë përfitime reciproke. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj sistemit tretës, ndaj zgjidhni ushqime të lehta. Në aspektin financiar, bëhuni të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit për të shmangur shpenzimet e panevojshme.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot mund të ndiheni më tërheqës dhe të kërkuar, duke sjellë pasion në marrëdhëniet tuaja. Në vendin e punës, pritet një mundësi e re që kërkon vendosmëri dhe vetëbesim. Shëndeti është në formë të mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime të ardhshme.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
MarrĂ«dhĂ«niet me partnerin mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« qeta sot, duke ju lejuar tĂ« diskutoni çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me maturi. NĂ« punĂ«, organizimi i mirĂ« do t’ju ndihmojĂ« tĂ« pĂ«rfundoni detyrat nĂ« kohĂ«. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin mendor, pasi njĂ« pushim i shkurtĂ«r do tĂ« bĂ«jĂ« mrekulli pĂ«r energjinĂ« tuaj. NĂ« aspektin financiar, shmangni huazimet dhe pĂ«rqendrohuni nĂ« kursime.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita sjell harmoni në jetën tuaj sentimentale, duke ju ndihmuar të thelloni lidhjet ekzistuese ose të krijoni njohje të reja. Në punë, mund të merrni një propozim interesant që kërkon analizë të kujdesshme para se të pranoni. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos lini pas dore aktivitetin fizik. Financat janë në kontroll, por është mirë të bëni një rishikim të shpenzimeve të fundit.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Në dashuri, ndiheni të afërt me partnerin dhe mund të ndani ndjeshmëri të thellë sot. Në aspektin profesional, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendje maksimale dhe mund të sjellë shpërblime të mira. Kujdesuni për shëndetin duke mos neglizhuar gjumin dhe pushimin. Sa i përket financave, shmangni investimet e rrezikshme dhe mbani një qasje konservatore.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi në marrëdhënie, ndaj komunikoni hapur me partnerin tuaj. Në punë, një sfidë e papritur do të kërkojë fleksibilitet dhe aftësi të mira zgjidhjeje. Shëndeti është i mirë, por mos e anashkaloni ushtrimet fizike për të ruajtur balancën. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar dhe riorganizuar shpenzimet.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në aspektin sentimental, sot është dita e duhur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar besimin reciprok. Në punë, mund të përballeni me detyra të shumta, por menaxhimi i mirë i kohës do të jetë çelësi i suksesit. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj tensionit nervor, ndaj praktikoni relaksim. Financat qëndrojnë të stabilizuara, por shmangni shpenzimet impulsive.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Dita sjell optimizëm në marrëdhëniet tuaja, duke ju nxitur të merrni iniciativa të reja në dashuri. Në aspektin profesional, një ide origjinale mund të hapë dyer të reja për ju, por kini kujdes nga premtimet e mëdha. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni hidratimin. Financat janë të qëndrueshme dhe është momenti i duhur për të bërë plane afatgjata.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, sot është një ditë e qetë që ju lejon të reflektoni mbi ndjenjat tuaja dhe të forconi lidhjet me të afërmit. Në punë, mund të merrni vlerësim për një përpjekje të mëparshme dhe të ndjeni motivim të shtuar. Shëndeti është i mirë, por është e rëndësishme të mbani një ekuilibër mes punës dhe pushimit. Financat janë të mira, por rekomandohet kujdes me shpenzimet e vogla të përditshme.

The post Horoskopi 30 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

“Burg kush lĂ«viz me automjete pa i bĂ«rĂ« kolaudimin, duke sjellĂ« ndotje dhe rrezik” – thuhet nĂ« Draft-Kodin Penal qĂ« “amniston” tĂ« burgosurit pĂ«rjetĂ«

By: M C
29 July 2025 at 23:40

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë.

Ky Kod i ri Penal Ă«shtĂ« kundĂ«rshtuar jo vetĂ«m nga opozita, por edhe nga juristĂ«t, si dhe nga drejtuesi i ProkurorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme, Olsian Çela, teksa nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« neneve, dĂ«nimet janĂ« vetĂ«m “burg, burg, burg”.

Një prej tyre është dhe shembulli i mëposhtëm. Sipas parashikimeve të nenit 424, pronarët e automjeteve që nuk kryejnë kontrollin teknik të mjeteve të tyre (kolaudimin), apo e kanë kryer në kundërshtim me ligjin dhe përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve apo ndotin mjedisin, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.

Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve

Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

The post “Burg kush lĂ«viz me automjete pa i bĂ«rĂ« kolaudimin, duke sjellĂ« ndotje dhe rrezik” – thuhet nĂ« Draft-Kodin Penal qĂ« “amniston” tĂ« burgosurit pĂ«rjetĂ« appeared first on Albeu.com.

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

By: M C
29 July 2025 at 23:28

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik.

“StĂ«rvitjet i ka dhĂ«nĂ« shtysĂ« forcimit tĂ« bashkĂ«punimit ushtarak dhe e kanĂ« pĂ«rmirĂ«suar aftĂ«sinĂ« e ndĂ«rsjellĂ« tĂ« ekipeve luftarake pĂ«r tĂ« kryer detyra me forcat e armatosura tĂ« huaja dhe nĂ« mjedis ndĂ«rkombĂ«tar”, ka deklaruar Ministria pĂ«r PunĂ« tĂ« Jashtme e SerbisĂ«.

Këto kanë qenë stërvitjet e para të përbashkëta që janë kryer mes Kinës dhe Serbisë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht shtet që mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe Moskën.

NĂ« vjetĂ«t e fundit, Serbia, pavarĂ«sisht paralajmĂ«rimeve tĂ« Brukselit dhe Uashingtonit, e ka rritur bashkĂ«punimin ushtarak me KinĂ«n – krahas atij politik dhe ekonomik – duke blerĂ« armĂ« kineze.

Serbia është bërë shteti i parë në Evropë që ka blerë sisteme kineze për mbrojtje ajrore FK-3.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ekipe tĂ« ndryshme luftarake kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« stĂ«rvitjet e pĂ«rbashkĂ«ta “PaqeruajtĂ«si 2025”, dhe janĂ« marrĂ« me sfida taktike nĂ« ambiente urbane dhe rurale.

“Fokusi ka qenĂ« nĂ« taktikat e pĂ«rdorimit tĂ« dronĂ«ve pĂ«rgjatĂ« zbatimit tĂ« detyrave tĂ« forcave speciale, dhe nĂ« aktivitete qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zjarr”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« deklaratĂ«.
Më 2020, Serbia i ka blerë gjashtë mjete të reja ajrore pa pilot CH-92A nga Kina, dhe dy vjet më vonë edhe tri sisteme për mbrojtje ajrore FK-3.

Kështu, Serbia është bërë përdoruese e raketave dhe dronëve kinezë në Evropë.

Përgjatë një prezantimi të pajisjeve të reja të ushtrisë serbe, në prill të vitit 2023, janë parë edhe pajisjet kineze.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për armët që blen Serbia prej Rusisë dhe Kinës.

Pas njoftimit për trajnim ushtarak, Brukseli ka thënë përmes një deklarate se Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bën dhe që janë në kundërshtim me politikën e jashtme të BE-së.

“Kemi nevojĂ« qĂ« Serbia tĂ« na bindĂ« pĂ«r drejtimin e vet strategjik”, ka thĂ«nĂ« njĂ« zyrtar i BE-sĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, atĂ«botĂ«.

Obligimi i Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, është që të jetë në linjë me politikën e jashtme të BE-së, diçka që Brukseli ia ka kërkuar vazhdimisht Beogradit.

Serbia Ă«shtĂ« neutrale ushtarakisht, por Ă«shtĂ« anĂ«tare e programit tĂ« NATO-s, “Partneriteti pĂ«r Paqe” dhe synimi i saj strategjik Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE.

Beogradi zyrtar tenton vazhdimisht të balancojë politikën e jashtme në mes të Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, e cila është e izoluar nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. /Rel

The post Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake appeared first on Albeu.com.

Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar

By: M C
29 July 2025 at 23:14

Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sunderland në Premier Ligën angleze.

Kontrata e tij me klubin e ri do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa anglezët do të derdhin në arkat e Bajern Leverkusenit 15 milionë euro plus deri në 5 milionë euro të tjera si bonuse të mundshme.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« gazetĂ«s “Blick”, Xhaka do tĂ« pĂ«rfitojĂ« rreth 4.5 milionĂ« euro neto nĂ« vit, ndĂ«rsa do tĂ« jetĂ« jo vetĂ«m njĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit nĂ« fushĂ«, por edhe kapiteni dhe lideri i skuadrĂ«s sĂ« re.

The post Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar appeared first on Albeu.com.

PretendojnĂ« se janĂ« larguar nga Teatri “Migjeni” padrejtĂ«sisht, Benet Beci “nuk kursen” aktorĂ«t: Nuk mund tĂ« fshehim paaftĂ«sinĂ« individuale! Talent lind, nuk tĂ« bĂ«n partia

By: M C
29 July 2025 at 22:51

Kryebashkiaku i ShkodrĂ«s, Benet Beci ka reaguar sĂ« fundmi lidhur me reagimet publike tĂ« dy aktorĂ«ve tĂ« pushuar nga puna nĂ« Teatrin “Migjeni” si rrjedhojĂ« e “mungesĂ«s sĂ« efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilĂ«sisĂ« nĂ« punĂ«â€.

Bëhet fjalë për aktorin Simon Shkreli dhe regjisorin Vladimir Doda, të cilët kanë pretenduar se janë larguar nga puna e tyre disa vjeçare padrejtësisht, duke akuzuar se të gjitha shkarkimet janë bërë me urdhër politik të Benet Becit.

Kryebashkiaku Beci shkruan se dy aktorët janë pushuar nga Teatri për shkak të mospërmbushjes së pritshmërive dhe objektivave të sezoneve teatrale.

“Ne nuk dimĂ« se me çfarĂ« meritash apo kriteresh janĂ« punĂ«suar nĂ« trupĂ«n e teatrit dy zotĂ«rinjtĂ« me tĂ« cilĂ«t Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« raporti i punĂ«s, por bazuar nĂ« tetarin qĂ« mund tĂ« lexoni mĂ« poshtĂ«, rezulton se asnjĂ«ri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk tĂ« bĂ«n partia!”, shkruan Benet Beci nĂ« postim duke pĂ«rjashtuar çdo mundĂ«si tĂ« ndikimit politik nĂ« drejtimin e Teatrit tĂ« ShkodrĂ«s.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut të Shkodrës:

Sqarim për opinionin publik

Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.

Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit.

Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.

Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.

Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.

Por siç ndodh shpesh nĂ« njĂ« shoqĂ«ri tĂ« polarizuar si e jona nĂ« raste tĂ« tilla shfaqen pakĂ«naqĂ«sitĂ«, kundĂ«rshtimet dhe pĂ«rdorimi politik i individĂ«ve. Furtuna nĂ« gotĂ« kĂ«saj radhe pĂ«rfshiu gjithĂ« skalionet politike tĂ« sĂ« djathtĂ«s nĂ« aksin ShkodĂ«r – TiranĂ«, paçka se gota ishte tĂ«rĂ«sisht e boshatisur.

Por e vĂ«rteta Ă«shtĂ« krejt e ndryshme nga ky pĂ«rdorim politik tipik. Sepse faktet janĂ« nĂ« tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur nĂ« skenĂ«n e teatrit secili aktor i “Migjenit”.

Ne si bashki nuk kemi asnjĂ« arsye tĂ« demaskojmĂ« individĂ«t, por nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk kemi pse t’i fshehim paaftĂ«sitĂ« individuale tĂ« aktorĂ«ve tĂ« larguar, madje nuk duam as tĂ« diskutojmĂ« nĂ« kĂ«to rreshta se sa regjisorĂ« i kanĂ« skualifikuar si tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m dy personat e larguar nga puna.

Ne nuk dimĂ« se me çfarĂ« meritash apo kriteresh janĂ« punĂ«suar nĂ« trupĂ«n e teatrit dy zotĂ«rinjtĂ« me tĂ« cilĂ«t Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« raporti i punĂ«s, por bazuar nĂ« tetarin qĂ« mund tĂ« lexoni mĂ« poshtĂ«, rezulton se asnjĂ«ri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.

Talent lind, nuk të bën partia!

SĂ« fundmi, duam t’u kujtojmĂ« tĂ« gjithĂ« artdashĂ«sve shkodranĂ« dhe mĂ« gjerĂ« se para rreth njĂ« viti e gjysmĂ« u ngrit njĂ« flakĂ« kashte e ngjashme ”nĂ« mbrojtje” tĂ« Teatrit Migjeni, i cili do tĂ« “shkrihej”. Sot jemi tĂ« gjithĂ« dĂ«shmitarĂ« tĂ« punĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r forcimin e cilĂ«sisĂ« artistike, shtimin e numrit tĂ« shfaqjeve si dhe pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« punĂ«s pĂ«r aktorĂ«t, regjisorĂ«t dhe pĂ«r vetĂ« publikun.

Sezoni i ardhshĂ«m artistik do tĂ« jetĂ« pa diskutim njĂ« sukses i vĂ«rtetĂ« pĂ«r Teatrin “Migjeni” dhe trupĂ«n e tij artistike – ashtu siç Shkodra e meriton!

The post PretendojnĂ« se janĂ« larguar nga Teatri “Migjeni” padrejtĂ«sisht, Benet Beci “nuk kursen” aktorĂ«t: Nuk mund tĂ« fshehim paaftĂ«sinĂ« individuale! Talent lind, nuk tĂ« bĂ«n partia appeared first on Albeu.com.

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

By: M C
29 July 2025 at 22:37

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe Rusia do të të përballet me sanksione.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në avionin e tij Air Force One teksa kthehej nga Skocia, se duke filluar nga e marta, hyn në fuqi afati që ai i vendosi homologut rus.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa dhe sanksione të tjera ndaj Rusisë nëse marrëveshja e armëpushimit nuk arrihet. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e di ndikimin që tarifat mund të kenë ndaj Rusisë dhe se Putin ndoshta do ta vazhdojë luftën, por ky vendim do të përballet me pasoja.

Ditën e hënë gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan vendosi një afat të ri ndaj liderit rus, duke kërcënuar me sanksione të reja nëse Moska nuk ndërmerr hapa për të ulur tensionet.

Afati i ri ishte 10 deri në 12 ditë, ndryshe nga ai prej 50 ditësh që kishte vendosur rreth dy javë më parë.

Sipas medias amerikane Bloomberg, masat që po shqyrtohen përfshijnë sanksione dytësore që do të godisnin jo vetëm Rusinë, por edhe vendet e treta që vazhdojnë të blejnë produkte ruse, siç është nafta.

QĂ«ndrimi i Trump ndaj Vladimir Putin ka ndryshuar tĂ«rĂ«sisht javĂ«t e fundit. nĂ« fillim tĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« dytĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, Trump kishte thĂ«nĂ« vazhdimisht se kreu i Kremlinit dĂ«shiron t’i japĂ« fund luftĂ«s, por Ukraina po bĂ«het pengesĂ«. SĂ« fundmi presidenti amerikan ka deklaruar tĂ« kundĂ«rtĂ«n, duke e kritikuar ashpĂ«r Vladimir Putin.

The post Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

By: M C
29 July 2025 at 22:20

Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Ata jetojnĂ« nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s – term qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r PreshevĂ«n, MedvegjĂ«n dhe Bujanocin. NĂ« draft-rezolutĂ«n e Kamberit kĂ«rkohet qĂ« Kuvendi i SerbisĂ« “tĂ« pranojĂ« qasjen diskriminuese dhe tĂ« shprehĂ« pĂ«rkushtim institucional pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar pozicionin e komunitetit shqiptar nĂ« komunat e PreshevĂ«s, Bujanocit dhe MedvegjĂ«s”. Dokumenti bĂ«n thirrje pĂ«r zbatim tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe pĂ«r pezullim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« masave administrative pĂ«r pasivizim tĂ« adresave.

Pasivizimi nĂ«nkupton fshirjen e qytetarĂ«ve prej adresave ku kanĂ« qenĂ« tĂ« regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetĂ«sisĂ« serbe, e rrjedhimisht tĂ« tĂ« gjitha tĂ« drejtave civile – pĂ«rfshirĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« votuar, pĂ«r tĂ« pasur pronĂ«, pĂ«r tĂ« pasur sigurim shĂ«ndetĂ«sor e pension dhe pĂ«r t’u punĂ«suar. Kjo çështje Ă«shtĂ« pĂ«rmendur edhe nĂ« raportin e Departamentit amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut nĂ« Serbi, pĂ«r vitin 2023.

NĂ« tĂ« Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se pasivizimi i adresave duket se Ă«shtĂ« kryer nĂ« mĂ«nyrĂ« joproporcionale ndaj shqiptarĂ«ve, sidomos nĂ« MedvegjĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj, nĂ« mesin e problemeve tjera tĂ« shqiptarĂ«ve janĂ« pĂ«rmendur edhe: mosnjohja e diplomave tĂ« lĂ«shuara nga autoritetet e KosovĂ«s, mungesa e njĂ« pĂ«rfaqĂ«simi tĂ« drejtĂ« dhe proporcional nĂ« institucione shtetĂ«rore, pengesat nĂ« pĂ«rdorim zyrtar tĂ« gjuhĂ«s shqipe dhe simboleve kombĂ«tare, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik nĂ« atĂ« rajon. NĂ« draft-rezolutĂ« Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« rezultateve nga pĂ«rpjekjet e kaluara institucionale, propozohet qĂ« statusi i shqiptarĂ«ve nĂ« jug tĂ« SerbisĂ« tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« dialogun mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, “nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« arritur paqe tĂ« qĂ«ndrueshme”.

“Miratimi i rezolutĂ«s do tĂ« ishte dĂ«shmi e gatishmĂ«risĂ« politike pĂ«r t’i zgjidhur problemet e zvarritura me dekada dhe pĂ«r tĂ« garatuar qasje tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pavarĂ«sisht etnisĂ« – çka Ă«shtĂ« kusht bazik pĂ«r zhvillim demokratik dhe pĂ«rparim drejt Bashkimit Evropian”, ka thĂ«nĂ« Kamberi.

Draft-rezoluta është nënshkruar nga dy deputetë tjerë nga Partia për Veprim Demokratik e Sanxhakut. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka hedhur poshtë propozimin e Kamberit, duke thënë se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është, dhe nuk do të jetë pjesë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do tĂ« kenĂ« sukses tentimet pĂ«r ta keqpĂ«rdorur dialogun me PrishtinĂ«n dhe pĂ«r ta instrumentalizuar politikisht nga politikanĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m nĂ« pjesĂ«n qendrore tĂ« SerbisĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Petkovio.

Ai pretendon se “Serbia njihet si shtet qĂ« ka bashkĂ«punim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m me minoritetet dhe qĂ« Ă«shtĂ« model pĂ«r tĂ« gjithĂ« nĂ« rajon”.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Aktualisht dialogu është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë deklaruar shpesh për problemet dhe kanë thënë se diskriminohen, diçka që Beogradi e mohon.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur disa herë se janë të përkushtuara për të ngritur zërin për shqetësimet e banorëve të Luginës së Preshevës, dhe kanë ndarë miliona euro si ndihmë për ta. Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./ REL

The post Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes, një fillim i ri? Ish-kryeministri i Kanadasë, Trudeau dhe Katy Perry shkaktojnë thashetheme!

By: M C
29 July 2025 at 22:02

Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe ylli i muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku në një nga restorantet më të njohura në Montreal.

Në foton e publikuar, Katy Perry duket mjaft e qeshur pranë ish-kryeministri kanadez ndërsa nuk dihet nëse ishte një takim miqësor apo romantik. Megjithatë rrjeti ka shpërthyer në komente.

Mësohet se Katy Perry ndodhet në Kanada për një turne muzikor. Nga ana tjetër vlen për tu theksuar se Justin Trudeau, është beqar prej vitit 2023, kur bëri publike ndarjen nga Sophie Gregoire Trudeau pas 18 vitesh të martuar.

Së fundmi edhe artistja Katy Perry bëri me dije ndarjen nga Orlando Bloom. Mbetet për tu parë nëse kemi të bëjmë me një kapitull të ri për Justin Trudeau dhe Katy Perry.

The post Pas ndarjes, një fillim i ri? Ish-kryeministri i Kanadasë, Trudeau dhe Katy Perry shkaktojnë thashetheme! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 July 2025Main stream

“Jam shumĂ« xheloze”, rrĂ«fehet Danja Koka: E kapa veten duke


By: M C
29 July 2025 at 21:38

Modelja Danja Koka, nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r “Pushime on Top”, foli pĂ«r jetĂ«n e saj private.

Ajo pranoi se është xheloze dhe tregoi disa raste.

“UnĂ« them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten njĂ« dy herĂ« duke kontrolluar. E di qĂ« nuk Ă«shtĂ« mirĂ«, por ne gocat ndonjĂ«herĂ« e kĂ«rkojmĂ« shejtanin aty ku nuk Ă«shtĂ«â€, tha Danja.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja, modelja pohoi se ka përdorur edhe llogari false në rrjetet sociale.

“E kam hapur vetĂ«m tre muaj dikur para tre vitesh. Kisha njĂ« profil fals. Pastaj i thashĂ« vetes ‘o goc pĂ«r çfarĂ« tĂ« duhet’. E lashĂ« pastaj, e hoqa. Do tĂ« thuash ti a mĂ« duhet ndonjĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« parë  u them shoqeve tĂ« mia”.

The post “Jam shumĂ« xheloze”, rrĂ«fehet Danja Koka: E kapa veten duke
 appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesĂ«risht kĂ«rkesa e qytetares: Iu cenua e drejta

By: M C
29 July 2025 at 21:08

Onejda Ymeraj ju cënua e liria dhe fshehtësia e korrespodencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale me këqyrjen e komunikimeve të postës elektronike dhe aplikacioneve on line që nuk duhet të bëheshin nga SPAK, por me vendim gjyqësor.

Ky është thelbi i vendimit të gjykatës kushtetuese që i dha pjesërisht të drejtë qytetares të cilës në shkurt 2024 ju sekuestrua telefoni mbasi ishte thirrur për tu pyetur si person që ka dijeni në hetimet ndaj Arben Ahmetaj. Pjesa tjetër e të drejtës ju dha edhe SPAK nga gjyqtarët kushtues që konstatojnë se ka pasur ndërhyrje me sekuestrimin e telefonit por kjo ndërhyrje është bërë me ligj dhe për interes publik.

Kushtetuesja foli edhe për pretendimin e Onejda Ymerit se i ishte cënuar e drejta e pronës private me bllokimin e telefonit nga hetuesit e SPAK pa kaluar përmes gjykatës, duke vlerësuar se kërkuesja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme ndaj kjo kërkesë nuk mund të merret në shqyrtim. Ky vendim i kushtetueses prek mënyrën se si veprohet për këqyrjet elektronike dhe sekuestro e telefonave për të cilët nënkuptohet edhe sekuestrimi i korrespodencës së përdoruesit që sipas gjykatës kushtetuese duhet kryer sipas standardeve ndërkombëtare.

Në tre vjet SPAK ka sekuestruar 978 telefona, shumica në kushtet e flagrancës dhe pa vendim gjykate. Në rastin Ymeraj gjykata urdhëron se pavarësisht sekuestrimit të pajisjes apo vetë korrespodencës në kushtet e urgjencës gjykata thekson ndjekjen e garancive si edhe për rastin e sekuestrimit të të dhënave personale.

Gruaja u thirr nĂ« shkurt 2024 pĂ«r t’u pyetur pĂ«r llogari tĂ« procedimit penal nĂ« ngarkim tĂ« ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

“DitĂ«n e thirrjes unĂ« paraqita pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« deklarimet”, shkruante nĂ« padi Ymeraj “pĂ«r aq sa kisha dijeni dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« OPGJ mĂ« kĂ«rkuan tu dorĂ«zoja telefonin personal”.

“NdonĂ«se kĂ«rkova tĂ« konsultohesha me avokatin, kĂ«rkesa u refuzua”, tha ajo.

Ymerit ju vendos në dispozicion procesverbali i datës 26 shkurt 2024 ku ishte vendosur nga SPAK sekuestrimi i aparatit telefonik, të cilin ajo e kundërshtoi në gjykatë edhe me pretendimin se ky bllokim telefoni e kishte penguar në punën e saj përsa kishte të shënuar numrat e telefoni, e-mailet dhe të dhëna të tjera.

The post Kushtetuesja “frenon” SPAK! Sekuestro e telefonave pa vendim gjykate, pranohet pjesĂ«risht kĂ«rkesa e qytetares: Iu cenua e drejta appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

By: M C
29 July 2025 at 20:43

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të kuptuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e përplasjes.

The post Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, plagoset një person, policia në vendgjarje

By: M C
29 July 2025 at 20:15

NjĂ« aksident me pasojĂ« plagosjen e njĂ« personi ka ndodhur pasditen e kĂ«saj tĂ« marte nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij ende nuk bëhet me dije.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Tiranë, plagoset një person, policia në vendgjarje appeared first on Albeu.com.

“Fixim kam vetĂ«m
”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres?

By: M C
29 July 2025 at 19:46

Stresi ka ndezur rrjetin me një story të fundit në Instagram, ku ndan një bisedë private me dikë që i propozon një takim në jug. Përgjigjja e tij?

“Pot kisha fiksim do vija”, e ndjekur nga njĂ« koment i shkruar me tĂ« madhe: “fixim kam vetĂ«m bkc-n’.

Ajo që tërheq më shumë vëmendje është përmendja e BKC, që ndjekësit e tij e lidhin menjëherë me ish-të dashurën e tij, Kejsi, e cila ka këtë emër përdoruesi në Instagram.

Nuk dihet nĂ«se ky postim Ă«shtĂ« njĂ« tentativĂ« pĂ«r t’u lidhur sĂ«rish me Kejsin apo njĂ« ironi e qĂ«llimshme ndaj mesazheve qĂ« merr.

The post “Fixim kam vetĂ«m
”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres? appeared first on Albeu.com.

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do tĂ« mund t’i bashkohen ushtrisĂ«

By: M C
29 July 2025 at 19:29

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, e ka nĂ«nshkruar tĂ« martĂ«n njĂ« ligj qĂ« ua mundĂ«son ukrainasve mbi 60 vjeç qĂ« t’iu bashkohen forcave tĂ« armatosura, tĂ« cilat janĂ« nĂ« pozitĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« gjetur rekrutĂ«, teksa lufta e nisur nga Rusia Ă«shtĂ« nisur nĂ« vitin e katĂ«rt.

Ligji do t’iu mundĂ«sojĂ« atyre tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontratĂ« njĂ«vjeçare pĂ«r role joluftarake, nĂ«se i kalojnĂ« tĂ« gjitha testet mjekĂ«sore, sipas njĂ« shkrese tĂ« publikuar nĂ« faqen e parlamentit.

“NjĂ« numĂ«r nĂ« rritje i shtetasve tĂ« moshĂ«s 60-vjeçare apo mĂ« shumĂ«, kanĂ« shprehur dĂ«shirĂ«n qĂ« vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes sĂ« shtetit”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« shkresĂ«.

“ËshtĂ« e domosdoshme qĂ« tĂ« pĂ«rfshijmĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« madh tĂ« njerĂ«zve qĂ« dĂ«shirojnĂ« ta mbrojnĂ« sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« UkrainĂ«s”.

Ukraina i ka lansuar disa iniciativa pĂ«r tĂ« angazhuar mĂ« shumĂ« njerĂ«z nĂ« forcat e armatosura – pĂ«rfshirĂ« kontratat njĂ«vjeçare dhe shtysat tjera financiare pĂ«r personat e moshave 18-24 vjeç.

Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogĂ«luar moshĂ«n e mobilizimit nga 27 nĂ« 25 vjeç, nĂ« prill tĂ« vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve tĂ« administratĂ«s amerikane qĂ« ajo tĂ« ulet edhe mĂ« tepĂ«r – nĂ« 18 vjeç.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftĂ«n “operacion special ushtarak” pĂ«r tĂ« çmilitarizuar UkrainĂ«n.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

The post Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do tĂ« mund t’i bashkohen ushtrisĂ« appeared first on Albeu.com.

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

By: M C
29 July 2025 at 19:16

Përvec korrupsionit dhe fshehjes së pasurise ndaj Ilir Metës është ngritur akuza e pastrimit të parave.Kjo veper penale sipas Spak lidhet me episodin ku Ilir Meta ishte në krye të partisë LSI.

Sipas dosjes hetimore rezulton se është vërtetuar se egziston një lidhje interesash ekonomike dhe transaksione bankare midis kompanisë B.SK. shpk, kompanisë Unifi Communications Inc me president Adrian Shatkun, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj e Monika Kryemadhi. Bazuar në faktin se:

1. Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC.

2. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit

3. Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për logari të partisë LSI me qëlim mbulimin e shpenzimeve që lidhen me ekzekutimin e kontratës së këshilimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë Global Security& Innovative Strategies LLC.

4. Ema Çoku i ka transferuar Adrian Shatkut dhe Unifi Communication Inc shumĂ«n 220,000 dolarĂ« nga tĂ« cilat 100,000 USD janĂ« derdhje cash tĂ« copĂ«zuara brenda njĂ« dite nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari nga persona pa tĂ« ardhura (punonjĂ«se tĂ« B.S.K shpk).

5. Kompania B.S.K dhe vetĂ« Ema Çoku, kanĂ« paguar shuma nga 3,000 Euro; 4,465 Euro; 10,000 Euro; 867,000 lekĂ«; 1,142,000 lekĂ« deri nĂ« 4,100,000 lekĂ«, pĂ«r aktivitete tĂ« LSI-sĂ« dhe tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« kompanisĂ« JPM Strategic Solutions LLC qĂ« kanĂ« kryer aktivitet nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r llogari tĂ« LSI-sĂ«.

Me këtë cilësi, i pandehuri Ilir Metaj, ka ndërmarrë veprime aktive kriminale, me qëllim fshehjen e natyrës së vërtetë, origjinës dhe burimit të fondeve të cilat janë përdorur për të financuar kontratat e

lobimit, duke ditur që këto para janë produkt i veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sipas Spak është vërtetuar që në marrëdhënien që Lëvizja Socialite për Integrim ka me Global Security& Inovative Strateges janë deklaruar shpenzime 93.761 USD, ndërkohë që është vërtetuar se Global Security& Inovative Strateges ka përfituar nga kjo marrëdhenie 463.546,26 USD apo 369.785 USD më shumë, se shuma e deklaruar në Shqipëri.

The post Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI appeared first on Albeu.com.

Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në qendrat e ndihmave, ndërsa banorët e Gazës presin ushqim

By: M C
29 July 2025 at 18:50

Të paktën 112 persona u vranë në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total përtej një momenti të zymtë prej më shumë se 60,000 që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Spitalet lokale thonë se njerëz u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite, teksa shume prej tyre kërkonin ndihmë. Në zonën qendrore Nuseirat, spitali al-Awda tha se të paktën 30 persona u vranë, përfshirë 14 gra dhe 12 fëmijë.

Të paktën 14 persona të tjerë u vranë pranë një pike shpërndarjeje ndihmash, thuhet në njoftim, dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Gjithashtu, mediat ndĂ«rkombĂ«tare raportojnĂ« se katĂ«r persona u vranĂ« nĂ« njĂ« tendĂ« gjatĂ« natĂ«s nĂ« zonĂ«n bregdetare tĂ« al-Mawasi – ku Izraeli thotĂ« se po ndĂ«rpret luftimet pĂ«r 10 orĂ« gjatĂ« ditĂ«s pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« shpĂ«rndarjen e ndihmave.

Nëntë të tjerë u vranë në Khan Younis, thonë burime spitalore lokale dhe dëshmitarë. Spitali Al-Shifa tha këtë mëngjes se dy persona u vranë në një sulm me raketa në një apartament në qytetin e Gazës.

Një sulm i mëvonshëm vrau pesë anëtarë të një familjeje, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi të arrijnë te viktimat e një sulmi tjetër.

ShkatĂ«rrimi qĂ« Izraeli i ka shkaktuar GazĂ«s do t’u duhen vite qĂ« palestinezĂ«ve ta kapĂ«rcejnĂ«, por do t’i duhen gjithashtu vite qĂ« Izraeli tĂ« kapĂ«rcejĂ« dĂ«min qĂ« i ka shkaktuar qĂ«ndrimit tĂ« tij moral.

Perceptimet dhe mënyra se si njerëzit e shohin Izraelin, kanë ndryshuar, dhe ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për këtë edhe brenda vetë Izraelit. Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut thanë dje se Izraeli po kryente gjenocid në Gaza.

The post Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në qendrat e ndihmave, ndërsa banorët e Gazës presin ushqim appeared first on Albeu.com.

Aksioni nĂ« kompaninĂ« “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”, sekuestrohen 21 pasuri me vlerĂ« mbi 9.3 milion euro

By: M C
29 July 2025 at 18:37

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerĂ« mbi 9.3 milion euro, nĂ« emĂ«r tĂ« kompanisĂ« “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., tĂ« dyshuara si pĂ«rfitim nga kontrabanda nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« grupi kriminal.

GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë.

Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro.

Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, gazetarja Klodiana Lala, raportoi se këto aksione dhe pasuritë janë të lidhura me shtetasin me iniciale E.A.

Njoftimi i SPAK

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Prokuroria Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar TiranĂ«, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, pĂ«r veprat penale tĂ« “Kontrabanda me mallra pĂ«r tĂ« cilat paguhet akcizĂ« ose me pezullim tĂ« plotĂ« apo tĂ« pjesshĂ«m nga detyrimet doganore ose tĂ« akcizĂ«s”, e kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganore”, e kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, si dhe vepra penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 473 datë 28.07.2025 ka vendosur:

a) Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

b) Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:

I. Pasuri nĂ« emĂ«r tĂ« “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):

Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
II. Apartamente banimi:

10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.

III. Parkime:

17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8

IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:

20. VilĂ« e tipit Rose nr. 151 me pĂ«rbĂ«rje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelĂ« ndĂ«rtimi 818 m2 dhe sip ndĂ«rtimi 386 m2, e cila ndodhet nĂ« kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, TiranĂ«.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshĂ«m deri sa nuk vĂ«rtetohet fajĂ«sia e tij me vendim gjyqĂ«sor tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

The post Aksioni nĂ« kompaninĂ« “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”, sekuestrohen 21 pasuri me vlerĂ« mbi 9.3 milion euro appeared first on Albeu.com.

Lufta në Gaza, Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në OKB në shtator

By: M C
29 July 2025 at 18:20

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai thekson se kjo njohje do tĂ« bĂ«het nĂ«se Izraeli nuk ndĂ«rmerr hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund gjendjes sĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« Gaza, pĂ«r tĂ« arritur njĂ« armĂ«pushim, pĂ«r tĂ« garantuar se nuk do tĂ« ketĂ« aneksime nĂ« Bregun PerĂ«ndimor, dhe pĂ«r t’u angazhuar nĂ« njĂ« proces paqeje afatgjatĂ« qĂ« çon drejt zgjidhjes me dy shtete.

Starmer nĂ«nvizoi se “nuk ka asnjĂ« ekuivalencĂ« mes Izraelit dhe Hamasit”, dhe se kĂ«rkesat e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar ndaj Hamasit mbeten tĂ« pandryshuara.

Ai përsëriti që ata duhet të lirojnë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të pranojnë se nuk do të luajnë asnjë rol në qeverinë e Gazës dhe të çarmatosen.

“Mund tĂ« konfirmoj se MbretĂ«ria e Bashkuar do ta njohĂ« Shtetin e PalestinĂ«s nga Asambleja e PĂ«rgjithshme e Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« shtator, pĂ«rveç nĂ«se qeveria izraelite ndĂ«rmerr hapa thelbĂ«sorĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund situatĂ«s sĂ« tmerrshme nĂ« Gaza, pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« armĂ«pushim dhe pĂ«r t’u angazhuar pĂ«r njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme afatgjatĂ« duke ringjallur perspektivĂ«n e njĂ« zgjidhjeje me dy shtete”, tha ai.

The post Lufta në Gaza, Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në OKB në shtator appeared first on Albeu.com.

Puthja qĂ« bĂ«ri ‘xhiron’ e rrjetit/ Ish-CEO i Astronomer planifikon tĂ« padisĂ« Coldplay

By: M C
29 July 2025 at 17:56

Ish-drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron thuhet se po shqyrton mundësinë e paditjes së Coldplay për akuzën se e ka kapur me të dashurën e tij Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë, gjatë një sesioni puthjeje me kamera në koncertin e tyre.

Bazuar nĂ« atĂ« qĂ« thonĂ« burimet pranĂ« menaxherit tĂ« cituara nga New York Post , padia kundĂ«r grupit dhe organizatorĂ«ve tĂ« eventit bazohet nĂ« akuzat pĂ«r “shkelje tĂ« privatĂ«sisĂ«â€ dhe “shqetĂ«sim emocional” pĂ«r shkak tĂ« sikletit qĂ« pĂ«rjetoi.

Tabloidi i NeĂ« York-ut shpjegon se Byron, pĂ«rveç “mosdhĂ«nies sĂ« pĂ«lqimit pĂ«r t’u filmuar”, ndihet “viktimĂ« e poshtĂ«rimit publik pa pĂ«lqim”, gjĂ« qĂ« e ka “shndĂ«rruar atĂ« nĂ« njĂ« meme”.

Ekspertët ligjorë të konsultuar nga gazeta besojnë se shanset e padisë për sukses janë të pakta.

Coldplay nuk i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur ende zyrtarisht padisĂ« sĂ« mundshme tĂ« Byron. MegjithatĂ«, kolumnisti i njohur i thashethemeve, Rob Shuter, duke cituar burime, pohon se Chris Martin “qeshi me tĂ« madhe” me idenĂ« e pĂ«rfshirjes nĂ« veprime ligjore pas incidentit me kamerĂ«n e puthjes. EkspertĂ«t ligjorĂ«, siç u pĂ«rmendĂ«n, janĂ« skeptikĂ« nĂ« lidhje me shanset e suksesit tĂ« padisĂ«.

Pas dorëheqjes së Byron si CEO e Astronomer, shpërthyen polemika të forta sepse Cabot kishte mbetur në kompani. Por pak më shumë se një javë pas kamerës famëkeqe me puthje, ajo vendosi gjithashtu të linte rolin e saj. Pas jehonës globale të videos, kompania e teknologjisë njoftoi se kishte nisur një hetim të brendshëm për këtë çështje, i cili çoi në emërimin e bashkëthemeluesit dhe drejtorit kryesor të produktit Pete DeJoy si CEO të përkohshëm.

The post Puthja qĂ« bĂ«ri ‘xhiron’ e rrjetit/ Ish-CEO i Astronomer planifikon tĂ« padisĂ« Coldplay appeared first on Albeu.com.

Vettingu nxjerr përfundimisht nga drejtësia motrën e deputetes socialiste, prokurorja e Tiranës nuk justifikon pasurinë dhe udhëtimet me kriminelët

By: M C
29 July 2025 at 17:45

Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze (Felaj) është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli këtë të martë, më 29 korrik, vendimin për shkarkimin nga detyra. Ajo është dhe motra e deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Sipas Kolegjit, është I drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Eranda Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit.

Po ashtu, trupa gjykuese ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia. Sipas KPA, për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerësoi se subjekti nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit, raporton BIRN.

Kolegji vlerësoi se dhe për një ndërtim informal në proces legalizimi, vetëdeklaruar nga babai i bashkëshortit të subjektit, nuk u dhanë shpjegime për arsyet e investimit së bashku me një shtetase tjetër të një garazhi në një vend turistik, edhe pse ai jeton në Itali.

Megjithëse këto rrethana nuk janë gjetur penalizuese, janë konsideruar në vlerësimin tërësor. Të pamjaftueshme përmasë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se prokurorja Eranda Laze gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë dhe u vendos ndryshimi i vendimmarrjes së Komisionit e shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi.

Më herët, Eranda Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin.

Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.

Pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti. Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mbështeteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.

Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj. Sot ky ankim ka marrë rrugë dhe prokurorja Eranda Laze është shkarkuar nga detyra, duke u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

The post Vettingu nxjerr përfundimisht nga drejtësia motrën e deputetes socialiste, prokurorja e Tiranës nuk justifikon pasurinë dhe udhëtimet me kriminelët appeared first on Albeu.com.

❌
❌