Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev

By: D Marku
12 August 2025 at 12:59

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Begaj e përgëzoi homologun e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të rëndësishme të arritura nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e Aliyevit në këtë proces dhe mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Aliyev falënderoi Begajn për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani ka iniciuar agjendën e paqes në rajon dhe ka hartuar tekstin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e këtij procesi.

Të dy presidentët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen reciproke mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

The post Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

By: D Marku
12 August 2025 at 12:30

Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij.

Ngjarja u shënua pas një sherri për parkimin e makinave, një ditë më parë në rrugën “Jakov Xoxa”.

Fatmirësisht i plagosuri, 31-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e thikës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Goditja e rrjetit të kokainës/ Europol: Koka e grupit Ervis Çela, i dënuar me 21 vite për vra*je në Itali

By: D Marku
12 August 2025 at 12:24

Një seri bastisjesh të kryera më 7 dhe 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 personave të dyshuar si anëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar të përfshirë në trafik kokaine në sasi shumëtonëshe dhe pastrim parash.

Forcat shqiptare të rendit, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë goditje të mbështetur nga Europol ndaj një rrjeti kriminal të bazuar në klan.

Hetimet kanë treguar se rrjeti kishte lidhje me organizata të tjera ndërkombëtare kriminale me rrezik të lartë, të përfshira në aktivitete të shumta kriminale në të gjithë BE-në dhe më gjerë.

Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit 2025, Ervis Çela, bastisjet çuan gjithashtu në sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona të ndryshme dhe biznese, si dhe prova të shumta fizike dhe digjitale.

Rezultatet e bastisjeve (15 urdhër-kontrolle):

Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, si një resort turistik, vila, apartamente, parcela toke, si dhe automjete dhe aksione në kompani, me vlerë prej disa miliona euro

Sekuestrimi i shumave në para: 111,800 euro, 4,000 dollarë amerikanë (rreth 3,434 euro), dhe 880,000 lekë shqiptarë (rreth 9,048 euro)

Platforma e komunikimit të enkriptuar Sky EÇ vijon të japë rezultate që nga viti 2021.

Megjithëse platforma e komunikimit të enkriptuar Sky EÇ u çmontua mbi katër vite më parë, përmbajtja e saj vazhdon të sjellë rezultate operacionale.

Analiza e thelluar dhe e synuar e të dhënave nga Europol i mundëson autoriteteve të rendit të mbledhin informacion të vlefshëm për grupet kriminale të organizuara me rrezik të lartë dhe anëtarët e tyre.

Kjo qasje e koordinuar ndihmon hetuesit të hartojnë strukturën e rrjeteve kriminale dhe rolin e individëve të shpallur si objektiva me vlerë të lartë (High Value Targets).

Ky operacion i veçantë i udhëhequr nga SPAK-u shqiptar ishte përqendruar tek një objektiv shqiptar i nivelit të lartë, i përfshirë në trafik kokaine dhe pastrim parash. Hetues nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertë të Europol-it, analizuan të dhënat e komunikimeve të enkriptuara nga Sky EÇ.

Ndër episodet kriminale të rindërtuara ishin dërgesa shumëtonëshe kokaine të trafikuara nga Amerika Latine në portet kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Roterdamin.

Hetimet treguan se vetëm nga një prej këtyre ngarkesave, objektivi kryesor kishte përfituar mbi 40 milionë dollarë.

Udhëheqësi i organizatës kriminale ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin në sasi shumë të mëdha kokaine.

Ai koordinonte këto veprimtari kriminale nga vende të largëta duke u mbështetur në mjete të enkriptuara komunikimi.

Ervis Çela Para arrestimit, ai ishte në kërkim sipas një vendimi të gjykatës shqiptare që njihte një dënim me 21 vite burg të dhënë nga një gjykatë italiane për vrasje, privim lirie, përpjekje për fshehje kufome, kërcënime, posedim të paligjshëm të lëndëve shpërthyese dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë.

Rrjeti kriminal shqiptar nën hetim operonte në një shkallë tërësisht globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së.

Fitimet masive, që arrinin dhjetëra miliona euro, investoheshin në prona dhe biznese në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Ekspertiza e Europol-it në veprim

Europol ofroi ekspertizë të gjerë mbi fushat kriminale nën hetim, duke mbuluar struktura të krimit të organizuar, trafik droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.

Bazuar në analizën e të dhënave të mëdha, Europol shpërndau raporte inteligjente dhe analitike për partnerët bashkëpunues, të cilët u takuan dhe shkëmbyen informacione në disa takime operative.

Gjatë ditës së operacionit, Europol dërgoi një ekspert për krimin e organizuar në Tiranë, Shqipëri, i cili mbështeti me një zyrë lëvizëse dhe lehtësoi bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit.

Shqipëri: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Byroja Kombëtare e Hetimit; Policia e Shtetit

Belgjikë: Policia Federale Gjyqësore

Gjermani: Zyra Federale e Policisë Kriminale; Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Baden-Ëürttemberg (Karlsruhe)

Itali: Policia e Shtetit; Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP)

Platforma Evropiane Shumëdisiplinore Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT) trajton kërcënimet më të rëndësishme që paraqet krimi i organizuar dhe i rëndë ndërkombëtar që prek BE-në.

EMPACT forcon inteligjencën, bashkëpunimin strategjik dhe operativ ndërmjet autoriteteve kombëtare, institucioneve dhe organeve të BE-së, si dhe partnerëve ndërkombëtarë. EMPACT funksionon në cikle katërvjeçare me fokus tek prioritetet kriminale të përbashkëta të BE-së.

The post Goditja e rrjetit të kokainës/ Europol: Koka e grupit Ervis Çela, i dënuar me 21 vite për vra*je në Itali appeared first on Albeu.com.

Autobusët sollën paratë e dro*ës në Shqipëri/ SPAK: U zbuluan 40 episode, 6 mln euro u futën në Durrës

By: D Marku
12 August 2025 at 12:20

Linjat e autobusave e kryesisht atyre që bëjnë rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësit janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë e fituara.

Të dhënat kanë dalë nga dosja e hetimit prej SPAK të organizatës së kryesuar nga Franca Çopja dhe Ervis Çela.

Sipas prokurorisë së posacme rezulton se në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021 në vëndin tonë kanë hyrë të paktën 6 mlon euro.

Paratë futeshin në termuse si ato të plazhit, cantë apo kuti të ndryshme.

Nga indentifikimi i përdoruesve të sky ecc rezulton se lëvizjet e të ardhurave të krijuara nga veprimtaria e paligjshme janë kryer nga Elido Cela Kujtim Gjyla, Alfred Gjoni si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Sipas prokurorisë së posacme janë provuar të paktën 40 episode ku grupi në fjalë ka sjell para në vëndin tonë.

Shifra me e ulet shtë 30 mije euro e ndërsa më e larta 400 mijë euro përmes këtyre mënyrave.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar.

Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Prokuroria dyshon se këto para janë investuar në vendin tonë ku deri me tani ka vënë në sekuestro një resort ne xhafzotaj të durrësit, dy vila një në himarë dhe një në Tiranë.

Po ashtu në sekuestro kanë kaluar  disa shoqëri tregatare e ndërsa janë zbulua edhe disa sipërfaqe toke.

Nga kontrolliu i ushtruar janë gjetur cash mbi 111 800 Euro Cash 4000 USD dhe 880.000 Lekë

The post Autobusët sollën paratë e dro*ës në Shqipëri/ SPAK: U zbuluan 40 episode, 6 mln euro u futën në Durrës appeared first on Albeu.com.

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

By: D Marku
12 August 2025 at 11:12

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë aktive.

Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut që sjell prezenca e minave në këtë zonë kufitare.

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë aktive.

Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut që sjell prezenca e minave në këtë zonë kufitare.

Prefektura e Korçës ka bërë me dije se zjarri deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Gjithashtu është bërë me dije se është realizuar çdo komunikim i nevojshëm  me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

Prefektura e Korçës ka bërë me dije se zjarri deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Gjithashtu është bërë me dije se është realizuar çdo komunikim i nevojshëm  me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

The post Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

By: D Marku
12 August 2025 at 10:14

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë sa i përket palestinezëve.

Debati parlamentar u thirr pasi Qeveria e qendrës së djathtë tha se po peshon qëndrimin e saj nëse duhet të njohë ose jo një shtet palestinez.

Aleatja e ngushtë, Australia, të hënën iu bashkua Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke njoftuar se do të njohë shtetin palestinez në shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Swarbrick, bashkëudhëheqëse e Partisë së Gjelbër, tha se Zelanda e Re është “vonuar” dhe mungesa e marrjes së një vendimi është e papranueshme, duke kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të mbështesin një projektligj “për të sanksionuar Izraelin për krime të luftës”.

Ky projektligj ishte propozuar nga partia e saj në mars dhe është mbështetur nga të gjitha partitë opozitare.

“Nëse ne gjejmë gjashtë nga 68 deputetët e Qeverisë që kanë shtyllë kurrizore, ne mund të jemi në anën e drejt të historisë”, tha Swarbrick.

Kryeparlamentari Gerry Brownlee thse kjo deklaratë ishte “krejtësisht e papranueshme”, duke i kërkuar deputetes që të tërheqë këto fjalë dhe të kërkojë falje.

Swarbrick refuzoi të bëjë një gjë të tillë dhe më pas u urdhërua që të largohej nga Parlamenti.

The post Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë

By: D Marku
12 August 2025 at 10:50

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2″.

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.

Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë appeared first on Albeu.com.

Zjarret “mbërthejnë” Shqipërinë/ 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

By: D Marku
12 August 2025 at 10:47

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, ku momentalisht 19 vatra janë

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.
Vatrat aktive janë si më poshtë:
– Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbçshterur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black hawk i Forcës Ajrore.

– Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, mbi tunelin e Skërficës vazhdon zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje, terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qëndrueshme.

– Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara në një zonë shkëmbore ku digjen, bimë më të rralla dhe barishte.. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.

– Në fshatin Xibër, bashkia Klos vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.
– Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve.

Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.

The post Zjarret “mbërthejnë” Shqipërinë/ 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan appeared first on Albeu.com.

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

By: D Marku
12 August 2025 at 09:43

Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e murevembajtës si dhe ndërtimin e shtresave. Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës.
Drejtori Gjyli sqaroi se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike, duke shtuar se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Impakti i kësaj vepre në të gjithë zonën ka nisur që me fillimin e punimeve, ku shumë prej banorëve kanë investuar në ngritjen e bujtinave të para, ndërsa përfundimi i aksit pritet t’i japë një zhvillim të gjithë zonës. “Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizimit”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekti cili prek dy qarqe dhe disa bashki, jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim në të gjithë zonën me potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar ecurisë së punimeve, tha se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm kjo rrugë do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin.

“Do ishte mirë që brenda muajit tetor ta mbyllnim të gjithë kantierin, megjithëse këtu duket që puna po shkon drejt fundit përsa i përket të gjithë volumeve parësore që janë gërmimet, shtrati i rrugës apo skarpatet, kështu që deri në fund të tetorit nëse e dorëzojmë, sezoni ardhshëm veror do t’ju gjejë me një rrugë totalisht të re”, theksoi Balluku.

Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit.

The post Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 41 gradë

By: D Marku
12 August 2025 at 09:29

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 41 gradë appeared first on Albeu.com.

Vijojnë flakët në ‘Syrin e Kaltër’ në Sarandë, një avion Canadair dhe një helikopter operojnë nga ajri. Situatë kritike edhe në Finiq

By: D Marku
12 August 2025 at 09:22

Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të sotme për shuarjen e flakëve në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.

Një ditë më parë u evakuuan rreth 500 turistë, ndërsa qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët zbritën deri në rrugë.

Vatrat vijonë aktive edhe në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshate dhe kanë djegur disa banesa.

Edhe në Tepelenë në zonën e Lekëlit flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.

The post Vijojnë flakët në ‘Syrin e Kaltër’ në Sarandë, një avion Canadair dhe një helikopter operojnë nga ajri. Situatë kritike edhe në Finiq appeared first on Albeu.com.

Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

By: D Marku
12 August 2025 at 09:20

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit.

Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.

Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar.

Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë.

Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës.

Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.

Në një kontrast të dukshëm me rëniet e mëparshme, arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm.

Numri i të regjistruarve në universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë ka pësuar vetëm një ulje të lehtë prej 1%, duke kaluar nga 123,797 në 2020 në 122,613 studentë në 2025.

Kjo tregon se, pavarësisht sfidave demografike dhe sociale, interesi për studimet universitare mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri.

Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm.

Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël.

Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.

Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit./ MONITOR

The post Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 August 2025Main stream

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit Aziz Salihu, reagon Monika: Është gënjeshtër, ju mbuloftë Zoti me turp

By: D Marku
11 August 2025 at 20:04

Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit.

Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto thashetheme.

Në reagimin e saj të drejtpërdrejtë, Monika shkroi me fjalë të forta: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbulofsh Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur Aziz Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.

Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ishte një keqkuptim i madh dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale dhe mediet online.

The post U raportua për vdekjen e legjendës së boksit Aziz Salihu, reagon Monika: Është gënjeshtër, ju mbuloftë Zoti me turp appeared first on Albeu.com.

Shpat Kasapi reagon sërish pas sherrit në dasmë: Jam mirë si molla

By: D Marku
11 August 2025 at 19:50

Pas incidentit që u përfol në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka bërë sërish reagim në rrjetet sociale, duke publikuar një video të re në InstaStory.

Ky është reagimi i tij i dytë publik, pasi më parë kishte folur për situatën, por duket se ka dashur të qetësojë edhe më shumë fansat dhe të vërtetojë se është në gjendje të mirë.

Në videon e fundit, Shpati u shfaq i qetë dhe me humor, duke thënë: “Jam mirë si molla”.

Kjo frazë e shkurtër dhe e thjeshtë ka për qëllim t’i largojë dyshimet dhe shqetësimet që mund të kenë pasur ndjekësit pas lajmeve për incidentin në dasmë.

Reagimi i Shpatit vjen pas postimeve me tone thumbuese të ish-partneres së tij në rrjetet sociale, e cila kishte lënë të kuptohej për tensione mes tyre. Megjithatë, artisti ka zgjedhur të mos i përgjigjet me polemika, por të tregojë pjekuri dhe qetësi përmes këtyre reagimeve.

I njëjti u tha se u rrah nga dasmorët pasi shkoi me vonesë në dasmë dhe në një gjendje jo të mirë.

E për Shpatin e gjitha ishte keqkuptim dhe se po vazhdon me angazhimet e tjera në muzikë.

The post Shpat Kasapi reagon sërish pas sherrit në dasmë: Jam mirë si molla appeared first on Albeu.com.

IHMK: Korriku i këtij viti muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë, në Klinë u thyen rekordet

By: D Marku
11 August 2025 at 19:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde – mbi 40 gradë Celsius.

“Vlerat maksimale prej 42.4°C në Klinë dhe 42.3°C në Han të Elezit janë të pashembullta në historinë klimatike të vendit dhe tregojnë një devijim të madh nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj”, ka thënë Instituti përmes një postimi në Facebook, duke treguar se mesatarja e korrikut në Kosovë shkonte mes 30-35 gradë Celsius.

Para korrikut të vitit 2025, temperatura më e lartë ndonjëherë ishte regjistruar në Prizren më 1987 – 40.8 gradë Celsius.

Sipas Institutit, shifrat e korrikut të këtij viti janë konfirmim i paralajmërimeve shkencore për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike.

“Rritja e temperaturave ekstreme është një nga pasojat më të drejtpërdrejta të ngrohjes globale. Modelet klimatike dhe raportet ndërkombëtare (p.sh., IPCC) parashikojnë se Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin, do të përballet me më shumë valë të të nxehtit, thatësira të gjata dhe reshje të rralla por intensive. Korriku 2025 përkon me këtë tendencë, duke reflektuar një klimë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe të ngarkuar me energji termike”, është thënë në postimin në Facebook.

Instituti ka përmendur edhe pasojat e temperaturave të larta, duke thënë se ato ndikojnë në rritje të sëmundjeve me të nxehtin – goditje termike, probleme kardiovaskulare – më pas në stres për bimësinë, kafshët dhe ekostetmet ujore, si dhe në dëme ekonomike, për shkak të dëmeve në bujqësi dhe rritjes së konsumit të energjisë për ftohje dhe rrezik për infrastrukturën.

“Ngjarjet klimatike të korrikut 2025 përbëjnë një sinjal të qartë për domosdoshmërinë e veprimit të menjëhershëm dhe të koordinuar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. Institucionet përgjegjëse duhet të fuqizojnë monitorimin meteorologjik, planifikimin urban, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe politikat mjedisore për të minimizuar rreziqet në të ardhmen”.

The post IHMK: Korriku i këtij viti muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë, në Klinë u thyen rekordet appeared first on Albeu.com.

Dy motrat e Blerandos martohen në të njëjtën ditë

By: D Marku
11 August 2025 at 18:34

Dy motrat e Blerandos, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 2, kanë zgjedhur të martohen në të njëjtën ditë, duke bërë kështu një festë të veçantë familjare që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave.

Blerando ka ndarë me ndjekësit e tij emocionin për këtë ngjarje dhe ka uruar çiftet e reja.

“Dy motra në një ditë, dashuria dyfish. Urime për të dy nuset dhe dy vëllezërit e mi.

Kjo ngjarje rrallë herë ndodh dhe simbolizon lidhjen e fortë familjare dhe gëzimin e dyfishtë për familjen e Blerandos.

I njëjti u bë më i njohur për publikun në edicionin e dytë të Big Brother Kosova, teksa shkoi deri në finale.

Ai tërhoqi vëmendje me karakterin e veçantë dhe lojën që zhvilloi në atë reality shou.

Tani po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, projekte e koncerte

The post Dy motrat e Blerandos martohen në të njëjtën ditë appeared first on Albeu.com.

Justin Bieber dhe Hailey shfaqin dashurinë në publik mes thashethemeve për sfida martesore

By: D Marku
11 August 2025 at 18:01

Justin Bieber ka ndarë me fansat disa imazhe të reja plot momente të ëmbla me gruan e tij, Hailey Bieber, vetëm pak ditë pasi foli për vështirësitë në marrëdhënie në albumin e tij më të ri, SWAG.

Në fotografitë e publikuara të dielën, këngëtari 31-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare shfaqen të relaksuar në natyrë, të shtrirë pranë njëri-tjetrit mbi jastëkë e batanije, duke reflektuar afeksion dhe harmoni.

Hailey mbante një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe xhinse indigo, ndërsa Justin kishte veshur një bluzë të verdhë me kapuç dhe pantallona të shkurta xhinse, shkruan DailyMail.

Një nga fotografitë e afërta tregon Hailey-n me një lule në flokë, e mbështetur tek bashkëshorti i saj, ndërsa ai buzëqeshte i lumtur.

Postimi, i shoqëruar me këngën klasike të Otis Redding “That’s How Strong My Love Is”, arriti mbi një milion pëlqime brenda tre orësh, ndërsa Hailey e ndau edhe në Instagram Stories për 55 milionë ndjekësit e saj.

Albumi SWAG, i publikuar më 11 korrik, përfshin tema që lidhen me jetën publike të këngëtarit, sfidat personale dhe përkushtimin ndaj Hailey-t dhe djalit të tyre gati njëvjeçar, Jack Blues.

Disa këngë aludojnë për periudha të vështira mes çiftit, përfshirë mungesën e komunikimit dhe tensionet e përkohshme, por edhe përkushtimin e Justin-it për të “ndryshuar” dhe për të ruajtur lidhjen e tyre.

The post Justin Bieber dhe Hailey shfaqin dashurinë në publik mes thashethemeve për sfida martesore appeared first on Albeu.com.

Enca Haxhia mahnit ndjekësit me pamje joshëse pranë pishinës

By: D Marku
11 August 2025 at 15:52

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje tejet joshëse.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet pranë pishinës, e veshur me bikini ngjyrë smeraldi, duke shijuar një ditë me diell dhe pamje mahnitëse nga deti.

Në video, Enca shihet duke luajtur me flokët e saj të gjatë dhe duke pozuar me vetëbesim.

Kombinimi i nuancës metalike të bikinive me dritën natyrale ka bërë që pamja e saj të duket edhe më tërheqëse.

Postimi i saj ka marrë shumë pëlqime dhe komente brenda pak orësh, me ndjekës që e komplimentojnë për linjat trupore, stilin dhe energjinë pozitive.

Shumë prej tyre e kanë quajtur “mbretëreshën e Instagramit” dhe kanë shprehur admirimin për mënyrën se si ajo di të shfaqet para kamerës.

Enca, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe daljet e paharrueshme në rrjetet sociale, vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe më të komentuar në showbiz-in shqiptar, duke e mbajtur gjithmonë publikun të lidhur pas çdo postimi të saj.

The post Enca Haxhia mahnit ndjekësit me pamje joshëse pranë pishinës appeared first on Albeu.com.

Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj, beteja ligjore disavjeçare

By: D Marku
11 August 2025 at 15:16

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë duke kërkuar një total prej 190,556 dollarësh nga vëllai i ish-gazetares, Michael Sanchez, në betejën e tyre ligjore shumëvjeçare.

Konkretisht, ata po kërkojnë 182,374 dollarë për tarifat e avokatëve dhe 8,182 dollarë për shpenzime të tjera ligjore, të cilat ata thonë se lidhen me një mocion të suksesshëm të posaçëm për rrëzimin e çështjes (një mjet ligjor që i lejon një të pandehuri t’i kërkojë gjykatës të rrëzojë një padi që ai beson se është pa bazë) dhe një mocion në vazhdim për kostot.

Polemika filloi në vitin 2019, menjëherë pas ndarjes së Bezos nga gruaja e tij MacKenzie Scott, kur lidhja e tij me Sanchez doli në dritë. Çështja u përshkallëzua pasi National Enquirer kërcënoi të publikonte materiale personale, me vetë Bezos që zbuloi ekzistencën e fotove kontroverse.

Michael Sanchez mohoi publikimin e “fotove të pahijshme”, por pranoi ndarjen e informacioneve të tjera. New York Times kishte zbuluar se ekzistonte një marrëveshje konfidencialiteti midis Sanchez dhe American Media në lidhje me informacionin dhe fotot që vërtetonin marrëdhënien Bezos-Sanchez.

Në vitin 2020, Michael Sanchez paditi Bezos për shpifje, por një gjykatë e Los Angeles vendosi në favor të miliarderit. Në vitin 2021, themeluesi i Amazon fitoi 218,385 dollarë në shpenzime ligjore, por betejat ligjore vazhdojnë. Michael Sanchez, nga ana e tij, këmbëngul në akuzat e tij, duke e quajtur çiftin “gënjeshtarë” dhe sistemin ligjor “të korruptuar”.

The post Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj, beteja ligjore disavjeçare appeared first on Albeu.com.

Pse është e rëndësishme marrëveshja e paqes Armeni-Azerbajxhan e ndërmjetësuar nga Trump

By: D Marku
11 August 2025 at 14:47

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA.

Kjo marrëveshje do të kishte qenë e paimagjinueshme para pak kohësh. Për tri dekada, konflikti ka përcaktuar Kaukazin e Jugut.

Ai është ndërmjetësuar dhe manipuluar nga diplomatët rusë, është patrulluar nga paqeruajtësit rusë dhe është formësuar sipas interesave ruse. Tani, Uashingtoni po shkruan fundin e një kapitulli të trishtë në histori.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti azer Ilham Aliyev i kanë dhënë fund një armiqësie që ka përndjekur Kaukazin e Jugut që nga fillimi i viteve 1990.

Nga betejat e përgjakshme të fillimit të viteve 1990, te fitorja e Azerbajxhanit në vitin 2020, deri tek ofensiva rrufe e vitit 2023 që e boshatisi Nagorno-Karabakun nga popullsia armene, ky konflikt ka përndjekur breza të tërë.

Megjithatë, kjo marrëveshje përfaqëson më shumë sesa një zgjidhje dypalëshe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit; ajo shënon një riorientim themelor të gjeopolitikës së Kaukazit të Jugut.

Në qendër të saj është një korridor 43.5 km i gjatë përmes territorit armen që lidh Azerbajxhanin me enklavën e tij të Nakhçivanit në kufi me Turqinë.

Ky territor do të zhvillohet nga SHBA dhe do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare” (TRIPP).

I njohur gjithashtu si korridori i Zangezurit, zona shtrihet përgjatë kufirit verior të Iranit.

I ndërthurur me fushatën e re të presionit të presidentit Donald Trump ndaj Teheranit, kjo marrëveshje vendos ndikim të ri amerikan në pragun e derës së Iranit, duke ofruar një levë strategjike në një rajon ku ndikimi iranian ka qenë tradicionalisht i fortë.

Prej dekadash, Bakuja ka kërkuar qasje në Nakhçivan; Jerevani ka refuzuar, nga frika e humbjes së sovranitetit dhe e ndërprerjes së lidhjes me Iranin.

Zgjidhja amerikane, sipas raportimeve, ia delegon një entiteti amerikan kontrollin kufitar dhe doganor të Armenisë, duke i dhënë Azerbajxhanit rrugën e tij, duke ruajtur kontrollin e Armenisë dhe duke siguruar një rol të përhershëm amerikan në terren.

Suksesi i këtij ndërmjetësimi sinjalizon një ringjallje më të gjerë të ndikimit amerikan në rajon.

Fakti që Trump ia doli aty ku dështuan ndërmjetësues të tjerë ndërkombëtarë tregon se fuqia amerikane mbetet e pakrahasueshme kur Uashingtoni vendos të angazhohet në mënyrë vendimtare.

Kjo gjithashtu e nxjerr Rusinë jashtë loje në një rajon që ajo ka tentuar ta kontrollojë për mbi dy shekuj. Armenia ka qenë dikur aleati më besnik i Moskës në Kaukaz.

Me kalimin e viteve, në dëm të Jerevanit, kjo marrëdhënie u shndërrua në varësi: Rusia kontrollonte kufijtë e Armenisë, mbante një bazë ushtarake në vend, furnizonte shumicën e energjisë dhe pretendonte të ishte garantuesi i sigurisë së saj.

Por kur Azerbajxhani sulmoi në vitin 2023, Rusia nuk bëri asgjë. Këtë tradhti, Jerevani e mbajti vath në vesh.

Qeveria e kryeministrit Pashinyan prej atëherë ka ftohur marrëdhëniet me Moskën, ka flirtuar me Teheranin për t’u ekuilibruar kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa ka kërkuar partnerë perëndimorë.

SHBA për vite me radhë është përmbajtur nga një rol më qendror.

Kjo marrëveshje hap gjithashtu derën për normalizimin e marrëdhënieve Armeni–Turqi. Ankaraja e mbylli kufirin me Armeninë gjatë luftës së parë të Karabakut dhe e ka mbajtur të mbyllur që atëherë, duke e kushtëzuar rihapjen me paqen me Azerbajxhanin.

Tani Jerevani ka një mundësi reale për t’i dhënë fund tri dekadave të izolimit ekonomik dhe diplomatik nga fqinja e saj më e madhe në perëndim, duke hapur lidhjet me Perëndimin.

Marrëveshja riformëson gjithashtu Rrugën moderne të Mëndafshit. Deri tani, rruga kryesore lindje-perëndim nëpër Kaukazin e Jugut kalonte përmes korridorit Baku–Tbilisi–Ceyhan.

Lidhja e re krijon një arterie shtesë tranziti, duke zgjeruar mundësitë e transportit dhe duke hapur perspektiva të reja ekonomike.

Për Armeninë, kjo ofron një rol në rrjetet tregtare rajonale nga të cilat ka qenë prej kohësh e përjashtuar; për Azerbajxhanin, forcon pozicionin e tij si nyje kryesore mes Europës dhe Azisë.

Është e rëndësishme të theksohet se ky hap u bë i mundur pjesërisht sepse Rusia është e zënë me Ukrainën.

Me ukrainasit që e mbajnë Rusinë të përqendruar në luftën atje, Moska nuk pati kapacitet të mbronte Armeninë apo të bllokonte ndërmjetësimin amerikan, duke krijuar hapësirë që Uashingtoni të mbyllte një marrëveshje që do të ishte shumë më e vështirë me një Kremlin jo në kohë lufte.

Hapi i Uashingtonit do të lexohet përtej Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në Tbilisi, Gjeorgji, ku qeveria ka thelluar marrëdhëniet me Moskën dhe ka shtypur disidencën e brendshme, mesazhi është i qartë: fuqia amerikane është kthyer.

Përshtatja kundër prirjeve pro-perëndimore të popullsisë dhe drejt Kremlinit mund të jetë një rrezik politik kur Uashingtoni vendos të angazhohet.

Sfida të ardhshme nuk do të mungojnë. Armenia duhet të ndryshojë kushtetutën për të hequr referencat për Nagorno-Karabakun.

Ky proces është politikisht i ndjeshëm dhe i prekshëm nga ndërhyrja ruse, sidomos duke marrë parasysh përpjekjet e Kremlinit për të minuar udhëheqjen armene nga brenda.

Besimi mes Jerevanit dhe Bakusë mbetet i brishtë. Dhe Kaukazi është një vend ku marrëveshjet e paqes kanë prirje të bien nën peshën e historisë.

Megjithatë, rëndësia e këtij momenti nuk duhet nënvlerësuar.

SHBA nuk po ndërmjetëson vetëm paqen. Ajo po e hedh rrënjë në infrastrukturën e rajonit, në arkitekturën e sigurisë dhe në të ardhmen e tij.

Rusia është jashtë, Irani përballet me një realitet të ri në kufirin e tij, dhe ekuilibri i fuqisë është zhvendosur, larg Moskës dhe në përfitim të Amerikës.

The post Pse është e rëndësishme marrëveshja e paqes Armeni-Azerbajxhan e ndërmjetësuar nga Trump appeared first on Albeu.com.

❌
❌