Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

Goditet nga rrufeja në Pogradec, humb jetën 47-vjeçari, ngordhin edhe 20 bagëti

By: el da
5 August 2025 at 11:51

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, 47-vjeçari L. Ç., i cili ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit, u godit nga rrufeja gjatë një moti të keq. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vend, shkruan A2 CNN.

Nga goditja elektrike, kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta që po kullotnin afërsi të tij./kb

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

By: el da
5 August 2025 at 11:37

Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit për vizë amerikane. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Federal Register, aplikantëve për viza turistike dhe biznesi nga vende me norma të larta të qëndrimit të paligjshëm mund t’u kërkohet një garanci financiare deri në 15 mijë dollarë, për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ky ndryshim do të jetë pjesë e një programi pilot 12-mujor, që do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga botimi zyrtar. Masa ka për qëllim të sigurojë se vizitorët respektojnë kushtet e vizës së tyre, përndryshe garancia nuk do t’u kthehet.

Sipas njoftimit të DASH-it, garancia do të variojë mes 5,000, 10,000 dhe 15,000 dollarëve, në varësi të rrezikut që përfaqëson aplikanti. Rregulli do të zbatohet për shtetasit e vendeve që:
-Kanë norma të larta të qëndrimit të paligjshëm në SHBA;

-Nuk ofrojnë informacion të mjaftueshëm për verifikimin e dokumenteve;
-Ofrojnë shtetësi përmes investimeve, pa kërkesë për banim fizik në vend.
Kjo masë nuk do të aplikohet për qytetarët e vendeve pjesëmarrëse në Programin e Heqjes së Vizës (Visa Waiver Program), që u mundëson shtetasve të udhëtojnë në SHBA për 90 ditë pa vizë. Aktualisht, në këtë program janë përfshirë shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe disa vende në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një deklarate në Kuala Lumpur, konfirmoi se rregulli synon të minimizojë abuzimet me vizat amerikane dhe të sigurojë integritetin e sistemit të emigracionit.

Megjithatë, Departamenti thekson se garancia mund të përjashtohet në raste të veçanta, në bazë të rrethanave individuale të aplikantit.

Kjo nuk është hera e parë që propozohen masa të tilla, por asnjëherë nuk janë zbatuar deri tani, për shkak të shqetësimeve mbi procesin e ndërlikuar të pagesës dhe kthimit të garancisë. Kësaj here, DASH thekson se nuk ka shembuj të fundit që provojnë se kjo masë është e papërshtatshme./kb

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

By: el da
5 August 2025 at 11:22

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli i zakonshëm 24-orësh, sipas parashikimeve të shkencëtarëve.

Kjo zhvendosje e vogël vjen si pasojë e ndryshimeve në rrotullimin e Tokës, të cilat ndodhin kryesisht për shkak të forcës gravitacionale të Hënës. Edhe pse ky ndryshim është i papërceptueshëm për njeriun, ekspertët paralajmërojnë për pasoja serioze në të ardhmen.

Nëse Toka vazhdon të rrotullohet me ritme gjithnjë e më të shpejta, forca centrifugale mund të shtyjë oqeanet drejt ekuatorit, duke shkaktuar rritje të nivelit të detit dhe duke kërcënuar qytetet bregdetare që janë tashmë të rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas skenarëve më të zymtë, nëse rrotullimi përshpejtohet më tej, dita mund të shkurtohet deri në 22 orë. Një ndryshim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ciklet e gjumit, rrezikun për atak në zemër, dhe balancën biologjike të miliarda njerëzve në mbarë botën.

Por nuk mbaron me kaq. NASA paralajmëron se një rrotullim më i shpejtë i Tokës mund të sjellë stuhi më të fuqishme. Uraganet, për shembull, mund të bëhen shumë më të dhunshme, për shkak të shtimit të efektit të Coriolis, i cili ndikon në fuqinë dhe drejtimin e stuhive tropikale.

“Ato pak milisekonda që humbasim sot, mund të kthehen në kaos nesër”, thonë ekspertët.

Ndërsa për momentin nuk ka asgjë për t’u ndjerë fizikisht, shkencëtarët po e ndjekin me kujdes këtë fenomen, duke kërkuar të kuptojnë më mirë ndikimet e tij në jetën dhe klimën tonë në planetin që na mban gjallë./kb

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

By: el da
5 August 2025 at 10:56

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut të Shkodrës që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i ka cilësuar këto zona si “një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për zhvillimin e turizmit malor dhe të natyrës.

Fotografitë e publikuara pasqyrojnë bukurinë e virgjër të kësaj zone: ujërat e kristaltë të lumit, urën e veçantë që shtrihet mes brigjeve shkëmbore dhe peizazhet që ofrojnë qetësi dhe aventurë njëkohësisht.

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

By: el da
5 August 2025 at 10:47

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se tre janë prioritetet e Shqipërisë.

Së pari, modernizimi i Forcave të Armatosura, pra flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit që nga meteorologjia e deri tek sistemet mbrojtjes.

Së dyti, zhvillimi i infrastrukturës në bazat ajrore në Gjadër, Rinas, Farkë, Kuçovë dhe Vlorë. Kjo, siç bën me dije ministri, për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

Së treti, zhvillimi dhe specializimi i burimeve njerëzore. Kjo synohet përmes rihapjes së Shkollës së Aviacionit në Vlorë dhe trajnimin e gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.

“Të gjitha këto mbështetur në, infrastrukturë të re, rritje të trajtimit financiar dhe promovim të karrierës ushtarake për të rinjtë shqiptarë”, njoftoi Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se “vijon puna me të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë, për të ndërtuar një Forcë Ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”./kb

 

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

By: el da
5 August 2025 at 10:35

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë./kb

Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

By: el da
5 August 2025 at 10:17

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë këto kohë në mbledhjet e PD-së, duke duartrokitur çdo vendim, edhe pse mund të mos kenë qenë dakord.

Sula thotë se Murrizi e ka përmendur kot emrin e tij, pasi e ka ngritur zërin disa herë nëpër organet drejtuese të PD.

Reagimi i Sulës

Nuk do ta kuptoja në asnjë moment që kolegu Myslim Murrizi më referohej edhe mua në postimin e tij në rrjetet sociale nëse nuk do të më përmendte emrin pasi unë dhe disa kolegë demokratë të tjerë kërkojmë riformatimin e Partisë Demokratike me qëllimin e vetëm: Që në 2027 dhe 2029 të mos përfundojmë në forcë e tretë, por të bëhemi alternativë qeverisëse.

Murrizit por edhe ndonjë tjetri që për shkak të dinamizmit të jetës harron me qëllim ose jo çfarë ka ndodhur në të kaluarën, dua ti kujtojë se në asnjë moment nuk kam zgjedhur të qëndroj në rresht për interesat e mija personale. Por jam betuar që kur hyra në Parlament për herë të parë se i përkas atyre që më kanë besuar.

-Kam nisur shumë herët ngritjen e zërit pavarësisht se nuk ka qenë në interesin tim. Në 2007 nuk u vendosa qorrazi në rresht për një për të pranuar “ultimatumin” për të çuar në presidencë një politikan të cilin deri dy vite para e kishim kundërshtarë në zgedhje.

-Kam ngritur zërin në forumet e partisë, grup parlamentarë dhe kudo duke e kundërshtuar me forcë “martesën” mazhorancë-opozitë ende pa u tharë flokët e të ndierve të Gërdecit. Këtë e dinë shumë mirë të gjithë, aq më mirë e dinë ata që janë në politik.

-Në  2008, edhe z. Murrizi e di shumë mirë që nuk zgjodha të fshihesha si struci për të garantuar një mandat të radhës në Parlament, por isha ndër të paktët  që dola kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor që ishte hapi i parë i çimentimit të dy forcave kryesore partiake dhe “mbyste” partitë e vogla (sulmi i parë ndaj demokracisë). Unë isha deputet i PD në atë kohë dhe në një farë mënyre nuk më cënononin ndryshimet, por nuk heshta reagova dhe votova kundër.

-Nese doni, shikoni edhe porcesverbalet e Komisionit Hetimore për 21 Janarin e 2011 do të lexoni se sa kritik kam qenë në atë kohë edhe ndaj partisë time dhe madje kam insistiar që në komision te paraqiteshin “Armet çadër” që pretendoheshin nga partia ime. Kam kundershtuar edhe idetë e “cmendura” që flisnin per varje te liderit te opozites se kohes perpara kryeministrise. E kam fjalen per  propozimin e dy zonjave “Palma de M….a”

-Nuk kam qenë në Parlament, por sigurisht në mundësitë e mia kam reaguar për çmendurinë kolektive të djegies së mandateve dhe daljes nga sistemi. Shkaktar që e ka katandisur PD në këtë gjendje. Ndrysimet e Kodit Zgjedhor të bëra nga mazhoranca e sotme me ndihmën e “KËRPËRATAVE”, duke hequr mundësinë e koalicioneve parazgjedhore me lista më vete siç ishte më parë ka qënë dhurata më e madhe që ka marrë kjo mazhorancë nga ata që dogjën mandatet dhe kërpëratat që u futën në parlament më pas. Nëse nuk do ishin bërë ato ndryshime në ligjin zgjedhor, PD në 2021 do të kishte fituar zgjedhjet.

-Kam qenë ndër të parët që në 2021 i kam kërkuar në zyrë Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve. Po të ishte për interes personale nuk do ia kërkoja z.Basha pasi praktikisht ai më vendosi në listë fituese në 2021, por duke vendosur të parin interesin e demokratëve i kërkova që të mbante përgjegjësi.

Ia kam kërkuar edhe publikisht atëherë z. Berisha që të mos e mbështeste Bashën. Rikonfirmimi i Bashës në krye të PD pas humbjes së zgjedhjeve u bë i mundur me “bekimin” e Berishës.

-Kam kundërshtuar Bashën për vendimarrjen e njëanshme ndaj z. Berisha, ndonëse në atë kohë zgjodha të isha me logon e partisë jo me individët.

Kam kërkuar në forumet e partisë bashkimin artificial mes demokratëve.

Edhe një herë në Korrik të 2024 i vetmi, votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që të dëmtoi edhe ty z. Murrizi. Paralajmërova edhe rezultatin katastrofik që do merrnim si pasojë e këtij kodi, produkt pazari.

-Kam kundërshtuar primaret, duke thënë se PD nuk është në kushtet për ti bërë. Megjithatë iu binda shumicës u futa në primare dhe dola I pari,  ndërkohë që ditën e primareve isha në Maltë duke takuar bashkëatdhetarët për votën e diasporës.

Unë mbase mund të kritikohem si demokrat që kundërshtoj shumë dhe nuk vihem në rresht por jo se nuk kam reaguar.

-Megjithatë z. Murrizi, mendoj se duhet të merremi me thelbin çfarë kërkohet për rivitalizimin e Partisë Demokratike dhe jo pse tani e pse jo më herët e pse më vonë.

Unë dhe z. Murrizi mund ti kemi mundësitë për të bërë ndonjë ditë pushim në husht apo në ndonjë muaj tjetër të vitit, por demokratët, shqiptarët nuk duan një shtet monopartiak apo me një opozitë që “kundërmonë erë” më shumë sesa një mazhorancë 12-vjeçare, e cila po bëhet me dy grupe parlamentare; një jashtë e një brenda hekurave./kb

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

By: el da
5 August 2025 at 10:07

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”.

Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë zyrtarisht në radarin e vizitorëve me buxhet të kufizuar.

Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë destinacionet e njohura.

Dhe e gjithë kjo mund të kushtojë më pak se një darkë në një qytet italian: për më pak se 100 euro, mund të organizoni një fundjavë ose mini-pushim me histori, shije autentike dhe det të kristaltë.

Fluturime me kosto të ulët dhe akomodime të përballueshme: kombinimi perfekt për ata që udhëtojnë nga Italia

Fluturime direkte për në Tiranë nisen çdo ditë nga Roma, Milano, Bari, Venecia dhe Bolonja, nga linja ajrore si “Ryanair”, “WizzAir” dhe “Albawings”.

Çmimet, veçanërisht nëse rezervohen disa javë më parë, variojnë nga 15 deri në 30 euro për vajtje.

Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës është rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit me autobusë dhe taksi me kosto të ulët.

Sapo të mbërrini, Tirana ofron akomodime për të gjitha buxhetet, por ofertat më të mira gjenden në bujtina ose apartamente Airbnb.

Fjetja në qendër të qytetit mund të kushtojë vetëm 20 euro për natë për person, shpesh me mëngjes të përfshirë.

Shumë turistë italianë zgjedhin të kalojnë një natë në kryeqytet për të vizituar vende ikonike si Sheshi Skënderbej, Bunk’Art 2 apo lagjen e Bllokut, një ish-zonë e ndaluar gjatë regjimit komunist, tani e mbushur me kafene, bare koktejesh dhe art rruge.

Nga Tirana në Rivierë: det i kristaltë, rërë e bardhë dhe pak turistë

Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen sapo të largoheni nga Tirana. Një udhëtim treorësh me makinë ose autobus ju çon në bregdetin jugor të Shqipërisë, ku shpaloset një peizazh perfekt si në kartolinë.

Ksamili, me ujërat e tij bruz dhe ishujt e arritshëm me not ose me varkë, është një nga destinacionet më të njohura.

Plazhet ofrojnë shërbime me çmime të përballueshme: një shezlong dhe një ombrellë mund të kushtojnë 5-8 euro në ditë.

Qytete të tjera si Dhërmiu, Himara dhe Gjipeja ofrojnë plazhe me guralecë të bardhë, ujëra të pastra të ngjashme me ato të Sardenjës dhe një klimë të ngrohtë, edhe në gusht.

Këtu, akomodimi është i përballueshëm: për 25-30 euro nata, mund të flini në banesa të pastra, shpesh me pamje nga deti.

Për ata që udhëtojnë me dy ose më shumë persona, është e lehtë të ndajnë shpenzimet dhe të kursejnë.

Sa kushtojnë realisht pushimet në Shqipëri, duke filluar nga Tirana?

Ja një shembull konkret i shpenzimeve ditore për ata që nisen nga Italia dhe duan të eksplorojnë detin dhe qytetet:

Fluturimi vajtje-ardhje Itali-Tiranë: 30–40 euro
Akomodimi (2 netë në një bujtinë): 40–50 euro
Transporti Tiranë-Rivierë (autobus ose makinë e përbashkët): 5–10 euro
Ushqimi tipik shqiptar (pjata lokale + kafe dhe mëngjes): 10–15 euro në ditë
Totali i vlerësuar për 2–3 ditë: 90–100 euro për person

Turistët që qëndrojnë më gjatë do të gjejnë çmime edhe më të favorshme: për më pak se 300 euro, mund të kaloni një javë të tërë midis Tiranës dhe jugut, duke shijuar një udhëtim që ndërthur kulturën, natyrën dhe relaksin.

Deti më i pastër vetem dy orë larg Italisë: Pse Shqipëria është destinacioni i ri italian i verës?

Përtej çmimit, ajo që e bën përvojën në Shqipëri unike është atmosfera. Njerëzit janë mikpritës, kuzhina është e shijshme, dhe plazhet janë ende autentike dhe të pakomplikuara.

Ndryshe nga shumë vendpushime verore evropiane, këtu nuk ndihesh sikur je në një destinacion të ndërtuar për turistët, por në një vend që i përjeton verat në mënyrë spontane.

Kjo është edhe arsyeja pse italianët kthehen vit pas viti. Tirana nuk është më një ndalesë, por pika ideale e nisjes për një aventurë që kombinon çmimin e përballueshëm, bukurinë dhe autenticitetin./kb

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

By: el da
5 August 2025 at 09:50

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare të vendit.

Në postimin e tij, Rama ndau një kolazh me pamje të kaprojve në habitatin e tyre natyror, të cilat i cilësoi si një “kartolinë pamjesh” nga thesaret natyrore të Shqipërisë.

“Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare”, shkruan Rama, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore që ofrojnë parqet e mbrojtura.

Shqipëria zotëron një rrjet të gjerë parqesh kombëtare, 12 të tilla, tt cilat janë kthyer në destinacione tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, falë natyrës së paprekur dhe faunës së pasur që ato ofrojnë./kb

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

By: el da
5 August 2025 at 09:30

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s  Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë./kb

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

By: el da
5 August 2025 at 09:10

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti.

I pasur me enzima, vitamina, antioksidantë dhe minerale, është një thesar i vërtetë për ata prej jush që kërkojnë kujdes natyral pa aditivë kimikë.

Pse duhet të përdorni mjaltë në kujdesin e lëkurës?

Mjalti vepron si një hidratues natyral, duke ruajtur lagështinë dhe duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe elastike. Në të njëjtën kohë, ai ofron një eksfolim të butë, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke ju dhënë një lëkurë më të pastër, më të freskët dhe më të shndritshme. Falë vetive të tij antibakteriale dhe anti- inflamatore, ai mund të ndihmojë në luftimin e akneve, acarimit dhe skuqjes, ndërsa antioksidantët e tij mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe dëmtimet e përditshme mjedisore.

Si mund ta përdorni?

Mjalti është jashtëzakonisht i gjithanshëm dhe përshtatet lehtësisht me rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Ja disa mënyra:

Si maskë për fytyrën: Aplikoni një shtresë të hollë mjalti të papërpunuar në lëkurë të pastër dhe lëreni për 15-20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe shijoni butësi dhe hidratim të menjëhershëm. Në kombinim me përbërës të tjerë natyralë : Provojeni me bollgur për eksfolim, me kos për qetësim ose me disa pika limoni për shkëlqim. Nëse keni lëkurë të thatë, shtoni pak vaj ulliri ose bajamesh.
Për zona të thata ose të çara: Mjalti mund të përdoret në mënyrë topike në buzë, bërryla ose thembra për lehtësim të menjëhershëm.

Maskë me mjaltë për lëkurë të butë dhe të hidratuar

Çfarë lloj mjalti duhet të zgjidhni?

Për përfitim maksimal, zgjidhni mjaltë të papërpunuar dhe të papërpunuar, i cili ruan të gjitha enzimat e tij natyrale. Për diçka edhe më të fuqishme, provoni mjaltin Manuka, i njohur për vetitë e tij të përforcuara antimikrobike dhe shëruese.

Këshilla para përdorimit

Është një ide e mirë të bëni një provë të vogël në kyçin e dorës përpara se të aplikoni mjaltin në fytyrë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme ose alergji. Mjalti është përgjithësisht i sigurt, por çdo lloj lëkure është i ndryshëm. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë, natyrale dhe efektive për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, mjalti meriton një vend në banjën tuaj. Me vetëm disa minuta në javë, mund t’i jepni lëkurës suaj hidratim të thellë, eksfolim të butë dhe një shkëlqim natyral – të gjitha nga një përbërës i vetëm që ndoshta e keni tashmë në kuzhinën tuaj./kb

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

By: el da
5 August 2025 at 08:50

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe drejtohet për në Marine One, helikopterin që zakonisht përdor për udhëtimet e tij. Rrugës për në helikopterin e tij, ai përshëndet turmën, herë me grusht të shtrënguar dhe herë duke bërë shenjën e fitores.

Në krah të tij, duke mbajtur një telefon celular që regjistron çdo lëvizje të tij, qëndron një figurë mbresëlënëse dhe elegante, e veshur me një fustan të zi. Mund të thuhet lehtësisht se duket si Melania Trump, por nuk është. Kjo është Margo Martin, këshilltarja e komunikimit e presidentit amerikan, e cila është bërë “hija” e tij në çdo hap.

Një figurë me një prani të fortë publike dhe ndikim të rrallë politik në të 30-at e saj, Margo Martin nuk është thjesht një tjetër bashkëpunëtore e Donald Trump. Ajo është gruaja që e ndjek atë kudo, nga Zyra Ovale te fushatat dhe turnetë e tij politike dhe aventurat e tij ligjore.

Bukuroshja 30-vjeçare ka qenë asistente speciale e presidentit amerikan dhe këshilltare për komunikim që nga janari i vitit 2025, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e dytë të Trump me një titull të ri dhe më shumë pushtet. Pavarësisht moshës së re, ajo tashmë ka përvojë të konsiderueshme në “bërthamën e fortë” të së djathtës amerikane dhe konsiderohet si një nga figurat më të besueshme të presidentit amerikan.

E lindur në Teksas dhe e rritur në Oklahoma, Margo Martin u diplomua në Universitetin e Krishterë të Teksasit dhe fillimisht u mor me sport. Ajo u dallua si anëtare e ekipit të tenisit All-State në vitin 2013, përpara se të ndiqte një karrierë politike.

Kontakti i saj i parë serioz me politikën erdhi në vitin 2019, kur mori detyrën e sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë të Trump. Ajo u bë shpejt një anëtare integrale e ekipit të tij të komunikimit dhe, kur ai u largua nga detyra, ajo vazhdoi të ishte në krah të tij si zëvendësdrejtoreshë e komunikimit në Save America PAC, duke mbikëqyrur strategjinë e komunikimit për paraqitjet e tij pas presidenciale/kb

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

By: el da
5 August 2025 at 08:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin të dinë emrat e ministrave të rinjë të kabinetit ‘Rama IV’, ne iu drejtum për “ndihmë” Inteligjencës Artificiale. Sigurisht, duke marrë shkas edhe nga “dashuria” e madhe e Ramës për Inteligjencën Artificiale dhe idesë së tij për një qeveri komplet “AI” në të ardhmen.

Ne i kërkuam Inteligjencës artificiale që të bënte një analizë dhe të na sugjeronte tre emra të mundshëm për secilin post ministri. Në analizën e tij, “AI” sugjeron se Ministritë kryesore mbeten sërish në duart e të “vjetërve” ose të “besuarve” të Ramës. Sa i takon ministrive më pak të rëndësishme dhe atyre pa portofol, Inteligjenca artificiale parashikon zëvëndësime me figura të reja.

Emrat që mund të jenë pjesë e qeverisë “Rama IV”, sipas inteligjencës artificiale:

-Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 

Belinda Balluku
Damian Gjiknuri
Ervin Demo

– Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit 

Blendi Gonxhja
Delina Ibrahimaj
Milva Ekonomi

-Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin 

Adea Pirdeni
Fatmir Xhafaj
Romina Kuko

-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme 

Igli Hasani
Niko Peleshi
Elisa Spiropali

-Ministër i Mbrojtjes 

Niko Peleshi
Pirro Vengu
Bledar Çuçi

-Ministër i Brendshëm 

Ulsi Manja
Taulant Balla
Onid Bejleri

-Ministër i Financave 

Delina Ibrahimaj
Ervin Demo
Erion Malaj

-Ministër i Drejtësisë 

Fatmir Xhafaj
Ulsi Manja
Ermal Pacaj

-Ministër i Arsimit dhe Sportit 

Iris Luarasi
Adea Pirdeni
Aurora Mara

-Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

Klodiana Spahiu
Aulona Bylykbashi
Antoneta Dhima

-Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 

Dhimitër Kruti
Hysen Buzali
Ceno Klosi

-Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit 

Adea Pirdeni
Etleva Budini
Adi Qose

-Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin 

Ilva Gjuzi
Etleva Budini
Marjana Koçeku

-Ministër Shteti dhe Kryenegociator 

Igli Hasani
Damian Gjiknuri
Arbjan Mazniku

-Ministër i Turizmit dhe Mjedisit 

Aurora Mara
Ardit Bido
Loer Kume

-Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor 

Arbjan Mazniku
Aurora Mara
Onid Bejleri

-Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët 

Sara Mila
Kejsi Elezi
Ani Dyrmishi

 

Marrë nga: Gazeta Sot

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

By: el da
5 August 2025 at 08:10

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje të hershme të përmendur prej saj.

“Është mjaft intriguese që ish-kryeministri Berisha u pyet sot për çështjen që përmenda më herët,” shkruan Kokalari, duke cituar më pas përgjigjen e tij si: “kjo ishte një krim qeveritar pa qëllim”, për të cilën ajo shton ironikisht: “(çfarëdo që të thotë kjo)”. Sipas saj, Berisha ka shtuar gjithashtu se “një qeveri nuk duhet të japë urdhra për të ekzekutuar njerëz.”

Por Kokalari thekson se vetë Berisha ka urdhëruar që të qëlloheshin protestuesit, ka manipuluar regjistrime dhe dosje, dhe se madje ka pohuar publikisht se nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

Në vijim të reagimit, ajo i drejtohet drejtpërdrejt @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, duke pyetur nëse dëshirojnë një përkthim të plotë të konferencës së sotme të shtypit nga Berisha.

Në fund, Kokalari i falënderon për rishikimin e letrës drejtuar FARA, ku sipas saj, është sqaruar se ata i kanë dhënë informacion të gabuar senatorit amerikan Marco Rubio, duke e paraqitur Berishën si jo-figurë politike. Ajo thekson: “Ai është një figurë kyçe politike që po mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore.”

Postimi i plotë i Kokalarit:

Është mjaft intriguese që ish-kryeministri Berisha u pyet sot për çështjen që përmenda më herët.

Përgjigjja e tij ishte se “kjo ishte një krim qeveritar pa qëllim” (çfarëdo që të thotë kjo). Ai shtoi më tej se “një qeveri nuk duhet të japë urdhra për të ekzekutuar njerëz.”

Megjithatë, ai vetë urdhëroi që të qëlloheshin protestuesit, manipuloi regjistrimet dhe dosjet, dhe më pas deklaroi në TV se, nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

Përshëndetje @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, a dëshironi t’ju dërgoj një kopje të përkthyer të konferencës së tij për shtyp të sotme?

Në ndërkohë, ju falënderoj që e rishikuat letrën tuaj për FARA për të sqaruar se i keni dhënë informacion të gabuar @SecRubio, duke pretenduar se klienti juaj i korruptuar nuk është një figurë politike. Ai është një figurë kyçe politike që po mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore./kb

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

By: el da
5 August 2025 at 07:50

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë strategjikë përdoren shpesh për të bombarduar Ukrainën dhe thuhet se janë të ngarkuar me raketa, duke krijuar një “probabilitet të lartë” të një sulmi të afërt.

Nëse konfirmohet, ky veprim vjen pasi Donald Trump urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë, pas një kërcënimi për luftë bërthamore nga aleati i ngushtë i Kremlinit, Dmitry Medvedev.

“Nëndetëset amerikane janë tani aty ku duhet të jenë”, tha Trump të dielën vonë.

Fillimisht, Putini i zhvendosi avionët Tu-95MS nga baza ajrore Olenya në rajonin Arktik të Murmanskut, pas një sulmi të guximshëm me dronë nga Ukraina më 1 qershor.

“Rusia ka transferuar bombardues nga Lindja e Largët më afër Ukrainës. Të paktën 4 avionë Tu-95MS janë ripozicionuar nga Ukrainka në Olenya/Engels-2. Disa nga avionët janë tashmë të pajisur me raketa lundrimi. Këta avionë janë pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë, por përdoren edhe për të goditur Ukrainën me bomba konvencionale”, thuhet në raportin e Insider UA.

Të gjitha këto zhvillime vijnë brenda një jave kur i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Rusi. Witkoff do të mbërrijë në Moskë të mërkurën, përpara se SHBA-të të vendosin sanksione ndaj Kremlinit nëse ky i fundit nuk bën një hap drejt një armëpushimi dhe bisedimeve për t’i dhënë fund luftës./kb

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

By: el da
5 August 2025 at 07:30

Nga Ben Blushi

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë.

Janë manipulatorë të admirueshëm.

Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi.

Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit.

Deri këtu i kuptoj.

Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Pse nuk bëjnë asgjë për ta zgjeruar tregun tonë të vogël?

Para disa ditësh bëra një shkrim ku thosha se e vetmja mundësi për të shpëtuar universitetet shqiptare është që të thithim studentë nga shtete të tjera.

Natyrisht nga vende të mëdha si India, Kina, Vietnami, Burma, Filipinet, Indonezia, Malazia, Bangladeshi, Pakistani etj.

Këto vende kanë më shumë se 5 miliardë banorë dhe çojnë nëpër shkolla 500 milion fëmijë në vit dhe më shumë se 100 milionë prej tyre përfundojnë në shkollë të lartë.

Dhjetë vjet më vonë këto numra do dyfishohen.

Natyrisht studentët e pasur të këtyre vendeve do shkojnë në Amerikë, në Londër, në Pekin dhe në Berlin.

Të varfërit do mbeten në universitetet lokale që nuk e kënaqin më shtresën e mesme.

Fëmijët e kësaj shtrese kërkojnë pak më shumë. Ata duan të dalin jashtë, të marrin dilploma evropiane, të njohin vende të reja.

Nëse nuk shkojnë dot në Londër, gëzohen po të shkojnë në Pragë, në Beograd, në Zagreb pse jo dhe në Tiranë.

Për një kinez nga provinca, një indian nga fshati apo një bangladeshas që e ka babain pronar të një punishteje të vogël do ishte e njëjta gjë si në Tiranë dhe në Ljubjanë apo Bratislavë.

Për ta Shqipëria është Evropë dhe Mesdhe, njëlloj si Italia dhe Greqia.

Këtu dielli është poaq i shndritshëm, deti është poaq i bukur, por jeta është më e lirë, ushqimi më i mirë dhe njerëzit më të dashur.

Këto janë avantazhet tona që biznesmenët kokëfortë të Shqipërisë nuk i marketojnë fare.

Kokëfortësia e tyre është provinciale.

Ata kanë vendosur t’ia falin studentët e varfër të botës Serbisë, Cekisë, Sllovakisë dhe t’u marrin para vetëm studentëve të varfër shqiptarë.

Çfarë nacionalizmi dembel.

Shqipëria ka një kapacitet akomodues për 250 mijë deri në 300 mijë studentë në vit.

15 vjet më parë ne kishim afro 190 mijë studentë gjithsej.

Sot kemi pak më shumë se gjysmën e kësaj shifre pra rreth 110 mijë që do të thotë se auditoret janë gjysëm bosh, bashkë me konviktet dhe qytetet e vogla që krijojnë ekonomi nga universitetet.

Imagjinoni për një çast sikur në Shqipëri të vijnë çdo vit një qind mijë studentë të huaj dhe secili prej tyre të harxhojë vetëm dhjetë mijë dollarë.

Janë një miliardë dollarë në vit.

Me pak mundim, me shumë marketing, kjo shifër mund të trefishohej për disa vjet.

Universitet mund t’i sillnin vendit më shumë se turizmi që duke u sforcuar sjell afro 4 miliardë euro në vit.

Me kaq të ardhura pikëpyetjet për cilësinë e universiteteve tona do shuheshin rrugës, sepse qindra profesorë gjermanë, italianë anglezë, amerikanë do punonin në Shqipëri me shumë qejf.

Dhjetë vjet më parë kjo përpjekje do ishte e pamundur.

Shqipëria e parë me lupën e google, ishte një vend ku digjeshin goma pas zgjedhjeve dhe ku turistët rriheshin nëpër plazhe.

Sot është ndryshe.

Sherret tona politike nuk vrasin më njerëz në bulevard, por përfundojnë në gjykatë si në cdo vend normal.

Turistët nuk grabiten në rrugë dhe aftësia e vendit për të bashkëjetuar me të huajt është rritur disa herë.

Ne mikpresim me mirë se serbët, gatuajmë më mirë se kroatët, dhe qeshim më shumë se sllovenët.

Nga 100 kritere që e klasifikojnë një vend si normal, plotësojmë më shumë se 90.

Dhe nga dhjetë kritere që e klasifikojnë një vend si mikpritës plotësojmë të paktën nëntë plus.

Prandaj familja e një fëmije në Pakistan, në Indonezi apo në Indi do paguante kursimet e jetës për ta sjellë fëmijën në një parajsë të varfër evropiane, ku nëse nuk të mësojnë si në Londër të respektojnë më mirë se aty.

Dhe kjo nuk është pak.

Ne nuk e kuptojmë dot se popujt që dikur kanë qenë koloni paguajnë për t’ua respektuar ngjyrën.

Taksa e ngjyrës sot në Londër është shumë e lartë, në Amerikë po rritet shumë, kurse në Shqipëri është akoma zero.

Përveç diellit dhe detit, targa jonë evropiane, e parë nga largësia e Azisë dhe Afrikës është malli më i vyer që kemi.

Një kinez, një vietnamez apo një bangladeshas nuk na dallon dot nga italianët, nga belgët dhe nga grekët siç nuk dallojmë ne dot një fëmijë nga Laosi nga një fëmijë nga Kamboxhia.

Për ta ne jemi e njëjta gjë.

Nëse biznesmenët e Shqipërisë bashkë me shtetin do hapnin agjensi në Azi dhe në Afrikë për të rekrutuar studentë, tregu jonë i vogël do kthehej me shpejtësi në një treg ndërkombëtar.

Por nëse nuk e bëjmë ne do ta bëjnë serbët, do ta bëjnë sllovenët dhe kroatët

Por e njëjta gjë vlen edhe për ndërtuesit e Shqipërisë të cilët unë nuk i kuptoj fare.

Ata kanë një fiksim të egër.

Ata duan të na i shesin shtëpitë që ndërtojnë vetëm neve, shqiptarëve të Shqipërisë.

Shqipëria ndërton me inat dhe me vrull më shumë se çdo vend tjetër në Evropë për frymë, por askush nuk e di kush do i blejë pallatet dhe vilat e saj të panumërta.

Shqiptarët që mund të blenin u ngopën dhe tani po mendohen të shesin.

Gjithmonë kam besuar se biznesmenët e Shqipërisë do tërhiqnin blerës suedezë, polakë, hollandezë, finlandezë, gjermanë, danezë, ukrainas dhe rusë për të blerë prona në det, por kjo nuk po ndodh.

Askush nuk u thotë këtyre popujve pa det dhe pa diell, se ka një vend në Mesdhe që shet apartamente më lirë se në Itali, në Greqi dhe Portugali e ndoshta edhe më lirë se në Mal të Zi.

Imagjinoni një norvegjez që jeton në mes të mjegullës, i ulur në divanin e vet, duke parë një reklamë që tregon se mund të blesh një shtëpi në Vlorë apo Sarandë për çerekun e çmimit që do e blente në Santorini apo në Majorka.

Ndërtuesit shqiptarë nuk harxhojnë asnjë lek marketing për t’i ngacmuar fantazinë norvegjezit që shikon shiun në dritare.

Shteti duhet t’i detyrojë kompanitë tona të reklamojnë në tregje ndërkombëtare.

Kjo është taksa e tyre e suksesit: të blejnë kohë televizve në televizonet evropiane për të reklamuar Shqipërinë.

Shpenzimet për marketing ndërkombëtar duhet të jenë një detyrim që shteti duhet t’ua kërkojë me çdo kusht kompanive shqiptare të ndërtimit, univesiteteve jo publike dhe klinikave estetike e spitaleve private.

Këto tre shërbime low cost mund ta bëjnë tregun tonë ndërkomëbtar.

Ne mund t’i japim diploma fëmijëve aziatikë, mund t’i rregullojmë dhëmbët pensionistëve evropianë dhe mund t’u shesim shtëpi të mrekullueshme në det shtresës së mesme evropiane.

Pasthirrmat pa gjini, që mendojnë se një herë jemi, një herë nuk jemi qendra e botës, duhet ta kuptojnë se ky nuk është turp, as ulje, as nënshtrim.

Është biznes.

Serbia harxhon më shumë se 55 milionë dollarë marketing në vit vetëm nga taksat.

Kroacia dyfish, më shumë se 100 milionë.

Me një buxhet të harmonizuar mes shtetit dhe kompanive private ne mund t’i kapnim këto shifra marketingu të domosdoshëm.

Ne prodhojmë jo keq, por shesim shumë keq.

Serbia që do futet shumë shpejt në garën e universiteteve low cost, nuk na konkuron dot në tregun imobiliar sepse një shtëpi në Serbi nuk ka asnjë vlerë në krahasim me një apartament në Shëngjin.

E njëjta llogjikë vlen për futbollin tonë të shkatërruar.

Sikur të kisha mundësi do bleja një klub futbolli në provincë, do ta ristrukturoja dhe do i lutesha shtetit të më ndihmonte t’ia shisja një arabi.

Rishitja e aseteve të ngordhura është super biznes.

Arabët janë sot njerëzit më të uritur në planet, për të investuar në sport.

Ata blejnë shkëlqimin e futbollit evropian.

Sauditët dhe Katari por më vonë edhe të tjerët, po blejnë me rradhë të gjitha klubet më të mëdha të Evropës.

Natyrisht ne nuk mund t’ia shesim klubin e Peqinit një fondi saudit për 100 milion euro, as ekipin e Laçit një kuvajtjani për 70 milion euro.

Për fat të keq këto klube nuk vlejnë as sa bonusi i një goli të Cristiano Ronaldos në Arabi.

Ato nuk kanë asnjë vlerë.

Ajo që ka vlerë është përkatësia jonë evropiane.

Ne nuk shesim makinën, shesim targën.

Të blesh Vllazninë nuk ka ndoshta asnjë përfitim financiar sot, por me pak investime ky klub mund të luajë me Milanin në Champions League, me Liverpoolin apo me Parisin.

Kjo do ishte një blerje prestigji për fondet e lira arabe dhe do t’i ngopte sa duhet deliret e tyre.

Arabët mund të blejnë Ronaldon për një paketë totale 1 miliard euro, por nuk e çojnë dot këtë idhull me 500 milion ndjekës në instagram, të luajë cdo javë me Juventusin, me Chelsea apo me Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Por ekipet shqiptare e kanë këtë mundësi.

Bashkitë e qyteteve tona duhet të gjejnë blerës për ekipet e tyre të rrënuara në Arabi në Kinë dhe kudo ku ka fonde të lira.

Kryetarët e Bashkive duhet të jenë biznesmenë, në vend që të jenë hidraulikë dhe zjarrfikës.

Çdo gjë që është në Mesdhe shitet. Ky është tregu më i shtrenjtë i botës.

Ata duhet t’i shesin klubet e tyre të futbollit qoftë edhe për 1 euro me kusht që të investohen.

Atëherë Peqini mund të luajë me Realin në grupe, Elbasani me Interin dhe Dinamo me Arsenalin.

Imagjinoni çfarë do ndodhte në këto qytete sikur futbolli dhe universitetet të gjallëroheshin me investime të huaja.

Çfarë qyteti do ishte Shkodra me pesë mijë studentë të huaj.

Tregu i qirave do shpërthente, restorantet e vogla do lulëzonin,pedagogët do paguheshin më shumë, bicikletat e dashura do dyfishoheshin, ndërsa stadiumi ku ekipi i Vllaznisë i blerë nga një arab mendjemadh do luante çdo javë me Romën, me Fenerbahcen, me Dortmundin dhe Marsejën apo me Manchester United do digjej në flakë.

Gjithë qyteti do merrte zjarr sa herë arabi të këpuste tespijet e çmendura pas një goli.

Sepse janë evropiane ekipet tona tona mund të luajnë me kë të duan, të gëzojnë çdo pronar arab që investon duke blerë lojtarë dhe ta çojnë në Manchester të haje darkë si i barabartë me Pep Guardiolën e përkëdhelur apo në Stamboll me Jose Mourinon grindavec.

Ky është çmimi i prestigjit evropian që në Shqipëri është ende low cost.

E kush nuk do ta paguante një çmim kaq të lirë?

Çështja është se askush nuk e di, sepse askujt nuk i thuhet.

Arabët nuk e dinë që klubet tona shiten për një copë bukë, siç nuk e dinë indianët që mund të studjojnë në universitetet tona me një mijë dollarë në muaj.

Ne bëjmë muhabet, por nuk bëjmë marketing.

Shqipëria vazhdon të jetë një thesar i mbuluar me kujdes nga biznesmenët e saj mendjengushtë.

Ata duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për të zgjeruar tregun tonë të vogël.

Ka ardhur koha për të shitur lirë gjërat e shtrenjta që nuk duhen./kb

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

By: el da
5 August 2025 at 07:02

Dashi

Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës.

Demi

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

Binjakët

Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

Gaforrja

Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani

Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

Virgjëresha

Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mesjava do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja

Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë, shkruan noa.al. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

Bricjapi

Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori

Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz./kb

 

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

By: el da
4 August 2025 at 22:53

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka reaguar me sfidë ndaj drejtësisë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Banja Lluka, Dodik deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga posti dhe se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë do të vazhdoj të jem president i Republikës Serbe. Ky është vullneti i popullit dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë me vendime të orkestruara politikisht”, u shpreh Dodik, duke e quajtur procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht.

Ai theksoi se vendimi nuk është ende përfundimtar dhe se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për ta apeluar.

“Asnjë vendim nuk ka fuqi ligjore derisa të bëhet i formës së prerë”, shtoi ai.

Sipas aktgjykimit, nëse dënimi konfirmohet nga gjykata e apelit, Dodik do të ndalohet të mbajë funksione publike për gjashtë vjet, përfshirë edhe detyrën aktuale si president i Republikës Serbe. Kjo parashikohet në nenin 203a, paragrafi 5 i Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Reagimet nga opozita dhe analistët politikë janë të ndara: disa e shohin deklaratën e Dodikut si një sfidë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa të tjerë e interpretojnë si përpjekje për të forcuar mbështetjen politike në një moment të vështirë.

Nëse vendimi i apelit mbetet në fuqi, vendi mund të përballet me një krizë të re institucionale, me pasoja të mundshme për stabilitetin politik të Bosnjë dhe Hercegovinës. m.p.

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

By: el da
4 August 2025 at 22:44

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Lleshaj, ish efektiv i policisë së shteti u gjet i vrarë në rrugë në fshatin Paçram të Shkodrës. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë më 25 vite burg pasi para 20 vitesh ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.

Pasi ka vuajtur dënimin me 18 vite burgi, Frrok Lleshaj para dy vitesh, më 16 mars 2023 ishte liruar nga burgu.

“Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykatës Shkodër dënuar 25 vite burgim për Vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër.”

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e vrasjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Pista kryesore e hetimit është gjakmarrja. m.p.

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

By: el da
4 August 2025 at 22:28

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.

Prej disa muajsh u përfol se ishin në një lidhje intime si dhe shpesh ‘’u kapën’’ nën shoqërinë e njëri-tjetrit brenda Shqipërisë si dhe në pushime jashtë vendit.

Pasi ngritën dyshime për marrëdhënien e tyre, teksa performuan së bashku në “Sunny Hill Festival”, Xhensila dhe Ledri kanë janë kapur duke kërcyer dhe festuar në një party.

Të dy shihen shumë pranë njëri-tjetrit duke shkëmbyer biseda dhe shikime. Duket se çifti tashmë janë të pandarë edhe jashtë skenës. m.p.

❌
❌