Kylie Minogue rikthehet në Buenos Aires pas 17 vitesh me një performancë magjepsëse dhe stil skenik në rozë
Kylie Minogue u rikthye në skenën e Buenos Aires pas një mungese prej 17 vitesh, duke performuar para 14,000 spektatorëve në Movistar Arena.
Artistja 57-vjeçare australiane mahniti publikun me një kostum lëkure rozë të ndezur me korse, mëngë të tejdukshme me xixa dhe detaje argjendi, të kombinuara me taka të larta dhe grim dramatik.
Performanca ishte pjesë e “Tension Tour”, e ndarë në pesë akte, ku Kylie interpretoi hite si “In Your Eyes”, “Get Outta My Way” dhe “Spinning Around”, si dhe këngën e saj të fundit “Lights Camera Action”, shkruan DailyMail.
Pritja entuziaste e fansave e emocionoi këngëtaren, e cila në rrjetet sociale e përshkroi shfaqjen si një ëndërr të realizuar.
Ky rikthim vjen pas një pauze të shkurtër të turit në qershor, kur këngëtarja u detyrua të anulonte disa data për shkak të laringjitit. Tashmë e rikuperuar, ajo po vazhdon turneun me energji të re.
Pas suksesit ndërkombëtar të “Padam Padam” dhe albumit “Tension”, që i sollën një çmim Grammy dhe një rezidencë në Las Vegas, Kylie ka shpallur synimin për të depërtuar më fuqishëm në tregun amerikan, duke e quajtur këtë një kapitull të ri në karrierën e saj. /Telegrafi/
The post Kylie Minogue rikthehet në Buenos Aires pas 17 vitesh me një performancë magjepsëse dhe stil skenik në rozë appeared first on Telegrafi.