Sophie Turner i përgjigjet kritikëve për kujdestarinë: Fëmijët ishin me babanë
Sophie Turner iu përgjigj me vendosmëri kritikave në Instagram, pas një komenti që pretendonte se ajo “kishte harruar” dy vajzat e saj.
Aktorja 29-vjeçare sqaroi se fëmijët, Willa dhe Delphine, ishin në kujdesin e ish-bashkëshortit Joe Jonas, duke theksuar rëndësinë e kujdestarisë së përbashkët.
Reagimi i saj erdhi pas një postimi nga një koncert ku ajo shfaqej duke shijuar një natë jashtë, gjë që nxiti reagime negative nga disa përdorues, shkruan DailyMail.
Fansat mbështetën Sophie-n, duke vënë në dukje se për mamat lejohet të kenë momente argëtimi dhe se pabarazia në vlerësimin e rolit të prindit shpesh i prek më shumë gratë.
Sophie dhe Joe përfunduan divorcinin e tyre në shtator 2024, pas një periudhe të gjatë beteje ligjore për kujdestarinë, por ata ruajnë një marrëdhënie bashkëprindërimi të mirë për vajzat e tyre.
Joe e ka cilësuar Sophie-n një “nënë të jashtëzakonshme” dhe thekson rëndësinë e modeleve pozitive për vajzat.
Në intervista të mëparshme, Sophie ka folur hapur për vështirësitë e saj emocionale dhe ndikimin që ka pasur divorci publik në jetën e saj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe shoqeve të ngushta. /Telegrafi/
The post Sophie Turner i përgjigjet kritikëve për kujdestarinë: Fëmijët ishin me babanë appeared first on Telegrafi.