Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

By: el da
7 August 2025 at 17:45

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet.

Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë

Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps. Kjo risi, jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke ndihmuar në optimizimin e operacioneve të transportit publik.

Giz Albania po punon me partnerët shqiptarë për të sjellë informacion në kohë reale për pasagjerët dhe për më shumë përmirësime të transportit publik në të gjithë vendin./kb

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

By: el da
7 August 2025 at 17:30

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si një formë të “urrejtjes së institucionalizuar” dhe “vrasjeje të organizuar”. Në një raport të titulluar “Kjo nuk është ndihmë. Kjo është vrasje e organizuar”, MSF kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtij procesi.

Sipas raportit, dy qendra të shpërndarjes së ndihmave në Rafah, në jug të Gazës, janë kthyer në skena kaosi, me përplasje të dhunshme, turma të frikshme dhe përdorim vdekjeprurës të forcës nga trupat izraelite dhe kontraktorët privatë amerikanë.

“Në asnjë konflikt tjetër ku operojmë nuk është parë një nivel i tillë dhune ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë”, thuhet në deklaratë.

Klinikat e MSF janë shndërruar në qendra për të plagosur në masë. Gjatë qershorit dhe korrikut, në vetëm dy klinika janë pranuar 1 mijë e 380 të plagosur dhe 28 trupa të pajetë.

Shumë prej tyre kanë plagë me armë zjarri, ndërsa organizata thotë se vendndodhja e plagëve, kryesisht në gjymtyrët e poshtme, tregon për qëllimshmëri në shënjestërzim.

MSF raporton gjithashtu raste të shumta dhune fizike, përdorim të gazit lotsjellës dhe spërkatje me piper ndaj njerëzve që kërkojnë ndihmë.

“Njerëzit po qëllohen si kafshë”, deklaroi një nga koordinatorët e organizatës.

“Ata nuk janë të armatosur, nuk janë ushtarë. Janë civilë që mbajnë qese plastike, duke shpresuar të marrin pak miell ose makarona”./kb

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

By: el da
7 August 2025 at 17:15

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa rastet u janë drejtuar spitalit për ndihmë.

Mjekët e QSUT-së thonë se më prezente janë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike të lëkurës, më shpesh për shkak të pishinave.

Gjatë verës janë shtuar infeksionet bakteriale dhe virale të lëkurës, sepse në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën,” thotë dermatologia Etleva Jorgaqi.

Më probleme kanë pasur të sëmurët kronikë dhe ata me nishane në trup.

Sëmundje të tjera të lëkurës përkeqësohen tek pacientët me sëmundje kronike. Mbivendosen infeksionet bakteriale ose të sëmurët me nishane apo karcinoma në lëkurë nga rrezatimet e gjata mund të përkeqësohen ose transformohen,” shton Dr. Jorgaqi.

Mjekët konstatojnë rritje të informacionit dhe ndërgjegjësimit në popullatë në lidhje me mbrojtjen e lëkurës në verë, por gjithsesi infeksionet për shkak të ambienteve dhe ujërave të ndotur janë të pashmangshme./kb

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

By: el da
7 August 2025 at 17:00

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve klimatike.

Në raportin më të ri thuhet, megjithatë, se muaji i kaluar ndali serinë 2-vjeçare të muajve që thyejnë rekordet e pararendësve për nxehtësinë.

Korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius më i nxehtë se korrikët e periudhës para-industrializimit, mes viteve 1850–1900. Korriku i 2024 konsiderohet si më i nxehti i korrikëve, ndërsa ai i 2023-shit ishte i dyti më i nxehtë në historikun për të njëjtën periudhë. Në të dy këto vite u kapërcye mesatarja prej 1.5 gradësh, e përcaktuar nga shkencëtarët e klimës si kufi që, nëse thyhet rregullisht, e fut globin në një rrugë pa kthim të ndryshimeve klimatike deri në shndërrimin në të pabanueshëm.

Ndonëse korriku 2025 ndali thyerjen e rekordeve, shkencëtarët thonë se kjo nuk e ul rrezikun e pasojave të dëmshme të ngrohjes globale.
Pasojat kanë qenë të dukshme këtë vit me fenomenet e shpeshta ekstreme të motit, si përmbytjet masive apo zjarret. Zgjidhjen, ata e shohin tek reduktimi i përdorimit të karburanteve fosile, që ndikojnë në rritjen e temperaturave./kb

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

By: el da
7 August 2025 at 16:45

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i cili po qarkullon në disa pjesë të Azisë, Afrikës, Europës, Amerikës Latine dhe rajonit të Oqeanit Indian.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), që nga fillimi i vitit 2025 janë raportuar rreth 240 mijë raste infektimi me virusin chikungunya dhe 90 viktima në 16 shtete. Në Kinë, shpërthimi ka prekur afërsisht 7 mijë persona që nga fundi i qershorit, shumica e të cilëve në qytetin Foshan në provincën Guangdong, në veri të Hong Kongut. Ky është shpërthimi më i madh në Kinë që prej identifikimit të parë të virusit në këtë vend në vitin 2008.

Çfarë është virusi chikungunya?

Chikungunya është një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara të llojit Aedes aegypti, të cilat shpërndajnë gjithashtu dengue, ethët e verdha dhe virusin Zika. Emri “chikungunya” vjen nga gjuha Kimakonde (Tanzani dhe Mozambik) dhe do të thotë “të përkulur nga dhimbja”.

Në shumicën e rasteve, pacientët përmirësohen brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me muaj apo edhe vite. Nuk ka kurë për këtë virus, por vdekjet janë të rralla. Më të rrezikuar janë të sapolindurit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës apo diabeti.

Sa serioze është përhapja aktuale?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rritja e rasteve nisi në fillim të vitit 2025, veçanërisht në Ishujt e Oqeanit Indian si La Reunion, Mayotte dhe Mauritius. Vetëm në La Reunion janë raportuar mbi 47 mijë e 500 raste dhe 12 vdekje deri në maj, ndërsa ECDC e çon numrin në mbi 54 mijë raste deri më 18 korrik. Ky është shpërthimi më i rëndë në ishull që nga epidemia e viteve 2005–2006.

Virusi është përhapur gjithashtu në Madagaskar, Somali, Kenia dhe pjesë të Azisë Juglindore, përfshirë Indinë, ku Mumbai ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve që nga korriku. Në Europë, OBSH-ja ka shprehur shqetësim për rastet e importuara, kryesisht në Francë.

Në Amerikë, vendet më të prekura janë Brazili (185 mijë e 553 raste), Bolivia (4 mijë e 721), Argjentina (2 mijë e 836) dhe Peruja (55). Ndërkohë në Kinë, përveç Foshanit, raste janë raportuar në të paktën 12 qytete të tjera në jug të provincës Guangdong.

Në Hong Kong, më 2 gusht u konfirmua rasti i parë pas gjashtë vitesh: një djalë 12-vjeçar që kishte udhëtuar në Foshan dhe paraqiti ethe, skuqje dhe dhimbje kyçesh./kb

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

By: el da
7 August 2025 at 16:30

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte afati për arritje të marrëveshjeve tregtare me shtetet e ndryshme në mënyrë që të shmangej rritja e taksave ndaj importeve, presidenti amerikan postoni në platformën sociale truth social, se miliarda dollarë po hynin tani në SHBA për shkak të tarifave.

Më herët njoftoi goditi tarifë prej 50 përqind ndaj Indisë, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse vendi nuk heq dorë nga blerja e naftës ruse. Presidenti amerikan kërcënoi taksë 100 përqind ndaj cipave kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa përpiqet të nxisë kompanitë teknologjike të investojnë në SHBA.

Lëvizja vjen teksa Apple njoftoi investime të reja prej 100 miliardë dollarësh në SHBA nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të zhvendosur prodhimin në Amerikë. Javën e kaluar administrata amerikane njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit ndaj dhjetëra partnerëve dhe zgjati afatin për vendet në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të përshtatshme me SHBA brenda 7 gushtit.

Udhëheqësit e këtyre shteteve u vunë në garë më kohën për të arritur ujdi me Uashingtonin për të ulur, apo për të hequr atë që Trump e quan tarifë reciproke. Disa ekonomi të mëdha, përfshirë Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Korenë e jugut kanë arritur tashmë marrëveshje për tarifa më të ulëta, e po ashtu BE është dakordësuar për një kornizë marrëveshje me Uashingtonin, sipas të cilës Brukseli ka pranuan 15 përqind tarifa ndaj produkteve të importuara nga blloku.

Edhe Zvicra ka thënë se do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të enjten, pasi zyrtarët e vendit nuk arritën dot të bindnin Trumpin për një ujdi. Në vlerën e 39 përqind, taksa ndaj Zvicrës është një prej më të lartave të vendosura nga SHBA dhe kërcënon të godasë rëndë ekonominë e vendit./kb

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

By: el da
7 August 2025 at 16:15

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Është bërë një punë goxha sensibilizuese gjatë kësaj periudhe për nxitjen e sa më shumë fermerëve për t’u bërë pjesë e kësaj skeme, e cila është interesante dhe me përfitime për ta.

Megjithatë duket se për një pjesë ende mbetet sfidë pajisja me aktin e marrjes së tokës në pronësi, gjë e cila do t’u mundësonte përfitime edhe më të mëdha.

Na pengojnë letrat e tokës, që hala nuk kanë marrë zgjidhje. Por ky është një problem mbarëkombëtar dhe shumë në disfavor të fermerëve.

Aplikimin e kam bërë për 70 dynymë, se më mungon dokumentacioni. Nuk kemi certifikatat pronësie. Edhe atyre që u kemi tokat me qira, disa u mungojnë.

Problemi kryesor qëndron te certifikimi i pronës, pra marrja e akteve dhe titujve të pronësisë.

Në të gjithë vendin, specialistët e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po zhvillojnë takime informuese me fermerët, me qëllim njohjen e tyre me rregullat dhe mënyrën e përfitimit të granteve mbështetëse.

Në qarkun Shkodër, skema më e kërkuar vijon të mbetet ajo e naftës pa akcizë, nga e cila kanë përfituar mbi tre mijë fermerë vitin e shkuar./kb

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

By: el da
7 August 2025 at 16:06

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme.

Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për të vënë nën kontroll zjarrin më të madh të Francës në gati tetë dekada, i cili ka djegur mbi 16,000 hektarë, ka shkaktuar një vdekje dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi. Pamjet e dronit treguan copa të mëdha bimësie të djegur.

Një person ka vdekur, tre janë të zhdukur dhe dy persona, përfshirë një zjarrfikës, janë në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale.

“Deri më tani, zjarri nuk është vënë nën kontroll,” tha Christophe Magny, një nga zyrtarët që drejtojnë operacionin e shuarjes së zjarreve. Ai shtoi se shpresonte që flakët të mund të kontrolloheshin më vonë gjatë ditës.

 

 

 

 

 

Flaka, rreth 100 km nga kufiri me Spanjën, jo shumë larg Detit Mesdhe, filloi të martën dhe është përhapur me shpejtësi.

Ai tashmë ka përfshirë një zonë një herë e gjysmë më të madhe se Parisi. Zyrtarët kanë thënë se ky është zjarri më i madh në Francë që nga viti 1949.

 

 

Zjarri tani po përparon më ngadalë, tha Ministrja e Mjedisit Agnes Pannier-Runacher për radion France Info.

 

Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata të rajonit të Mesdheut e vënë atë në rrezik të lartë nga zjarret.

 

 

Zyra e motit e Francës ka paralajmëruar për një valë të re të nxehti që do të fillojë në pjesë të tjera të Francës jugore të premten dhe që do të zgjasë disa ditë.

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

By: el da
7 August 2025 at 15:58

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në prag të shembjes apo konsolidimit?

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe pushimet verore, por presioni është ende aty.

Aksionet policore u intensifikuan gjatë verës, represioni u rrit. Por nëse do të gjykonim nga ngjarjet e fundit, policia është zëvendësuar nga forca të ndryshme private sigurie, dhe duket se policia bashkiake është përfshirë në arrestime.

Një shfaqje apo ndjekje penale e zgjuar?

Fillimi i gushtit solli një bombë politike pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për korrupsion dhe përvetësim të 115 milionë dollarëve në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Novi Sad-Kelebija.

Publiku mbeti mjaft i hutuar, dhe ky veprim shihet ose si një shfaqje e drejtuar nga Aleksandar Vuçiçit, ose si një hap i vërtetë nga prokuroria në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

“Të dyja teoritë tregojnë se sa shumë shteti serb nuk bazohet në institucione të formalizuara”, tha për DW Dejan Bursaq, një bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale.

“Nëse i analizoni të dyja këto zgjidhje, shihni se ato tingëllojnë të çmendura. Në atë kontekst, të dy skenarët janë të rrezikshëm për SNS-në dhe Aleksandar Vuçiçin, sepse të dyja tregojnë se ai nuk ka vërtet kontroll mbi shtetin. Dhe kjo është diçka mbi të cilën bazohet imazhi i tij”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Panik – kush është i radhës?

Shkencëtari politik Dushko Radosavljeviq vlerëson se është më i prirur ndaj interpretimit sipas të cilit prokuroria më në fund po vepron në mënyrë të pavarur, gjë që “tregohet edhe nga reagimet histerike ndaj arrestimit dhe ndalimit të të dyshuarve”.

“Ka filluar paniku, veçanërisht pasi ky është niveli i parë i arrestimeve. Tani një shumë më serioze parash po përmendet tashmë në këtë rast. Deri më tani këto kanë qenë shuma relativisht modeste parash. Nëse shkojmë më tej në analizë, pyetja është se sa njerëz të tjerë do të arrestohen? Regjimi nuk e di se kush mund të jetë. Le të themi se është gjithashtu e mundur që BE-ja të ketë dhënë inkurajim për të filluar një luftë kundër korrupsionit”, tërheq vëmendjen Radosavljeviq.

Kriza brenda koalicionit qeverisës është përkeqësuar gjithashtu ditët e fundit. Disa tensione midis SNS dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por tani kjo është shtuar nga retorika e ashpër drejtuar partive boshnjake në Sanxhak, pas thyerjes së dhunshme të bllokadës së Universitetit Shtetëror të Novi Pazarit (DUNP).

Autoritetet kanë sulmuar ashpër udhëheqësit e partive lokale për mosbesnikëri, gjë që e ka shtyrë Partinë e Veprimit Demokratik të Sanxhakut (SDA) të ngrejë padi penale kundër kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiq, “për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kjo nuk është për t’u habitur pas nëntë muajsh krize, thekson Dejan Bursaq. “Nëse do të kishim një sistem funksional partiak, kjo do të ishte gjendja natyrore, konfliktet dhe fraksionet e brendshme do të lindnin shumë shpejt”, thotë ai.

“Nëse keni një qeveri që nuk e kontrollon më vendin, pritet që të ketë pakënaqësi. Por këtu, partitë funksionojnë si disa qendra informale të pushtetit. Dhe kjo është arsyeja pse procesi është më i ngadaltë”, beson Bursaq.

SNS dërgoi “banditë” në Novi Pazar, një zonë e ndjeshme, për të zbrazur universitetin, vlerëson Dushko Radosavljeviq.

“Tani është krijuar një atmosferë shpërthyese atje. Dhe në atë atmosferë, një politikan me përvojë si Rasim Ljajiq, ose dikush tjetër, e kupton se këmisha është më afër se palltoja e tij”.

Hulumtimi si menaxhim krizash

Të gjitha këto ngjarje mbulohen disi nga sondazhet e opinionit publik. Dy të fundit – ai nga Sprint Insight dhe New Serbian Political Thoughts – treguan se një listë e mundshme studentësh do të kishte një avantazh të sigurt ndaj listës së regjimit. Kjo më pas u “mbulua” nga një sondazh i Ipsos që studetët nuk i sheh si një opsion real. Dejan Bursaq beson se sondazhet e mëvonshme ishin “menaxhimi i krizës i sondazhit të Sprint Insight që u dha një avantazh studentëve”.

“Është shumë e çuditshme që disa agjenci nuk u përgjigjën për nëntë muaj, dhe më pas shumë prej tyre i paraqitën sondazhet e tyre brenda dy javësh. Mendoj se problemi për SNS-në sigurisht ekziston, sepse keni një situatë praktikisht emergjente në vend, dhe pritet që mbështetja e tyre të bjerë”, thotë Bursaq.

Agoni apo konsolidim i regjimit

Protestat në Serbi nuk ndalen, por për shkak të rritjes së shtypjes dhe paligjshmërisë së vazhdueshme, qytetarët rebelë shpesh thonë se regjimi është konsoliduar dhe se një lloj iniciative është në anën e tij. Megjithatë, ka edhe shumë që mendojnë se Vuçiç ka mbaruar dhe se kjo është vetëm agonia e një regjimi të dështuar.

Dushko Radosavljeviq nuk e sheh konsolidimin e regjimit dhe rendit problemet me të cilat po përballen autoritetet: “Është e vështirë të mbushësh buxhetin, askush nuk dëshiron të nënshkruajë leje për punime në infrastrukturë, ai hyri në një konflikt serioz me boshnjakët, nuk ia doli shumë mirë në Uzhice.”

“Është e vështirë të thuhet se çfarë është konsolidimi. Një bisedë me Macronin? Apo është konsolidim që shndërron shtatë kompani publike në shtatë kompani me përgjegjësi të kufizuar për të shlyer disa borxhe? Ndoshta ai e sheh si konsolidim faktin që e ka rrethuar veten me një numër të madh policie që e mbrojnë nga takimet e drejtpërdrejta me qytetarët rebelë”, përfundoi Radosavljeviq për DW.

Nga ana tjetër, Dejan Bursaq thotë se pretendimet se regjimi po bie apo se po konsolidohet nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Më duket se Vuçiç po i afrohet mënyrës zgjedhore të SNS-së. Mendoj se ai e ka kuptuar se kjo do të duhet të përfundojë vetëm me zgjedhje. Por atje na pret një proces jodemokratik, në të cilin të gjitha manipulimet zgjedhore do të çlirohen në maksimum”, përfundon bashkëbiseduesi ynë. m.p.

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

By: el da
7 August 2025 at 15:55

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një specie të veçantë: media zhvatëse. Këto portale, të cilat me naivitet i sheh sikur janë vendosur për të ndihmuar dhe për të informuar publikun, kanë zgjedhur një karrierë shumë më të lehtë: gjobat. Po, po, gjobat! Sepse, përse të merresh me gazetari të ndershme, kur mund të jesh parazit që ushqehesh vetëm me gjoba ndaj bizneseve të ndershme?

Si për të na treguar se nuk kanë turp fare, këto media që nuk paguajnë as gazetarët e tyre (se për çfarë do të paguash kur ke një burim të sigurt të ardhurash nga gjobat), kanë arritur kulmin e poshtërimit. Rasti i fundit, apo më mirë të themi më i turpshmi në historinë e tyre, ishte një mjeshtëri e shpikjes. Një portal i madh, i cili duket se ka mësuar çdo teknikë të zhvatjes, sipas të gjitha gjasave, duket se krijoi një histori nga hiçi: një njeri anonim, pa emër e pa fytyrë, mbante një shishe uji me kripë brenda. Mrekulli!

Po pse na duhej kjo histori? Thjesht për të kuptuar si goditet biznesi i ndershëm shqiptar. Po ku ka parë njeri që një shishe uji e hapur të përdoret si provë? Epo, vetëm në Shqipëri, ku media jo vetëm që shpik, por edhe shet shpikje me çmimin e gjobës.

Për këtë ngjarje të turpshme reagoi edhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, i cili i ka cilësuar këto denoncime si sulme të qëllimshme dhe inskenime, vetëm për të dëmtuar imazhin e kompanisë në fjalë. Të njëjtat histori janë shpikur me qëllime dashakeqëse për prodhuesit e bylmetit.

Në Europë, ku gazetaria ka standarde dhe respekt, nuk ekzistojnë praktikë të tilla. Por ne kemi ngritur një art të veçantë: zhvatjen mediatike. Shpikje e re shqiptare, ku medias i duhet vetëm një burim të ardhurash: gjoba ndaj biznesit të ndershëm.

Në fund, nëse nuk të pëlqen produkti vendor, thjesht mos e bli, mos e përdor, por mos shpif dhe mos tento ta vrasësh me gjoba! Media nuk është makinë gjobash, por shtëpi e së vërtetës. Kush janë viktimat e mediave zhvatëse që shpikin lajme? Dy kategori: blerësit dhe mijëra-mijëra punonjës nga pas, që jetojnë me punë të ndershme. m.p.

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

By: el da
7 August 2025 at 15:46

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte afati për arritje të marrëveshjeve tregtare me shtetet e ndryshme në mënyrë që të shmangej rritja e taksave ndaj importeve, presidenti amerikan postoni në platformën sociale truth social, se miliarda dollarë po hynin tani në SHBA për shkak të tarifave.

Më herët njoftoi goditi tarifë prej 50 përqind ndaj Indisë, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse vendi nuk heq dorë nga blerja e naftës ruse. Presidenti amerikan kërcënoi taksë 100 përqind ndaj cipave kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa përpiqet të nxisë kompanitë teknologjike të investojnë në SHBA.

Lëvizja vjen teksa Apple njoftoi investime të reja prej 100 miliardë dollarësh në SHBA nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të zhvendosur prodhimin në Amerikë. Javën e kaluar administrata amerikane njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit ndaj dhjetëra partnerëve dhe zgjati afatin për vendet në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të përshtatshme me SHBA brenda 7 gushtit.

Udhëheqësit e këtyre shteteve u vunë në garë më kohën për të arritur ujdi me Uashingtonin për të ulur, apo për të hequr atë që Trump e quan tarifë reciproke. Disa ekonomi të mëdha, përfshirë Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Korenë e jugut kanë arritur tashmë marrëveshje për tarifa më të ulëta, e po ashtu BE është dakordësuar për një kornizë marrëveshje me Uashingtonin, sipas të cilës Brukseli ka pranuan 15 përqind tarifa ndaj produkteve të importuara nga blloku. m.p.

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

By: el da
7 August 2025 at 15:35

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, gazetari Ardit Hoxha ka bërë një analizë mbi situatën e opozitës dhe aksionin politik që do të nisë në sezonin e ri.

Hoxha nënvizon se në Partinë Demokratike po shqyrtohet mundësia e hartimit të një platforme të re, që synon përfshirjen e elementëve nga diaspora në radhët e PD-së. Ai shpjegon se Sali Berisha ka lënë të kuptohet se ky proces reformimi mund të nisë prej shtatorit dhe të përfundojë pranë pranverës së vitit të ardhshëm.

“Sipas burimeve të brendshme, shumica e zërave në PD janë në dakordësi se situata aktuale nuk mund të vazhdojë kështu. Nevojitet një proces i thellë pastrimi të brendshëm, reflektimi dhe rigjenerimi të figurave dhe brezave, me synimin që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 të ketë një ngritje të fortë dhe më pas një fitore në zgjedhjet e përgjithshme të 2029.” – tha Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se aktualisht në PD nuk ka asnjë figurë me potencial për të rivalizuar apo për të përsëritur një foltore si ajo që Berisha mbajti në shtator të vitit 2021.

Mungesa e një personazhi karizmatik dhe të fortë përballë Berishës, sipas tij, nuk nënkupton se lideri duhet të qëndrojë përgjithmonë në krye, por thekson se aktualisht ai është i pazëvendësueshëm dhe i paripërsëritshëm.

Hoxha nënvizon nevojën për një proces rinovimi, ristrukturimi dhe rigjenerimi total në Partinë Demokratike, duke filluar nga kryesia e deri te çdo degë dhe anëtar i thjeshtë.

“Një nga problemet kryesore aktuale është se në strukturat e degëve dhe seksioneve ka anëtarë që janë të regjistruar vetëm në letër, por që në fakt janë të punësuar në administratë ose kanë mbledhur vota për PS-në. Kjo tregon se shkërmoqja ka nisur që nga poshtë.” -tha midis të tjerash Hoxha. m.p.

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

By: el da
7 August 2025 at 15:29

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar një aksion simbolik në Hagë, në ditën që do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ata kanë shpalosur një flamur të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit. Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet të enjten në orën 17:00, po merr përkrahje të gjerë.

Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë opozita, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve dhe mekanizmat e tjerë shoqëror. m.p.

Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

By: el da
7 August 2025 at 15:15

Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe kreu i Shtëpisë së Bardhe do të takoheshin gjatë ditë në vazhdim.

Njoftimin për atë që do të ishte takimi i parë mes liderëve të të dyja vendeve që prej 2021 e dha këshilltari për politikën e jashtme të Putin, Yuri Ushakov sipas të cilit SHBA kishin bërë një propozim të pranueshëm.

“Duke folur për çështjet ukrainase me sugjerim të palës amerikane, është arritur një marrëveshje për të mbajtur një takim dypalësh gjatë ditëve në vazhdim mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump”, tha Yuri Ushakov.

Vendi I takimit është vendosur, por ende nuk është konfirmuar, megjithëse Putin i cili zhvillon një takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se vendi mund të jetë pritës i bisedimeve.

Sipas Kremlinit përgatitjet konkrete me kolegët amerikan kishin nisur tashmë. Njoftimi erdhi pasi i dërguari i Trump, Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me Putinin në Moskë të enjten të cilat sipas Trump rezultuan tejet produktive.

Siç thuhet, Witkoff kishte folur për mundësinë e një takimi tre palësh, mes Trump, Putin dhe Zelenskit me zëdhënësin rus që thotë se pala e tyre nuk kishte komentuar lidhur me këtë propozim.

“Ne propozojmë fillimisht, të fokusohemi në përgatitjen e një takimi dypalësh me Trump dhe besojmë se gjëja kryesore është që ky takim të jetë i suksesshëm dhe produktiv”. m.p.

Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

By: el da
7 August 2025 at 15:09

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente të qëndrueshme dhe larg realitetit të tregut. Këto kritika të njëanshme lënë në hije përpjekjet e jashtëzakonshme të prodhuesve shqiptarë, të cilët kanë investuar në pajisje moderne, teknologji të avancuar dhe standarde të larta sigurie ushqimore për të ofruar produkte cilësore.

Statistikat dhe inspektimet zyrtare tregojnë qartë se një pjesë e konsiderueshme e fabrikave dhe firmave vendase po punojnë me transparencë dhe profesionalizëm, duke përmbushur kriteret që kërkohen në këtë fushë.

Është e pafalshme që, në vend që të mbështesin dhe promovojnë ekonominë vendase, disa media zgjedhin të godasin prodhuesit vendas, duke kontribuar në krijimin e një klime mosbesimi të panevojshme. Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për forcim të identitetit ekonomik dhe promovim të vlerave të saj prodhuese, këto sulme nuk i shërbejnë as konsumatorit, as tregut dhe aq më pak interesave kombëtare. Mungesa e një qasjeje objektive nga ana e mediave është një dëm i drejtpërdrejtë për vendin dhe për ata që punojnë ndershmërisht për të sjellë produktet më të mira në tryezat shqiptare.

Qarku i Fierit është kampioni absolut i fshatit shqiptar dhe modeli që përfaqëson qartë standardin e punës në blegtori e më gjerë. Mjafton ky qark për të kuptuar se ky sektor i ekonomisë shqiptare po merr një hov të madh dhe është një nga vlerat e padiskutueshme të popullsisë që jeton në këtë rajon.

Në qarkun Fier, sektori blegtoral është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale. Aktualisht, rreth 70 mijë persona janë të punësuar në këtë sektor, duke kontribuar ndjeshëm në prodhimin vendas. Blegtoria në këtë zonë përfshin rritjen e gjedhëve, deleve, dhive dhe shpendëve, si dhe përpunimin e produkteve të tyre. Investimet në teknologji dhe infrastrukturë kanë ndihmuar në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë. Kjo ka bërë që Fieri të konsiderohet një model zhvillimi për blegtorinë shqiptare.

Shifrat janë pasqyra më e mirë për të kuptuar realitetin. Në vitin 2024, numri i krerëve të lopëve në rang kombëtar ishte 224 mijë. Nga këto, Fieri renditet i pari me 35 mijë krerë lopë, rreth 15,6% e vendit. Qarku Fier aktualisht ka 3 fabrika të nivelit të lartë, 29 njësi përpunimi dhe 36 mijë ferma blegtorale.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 Fieri prodhoi 154 894 tonë qumësht lope, që përbën rreth 20% të totalit kombëtar, duke e bërë qarkun udhëheqës për këtë kategori. Tri fabrikat moderne të përpunimit të qumështit në këtë qark raportohet se disponojnë rreth 2000 krerë lopë. Këto fabrika përdorin pajisje dhe procese të avancuara si sisteme automatike për pasterizim dhe sterilizim, linja të automatizuara të paketimit, kontroll cilësie me sensorë dhe laboratorë të integruar, pajisje për fermentim, homogjenizim, tharje etj.

Në një kohë kur prodhimi vendas përballet me sfida të shumta, është e rëndësishme që mediat të luajnë një rol ndihmues dhe jo shkatërrues. Blegtoria dhe përpunimi ushqimor janë sektorë jetikë për ekonominë kombëtare dhe mbështetja e tyre duhet të jetë një prioritet publik. Mediat kanë fuqinë të ndikojnë pozitivisht, duke promovuar historitë e suksesit dhe përpjekjet e ndershme të fermave dhe fabrikave shqiptare. Kritikë po, por e drejtë dhe e argumentuar. Është koha të ndërtojmë dhe jo të shkatërrojmë atë që prodhohet me mund, përkushtim dhe dashuri për vendin. m.p.

The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

By: el da
7 August 2025 at 13:38

Kanceri nuk është një sëmundje e vetme, por një klasë e tërë sëmundjesh dhe fitorja ndaj tij nuk po vjen si rezultat i një zbulimi madhor, por nga mijëra përparime të vogla në parandalim, kirurgji dhe mjekime. Megjithëse kanceri mbetet një ndër shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën, shkenca po përparon ndjeshëm në luftën kundër tij.
Lufta që nisi me shumë shpresë

Në vitin 1971, presidenti amerikan Richard Nixon shpalli “luftën kundër kancerit”, në një kohë kur besimi në shkencë ishte i lartë, vetëm dy vjet më parë, njerëzimi kishte zbritur në Hënë. Disa mjekë madje besuan se kanceri do të kurohej brenda pak vitesh. Por realiteti nuk e justifikoi këtë optimizëm. Sot, në vendet e pasura, gjysma e burrave dhe një e treta e grave preken nga kanceri gjatë jetës. Në SHBA, ai është shkaku i dytë i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës, me rreth 600,000 viktima në vit.

Megjithatë, një analizë e The Economistthekson se realiteti është më premtues se sa duket në pamje të parë.

Përparim i ngadaltë, por i qëndrueshëm
Kanceri është i lidhur fort me plakjen. Në vendet e zhvilluara, që nga fillimi i viteve 1990, shkalla e vdekjeve të rregulluara sipas moshës ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Në SHBA, kjo shkallë është aktualisht një e treta më e ulët se në vitet ’90, dhe trende të ngjashme shihen edhe në vende të tjera të pasura.

Ajo që pritej të ishte një luftë e shpejtë, rezultoi të jetë një përpjekje e gjatë, por gjithnjë e më e suksesshme. Një nga fitoret më të mëdha është leukemia tek fëmijët, që dikur ishte thuajse një dënim me vdekje, sot, shkalla e mbijetesës për 5 vjet ka kaluar 90%.

Tri burimet kryesore të sukseseve të ardhshme
Sipas The Economist, fitoret e ardhshme ndaj kancerit do të vijnë nga tre drejtime:

1. Zbatimi global i përvojave të vendeve të zhvilluara
Një ndër sukseset më të mëdha, por më pak të dukshme, është parandalimi. Në vendet e pasura, shkalla e duhanpirjes ka rënë ndjeshëm, duke parandaluar mbi 3 milionë vdekje nga kanceri që nga viti 1975. Si rezultat, nëse vendet me të ardhura të ulëta e të mesme zbatojnë politika të forta kundër duhanit, mund të shpëtojnë miliona jetë.

2. Barnat më të lira dhe zgjerimi i qasjes ndaj tyre
Kanceri i qafës së mitrës, pothuajse gjithmonë pasojë e infektimit me HPV, ka pësuar rënie dramatike në Britani që nga fillimi i vaksinimit të vajzave adoleshente në vitin 2008. Sot, për grupmoshën 20–29 vjeç, rastet janë ulur me 90%. Vaksina indiane më e lirë po mundëson fushata të gjera vaksinimi në vende me të ardhura më të ulëta.

3. Shfrytëzimi klinik i shkencës së re
Shkenca po përparon në dy drejtime kyçe: identifikimin e personave me rrezik më të lartë dhe ndërhyrjen sa më herët. Disa variante gjenetike, si mutacioni BRCA-1, janë tashmë të njohura për lidhjen me kancerin e gjirit apo prostatës. Por për më shumë se gjysmën e rasteve të kancerit, faktorët rrezikues janë ende të panjohur.

Qëllimi është të zbulohen pacientët në fazat më të hershme, kur trajtimi është më efikas. Ky përparim bazohet në analiza të ADN-së në qeliza të gjalla, biomarkues të rinj në gjak apo frymë, dhe kuptimin më të thellë të ndërveprimit mes gjeneve dhe mjedisit, përcjell dritare.net

Ilaçet që mund të ndryshojnë lojën

Sapo të identifikohen ata që kanë nevojë për trajtim, mjekët kanë një arsenal gjithnjë e më të madh mjetesh. Disa ilaçe të zakonshme po tregojnë veti parandaluese ndaj kancerit. Për shembull:

-Aspirina ul në gjysmë rrezikun për kancer të zorrës së trashë te personat me sindromën Lynch.

-Metformina, ilaç i lirë për diabetin, redukton rikthimin e kancerit të gjirit për një grup të caktuar grash.

-Agonistët GLP-1, si Ozempic, po tregojnë rezultate premtuese në parandalimin e disa kancereve.

Një armë e re: sistemi imunitar
Përveç trajtimeve tradicionale, kirurgji, kimioterapi dhe radioterapi, po zhvillohet një metodë e re që mobilizon sistemin imunitar për të luftuar kancerin. Disa vaksina, të personalizuara sipas profilit gjenetik të pacientit, shënjestrojnë kancerin ekzistues. Të tjera vaksina janë parandaluese, si ato kundër gripit, që veprojnë ndaj qelizave parakanceroze. Vaksinat për kancerin e gjirit dhe kolorektal tashmë janë në faza të avancuara të testimeve klinike.

Shkenca nuk ka gjetur një “kurë magjike” për kancerin, por ka ndërtuar, hap pas hapi, një arsenal të fuqishëm kundër tij. Lufta vazhdon, por çdo vit, ajo po shkon më shumë në favorin e njeriut./Kb

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

By: el da
7 August 2025 at 13:22

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.

Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.

Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.

Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.

Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.

Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.

Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.

Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.

Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ Monitor/kb

Ishin me pushime në Greqi, aksidentohen në mes të detit 6 shqiptarë

By: el da
7 August 2025 at 11:55

Tre persona u lënduan kur një varkë me shtatë pasagjerë u përplas në shkëmbinj në bregdetin e ishullit Diaporos në Halkidiki.

Oficerët e Rojës Bregdetare mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku zbuluan se anija me qira mbante gjashtë shtetas nga Kosova dhe një amerikan.

Sipas Rojës Bregdetare, tre pasagjerët e lënduar, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, u transportuan në Qendrën Shëndetësore Agios Nikolaos prej nga u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros për ndihmën e parë, pas së cilës u liruan.

Varka, e cila më vonë u përmbys, u tërhoq në breg. Një hetim paraprak po kryhet nga Stacioni i Rojës Bregdetare Ormos Panagias i Departamentit të 3-të të Rojës Bregdetare të Neos Marmaras./kb

Do lidhë Siçilinë me Kalabrinë, jepet miratimi për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

By: el da
7 August 2025 at 11:30

Në Itali do të ndërtohet ura më e gjatë në botë. Projekti ka marrë më në fund “dritën jeshile”, pas shumë diskutimeve. Ura do të lidhë Siçilinë me Kalabrinë. Vlera e këtij projekti është 13.5 miliardë euro. Kjo urë do të ndërtohet në një nga zonat me aktivitetet më të lartë sizmik, por sipas projektuesve, do të jetë në gjendje t’u rezistojë tërmeteve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar se projekti më i fundit nuk ka qenë i lehtë. Megjithatë, ajo tha të mërkurën se e konsideron këtë projekt një “investim për të tashmen dhe të ardhmen e Italisë”. Sipas projektit përfundimtar, ura do të ketë një gjatësi prej 3.3 km (2.05 milje) dhe do të shtrihet midis dy kullave të larta 400 metra, me dy linja hekurudhore në mes dhe tre korsi trafiku në secilën anë.

Roma shpreson ta klasifikojë urën si një shpenzim ushtarak, për ta llogaritur atë si pjesë të objektivit të NATO-s për të shpenzuar 5% të PBB-së për mbrojtjen. Ministri i Transportit, Matteo Salvini, lideri i partisë së djathtë Lega dhe aleat i qeverisë së Melonit, tha se qëllimi është për të përfunduar ndërtimin e urës mes viteve 2032 dhe 2033. Kantieri për ndërtimin e urës do të krijojë 120 mijë vende pune dhe pritet të sjellë rritje ekonomike në zonë./kb

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

By: el da
7 August 2025 at 09:45

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke shkaktuar qindra viktima në të gjithë rajonin e Azisë.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike po e bëjnë motin gjithnjë e më ekstrem, më të shpeshtë dhe të paparashikueshëm. Ky trend është veçanërisht i theksuar në Azi, e cila, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, po ngrohet gati dyfish më shpejt se mesatarja globale.

Sipas raportit vjetor Climate Risk Index, rajoni ka humbur mbi 2 trilionë dollarë amerikanë (rreth 1.5 trilionë paund britanikë) në tre dekadat e fundit për shkak të fatkeqësive klimatike si përmbytje, valë të të nxehtit dhe thatësira.

Rekorde të të nxehtit në Japoni dhe Korenë e Jugut

Japonia regjistroi ditën më të nxehtë ndonjëherë të martën, kur temperaturat në qytetin Isesaki, në prefekturën Gunma, arritën në 41.8°C. Ky vit ka shënuar gjithashtu qershorin dhe korrikun më të nxehtë në historinë e vendit.

Sipas zyrës së mjekësisë ligjore në Tokio, nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga të nxehtit. Disa linja hekurudhore janë pezulluar përkohësisht nga autoritetet për shkak të frikës se nxehtësia mund të dëmtojë shinat e trenit.

“Ndihem e shqetësuar për ngrohjen globale, por në jetën e përditshme nuk mund të rri pa kondicioner,” tha për AFP një punonjëse zyre në Japoni. “Nuk di çfarë të bëj, thjesht po mundohem të kaloj ditët.”

Parashikimet flasin për një lehtësim të përkohshëm të të nxehtit në ditët në vijim, me reshje deri në 200 mm në disa rajone të Japonisë.

Në Korenë e Jugut, korriku solli një rekord prej 22 netësh radhazi me temperatura mbi 25°C të ashtuquajturat “netë tropikale”. Autoritetet kanë raportuar një rritje të ndjeshme të rasteve të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë. Institucionet dhe kompanitë kanë zbutur kodet e veshjes për të lehtësuar punën dhe për të reduktuar përdorimin e kondicionerëve.

Ndërkohë, kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi, përjetoi për herë të parë në muajin gusht një ditë me temperatura mbi 40°C. “Qyteti është kthyer në një tigan të zjarrtë,” tha për AFP Nam, një punëtor ndërtimi.

Përmbytje shkatërruese në Kinë, Indi dhe Pakistan

Në kontrast me të nxehtin përvëlues në verilindje të Azisë, pjesë të mëdha të Kinës janë përballur me përmbytje të mëdha nga Shangai deri në Pekin ku dhjetëra persona kanë humbur jetën javët e fundit.

Jugu i vendit është goditur nga reshje të dendura dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të pastruar rrënojat, ndërsa rajoni përgatitet për rrëshqitje të mëtejshme dherash dhe përmbytje. Vetëm në qytetin Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, qindra fluturime janë anuluar ose vonuar. Përmbytjet po rrezikojnë të përkeqësojnë edhe përhapjen e virusit chikungunya, që transmetohet nga mushkonjat.

Ndërsa reshje të dendura janë të zakonshme në Kinën jugore gjatë kësaj periudhe të vitit, këtë herë ato janë shtuar nga aktiviteti i shtuar i stuhive tropikale sidomos gjatë muajit të fundit. Vetëm javën e kaluar, tre stuhi tropikale ishin aktive në Paqësorin perëndimor, ndërsa para qershorit aktiviteti ishte thuajse i papërfillshëm.

Rajone malore në rrethinat e Pekinit u goditën nga përmbytje vdekjeprurëse muajin e kaluar, ku humbën jetën dhjetëra persona, përfshirë 31 banorë të një shtëpie për të moshuar. Zonat malore dhe ato të populluara mbeten më të rrezikuarat nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

Tragjedi edhe në Indi dhe Pakistan

Në shtetin verior indian të Uttarakhand-it, mbi 100 persona rezultojnë të zhdukur pas një “cloudburst” një reshje ekstreme dhe e papritur mbi një zonë të kufizuar që shkaktoi përmbytje të menjëhershme.

Në Pakistan, që nga qershori, gati 300 persona kanë vdekur nga incidente të lidhura me shirat, përfshirë më shumë se 100 fëmijë. Reshjet e dendura kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa. Sipas organizatës Save the Children, të paktën një e katërta e shkollave në provincën Punjab janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht.

Të martën, mbi 350 mm reshje ranë në Hong Kong dita më e lagësht e gushtit në qytet që nga viti 1884. Për krahasim, qyteti merr mesatarisht rreth 2400 mm reshje në vit, shumica e të cilave bien gjatë verës./kb

❌
❌