Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën

By: D Marku
20 August 2025 at 11:27

Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet.

Në orën 00:05 të natës duke i gdhirë e mërkura, sipas policisë, një autobus udhëtarësh u përplas me një kamion në pjesën e dishezës pas daljes në Irschenberg (Bavari).

Shoferi 49-vjeçar nga Sllovenia nuk e pa në kohë kamionin që kishte përpara. Sipas hetuesve, ai u përplas nga pas me kamionin e një polaku 46-vjeçar.

Kamioni, i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës së tij. Rruga u mbyll përkohësisht për pastrim.

30 nga gjithsej 50 udhëtarët nga Kosova u lënduan në aksident, gjashtë prej tyre rëndë.

Ata u dërguan në spital, me ndihmën e një helikopteri të urgjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg.

Një autobus zëvendësues u organizua për pasagjerët, ndërsa autobusi i dëmtuar i kompanisë së transportit u tërhoq me kamion shërbimi. Trafiku në drejtim të Mynihut u devijua.

Shumë forca zjarrfikëse dhe të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes gjatë natës. Pas pastrimit të rrugës dhe tërheqjes së autobusit, bllokimi u hoq rreth orës 3 të mëngjesit.

Ngarkesa e kamionit u shkarkua në një parkim. Dëmi material vlerësohet në rreth 150,000 euro.

The post PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën appeared first on Albeu.com.

Itali/ Sot autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

By: D Marku
20 August 2025 at 11:08

Do të kryhet sot autopsia për Elton Banin, muratorin shqiptar 41-vjeçar që humbi jetën të dielën, 17 gusht, në Genova, pasi dy karabinierë e goditën 3 herë me taser (armë elektrike)

Ndërkohë Prokurorja Paola Calleri ka vënë nën hetim dy efektivët e policisë për akuzën e vrasje nga pakujdesia. Njëkohësisht është njoftuar edhe avokati Cristiano Mancuso, përfaqësues i familjes së viktimës. Autopsia do të kryhet nga mjekja ligjore Isabella Caristo, ndërsa familjarët e Banit do të kenë ekspertin e tyre, profesor Francesco Ventura.

Hetuesit kanë sekuestruar armën dhe hetimet vijojnë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, mes tyre një fqinj dhe personeli i emergjencës 118, që panë nga afër ngjarjen tragjike.

Vrasja e Eltonit

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Elton Bani kishte filluar të bërtiste dhe të shante dikë, çka bëri që fqinjët të telefononin 118. Mjekët, duke e parë në gjendje të rënduar agjitacioni, kërkuan ndërhyrjen e karabinierëve. Pas mbërritjes, ata e qetësuan dhe e shoqëruan drejt banesës për të marrë dokumentet. Pikërisht në shkallë, Bani dyshohet se nisi të sulmonte karabinierët, duke i goditur disa herë. Në atë moment, ata përdorën taserin, duke e goditur të paktën tre herë, sipas një dëshmitari. Pas goditjes së tretë, Bani ra përtokë pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta reanimuar, ai ndërroi jetë në vend.

2 të vdekur nga taseri

Eltoni ishte viktima e dytë e taserit brenda 48 orëve pas vdekjes së një 57 vjeçari në Olbia të Italisë.  E kjo ka shkaktuar debat të gjerë në Itali.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, doli në mbrojtje të përdorimit të taserit.

 “Taseri u jepet agjentëve pikërisht për të shmangur përdorimin e armëve të zjarrit”,deklaroi Piantedosi, duke shtuar se rregullat e përdorimit parashikojnë që të përdoret vetëm kur ka përballë persona të dhunshëm e agresivë që përbëjnë rrezik real për të pranishmit, shkruan ministri italian.

“Nga rindërtimet e para, kjo është saktësisht situata në të cilën u gjendën karabinierët që ndërhynë në Olbia dhe Genova”, theksoi ai.

Ministri shprehu “mirënjohje” për forcat e rendit, që sipas tij janë bërë objekt “polemikash të pabaza dhe paragjykuese”, ndërsa njëkohësisht shprehu “dhimbje të thellë për humbjen e dy jetëve”, duke nënvizuar se “autoriteti gjyqësor do të bëjë verifikimet dhe vlerësimet përkatëse”. Por, sipas tij, “asgjë nuk mund të vërë në diskutim profesionalizmin, ekuilibrin dhe përkushtimin e policisë”.

Në të dy rastet, bëhet fjalë për karabinierë që u përballën me situata “jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme”. Megjithatë, opozita ka paralajmëruar se sapo të hapet Parlamenti do t’i kërkojë ministrit të Brendshëm një raport të detajuar mbi përdorimin dhe abuzimin e taserit në dispozicion të forcave të rendit.

Sekretari i Più Europa, Riccardo Magi, tha se do të kërkohet edhe shpjegim mbi “sa herë është përdorur arma dhe sa është lidhja mes këtyre vdekjeve dhe shpeshtësisë së përdorimit të saj. Vetëm kështu do të shihet nëse është me të vërtetë i domosdoshëm apo jo”.

Pro përdorimit të taserit është shprehur dhe sindikata e policëve.

The post Itali/ Sot autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd

By: D Marku
20 August 2025 at 11:07

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti, ka humbur jetën 32-vjeçar Besmir Kumria.

Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xhesion Toromeni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Fqinjët thonë se viktima ishte një njeri i qetë dhe jo konfliktual dhe punëtor.

Ndërsa e afërmja e Besmir Kumriajt nuk nxitoi në deklaratë teksa tha s enuk kishte dijeni për konfliktin.

“Besmir Kumrian e kam djalin e mbesës. Nuk di gjë për vijën e ujit.

Ne morëm vesh që u qëllua në lokal nga një njeri i panjohur. Ishte djalë i mirë dhe punëtor, por nuk po dimë gjë se u bënë njerëzit si bagëtia”, tha banorja.

“Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd kurrë”, shprehet fqinji.

 

The post VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd appeared first on Albeu.com.

Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

By: D Marku
20 August 2025 at 11:01

Këngëtari dhe aktori i njohur Frederik Ndoci ka ndarë sot një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së tij: ndarjen nga jeta të nënës. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e nënës, duke publikuar një poezi prekëse që përshkruan ndjenjat e tij të brendshme në këto momente të vështira.

Postimi i Ndocit, i shkruar me një ndjeshmëri të rrallë artistike, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme.

Reagimi prekës i Frederik Ndocit:


U fik flaka e shpirtit te Mames.

Poetet heshtin.
Vargu qorrohet.
Muza ka kthye shpinen.
vallzon me jeten cikli i saj…
Mortja fshin kosen.
Zogu s’cicron.
Nji flutur ka qysh ne mengjez
qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
Kembanat e Hildeshaim
i ndigjoj gjer ketu ne Tirane!
Mos+besimi
me kot mbledh supet!
Baba buzqesh krah hap.
Por e para i ka dal
Nana e saj Lula
me vajzen e pare
Violeten perdore…
Daja Prela Martini Gjoni Frani Leci
te heshtun si kostandin
Ne Rrmaj
Qe presin buzqeshjen e Doruntines!
Do presin giate shpirtin…
700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…
Po gezohet Parajsa..
E ketu ferri
mbretnon ne zemrat tona.
Rita trafiqeve te botes.
Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…
Na tha perpara se
asht lodh shum..
Don me shku!
Un ulu e bjer
nji nat te tane
ne krevat…
Tuj kerkue gjumin e paqte…
Se ku ish struke…
Zile Telefoni
E Juli me syt e fikun
si gravurave te Ave Marias
Arrin te shqiperoj
“Vlla! -u fik qiri MAM”
…nuk kjame
as njeni
E as tjetri…
Per disa sekonda
sikur te ishim ne gare..
Kush po duket ma i permbajtun.
Kjau natyra
sepse nje rrebesh
shi shkodre filloi…
Mori me vehte
edhe lotet tan..
Me krye ulur
borxhli i varfer
E Jetim tashma
Sot a thue shpetuem
prej borxhit
qe i morem Asaj?
Eh e kote
Se asnji femij
sa do u mundue
I mbet perjetsisht borxhli prinderve!
E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanes
mundin sakrificat e Saj.

The post Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës! appeared first on Albeu.com.

Në qeli për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj

By: D Marku
20 August 2025 at 10:30

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer tashmë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Beqaj po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Ndërsa është gjithashtu i pandehur nga SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë SASPAC. Hetimet për këtë çështje janë ende në zhvillim dhe pritet të zgjerojnë më tej përgjegjësitë penale.

The post Në qeli për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj appeared first on Albeu.com.

U përfolën për një romancë dashurie, ç’po ndodh mes Santiana Malokut dhe Patris Berishës?

By: D Marku
20 August 2025 at 09:52

Prej kohësh përflitej se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, dhe muzikanti Patris Berisha mund të ishin më shumë se miq. Pëlqimet, komentet dhe postimet e tyre krijuan përshtypjen e një romance të re, edhe pse të dy preferuan të mos thonin asgjë publikisht.

Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ndezur thashethemet: Santiana dhe Patrisi nuk ndiqen më në rrjete sociale. Ky veprim ka shtuar kureshtjen mbi marrëdhënien e tyre, a ka pasur një krisje, apo gjithçka ishte thjesht një afërsi e keqinterpretuar?

The post U përfolën për një romancë dashurie, ç’po ndodh mes Santiana Malokut dhe Patris Berishës? appeared first on Albeu.com.

E dashuruar marrëzisht: Dua Lipa rrëfen lidhjen me Callum Turner

By: D Marku
20 August 2025 at 09:30

Dua Lipa ka ndarë detaje të rralla nga romanca me të fejuarin Callum Turner, duke e përshkruar lidhjen e tyre si një dashuri të thellë dhe të ndjerë. Në një intervistë për Harper’s Bazaar US, këngëtarja tha:
“E dua dashurinë. Është një gjë e bukur. Është një gjë vërtet frymëzuese. E gjen veten duke rënë kaq intensivisht gjatë gjithë kohës në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo cenueshmëri është kaq e frikshme, por ndihem shumë me fat që e ndiej. Kam kaluar shumë kohë duke u mbrojtur, por tani po e lëshoj dhe thjesht po e lejoj dashurinë.”

Çifti u përfol për herë të parë në janar 2024, dhe konfirmuan lidhjen disa muaj më pas. Fejesa ndodhi gjatë Krishtlindjeve të atij viti.

Jam më e lumtur se kurrë, kështu që ndihem sikur po i bëj një shërbim të keq duke mos folur për këtë. Kur je person publik, çdo gjë që është personale është e ndjeshme, por nuk është se nuk dua ta ndaj,” tha Dua, duke shtuar se vendimi për fejesë ishte një “vendim për t’u plakur së bashku”, dhe e cilësoi Turner si “shoqen e saj më të mirë përgjithmonë.”

Ajo pranoi se dëshiron të ketë fëmijë një ditë, por ende nuk e di se si amësia do të përshtatet me karrierën e saj. “Është një nga ato gjëra që do të ndodhin kur të ndodhë,” tha këngëtarja.

Sa i përket dasmës, planet janë në pritje për shkak të angazhimeve profesionale. Megjithatë, Dua po fillon të mendojë për detaje si fustani i bardhë:
“Nuk kam qenë kurrë dikush që ëndërron për një martesë, por papritmas mendoj, ‘Oh, çfarë do të vishja?’”, tha ajo, duke shtuar se është “e fiksuar” me unazën e saj të fejesës.

Dua kujtoi edhe momentin e takimit të parë me Turner në Londër: “Një mijë për qind, mendoj se ishte e destinuar të ndodhte.”

The post E dashuruar marrëzisht: Dua Lipa rrëfen lidhjen me Callum Turner appeared first on Albeu.com.

Raportohet se një autobus nga Kosova është përplasur me një kamion në Gjermani! 30 të lënduar, dy në gjendje të rëndë

By: D Marku
20 August 2025 at 09:18

Një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën Salzburg-Mynih pak pas mesnatës pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Sipas raporteve të fundit të policisë, 30 nga 41 pasagjerët e autobusit u plagosën, dy prej tyre rëndë, dhe katër u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim. Autobusi sipas mediave gjermane, vinte nga Kosova.

“Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën në një aksident me autobus në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut, kur autobusi u përplas me një kamion. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njofton br.de.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, shoferi i autobusit e kishte parë automjetin përpara shumë vonë. Ai u përpoq të devijonte majtas, por u përplas me rimorkion e kamionit. Pjesa e përparme e autobusit u ngec në pjesën e pasme të rimorkios dhe pësoi dëme të rënda.

Sipas njoftimit të policisë gjermane, si pasojë e aksidentit u lënduan 30 persona. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër të tjerë u dërguan në klinika për ekzaminime. Për të koordinuar ndihmën mjekësore, u krijua një vend grumbullimi për të plagosurit në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg.

Në vendngjarje ndodheshin ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mjekë emergjence, sanitarë dhe një helikopter. Autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua plotësisht për rreth dy orë.

The post Raportohet se një autobus nga Kosova është përplasur me një kamion në Gjermani! 30 të lënduar, dy në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, kampione në përdorimin e inteligjencës artificiale për bizneset

By: D Marku
20 August 2025 at 09:56

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja. Sipas raportit të fundit “Western Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) dhe teknologjive të avancuara. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin përdoren IA-në, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.

Përveç IA-së, bizneset shqiptare përdoren gjerësisht teknologji të tjera. Psh përdorimi i analizës së të dhënave përfshiu 33% të ndërmarrjeve, duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit 31% dhe në nivel të krahasueshëm me BE-në, 32%. Edhe e-faturimi është i konsoliduar, me 54% të bizneseve që e përdorin, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje. Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Bizneset shqiptare janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset shqiptare janë më të shqetësuarat për mungesën stafeve në të gjitha nivelet.

Në vitin 2023, vetëm 43% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të) në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor arritën një nivel bazik të intensitetit digjital, krahasuar me 58% në BE.

Angazhimi online përmes mediave sociale po përmirësohet gradualisht. Në vitin 2023, 26% e ndërmarrjeve në Rajon përdorën dy ose më shumë lloje platformash të mediave sociale, pak më poshtë mesatares së BE-së prej 31%. Përdorimi i teknologjive të avancuara digjitale gjithashtu tregon përparim në vitin 2023.

Përdorimi i cloud computing u rrit në 26%, megjithatë mbetet pas mesatares së BE-së prej 38%.

Adoptimi i analizës së të dhënave u rrit ndjeshëm në 31%, duke ngushtuar pothuajse diferencën me BE-në, nga vetëm 6% në vitin 2020./Monitor

The post Shqipëria, kampione në përdorimin e inteligjencës artificiale për bizneset appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ E rëndë në Divjakë, vr*tet 32-vjeçari, kapet autori. Policia zbardh dinamikën e ngjarjes

By: D Marku
20 August 2025 at 09:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një 30-vjeçar është vrarë pasi u godit me thikë.

Autori i dyshuar, shtetasi Xhesion Toromeni është arratisur fillimisht, por do te kapej nga policia.

Viktima, i identifikuar si Besmir Kumria, punonte si i punësuar sezonal në Himarë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policise Divjakë

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post EMRAT/ E rëndë në Divjakë, vr*tet 32-vjeçari, kapet autori. Policia zbardh dinamikën e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

A do ketë “tym të bardhë” në Prishtinë? Pas vendimit të Kushtetueses sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit

By: D Marku
20 August 2025 at 08:49

Pas më shumë se tri javësh bllokadë, deputetët e Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e Kuvendit sot në orën 11:00.

Kjo përpjekje vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi që kryetari i Kuvendit të zgjidhet brenda 30 ditësh, përmes votimit të hapur.

Vendimi përcakton gjithashtu se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në votim.
Megjithatë, gjasat për sukses mbeten të vogla. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, ndërsa opozita nuk ka shfaqur gatishmëri për kompromis.

The post A do ketë “tym të bardhë” në Prishtinë? Pas vendimit të Kushtetueses sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

By: D Marku
20 August 2025 at 08:37

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor për pasojë në në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

The post Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure appeared first on Albeu.com.

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

By: D Marku
20 August 2025 at 08:08

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.

Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të publikuar te konsultimet publike.

Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.

“Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).

Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”, citohet në relacion.

Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, citohet në relacion.

Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.

“Nga një analizë e situatës, rezulton se për shkak të mungesave në ligjin 90, ka një tendence të shkëputjes së njësive të brendshme administrative të ministrive (drejtorive/drejtorive të përgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartësie më vehte. Kjo mungesë ka pas sjellë në disa raste krijimin e trupave/institucioneve të varësisë shumë të vogla, që nuk kanë realisht kapacitate për funksionimin e tyre ndarazi jashtë ministrisë mëmë. Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie, dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.

Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.

Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to, duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.

Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.

Projektligji propozon edhe dy ndërhyrje specifike sipas të cilave: i) “Drejtoria” bëhet niveli thelbësor i vendimmarrjes ekskluzive në një ministri dhe titullari i drejtorisë (drejtori) është ekskluzivisht përgjegjës për të gjithë vendimmarrjen brenda fushës së kompetencave të drejtorisë përkatëse, me përjashtim, sigurisht, të asaj vendimmarrjeje që i ngarkohet në mënyrë eksplicite me legjislacion menaxherëve të tjerë më të lartë (nëpunësve civilë të kategorisë të lartë drejtuese) ose vetë ministrit, dhe ii) përcaktohen një set rregullash të thjeshta që lejojnë delegimin brenda varësisë së një tipologjie vendimmarrjeje apo një vendimmarrjeje konkrete.

Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces.

The post DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe

By: D Marku
19 August 2025 at 20:10

Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti.

Nadeen Ayoub do të jetë gruaja e parë që do të përfaqësojë këtë vend në konkursin më të famshëm të këtij lloji në botë. Ajo u kurorëzua Mis Palestina në vitin 2022 dhe do të përballet për titullin e madh me 130 vajza të tjera nga e gjitha bota.

Në një postim në mediat sociale, 27-vjeçarja tha se dëshiron të jetë një zë për popullin palestinez.

“Në një kohë kur sytë e botës janë mbi atdheun tonë, e bëj këtë rol me përgjegjësi të thellë. Është më shumë se një titull. Është një platformë për të folur në emër të popullit të Palestinës, veçanërisht grave dhe fëmijëve tanë. Ne jemi gra me ëndrra, talente, dhe zë të fuqishëm për t’i ofruar botës”, tha ajo.

Konkursi Miss Universe i vitit 2025 do të zhvillohet në Bangkok, Tajlandë, më 21 nëntor.

The post Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe appeared first on Albeu.com.

Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve

By: D Marku
19 August 2025 at 19:39

Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sipas një studimi të publikuar në Frontiers in Immunology.

Vitamina D prodhohet nga organizmi dhe shpesh njihet për përfitimet e saj për shëndetin.

Studimet e fundit tregojnë se ajo ndikon edhe tek qelizat kyçe të sistemit imunitar.

Ky zbulim mund të shpjegojë se si vitamina D rregullon reagimet imunitare që lidhen me sëmundjet autoimune.

Ekipi kërkimor u fokusua në mënyrën se si vitamina D ndikon në një mekanizëm të rëndësishëm të sistemit imunitar, aftësinë e qelizave dendritike për të aktivizuar qelizat T.

Tek individët e shëndetshëm, qelizat T luajnë rol kyç në luftimin e infeksioneve. Por tek pacientët me sëmundje autoimune, ato mund të fillojnë të sulmojnë indet e trupit të tyre.

Duke studiuar qelizat nga minjtë dhe njerëzit, studiuesit zbuluan se vitamina D shtoi prodhimin e molekulave CD31 në sipërfaqen e qelizave dendritike, duke penguar aktivizimin e qelizave T.

CD31 ndihmonte të dy llojet qelizore të shmangnin krijimin e një kontakti të qëndrueshëm, i cili është një hap i rëndësishëm për aktivizimin imunitar, duke ulur ndjeshëm reagimin e sistemit imunitar.

The post Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve appeared first on Albeu.com.

Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci

By: D Marku
19 August 2025 at 18:35

Ed Sheeran po xhiron një videoklip të ri muzikor në Hvar.

Një foto e muzikantit të famshëm britanik u publikua nga Bordi Turistik i Qytetit Hvar.

“Ditë xhirimi”, shkruan ata përkrah këngës së Edit, “Shape of You”.

Vecernji List raporton se Ed solli në Hvar edhe aktoren Phoebe Dynevor, yllin e serialit të famshëm të Netflix, “Bridgerton”, e cila do të shfaqet gjithashtu në videoklip.

Phoebe njihet nga shikuesit si personazhi kryesor në sezonin e parë të serialit, duke luajtur Daphnen, motrën më të madhe të Bridgerton.

Vendasit zbuluan se disa nga pamjet janë xhiruar në kafenenë Kiwa dhe disa në plazhin Dubovica.

Edhe videoklipi supozohet të jetë xhiruar në Split. Ende nuk dihet se për cilën këngë bëhet fjalë.

Si pjesë e turneut të tij botëror “+−=÷× Tour” (Mathematics Tour), Ed Sheeran performoi në Kroaci vitin e kaluar, në Hipodromin e Zagrebit.

I ftuari special ishte këngëtari britanik Calum Scott. Koncerti mblodhi rreth 70 mijë

 

Më pas, Ed prezantoi këngë nga të pesë albumet në studio me simbolet “+ − = ÷ ×”, duke përfshirë hite të tilla si “Castle on the Hill”, “Shivers”, “The A Team”, “Perfect”, “Bad Habits” etj.

The post Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci appeared first on Albeu.com.

Zaimina Vasjari shkëlqen në pozat e reja nga jahti luksoz, ndërsa vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini

By: D Marku
19 August 2025 at 18:13

Zaimina Vasjari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po kalon në një jaht, në një prej destinacioneve bregdetare më piktoreske.

E veshur me bikini të punuara me grep, me motive detare, dhe një këmishë të bardhë të lehtë verore, këngëtarja duket më në formë se kurrë, ndërsa shijon momentet nën diell dhe freskohet me akullore.

Në përshkrimin e fotografive, ajo shkruan thjesht: “Diku ku përkas”, duke lënë të kuptohet se është në një vend që i fal paqe dhe qetësi — ndoshta një reflektim i stilit të saj të jetës në këtë periudhë të re.

Prej kohësh Zaimina është tërhequr nga skena muzikore, duke i dhënë përparësi jetës private dhe sipërmarrjes.

Ajo është përkushtuar gjithnjë e më shumë ndaj biznesit të saj, duke qëndruar larg projekt-ve artistike, por gjithmonë e pranishme në rrjete sociale, aty ku ndjekësit e saj vazhdojnë ta mbështesin dhe admirojnë për stilin, elegancën dhe jetën që përçon.

Fotografitë e fundit dëshmojnë për një jetë në harmoni me veten dhe natyrën, me theks të veçantë te bukuria dhe thjeshtësia që e karakterizojnë Zaiminën prej vitesh. Ajo mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, edhe pse jashtë muzikës aktive.

The post Zaimina Vasjari shkëlqen në pozat e reja nga jahti luksoz, ndërsa vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini appeared first on Albeu.com.

Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht?

By: D Marku
19 August 2025 at 17:16

Rusia do të lëshojë më 20 gusht biosatelitin Bion-M Nr. 2 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, përmes raketës Soyuz-2.1b. Misioni do të zgjasë 30 ditë dhe synon të studiojë ndikimin e hapësirës tek organizmat e gjallë. Sateliti do të transportojë 75 minj, mbi 1,000 miza, mikroorganizma, kultura qelizore dhe fara bimësh.

Sipas Roscosmos, qëllimi është të kuptohen efektet e mikrogravitetit dhe rrezatimit në trupin e gjallë, me synim përgatitjen e misioneve të ardhshme në hapësirë të thellë dhe përmirësimin e mbështetjes mjekësore për astronautët. Minjtë janë zgjedhur për shkak të ngjashmërisë gjenetike me njeriun dhe ndjeshmërisë së tyre ndaj rrezatimit.

Eksperimenti përfshin tre grupe minjsh: një në Tokë, një tjetër në laborator që simulon mjedisin satelitor dhe një që do të qëndrojë në orbitë. Gjendja e tyre do të monitorohet në kohë reale përmes sensorëve dhe kamerave, dhe pas kthimit do të analizohen ndryshimet biologjike që kanë pësuar.

Sateliti do të mbajë gjithashtu një eksperiment të lidhur me Hënën, duke transportuar material të simuluar hënor në 16 epruveta. Qëllimi është të vlerësohet ndikimi i rrezatimit dhe vakumit të hapësirës mbi këto mostra, për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave të qëndrueshme në sipërfaqen hënore.

The post Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht? appeared first on Albeu.com.

Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale

By: D Marku
19 August 2025 at 16:22

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar së fundmi në Instagram, duke shprehur shqetësim për ndërveprimet në këtë rrjet social.

Ajo publikoi një fotografi ku shihej se kishte mbi 10.6 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit, por numri i pëlqimeve në postime nuk po përputhej me këto shifra.

Arbenita u shpreh se mund të jetë vetë Instagrami që po i bën ‘padrejtësi’ ose ndoshta ata që e urrejnë nuk po e shtypin butonin e pëlqimit.

“Është Instagrami duke më bërë padrejtë që nuk po arrij numrin normal të pëlqimeve në krahasim me këto ndërveprime, apo janë ‘haters-at’ që nuk po e klikojnë butonin e zemrës”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, bukuroshja këtë kohë është përballur edhe me një situatë ligjore.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj, pas hetimeve të nisura në qershor.

Ajo dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate lidhur me takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

Sipas aktvendimit, Shabani kishte të drejtë të takonte vajzën dy herë në muaj nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por pretendohet se Ismajli ka penguar realizimin e kësaj marrëveshjeje.

The post Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë

By: D Marku
19 August 2025 at 16:16

Një 61-vjeçar, Desmon Xhialli ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Goricës në Korçë, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet.

Në hyrje të terrotorit shqiptar, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës””, njofton policia e cila sekuestroi automjetin dhe naftën kontrabandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Goricë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.

The post EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë appeared first on Albeu.com.

❌
❌