Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:57

Nga Leonard Veizi

Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi është ulur këmbëkryq mbi gjithçka që prodhohet në këtë vend. Dhe siç thotë fjala e urtë: “Atë që ta bën i yti, nuk ta bën as armiku”. Kjo duket më e vërtetë se kurrë kur bëhet fjalë për prodhimin vendas, që prej kohësh është kthyer në tabelë qitjeje për të gjithë: konsumatorë të frikësuar, portale pa përgjegjësi dhe mendje të ndotura që kanë mbetur rob të gjithçkaje që është import.

Po e nis nga vetja:
Hyra një ditë në supermarket për të bërë disa blerje të zakonshme. Si çdo herë, e nisa me një kos. Dehidratant, – buzëqesha me vete. Por s’ishte e thënë, se ende pa e vendosur mirë në shportë, një fqinje që nuk di nga më doli para sysh, nisi të më shikonte sikur po bëja ndonjë marrëzi. Me një ton pothuajse tragjik, më informoi se kosi kishte dalë me myk dhe se lajmi kishte bërë xhiron e portaleve. Ishte aq e sigurt në atë që thoshte, sa më bëri të ndalem, të dyshoj dhe në fund… ta lë kosin në raft, si i zënë në faj.

U përpoqa të vazhdoj me qumështin, por edhe aty më doli një tjetër “ekspert” i improvizuar – një mik i vjetër që më paralajmëroi se qumështi vendas është plot konservantë dhe se, sipas tij, asnjë vlerë nuk ka. Tha se vijnë nga Kina dhe mund të më helmojnë. S’e di ku i lexonte këto, por më shikonte sikur të më shpëtonte jetën. Pastaj u kujtova: po unë nga këto produkte, kos e qumësht, marr përditë – s’kam përfunduar ndonjëherë në spital. Po të ishin kaq problematike, as spitali s’do më bënte dot derman, e do më merrte në dorëzim prifti i Shën Triadhës.

Megjithatë, i traumatizuar nga çfarë dëgjoja, e lashë dhe qumështin, ndërsa miku im vazhdoi i përkulur mbi datat e skadencës, sikur kërkonte ndonjë kod sekreti që do t’i zbulonte fundin e botës.

Ka një tendencë që përsëritet në çdo sezon, në çdo valë debati apo njoftimi mediatik: produktet shqiptare hidhen poshtë, përfliten, vihen në dyshim. Mjafton një titull i zhurmshëm, një kronikë e pjesshme, dhe menjëherë ushqehet mosbesimi ndaj punës së fermerit, prodhuesit, artizanit shqiptar. E për çudi, konsumatori vendas rrallë reagon për t’i dalë në mbrojtje produktit të vet. Përkundrazi: i bëjmë qejfin mallit të huaj, sikur ai e ka vulën e së mirës absolute, dhe lëshojmë nga duart atë që është rritur në këtë tokë, përpunuar nga duart tona dhe që mund të jetë një nga pasuritë tona më të mëdha – nëse do ta vlerësonim.

Vazhdova xhiron në supermarket.
Me djathin mendova se do shpëtoja. I paketuar për bukuri, sa s’kish nga futej myku. Por nuk pata shumë fat, sepse fqinje ime më doli sërish përpara, pasi kishte bërë xhiron e parë nëpër market. Kur i thashë se isha duke marrë djathë shqiptar, ajo shpërtheu. Djathi, sipas saj, ishte me niseshte, pa vlerë dhe i pavlefshëm. Për këtë kishte prova, natyrisht – lajmet dhe portalet. U përpoqa t’i kujtoja se ekzistojnë laboratorë që certifikojnë produktet, por edhe këtë ide e hodha poshtë pa e nxjerrë nga goja. E dija përgjigjen që do merrja: “Laboratorët e leshit.” Ishte më e sigurt se çdo fakt shkencor.

Në raft, syri më zuri edhe produktin e dhallës, por as që guxova ta prekja me dorë. E dija që menjëherë do të më vinte ndonjë zë për të më thënë me alarm: “Mos e prek, rrezik vdekje!” Por fyti më ishte tharë, aman, dhe e donte një gërgje, o dhallë, o qumësht, o kos…

Qenka bela e madhe, mendova, sidomos kur paske etiketën “Made in Albania”. Mëkat. Një prodhim i huaj ka më shumë shanse, edhe pse ka çmim më të shtrenjtë.
Kemi krijuar një kulturë antireklame për veten. Ngrihemi me zell kundër çdo prodhimi që mban etiketën “Made in Albania”, shpesh pa verifikuar, pa ditur, pa kuptuar. Sikur të mos mjaftonte që jemi një treg i vogël, i kthehemi vetes si armik: diskreditojmë cilësinë, flasim me mosbesim dhe e shesim ndryshe nga sa e kemi përjetuar.

Në atë çast, fillova të mendoj: mos vallë kemi të bëjmë me ndonjë fushatë të qëllimshme kundër prodhimit vendas? Apo ndoshta janë ato gjobat famëkeqe që qarkullojnë lehtas nëpër portalet anonime? Ndoshta ndonjë punë armiqësore për të goditur ekonominë vendase e për të favorizuar importet? Por s’isha shumë i fortë në kriminalistikë, ndaj e lashë me aq edhe këtë mendim.

U drejtova nga sektori i mishit, por as aty s’gjeta qetësi. Një kliente tjetër, me një ton komplotist, më këshilloi të mos merrja sallam, sepse “nuk i dihet ç’ka brenda”. Thua të isha duke zgjedhur ndonjë substancë radioaktive? Sidoqoftë, fillova të ndjeja një panik të lehtë. Isha si i rrethuar. Çdo produkt shqiptar vinte me paralajmërime, ndalesa, kërcënime dhe “fakte” të pakontestueshme… nga portale, komshinj, miq e të panjohur që duket sikur kishin një mision të përbashkët: të më bindnin që prodhimi vendas ishte helm.
Dhe prodhimi vendas mënjanohet.

E kush mban përgjegjësi për këtë dëm? Media që ndjek klikimet? Zërat e rrjeteve sociale që përflasin pa fakte? Apo mungesa e një vizioni për mbrojtjen e prodhimit kombëtar? Apo të presim të vijë Kodi Penal – me ndryshimet më të reja – që të na ndëshkojë për përhapjen e panikut dhe shpifjen ndaj bizneseve vendase?
Xhiron nëpër supermarket po e mbyllja më në fund.

Mendova se të paktën uji do të ishte i sigurt. Kështu që mora dy bidona dhe u nisa drejt kasës. Por edhe aty nuk më la fati të mbaroja dot blerjen. Një burrë i moshuar, me një karrocë të mbushur, më informoi se, sipas një lajmi të fundit, uji vendas ose ishte “gëlqeror”, ose e kishin zhveshur fare nga kripërat dhe nuk vlente për asgjë.
Në atë çast, më ra bidoni nga dora. Dhe… përfundoi sërish në raft.
Dola nga supermarketi pa blerë asgjë. As kos, as qumësht, as djathë, as sallam, as ujë. Asgjë.Vetëm një bindje më mbeti në mendje:
Në këtë vend, mallkimi më i madh i një produkti është që të jetë… prodhim vendas.
Nëse nuk fillojmë të ndërtojmë vetëbesim dhe respekt ndaj punës shqiptare, do të vazhdojmë të jemi konsumatorë të huaj në vendin tonë, duke lënë në harresë atë që është vërtet pasuri: produkti shqiptar.

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:48

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 2025 operuan 29 shoqëri ajrore në hapësirën ajrore shqiptare.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan 110.073 fluturime, nga të cilat 83,2% ishin mbikalime, ndërsa 18.458 ishin fluturime të drejtpërdrejta.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore arriti në 3.052.511, me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje ka pasur edhe volumi i mallrave dhe postës, i cili arriti në 798,6 tonë, duke u rritur me 42,4% në terma vjetorë.

Tendenca pozitive është konfirmuar edhe në ditët e para të gushtit, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi për herë të parë mbi 51 mijë pasagjerë të procesuar brenda 24 orëve. Pas një korriku rekord me afro 1,3 milionë pasagjerë, TIA vazhdon të shfaqë një rritje të qëndrueshme prej 9% krahasuar me vitin 2024.

Këto zhvillime tregojnë rritjen e kërkesës për transport ajror dhe e vendosin Shqipërinë në një trajektore pozitive për investime të mëtejshme në infrastrukturë dhe logjistikë aeroportuale./e.t

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:47

Elvin Luku

Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike.

Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së.

Sikurse do të analizojmë në vijim, drafti i Kodit Penal, godet rëndë lirinë e shprehjes dhe censuron qytetarin, gazetarin dhe median duke kriminalizuar veprime dhe praktika që deri më sot nuk konsideroheshin si të tilla. Ky dokument nuk i parashikon një status të veçantë gazetarit të lirë apo atij të atashuar pranë një medie që administron dhe raporton informacionin për interes publik. Gjithashtu koncepti për median është i vjetër, pasi njehson këtë te fundit me gazetarin, duke harruar se luftën e parë për liri raportimi, reporter e ka brenda redaksisë.

Për të kaluar më në detaje, do të ndalemi ndoshta te neni më abuziv në raport me median e lirë (Neni 515), gazetarinë e pavarur dhe përpjekjen për të censuruar një gazetar të pavarur, por pse jo dhe individë të tjerë opinionbërës, influencer, gazetarin-qytetar, etj., që përpiqen të hedhin dritë dhe në çështje abuzive, shpesh herë nën ombrellën e informacionit sekret, që duhet mbajtur larg opinionit publik.

Neni 515 – Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal

1.      Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2.      Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.

3.      Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Marrëdhëniet që pushtetet e tjera kanë në raport me median tregojnë shumë për nivelin demokratik të një vend dhe në këtë nen, sikurse dhe shumë të tjerë në këtë draft, nuk i njohin asnjë status gazetarit apo dhe medias, ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhe vendimi i fundit i Kushtetueses në rastin Qyno, i njeh gazetarit të drejtën për publikimin e informacionit sekret dhe ruajtjen deri në fund të burimit të tij.

Po të kthehemi disa dekada pas, në vitin e largët 1971, është marrë një vendim historik mbi të ashtuquajturën “Pentagon Papers”, e cila mund të konsiderohet si çështja më e rëndësishme në historinë e medias botërore dhe gazetarisë investigative që i hapi rrugë hulumtimeve të tjera, mes tyre dhe skandalit të “Watergate”.

Shkurtimisht, Gjykata Supreme në SHBA rrezoi tentativat e qeverisë amerikane e cila përdori argumentin e “kërcënimit te sigurisë kombëtare” për të ndaluar publikimin e raportit sekret të Pentagonit mbi luftën në Vietnam, në New York Times dhe Washington Post. Në këtë dokument tregohej sesi qeveria kishte fshehur për shumë vite informacione duke mashtruar Kongresin dhe publikun amerikan. Vendimi i Gjykatës Supreme shënoi një standard në SHBA në të cilin interesi publik prevalonte mbi sekretin dhe lejoi publikimin e raportit prej mediave.

Po kështu, ka disa procese gjyqësore kur Strasburgu ka argumentuar se Neni 10 i Konventës mbron publikimin e një dokumenti sekret nga ana e gazetarit pasi interesi publik është më i lartë se dokumentet e klasifikuara. (Stoll vs. Switzerland 2007)

Nëse afrohemi në kohë, në rastin e skandalit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e njohur si NSA, në vitin 2013, ndonëse të dhënat që rrodhën ishin të klasifikuara si sekret, qeveria amerikane procedoi penalisht Eduard Snowden si ish-punonjës i Shërbimit Sekret Amerikan dhe askush nuk tentoi të akuzonte mediat dhe gazetarët që publikuan informacionet.

Ka dhe raste të tjera ndërkombëtare, sigurisht, por jurisprudenca jonë është pasuruar edhe me një vendim të këtij vitit të Gjykatës Kushtetuese e cila argumentoi se rëndësia për të mbrojtur burimin e informacionit në rastin e gazetarit Elton Qyno është më e lartë se ajo për ruajtjen e aktit konfidencial.

Ndaj, nuk mundet sot, në vitin 2025, pas gjithë këtyre praktikave botërore dhe vendase, një shtet si Shqipëria aspirante për anëtare në BE, të hartojë një draft të Kodit Penal ku të mos njohi, rëndësinë, statusin dhe të drejtën jo vetëm të gazetarit investigativ, por në kushtet e sotme të zhvillimit të medias edhe reporterëve të lirë, që jo domosdoshmërish janë të lidhur me një media tradicionale, por punojnë për platforma alternative online, apo si gazetarë të pavarur.

Prisni, se nuk ka mbaruar!

Pasi ky nen, të cilin jo më kot e cilësuam si abuziv, pasi dënon median apo gazetarin e pavarur që është regjistruar si person juridik, në momentin kur ai ka pamjaftueshmëri financiare për të paguar gjobën, dënimi i tij mund të konvertohet edhe në mbyllje të “personit juridik” sipas nenit 123/6 të këtij Kodi.

Neni 123/6: Në rast pamundësie apo pengese në shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata, me kërkesë të prokurorit, vendos ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit të dënimit. Nëse personi juridik nuk disponon fonde dhe pasuri për shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata mund ta zëvendësojë atë me dënimin e mbarimit të personit juridik.

Pra, publikimi i një dokumenti sekret, që gazetari gjykon se mbart interes te larte publik, mund te sjellë dënim të konvertuar në mbyllje të platformës apo medias në të cilën ai punon.

Dhe duhet mbajtur në vëmendje se një pjesë e konsiderueshme e mediave apo organizatave që lëvrojnë gazetari investigative në Shqipëri, janë kryesisht iniciativa individuale apo grupe gazetarësh, që financohen kryesisht me grante të huaja dhe pak ose aspak fitimprurëse.

Në të njëjtën logjikë censuruese dhe ndëshkuese për gazetarin dhe mediat që publikojnë informacione që lidhen me ngjarje kriminale. Ekspertët e draftit në vend që të kërkojnë përgjegjësinë penale te autoritetet e ngarkuara për ruajtjen e informacioneve, shënjestrojnë median me ndëshkime të rënda financiare deri në mbyllje të saj:

Neni 517 – Dhënia e informacioneve

1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.

3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.

4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Drafti ne fjalë nuk sqaron se çfarë nënkupton me informacion të rëndësishëm! A kemi të bëjmë këtu me informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror? A kemi të bëjmë me informacionin të klasifikuar si konfidencial? Mos ndoshta ekspertët me informacion të rëndësishëm nënkuptojnë aktet hetimore? Çfarë është informacioni i rëndësishëm për grupin e ekspertëve?

Deri diku mirëkuptohet publikimi i një informacioni sensitiv në operacione arrestimi në zhvillim e sipër, ndonëse, përsëris nuk është detyra e reporterit ta ruajë këtë sekret. Gjithashtu, si gazetar nuk arrij të kuptoj se çfarë do të thotë të ndalosh raportimin mediatik të një informacioni të rëndësishëm mbi një ngjarje kriminale post factum! Puna e gazetarit nuk është të riprodhojë deklaratat për shtyp të autoriteteve por pikërisht të gjurmojë dhe zbulojë informacionin më të rëndësishëm mbi ngjarjen kriminale të ndodhur.

Nga ana tjetër, kjo dispozitë ndalon informacionin e rëndësishëm për rekordet kriminale. A mund të ndalohet publikimi i rekordeve kriminale, të cilat janë të dhëna publike të evidentuara nga autoritetet? Ta konsiderosh këtë një vepër penale në rastin më të mirë do të cilësohej censurë ndaj lirisë së medias, liri kjo e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë (neni 22), Neni 10 i Konventës por dhe nenin 852 i këtij Kodi, të cilin do e shohim në vijim.

Nenin 852 është në dukje dispozita më favorizuese për gazetarët dhe median. Themi në dukje pasi po ta lexosh me vëmendje përdoret një terminologji që lë shteg për interpretim por dhe për cenimin e ushtrimit të profesionit të gazetarit:

Neni 852 – Shkelje e lirisë së mendimit dhe shprehjes:

1.      Mohimi ose kufizimi padrejtësisht i lirisë së fjalës dhe shprehjes në publik, lirisë së shtypit apo të komunikimit me mënyra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.

2.      Dënimi shtohet deri në një të tretën e tij kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë kryhet nga kushdo që urdhëron, detyron, kufizon apo padrejtësisht i mohon një gazetari të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë për të regjistruar ose raportuar ngjarje e fakte reale, apo analiza dhe opinione të bazuara në to.

3.      I njëjti dënim sipas paragrafit të dytë të këtij neni zbatohet edhe për këdo që në mënyrë të padrejtë pengon publikimin, shitjen apo shpërndarjen e librave, revistave, gazetave, apo çdo lloj shtypi tjetër, ose prodhimin, shpërndarjen e programeve radio dhe televizive, programeve të lajmeve të agjencive të shtypit, apo lëshimin e përmbajtjeve të tjera mediatike.

Çdo të thotë që një gazetar “të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë”? Si do të arrijë gjykata që të interpretojë nëse një gazetar ka ushtruar profesionin me vërtetësi apo pa vërtetësi? Mos ndoshta duke përdorur këtë terminologji, autorët e këtij drafti synojnë që të hyjnë në analizën e përmbajtjes së shkrimit të gazetarit, sepse, nëse do të ishte kështu, ky nen, në dukje avantazhues, do të përbënte një censurë të rëndë. Imagjinoni gjykatën që shprehet se gazetari i ka verifikuar si duhet faktet apo jo! Po burimet anonime si do i klasifikojë? Mos do kërkojnë nga gazetarët edhe burimet? Vetëm terminologjia “me vërtetësi” e përdorur “hedh në erë” gjithë nenin dhe në vend që të garantojë lirinë e shprehjes e shkel atë me të dyja këmbët. Për këtë arsye ajo duhet hequr duke u mjaftuar me “ushtrimin e vullnetit te lirë profesional”.

Nga ana tjetër, në të treja pikat e këtij neni përdoret ndajfolja “padrejtësisht”, e cila në vetvete bart shumë subjektivitet, ku secila palë pretendon se e drejta është në anën e tij. Kam parasysh këtu me qindra rastet kur gazetarët e Fiks Fare, të Stop, Piranjave apo dhe gazetarë freelance janë sulmuar ndërsa filmonin jashtë rrethimit të subjekteve private apo kur kryenin xhirime të gërryerjes së lumenjve dhe të abuzimeve që kompanitë koncesionare kanë kryer gjatë zbatimit të një PPP-je. Punonjësit e këtyre kompanive, besonin se ata ishin viktimat real të një padrejtësie që po u bënin gazetarët dhe se ishin në të drejtën e tyre për ta larguar këtë kërcënim. Ndaj ky term subjektiv ka nevojë për rishikim, ndoshta duke u  zëvendësuar me “i kundraligjshëm” apo “në kundërshtim me ligjin”.

Sakaq, një tjetër nen që mund të rrezikojë thellësisht hulumtimin gazetaresk me natyrë investiguese është dhe Neni 838. Ky i fundit nuk krijon një balancë mes të drejtës për privatësi dhe lirisë së gazetarit për të përdorur mjetë regjistrimi apo fotografimi si teknika të gazetarisë investigative.

Neni 838 – Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1.      Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

2.      Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qëllimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me gjobe ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Cilat janë hapësirat kur një person apo një funksionar publik gëzon ligjërisht privatësi? Ligji përmend banesën e tij personale, por mund të jetë një shtëpi pushimi, një vilë e deklaruar ose jo apo dhe në automjetin personal. Të mendojmë për një moment sikur ky ligj, me këto masa ndëshkimore penale të aplikohej në SHBA, gazetarët investigative nuk do të mund të kishin zbuluar kurrëskandalin “Epstein”, ku miliarderi dhe figura të rëndësishme politike dhe personazhe VIP përfshiheshin në abuzime seksuale me të mitura. Për zbulimin e tij u përdorën regjistrime të ambienteve private, fotografi dhe dëshmi të viktimave.

Sikur ky ligj të aplikohej në Itali, mediat nuk do të mund të zbardhin asnjëherë festat “Bunga Bunga” të ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, ku përdorej pushteti politik në këmbim të favoreve seksuale, në disa raste edhe me vajza të minorene. Ky skandal u zbulua me përgjime të brendshme, fotografi, telefonata të përgjuara nga autoritetet por që u siguruan nga gazetarët. Pa harruar dhjetëra materiale investigative te Fiksit, Stopit ndër vite duke përdorur pikërisht këto teknike për ekspozime rastesh korruptive.

Sa më sipër, është me mjaft rëndësi që në këto dispozita, por edhe në nene të tjera të këtij drafti, të evidentohet se nga cenimi i këtyre të drejtave, përjashtohen së kategorizuari si vepra penal punët investiguese kur këto të fundit vërtetojnë se shkelja është kryer për një interes më të gjerë publik, siç mund të jetë aferat korruptive, abuzimi me detyrën apo pushtetin. /MediaLook

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11 majit si “një nga farsat më kriminale” në historinë zgjedhore të vendit.

Sipas Berishës, qeveria ka përdorur mbi 500 milionë euro nga fondet publike për organizimin e aktiviteteve që synonin të ndikonin votën e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se vetëm në periudhën janar – 11 maj, kur neni 91/3 i Kodit Zgjedhor ndalon prokurimet dhe veprimtaritë me ndikim elektoral, janë mbajtur mbi 4.500 aktivitete, përfshirë edhe ‘Giro d’Italia’, e cila sipas tij ka marrë 7 milionë euro nga buxheti i shtetit, në ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para tyre.

Berisha theksoi se bashkitë e vendit kanë shpallur tenderë me vlerë totale 57 milionë euro për qëllime elektorale, nga të cilat 14 milionë janë blerje të përqendruara, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpenzuar 10 milionë euro në të njëjtën linjë.

Ai akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për bashkëpunim në këtë “farsë elektorale”, duke e cilësuar si “avokat të verbër të krimit elektoral të qeverisë” dhe duke e akuzuar për injorim të provave ligjore e dokumenteve zyrtare./e.t

Sheikët me lehtësi, pogradecarët, korçarët e dibranët me dyshim

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:23

Nga Shpëtim Luku

Së fundmi, është raportuar se superjahti i pronarit të Manchester City-t është ankoruar në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant, duke përfituar nga lehtësitë fiskale që ka krijuar qeveria shqiptare për jahtet e luksit. Nuk është i vetmi. E kanë bërë edhe mjaft miliarderë të tjerë para tij.

Në parim, kjo është një lëvizje që mund të interpretohet si mbështetje për turizmin elitar apo si nxitje për zhvillimin e industrisë së marinës. Por në praktikë, kjo ngjarje nxjerr në pah një pabarazi të madhe në trajtimin që shteti rezervon për qytetarët e zakonshëm, krahasuar me të pasurit apo të privilegjuarit.

Sepse ndërkohë që një sheik arab mund të furnizohet lirshëm me tonelata karburanti pa asnjë pengesë, qindra qytetarë të zonave kufitare lindore, pogradecarë, dibranë apo korçarë, rrezikojnë të konsiderohen kontrabandistë vetëm pse kalojnë kufirin për të blerë karburant më të lirë në Maqedoni. Ata nuk po transportojnë naftë në cisterna, por thjesht furnizojnë makinat e tyre për të kursyer pak të ardhura në një treg të padrejtë, ku çmimi i karburantit në Shqipëri është ndër më të lartët në rajon.

Kjo sjellje është jo vetëm e natyrshme, por edhe e logjikshme nga pikëpamja ekonomike. Kujtoj këtu një episod të viteve ‘90, kur ndodhesha në Zvicër. Miku im, Sokol Agushi, më mori me vete për të bërë pazar në anën franceze të kufirit. I habitur, e pyeta pse duhej të kalonim në një vend tjetër për të blerë produkte. “Sepse janë më lirë”, më tha. Një veprim krejt normal, madje i inkurajuar nga logjika e konsumatorit, i pa ndëshkuar nga asnjë autoritet. Askush nuk të konsideron kontrabandist në Zvicër sepse përpiqesh të bësh një pazar më të lirë në Francë.

Pse atëherë një sheik duhet të përfitojë me ligj, ndërsa një qytetar i zakonshëm duhet të mbikëqyret si i dyshuar? Pse një veprim racional ekonomik është i ligjshëm për të pasurin dhe i dyshimtë për të varfrin? A nuk do të ishte më e drejtë që shteti të krijonte lehtësira për banorët e kufirit, në vend që të ushtronte presion mbi ta?

Në një vend ku shteti i jep privilegje të fuqishmëve dhe ndëshkon të dobëtit, nuk mund të ketë as drejtësi sociale, as zhvillim të qëndrueshëm. Kontrasti midis “lehtësive” për superjahtet dhe “kontrabandës” për qytetarët që blejnë karburant për të mbijetuar, është simboli më i qartë i dyfytyrësisë së sistemit. Dhe kjo nuk është vetëm çështje ligjore. Është çështje morali shtetëror.

Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:17

Mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të huaja, që nga viti 2018 është reflektim i ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare, përfshirë rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave.

Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një intervistë për mediat ku foli mbi zhvillimet më të fundit monetare dhe ekonomike të vendit, me fokus tek forcimi i lekut, anëtarësimi në SEPA dhe sfidat e afërta të ekonomisë shqiptare.

Sejko tha se forcimi i lekut në tregun e brendshëm valutor i adresohet zhvillimeve në ekonomi.

Guvernatori theksoi se ekonomia në zhvillim ka ndihmuar në zbutjen e presioneve inflacioniste, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, si dhe reduktimin e deficitit tregtar.

Në këtë kontekst, vijoi Sejko, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përmes blerjeve strategjike të valutës, duke forcuar rezervat valutore të vendit.

Guvernatori e cilësoi anëtarësimin në SEPA, një hap të madh drejt Evropës.

“Një zhvillim i rëndësishëm është edhe anëtarësimi formal i Shqipërisë në SEPA (Zona e Pagesave në Euro)”, tha Sejko.

Guvernatori konfirmoi se më 7 tetor 2025, sistemi bankar shqiptar do të jetë plotësisht operacional në këtë skemë, duke ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkufitare dhe duke lehtësuar fluksin financiar me vendet e BE-së. Kjo pritet të kursejë qytetarët dhe bizneset shqiptare deri në 20 milion euro në vit, përmes tarifave deri në pesë herë më të ulëta, duke rritur gjithashtu transparencën dhe sigurinë e pagesave.

Ai u ndal edhe në sfidat dhe prioritetet kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike.

“Formalizimi i ekonomisë dhe reduktimi i përdorimit të parasë në dorë; Zgjerimi i përfshirjes financiare për individët dhe bizneset dhe tërheqja e investimeve të huaja, duke shfrytëzuar infrastrukturën moderne të pagesave dhe stabilitetin makroekonomik të vendit, janë prioritet tona”, u shpreh Guvernatori./E.T

“Kështjella në Rërë”, aktivitet argëtues për fëmijët e Velipojës

By: Ke Si
7 August 2025 at 13:07

Në plazhin e Rrjollit, në Velipojë, është zhvilluar etapa e fundit e projektit “Kështjella në Rërë” me fëmijët e Qendrës “Hapa të Lehtë”.

Fëmijët, duke u bazuar në skicat e realizuara gjatë etapave të mëparshme, ndërtuan në terren, me duart e tyre, kështjellën e “ëndrrave”, duke i dhënë një tjetër shije ditës së tyre verore.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër tha se, falë kureshtjes së fëmijëve për kështjellat dhe historinë që ato mbartin, shumë shpejt do të jenë po ata që do të marrin pjesë në një aktivitet tjetër të veçantë: improvizimin te këndi i “Arkeologut të Vogël” në Kalanë Rozafa, një hapësirë e ngritur posaçërisht për ta./e.t

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

By: Ke Si
7 August 2025 at 12:00

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit momentet nga prapaskenat e festivalit Sunny Hill 2025, që u mbajt në Prishtinë.

Në këtë video, Dua flet me shumë emocion për rikthimin e saj në Kosovë dhe përgatitjet intensive për natën e parë të festivalit – ku ajo performoi për publikun vendas në një atmosferë elektrizuese.

E rrethuar nga ekipi i saj dhe familja, këngëtarja sjell një rrëfim personal që fillon nga koncerti i saj i parë në Prishtinë në vitin 2016, e deri tek transformimi i asaj ideje në një festival të përmasave ndërkombëtare.

“Koncerti im i parë në Prishtinë ishte në vitin 2016. Kisha filluar turneun tim në Europë dhe thashë me vete: nëse po bëj turne në Europë, duhet patjetër të kthehem në shtëpi dhe të jap një koncert. Babai im më ndihmoi ta organizonim si një koncert bamirësie për Fondacionin Sunny Hill”, rrëfen Dua në video.

Ajo shton se suksesi i asaj nate u kthye në nxitje për të krijuar diçka më të madhe – Sunny Hill Festivalin, që sot mbledh emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare dhe artistë vendas në zemër të Prishtinës.

“Ishte një ide shumë e madhe dhe paksa frikësuese, por e ndërtuam me familjen dhe dëshiruam të ndryshonim mënyrën se si flitet për Kosovën – të sillnim diçka pozitive, të rinj, energji, dhe kulturë”.

Momenti më emocional vjen kur zbulon se në festival kishte një të ftuar shumë të veçantë: “Sonte do të këndoj një këngë në shqip – dhe kam një mysafir shumë të veçantë… babain tim. Ai është frymëzimi im më i madh”.

Ajo ndan se për të, kjo është një “homecoming” e vërtetë, kthim në rrënjë dhe ndarje e skenës me babanë e saj, Dukagjin Lipa, i cili jo vetëm ka qenë muzikant në të kaluarën, por është edhe organizatori dhe menaxheri i saj.

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën që ai i ka dërguar së fundmi, ku shprehet përkrahja e vazhdueshme amerikane për Kosovën.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Osmani ka ndarë letrën publike dhe ka theksuar se Kosova do të mbetet e palëkundur në aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara.

“Jam mirënjohëse Presidentit Trump për mbështetjen e tij dhe për mesazhin e fuqishëm që nënvizon partneritetin tonë. Kosova do të qëndrojë përherë përkrah Shteteve të Bashkuara, si në sfida ashtu edhe në arritje. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të forcuar edhe më shumë këtë lidhje në të ardhmen”, ka deklaruar Osmani.

Në letrën e Trump, ndër të tjera, theksohet se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të bazuara në vlera të përbashkëta demokratike, respekt të ndërsjellë dhe synimin për një të ardhme të qetë dhe të zhvilluar.

Osmani2

“Ju falënderoj për udhëheqjen tuaj të vendosur dhe për miqësinë e sinqertë ndaj Shteteve të Bashkuara. Me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në vitet në vijim”, shkruan Trump në mesazhin e tij.

Kujtojmë se disa javë më parë, Presidentja Osmani realizoi një vizitë zyrtare në SHBA, ku zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë amerikanë./e.t

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:40

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës.

Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve. Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë në pension për punonjësit e sektorëve të vështirë, konkretisht për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, duke njohur realisht kontributin dhe riskun që kanë mbartur gjatë viteve të punës.

SHTESA NË PENSION

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe zbatuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kjo shtesë në pension llogaritet mbi vitet e punës dhe profesionin dhe ka si qëllim të rrisë përfitimin mujor të pensionistëve që kanë punuar në këto kushte të rënda. Çdo vit pune në këto profesione njihet me një përqindje shtesë që i shtohet pensionit të rregullt. Konkretisht, minatorët përfitojnë një shtesë prej 1% në pensionin mujor për çdo vit pune të siguruar në profesionin e tyre.

Naftëtarët dhe metalurgët përfitojnë një shtesë prej 0.6% në pension për çdo vit pune në këto profesione. Kjo do të thotë se për një punonjës që ka 25 vite pune si minator, pensioni i tij bazë do të rritet me 25% shtesë. Nëse pensioni i tij është psh.. 20,000 lekë në muaj, atëherë do të përfitojë një shtesë prej 5,000 lekësh, duke e çuar pensionin mujor në 25,000 lekë. Po kështu, një naftëtar me 30 vite pune do të përfitojë një shtesë prej 18% të pensionit bazë, që në shumicën e rasteve përkthehet në deri në 4,000 lekë më shumë çdo muaj. Këto përqindje nuk janë të kufizuara vetëm për vitet mbi një prag të caktuar, por aplikohen për çdo vit të deklaruar në mënyrë të dokumentuar dhe të ligjshme në këto profesione. Vlen të theksohet se kjo shtesë nuk zëvendëson asnjë përfitim tjetër dhe nuk ndikon negativisht në përfitimet ekzistuese, siç janë shtesat për invaliditet, të ardhurat nga ndihma ekonomike apo përfitimet e mbetjeve familjare.

PROCEDURA E PËRFITIMIT

Për të përfituar këtë shtesë, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtuar për aplikim pranë degëve të Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur: librezën e punës ose dokumentacionin e sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës. Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë; karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se aplikimet trajtohen me përparësi dhe se përfitimi fillon nga muaji pasardhës i aplikimit, me efekte të menjëhershme. Kjo shtesë nuk është e përkohshme, por do të jetë pjesë e përhershme e pensionit mujor. Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo skemë pritet të përfitojnë mbi 23,000 persona në të gjithë vendin, shumica prej të cilëve kanë kaluar tashmë moshën e pensionit dhe kanë nevojë për përkujdesje më të madhe sociale. Për ta, çdo mijë lekë më shumë nuk është vetëm lehtësim ekonomik, por një shenjë e qartë se shteti e njeh dhe vlerëson punën e tyre.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një pakete më të gjerë për drejtësi sociale në sistemin e pensioneve dhe përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të balancimit të kontributit dhe shpërblimit në fund të jetës aktive. Në thelb, është një reflektim i vonuar institucional, por thelbësor, për kategoritë që për shumë vite kanë qenë të harruara.

Në rrëfimet e vetë minatorëve, shpesh gjen fjalë si “sakrificë”, “pluhur”, “errësirë”, “rrezik” dhe “dëshmorë të punës”. Në këtë kuptim, kjo shtesë nuk është thjesht një përmirësim teknik i një skeme përllogaritjeje. Është një akt moral, njerëzor dhe politik, që e kthen vëmendjen tek ata që i kanë dhënë shumë këtij vendi, por që për shumë kohë nuk kanë marrë mbrapsht atë që u takon. Kjo skemë nuk është vetëm një kompensim moral dhe simbolik, por një përfitim real dhe i qëndrueshëm financiar, i cili ndryshon për çdo individ në bazë të historikut të tij të punës. Për mijëra pensionistë që jetojnë me kufizime ekonomike, kjo shtesë vjen si një mbështetje jetike dhe është një shembull i mirë i asaj se si politika sociale mund të jetë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e bazuar në kontributin real të çdo qytetari.

DOKUMENTET QË NEVOJITEN

Libreza e punës ose dokumentacioni i sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës.

Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë.

Karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

SI LLOGARITET SHTESA, SHEMBULL

Minatorët: për çdo vit pune të siguruar si minator, pensionit bazë i shtohet 1%. Pra, nëse një person ka 20 vite si minator, do të marrë 20% më shumë se pensioni i tij bazë.

Naftëtarët dhe metalurgët: për çdo vit pune të siguruar në këto profesione, pensionit bazë i shtohet 0.6%. Pra, një naftëtar me 25 vite pune do të përfitojë një shtesë totale prej 15%.

SHEMBUJ:

-Nëse një minator ka një pension bazë prej 22,000 lekësh në muaj dhe ka punuar 25 vite në minierë, llogaritja do të jetë:

22,000 lekë x 25% = 5,500 lekë shtesë, që do të çojë pensionin total në 27,500 lekë në muaj.

-Nëse një naftëtar ka pension bazë 20,000 lekë dhe ka 30 vite pune në sektorin e naftës, përllogaritja është:

20,000 lekë x 18% = 3,600 lekë shtesë, që përkthehet në një pension total prej 23,600 lekë në muaj./e.t

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:31

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e kompanisë “Bankers Petroleum”.

Ai ka sulmuar kreun e SPAK, Altin dumani.

“Keto 3 muaj qe te kan ngelur si drejtues i SPAKUT mos u lodh me kot me Krifcen e IPARDIT, me Inceneratorin e Tiranes, me Tigrin e termetit qe po “ vuan” te zezen ne Zvicer,me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 te Bangladeshit ne Vlore,me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT,me tenderat e AKSHIT, me Çunat e Dubait, me te “ emeruarin” kordinator te bandave me Qeverin, me keta shejtaner qe blen vota ne 11 maj, me 4 konçensionet 500 milion euro te ministris se shendetesis, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugesh e tunelesh, me Bektashin me autokombaj nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gerdecin apo 21 Janarin, me kontejeret me droge qe kan edhe ndonje arke banane brenda, me harabelin e Arjoles,apo me zogun e Tiranes e me lloj lloj çeshtjes “ bombastike”, por po ke kellqe meru me keta zogj Ku…. 

Kinez e shqiptar te BANKERSIT,qe kane vjedhur miliarda euro dhe kan tall trapin 21 vjet me pasurin e Shqiptareve duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse te gjith zagaret e politikes dhe e ke kryer detyren Tende si drejtues i SPAKUT se aty i ke pakete te gjith halet qe kane mberthyer prej fyti Shqiperin 35 vjet e qe bejne sikur zihen apo luftojne njeri tjetrin”, shkruan Murrizi, ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Pas vendimit te djeshem te gjyqtares se apelit Zj Gilda Hoxha per te lene ne fuqi masat e arrestit per drejtuesin dhe ish drejtues te kompanis BANKERS habitem nga heshtja e drejtuesit ne detyre te SPAKUT Z Dumani

Nisur nga shifrat marramendese te qindra miliona eurova te “ qerasura” nga kjo kompani tek kompani te tjera, tek individ, politikan, apo sekser te politikaneve ne 21 vite nga viti 2004 duke mos paguar asnje kokerr leku si tatim fitimi ne Shtet, kjo eshte vjedhja me e madhe e pasuris se Shqiptareve ne 35 vite rreth 15 miliard euro

Z Dumani!

Te kerkoj ndjes qe ndoshta ta prish rehatin e pushimeve te gushtit se edhe Ti njeri je e te takon te besh pushime pas nje pune intesive plot ngarkes me deklarata pritshmerie se do godasesh fort korrupsionin ne nivele te larta dhe ne afro 3 vjet ke arrestuar 4 her Lefter Koken, 4 her Alqi Bllakon 5 her Fatos Tushen, por kur te kthehesh nga pushimet shife njeher kete punen e BANKERSIT se mos eshte per “ nderrmarrjen” Tuaj si çeshtje meqe kaq euro nuk jan vjedhur nga te gjithe te arrestuarit se bashku nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim por meqe pak dite me pare ke emeruar si keshillojse Zj Brunilda Bekteshi qe ka punuar tek ÇEZI dhe ja di mrifetin ketyre qindra miliona eurove te “ shperndara” duar duar tek hajdutet e politikes, pyete dhe ate njeher si e shef ajo kete aferen e BANKERSIT

Megjithese Zj Bekteshi e ke mare te “ keshilloj” per vetingun pasi “ realizoi” me sukses fazen e pare si ish antare e KPKS qe ne fakt ishte KÇK e tani ne konflikt te hapur interesi do “ gjuaj” ata qe nuk arriti ti “ gjuante” dot ne KPK se nuk ishte e mundur qe te ishte ne trup gjykuese ne çdo subjekt

Z Dumani!

Po ju drejtohem Ju se mendova ti drejtohem Z Metani por ai ka afro 6 vjet qe eshte rraskapitur nga lodhja ne krye te ILD duke u mare rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godines dhe 2 vjet ju bene bythet kallo ne kafe tek lokal pano-vino tek hotel Plaza e i takon te bej 3-4 muaj pushime te shtrydhi kockat se edhe 3 vjet derisa te mbaroj mandatin 9 vjeçar do kete “ ngarkese” te madhe me mobilimin e zyrave

Bile meqe Ti ke mare si keshillojse Brunilden e KPKS, Metani mund te mari keshillojse Klotilden e komisionit te ligjeve se kenaq edhe Llagamin e KLGJ dhe e ben tutar te gjith sistemin e drejtesis e pastaj nuk kan ku te futen gjyqtar e prokuror qe nuk zbatojne ligjin

Z Dumani!

Keto 3 muaj qe te kan ngelur si drejtues i SPAKUT mos u lodh me kot me Krifcen e IPARDIT, me Inceneratorin e Tiranes, me Tigrin e termetit qe po “ vuan” te zezen ne Zvicer,me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 te Bangladeshit ne Vlore,me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT,me tenderat e AKSHIT, me Çunat e Dubait, me te “ emeruarin” kordinator te bandave me Qeverin, me keta shejtaner qe blen vota ne 11 maj, me 4 konçensionet 500 milion euro te ministris se shendetesis, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugesh e tunelesh,  me Bektashin me autokombaj nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gerdecin apo 21 Janarin, me kontejeret me droge qe kan edhe ndonje arke banane brenda, me harabelin e Arjoles,apo me zogun e Tiranes e me lloj lloj çeshtjes “ bombastike”, por po ke kellqe meru me keta zogj Ku…. Kinez e Shqiptar te BANKERSIT,qe kane vjedhur miliarda euro dhe kan tall trapin 21 vjet me pasurin e Shqiptareve duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse te gjith zagaret e politikes dhe e ke kryer detyren Tende si drejtues i SPAKUT se aty i ke pakete te gjith halet qe kane mberthyer prej fyti Shqiperin 35 vjet e qe bejne sikur zihen apo luftojne njeri tjetrin./e.t

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet nga izraelitët

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:23

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka njoftuar me hidhërim të thellë vdekjen e Suleiman Al-Obeid, ish-sulmues i ekipit kombëtar, i cili vdiq në moshën 41 vjeçare gjatë një sulmi izraelit në Rripin jugor të Gazës, ndërsa priste ndihmë humanitare.

I njohur si “Pele palestinez”, Al-Obeid lë pas pesë fëmijë dhe një trashëgimi futbollistike të pasur me talent dhe krenari kombëtare.

Karriera e tij filloi me Khadamat Al-Shati, përpara se të vazhdonte me Al-Amari në Bregun Perëndimor dhe Club Deportivo Gaza. Me mbi 100 gola, përfshirë një goditje spektakolare me kokë kundër Jemenit në vitin 2010, Al-Obeid ishte një nga yjet më të ndritshëm në futbollin palestinez, duke luajtur 24 ndeshje për ekipin kombëtar dhe duke përfunduar dy herë si golashënuesi më i mirë në ligën lokale (2015-16 dhe 2016-17).

Federata zbuloi se numri i martirëve të lidhur me futbollin ka arritur në 321 duke përfshirë lojtarë, trajnerë, menaxherë dhe gjyqtarë që nga fillimi i konfliktit tetorin e kaluar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në sportin palestinez është rritur në 662. Vdekja e Al-Obeid përfaqëson jo vetëm një humbje sportive, por edhe një humbje simbolike, një njeri që mishëroi shpresën dhe qëndrueshmërinë përmes sportit në një kontekst të shënuar nga lufta dhe vuajtjet./e.t

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:21

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga ky stacion i njohur informativ francez, i cili e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”.

Sipas “Franceinfo”, në pesë vitet e fundit, numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 80%.

“Kjo nuk janë Karaibet apo Maldivet, por Shqipëria – një vend mes Greqisë dhe Italisë – që tani tërheq vizitorë nga e gjithë bota, me ujëra bruz dhe ishuj të virgjër,” thekson kronika.

Gjithashtu, “Franceinfo” vlerëson pasurinë kulturore të Shqipërisë, ku qytetërimet mesdhetare, nga grekët dhe romakët te bizantinët, venecianët dhe osmanët, kanë lënë gjurmë të thella.

Një tjetër atraktivitet i Shqipërisë sipas raportit janë çmimet shumë konkurruese, që e bëjnë vendin një destinacion të përballueshëm për turistët./e.t

 

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

By: Ke Si
7 August 2025 at 11:11

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.

Kreu i qeverisë thekson se kjo ndërhyrje lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore në këtë segment./e.t

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

By: Ke Si
7 August 2025 at 09:42

Alban Daci

Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet me Italinë duke harruar dinamikën e atyre ngjarjeve, dëshmon qartë se duhet reformë në Arsimin e Lartë! Historia ose më saktë shkrimi i historinë tonë kombëtare duhet të pastrohet nga dogmat me prapavijë ideologjike apo edhe më keq, përçarje mes vetit.

Shqipëria s’ka pasur asnjëherë popuj vëllezër, ose popuj aleat fqinjë në kuptimin e plotë të fjalës. Përkundrazi, historikisht fqinjët e Shqipërisë ishin drejtpërdrejtë të interesuar me pretendime që kishin marr plotë nga territoret shqiptare,  kishin penguar me çdo kusht Pavarësinë e saj dhe po ashtu kishin akoma pretendime të tjera, gjithmonë të padrejta që synon realisht zhdukjen dhe ndarjen përfundimtare edhe të asaj pjesë të mbetur të Shqipërisë.

Mbreti Zog, nuk kishte shumë alternativa për aleanca! Në fakt ekzistonin tre mundësi:

– aleancë me Jugosllavinë, që do të thoshte fundi i Pavarësisë

– aleancë me Greqinë  po ashtu fundi i Pavarësisë

– aleancë me Italinë, që do e forconte ekonomikisht, do e modernizonte Shqipërinë dhe do i jepte kohë mbretit Zog që të forcohej. Ngjarjet e përshpejtuan aksionin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

A ishte Zogu tradhtar? Kjo është një pyetje, që përveçse se ka prapavijë të ideologjisë komuniste që ka mbetur si metodikë e trashëgimisë së histografisë, në fakt mbanë edhe disa paragjykime me tendenca absurde krahinore që edhe sot janë në shërbim të interesave të fqinjëve e kundër interesit kombëtar.

Zogu nuk ishte tradhtar dhe pikë e kjo histori duhet të marr fund. Pse nuk ishte tradhtar? Sepse, me gjithë përpjekjet e Kontit Ciano, ai nuk pranoi kurrë asnjë llojë forme protektorati!

Italianët për të realizuar qëllimet e saj pati tre strategji ndaj Shqipërisë:

-T’a rrëzonin në formën e një revolucioni apo grushti shteti! Shumë nga paria e asaj kohe bashkë me disa struktura të rëndësishme të shtetit të Zogut ishin në listën e pagave të Italisë.

– Ta eleminon fizikisht përmes atentate apo formave të tjera. Ne fakt në 39 Zogu u shpëtoi dy atentateve.

– Versioni i pushtimit dhe ndarjes mes Italisë dhe Jugosllavisë. Kjo e fundit nuk ishte dakord, sepse insistonte të merrte Shkodrën dhe Shëngjin për të pasur dalje në det e kjo ishte shqetësuese për Italinë. Në fund Italia vendosi ta pushtonte e vetme, qoftë edhe kundër Jugosllavisë. Kështu në fakt ndodhi.

Tradhti konsiderohet kur nuk udhëheqës ndërmerr nismat, firmos akte që lëshojnë sovranitetin de facto e de jure. Nuk ka asnjë rast që Zogu të ketë pranuar e madje as ultimatumet e Mussolinit!

Çfarë mund të bënte e çfarë do të ndodhte me Shqipërinë? Këto janë pyetje elementare për të kuptuar të vërtetën e Kohës! Shqipëria në atë kohë kishte vetëm armiq e nuk kishte garant anglezët siç i kishte Greqia. Pra, me dikë duhet të kishte aleanca Zogu dhe versioni më i mirë ishte në Italinë! Sigurisht, kjo për faktin se Zogu  i njihte mirë sllavët dhe grekët e asaj kohe.

Aleanca me Italinë dhe  largimi i Zogut e ndihmuan ruajtjen  e sovranitetit dhe të ardhmen e Shqipërisë apo e dobësuan?  Nëse Zogu do të kishte bërë aleancë me grekët apo me jugosllavët, me siguri nuk kishte më Shqipëri pas Luftës!

Nëse do të kishte bërë marrëveshje me Jugosllavinë me shumë gjasa pas Luftës, Shqipëria do të ishte republikë e saj.

Ndërsa nëse do të kishte pasur aleancë me grekët, pas Luftës, të paktën nga Shkumbini e poshtë do të ishte territor grek.

Me largimin e tij, Zogu e ndihmoi Shqipërinë, duke u  konsideruar ky i fundit vend i pushtuar nga Fashizmi, me autoritet legjitim në mërgim. Nuk ishte i vetmi që u larguar në fakt  e bënë edhe të tjerë në Europë duke u larguar njësoj si ai.

Largimi i Zogut e rreshtoi Shqipërinë de facto e de jure kundër Nazizmit dhe Fashizmit.

Largimi i Zogut, aleanca e tij me Italianë, mos pranimi i diktatit të Mussolinit e ndihmuan në të ardhmen ekzistencën dhe ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë.

Dhe për t’a mbyllur po citoj Ambasadori Grant që nënvizon se: Zogu, një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak e politik

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri gjatë viteve 1935-1939 në Mbretërinë Shqiptare, z.Hugh Grant, në kujtimet e tij të botuara në librin “Me jetue në shekullin e sotëm” shkruan: “… Unë besoj se historia, në gjykimin e saj të fundit, të drejtë dhe të paanshëm, do ta përmendi Zogun e Parë – Mbret i Shqiptarëve, si një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarakë dhe politikë të kohës së tij, si një prijës patriot dhe trim, me një inteligjencë dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme…”.

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

By: Ke Si
7 August 2025 at 09:32

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të zhvilluar në Knin.

Në pamjet e publikuara, shihet një dron që fluturon drejt një objektivi të caktuar dhe përplaset me të, duke shpërthyer në flakë. Kjo stërvitje ishte pjesë e një demonstrimi nga Komanda e Forcave Speciale, ku u simuluan operacione për shkatërrimin e një pozicioni të fortifikuar armik.

“Ushtria kroate dje për herë të parë demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë FPV të prodhuar në Kroaci përmes një stërvitjeje të Komandës së Forcave Speciale,” deklaroi ministri Anushiq. “Ky është një hap i madh përpara në modernizimin e ushtrisë sonë dhe në fuqizimin e saj me teknologji të avancuar nga industria mbrojtëse kroate.”

Dronët FPV janë mjete ajrore pa pilot, të cilat kontrollohen në mënyrë të tillë që operatori sheh në kohë reale atë që kap kamera e vendosur në dron, duke e përjetuar fluturimin sikur të ishte vetë në bord./E.T

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

By: Ke Si
7 August 2025 at 09:25

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së Sigurisë së Shtetit (Stasi) nga viti 1957 deri në vitin 1989 në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ), e me këtë urdhër, qytetarët e RDGJ-së monitoroheshin sistematikisht.

Spiunët e Stasit mund të fshiheshin kudo – midis kolegëve, midis miqve. Detyra e tyre: të gjurmonin “armiqtë e popullit”. Nga perspektiva e regjimit të RDGJ-së, këta ishin njerëz që kritikonin sistemin dhe lidheshin me “armikun e klasës”, domethënë kapitalistët “imperialistë” ose “fashistë” në Perëndim. Për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimi i perceptuar nga Perëndimi, Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 si një “mur mbrojtës antifashist”.

Metodat e Stasit

Por “armiku” ishte ende i kudondodhur, madje edhe brenda vendit. A kishte bërë dikush shaka për kryetarin e Këshillit të Shtetit apo kishte dëgjuar muzikë të padëshiruar?

 

 

A kishte marrë dikush letra të dyshimta me pulla nga vendet perëndimore, apo kishte aplikuar dikush për leje vizitori për të hyrë në Republikën Federale?

Gjithçka ishte e dyshimtë; gjithçka ishte nën syrin vigjilent të Stasit, të themeluar në vitin 1950. Stasi e shihte veten si “mburojën dhe shpatën” e Partisë Socialiste të Unitetit të Gjermanisë (SED), e cila supozohej të neutralizonte të gjithë “armiqtë” dhe kështu të siguronte sundimin e partisë shtetërore në RDGJ.

Punonjësit e Stasit hapnin postën, përgjonin telefonatat dhe kishin akses të paautorizuar në shtëpi. Ata frikësonin njerëzit, përhapnin thashetheme se dikush ishte alkoolik ose homoseksual – ose, veçanërisht në mënyrë të pabesë, se kishte kontakte me Stasin. Mjaft qytetarë të RDGJ-së përfunduan pas hekurave, sepse kritikonin regjimin e RDGJ-së.

Arsyet për të punuar për Stasin

Njerëzit madje e quanin Stasin “Firma” ose “Horch und Guck” (dëgjo dhe shiko). Rreth 90,000 punonjës me kohë të plotë pune dhe (në varësi të burimit) midis 100,000 dhe 200,000 punonjës “jozyrtarë” – informatorë që, vullnetarisht ose nën presion, zbuluan “sjelljen e keqe” të miqve dhe anëtarëve të familjes – u punësuan nga Stasi në fund të vitit 1989. Çfarë i motivoi ata të mbështesnin regjimin e padrejtë?

“Mund të ketë qenë ndjenja e pushtetit që ata ushtronin mbi qeniet e tyre njerëzore. Por mund të ketë qenë edhe një traditë familjare, duke filluar aty ku prindërit e tyre dhe ndoshta edhe gjyshërit kishin punuar tashmë”, thotë historiani Philipp Springer për DW.

“Dhe pastaj, sigurisht, kishte premtime nga Ministria se mund të ishte një punë interesante, se mund të ishit në gjendje të shkonit me detyra jashtë vendit. Dhe në fund të fundit, ishte një punë e sigurt – edhe për njerëz që ndryshe nuk do ta kishin pasur një karrierë të tillë.”

Jeta e përditshme në Ministri

Për librin e tij “Die Hauptamtlichen” (Zyrtarët me Kohë të Plotë), Springer zbuloi fotografi të rralla nga Arkivi i Regjistrimeve të Stasit që tregojnë punonjësit në punë. Si oficerë mbikëqyrjeje, ata zakonisht nuk ishin para kamerës, por pas saj. Por ideja e zakonshme e një jete emocionuese si agjent nuk përmbushet këtu.

“Mund të ketë pasur një jetë rudimentare të James Bond nëse do të ishit të vendosur jashtë vendit dhe do të spiunonit në mënyrë të fshehtë, si të thuash”, thotë Springer. “Nëse do të ishit të vendosur në RDGJ në zona që nuk ishin aq të lidhura ngushtë me spiunazhin e vërtetë, nuk ishte aspak aq emocionuese sa mund ta imagjinoni.”

Dhe kështu fotografitë në libër duken mjaft banale dhe të krijuara në mënyrë amatoreske. Shihni një burrë te fotokopjuesi, një tjetër te një tavolinë ose një grua që punon në kuzhinë. Ndonjëherë vetëm një dorë që shtrihet për një dollap arkivash ose këmbët që qëndrojnë përpara një kanali ngrohjeje. “Këto janë, sigurisht, zona që në shikim të parë duken krejtësisht normale dhe aspak emocionuese, por aq interesante dhe të mërzitshme sikur të punonit në një fabrikë diku”, thotë Springer.

“Por në fund të fundit, të gjithë këta punonjës me kohë të plotë kontribuan në mbajtjen në punë të makinerisë. Ata ishin të gjithë pjesë e këtij sistemi dhe ishin të trajnuar politikisht dhe ideologjikisht për të kuptuar se roli i tyre ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e socializmit në RDGJ dhe mbrojtjen e tij kundër armiqve të supozuar nga Perëndimi.”

“Kompania” dhe funksionimi

Jo të gjithë personat e paraqitur në fotografi mund të identifikoheshin me emër; nëse do të mundeshin, Philipp Springer siguroi biografitë e tyre. Një shembull është Togerja e Parë Elfi-Elke Mertens, babai i së cilës punonte për Stasin, dhe burri i saj është gjithashtu i punësuar atje.

Ajo u lavdërua nga eprorët e saj për “angazhimin e saj të jashtëzakonshëm” dhe “zellin” e saj, ajo ishte “e ndërgjegjshme dhe shumë e gatshme”. Në fakt, aq e gatshme sa premtoi të ndikonte te një i afërm që donte të udhëtonte në Perëndim.

“Unë dhe burri im do të flasim përsëri me të; nëse [ajo] nuk është e përgatitur të heqë dorë nga udhëtimi, ne do t’i ndërpresim lidhjet tona me të”, u premtoi Mertens eprorëve të saj.

Mund të shihet edhe eprori Sylke Kindler. Ajo sugjeroi të bashkëngjitej një aparat fotografik në fund të shportës së pazarit në mënyrë që të mund të fotografonte përreth pa u vënë re përmes një vrime. Apo Gjeneralmajori ambicioz Horst Böhm, i cili ishte aq i përkushtuar ndaj regjimit saqë kreu vetëvrasje pas rënies së RDGJ-së.

Është e lejueshme të publikohen fotot dhe emrat e punonjësve me kohë të plotë të Stasit, thotë Springer – madje edhe ata që janë ende gjallë dhe që mund të kenë frikë për reputacionin e tyre.

“Gjithmonë mendon: ‘Epo, kjo është një nga ato ‘Makineri të mëdha dhe të gjithë janë një ingranazh i vogël’”, thotë ai. “Por në fund të fundit, këta janë të gjithë njerëz që vendosin pro ose kundër pjesëmarrjes në diçka të tillë dhe investojnë tërë jetën e tyre duke punuar për një aparat kaq të padrejtë. Dhe sigurisht, ata duhet të përballen edhe me faktin se dosjet rreth tyre janë ruajtur.”

Mësime nga padrejtësitë e së kaluarës

Fundi përfundimtar i shërbimit sekret të RDGJ-së erdhi në janar të vitit 1990. Mbijetuan më shumë se 111 kilometra dosje, 41 milionë skeda dhe mbi 1.7 milionë fotografi – si dhe gati 15,000 çanta me dosje të shkatërruara.

Shumë qytetarë të RDGJ-së kërkuan qasje në dosje: Ata donin të dinin se çfarë roli kishin luajtur miqtë ose familjarët e tyre. A ishin viktima apo autorë? Edhe sot, thotë Springer, ka shumë pyetje nga individë privatë.

“Por sipas mendimit tim, kjo duhet të luajë gjithashtu një rol të madh në nivel politik ose kombëtar, sepse padrejtësia u krye këtu nga një aparat i tërë. Është e rëndësishme ta mbajmë gjallë këtë kujtesë. Dhe mendoj se të rinjtë duhet të përballen gjithashtu me të në mënyrë që të kuptojnë se kanë një përgjegjësi për të mbrojtur në fund të fundit sistemin tonë demokratik.”/DW

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

By: Ke Si
7 August 2025 at 09:19

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion të madh.

Megjithatë, gjatë gjithë luftës, Hamasi ka arritur të vazhdojë të përdorë një sistem sekret pagesash të bazuar në para të gatshme për të paguar pagat e 30 mijë nëpunësve civilë që arrijnë në total 7 milionë dollarë.

BBC ka folur me tre nëpunës civilë të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë gati 300 dollarë secili brenda javës së fundit.

Besohet se ata janë midis dhjetëra mijëra punonjësve që kanë vazhduar të marrin një maksimum prej pak më shumë se 20% të pagës së tyre para luftës çdo 10 javë.

Me inflacionin në rritje, paga simbolike – një pjesë e shumës së plotë – po shkakton pakënaqësi në rritje midis besnikëve të partisë.

Mungesa të mëdha ushqimore – të cilat agjencitë e ndihmës ia atribuojnë kufizimeve izraelite – dhe rastet në rritje të kequshqyerjes akute vazhdojnë në Gaza, ku një kilogram miell në javët e fundit ka kushtuar deri në 80 dollarë – një rekord i të gjitha kohërave.

Pa një sistem bankar funksional në Gaza, edhe marrja e pagës është komplekse dhe nganjëherë e rrezikshme. Izraeli identifikon dhe shënjestron rregullisht shpërndarësit e pagave të Hamasit, duke kërkuar të prishë aftësinë e grupit për të qeverisur.

Punonjësit, nga oficerët e policisë deri te zyrtarët e taksave, shpesh marrin një mesazh të koduar në telefonat e tyre ose bashkëshortët e tyre që i udhëzojnë ata të shkojnë në një vend të caktuar në një kohë të caktuar për të “takuar një mik për çaj”.

Në pikën e takimit, punonjësit i afrohet një burrë – ose herë pas here një grua – e cila në mënyrë diskrete i dorëzon një zarf të mbyllur që përmbante paratë përpara se të zhdukej pa ndërveprim të mëtejshëm.

Një punonjës në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Hamasit, i cili nuk dëshiron të japë emrin e tij për arsye sigurie, përshkroi rreziqet që përfshihen në mbledhjen e pagave të tij.

“Sa herë që shkoj të marr pagën time, u them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. E di që mund të mos kthehem më”, tha ai.

“Në disa raste, sulmet izraelite kanë goditur pikat e shpërndarjes së pagave. Unë i mbijetova njërit që shënjestroi një treg të frekuentuar në Qytetin e Gazës”.

Alaa, emrin e të cilit e kemi ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tij, është një mësues shkolle i punësuar nga qeveria e drejtuar nga Hamasi dhe ofruesi i vetëm i të ardhurave për një familje me gjashtë anëtarë.

“Mora 1,000 shekel (rreth 300 dollarë) në kartëmonedha të konsumuara – asnjë tregtar nuk i pranonte. Vetëm 200 shekel ishin të përdorshme – pjesën tjetër, sinqerisht nuk e di çfarë të bëj me të”, i tha ai BBC-së.

“Pas dy muajsh e gjysmë urie, na paguajnë me para të grisura. Shpesh detyrohem të shkoj në pikat e shpërndarjes së ndihmave me shpresën për të marrë pak miell për të ushqyer fëmijët e mi. Ndonjëherë ia arrij të sjell pak në shtëpi, por shumicën e kohës dështoj”.

Në mars, ushtria izraelite tha se kishte vrarë kreun e financave të Hamasit, Ismail Barhoum, në një sulm ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis. Ata e akuzuan atë për kanalizimin e fondeve në krahun ushtarak të Hamasit.

Mbetet e paqartë se si Hamasi ka arritur të vazhdojë të financojë pagesat e pagave duke pasur parasysh shkatërrimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës së tij administrative dhe financiare.

Një punonjës i lartë i Hamasit, i cili shërbeu në pozicione të larta dhe është i njohur me operacionet financiare të Hamasit, i tha BBC-së se grupi kishte grumbulluar afërsisht 700 milionë dollarë në para të gatshme dhe qindra milionë shekel në tunele nëntokësore para sulmit vdekjeprurës të grupit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, i cili shkaktoi fushatën shkatërruese ushtarake izraelite.

Këto dyshohet se u mbikëqyrën drejtpërdrejt nga udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar dhe vëllai i tij Mohammed – të dy të cilët janë vrarë që atëherë nga forcat izraelite.

Hamasi historikisht është mbështetur në financim nga detyrimet dhe taksat e larta të importit të vendosura mbi popullsinë e Gazës, si dhe duke marrë miliona dollarë mbështetje nga Katari.

Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit që vepron përmes një sistemi të veçantë financiar, financohen kryesisht nga Irani.

Një zyrtar i lartë nga Vëllazëria Myslimane e ndaluar me seli në Egjipt, një nga organizatat islamike më me ndikim në botë, ka thënë se rreth 10% e buxhetit të tyre është drejtuar gjithashtu për Hamasin.

Për të gjeneruar të ardhura gjatë luftës, Hamasi ka vazhduar gjithashtu të vendosë taksa mbi tregtarët dhe ka shitur sasi të mëdha cigaresh me çmime të fryra deri në 100 herë më të larta se kostoja e tyre origjinale.

Para luftës, një kuti me 20 cigare kushtonte 5 dollarë – që tani është rritur në më shumë se 170 dollarë.

Përveç pagesave në para të gatshme, Hamasi ka shpërndarë pako ushqimore për anëtarët e tij dhe familjet e tyre përmes komiteteve lokale të emergjencës, udhëheqja e të cilave ndërrohet shpesh për shkak të sulmeve të përsëritura izraelite.

Kjo ka nxitur zemërimin publik, me shumë banorë në Gaza që akuzojnë Hamasin se shpërndan ndihmë vetëm për të mbështetësve dhe duke përjashtuar popullsinë e gjerë.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vjedhjen e ndihmës që ka hyrë në Gaza gjatë armëpushimit në fillim të këtij viti, diçka që Hamasi e mohon./e.t

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

By: Ke Si
7 August 2025 at 09:01

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi. Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.

Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më. Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%. Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj../e.t

❌
❌