Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

By: D Marku
15 August 2025 at 14:11

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri i saj është bërë kryefjalë në portale. Mes raportimeve për një urdhërarrest ndërkombëtar, i cili thuhet se lidhet me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor, modelja ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të qetë e pa tension.

Në një video të publikuar nga makina, me një këngë të Rihannës në sfond, ajo ka ndarë një detaj krejtësisht të papërfshirë në situatën ku ndodhet.

“E di çdo tekst këngësh të Rihannës fjalë për fjalë,” – shkruan Arbenita.

The post Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Apeli i Gjykatës Speciale refuzon lirimin e përkohshëm për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

By: D Marku
15 August 2025 at 13:49

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për ta hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm treshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç raporton Klan Kosova.

Kërkesa e tyre për t’u liruar përkohësisht pas përfundimit të rastit të Prokurorisë së Specializuar ishte hedhur poshtë nga Themelorja më 13 maj 2025, ndërkaq Veseli, Selimi dhe Krasniqi e apeluan vendimin dhe hoqën dorë përkohësisht nga e drejta për rishikim të çdo-dy-muajshëm të paraburgimit deri në vendimin e ri.

Hashim Thaçi nuk e pati dorëzuar fare një kërkesë të tillë për lirim të përkohshëm meqë ndaj tij po zhvillohet edhe një proces tjetër gjyqësor për tentim-pengimi të drejtësisë.

The post Apeli i Gjykatës Speciale refuzon lirimin e përkohshëm për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin appeared first on Albeu.com.

V*au me breshëri aut*matiku vajzën e tij shtatzënë, Doksan Dushku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lehtësimin e dënimi

By: D Marku
15 August 2025 at 13:35

Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, krim i ndodhur në vitin 2014, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për lehtësimin e dënimit.

Ai bëri rekursin për shkak të shfuqizimit të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve.

Nëse kërkesa pranohet, Doksan Dushku lirohet nga qelia për shkak se ka bërë 11 vite në burg.

“Revokimin e vendimit nr. 69, date 02.06.2015 i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, vendim i cili eshte lene ne fuqi dhe ka marre forme te prere me vendimin nr. 74, date 07.07.2015 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, per shkak te shfuqizimit te paragrafit te dyte te nenit 55 te K.Penal, shtuar me ligjin nr. 144/2013, shfuqizuar me vendimin nr. 9, date 26.02.2016 te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Caktimi i denimeve per disa veprave penale (neni 55 i K.Penal) ne fuqi te jepet nje denim i vetem, me 21 vite burgim qe perbehet nga denimi me i rende i shtuar. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale perfundimisht denimin me 14 vjet burgim.

Baza ligjore: Neni 29/3 i Kushtetutes, nenet 479, 480 te K.Pr.Penale,nenet 3/3 dhe 55 te K.Penal, vendimi nr. 9, date 26.02.2016 i Gjykates Kushtetuese”, thuhet në kërkesë.

Në datë 28.05.2014, rreth mesit të ditës, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, mori njoftim se në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të rrethit Dibër, kishte vdekur shtetësja Fatmira Dushku, dhe se shkaku I vdekjes së saj ishte I dyshimtë. Oficerët e policisë gjyqësore shkuan në banesën e Doksan Dushkut, atit të të ndjerës, dhe aty gjetën familjarë e të afërm të saj, dhe të ndjerën të futur në arkivol në një prej dhomave të shtëpisë. Kontakatuan e morën në pyetje familjarë të të ndjerës, dhe njëkohësisht bënë dhe kqyrje e kontroll në ambientet e brendshme të banesës e jashtë saj, dhe nga të dhënat e marra doli se Fatmira Dushku ishte vrarë disa orë më parë, rreth mesit të natës mes datave 27 e 28 maj 2014, nga I ati Doksan Dushku. Doksan Dushku e pranoi vetë këtë.

Hetimet vijuese bënë të njohur se familja e Doksan Dushkut përbëhej prej tij (të pandehurit), të bijës, të ndjerës Fatmira, dhe djemve, të pandehurit Lulzim, e Hazizit, ky I fundit në moshë minore. Bashkëshortja e Doksanit kishte vdekur disa vite më parë. Jo shumë larg shtëpisë së Doksanit, banonte vëllai I tij Ahmet Dushku, me të shoqen dhe një djalë, Ramazanin. Ramazani ishte djali biologjik I Doksanit, dhe ja kishte ‘’falë’’ të vëllait Ahmetit, ngaqë nuk kishte pasë fëmijë nga martesa. E bija e Doksanit, viktima Fatmira Dushku, kishte qenë e pamartuar dhe nuk kishte qenë në marrëdhënie pune. Së fundi, I pandehuri Doksan, kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Ai e kishte pyetutr atë se si kishte ndodhur që kishte mbetur shtatzënë, dhe ajo kishte hezituar ti pohonte atij emrin e personit me të cilin kishte ngelur shtatzënë. Megjithatë, nga bisedat me të bijën per këtë, I pandehuri kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë që personi që me shumë mundësi e kishte lënë atë shtatzënë, ishte njëri nga djemtë e një kushëriri të largët të tij, A.H. Ky I fundit e kishte shtëpinë në të njëjtin fshat me atë. Ai kishte dy djem njëri prej të cilëve ishte A… Megjithëse jo aq I bindur për këtë, dhe ngaqë vajzën e kishte të pafejuar, I pandehuri kishte vendosur të interesohej tek mjekët në spital të Peshkopisë, për të bërë të mundur që e bija ta abortonte foshnjën, ngaqë për të do të ishte një turp I madh nëse ajo vërtet kishte mbetur shtatzënë me një djalë me të cilin kishte lidhje të largët fisnore.

Për këtë, në datë 24 maj I pandehuri Doksan takoi në Spital të Peshkopisë një punonjës të spitalit Q.M, të cilit I kërkoi ta ndihmonte të abortonte e bija. Mjeku e këshilloi të mos e bënte këtë, por ajo ta lindte fëmijën, dhe e bija të jetonte me personin që donte. Por pasi I pandehuri I tregoi atij për dyshimet që ai kishte rreth personit që mund ta kishte lënë atë shtatzënë, e lanë që mjeku do të interesohej të bënte diçka, dhe se mund ta sillte të bijën të nesërmen e asaj dite tek spitali.

Të nesërmen I pandehuri Doksan nuk e çoi të bijën tek spitali në Peshkopi, ndërsa në drekë të datës 27.05.2014, mjeku takoi A.H (të atin e njërit prej djemve që I pandehuri dyshonte se e kishte lënë shtatzënë të bijën) dhe I tha atij për bisedën që kishte bërë me të pandehurin. A.H, duke mos e besuar të kishte ndodhur një gjë e tillë, I telefonoi njërit djalë që ndodhej jashtë shteti, dhe prej tij u sigurua se nuk kishte lidhje me këtë gjë. Pastaj njoftoi me telefon djalin tjetër A. që ishte student, dhe që ndodhej në qytetin e Peshkopisë, dhe I tha të vinte urgjent atë ditë në shtëpi.

Djali u nis menjëherë dhe mbërriti në shtëpi atë darkë. Në darkë të datës 27.05.2014, I pandehuri Doksan kishte thirrë në shtëpi të tij, të vëllanë A. dhe të birin e tij R., për të biseduar se si do vendosnin rreth shtatzanisë së Fatmirës. Pasi kishin ndenjë ca, ata ishin larguar që aty. Ramazani kishte shkuar në shtëpi të A, ku kishte gjetë dhe A (studentin). Aty, studenti kishte mohur që kjo të ishte e vërtetë. Ata vendosën gjithë bashkë dhe shkuan në shtëpi të të pandehurit (ora duhet të ketë qenë rreth 22/22:30 e darkës).

Këtu gjetën të pandehurin, Fatmirën, dhe djalin e vogël H., që ishte në gjumë. Këtu, pas bisedës, Fatmira ishte shprehur ‘’unë e dua A (fjala është për studentin). Duke mos e besuar atë, A (kusheriri) I tha të pandehurit Doksan që të nesërmen në mëngjes, të dy bashkë të dërgonin djalin e vajzën në spital të Peshkopisë, për të bërë analizat, dhe nëse kjo dilte e vërtetë, atëherë ata do të vazhdonin jetën bashkë, por sipas tij djali I tij nuk do të kishte më vend në shtëpi të tij, e në të kundërt, ata nuk do kishin më punë mes tyre (fjala është që nuk do konsideroheshin më farefis mes tyre).

Këtë natë takimi mes tyre nuk zgjati shumë, dhe ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti I pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë. Në atë orë të natës, i pandehuri dhe e bija ishin zgjuar, dhe I pandehuri qëndronte në oborr të shtëpisë, ndërsa e bija bënte punë shtëpie, kur rreth mesit të natës I pandehuri merr nga pas shtëpisë një armë automatike, dhe në një moment që e bija ndodhej në oborr të shtëpisë duke kryer punë shtëpie, ai e qëllon atë me breshëri në trup, duke I shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Të shtënat dëgjohen dhe nga I vëllai I te pandehurit dhe djali I tij, të cilët vijnë menjëherë aty (shtëpitë janë shumë afër) dhe gjejnë të pandehurin Doksan me armë në dorë. Ata shtangen nga ajo që shohin, e megjithatë I marrin armën atij armën nga duart dhe e vendosin atë diku pas shtëpisë. Aty, i pandehuri vendos që vrasjen që bëri, ta paraqesë si vdekje natyrale të së bijës, dhe për këtë duhej porositur e marrë arkivoli në Peshkopi.

Në orët e para të datës 28 maj, Ramazani me një shofer shkoi në Peshkopi e mori arkivolin dhe e solli në banesë. Ndërkohë, në mëngjesin e kësaj date, I pandehuri Doksan hapi lajmin se kishte vdekë e bija Fatmira, dhe se varrimi do bëhej në ora 14’’ të kësaj date. Për këtë u njoftua me telefon edhe A.H (kusheriri), I cili e vuri në dyshim shkakun e vdekjes së saj.

The post V*au me breshëri aut*matiku vajzën e tij shtatzënë, Doksan Dushku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lehtësimin e dënimi appeared first on Albeu.com.

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

By: D Marku
15 August 2025 at 13:32

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

The post Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

“Më kërcënove në zyrë kur të shkarkova”, Murrizi sherr në rrjetet sociale me Arben Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë

By: D Marku
15 August 2025 at 12:47

Ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi është përplasur sot në rrjetet sociale me ish deputetin dhe ministrin socialist Arben Malaj, lidhur me korrupsionin në Bankers.

Përplasja e tyre ka arritur deri në nivel personal, kur Malaj i ka kujtuar Murrizit se e ka kërcënuar me jetë kur ka shkuar për ta shkarkuar si drejtor të Tatimeve në 1997.

Murrizi:
Oooo deputet të PD dhe funksionarë politikë të PD!!!
A keni kellqe te belbezoni nje fjale per vjedhjen me te madhe te shekullit (Bankers)?????
Se deputetët dhe funksionarët e PS edhe po të duan nuk jua mban se ju dh*** në gojë Rama
Por edhe juve nëse do ta hapni gojën si laraska në oborr të ish kombinatit të autotraktorëve apo tek mali i robit në Golem do ju dh****sin në gojë shqiptarët siç ju kane dh*** me vote ne kuti prej vitit 2013 por juve u duket era e të dh*** si erë parfumi

Malaj: S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Uzines të Përpunimit të Thellë të Naftës.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate qeverisjes se PD-së, nisën hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe policia e partise tuaj i bllokoj dhe i perzuri tatimoret?

Ish-ministri juaj i Financave urdhëroi ndërprerjen e hetimeve?
Pse nuk protestove në atë ditë?
Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd?
Po, ne kemi folur, por asnjëherë me gjuhë “alabakësh”, por me argumenta thellesisht profesionale.

Jo me vetë-personalizim si hero.
Aty ke qenë deputet pas vitit 2005, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje,
por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e bazonin luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë edhe pas hetimeve politike të ish-ministrit të Financave të PD-së, pas vitit 2005 nuk gjetët dot asnjë rast që të kisha abuzuar me detyrën, e aq më pak të kisha pasuruar vëllezërit, motrat dhe familjarët e mi, të mirë-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.
I dashur Murrizi,
më qetë,
me më pak vulgaritet,
me më shumë argumente logjike, me më shumë këmbëngulje morale dhe ligjore.

Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vetë-personalizimi si “më i ndershmi i shekullit të 21-të”,
por nga arritjet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit,
që nisi pas rikthimit të PD-së në pushtet në 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje në nivele kërcënuese për ekonominë dhe demokracinë, nga disa rilindas të babëzitur dhe oligarkë të pangopur, të dyja bashkë dhe reciprokisht për pushtet ekonomik dhe politik.

Çoje deri në fund një akuzëz. Murrizi, heto me ekspertë të jashtëm, fito luftën qoftë edhe në një rast të vetëm.

Kjo do të jetë fitore politike, publike, që do të ndihmojë të arrish edhe fitore në mënyrë etike.

Murrizi: Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorrin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.

Nuk jam heroik une o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe per modesti po te them qe nuk jam heroik por ne fakt ne krahasim me ty Ben jam sepse ti more “graden” prof kr tek firma piramidale e Lefter Cenajt ndersa une kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.

Nuk kam qenë deputet ne 2005 une o Ben Malaj por veten ne 1997-2001 kur ty te bene bandat deputet e une ne zonen time nuk p**dha per bandat e PS e per komitetet e shpetimit te leshit qe te komandonin ty si top futbolli.

Madje ti e di mire qe nuk te p**dha as ty ne mars 1997 kur doje te me hiqje si nendrejtor tatimesh e te thashe qe je minister pa vota e nuk te p**rdh. Nese e ke harruar se kohet e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qen deputet ne 2005 o Ben Malaj por duke qene qe nuk i servilosem kryetareve te partisë kam kandiduar i pavarur ne zonen 61 te dushkut te famshem qe bere ti me Meten, Nanon dhe Kaç Islamin ne vitin 2001 kur me vodhet mandatin me Celibashin ne KQZ, qe e zgjodhi prapë ne 2020 Lyl Basha.

Qe te jesh i sakte o Ben Malaj qe Murrizi nuk ka qenë deputet ne 2005, para se te thuash broçkulla per nje rroge pyete Boden se e ke patur koleg tek Banka e Shqiperisë, ose shkruaj Berishes per t’u siguruar se ne 1997-2001 kur une isha deputet te therriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet ne 2005 o Ben Malaj (Cenaj) se po te kisha qene do flisja per ty si ish- minister Finance qe shite te gjith pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin per 5 lekë.

Nuk kam qene deputet ne 2005 une o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur per Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhate turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.
Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Keshillit Mbikqyres i Bankes se Shqiperisq per te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.

Dhe kur kam qenë deputet une o Ben Malaj ne 2017-2021 kam folur per Bankersin qysh ne 2019 para 6 vitesh dhe kam thene fiks kete qe ka dal sot ashiqare qe tek Bankersi jane bere pis te gjithë haletë e politikes, perfshi edhe ty o Ben.
Nje fjal e urte thote:

Burri ka koh boll me u felliq derisa te vdesi.
Te shkuara fare o Ben Malaj dhe nese pret per ngushellime nga shtatori se tani jam me pushime po te vij per vizite.
Murrizi o Ben Malaj nuk p***rdh per asnje mashtrues apo hajdut ordiner qofshin keta ne politikë, ne qeveri, ne biznes, ne drejtesi apo ne media dhe nuk leh per nje rroge per asnje padrino palaço duke shpifur si i paftyre.
Por meqe je me “raport” mjekesor dhe vasal ekonomik nuk te padis ne gjykate si mashtrues sepse e di mire qe gjykata nuk i mer per baze çfar nxjerin nga goja ata qe kane rrjedhje vaji.
Te rroni vetë Ben Malaj dhe zoti ju forcofte per humbjen e madhe te asaj qe dallon njeriun nga kafsha, mendjes.
Nuk ka me turp kur shef keta qe demek kanë qeveris shqiperin te shnderrohen ne zagarë te atyre qe kane vjedhur pronat e shqiptareve.
Prapë do flas per Bankersin o Ben Malaj dhe per çdo afer qe di se ma ke ngritur aq shum k……..urajon sa nuk di ku ta derdh kete energji qe me ka dhene kjo thirrja jote si kukuvajke.

Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.
Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin.

Të prita në zyrë.

Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.
Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.
Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.
Të thashë “pushka top”!

Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”.

Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.

Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,

urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.

Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.

Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.

Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.

Kush të pengon?

Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??

Pikerisht partia jote.

Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..

Ti, “heroi yne kombetare”,
kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.

U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.

Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.

Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.

Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”.

Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.

Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.

Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.

Bej te fal Taulantit!!!

E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashë por nuk të shpalla armik.

Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.

Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël.

Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu këtë pergjigje!

Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!

The post “Më kërcënove në zyrë kur të shkarkova”, Murrizi sherr në rrjetet sociale me Arben Malajn: O Ben Cenaj je kukuvajkë, shite pronat e piramidave për 5 lekë appeared first on Albeu.com.

Trump, leter Presidentit Begaj: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurtë

By: D Marku
15 August 2025 at 12:13

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku theksohet angazhimi për të forcuar më tej miqësinë dhe aleancën mes dy vendeve.

Në mesazh, Presidenti Trump vlerëson marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektimin e idealeve që kanë themeluar kombin amerikan dhe nënvizon se, përmes mbrojtjes së sovranitetit, begatisë dhe paqes me anë të forcës, mund të arrihet edhe ajo që duket e pamundur.

“Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”, shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.

Ky mesazh vjen pas urimit që Presidenti Begaj përcolli më herët me rastin e 249-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ku ai theksoi miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe rolin e partneritetit strategjik në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

The post Trump, leter Presidentit Begaj: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurtë appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

By: D Marku
15 August 2025 at 11:45

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për korrupsion është edhe kreu i një bashkie të rëndësishme së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, çka zgjeron fushatën kundër opozitës në vend.

Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në rajonin e Stambollit u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.

Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e saj janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke nisur me prangosjen e bujshme të në muajin mars të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohej si rivali më i madh i Erdoganit në presidencialet e 2028-tës.

I ndaluar gjatë një hetimi për korrupsion të supozuar, Imamoglu insiston se në fakt veprimet ligjore ndaj janë të motivuara politikisht si sfiduesi kryesor i sundimit dydekadësh të Erdoganit, por edhe si një mënyrë për të minuar ndikimin në rritje të CHP-së. Qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

The post Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi appeared first on Albeu.com.

Incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi, policët rrahin me shkop gome të rinjtë

By: D Marku
15 August 2025 at 11:25

Në Beograd dhe Novi Sad, mbrëmjen e së enjtes janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd janë hedhur mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Më herët, njësitë e xhandarmërisë serbe kishin shtyrë demonstruesit më afër ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, për t’i ndarë nga përkrahësit e pushtetit të mbledhur aty pranë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, një grup burrash me shkopinj ishin mbledhur më herët në afërsi të Shtabit të Përgjithshëm. Opozita nga Fronti e Gjelbër–Majtë publikoi në rrjete sociale një video, duke pretenduar se këta persona ishin mbështetës të pushtetit.

Në Novi Sad, një grup i vogël demonstruesish të maskuar shkaktuan dëme në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas gazetarëve të REL-it. Në zyre nuk kishte anëtarë të partisë dhe nuk kishte as polici me uniformë. Sipas N1, protestuesit nxorën nga aty karrige dhe kuti për vezë.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë, raporton televizioni N1.

Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc.

Një ditë më parë, gjatë protestave në dhjetëra qytete të Serbisë, ishin shënuar disa incidente dhe përleshje mes protestuesve kundërqeveritarë dhe përkrahësve të pushtetit.

Përfaqësuesit e pushtetit, në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzuan protestuesit për nxitje të trazirave.

Prej muajsh, para Parlamentit në Beograd, mbështetës të pushtetit kanë ngritur tenda dhe bllokojnë një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, duke u vetëquajtur “studentë që duan të mësojnë”. Sipas tyre, kjo është përgjigjja ndaj protestave masive kundër Qeverisë në të gjithë Serbinë.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

The post Incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi, policët rrahin me shkop gome të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, vetëm 3 janë aktive, 6 në monitorim

By: D Marku
15 August 2025 at 11:08

Situata nga zjarret në vend

Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:

* Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

* Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

* Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

* Mali me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

* Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan) – Vatra nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

* Velçan (Bashkia Berat) – Situata nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

* Mali i Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë) – Vatra nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë) – Nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.

* Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) – Intensitet i ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

The post Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orë, vetëm 3 janë aktive, 6 në monitorim appeared first on Albeu.com.

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj, si u zbuluan a*mët në ushqime

By: D Marku
15 August 2025 at 10:30

Francesk Mecaj personi i arrestuar për trafik armësh me Italinë është lënë në burg pa afat.

Gjykata e Lezhës e cilësoi të ligjshëm arrestimin  e 30 vjeçarit që rezulton me prevedent penal në vendin fqinj.
Ai u arrestua pak ditë më parë në malësi të madhe si personi që kishte futur armë zjarri në një valixhe me qëllim trasportimin e tyre.
Burime bëjnë me dije se indiciet erdhën nga  një informacion I mbërritur Guardia di finanza. Sipas një shkrese thuhet se është bërë ndalimi i dy shoferëve të autobusit pasi në një valixhe brenda bagazhit të tyre u gjetën amrë zjarri dhe municione.

Për hetimet të dyshuarit janë vënë në përgjime.

Nga hetimet ka rezultur se 30 vjeçari Francesk Mecaj me datën 16 korrik kishte telefonuar administratorët e linjës me një numër Italian ku I ka kërkuar trasportin e një valixheje që sipas tij kishte ushqime.

Takimi është realizuar në Milot ku fiksohet ne pamje 30 vjecari që e dorëzon së bashku me 50 euro.

Po ashtu rezulton se më tej është doruzar në Itali tek një person i huaj.

3 javë më pas I njejti person telefonon sërisht agjensinë ku sërshit do të bëntë një dërgese në Itali.

Edhe kësaj radhe takimi është realizuar në Milot ku fiksohet në kamera se dorzon valixhet.

Por kësaj radhë udhëtimi duket se nuk ka shkuar mire pasi autoritetet italiane ndaluan furgonin ku u kapën 5 armë kallashnikov, 5 krehëra dhe 356 fisheke.

Në pranga atje kanë pëfunduar sy shoferet Arian Deda dhe Eltion Muca. Ndërkohë që autoritet italiane janë në kërkim të italianit që do të priste valixhen me armë zjarri

The post Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj, si u zbuluan a*mët në ushqime appeared first on Albeu.com.

Kantautori anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me k*ncer! Jam i qetë dhe kam besim

By: D Marku
15 August 2025 at 10:15

Kantautori i njohur italian Fabio Concato ka bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se po përballet me një diagnozë kanceri.

Lajmi u konfirmua nga vetë artisti 72-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas ndërprerjes së papritur të koncerteve në fund të muajit qershor.

“Të dashur miq, dua t’ju njoftoj se u detyrova të anuloja koncertet e mia në fund të qershorit për shkak të kancerit,” shkroi Concato. “Po i nënshtrohem trajtimit me shumë vetëbesim dhe jam shumë i qetë. Do t’ju informoj sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që më kanë shkruar duke shprehur shqetësimin dhe dashurinë e tyre. Do të jem në kontakt së shpejti dhe ju dërgoj një përqafim të madh.”

Muajin e kaluar, Concato kishte anuluar të gjitha koncertet e planifikuara për korrik dhe gusht, duke deklaruar se vendimi ishte marrë për arsye shëndetësore dhe nevojë për kontrolle mjekësore të vazhdueshme.

Fabio Concato, i lindur në Milano më 31 maj 1953, me emrin e vërtetë Fabio Piccaluga, është një nga figurat më të dashura dhe të rafinuara të muzikës italiane. Ai u rrit në një familje artistësh dhe nisi karrierën në vitet 1970 me grupin kabare “I mormoranti”, përpara se të niste një rrugëtim solo që do të linte gjurmë të thella në muzikën italiane.

Këngët e tij më të famshme, si “Domenica bestiale”, “Fiore di maggio”, “Guido piano” dhe “Rosalina”, janë bërë pjesë e trashëgimisë muzikore të Italisë, falë melodive elegante, teksteve të ndjera dhe një zëri të ngrohtë që rrëmben publikun.

Në dekadat që pasuan, Concato vazhdoi të eksperimentonte me tinguj të rinj, duke përfshirë edhe jazz-in, si në albumin “Ballando con Chet Baker” (2001), një homazh për legjendën amerikane të xhazit.

Së fundmi, ai ishte angazhuar në një turne të gjatë festiv me titull “Musico Ambulante”, ku rikthente në skenë këngët më të dashura të repertorit të tij, të shoqëruara me histori dhe kujtime nga një karrierë mbi 50-vjeçare.

The post Kantautori anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me k*ncer! Jam i qetë dhe kam besim appeared first on Albeu.com.

SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguaj/ Franc Çopja ndikues i çmimit të dr*gës, lidhje me grupe të fuqishme

By: D Marku
15 August 2025 at 09:56

Operacioni I SPAK në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik droge u bë jehonë edhe në Paraguai.

Mediat atje kanë shkruar se ish menaxheri I sportit dhe një prej personave me reputacion rezulton I përfshirë më grupin krimina shqiptar që trafikonte drogë.

Gjatë një shkrimi të publikuar në platformen X thuhet se Franc Çopja është shqiptari që trafikonte droge vepronte me Diego Benitez që tashmë rezulton të jetë në kërkim.

Sipas medaive atje organizata kishte krijuar lidhje shumë të forta sa që kishin krijuar kompani për të trafikuar drogë me portet europiane.

Mediat thonë se mesa duket, shqiptari Franc Çopja frekuentonte vendin tone Paraguain  për të rregulluar blerjen e ton kokainës me fraksione të ndryshme.

Autoritetet kombëtare tani kanë informacion se Çopja u takua gjithashtu me anëtarët e rrethit të parë të Sabastián Marset në fermën “23 de Abril” në San Roque González, në Paraguai .

Ferma ishte regjistruar nën emrin e Alberto Koube Ayala, i ndjekur penalisht gjithashtu në operacionin ku u kapen disa shtetas për trafik droge.

Mediat atje thonë se operacionet e drogës të  kryera nga Çopja ishin aq të mëdha saqë ndonjëherë ndikonin në çmimin e drogës në tregun evropian.

The post SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguaj/ Franc Çopja ndikues i çmimit të dr*gës, lidhje me grupe të fuqishme appeared first on Albeu.com.

Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit! Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

By: D Marku
15 August 2025 at 09:34

Vihet nën kontroll situata në Gramsh.

Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.

Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.

Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.

The post Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit! Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre appeared first on Albeu.com.

Trump gati për takimin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së flet për Putinin: Ai nuk do të guxojë të luajë me mua

By: D Marku
15 August 2025 at 09:15

Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke bërë disa deklarata të forta mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe luftën në Ukrainë.

Trump u shpreh se, nëse ai nuk do të ishte president, Putini “me shumë gjasa do të kishte marrë nën kontroll gjithë Ukrainën”. Ai shtoi: “Por unë jam president, dhe ai nuk do të guxojë të luajë me mua”.

I pyetur për pritshmëritë nga takimi me Putinin, Trump tha se do ta kuptojë që në minutat e para nëse do të kenë një takim të mirë apo jo. “Nëse jo, do të përfundojë shumë shpejt,” tha ai.

Qellimi i takimit, sipas Trump, është “të vendoset baza” për një tjetër takim mes tij, Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News Radio, Trump tha se, nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të telefonojë Zelenskyn për të organizuar një tjetër takim. Megjithatë, ai shtoi se ekziston “një shans 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Në përfundim, Trump theksoi se për të arritur një marrëveshje përfundimtare do të nevojitet “kompromis nga të dyja palët” sa i përket kufijve midis Rusisë dhe Ukrainës.

The post Trump gati për takimin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së flet për Putinin: Ai nuk do të guxojë të luajë me mua appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Maliq/ 8 të arrestuar, bashkë me autorin e mitur, prangoset edhe babai e xhaxhai i tij

By: D Marku
15 August 2025 at 08:52

Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Maliq/ 8 të arrestuar, bashkë me autorin e mitur, prangoset edhe babai e xhaxhai i tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë

By: D Marku
15 August 2025 at 08:28

Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur edhe një reagim publik nga Yll Limani.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.
Ky qëndrim i Limanit shihet si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Gjestin në mes të sfidave që po përjeton, duke theksuar rëndësinë e lirisë artistike dhe të drejtës për pronësi mbi krijimtarinë.

The post FOTO/ Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
15 August 2025 at 08:26

Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.6 lekë, ndërsa në shitje me 61.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 14 August 2025Main stream

Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës

By: D Marku
14 August 2025 at 15:58

Ambasada amerikane në vendin tonë njofton se nga data 2 shtator, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë.

Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës“, thuhet në njoftim.

The post Rinovimi i vizave turistike, ambasada amerikane njofton ndryshimin e radhës appeared first on Albeu.com.

Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

By: D Marku
14 August 2025 at 15:47

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme.

E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake.

Por jo të gjithë patën kohë dhe mundësi të shpëtonin gjënë e gjallë, prej të cilës siguronin jetesën. Ndërkohë që bilanci i sipërfaqes së tokës së bërë hi për vitin 2025 deri më tani llogaritet të jetë 54 mijë HA, ministria e bujqësisë ka publikuar dhe numrin e kafshëve të djegura. Në një njoftim zyrtar të AKVMB trupa inspektuese e veterinerëve në terren deri më tani kanë regjistruar se flakët e zjarrit shuan 747 koshere bletësh, gjithashtu u dogjën për së gjalli mbi 100 krerë dele dhe dhi si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.

Situata më e rënduar paraqitet në Bashkinë e Delvinës, pasi aty u dogjën 25 krerë të imta dhe 500 zgjoje me bletë të shpërndara në nëntë parqe.

Ndërsa në fshatin Sirakat të Njësisë Administrative Mesopotam u dogjën stalla me 4 viça dhe dy parqe bletësh me 140 dhe 57 zgjoje.

Kurse në Gramsh aty ku flakët e zjarrit u shtrinë në 7 fshatra u dogjën 9 krerë gjedhë, 95 të imta dhe 50 zgjoje. Këto shifra pritet të ndryshojnë pasi statistikat e kafshëve të asgjësuara prej zjarrit ende nuk kanë përfunduar në të gjithë vendin.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan zjarrin të përhapej në mënyrë të shpejtë në të gjithë territorin e vendit brenda pak ditësh, për pasojë Shqipëria nga veriu e deri në Jug u përvëlua nga zjarret, të qëllimshme ose jo, vetëm në ditën e sotshme në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kemi 29 vatra aktive.

The post Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta appeared first on Albeu.com.

FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

By: D Marku
14 August 2025 at 15:30

Kur përveç detyrës, “të dhemb” fort vendlindja.

Alfred Zhupani është një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.

Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, në fshatin Bletëz.

Në këto ditë të vështira për Gramshin ai, së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.

Në këtë foto, të bërë virale tashmë oficeri Zhupani shihet teksa mban në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.

Teksa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët janë të sigurt.

Plaga e shkaktuar nga ky zjarr i tmerrshëm do të shërohet një ditë, por jetët njerëzore nuk kthehen.

The post FOTO-LAJMI/ Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh, merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri appeared first on Albeu.com.

❌
❌