WhatsApp ka deklaruar se autoritetet ruse po përpiqen të bllokojnë shërbimin e saj të mesazheve për shkak se platforma – në pronësi të Meta Platforms – mbron të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt dhe të koduar. Kompania premton se do të vazhdojë përpjekjet për ta bërë të mundur përdorimin e komunikimit të enkriptuar në Rusi.
Deklarata e WhatsApp vjen pasi Rusia ka nisur të kufizojë disa thirrje përmes Telegram dhe WhatsApp, duke i akuzuar platformat e huaja për mosbashkëpunim me forcat e rendit në rastet e mashtrimit dhe terrorizmit.
“WhatsApp është privat, me enkriptim nga fundi në fund, dhe i sfidon përpjekjet e qeverive për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt — dhe pikërisht për këtë arsye, Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë njerëz rusë,” thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë komunikimin e enkriptuar të qasshëm për njerëzit kudo, përfshirë edhe në Rusi,” përfundon WhatsApp.
Ky zhvillim thellon përplasjen mes platformave teknologjike perëndimore dhe autoriteteve ruse, në një klimë gjithnjë e më të tensionuar rreth kontrollit të informacionit dhe privatësisë në internet. / abcnews.al /
Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rusia ua ka shitur Shteteve të Bashkuara territorin e Alaskës për 7.2 milionë dollarë.
Përtej përfshirjes në shumë mite, legjenda apo thashetheme ndër breza, kjo ka qenë një marrëveshje prej të cilës kanë përfituar të dyja palët.
Lindja e ”Amerikës ruse”
E ashtuquajtura “Amerika ruse” ka nisur të marrë formë shumë përpara vitit 1867. Eksploruesit rusë dhe tregtarët e gëzofëve kanë arritur në Alaskë në fillim të shekullit 18 – kryesisht gjatë Ekspeditës së Dytë të Kamçatkës më 1741, nën drejtimin e Vitus Beringut dhe Aleksei Çirikovit.
Udhëtimet e tyre u kanë hapur rrugën tregtarëve, sidomos atyre që kanë qenë në kërkim të lëkurave të shtrenjta të vidrave dhe që kanë guxuar t’i vizitojnë brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut.
Në vitet 1760 dhe 1770, prezenca ruse ka qenë mirë e vërejtshme. Një mori ngjarjesh – nisur nga krijimi i pikave tregtare në vendet sikurse Unalaska dhe Kodiaku, e deri te përleshjet mes grupeve indigjene, sikurse ato mes aleutsve dhe tlingitëve – kanë vënë më shumë dritë mbi realitetin e ashpër të zgjerimit kolonial.
Grigory Shelikhov ka qenë figura kryesore në këto vendbanime të hershme ruse dhe në ekspeditat tregtare.
Më vonë, nën lidershipin e Alexander Baranovit, Kompania Ruso-Amerikane e ka konsideruar kontrollin e Alaskës nga Sitka (atëbotë e njohur si Novo‑Arkhangelsku), dhe ka krijuar rrugë tregtare, ka ndërtuar pika të fortifikuara, dhe i ka dërguar atje priftërinjtë ortodoksë, të cilët kanë ndërtuar kisha dhe kanë nisur misione në mesin e komuniteteve lokale.
Pse Rusia e shiti Alaskën?
Në mesin e shekullit 19-të, Perandoria Ruse nuk e ka parë Alaskën si aset strategjik, mirëpo si përgjegjësi në rritje. Kostoja e mirëmbajtjes së një territori aq të largët, sidomos pas humbjes së madhe në Luftën e Krimesë, ka qenë barrë e rëndë për pushtetin.
Për më shumë, prezenca e anijeve britanike në Paqësor, i ka rritur shqetësimet se mbrojtja e “Amerikës ruse” në ndonjë konflikt të ardhshëm do të kthehet në mision të pamundur.
Çfarë i ka shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit kanë qenë vështirësitë financiare, për të cilat e ka ngritur alarmin ministri i atëhershëm i Financave, Mikhail Reutern.
Ai ka paralajmëruar se mirëmbajtja e Kompanisë Ruso-Amerikane, e cila e ka menaxhuar koloninë, nënkuptonte ndarjen e shumë subvencioneve – fonde të cilat Qeveria e atëhershme nuk kishte kapacitet t’i ndante.
Akullnaja Margerie në Parkun Kombëtar të gjirit të Alaskës.
Nisja e negociatave
Diskutimet për fatin e Alaskës nuk kanë vonuar. Më 1853, guvernatori i përgjithshëm i Siberisë Lindore, Nikolay Muravyov‑Amursky, ka sugjeruar se Rusia përfiton më shumë nëse ia shet Alaskën ndonjë vendi mik – sikurse ishin Shtetet e Bashkuara – sesa ta mbronte atë dobët apo ta humbte në rast të ndonjë krize.
Në mesin e viteve 1860, urgjenca financiare dhe parashikimet strategjike kanë rezultuar në këtë përfundim.
Në një takim të posaçëm të zhvilluar më 16 dhjetor 1866, ishte përfshirë cari Aleksandri II, vëllai i tij, duka i madh Konstantini, ministri i Jashtëm, Alexander Gorchakov, ministri i Financave, Reutern, dhe i dërguari rus, Eduard de Stoeckl. Ata janë pajtuar në parim për shitjen e territorit dhe jo për mbajtjen e tij, për shkak të barrës financiare.
Spitali i Shërbimit Natyror të Alaskës. Fotografi e 6 nëntorit 1960.
Arritja e marrëveshjes
Në mars të vitit 1867, de Stoeckl ka arritur në Uashington për të diskutuar me Sekretarin e atëhershëm amerikan të Shtetit, William H. Seward.
Ata kanë diskutuar fillimisht një çmim mes 5-7.5 milionë dollarëve, dhe në fund janë marë vesh për 7.2 milionë dollarë.
Traktati është nënshkruar më 30 mars 1867, dhe kështu Alaska është transferuar zyrtarisht nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
Në Shën Petersburg, cari e ka miratuar marrëveshjen në fund të marsit. Udhëheqësi i Kompanisë Ruso-Amerikane është informuar në prill, dhe duket se nuk ka qenë i përgatitur për shitje. Deri në shtator të vitit 1868, kompanisë i është ndarë një dëmshpërblim financiar për humbjet që mund t’i jenë shkaktuar.
Në Uashington, Senati amerikan e ka ratifikuar traktatin me 37 vota për dhe dy kundër.
Më 18 tetor 1867, territori i është transferuar zyrtarisht SHBA-së, përmes një ceremonie të organizuar në Sitka.
Kjo datë ende shënohet në Shtetet e Bashkuara si Dita e Alaskës.
Zemërimi publik dhe trashëgimia
Në Rusi, njerëzit kanë pasur emocione të përziera. Disa e kanë kritikuar marrëveshjen, duke e quajtur të “turpshme”, dhe kanë vuajtur për humbjen e tokës së ndërtuar me djersë dhe sakrificë.
Në Shtetet e Bashkuara, disa janë tallur për blerjen e një toke që është përshkruar si e pavlerë, për shkak të motit të ashpër.
Të tjerë që kanë parë vlerë në atë tokë, kanë ëndërruar që të ardhmen të fitojnë qasje në Azi dhe ishujt e saj të pasur, pikërisht përmes Alaskës.
Lumi Kojukuk në Alaska.
Kush pati të drejtë?
Koha ka treguar për rëndësinë e kësaj toke. Në fund të shekullit 19, nga Alaska është nxjerrë ar, dhe zbulimet e mëvonshme të naftës, ia kanë rritur edhe më tepër vlerën territorit.
Rusia, në anën tjetër, ka përfituar nga marrëveshja, sepse rusët argumentonin se me ato para e kanë modernizuar linjën hekurudhore dhe i kanë forcuar kufijtë e Lindjes së Largët – territore me më shumë përparësi strategji, sesa Alaska e ngrirë.
Pikë kthese në histori
Shitja e Alaskës nuk ka qenë vetëm marrëveshje për tokë – ky moment e ka shënuar edhe një pikë kthese.
Kjo shitje ia ka mundësuar Rusisë që të përqendrohej në zonat e saj të thella aziatike, ndërsa SHBA-ja ka fituar në aspektin gjeopolitik pasi e ka rritur qasjen në Paqësor dhe ngadalë ka mësuar më shumë për pasurinë natyrore të Alaskës.
Kështu, “Amerika ruse” është transformuar gradualisht në shtetin amerikan të Alaskës – një legjendë jo e humbjes apo mashtrimit, por e diplomacisë, pragmatizmit dhe riformësimit të gjeografisë globale. / abcnews.al /
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të takohet sot me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, në Downing Street, ka konfirmuar zyra e Kryeministrit. Ndërsa detajet zyrtare mbi agjendën e takimit janë të pakta, ky takim vjen në një moment kyç diplomatik vetëm një ditë përpara një takimi ballë për ballë mes Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë.
Bisedimet mes Zelenskyy dhe Starmer vijnë pas një telefonate të përbashkët dje mes liderëve evropianë dhe Presidentit amerikan. Gjatë bisedës, palët riafirmuan parimin thelbësor se “asnjë vendim nuk duhet të merret për Ukrainën pa Ukrainën.” Liderët theksuan se çdo hap drejt paqes duhet të nisë me një përpjekje për armëpushim me Kievin si palë qendrore në negociata.
NBC News raportoi mbrëmë se Donald Trump ka deklaruar se nuk do të diskutojë për ndarjen e territoreve me Putinin. Ai gjithashtu është shprehur optimist për një samit të ardhshëm mes Zelenskyy-t dhe Putinit, duke sinjalizuar shpresa për një zgjidhje diplomatike.
Takimi i sotëm në Londër mund të ndihmojë në përcaktimin e qëndrimit të Ukrainës përpara takimit në Alaskë dhe të riafirmojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin, në një kohë kur dinamika gjeopolitike po ndryshon.
Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë. / abcnews.al /
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin ose tërhiqeni nga dikush i ri që zgjon ndjenja të veçanta. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni admirimin e kolegëve, por shmangni keqkuptimet me eprorët. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht ndaj lodhjes së tepërt ose dhimbjeve të muskujve. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme për të ruajtur ekuilibrin.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot në marrëdhënie mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë ose qartësi, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë interesant në një mjedis të papritur. Në aspektin profesional, një projekt i ri do t’ju frymëzojë, por kërkohet përqendrim dhe vëmendje ndaj detajeve. Shëndeti është i mirë, megjithatë mos e teproni me aktivitetet fizike. Në financa, një pagesë e vonuar mund të vijë sot, duke përmirësuar situatën tuaj.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dashuria sot mbart energji pozitive, me mundësi për biseda të thella dhe zgjidhje të keqkuptimeve të kaluara. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë, duke forcuar bashkëpunimin dhe harmoninë në ekip. Kujdes me dietën, pasi mund të tundoheni nga ushqime të pashëndetshme. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të kursyer.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhëniet personale, sot mund të dalin në pah ndjenja të pathëna; tregohuni të hapur dhe të sinqertë me partnerin. Në punë, pritet një ditë dinamike me sfida të vogla, por me vendosmëri do t’i tejkaloni lehtë. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos për ata që vuajnë nga alergjitë. Në anën financiare, shmangni investimet e rrezikshme dhe fokusohuni në stabilitet.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot ndjeni dëshirë për aventura në dashuri, por kini kujdes të mos lëndoni ndjenjat e dikujt tjetër. Në punë, idetë tuaja të reja do të vlerësohen nga shefat, ndaj mos hezitoni t’i shprehni. Në aspektin shëndetësor, prireni të jeni energjik, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Financat janë në rritje, por një shpenzim i papritur mund të kërkojë rishikim të buxhetit.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria sot kërkon më shumë vëmendje dhe ndoshta një bisedë të sinqertë për të zgjidhur një çështje të vogël. Në punë, pritet një takim i rëndësishëm që mund të sjellë mundësi të reja ose përgjegjësi shtesë. Kujdesuni për shëndetin mendor, duke gjetur kohë për relaks dhe reflektim. Në aspektin financiar, është mirë të mos merrni vendime të nxituara sot.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet sot janë të mbushura me harmoni dhe ndjenja të thella, duke ju sjellë kënaqësi dhe siguri emocionale. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një avancim ose vlerësim. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të balancuara, por është momenti ideal për të bërë një planifikim të ri.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot në dashuri mund të ndiheni të pasigurt ose të hutuar; komunikimi i hapur do të ndihmojë në qartësimin e situatës. Në aspektin profesional, një detyrë e re mund të kërkojë më shumë përkushtim, por do të arrini rezultate të mira nëse punoni me kujdes. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht ndaj stresit. Financat janë të qëndrueshme, megjithatë shmangni blerjet impulsive.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në marrëdhënie, sot do të ndjeni përkrahje dhe dashuri të sinqertë nga partneri ose miqtë e ngushtë. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni kreativitetin tuaj dhe të fitoni besimin e atyre që ju rrethojnë. Shëndeti është i mirë, por kujdes me ndryshimet e motit që mund të ndikojnë në humorin tuaj. Financat janë të mira, por është këshillueshme të shmangni huatë ose borxhet.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot dashuria kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit. Në aspektin profesional, një koleg mund të ofrojë mbështetje për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është stabil, por kini kujdes me ushtrimet fizike të rënda. Financat janë të qëndrueshme, por një shpenzim i papritur mund të kërkojë vëmendje.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, sot ndiheni më të lirë për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja, duke forcuar lidhjen me partnerin ose duke krijuar një njohje të re. Në punë, pritet një ditë produktive me mundësi për të mësuar diçka të re. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me orët e gjata të punës. Në aspektin financiar, është mirë të ruani kursimet dhe të shmangni rreziqet.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me pasion dhe surpriza të këndshme, duke ju dhënë një ndjenjë të re të afërsisë. Në punë, një sfidë do të jetë motivim për të treguar aftësitë tuaja dhe për të fituar respektin e të tjerëve. Kujdes me shëndetin, sidomos për çështje të vogla që mund të injorohen lehtësisht. Financat janë të balancuara, por është mirë të planifikoni për të ardhmen.
Prej më shumë se 24 orësh, Gramshi është mbuluar nga flakët që kanë shkrumbuar mbi 6 fshatra dhe vijojnë të jenë kokfortë në përhapjen e tyre.
Tre helikopterë po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve që po favorizohen nga era e fortë.
Mbi 39 shtëpi janë djegur, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër evakuimi për fshatin Nartë.
Gazetarja Bleona Sari sjell pamjet nga fshati Nartë ku ka nisur evakuimi i banorëve të cilët po marrin çfarë të munden nga banesat e tyre, por edhe bagëtitë e imëta.
Zjarri i rene nje dite me pare ne fshatrat Lekël dhe Hormove eshte shuar plotesisht.
Me dhjetra forca te te gjitha bashkive ne jug te vendit u angazhuan ne kete mision,ku flaket shkuan deri ne brendesi te fshatit Hormovë,ku pati dhe evakuim te banoreve.
Pas disa oresh nderhyrje zjarri u shua ndersa terreni i thyer pengoi jashtezakonisht nderhyrjen e mjeteve zjarrfikese.
Per fat te mire deme ne njerez nuk pati ndersa kane nisur herimet mbi kete ngjarje qe dyshohet te kete ardhe si pasoje e zjarrevenies se qellimshme. / abcnews.al /
Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.
Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.
Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 64 vatra zjarri në Shqipëri, prej të cilave 24 janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca të emergjencave janë angazhuar në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar gjatë gjithë natës. Ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim me helikopterë dhe forca të specializuara në zonat më të rrezikuara si Gramsh dhe Delvinë.
Situata më problematike:
Delvinë: Zjarri ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq. Në fshatin Vllahat po ndërhyhet nga ajri me helikopterë të huaj.
Finiq: Flakët vijojnë të përhapen nga Syri i Kaltër deri në malet e Gjerës dhe Sopotit.
Gramsh: Zjarri në Kullollas dhe Skënderbegas ka shkaktuar dëme dhe një viktimë. Puna për shuarjen vazhdon, përfshirë ndihmën ajrore.
Tepelenë: Në Turan, zjarri është përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur stalla dhe kafshë.
Shkodër: Në Xeth, vatra po mbahet nën kontroll nga forcat pyjore dhe zjarrfikësit.
Tiranë: Vatrat në Arbanë dhe Kryevidh të Rrogozhinës janë nën monitorim, me djegie të konsiderueshme të tokës dhe dy shtëpish të pabanuara.
Korçë: Ndërhyrja është e vështirë në Gërmenj për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërthimeve municionesh.
Sipas të dhënave meteorologjike, temperatura të larta dhe erëra të forta priten në orët e mesditës, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo vatër të re menjëherë.
Pas 24 orëve tejet të vështira, Delvina vijon në terrin e flakëve. Sipas burimeve për ABC News, një vatër e re zjarri është regjistruar pranë zonave të banuara duke kërcënuar bindshëm përhapjen e mëtejshme. Era e fortë duket se favorizon përhapjen e flakëve, ku ndërkohë edhe terreni i thyer vështirëson punën e ekipeve të zjarrfikësve.
Gjatë natës, Delvina përjetoi ferrin me qindra hektarë toke të djegur dhe me banorë të evakuuar. Spitali i qytetit u zhvendos përkohësisht tek Kinoteatri, ndërkohë që 10 qytetarë mes tyre 4 efektivë morën ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan nga tymi.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët, që po luftojnë pa pushim me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën.
Ai bëri një apel të fortë ndaj drejtësisë, duke kërkuar që ata që shkaktojnë zjarre qëllimisht, të shkatërrojnë pasurinë dhe të rrezikojnë jetë, të përballen me dënimet më të rënda të mundshme sipas ligjit.
“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tone.
Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.”, shkruan Rama. / abcnews.al /
Që prej ditës së djeshme, Gramshi është përfshirë nga zjarre masive të pandodhur më parë të cilat kanë shkrumbuar së paku 6 fshatra dhe vijojnë të kërcënojnë bindshëm edhe zona të tjera.
Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News nga fshati Skënderbeaj se situata është ende kritike pasi era po favorizon përhapjen e flakëve. Më tej, Sari tha se 6 fshatra janë të shkrumbuar përfshirë fshatin Shkëmbërdhenj dhe Bregas ku tokat dhe banesat janë totalisht të dëmtuara nga flakët.
Sakaq, flakët kërcënojnë bindshëm disa fshatra të tjerë si Harunaj, Bulcars, Grabovë e Poshtme. Së paku, 32 banorë janë evakuuar në qytetin e Gramshit ndërkohë që banorët e tjerë që kanë lënë shtëpitë po ndihmojnë me sa munden edhe forcat e tjera që ndodhen në terren prej më shumë se 24 orësh.
Ndërkohë, nga ana e autoriteteve vendore bëhet me dije se janë siguruar së paku 120 shtretër nga bizneset dhe konviktet për banorët.
Krahas Gramshit, situate disi më e normalizuar paraqitet në Delvinë pas një nate ferri me qindra hektarë tokë të djegur dhe me flakët që kërcënuan bindshëm qytetin, por janë vënë në kontroll. / abcnews.al /
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Shezai Banaj 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Arjan Kaja 58 vjeç, banues në fshatin Dushk, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke. / ABCNEWS.AL /
Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:
u shpall në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës; u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. / abcnews.al /