Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Horoskopi 21 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
20 August 2025 at 23:48

Dashi

Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme.

Demi

Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift.

Binjakët

Nëse jeni më të qetë në dashuri, kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj impulsivitetit. Shmangni largimin ndaj një personi që tashmë bën pjesë në jetën tuaj. Një punë e re ose një transferim është shumë i mundshëm.

Gaforrja

Dita parashikohet mjaft premtuese dhe gjatë fundjavës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Kjo gjë do të çojë në ngjalljen e interesave të reja. Gjithashtu jeni me shumë fat në dashuri. Në familje, vështirësitë do të zvogëlohen.

Luani

Mund të ndodhë diçka e papritur gjatë kësaj dite. Brenda fundit të muajit parashikohet që të kthehet në një dashuri të madhe. Janë ditë pasionante në maksimum, ku mundësia e takimeve dhe krijimit të çifteve të reja nuk do të mungojë. Në punë situata do të përmirësohet, por ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshohet rrugë.

Virgjëresha

Tregohuni të kujdesshëm ndaj një situate të pasigurtë, sidomos lidhur me ndjenjat. Kjo e enjte parashikon rikuperim terreni. Në dashuri do të përballeni me dyshime, ndaj bëni mirë që të mos i mbani brenda vetes gjërat që nuk shkojnë.

Peshorja

Disa tensione që keni përjetuar së fundmi, mund të kenë shkaktuar tensione dhe pasiguri. Jeni duke dalë nga një periudhë kaotike, por dashuria do ju dhurojë emocione të reja. Në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, sa i takon punës.

Akrepi

Ju pret një situatë shumë e rëndësishme sa i takon dashurisë. Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv. Ndonjëherë i shihni gjërat gri, ndërsa realisht do të ndiheni më të stimuluar. Edhe sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Intensiteti do të jetë më i mirë me të lindurit e shenjës së peshqve, bricjapit dhe demit.

Shigjetari

Do ju duhet ti bëni llogarinë me ndikimin e kundërt të Hënës. Ju presin orë me luhatje lidhur me raportet ndërpresonale. Një mik ose partner, mund t’iu dalë nga fjala që iu ka dhënë. Gjatë pasdites, do të keni një shpërqendrim i cili mund t’iu acarojë.

Bricjapi

Do të jeni të karikuar me energji dhe kjo periudhë do ua shpërblejë. Dashuria mbetet pozitive, por vetëm pas datës 26, situata do të marrë një kthesë të ndjeshme pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një histori të turbullt, duhet të tregoheni më të qartë. Në punë, do të keni mundësi që të bëni hapa përpara.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv në shenjën tuaj. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm, pas një lodhje të madhe që keni kaluar. Situatat që do të lindin në këtë moment, do të sjellin një sërë përfitimesh. Mos reagoni gjithmonë me nervozizëm dhe mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual, shkruan noa.al. Kërkoni brenda vetes, dimensionin që keni ende pa zbuluar.

Peshqit

Do të merrni jo pak kënaqësi gjatë kësaj periudhe. Dashuria do të sjellë harmoni, por mbani parasysh se ditët më të mira do të jenë mes të shtunës dhe të dielës. Bëni mirë që ta programoni fundjavën në mënyrë sa më pozitive. Ndikimi i Hënës do të sjellë jo pak probleme, ndaj bëni kujdes me paratë.

The post Horoskopi 21 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën

By: M C
20 August 2025 at 23:35

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnënë Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar për zhytje me maskë dhe nuk u kthyen më.

Pasi autoritetet u informuan nga të afërmit e tyre, Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit mobilizoi dy anije të Rojës Bregdetare, një automjet tokësor, si dhe një helikopter të Forcave Ajrore, të cilat po “krehin” zonën për t’i gjetur ata.

Deri tani asnjë shenjë nuk ka prej tyre, ndërsa në zonë mbizotërojnë erëra e forta që vështirësojnë kërkimet.

The post E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën appeared first on Albeu.com.

Plagosja në Durrës/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici

By: M C
20 August 2025 at 23:31

Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga policia. 44 vjeçari u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40. Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.

Altin Lekgegaj ka qëlluar dy herë me pistoletë ndaj 28-vjeçari Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Toyota Yaris’ për tu arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

The post Plagosja në Durrës/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici appeared first on Albeu.com.

SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin Thaçi

By: M C
20 August 2025 at 23:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, theksoi se Guillou ka autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, në lidhje me akuza për krime lufte.

Përveç Guillou, janë sanksionuar edhe tre persona të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang.

Zëvendësprokurorët Shameem Khan dhe Niang po emërohen për vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Izraelit, duke përfshirë mbështetjen e urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që synojnë kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant që kur ata morën drejtimin e Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Si rezultat i veprimeve të sotme që lidhen me sanksionet, të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personave të sanksionuar të përshkruar më sipër që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit, thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, të gjithë individët ose subjektet që janë në pronësi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, individualisht ose në total, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar janë gjithashtu të bllokuara.

Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë ose brenda ose duke kaluar transit Shteteve të Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interesa në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC ose të përjashtuara.

Këto ndalime përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimi të fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të bllokuar dhe marrjen e çdo kontributi ose ofrimi të fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë.

The post SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin Thaçi appeared first on Albeu.com.

Heidi Baci feston ditëlindjen/ Zbuloni postimin e fundit emocional, fotot, dhe fjalët e përzgjedhura

By: M C
20 August 2025 at 22:54

Moderatorja shqiptare Heidi Baci feston ditëlindjen. Në këtë datë speciale ajo ka vendosur që të bëj një shkrim emocionues.

“Nuk mund ta shpjegoj se çfarë i bën disa momente kaq të veçanta.

Ndoshta ajri i gushtit, ndoshta surpriza e papritur e familjes sime… E vetmja gjë që di është se zemra ishte e lehtë dhe jam thellësisht mirënjohëse ndaj jetës, që i shndërroi ëndrrat e mia në realitet.. Jam mirënjohëse ndaj teje, që je gjithmonë aty! Faleminderit për të gjitha urimet! ”, shkroi krahas postimit.

Ajo ka mbushur 28 vite jete. Kujtojmë që Heidi po vazhdon akoma të jetë ‘single’ pas ndarjes nga Romeo

.

The post Heidi Baci feston ditëlindjen/ Zbuloni postimin e fundit emocional, fotot, dhe fjalët e përzgjedhura appeared first on Albeu.com.

Gazetari nga RMV denoncon kryetarin e komunës së Tetovës dhe dajën e tij: Tentuan të pengonin punën time si gazetar

By: M C
20 August 2025 at 22:41

Një gazetar i Maqedonisë së Veriut, Nevrij Ademi, ka denoncuar pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë një rast të paprecedentë të ndodhur në vendin fqinj. Rasti në fjalë konsiston në pengimin e ushtrimit të punës së pavarur si gazetar si dhe cënimin e medias së lirë në vend.

Nevrij Ademi ankohet për kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe dajën e këtij të fundit, Rakip Kasami, i cili ka qenë pejsë e delegacionit që do të udhëtonte jashtë shteti në drejtim të SHBA-ve me stafin e kryetarit të Komunës.

Ndërsa gazetari publikoi një lajm lidhur me këtë çështje, ai befas është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime pas një denoncimi të bërë nga Rakip Kasami.

Në prokurori, gazetari Ademi është përpallur me një urdhër të prerë dhe të pabazuar në ligj e shkresa zyrtare, për konfiskimin e telefonave të tij. Nevrij Ademi shpjegon se arsyet e këtij denoncimi janë me qëllim informimin e përfaqësive vendore dhe ambasadave për cënimin e ushtrimit të gazetarisë së lirë.

Postimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Denoncim i gazetarit nga Tetova, adresuar edhe prane UGSH:

LETËR INFORMUESE

Drejtuar: Ambasadave dhe përfaqësive ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut

Nga: Nevrij Ademi, gazetar

Lënda: Informim për presione dhe tentim pengimi të punës sime si gazetar

Të nderuar,

Me këtë letër dëshiroj t’ju informoj lidhur me një rast të fundit që cenon drejtpërdrejt punën time si gazetar dhe që, sipas mendimit tim, përbën presion të qartë dhe të pajustifikueshëm mbi lirinë e medias në vend.

Rasti konkret:

• Gjatë një paraqitjeje publike, pyeta kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, lidhur me një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas vetë deklaratës së tij pjesë e delegacionit ka qenë edhe daja i tij.

• Pas publikimit të lajmit mbi këtë çështje, daja i tij, z. Rakip Kasami, paraqiti kallëzim ndaj meje në polici.

• Më pas u thirra në stacionin policor për të dhënë deklaratë, ku gjatë procedurës u përballa me një urdhër jo të shkruar nga prokuroria për konfiskimin e telefonave të mi personalë, mjete të domosdoshme për punën time si gazetar.

• Pas rezistencës sime dhe ndërhyrjes së avokatit, prokurori Jetmir Bexheti dha një urdhër verbal (telefonik) për konfiskim, por ky veprim nuk u realizua për shkak të mungesës së bazës ligjore dhe dëshmive të mjaftueshme.

Vlerësimi im:

Ky rast përbën një formë presioni institucional dhe politik, që rrezikon të kthehet në precedent të rrezikshëm për të gjithë gazetarët në Maqedoninë e Veriut. Tentimi për të më konfiskuar pajisjet e punës, pa vendim gjykate dhe pa procedurë të rregullt ligjore, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës, me liritë themelore të njeriut dhe me standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.

Qëllimi i kësaj letre:

• T’ju informoj mbi këtë rast si ambasada dhe përfaqësi ndërkombëtare në vend.

• Të theksoj rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve nga presionet politike dhe nga abuzimet e pushtetit.

• Të kërkoj vëmendjen tuaj që raste të tilla të mos kalojnë pa reagim, pasi cenojnë jo vetëm individin gazetar, por edhe klimën demokratike dhe lirinë e shprehjes në Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për lirinë e medias dhe të drejtave të njeriut,

Me respekt,

Nevrij Ademi

Gazetar

Tetovë, //2025

The post Gazetari nga RMV denoncon kryetarin e komunës së Tetovës dhe dajën e tij: Tentuan të pengonin punën time si gazetar appeared first on Albeu.com.

Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro

By: M C
20 August 2025 at 22:04

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme ndërsa ishin familjarët që denoncuan në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një rrëmbim apo një inskenim të ngjarjes ndërsa priten detaje nga policia.

Por ajo që vlen të kujtojmë është se një vit më parë, ish-kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë nga arratia, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për një tender me vlerë 43 milionë euro përmes AKSHI-t.

Asokohe, Arben Ahmetaj deklaroi se Daniel Shima është kërcënuar nga Kryeministri Edi Rama që të mbyllë gojën dhe të mos flasë për asgjë.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”-deklaronte asokohe Arben Ahmetaj.

Daniel Shima ka mbajtur më herët postin e Zëvendësdrejtorit të AKSHI-t deri pak kohë më parë, por në momentin që drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj u thirr në SPAK, ai u shkarkua.

Më 19 Mars 2024 Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje në ambientet e SPAK, ndërsa menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Daniel Shima u shkarkua.

Të vetmet të dhëna deri tani të konfirmuara janë se Daniel Shima nuk ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS. Blutë e Tiranës ditën e sotme kanë raportuar vetëm që ishte nëna e Shimës që bëri denoncimin për humbjen e kontakteve me të birin.

The post Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive/ Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

By: M C
20 August 2025 at 21:41

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, datë 20.08.2025, deri në orën 20:00, datë 20.08.2025, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht:

1. Lagjja numër 1, Rrogozhinë.
2. Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë.
3. Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
4. Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër.
5. Lagjja numër 3, Vlorë.
6. Fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, janë aktive vatrat:

1. Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

2. Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

3. Pranë tunelit të Krrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

4. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

5. Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

6. Është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

The post Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive/ Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët appeared first on Albeu.com.

Gjendet i pajetën në banesën e tij 45-vjeçari në Durrës, ja çfarë dyshohet

By: M C
20 August 2025 at 21:04

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.

policia
Foto ilustuese

Sipas informacioneve parapake, shtetasi me iniciale A. P, rreth 45 vjeç, dyshohet se është vetëvarur.

Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Gjendet i pajetën në banesën e tij 45-vjeçari në Durrës, ja çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

NATO dërgon dy “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse

By: M C
20 August 2025 at 20:40

NATO ngriti në ajër dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë gjatë natës.

Avionët luftarakë u aktivizuan pasi sistemet e armëve ruse iu afruan hapësirës ajrore rumune. Në fund, ata nuk kaluan në atë që është gjithashtu hapësira ajrore e NATO-s.

Avionët luftarakë, të cilët u ngritën nga baza ajrore ushtarake rumune “Mihail Kogalniceanu” pranë Konstancës, u kthyen pa incidente. Kjo shënoi alarmin e parë të një misioni të ri atje.

Forcat Ajrore Gjermane po marrin pjesë në fluturime patrullimi të armatosura për të siguruar krahun juglindor të aleancës së NATO-s.

Operacioni përfshin pesë avionë “Eurofighter” dhe afërsisht 170 ushtarë, duke siguruar pajisje ushtarake që Rumania nuk i zotëron mjaftueshëm vetë.

Avionët luftarakë gjermanë janë pjesë e një njësie alarmi për reagim të shpejtë të stacionuar në vend, gati për t’u dislokuar 24 orë në ditë.

Disa shtete anëtare të NATO-s e ofrojnë me radhë këtë mbështetje. Misioni gjerman filloi këtë muaj dhe është planifikuar të vazhdojë deri në mars.

The post NATO dërgon dy “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse appeared first on Albeu.com.

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

By: M C
20 August 2025 at 20:19

Ushtria izraelite ka hyrë në fazën e parë të planifikuar të ofensivës së saj në qytetin e Gazës, duke marrë tashmë nën kontroll zonat periferike të qytetit, bëri të ditur zëdhënësja e ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Effie Defrin, gjatë një deklarate për mediat ditën e mërkurë.

“Forcat tona tashmë kontrollojnë periferi të Gaza City,” u shpreh Defrin, duke konfirmuar se operacioni ka hyrë në një fazë të re. Sipas saj, Forcat e Armatosura të Izraelit kanë nisur me zbatimin e planeve për pushtimin e qytetit, një lëvizje që vjen pas përplasjes së vazhdueshme me militantët e Hamasit.

Paralelisht me avancimin ushtarak, Defrin bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dërgohen rreth 60,000 fletë-udhëzime për popullsinë, ndërsa edhe 20,000 të tjera pritet të shpërndahen më vonë gjatë muajit. Këto fletë përmbajnë udhëzime për evakuimin e civilëve dhe për lëvizjen e tyre të sigurt.

Offensiva në Gaza City shihet si një nga operacionet më të ndërlikuara dhe të ndjeshme që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, me shqetësime të mëdha për pasojat humanitare që mund të sjellë për popullsinë civile.

The post Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

By: M C
20 August 2025 at 20:07

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët.

Në Komisariatin nr.1 të Tiranës rreth orës 17:00 të pasdites sot, është paraqitur mamaja e Shimës, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Familjarët e Daniel Shimës kanë raportuar së në kontaktin e fundit me të, ai shprehimisht u ka thënë: Po më arrestojnë.

Sakaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nga kontrolli në sistemit TIMS, Daniel Shima nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

The post Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

By: M C
20 August 2025 at 19:24

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij të cilët kanë denoncuar në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me Daniel Shimën.

Familjarët pretendojnë se në telefonatën e fundit që kishin me të afërmin e tyre, Daniel Shima ka thënë: Po më arrestojnë.

Kujtojmë se Daniel Shima është marrë në pyetje më herët nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për rastin në fjalë ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se Daniel Shima është parë për herë të fundit.

The post Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

By: M C
20 August 2025 at 18:49

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve rajonale.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se gjatë natës Rusia lëshoi 93 dronë, si dhe dy raketa balistike Iskander-M.

Në Sumy Oblast, trupat ruse qëlluan më shumë se 140 herë në 52 vendbanime, duke plagosur 16 persona. Edhe në Oblastin e Donetskut, një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën, konfirmoi guvernatori Vadym Filashkin.

Po ashtu sulmet ruse vranë një person dhe 10 të tjerë u plagosën në Oblastin e Donetskut, ndërsa në Oblastin e Kharkivit, gjashtë vendbanime u goditën duke lënë të plagosur dy civilë.

Ndërkohë, në Oblastin e Khersonit, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, mes tyre një fëmijë, raportoi guvernatori Oleksandr Prokudin. Sipas tij, shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura kritike dhe ajo sociale.

Sulmet e fundit vijnë ndërsa Moska vijon të refuzojë thirrjet për një armëpushim pa kushte, duke përshkallëzuar luftën me dronë dhe raketa kundër infrastrukturës civile të Ukrainës.

The post Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim

By: M C
20 August 2025 at 18:30

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale R.L, ndërsa autori 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç u raportua autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

By: M C
20 August 2025 at 18:21

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Vendimi u njoftua nga autoritetet portuale të qytetit bregdetar.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, nuk do lejohen të dalin në det duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të së enjtes.

Vendimi u mor me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga ky vendim nuk preken anijet e transportit ndërkombëtar të cilat do operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja

By: M C
20 August 2025 at 18:17

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një person është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”. Sakaq, forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

The post Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Përplasje e fortë mes Stresit dhe Jozit/ Reagimi i menaxherit që tronditi rrjetin

By: M C
20 August 2025 at 17:36

Pas një videoje virale që shkaktoi shumë reagime në rrjet, situata mes reperit Stresi dhe Jozit ka marrë një kthesë të papritur.

Menaxheri i Stresit, Ardian Prenaj, ka dalë në mbrojtje të artistit, duke theksuar se interpretimet e situatës janë të gabuara. Çfarë ndodhi vërtet dhe si do të vazhdojë ky konflikt?

Ngjarja filloi disa javë më parë, kur një video mes Stresit dhe Jozit u bë virale, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Pas kësaj, Jozit i hoqi “follow” Stresit, duke i dhënë një dimension të ri polemikës. Të gjithë po prisnin një reagim nga Stresi, dhe ai erdhi përmes menaxherit të tij.

Ardian Prenaj, në një postim në “Instagram Story”, theksoi se situata është interpretuar ndryshe nga realiteti. Ai nënvizoi se karriera e Stresit, e cila zgjat mbi 20 vjet, nuk mund të vihet në dyshim për shkak të episodeve të tilla. Ky është një mesazh i qartë për ata që mendojnë ndryshe.

“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – shkruan ai.

Përveç mbrojtjes së karrierës së Stresit, Prenaj e mbyll reagimin e tij me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për reperin. Ai shprehu besimin se artisti do të kthehet më i fortë se kurrë, duke nënkuptuar se polemikat nuk do ta ndalin atë në rrugëtimin e tij artistik.

“Ne kthehemi më të fortë. BB4L ”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se Stresi është i vendosur të vazhdojë me intensitetin e tij të zakonshëm, pavarësisht sfidave që has. Ky mesazh është një sinjal i fortë për fansat dhe kritikët e tij.

Ky reagim i Prenajt vjen si një përgjigje ndaj spekulimeve dhe interpretimeve të gabuara që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai dëshiron të sigurojë fansat se Stresi është në një pozicion të fortë dhe se do të vazhdojë të sjellë muzikë të re dhe cilësore për ta.

Me këtë situatë, Stresi dhe menaxheri i tij tregojnë se janë të përgatitur për të përballuar çdo sfidë që u del përpara. A do të arrijnë ata të rikthejnë qetësinë dhe të vazhdojnë me suksesin e tyre? Vetëm koha do ta tregojë.

The post Përplasje e fortë mes Stresit dhe Jozit/ Reagimi i menaxherit që tronditi rrjetin appeared first on Albeu.com.

Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua

By: M C
20 August 2025 at 17:24

Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë blu. Bëhet me dije se takimi ka zgjatur mbi dy orë dhe mesohet se në fokus të bisedimeve u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Mësohet se gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare.

The post Gati për aksionin opozitar? Noka dhe Blushin takohen në selinë blu, ja çfarë u diskutua appeared first on Albeu.com.

3 vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m

By: M C
20 August 2025 at 16:54

Sot shënohen 3 vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës në 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

Luiza Gega mban gradën kolonele në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

The post 3 vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000m appeared first on Albeu.com.

❌
❌