❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:12

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen. Vodafone Italia shkurtoi 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbimet call center për klientin këtë vit duke i zëvendësuar me chatbot të Inteligjencës Artificiale. Kompanitë e konsulencës, auditit, financës, marketingut etj. nuk po rekrutojnë punonjës të rinj. Teksa papunësia te të diplomuarit u rrit në vitin 2025, CEO-t kanë pohuar se IA po rrit produktivitetin. Cilat profesione rrezikohen në Shqipëri, si do të riformësohet tregu i punës. Të dhënat globale të 2025-s për ndikimin e IA japin shpresë

 

Blerina Hoxha

Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit.

Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale.

“AtĂ« qĂ« bĂ«nin 750 punonjĂ«s pĂ«r disa orĂ«, tani e bĂ«n Inteligjenca Artificiale vetĂ«m nĂ« tri minuta dhe pa asnjĂ« gabim”, tha z. Aga. Deri nĂ« fund tĂ« vitit pritet tĂ« humbin punĂ«n rreth 900 punonjĂ«s qĂ« ofronin shĂ«rbimet call center nga ShqipĂ«ria pĂ«r Vodafone Italia.

Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa parashikimet po bëhen më të vështira.

Nina Bala, e cila punon për një kompani britanike në Shqipëri, që ofron shërbime financiare, të konsulencës dhe dizajnit, tha se Inteligjenca Artificiale është integruar fuqimisht në të gjitha proceset.

Ajo pohoi se kompania nuk ka bërë shkurtime, por nuk po zgjerohet në punonjës të rinj edhe pse aktiviteti është zgjeruar. Me ndihmën e IA tashmë një dizenjues bën punën e tre personave. Kjo vlen  për të gjithë sektorët, tha ajo.

Ekonomia shqiptare është pak e dixhitalizuar dhe ende e bazuar në një model ku dominon krahu i lirë i punës.

Mirëpo integrimi i Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë për disa profesione të tilla si përkthyesit, operatorët telefonikë, ekspertë të marketingut, disa specialistë të teknologjisë, dhe përgjithësisht profesione në të gjitha fushat e detyrave, në nivelin e ulët dhe të mesëm, po bëhen gjithnjë e më shumë të zëvendësueshëm.

Studimet e deritanishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi duke zëvendësuar njerëzit, por kjo nuk po ndikon në rritjen e papunësisë.

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për studime ekonomike tregoi se industritë dhe bizneset që kishin përdorur robotikën dhe Inteligjencën Artificiale kishin prodhuar më shumë me më pak punonjës. Ata gjetën se prodhimi u rrit, teksa punonjësit e shkurtuar në sektorin e prodhimit u rekrutuan në sektorë të tjerë operacionalë.

Pasi rritja e prodhimit shtroi nevojën për tregje të reja dhe aftësi të reja njerëzore, tregjet fizike të shitjeve me pakicë në SHBA dhe Europë u tronditën në fillim të kësaj dekade nga shitjet online.

Mirëpo shumë shpejt në vend të shitësve u rrit kërkesa për punonjës të postës dhe shpërndarjes, paketimit dhe teknologjisë.

NĂ« terma makro, Inteligjenca Artificiale nuk e ka rritur papunĂ«sisĂ«, por ka shtruar nevojĂ«n pĂ«r ristrukturim tĂ« punĂ«simit dhe pĂ«rshtatje mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« sistemit tĂ« edukimit pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur zhvillimeve teknologjike.

Zoti Aga që humbi punën në call center siguroi menjëherë një kontratë të re me të njëjtat kushte. Ai tha se përgjithësisht, shumica e kolegëve kanë siguruar punë të re, pasi nevojat për shërbime call center ende janë të larta në vendin tonë.

 

CEO-t shqiptarë: 60% mendojnë se IA ka sjellë përmirësim

Vetëm dy vite pasi Inteligjenca Artificiale Gjenerative (GenAI) hyri në horizontin e drejtuesve të korporatave, kompanitë në Shqipëri dhe Kosovë kanë filluar ta përqafojnë atë në përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Pricewaterhouse Coopers, i njohur edhe si PwC, një rrjet shumëkombësh shërbimesh profesionale me seli në Londër, në një anketë me 43 CEO në Shqipëri dhe Kosovë, rezultatet të cilës u publikuan në pranverën e këtij viti, tregoi se 60% e drejtuesve në dy vendet thanë se përdorimi i GenAI ka sjellë përmirësim në efikasitetin e përdorimit të kohës nga punonjësit.

Një përqindje më e vogël, rreth 23%, raportojnë rritje të të ardhurave, ndërsa 26% kanë parë edhe përmirësim të fitimeve.

Edhe pse këto shifra janë pak më të ulëta se pritshmëritë optimiste të shprehura nga drejtuesit vitin e kaluar, entuziazmi për të ardhmen nuk është zbehur.

Thuajse gjysma e CEO-ve në Shqipëri dhe Kosovë (44%) presin që përdorimi i GenAI të ndikojë pozitivisht në rritjen e fitimit të kompanisë së tyre në 12 muajt e ardhshëm.

Kjo pritshmëri lidhet me aftësitë që ka GenAI për të automatizuar detyra komplekse, për të gjeneruar zgjidhje inovative dhe për të përmirësuar procesin e marrjes së vendimeve.

Shumë drejtues e konsiderojnë atë si një mjet transformues që mund të sjellë kursime të ndjeshme në kosto dhe të rrisë produktivitetin, dy faktorë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në fitim.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« tregjet po pĂ«rballen me dinamika gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme, pĂ«rdorimi strategjik i teknologjive tĂ« reja si GenAI pritet tĂ« ofrojĂ« njĂ« avantazh konkurrues dhe t’i pozicionojĂ« mĂ« mirĂ« kompanitĂ« pĂ«r njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme.

Por ky optimizëm nuk vlen për të gjithë. Një përqindje e konsiderueshme, 44% e drejtuesve në Shqipëri dhe Kosovë, shprehen se nuk presin ndonjë ndryshim në fitimet e kompanisë së tyre si rezultat i përdorimit të GenAI.

Skepticizmi vjen si pasojë e perceptimit se teknologjia është ende në zhvillim dhe nuk është e lirë nga kufizimet. Kjo qasje reflekton të njëjtën ndarje që vërehet edhe në vendet e tjera të rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore (CEE), por edhe në nivel global.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është konsensusi i gjerë mbi nevojën për ekspertizë të re. Integrimi i GenAI kërkon njerëz të aftë për ta përdorur atë në mënyrë efikase, për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e saj.

Prandaj, paralelisht me teknologjinë, do të kërkohet një investim i thelluar në kapitalin njerëzor.

Dhe ndërsa debati mes optimistëve dhe skeptikëve vazhdon, anketa tregoi se Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e së ardhmes së biznesit edhe në Shqipëri e Kosovë.

Një ndër prirjet më interesante që del në pah nga sondazhi është zbehja e kufijve mes sektorëve ekonomikë tradicionalë. 40% e CEO-ve thonë se kompanitë e tyre kanë hyrë në fusha të reja të biznesit në pesë vitet e fundit, një tregues i qartë se modelet tradicionale po transformohen.

Megjithatë, ritmi i këtij transformimi mbetet i ngadaltë. Vetëm 9% e të ardhurave të kompanive në Shqipëri dhe Kosovë në pesë vitet e fundit kanë ardhur nga bizneset e reja.

Sipas raportit, kjo vjen si pasojë e një vendimmarrjeje të dobët, mungesës së alokimit dinamik të burimeve dhe pamundësisë për të menduar në afat të gjatë, një sfidë veçanërisht e dukshme në vendet ku drejtuesit ndërrohen shpesh dhe vizioni afatgjatë nuk ka gjithnjë prioritet.

 

Barometri Global i Punësimit në IA 2025: Mos u frikësoni

Barometri Global i PunĂ«simit 2025 i PricewaterhouseCoopers (PwC) zbulon se IA mund t’i bĂ«jĂ« njerĂ«zit mĂ« tĂ« vlefshĂ«m, madje edhe nĂ« punĂ«t mĂ« tĂ« automatizuara.

PwC analizoi gati një miliard njoftime pune nga gjashtë kontinente për të zbuluar ndikimin global të IA-së në vende pune, aftësi, paga dhe produktivitet.

Anketa nxori në pah rritje më të lartë të të ardhurave për punëtor në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale. Një numër i industrive po rrisin përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë industritë më pak të ekspozuara ndaj saj, siç janë minierat dhe bujqësia.

Rritja e të ardhurave në industritë e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale është përshpejtuar ndjeshëm që nga viti 2022, viti kur prezantimi i ChatGPT 3.5 e zgjoi botën ndaj fuqisë së Inteligjencës Artificiale.

Që atëherë, kompanitë kanë nxituar për të shfrytëzuar këtë teknologji dhe të ardhurat në industritë që përdorin Inteligjencën Artificiale janë rritur ndjeshëm.

PwC analizoi ndikimin e IA-së në ecurinë e vendeve të punës. Anketa gjeti se industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale kanë rritje 3 herë më të lartë të të ardhurave për punonjës.

IA mund t’i bĂ«jĂ« punĂ«torĂ«t mĂ« produktivĂ« dhe t’i aftĂ«sojĂ« ata tĂ« krijojnĂ« mĂ« shumĂ« vlerĂ«. QĂ« nga viti 2022, kur ndĂ«rgjegjĂ«simi pĂ«r fuqinĂ« e IA-sĂ« u rrit, tĂ« ardhurat nĂ« industritĂ« mĂ« tĂ« pozicionuara pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur IA-nĂ« janĂ« katĂ«rfishuar. Kjo sugjeron qĂ« investimet nĂ« IA po japin fryte.

Anketa gjeti gjithashtu se pagat po rriten dy herë më shpejt në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale krahasuar me ato që janë më pak të ekspozuara.

Anketa evidentoi se pagat po rriten për punëtorët edhe në rolet më të automatizuara, duke sugjeruar se shqetësimet se IA po zhvlerëson njerëzit mund të jenë të mbivlerësuara.

Aftësitë për punët e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale po ndryshojnë 66% më shpejt sesa për punët e tjera. IA po i ripërcakton rolet gjithnjë e më shpejt dhe po krijon ndryshime të shpejta në aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në punët e mundësuara nga IA.

Anketa gjeri se pagat e punëtorëve me aftësi të IA-së ishin dukshëm më të larta, se ato në sektorët tradicioanlë. Për më tepër, çdo industri e analizuar tregoi rritje pagash për punonjësit me aftësitë në përdorimin e IA-së.

 

Burimi: Pwc, Annual Ceo Survey në Shqipëri dhe Kosovë

 

3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjës me IA

Të dhënat e fundit të Barometrit të Ballkanit, që i takojnë vitit 2024, treguan se në Shqipëri, 3% e bizneseve kishin automatizuar apo zëvendësuar një pozicion pune ekzistues nëpërmjet teknologjive të Inteligjencës Artificiale, një përqindje më e lartë se mesatarja e rajonit, që është 2%.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit 2024 tregojnë se Shqipëria paraqitet ndër vendet më aktive në rajon për sa i përket përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bizneset. 23% e kompanive shqiptare kanë prezantuar produkte apo shërbime të reja ose të përmirësuara ndjeshëm, ndërsa 21% raportojnë se risitë janë edhe për tregun në përgjithësi.

Këto nivele e rendisin Shqipërinë përpara mesatares rajonale dhe në krah të Kosovës, që shfaq përqindjet më të larta në këtë drejtim.

Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.

Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale.

 

Burimi: Barometri i Ballkanit (Rcc)

 

Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve

Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.

Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.

Industria është një nga përfitueset e mëdha të teknologjisë, pasi njësitë e prodhimit, të cilat e kanë ndier më së shumti mungesën e fuqisë punëtore, kanë investuar vitet e fundit në teknologji robotike, teksa përdorin edhe Inteligjencën Artificiale për marketing dhe për të rritur produktivitetin.

Projeksionet globale tregojnë se Inteligjenca Artificiale do të bëhet një zëvendësues i madh i vendeve të punës në të ardhmen.

 

 

Profesionet që rrezikohen nga IA në Shqipëri

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, zhvillimet teknologjike dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale, automatizimit dhe softuerëve po zëvendësojnë gradualisht punonjës në disa profesione, kryesisht në ato që përfshijnë detyrat rutinë, përsëritëse dhe të standardizuara.

Zhvillimet e fundit po tregojnë se operatorë të të dhënave, asistentë administrativë, arkivues dokumentesh, po zëvendësohen nga softuerë për menaxhimin e dokumenteve dhe automatizim i proceseve.

Gjithashtu përkthyesit po zëvendësohen nga përdorimi i mjeteve ChatGPT etj., që kanë reduktuar nevojën për përkthime të thjeshta manuale.

Agjentë call center gjithashtu po zëvendësohen me shpejtësi. Shumë kompani kanë kaluar në chatbotë, përgjigje automatike me IA dhe sistemet IVR.

Në fabrika tekstili, përpunim ushqimor apo për montim, po përdoren makineri që zvogëlojnë nevojën për fuqi punëtore manuale. Robotët për paketim dhe sistemet logjistike të automatizuara po fillojnë të hyjnë edhe në Shqipëri, sidomos në qendrat e mëdha të shpërndarjes.

Kontabilistë të nivelit të ulët, punonjës banke, punonjës të thesarit po zëvendësohen nga sisteme të automatizuara të raportimit financiar, IA për risk dhe pagesa dixhitale.

Gjithashtu dizajnerë të thjeshtë po zëvendësohen nga IA për krijim përmbajtjeje, dizajni të shpejta (p.sh. Canva + IA) dhe prodhim automatik i teksteve është në rritje.

Nga përdorimi i IA janë të ekspozuar juristë p.sh. kontrata të zakonshme pasi IA mund të hartojë modele bazë.

Në Shqipëri zëvendësimi është më i ngadaltë se në vendet e BE-së, për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe shtrirjes më të kufizuar të teknologjisë.

AI nuk po zëvendësohen profesione që kërkojnë ndërveprim njerëzor kompleks, krijimtari të lartë ose vendimmarrje morale, si mjekët, avokatët në çështje komplekse, mësuesit, psikologët apo punëtorët e terrenit.

 

Si po synohet IA që nga bujqësia te qytetet

Disa fermerĂ« kanĂ« nisur tĂ« pĂ«rdorin aplikacionin “Smart Agro” nĂ« telefon i cili ndihmon fermat bujqĂ«sore tĂ« monitorojnĂ« parametrat e tokĂ«s, motit, sĂ«mundjeve me sensorĂ« nĂ« çdo 15 minuta.

Flori Uka, nga “Uka Farm”, qĂ« pĂ«rdor kĂ«tĂ« aplikacion tha se Ă«shtĂ« mjaft i dobishĂ«m pasi sinjalizon shumĂ« shpejt ndryshimet e motit dhe fermerĂ«t mund tĂ« marrin masa nĂ« kohĂ«.

Zoti Uka tha se aplikacioni është shumë i mirë për fermat e mëdha prodhuese dhe fermat e kultivimit masiv në fushë për treg. Fermerët nëpërmjet Inteligjencës Artificiale marrin sinjale të hershme dhe kanë mundësi të mbrojnë të mbjellat.

IA duke mundësuar matjen e lagështirës në ajër jep informacion të saktë për infeksionet që kanosin bimët dhe mundësohet spërkatja në kohë dhe shmanget përdorimi i tepërt i pesticideve.

Mirëpo shumica e fermave janë të vogla dhe për vetëkonsum ose shitje në treg informal kështu që nuk kanë mundësi të përdorin aplikacionin, instalimi i të cilit kushton 2000 euro.

Aurel Grabocka, vitin e kaluar, krijoi platformĂ«n Agricolus pĂ«r bujqĂ«sinĂ« inteligjente nĂ« Korçë. “Platforma pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« monitoruar 200 hektarĂ«t tanĂ« me pemishte me mollĂ« duke pĂ«rdorur indekse tĂ« bimĂ«sisĂ« tĂ« pĂ«rpunuara nga imazhet satelitore.

Agricolus përdoret gjithashtu për të planifikuar ujitjen dhe plehërimin në fusha.

Për secilën fushë, ne kombinojmë informacionin në lidhje me rendimentin.

Hartat e rendimentit përpunohen duke filluar nga të dhënat e sakta të mbledhura në fushë përmes aplikacionit celular Agricolus Farmer, me ato që lidhen me indekset e bimësisë në mënyrë që të zgjedhim dozën e saktë të plehut dhe zonat me më shumë mangësi.

Platforma Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r fermerĂ«t, agronomĂ«t dhe institucionet shtetĂ«rore, pasi lejon menaxhimin efikas tĂ« operacioneve tĂ« tĂ« korrave dhe aktiviteteve kryesore edhe nĂ« fermat e vogla”.

Interesi i fermerëve për përdorimin e aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale ka qenë i vakët për arsye të njohurive të dobëta në teknologji, moshës së thyer të atyre që jetojnë në fshat. Por nëse përdoret, ndihma e aplikacionit është mjaft e madhe si në uljen e kostove, ashtu edhe në rritjen e prodhimit.

Qeveria po synon të përdorë IA për të menaxhuar aspekte të jetës në qytete.

Presight AI Holding, njĂ« kompani publike e listuar nĂ« BursĂ«n e Abu Dhabit (ADX), qĂ« operon kryesisht nĂ« fushĂ«n e big data, nĂ« datĂ«n 24 shkurt 2025 nĂ«nshkroi njĂ« marrĂ«veshje me MinistrinĂ« e Brendshme tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar njĂ« projektin “smart city” tĂ« bazuar nĂ« InteligjencĂ« Artificiale nĂ« 20 qytete shqiptare me kosto rreth 118 milionĂ« euro.

Projekti synon ngritjen e një platforme inteligjente për menaxhim trafiku dhe infrastrukturë urbane në kohë reale. Do të krijohet Qendër komande e kontrollit, për të përmirësuar shërbimet publike, menaxhimin e emergjencave dhe infrastrukturën.

Fillimisht projekti u vlerësua rreth 60 milionë dollarë, por më vonë qeveria shqiptare raportoi se shuma u dyfishua, duke arritur në 118.5 milionë dollarë, të siguruara nëpërmjet një huaje nga Fondi Abu Dhabit.

Projekti parashikon instalimin e 2239 kamerave për lexim të targave, 2,602 kamera për monitorim trafiku, 3,816 kamera trupore për policinë, 100 radarë inteligjentë, dhe 100 sensorë trafiku.

Afatet e detajuara të implementimit në çdo qytet.

Ekspertët pohojnë se kjo teknologji mund të zëvendësojë pjesërisht punën e punonjësve në monitorimin manual të trafikut dhe sigurinë, por ndërkohë lind nevoja për specialistë AI, analizë të sensorëve dhe menaxhim emergjencash.

 

The post Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

IA rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:10

Këtë vit janë rritur vështirësitë për të gjetur punë nga të sapodiplomuarit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.

Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve me arsim të lartë tregojnë se norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në vitin 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë e mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Shumë kompani që punësojnë të rinj më diploma tani po përdorin Inteligjencën Artificiale në vend që të rekrutojnë të rinj.

Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve.

Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.

Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.

Për të rinjtë me arsim 8-9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqen të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grupmoshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023, grupmosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44% sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Europian në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në vitin 2015, mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Doganave

 

 

The post IA rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë appeared first on Revista Monitor.

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:08

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët.

Platforma e-Albania është kthyer në bërthamën e këtij transformimi, duke ofruar mbi 1,200 shërbime në mënyrë elektronike dhe duke u promovuar si një mjet për të shmangur radhët, kontaktin fizik me administratën dhe për të rritur transparencën.

Në vitin 2022, u ndërmor një hap i rëndësishëm me mbylljen e shumë sporteleve fizike dhe detyrimin që shërbimet të merren vetëm online.

Pavarësisht suksesit, shumë qytetarë, veçanërisht në zonat rurale dhe të moshuarit, u përballën me vështirësi në përdorimin e platformës, duke ekspozuar një hendek të madh në aftësitë dixhitale dhe nevojën për asistencë njerëzore.

Por nga ana tjetër, punësimet në administratën publike në vend që të uleshin nga ofrimi i shërbimeve online u rritën më tej.

Në vend që dixhitalizimi të shoqërohej me racionalizimin e burimeve njerëzore, administrata publike ka vijuar të zgjerohet, sidomos në nivel vendor dhe në agjenci të reja.

Ndërmjet 2018 dhe 2024, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur nga rreth 153 mijë në mbi 170 mijë persona.

Kjo rritje ka qenë më e dukshme në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe siguria publike, por edhe në struktura të reja të administratës që menaxhojnë shërbimet digjitale dhe sistemet e të dhënave.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës, nëse qëllimi i dixhitalizimit është reduktimi i ngarkesës së punës fizike dhe automatizimi i proceseve, pse vazhdon të rritet punësimi në shtet?

Dixhitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka funksionuar më shumë si një shtesë mbi administratën ekzistuese, sesa si një proces transformues që e riorganizon apo e bën më të vogël strukturën shtetërore.

Rrjedhimisht, ndërsa teknologjia është përfshirë më thellë në ofrimin e shërbimeve, administrata nuk është ristrukturuar në mënyrë domethënëse.

Ky kombinim i një aparati në zgjerim dhe një dixhitalizimi të paplotë krijon një barrë të dyfishtë.

Shpenzimet për infrastrukturë të IT po rriten me shpejtësi duke arritur në 140 milionë euro këtë vit, në një kohë që edhe kostot për burimet njerëzore janë rritur gjithashtu.

 

 

 

The post Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur appeared first on Revista Monitor.

Biznesi i “ftohtĂ«â€ i akullores

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:06

Edhe pse prodhimi vendas i akullores është rritur në vitin 2024, tregu shqiptar dominohet ende nga importet dhe përballet me sfidat e mungesës së fuqisë punëtore dhe kostot e larta të lëndëve të para. Prodhuesit artizanalë të akullores në zonat rurale dhe urbane kërkojnë mbështetje fiskale për të përballuar shtrenjtimin e lëndëve të para dhe konkurrencën e importeve.

 

Dorina Azo

Pëllumb Kurti drejton me të njëjtin përkushtim prej vitit 1993 punishten artizanale të prodhimit të akullores në fshatin Amarth të Durrësit. Sot, biznesi i tij është zgjeruar ndjeshëm.

Ai pohon me krenari se njĂ« pjesĂ« e madhe e konsumatorĂ«ve mbeten shqiptarĂ«t, veçanĂ«risht nga Kosova, tĂ« cilĂ«t prej vitesh zgjedhin akulloren e njohur tĂ« pastiçerisĂ« “Insean”, e cila ndodhet buzĂ« rrugĂ«s qĂ« tĂ« çon drejt Gjirit tĂ« LalĂ«zit.

Pëllumb Kurti thekson se sekreti i suksesit qëndron në zbatimin me përpikëri të një cikli të mbyllur prodhimi. Prej tri dekadash, ai prodhon akullore duke përdorur qumësht të freskët nga lopët e fermës së tij.

Ai zotëron 25 krerë lopë dhe për të ulur kostot dhe për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, shumë prej proceseve në blegtori janë automatizuar.

Aktualisht, në punishte janë të punësuar 14 persona: 4 prej tyre janë anëtarë të familjes Kurti, ndërsa 10 punëtorë të huaj, me paga neto mujore prej 60 mijë lekësh.

“Fuqia punĂ«tore Ă«shtĂ« njĂ« nga sfidat kryesore tĂ« sektorit tĂ« blegtorisĂ« dhe pĂ«rpunimit tĂ« produkteve agroindustriale. Nuk arrijmĂ« tĂ« gjejmĂ« punĂ«torĂ« pĂ«r stallat.

Problemi nuk është pagesa, por mungesa e interesit të të rinjve për të punuar në blegtori. Nuk i tërheq ky sektor.

Për këtë arsye, kemi automatizuar shumë procese pune, kemi investuar në makina për kositjen dhe stivimin e jonxhës, si dhe kemi blerë katër zetorë.

MegjithatĂ«, roli i njeriut mbetet i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. Automatizimi na ka ndihmuar tĂ« zgjidhim problemin e mungesĂ«s sĂ« punonjĂ«sve”, shprehet z. Kurti.

Për një biznes artizanal, qasja e z. Kurti ndaj zinxhirit të prodhimit vlerësohet të jetë moderne, ku investimet në automatizim po ashtu janë një përgjigje pragmatike ndaj mungesës së fuqisë punëtore vendase. Ky problem po prek shumë sektorë ruralë të vendit, për shkak të shpopullimit.

Nga ana tjetĂ«r, çmimet e akullores janĂ« mjaft konkurruese, disa herĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta sesa tregu urban. NjĂ« kupĂ« akullore tek “Insean” kushton 30 lekĂ«, nĂ«se e zgjedh vetĂ«m me shijen e qumĂ«shtit dhe vezĂ«ve.

Ndërsa me shije të ndryshme frutash përfshirë stika, vanilje, etj., kushton 50 lekë.

 

Rritet prodhimi vendas

Në dekadën e fundit, përkatësisht në vitet 2013-2024, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, prodhimi i akullores në vend ka pësuar rënie të ndjeshme pas vitit 2015, kur arriti shifrën më të lartë 2,662 tonë.

Pas kësaj, sektori u përball me ulje drastike të prodhimit, duke arritur minimumin e prodhimit në vitin 2022 me vetëm 590 tonë.

Megjithatë, në dy vitet e fundit ka një rimëkëmbje të dukshme, me prodhimin që arrin 1,001 tonë në vitin 2024, duke sinjalizuar rigjallërim të tregut të brendshëm të akullores. Krahasuar me vitin 2023, sasia e akullores së prodhuar u rrit me 9%.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë

 

Pesha e akulloreve vendas

Pavarësisht shtimit të prodhimit vendas, i ndikuar nga rritja e konsumit për prodhimin artizanal të akullores, trendi është i qartë, importet dominojnë tregun shqiptar të akullores gjatë gjithë periudhës, përveç vitit 2014, kur prodhimi vendas zuri më shumë se gjysmën e furnizimit (55%).

Pas vitit 2015, përqindja e prodhimit vendas rezulton se ka rënë ndjeshëm, duke mbetur poshtë 30% deri në vitin 2020.

Ndërsa prodhimi i akullores në Shqipëri ka pësuar rënie të ndjeshme pas vitit 2015, importet kanë zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun e brendshëm.

Në vitin 2016, vetëm 28% e akullores në treg ishte prodhuar në vend, ndërsa 72% vinte nga jashtë. Raporti mbeti i pandryshuar edhe në vitet pasuese, duke dëshmuar një varësi të lartë nga importet, veçanërisht në sektorin e akullores industriale.

Përjashtim bën viti 2014, kur prodhimi vendas për herë të vetme arriti të dominojë tregun me 55%, çka lidhet me rendimentin e lartë të disa prodhuesve lokalë dhe kërkesën më të madhe për produkte artizanale.

Industria vendase e prodhimit të akullores ka pasur vështirësi të mëdha pas vitit 2015 dhe ka humbur ndjeshëm pjesën e saj në treg.

Vitet e fundit ka shenja rimëkëmbjeje, por tregu dominohet ende nga produktet e importuara.

Sipas prodhuesve, kjo situatë mund të lidhet me mungesën e investimeve në prodhimin vendas, kostot e larta të prodhimit për shkak të lëndëve të para që vijnë nga importi, por edhe pamundësitë financiare të prodhuesve vendës për të konkurruar me markat e huaja.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Doganave

 

Shqipëria paguan më shumë për të prodhuar akullore sesa vendet e BE-së; Sfidat e prodhuesve urbanë

Por ndryshe nga prodhuesit ruralë të akulloreve që po përballen me mungesën e fuqisë punëtore për prodhimin e lëndëve të para nga blegtoria, për prodhuesit e markës urbane të akulloreve, sfidat janë të ndryshme.

Këta të fundit po e vuajnë rritjen e kostos nga shtrenjtimi i lëndëve të para të importit, kryesisht të përbërësve natyralë të frutave dhe mungesës së politikave favorizuese fiskale për importe, ndryshe nga sa zbatohet për vendet anëtare të BE-së.

Me origjinĂ« nga Tetova e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Gazmend Hakiki Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r themeluesit e markĂ«s sĂ« njohur tĂ« akullores “Mango”, njĂ« biznes familjar me rrĂ«njĂ« nĂ« Kroaci qĂ« daton pĂ«rpara viteve ’90.

Gjyshi i tij, themeluesi i parë i këtij biznesi familjar, kishte ngritur një punishte akulloreje në kohën e ish-Jugosllavisë, një sistem që, pavarësisht sistemit komunist, nuk i ndalonte nismat private.

Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në vitin 1992, familja Hakiki vendosi ta zhvendosë aktivitetin në Tiranë, duke hapur dyqanin e parë në zonën karakteristike të Pazarit të Ri.

Aty nisi një epokë e re për markën, e cila ruajti traditën e prodhimit të akullores artizanale, por në vitet më pas njohu edhe inovacione të rëndësishme.

Në vitin 2000, Gazmend Hakiki, tashmë një sipërmarrës i ri, por me përvojë të trashëguar, u përfshi në aktivitetin e biznesit. Ai sjell një frymë të re duke eksperimentuar me 24 shije të reja, përfshirë fruta ekzotike si mango dhe fruta e pasionit, shije që deri atëherë ishin të panjohura për konsumatorin shqiptar.

Aktualisht, “Mango” operon me dy dyqane nĂ« TiranĂ« dhe po pĂ«rgatitet tĂ« hapĂ« njĂ« filial tĂ« ri nĂ« Dubai, si pjesĂ« e strategjisĂ« pĂ«r ndĂ«rkombĂ«tarizimin e markĂ«s.

Sipas z. Hakiki, produkti i tyre parapëlqehet më së shumti nga vendasit, por ka edhe kërkesë të lartë nga turistët.

Megjithatë, përballja me kosto të larta për lëndët e parë që importohen mbetet sfidë edhe për këtë prodhues.

“Kostoja e prodhimit pĂ«r 1 kilogram akullore nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« 2–5 euro mĂ« e lartĂ« sesa nĂ« Kroaci, pĂ«r shkak tĂ« çmimeve tĂ« larta tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para, veçanĂ«risht lĂ«ngjeve natyrale tĂ« frutave, tĂ« cilat importohen kryesisht nga Italia.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, prodhuesit shqiptarĂ« nuk pĂ«rfitojnĂ« nga lehtĂ«sitĂ« fiskale qĂ« gĂ«zojnĂ« homologĂ«t e tyre nĂ« vendet anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«â€, thotĂ« ai.

Ndërsa shumicën e lëndëve të para i importon, për qumështin z. Hakiki mbështetet te furnizues vendas, duke paguar rreth 110 lekë për litër.

Edhe pse më i kushtueshëm, ai nuk ka ndër mend të heqë dorë nga ky bashkëpunim, duke vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e shijes tradicionale të produktit.

Z.Hakiki thekson nevojën për rishikim të politikave fiskale, veçanërisht për TVSH-në që për produktet ushqimore në Shqipëri qëndron në 20%, shumë më e lartë se në vendet e zhvilluara, ku zbatohen norma të reduktuara.

Edhe për prodhues të tjerë, problemi kryesor te rritja e kostos mbeten çmimet e larta të furnizimeve me lëndë të parë nga jashtë.

Ferdinand Bregu thotë se arsyet kryesore pse akullorja artizanale urbane mbetet e kushtueshme është për shkak të kostos së lartë të prodhimit, veçanërisht e ndikuar nga lëndët e para të importit.

“Çmimet e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para pĂ«rfshirĂ« çokollatĂ«n, qumĂ«shtin dhe veçanĂ«risht frutat e thata tĂ« importuara nga Italia janĂ« dyfishuar gjatĂ« dy viteve tĂ« fundit, duke ndikuar ndjeshĂ«m nĂ« rritjen e kostos sĂ« prodhimit.

NjĂ« pjesĂ« e kostos shtesĂ« vjen edhe nga pĂ«rbĂ«rĂ«sit vendas, siç Ă«shtĂ« qumĂ«shti, çmimi i tĂ« cilit Ă«shtĂ« rritur gjithashtu. Çmimi i qumĂ«shtit vendas Ă«shtĂ« mĂ« i shtrenjtĂ« krahasuar me atĂ« tĂ« importit.

Sa u takon lëndëve të importit, rënia e Euros ka ndihmuar disi në amortizimin e kostove. Në të kundërt, nëse kjo rënie nuk do të kishte ndodhur, dyfishimi i çmimeve të lëndëve të para do të ishte reflektuar drejtpërdrejt te çmimi final për konsumatorin.

MegjithatĂ«, deri tani, kemi arritur t’i mbajmĂ« tĂ« pandryshuara çmimet pĂ«r konsumatorin”, – nĂ«nvizon z. Bregu.

 

 

Ecuria e importit të akullores

NĂ« dekadĂ«n e fundit, pĂ«rkatĂ«sisht gjatĂ« periudhĂ«s 2013–2024, importi i akullores nĂ« ShqipĂ«ri ka ndjekur njĂ« trend kryesisht rritĂ«s.

Pas një rënieje të ndjeshme në vitin 2014, importi u rrit në mënyrë graduale, duke arritur në nivelin më të lartë në vitin 2021 me 3,637 tonë, sipas të dhënave të Doganave.

Viti 2020 shënoi rënie prej 12% të importeve krahasuar me vitin paraardhës, ndikuar nga pandemia e Covid-19 dhe kufizimet në ekonomi, por rikuperimi pas saj ishte i shpejtë.

NĂ« periudhĂ«n 2022–2024, importet janĂ« stabilizuar nĂ« nivele tĂ« larta (3,200–3,400 tonĂ« nĂ« vit), çka tregon njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r produktin, sidomos nĂ« sezonin veror.

Në vitin 2024 u importua një sasi prej 3,422 tonësh akullore, sipas të dhënave të Doganave. Krahasuar me importet vjetore të 2023, sasia e tyre është rritur me 5%.

Edhe pse ka një rritje të prodhuesve artizanalë vendas, importi vazhdon të luajë rol kryesor në furnizimin e tregut shqiptar me akullore, për shkak të kapacitetit më të madh dhe larmisë së produkteve të huaja.

Në vitin 2025, të dhënat e 7-mujorit tregojnë ulje të importeve, me një sasi prej 2,228 tonësh të importuara në janar-korrik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, importet janë ulur 22%.

 

Burimi: Doganat

 

Kërkesat e sektorit

Sektori i akullores në Shqipëri është në një fazë kalimtare, me shenja të ringjalljes në prodhimin vendas dhe një konsumator gjithnjë e më të orientuar drejt cilësisë.

Por politikat mbështetëse, sidomos në sektorin e qumështit dhe përpunimit artizanal, janë të domosdoshme për të reduktuar varësinë nga importi dhe për të fuqizuar prodhuesit lokalë.

Me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, prodhuesit vendas të akullores kërkojnë politika fiskale që do të mundësonin uljen e çmimit të lëndës së parë të qumështit.

PĂ«llumb Kurti, themeluesi i pastiçerisĂ« “Insean” nĂ« Gjirin e LalĂ«zit, rekomandon se qeveria duhet tĂ« kthejĂ« skemĂ«n e rimbursimit tĂ« TVSH-sĂ« pĂ«r fermerĂ«t e prodhimit tĂ« qumĂ«shtit.

“NĂ« disa raste, pĂ«rveç qumĂ«shtit tĂ« prodhuar nĂ« fermĂ«n tonĂ« pĂ«r lĂ«ndĂ« tĂ« parĂ«, jemi tĂ« detyruar tĂ« blejmĂ« nga fermerĂ« tĂ« tjerĂ«. Zbatimi i skemĂ«s sĂ« TVSH-sĂ« sĂ« kreditueshme na lehtĂ«sonte nĂ« kosto, pasi pavarĂ«sisht çmimit tĂ« shitjes sĂ« qumĂ«shtit, kreditimi i TVSH-sĂ« pĂ«r blerjet ishte lehtĂ«sues”, thotĂ« ai.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se p.sh., për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët. Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në Shqipëri, fermerët e fermave të lopëve përfitojnë vetëm një subvencion prej 10,000 lekësh, apo 95 euro për krerë lopë, si dhe dhënien e naftës falas për tokat e mbjella, por që nuk arrijnë të adresojnë problematikën e uljes së kostos prodhuese të qumështit.

Por pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Nëpërmjet një projektligji të ri të hartuar parashikohet që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

 

Burimi: Doganat

 

The post Biznesi i “ftohtĂ«â€ i akullores appeared first on Revista Monitor.

Turizmi pritet të shtrenjtojë çmimin e akullores

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:04

Në Tiranë, 1 kupë akullore pranë qendrës kushton 100, 120 deri në 150 lekë që tregtohet akullorja premium, ndërsa në zonat periferike, çmimet variojnë 70 deri në 80 lekë.

Prodhuesit e zonave urbane pohojnë se pavarësisht kostos së lartë të prodhimit, çmimet për këtë sezon turistik kanë mbetur të pandryshuara.

Gazmend Hakiki, njĂ« ndĂ«r themeluesit e markĂ«s sĂ« njohur tĂ« akullores  “Mango”, parashikon se me rritjen e turizmit, brenda 5 apo 10 viteve, çmimi i njĂ« akulloreje nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 4 euro, aq sa shitet aktualisht nĂ« Kroaci.

Sipas tij, zhvillimi i turizmit është i pashmangshëm, por duhet të shoqërohet me reforma të brendshme që të përballohen kostot në rritje, pa u cenuar cilësia apo përballueshmëria për konsumatorin.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Doganave

 

Kërkesa dhe sjellja e konsumatorit për akullore

“La Nocciola” Ă«shtĂ« njĂ« rrjet pastiçerie qĂ« operon nĂ« TiranĂ« prej vitit 2016, i specializuar nĂ« prodhimin dhe shitjen e akullores artizanale, tĂ« pĂ«rgatitur pa ngjyrues dhe me pĂ«rbĂ«rĂ«s natyralĂ«, veçanĂ«risht fruta tĂ« ndryshme.

Kompania ka aktualisht 5 pika shitjeje, në zonat kryesore qendrore të kryeqytetit.

Ajo është gjithashtu një nga pionierët në ofrimin e shërbimeve të dërgesës së akullores në shtëpi, shërbim që u bë shumë i kërkuar gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Sipas themeluesit Ferdinand Bregu, kërkesa për akullore është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Konsumatori kryesor është familja shqiptare, e cila e konsumon akulloren gjatë shëtitjeve në qytet.

Turistët kanë ndikim të kufizuar në shitje, pasi pjesa më e madhe janë turistë me buxhet të ulët, të cilët nuk shpenzojnë për produkte të nivelit premium si akullorja artizanale.

GjatĂ« pandemisĂ« sĂ« Covid-19, “La Nocciola” u pĂ«rshtat me shpejtĂ«si me kĂ«rkesat e tregut, duke ofruar shĂ«rbimin e dĂ«rgesave nĂ« shtĂ«pi.

Ky shërbim pati sukses të madh gjatë karantinës, por aktualisht konsumatorët zgjedhin ta konsumojnë akulloren në ambientet e jashtme, si pjesë e shëtitjeve apo aktiviteteve në qytet.

 

Zelanda e Re kryeson për konsumin më të lartë të akullores në botë

Akullorja është bërë pjesë e pandashme e konsumit të përditshëm në shumë vende të botës, veçanërisht me përhapjen e frigoriferëve dhe teknologjisë së ruajtjes së ftohtë.

Konsumi matet në litra për frymë, dhe të dhënat tregojnë një ndarje të qartë midis vendeve me klimë të butë dhe atyre me kulturë të konsoliduar të ëmbëlsirave të ftohta.

NĂ« botĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« World Population Riview, konsumatorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« akullores janĂ« nĂ« ZelandĂ«n e Re. NĂ« kĂ«tĂ« shtet, konsumi pĂ«r frymĂ« i akullores pĂ«r 2025 arriti 28,4 litra pĂ«r frymĂ«. Shijet mĂ« tĂ« parapĂ«lqyera janĂ« vanilja dhe “hokey pokey” (akullore me copa karameleje).

Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtetet e Bashkuara, konsumi mesatar i akullores është rreth 20.8 litra në vit për person, që korrespondon me më shumë se 5 gallonë akullore për çdo amerikan në vit (1 gallon është afërsisht 3.785 litra, pra 5 gallonë janë rreth 18.9 litra).

Për të përmbushur këtë kërkesë, industria amerikane prodhon mbi 870 milionë gallonë akullore në vit, që përkthehet në rreth 3.29 miliardë litra.

Në renditjen botërore, në vend të tretë është Australia me një konsum prej 18 litrash për frymë. Sipas World Population Riview në Australi, konsumi rritet ndjeshëm gjatë verës, me kërkesë të lartë për akullore me shije frutash.

E ndjekur nga Finlanda me konsum prej 14,3 litra për frymë; Suedia me 12 litra për frymë, Kanadaja me sasi konsumi prej 10,6 litra për frymë; Danimarka me 9,8 litra për frymë; Irlanda me 8,4 litra për frymë; Italia me 8 litra për frymë dhe Mbretëria e Bashkuar, me 7 litra për frymë.

The post Turizmi pritet të shtrenjtojë çmimin e akullores appeared first on Revista Monitor.

IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:02

Rritja e përdorimit të ChatGPT dhe rivalëve të tij po rrezikon ekuilibrin ekonomik mbi të cilin u ndërtua interneti, shkruan The Economist

 

Në fillim të vitit të kaluar, Matthew Prince nisi të merrte telefonata shqetësuese nga drejtues të kompanive të mëdha mediatike. Ata i thanë se po përballeshin me një kërcënim të ri serioz në internet.

“I pyeta, ‘Mos janĂ« koreanoveriorĂ«t?’”, kujton ai. “Dhe ata thanĂ«, ‘Jo. ËshtĂ« Inteligjenca Artificiale’”.

Ata drejtues kishin vënë re shenjat e para të një tendence që tashmë është e qartë: Inteligjenca Artificiale (IA) po ndryshon mënyrën se si njerëzit lundrojnë në internet.

Ndërsa përdoruesit po u drejtohen chatbot-ëve në vend të motorëve të zakonshëm të kërkimit, ata marrin përgjigje direkte, jo lista me adresa interneti për të klikuar.

Si rezultat, publikuesit e përmbajtjeve, nga mediat informative e deri te forumet dhe enciklopeditë si Wikipedia, po përballen me rënie alarmante të trafikut.

Ndërsa IA ndryshon mënyrën se si përdoruesit kërkojnë informacion, ajo po përmbys marrëveshjen ekonomike që qëndron në zemër të internetit. Trafiku njerëzor, prej kohësh, gjeneronte të ardhura nëpërmjet reklamave online; tani, ai trafik po shteron.

Prodhuesit e pĂ«rmbajtjeve po pĂ«rpiqen me urgjencĂ« tĂ« gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’i detyruar kompanitĂ« e IA, qĂ« tĂ« paguajnĂ« pĂ«r informacionin qĂ« pĂ«rdorin.

Nëse nuk ia dalin, interneti mund të shndërrohet në diçka krejt tjetër.

Që nga dalja e ChatGPT në fund të vitit 2022, njerëzit kanë përqafuar një mënyrë të re për të kërkuar informacion online. OpenAI, kompania që e zhvilloi chatbot-in, thotë se rreth 800 milionë njerëz e përdorin atë.

ChatGPT është aplikacioni më i shkarkuar në AppStore të iPhone. Apple deklaroi se në prill, për herë të parë, kërkimet tradicionale në Safari ranë, pasi përdoruesit po i drejtoheshin IA-së. OpenAI pritet të prezantojë së shpejti edhe një motor kërkimi të vetin.

Ndërsa OpenAI dhe kompani të tjera po rriten me shpejtësi, Google, që ka rreth 90% të tregut të kërkimit në SHBA, ka shtuar veçori IA në motorin e vet të kërkimit, për të ruajtur pozitat.

Vitin e kaluar nisi tĂ« paraqesĂ« “pĂ«rmbledhje tĂ« gjeneruara nga IA” para disa rezultateve kĂ«rkimi, tĂ« cilat tani janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« zakonshme.

NĂ« maj nisi “modalitetin IA”, njĂ« version tĂ« motorit tĂ« kĂ«rkimit qĂ« funksionon si chatbot.

Kompania tani premton se, me IA, “Google kĂ«rkon pĂ«r ty”.

 

 

Përdoruesit nuk vizitojnë më faqet nga ku përftohet informacioni

Por ndĂ«rsa Google “kĂ«rkon pĂ«r ty”, pĂ«rdoruesit nuk vizitojnĂ« mĂ« faqet nga ku pĂ«rftohet informacioni. Similarweb, njĂ« kompani qĂ« mat trafikun e mĂ« shumĂ« se 100 milionĂ« faqeve, vlerĂ«son se trafiku global nga njerĂ«zit nĂ« motorĂ«t e kĂ«rkimit ka rĂ«nĂ« me rreth 15% nga qershori i vitit tĂ« kaluar.

Disa kategori, si portalet e argëtimit kanë ecuri janë më mirë. Por shumë të tjera janë goditur fort, pikërisht ato që dikur u përgjigjeshin pyetjeve të zakonshme të kërkimit.

Faqet shkencore e arsimore kanë humbur 10% të trafikut, faqet enciklopedike 15%, faqet për shëndetësinë, 31%.

PĂ«r kompanitĂ« qĂ« mbĂ«shteten te reklamat apo abonimet, humbja e vizitorĂ«ve do tĂ« thotĂ« humbje tĂ« ardhurash. “Kemi pasur njĂ« marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mirĂ« me Google pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatë 

Por ata e prishĂ«n marrĂ«veshjen” thotĂ« Neil Vogel, drejtues i Dotdash Meredith, qĂ« zotĂ«ron revista si “People” dhe “Food & Wine”. Tre vite mĂ« parĂ«, mbi 60% e trafikut tĂ« tyre vinte nga Google.

Tani kjo shifĂ«r ka rĂ«nĂ« nĂ« 30 e ca pĂ«r qind. “Ata po vjedhin pĂ«rmbajtjen tonĂ« pĂ«r tĂ« konkurruar me ne”, thotĂ« ai. Google kĂ«mbĂ«ngul se pĂ«rdorimi qĂ« i bĂ«n pĂ«rmbajtjeve tĂ« tĂ« tjerĂ«ve Ă«shtĂ« i drejtĂ«.

Por që nga prezantimi i përmbledhjeve me IA, përqindja e kërkimeve të lidhura me lajmet që nuk çojnë në asnjë klikim të mëtejshëm është rritur nga 56% në 69%, sipas Similarweb.

“Natyra e internetit ka ndryshuar plotĂ«sisht”, – thotĂ« Prashanth Chandrasekar, drejtues i Stack Overflow, njĂ« forum pĂ«r programues. “IA po e mbyt trafikun pĂ«r shumicĂ«n e faqeve tĂ« pĂ«rmbajtjes”, – shton ai.

Me mĂ« pak vizitorĂ«, Stack Overflow po sheh mĂ« pak pyetje tĂ« postuara. Wikipedia, qĂ« gjithashtu ekziston falĂ« pĂ«rkushtimit tĂ« kontribuuesve tĂ« saj, paralajmĂ«ron se pĂ«rmbledhjet e IA-sĂ« pa referencĂ« “bllokojnĂ« rrugĂ«n e aksesit dhe kontributit” pĂ«r nĂ« faqe.

PĂ«r tĂ« ruajtur trafikun dhe tĂ« ardhurat, shumĂ« media tĂ« mĂ«dha kanĂ« nisur marrĂ«veshje licencimi me kompanitĂ« e IA, tĂ« mbĂ«shtetura edhe nga kĂ«rcĂ«nime ligjore, njĂ« strategji qĂ« Robert Thomson, drejtues i News Corp, e pĂ«rshkruan si “sharm dhe padi”.

Kompania e tij, qĂ« zotĂ«ron “Wall Street Journal” dhe “New York Post”, ka arritur njĂ« marrĂ«veshje me OpenAI.

Dy prej degĂ«ve tĂ« saj po padisin Perplexity, njĂ« tjetĂ«r motor IA. “New York Times” ka njĂ« marrĂ«veshje me Amazon, por po padit gjithashtu OpenAI.

Ka edhe shumë padi dhe marrëveshje të tjera në zhvillim.

(Grupi “The Economist” ende nuk ka licencuar pĂ«rmbajtjet e veta pĂ«r trajnimin e modeleve IA, por ka rĂ«nĂ« dakord qĂ« Google tĂ« pĂ«rdorĂ« disa artikuj pĂ«r njĂ« shĂ«rbim IA.)

Por kjo qasje ka kufizime. Deri mĂ« tani, gjykatat duket se janĂ« nĂ« anĂ«n e kompanive IA: muajin e kaluar, dy çështje pĂ«r tĂ« drejtat e autorit nĂ« Kaliforni u fituan nga Meta dhe Anthropic, tĂ« cilat argumentuan se pĂ«rdorimi i pĂ«rmbajtjeve pĂ«r trajnimin e modeleve Ă«shtĂ« “pĂ«rdorim i drejtĂ«â€.

Donald Trump gjithashtu mbështet tezën se Silicon Valley duhet të ketë dorë të lirë për të zhvilluar teknologjitë e së ardhmes, përpara Kinës.

Ai shkarkoi drejtoreshën e Zyrës së të Drejtave të Autorit në SHBA pasi ajo tha se përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura nga IA nuk është gjithmonë i ligjshëm.

Kompanitë IA janë më të gatshme të paguajnë për qasje të vazhdueshme sesa për të dhëna trajnimi. Por marrëveshjet e arritura deri tani janë të dobëta.

Reddit, një forum online, ka licencuar përmbajtjet e veta te Google për 60 milionë dollarë në vit.

Por vlera e tij e tregut ra me më shumë se gjysmën pasi njoftoi rritje më të ngadaltë të përdoruesve, për shkak të rënies së trafikut nga kërkimet. (Rritja është përmirësuar që atëherë.)

 

 

Të ngecur në rrjet

Problemi më i madh është se shumica dërrmuese e faqeve në internet, me qindra miliona, janë shumë të vogla për të joshur apo paditur gjigantët teknologjikë.

Përmbajtjet e tyre mund të jenë esenciale në mënyrë kolektive për kompanitë IA, por secila faqe është lehtësisht e zëvendësueshme.

Edhe nëse do të bashkoheshin për të negociuar në grup, ligjet antimonopol e ndalojnë. Ato mund të bllokojnë përdorimin e të dhënave ndaj robotëve të IA, dhe disa e kanë bërë.

Por kjo do të thotë të mos kenë më asnjë dukshmëri në kërkim.

Ofertuesit e shërbimeve softuer mund të ndihmojnë. Të gjithë klientët e rinj të Cloudflare tani pyeten nëse duan të lejojnë robotët e IA të përdorin faqet e tyre dhe për çfarë qëllimi.

Shkalla e Cloudflare i jep njĂ« mundĂ«si mĂ« tĂ« mirĂ« se tĂ« tjerĂ«t pĂ«r tĂ« mundĂ«suar njĂ« reagim kolektiv nga faqe qĂ« duan t’u vĂ«nĂ« çmim kĂ«rkimeve nga IA.

Po testohet njĂ« sistem “paguaj pĂ«r çdo pĂ«rdorim” qĂ« do t’u lejonte faqeve tĂ« tarifojnĂ« hyrjen e robotĂ«ve. “Duhet tĂ« vendosim rregullat e lojĂ«s”, – thotĂ« Prince.

Sipas tij, rezultati mĂ« i mirĂ« do tĂ« ishte “njĂ« botĂ« ku njerĂ«zit marrin pĂ«rmbajtje falas dhe robotĂ«t paguajnĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ«â€.

NjĂ« alternativĂ« e ofron Tollbit, qĂ« e prezanton veten si “mur pagesash pĂ«r robotĂ«â€. Ai u lejon faqeve tĂ« tarifojnĂ« qasje tĂ« ndryshme pĂ«r robotĂ«t IA: pĂ«r shembull, njĂ« revistĂ« mund tĂ« kĂ«rkojĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r artikuj tĂ« rinj se pĂ«r tĂ« vjetrit.

NĂ« tremujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, Tollbit pĂ«rpunoi 15 milionĂ« mikro-transaksione pĂ«r 2,000 publikues, pĂ«rfshirĂ« “Associated Press” dhe “Newsweek”.

Drejtori ekzekutiv, Toshit Panigrahi, vëren se ndryshe nga motorët e kërkimit që nxisin përmbajtje të përsëritura, tarifimi për akses nxit origjinalitet.

Një nga normat më të larta për përdorim të dhënash e ka një gazetë lokale.

NjĂ« model tjetĂ«r propozohet nga ProRata, njĂ« startup i drejtuar nga Bill Gross, pionier i reklamave “pay-per-click” nĂ« vitet ’90.

Ai propozon që paratë nga reklamat përkrah përgjigjeve të IA të rishpërndahen te faqet në proporcion me kontributin e tyre në përmbajtje.

ProRata ka motorin e vet tĂ« kĂ«rkimit, Gist.ai, qĂ« ndan tĂ« ardhurat me mbi 500 partnerĂ«, pĂ«rfshirĂ« “Financial Times” dhe “The Atlantic”.

Edhe pse aktualisht është më shumë një shembull sesa konkurrent serioz i Google, qëllimi i Gross është të tregojë një model biznesi të drejtë që mund të kopjohet nga të tjerët.

Prodhuesit e përmbajtjes po rishikojnë gjithashtu modelet e tyre të biznesit.

“E ardhmja e internetit nuk varet vetĂ«m nga trafiku,” thotĂ« Chandrasekar, qĂ« ka zhvilluar produktin me abonim tĂ« Stack Overflow pĂ«r biznese.

Mediat po planifikojnĂ« njĂ« tĂ« ardhme “pa Google”, duke pĂ«rdorur buletine dhe aplikacione pĂ«r tĂ« arritur audiencĂ«n, dhe duke e fshehur pĂ«rmbajtjen pas mure pagesash apo nĂ« evente live.

Dotdash Meredith thotĂ« se ka rritur trafikun total, pavarĂ«sisht rĂ«nies nga Google. Audio dhe video, pĂ«r arsye teknike dhe ligjore, janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u pĂ«rmbledhur nga IA sesa teksti.

Faqja ku motorët IA dërgojnë më shumë trafik është YouTube, sipas Similarweb.

 

A është interneti në rënie

Jo tĂ« gjithĂ« mendojnĂ« se interneti Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie, pĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« “periudhĂ« rritjeje tĂ« vrullshme”, argumenton Robby Stein nga Google.

Ndërsa IA e bën më të lehtë krijimin e përmbajtjes, numri i faqeve po rritet: robotët e Google raportojnë një zgjerim të internetit me 45% në dy vitet e fundit.

KĂ«rkimi me IA u jep njerĂ«zve mĂ«nyra tĂ« reja pĂ«r tĂ« pyetur, pĂ«r shembull, duke fotografuar bibliotekĂ«n personale dhe duke kĂ«rkuar rekomandime pĂ«r ç’tĂ« lexojnĂ« mĂ« pas, çka mund tĂ« rrisĂ« trafikun.

Me pyetjet pĂ«r IA, mĂ« shumĂ« faqe se kurrĂ« po “lexohen”, edhe nĂ«se jo nga sytĂ« njerĂ«zorĂ«.

Një motor përgjigjesh mund të skanojë qindra faqe për një përgjigje të vetme, duke përdorur më shumë burime se një kërkim tradicional.

Sa për idenë se Google po shpërndan më pak trafik njerëzor se më parë, Stein thotë se kompania nuk ka vënë re ndonjë rënie drastike në klikime, edhe pse refuzon ta publikojë këtë numër.

Ka edhe arsye të tjera pse njerëzit mund të vizitojnë më pak faqe: ndoshta janë duke përdorur rrjetet sociale.

Ose po dëgjojnë podcast-e.

“Vdekja” e internetit Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar edhe mĂ« parĂ«, nga rrjetet sociale, pastaj nga aplikacionet, por nuk ka ndodhur.

Megjithatë, IA mund të jetë kërcënimi më i madh deri më sot.

Nëse interneti do të mbijetojë në një formë të afërt me atë aktuale, faqet duhet të gjejnë mënyra të reja për të marrë pagesa.

“NjerĂ«zit padyshim parapĂ«lqejnĂ« kĂ«rkimin me IA”, – thotĂ« Gross. “Dhe pĂ«r ta bĂ«rĂ« internetin tĂ« mbijetojĂ«, dhe me tĂ«, edhe demokracinĂ« dhe krijuesit, kĂ«rkimi me IA duhet tĂ« ndajĂ« tĂ« ardhurat me krijuesit”.

The post IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar? appeared first on Revista Monitor.

Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës

By: Mira Leka
22 August 2025 at 22:00

Ngadalësimi i tregut të punës në SHBA është lajm i keq për ata që kërkojnë të lëvizin, shkruan The Economist

 

Për vite me radhë, tregu i punës në SHBA ka shpërblyer ata që nuk qëndrojnë gjatë në një vend.

Këshilla më e sigurt për të marrë një pagë më të mirë ka qenë të ndërroni punë çdo një apo dy vjet, duke kaluar nga një vend pune në tjetrin që paguan pak më shumë.

Ekspertët e karrierës në TikTok tregojnë nëpër video se si kanë arritur rritje pagash nën ritme të gëzueshme të muzikës pop, duke e maskuar mburrjen online si udhëzim për ju që jeni më pak të informuar.

Në Reddit, përdoruesit diskutojnë se sa kohë duhet të qëndroni në një pozicion përpara se të kërkoni një punë tjetër, në mënyrë që punëdhënësit e ardhshëm të mos dyshojnë për mungesë besnikërie.

(Konsensusi është që duhet të qëndroni të paktën një vit përpara se të ndërroni punë, ndonëse disa më të guximshëm këshillojnë se edhe një periudhë prej gjashtë muajsh mund të jetë e pranueshme.)

 

 

Por tani gjërat po ndryshojnë. Për herë të parë në 15 vjet, me përjashtim të disa rasteve në vitet 2012 dhe 2018, rritja e pagave për ata që qëndrojnë në një vend pune është më e lartë sesa për ata që ndërrojnë punë sipas të dhënave nga Rezerva Federale e Atlantës (shih grafikun 1).

Qëndrimi në një vend mund të jetë tani një strategji më e mirë sesa përmirësimi i CV-së apo përgjigjja ndaj mesazheve në LinkedIn nga rekrutuesit.

Vështirësitë e atyre që ndërrojnë shpesh punë janë një shenjë veçanërisht e dukshme e një tendence më të gjerë: zbutjes së tregut amerikan të punës, dikur tepër të fortë.

NjĂ« tjetĂ«r shenjĂ« Ă«shtĂ« rritja e normĂ«s sĂ« papunĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« sapodiplomuarit nĂ« universitet, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« bindin dikĂ« qĂ« t’u japĂ« njĂ« mundĂ«si.

Ka pasur periudha të dobëta në tregun e punës gjatë viteve të fundit.

Disa kompani, si shoqëritë e mëdha të konsulencës, punësuan me tepricë gjatë bumit pas pandemisë dhe më pas kaluan disa vite duke i ulur me dhimbje këto shifra.

Programuesit janë ankuar prej kohësh për mungesë perspektive; fillimisht, normat e larta të interesit ndikuan negativisht në vlerën e kompanive teknologjike, më pas modelet e reja të Inteligjencës Artificiale rezultuan veçanërisht të afta për programim.

Por një ngadalësim i përgjithshëm i punësimeve është zhvillim i ri. Edhe pasi entuziazmi i viteve pas pandemisë u shua, tregu amerikan i punës mbeti i fortë.

Çdo muaj, tĂ« dhĂ«nat pĂ«r punĂ«simet tregonin se qindra mijĂ« vende tĂ« reja pune po shtoheshin nĂ« ekonomi. Tani, ky motor duket se po ngadalĂ«sohet.

Shifrat për punësimet në qershor duken të forta në sipërfaqe, rreth 147,000 vende pune u shtuan në ekonomi, duke tejkaluar pritshmëritë, por gjysma e tyre ishte në sektorin publik, kryesisht në arsim.

Punësimi në sektorin privat, që është një tregues më i mirë i gjendjes reale të ekonomisë, ishte tepër i dobët.

Vitet e fundit, ka pasur më shumë vende të lira pune, sesa njerëz që kërkonin punë, çka sugjeron një kërkesë të lartë për punonjës.

Megjithatë, ky raport midis vendeve të lira dhe të papunëve, që ekonomistët e ndjekin si tregues të shëndetit të tregut të punës, ka rënë së fundmi në një, që do të thotë se ka afërsisht po aq vende pune sa edhe punëkërkues.

Ndërkohë, përqindja e pronarëve të bizneseve të vogla, që planifikojnë të rrisin punësimet apo pagat, ka rënë në nivelin më të ulët që nga pandemia.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« e gjithĂ« kjo pĂ«r amerikanĂ«t qĂ« duan tĂ« ndĂ«rrojnĂ« punĂ«? Kur tregjet e punĂ«s nisin tĂ« dobĂ«sohen, ato kanĂ« tendencĂ« tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen mĂ« tej.

Rezerva Federale mund të ndërhyjë, në kohën e duhur, duke ulur normat e interesit, por vetëm pasi të bindet se tarifat e reja doganore nuk do të shkaktojnë një valë të re inflacioni.

Nëse ndonjëherë ka pasur një moment për të zbukuruar zyrën dhe për të investuar në një karrige më të rehatshme, ai moment është tani.

Pasi mund të qëndroni aty për një kohë të gjatë.

The post Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

“Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavĂ«s sĂ« kosit, lakrorit apo petullave tĂ« fshira

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:12

Gatimet tradicionale shqiptare, dikur tĂ« zhdukura nga menutĂ«, po pĂ«rjetojnĂ« njĂ« rikthim tĂ« fuqishĂ«m tĂ« nxitur nga kĂ«rkesa e turistĂ«ve tĂ« huaj pĂ«r pĂ«rvoja autentike. Çdo pjatĂ« si tava e kosit, lakrori apo petullat e fshira, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m shije – Ă«shtĂ« njĂ« histori qĂ« shitet. Tani jo vetĂ«m shijet e veçanta, por edhe çmimet e pĂ«rballueshme dhe pĂ«rdorimi i produkteve vendase po kthehen nĂ« njĂ« avantazh unik pĂ«r ekonominĂ«. Kjo prirje po ndihmon nĂ« rritjen e vlerĂ«s sĂ« pĂ«rvojĂ«s turistike, por edhe nĂ« gjallĂ«rimin e prodhimit vendas, nĂ«pĂ«rmjet lidhjes sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me fermerĂ« dhe produkte tĂ« zonĂ«s.

 

Armela Toska

Trahana e zënë me kos, lakrori në saç dhe tava e kosit nuk janë më thjesht gatime të shtëpisë por janë kthyer në përvoja kulinare që të huajt i kërkojnë me ngulm.

Me mĂ« pak se 20 euro, turistĂ«t shijojnĂ« njĂ« drekĂ« tĂ« plotĂ«, tĂ« shĂ«rbyer me kujdes dhe histori, njĂ« luks i rrallĂ« nĂ« EuropĂ«n e sotme. Por nuk Ă«shtĂ« thjesht çmimi qĂ« i tĂ«rheq – Ă«shtĂ« tradita.

Pjata të harruara si yshmeria, shapkat çame apo kulaçi i mbushur me djathë po rikthehen në menu, të nxitura nga dëshira për të përjetuar një Shqipëri të vërtetë, përtej guidave klasike.

Në këtë rikthim të heshtur të traditës, turistët janë bërë ambasadorët më të mirë të kuzhinës shqiptare.

Në zemër të Tiranës, aty ku shëtisin çdo ditë qindra vizitorë të huaj, nuk është e pazakontë të gjesh një pjatë me mish gici për 800 lekë, një gotë verë shtëpie për 300 lekë apo një sallatë të freskët për vetëm 400 lekë.

NjĂ« vakt i plotĂ«, me shije autentike dhe produkte vendase, pĂ«r mĂ« pak se 2,000 lekĂ« – kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« i habit mĂ« shumĂ« vizitorĂ«t.

Kjo përballueshmëri, e kombinuar me mikpritjen dhe shijet tradicionale, po e shndërron gastronominë shqiptare në një nga pikat më të forta të turizmit.

“NĂ« njĂ« kohĂ« ku kuzhinat globalizohen, ne besojmĂ« se autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe”, – thotĂ« Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”.

Sipas tij, tradita nuk është pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, por baza mbi të cilën mund të ndërtohen përvoja të reja e të paharrueshme.

 

 

Një udhëtim në shijen e harruar: Si po i rikthejnë turistët petullat dhe lakrorin në menutë shqiptare

Shqipëria është prej kohësh një destinacion që të magjeps me peizazhet e saj dhe historinë e pasur, por për shumë vizitorë, surpriza më e madhe fshihet në pjata.

Pas çdo vakti qĂ« shĂ«rbehet nĂ« njĂ« restorant vendas, fshihet njĂ« histori – jo vetĂ«m ajo e njĂ« kuzhine me ndikime osmane, ballkanike e mesdhetare, por edhe njĂ« rikthim i heshtur i traditĂ«s qĂ« dikur ishte zhdukur nga tryezat e restoranteve.

Kuzhina shqiptare, e pasur dhe e larmishme, dikur jetonte vetëm në shtëpi: gatimet si petullat e fshira, qifqit, yshmeria, apo lakrori me hithra rrallëherë gjendeshin në menutë e restoranteve.

Këto pjata, të lidhura ngushtë me kujtesën e gjyshes dhe kuzhinat e shtëpisë, për një kohë u panë si të papërshtatshme për gastronominë e tregut që për një kohë të gjatë ishte drejtuar nga pjata ndërkombëtare si pastat, pica risotto etj.

Por ky perceptim po ndryshon.

Sot, restorantet në zona turistike, nga Alpet te Bregdeti, po shtojnë pikërisht këto gatime në menutë e tyre, të nxitura nga një kërkesë në rritje nga vizitorët e huaj.

“TuristĂ«t nuk kĂ«rkojnĂ« mĂ« thjesht njĂ« pjatĂ« me mish apo njĂ« birrĂ« tĂ« ftohtĂ« – ata kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvojĂ«, autenticitet, histori nĂ« çdo kafshatĂ«.

Rikthimi i traditĂ«s shqiptare Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« e gjatĂ« dhe sfiduese, por po sjell frymĂ«marrje tĂ« re pĂ«r kulturĂ«n dhe identitetin e kĂ«tij vendi”, pohon pĂ«r “Monitor”, Enri Jahaj, kreu i ShoqatĂ«s sĂ« Bar Restoranteve.

Z. Jahaj shprehet se restorantet duhet t’u japin menuve njĂ« frymĂ« shqiptare dhe nuk duhet tĂ« ngelen mĂ« me gatime ballkanike.

“Kur vjen puna te gatimet mendoj se nuk duhet tĂ« ngelemi mĂ« te gatimet tradicionale ballkanike, duhet t’i japim njĂ« frymĂ« shqiptare, mesdhetare dhe kjo pastaj Ă«shtĂ« meritĂ« e shefave, e atyre qĂ« janĂ« mendjehapur dhe kanĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« guxojnĂ«â€ – thotĂ« ai.

Petrit Fiska, nga agroturizmi i mirĂ«njohur “Alpeta”, nĂ« Berat, thotĂ« se nisur nga kĂ«rkesa e turistĂ«ve pĂ«rfshinĂ« pĂ«rherĂ« nĂ« menu lakrorin dhe yshmerinĂ«.

“Fillimisht i ofruam si pjata ditore, por kĂ«rkesa ishte aq e lartĂ« sa u kthyen nĂ« pjata bazĂ«â€.

Përveç petullave dhe lakrorit, në menutë e restoranteve veçanërisht atyre të Agroturizmit ka pjata të tjera të vjetra si:

– JaprakĂ«t me gjethe hardhie

– Trahanaja e zĂ«nĂ« me kos

– Kulaçi i mbushur me djathĂ«

– Mishi me qiqra

– Tava me kungull tĂ« njomĂ«

– Buka e misrit me speca me kos

– Qofte furre me domate dhe narden

– Shapkat nga ÇamĂ«ria apo PulĂ« me pĂ«rshesh nĂ« saç

Këto pjata janë rikthyer ngadalë në vëmendje të rishkruar nga entuziazmi i kuzhinierëve vendas me interes të lartë për traditën nga turistët.

“NĂ« ushqimin tradicional, çdo njeri gjen veten.

Edhe prezantimi i menusĂ« luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m – klienti ndihet mĂ« i veçantĂ« kur pĂ«rballet me njĂ« menu tĂ« kuruar, tĂ« veçantĂ«, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son gjellĂ« tradicionale dhe jo receta qĂ« mund t’i gjesh kudo.

Sot, madje edhe nĂ« zonat rurale, hapja e njĂ« restoranti tradicional Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e pĂ«rshtatshme, pasi menuja lidhet natyrshĂ«m me traditĂ«n dhe historinĂ« e vendit” – thotĂ« Ismet Shehu, themelues i rrjetit tĂ« restoranteve “Çeren”.

Ky rikthim është më shumë se thjesht një trend gastronomik.

ËshtĂ« njĂ« afirmim i identitetit shqiptar pĂ«rmes ushqimit, njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« treguar historinĂ« jo me fjalĂ«, por me shije. Dhe nĂ« njĂ« vend ku kuzhina Ă«shtĂ« pĂ«rjetuar gjithmonĂ« si pjesĂ« e jetĂ«s, kjo Ă«shtĂ« ndoshta forma mĂ« e mirĂ« e mikpritjes.

“Pjata shqiptare mĂ« e porositur nga turistĂ«t Ă«shtĂ« ‘Tava e famshme e Elbasanit’ – tava e kosit”, – thotĂ« Jurgen Bame, drejtor marketingu i “Era Restaurant”, njĂ« rrjet restorantesh qĂ« pĂ«rveç gatimeve ndĂ«rkombĂ«tare, ka nĂ« fokus tĂ« veçantĂ« kuzhinĂ«n tradicionale shqiptare.

“Pjata mĂ« e kĂ«rkuar Ă«shtĂ« mishi i qengjit dhe byreku i pjekur nĂ« saç”, – shprehet Andi Prifti, administrator i “Oda Garden”, njĂ« nga restorantet mĂ« tĂ« frekuentuara pĂ«r gatime tradicionale.

I vendosur në zonën e Pazarit të Ri, restoranti është bërë një pikë referimi për vizitorët që kërkojnë një menu të lidhur me traditën, por edhe një ambient që ruan elementet karakteristike të Tiranës së vjetër.


Kthimi drejt traditës, shtysë për prodhimin vendas

Rritja e kërkesës për kuzhinën tradicionale shqiptare po ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e prodhimit vendas, veçanërisht në sektorin bujqësor.

Me gjithnjë e më shumë restorante dhe agroturizme që kthehen te receta dhe produkte të zonës, po rritet edhe bashkëpunimi me fermerët lokalë.

Altin Prenga, nga “Mrizi i Zanave”, thekson se pa produkte vendase, modeli i tij nuk do tĂ« funksiononte:

“NĂ«se nuk do tĂ« kisha produkte vendase, nuk do tĂ« arrija tĂ« faturoja as 55% tĂ« punĂ«s qĂ« bĂ«j – ndoshta do tĂ« isha mbyllur”.

Ai shton se identiteti gastronomik që ofrohet nëpërmjet këtyre produkteve është pikërisht ajo që kërkojnë sot vizitorët, si vendas ashtu edhe të huaj.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«, Fundim Gjepali nga agroturizmi “Gjepali” nĂ« Shijak tregon se bashkĂ«punon rregullisht me 25 deri nĂ« 30 fermerĂ«.

“Ajo qĂ« kemi vĂ«nĂ« re Ă«shtĂ« se prodhimi rritet çdo vit – ka mĂ« shumĂ« mundĂ«si dhe mĂ« shumĂ« interes nga tĂ« dyja palĂ«t”, – thotĂ« ai.

PĂ«r tĂ«, Ă«shtĂ« i dukshĂ«m transformimi i sektorit: “Po kalojmĂ« njĂ« fazĂ« ku bujqĂ«sia, edhe pse e ngadaltĂ«, po ndĂ«rgjegjĂ«sohet dhe po kthehet nĂ« burim dinjitoz tĂ« ardhurash”.

Megjithatë, sipas tij, fermerët mbeten ende të paorganizuar dhe nevojitet më shumë bashkëpunim dhe mbështetje për të strukturuar këtë zinxhir.

“Jemi ende nĂ« njĂ« fazĂ« ‘kurdisjeje’ tĂ« tregut”, – shton ai, duke theksuar se transformimi real kĂ«rkon kĂ«mbĂ«ngulje, lidership dhe politika tĂ« qĂ«ndrueshme mbĂ«shtetĂ«se.

Restorantet që promovojnë traditën nuk janë më thjesht konsumatorë, por po kthehen në motorë të qëndrueshëm të zhvillimit rural, duke krijuar kërkesë të vazhdueshme për prodhime cilësore dhe të stinës.

 

 

Numri i turistëve në restorante rritet vit pas viti

Sipas operatorëve në treg, numri i turistëve që kërkojnë gatime lokale është rritur ndjeshëm, sidomos në sezonin veror.

Z. Fiska, i agroturizmit “Alpeta”, raporton njĂ« rritje prej 25–30% tĂ« numrit tĂ« vizitorĂ«ve çdo vit.

“Sa mĂ« shumĂ« autentik tĂ« jetĂ« ushqimi, aq mĂ« tĂ« kĂ«naqur mbeten klientĂ«t tanĂ«â€, – thotĂ« ai, duke shtuar se menuja e tyre bazohet nĂ« atĂ« qĂ« prodhojnĂ« vetĂ« nĂ« fermĂ« – qĂ« nga byreku dhe lakrori, deri te mishi i qengjit.

Përballë këtij fluksi, gjithnjë e më shumë restorante po vendosin menutë jashtë lokalit, si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për transparencë.

“MenutĂ« jashtĂ«, nĂ«pĂ«r restorante, po vendosen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«, sepse tregu e dikton”, – thotĂ« z. Jahaj.

“TuristĂ«t janĂ« njĂ« faktor kryesor, ata i kĂ«rkojnĂ« çmimet pĂ«rpara, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« llogaritĂ« e tyre.

Por kjo tendencë është ndikuar edhe nga konsumatorët vendas, veçanërisht nga gjeneratat X dhe Z, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj çmimeve.

Ata duan ta organizojnĂ« mĂ« mirĂ« paranĂ« e tyre dhe marrin nĂ« konsideratĂ« çdo element – çmimin, komentet, vlerĂ«simet online, çdo gjĂ« pĂ«rpara se tĂ« vendosin ku do tĂ« konsumojnĂ«â€.

 

Birra vendase po humb terren, vera dhe rakia mbeten të preferuara

Ndërsa vera dhe rakia shqiptare po fitojnë terren në menutë verore, birrat vendase po përballen me sfida.

Mirko, turist nga Çekia, tregon se nga pijet shqiptare, rakia e vera janĂ« tĂ« preferuarat e tij.

“VerĂ«n dhe rakinĂ« shqiptare i kam pĂ«lqyer shumĂ«, janĂ« tĂ« veçanta dhe ndryshe nga ato qĂ« kam provuar mĂ« parĂ« nĂ« vende tĂ« tjera. MĂ« pĂ«lqen fakti qĂ« janĂ« produkte tradicionale me histori”, – thotĂ« ai.

Olsi Risto, administrator i kantinĂ«s “Duka”, thotw se turistĂ«t parapĂ«lqejnĂ« mĂ« shumĂ« verĂ«n nga pijet vendase.

“Te ne Ă«shtĂ« mĂ« e kĂ«rkuar vera, por edhe rakia nuk mbetet pas, pasi pĂ«r shumĂ« tĂ« huaj, degustimi i rakisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«â€.

Çmimi i birrave shqiptare nĂ« shishe Ă«shtĂ« barazuar me atĂ« tĂ« markave tĂ« huaja, duke bĂ«rĂ« qĂ« turistĂ«t tĂ« zgjedhin mĂ« shpesh markat ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« cilat i perceptojnĂ« si mĂ« tĂ« sigurta dhe me cilĂ«si tĂ« garantuar.

Birra kriko mbetet shumĂ« e preferuar, sidomos nga turistĂ«t çekĂ« dhe ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« mĂ« autentike nĂ« restorante me mish tĂ« zgarĂ«s dhe produkte tradicionale, – thotĂ« Ditmir Reçi, nga restorant “Tymi”.

“Birra shqiptare Ă«shtĂ« e lehtĂ«, me shije tĂ« freskĂ«t, por jo ashtu si ne jemi mĂ«suar”, thotĂ« njĂ« turist nga Polonia, ndĂ«rsa njĂ« tjetĂ«r vizitor nga Austria shton: “Rakia ishte pĂ«rvojĂ« mĂ« vete – e fortĂ«, por me karakter!”.

 

The post “Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavĂ«s sĂ« kosit, lakrorit apo petullave tĂ« fshira appeared first on Revista Monitor.

Sondazhi me 250 turistë, cilat janë pjatat e preferuara të të huajve, joshja e rakisë

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:10

Kuzhina shqiptare Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga pĂ«rvojat mĂ« tĂ« vlerĂ«suara tĂ« udhĂ«timit, sipas njĂ« ankete tĂ« zhvilluar gjatĂ« muajit qershor nga “Monitor” me 250 turistĂ« tĂ« huaj nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s, ShkodĂ«r, GjirokastĂ«r, VlorĂ« dhe Berat.

Çmimet e ulĂ«ta, shijet tradicionale dhe autenticiteti i gatimeve po rrisin vlerĂ«n ekonomike tĂ« turizmit lokal.

 

Pjatat më të preferuara

Ushqimet tradicionale shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë zemrat e turistëve të huaj.

Në krye të preferencave është tava e dheut, me 22% të të anketuarve që e cilësuan si pjatën më të shijshme të udhëtimit të tyre në Shqipëri.

Pas saj renditet peshku në furrë (17%), duke treguar rëndësinë e freskisë së produkteve detare në përvojën gastronomike.

Një tjetër sinjal pozitiv është popullariteti në rritje i qifqive, një gatim tipik nga Gjirokastra që deri vonë mungonte në menutë e restoranteve.

Preferencat e turistëve po ndikojnë drejtpërdrejt në ofertën lokale, duke i rikthyer këto receta në qendër të vëmendjes.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistë

 

Pijet më të kërkuara: Vera dhe rakia në krye

Në një treg turistik gjithnjë e më të orientuar drejt autenticitetit, pijet tradicionale shqiptare po zënë një rol qendror në përvojën e vizitorëve të huaj.

Vera vendase rezulton pija më e konsumuar, me 63% të të anketuarve që e kanë përfshirë në përvojën e tyre kulinare, ndërsa rakia, simbol i trashëgimisë gastronomike shqiptare, është zgjedhur nga 52% e tyre.

Vlen të theksohet se birrat vendase janë më të konsumuara se ato të huaja (47% kundrejt 35%), çka dëshmon një prirje të qartë drejt produkteve lokale.

Ky orientim ndaj konsumit autentik jo vetëm që pasuron përvojën turistike, por gjithashtu krijon vlerë të shtuar për prodhuesit vendas dhe sektorin agroushqimor në tërësi.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistë

 

Perceptimi mbi çmimet

Çmimet nĂ« restorantet shqiptare vlerĂ«sohen si tepĂ«r tĂ« favorshme nga shumica e turistĂ«ve tĂ« huaj.

Rreth 38% i konsiderojnĂ« ato “shumĂ« tĂ« lira”, ndĂ«rsa njĂ« tjetĂ«r 45% i cilĂ«sojnĂ« “tĂ« pĂ«rballueshme”.

VetĂ«m 3% i quajtĂ«n çmimet “tĂ« shtrenjta”, njĂ« tregues i qartĂ« se ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« ofrojĂ« njĂ« raport çmim – cilĂ«si shumĂ« konkurrues nĂ« rajon.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistë

 

Vlerësimi i përgjithshëm: 5 yje për kuzhinën shqiptare

Rezultatet e anketës tregojnë një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv të përvojës kulinare në Shqipëri nga turistët e huaj. 52.8% e të anketuarve i dhanë ushqimit shqiptar vlerësimin maksimal prej 5 yjesh, ndërsa 26.4% dhanë 4.5 yje.

Vetëm një pjesë e vogël (15.2%) e vlerësoi me 4 yje, dhe më pak se 6% dhanë një vlerësim prej 3 yjesh ose më pak.

Ky nivel i lartë kënaqësie sinjalizon se gastronomia po shndërrohet në një komponent kyç të produktit turistik shqiptar

Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistë

 

Kur u pyetën për qytetet ku kanë pasur përvojën më të mirë kulinare, turistët renditën Gjirokastrën në vend të parë, me 91% të vlerësimeve pozitive, ndjekur nga Berati (88%), Vlora (85%) dhe Shkodra/Thethi (82%).

Këto destinacione dallohen për praninë e restoranteve autentike dhe agroturizmeve, ku kuzhina tradicionale nuk është më element simbolik, por pjesë qendrore e menusë.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistë

 

The post Sondazhi me 250 turistë, cilat janë pjatat e preferuara të të huajve, joshja e rakisë appeared first on Revista Monitor.

“Ushqimi shqiptar Ă«shtĂ« identitet – jo vetĂ«m shije”

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:08

Flet Shefi Altin Prenga – i njohur pĂ«r agroturizmin “Mrizi i Zanave”

 

Në vitet e fundit, ka një rritje të numrit të restoranteve dhe agroturizmeve që ofrojnë produkte vendase dhe pjata tradicionale të interpretuara me kujdes dhe kreativitet.

Kjo qasje përputhet me tendencat globale drejt produkteve lokale, të stinës dhe përvojave autentike gastronomike.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, shefi Altin Prenga – i njohur pĂ«r agroturizmin “Mrizi i Zanave” – thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e ruajtjes sĂ« identitetit nĂ«pĂ«rmjet kuzhinĂ«s tradicionale, sfidat qĂ« vijnĂ« nga kostoja e lartĂ« e lĂ«ndĂ«s sĂ« parĂ« dhe mungesa e mbĂ«shtetjes pĂ«r prodhimin vendas.

Sipas z. Prenga, turistët janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj autenticitetit të shijeve dhe produkteve lokale, ndërsa çmimi i drejtë mbetet një kriter i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë.

 

A mendoni se ushqimi shqiptar mund tĂ« jetĂ« vetĂ« njĂ« arsye pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar drejt ShqipĂ«risĂ« – jo thjesht njĂ« shoqĂ«rues i mirĂ« i plazhit apo malit?

Edhe mundet, por sot më së shumti është një shoqërues. Megjithatë, ushqimi tradicional është pjesë e kompleksitetit të përvojës. Nëse ai mungon, mund të ndodhë që vizitorët të mos kthehen më, sepse kërkojnë identitet të vërtetë dhe autentik në destinacion.

Në mesin e shumë ushqimeve të botës, si mendoni se spikat kuzhina shqiptare në sytë e një turisti të huaj?

Mendoj se jemi të paorganizuar si sektor. Forca jonë nuk është bujqësia intensive, por bujqësia e vogël që prodhon lëndë të parë fantastike. Pjesa më e madhe e turistëve nuk kanë luksin që të konsumojnë perime të freskëta çdo ditë.

Ne kemi njĂ« rrjet tĂ« shkurtĂ«r mes prodhuesit dhe konsumatorit – dhe kjo e bĂ«n pĂ«rvojĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«.

Jo mĂ« kot, nĂ« treg gjen manaferra, mjedra, mana, thana – produkte qĂ« nuk ekzistojnĂ« nĂ« shumicĂ«n e vendeve tĂ« tjera.

Mishi, për shembull, është më i fortë, më autentik, sepse lopët janë gjysmë të egra. Nuk ka shumë standardizim, por ka vërtetësi. Kjo është ajo që të huajt e vlerësojnë.

Sa e rëndësishme është për ju të ruani shijet tradicionale në një treg që po bëhet gjithnjë e më shumë ndërkombëtar?

NĂ« nivel botĂ«ror po ndodh njĂ« kthim te “global locally”. Tregu Ă«shtĂ« i mbingopur nga kulturat e huaja. ShumĂ« prej tyre kanĂ« pasur sukses, por pĂ«r ne Ă«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« ruajmĂ« identitetin.

NĂ« dimĂ«r, klientĂ«t ndahen 35% turistĂ« dhe 65% vendas. GjatĂ« verĂ«s, raporti Ă«shtĂ« afĂ«rsisht 50/50. Ne nuk duam tĂ« humbasim klientĂ«t vendas – ata janĂ« baza jonĂ«.

 

 

A mendoni se çmimet e përballueshme të ushqimit në Shqipëri janë një avantazh real për tërheqjen e vizitorëve?

Në fakt, ushqimet nuk janë të lira. Lënda e parë është e shtrenjtë. Ajo që ndihmon është që prodhimi dhe konkurrenca në sektor bëjnë të mundur çmime të përballueshme.

Por personalisht nuk do të doja kurrë që një kuzhinier që nuk njeh mirë gjuhën apo kulturën shqiptare të krijojë pa pasur ndjesinë e identitetit.

NĂ« shumĂ« raste, ka edhe padrejtĂ«si nĂ« vlerĂ«sim, por klienti i vĂ«rtetĂ« e kupton cilĂ«sinĂ«. Jam i mendimit tĂ« “çmimit tĂ« drejtĂ«â€ – pra, njĂ« produkt duhet tĂ« vlejĂ« pĂ«r aq sa ofron dhe klienti i ndĂ«rgjegjshĂ«m e vlerĂ«son kĂ«tĂ«.

 

Cila është ajo pjatë shqiptare që turistët e porosisin më shumë në restorantin tuaj?

Nuk kam një fokus të vetëm, por kemi mishin e kecit klasik me patate dhe trumëz.

Për ne është e rëndësishme të kemi një fokus 360 gradë, që fillon nga lënda e parë. Ne jemi dashamirës të cilësisë dhe kujdesemi që gjithçka të jetë më e mira.

Si kuzhinier, mĂ« pĂ«lqen qĂ« çdo gjĂ« tĂ« jetĂ« unike – nĂ« shije dhe nĂ« personalitet.

TuristĂ«t e kanĂ« vĂ«nĂ« re kĂ«tĂ«. Prej mĂ« shumĂ« se 30 vitesh dĂ«gjoj komentet e tyre pozitive – dhe Ă«shtĂ« meritĂ« e lĂ«ndĂ«s sĂ« parĂ« qĂ« pĂ«rdorim.

Një tjetër pjatë shumë e kërkuar është rizoto me kërpudha, sepse për mua është një ndër lëndët e para më të mira që prodhojmë.

 

 

Sa ndikojnë turistët në xhiron vjetore të restorantit tuaj? A ka ndonjë periudhë të vitit kur prania e tyre e rrit ndjeshëm të ardhurat?

Si agroturizëm, sezoni ynë është i lidhur më shumë me vjeshtën dhe pranverën. Në këto periudha, ndikimi i turistëve është shumë i madh dhe i prekshëm në të ardhura.

 

Si i balanconi cilësinë me koston, duke pasur parasysh që çmimet e lira janë një faktor tërheqës për turistët?

Kemi arritur të gjejmë zgjidhje nëpërmjet përdorimit të produkteve të stinës dhe lokale.

Mishi, për shembull, prodhohet mjaftueshëm në zonën tonë. Shpresojmë që kjo lloj qasjeje të forcohet paralelisht me shtimin e turizmit.

 

Cilat janë sfidat ekonomike që hasni në përpjekjen për të ofruar ushqim cilësor dhe tradicional me çmime të përballueshme?

Çmimi i lartĂ« i lĂ«ndĂ«s sĂ« parĂ« Ă«shtĂ« njĂ« sfidĂ«. Ka edhe njĂ« pasojĂ« kulturore – shumĂ« tĂ« rinj nuk e shohin bujqĂ«sinĂ« si njĂ« profesion dinjitoz, parapĂ«lqejnĂ« tĂ« ndjekin tĂ« ardhura tĂ« lehta pa shumĂ« mund.

Nuk besojnë te prodhimi.

Punoj me 110 persona, nga stafi bujqësor deri te kuzhina dhe salla. Problematikat nuk mungojnë, por vazhdoj të mendoj se në radhë të parë mungon lidershipi dhe trajtimi njerëzor i stafit.

Duhet edukim dhe trajnim. Strukturat që funksionojnë ndërtohen, nuk ndodhin vetë.

 

ÇfarĂ« ndikimi kanĂ« produktet vendase nĂ« ekonominĂ« e restorantit tuaj?

JanĂ« arsyeja kryesore pse punoj kaq shumĂ«. NĂ«se nuk do tĂ« kisha produkte vendase, nuk do tĂ« arrija tĂ« faturoja as 55% tĂ« punĂ«s qĂ« bĂ«j – ndoshta do tĂ« isha mbyllur.

Identiteti që ofroj me këto produkteve është ai që më ka sjellë këtu ku jam. Dhe është fiks ajo që po kërkon sot sektori, sidomos nga të huajt, por edhe nga shqiptarët.

The post “Ushqimi shqiptar Ă«shtĂ« identitet – jo vetĂ«m shije” appeared first on Revista Monitor.

“TuristĂ«t kĂ«rkojnĂ« autenticitet edhe nĂ« pjatat mĂ« tĂ« thjeshta”

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:06

Flet Fundim Gjepali, shef dhe drejtues i agroturizmit “Gjepali” nĂ« Shijak

 

Kuzhina tradicionale shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm në agroturizëm, por edhe në restorantet urbane të vendit.

Me rritjen e fluksit të turistëve të huaj, është shtuar kërkesa për ushqim vendas, autentik dhe me bazë produktet e zonës.

Kjo ka nxitur rikthimin te gatimet tradicionale dhe te bashkëpunimi me fermerët lokalë.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Fundim Gjepali, shef dhe drejtues i agroturizmit “Gjepali” nĂ« Shijak, ndan pĂ«rvojĂ«n e tij mbi transformimin e kuzhinĂ«s shqiptare, sfidat nĂ« furnizimin me produkte vendase, ndikimin e çmimeve dhe nevojĂ«n urgjente pĂ«r politika mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme bujqĂ«sore.

 

Si ka ndryshuar kërkesa e turistëve për ushqim shqiptar në vitet e fundit?

Restorantet po kthehen gjithnjë e më shumë drejt gatimeve tradicionale, pasi kjo është kërkesa në rritje që vjen nga turistët.

Me një fluks gjithnjë e më të madh vizitorësh të huaj, është kthyer në trend edhe në restorantet luksoze të Tiranës, jo vetëm në bujtina apo lokale të zonave rurale.

TuristĂ«t kĂ«rkojnĂ« autenticitet, traditĂ« dhe shije shqiptare – jo domosdoshmĂ«risht pjatat ndĂ«rkombĂ«tare.

 

Si e vlerësoni cilësinë dhe disponueshmërinë e produkteve vendase sot?

Sektori i bujqësisë po njeh rritje, sidomos sa u takon produkteve vendase, të cilat kanë cilësi shumë të mirë.

Sigurisht qĂ« janĂ« produkte sipas sezonit. Ne ofrojmĂ« produkte organike, edhe pse jo tĂ« certifikuara si “bio”.

Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« nuk janĂ« tĂ« mira – pĂ«rkundrazi, cilĂ«sia e tyre kuptohet nĂ« momentin qĂ« i pĂ«rdor nĂ« gatim dhe e ndien nĂ« tavolinĂ« kur i shijon.

 

 

A ka bashkëpunim të qëndrueshëm mes restoranteve dhe fermerëve?

UnĂ« flas nga pĂ«rvoja. Produkte ka nĂ« tĂ« gjitha zonat pĂ«rreth – kĂ«tu nĂ« Shijak ka goxha prodhim. MegjithatĂ«, jemi ende nĂ« njĂ« fazĂ« “kurdisjeje” tĂ« tregut.

Fermerët janë të paorganizuar. Duhet më shumë bashkëpunim mes nesh.

UnĂ« qĂ« nga viti 1990 kam punuar bashkĂ« me babain dhe vetĂ«m sĂ« fundmi kemi arritur tĂ« punojmĂ« disa hektarĂ« tokĂ«. ËshtĂ« njĂ« proces shumĂ« i ngadaltĂ«, qĂ« kĂ«rkon kĂ«mbĂ«ngulje.

Ne jemi me fat që bashkëpunojmë me rreth 25 deri në 27 fermerë në mënyrë të rregullt. Në disa raste, kur është sezoni i ngarkuar dhe kërkesa është më e lartë, bashkëpunimi shkon edhe me 30 fermerë.

Ajo qĂ« kemi vĂ«nĂ« re Ă«shtĂ« se prodhimi rritet çdo vit – ka mĂ« shumĂ« mundĂ«si dhe mĂ« shumĂ« interes nga tĂ« dyja palĂ«t.

 

Si kanë ndikuar ndryshimet e çmimeve të lëndës së parë në punën tuaj?

Çmimet pĂ«r lĂ«ndĂ«n e parĂ« janĂ« rritur ndjeshĂ«m kĂ«to vitet e fundit. ËshtĂ« bĂ«rĂ« domosdoshmĂ«ri, pasi edhe vetĂ« puna nĂ« bujqĂ«si Ă«shtĂ« rritur – si nĂ« kosto, ashtu edhe nĂ« vĂ«shtirĂ«si.

Por muajt e fundit kemi parë njëfarë stabiliteti, dhe kjo është diçka që duhet ta ruajmë. Sepse një nga avantazhet që kemi në krahasim me rajonin janë çmimet e ulëta.

Nëse rriten kostot në lëndët e para, atëherë do të na duhet të rrisim edhe ne çmimet për konsumatorin. Deri tani, fatmirësisht, jemi mirë.

 

ÇfarĂ« mbĂ«shtetjeje mendoni se i mungon sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ«?

Duhet rritje e subvencioneve dhe skemave afatgjata që janë të mirëmenduara dhe të zbatueshme në praktikë. Sepse për fermerët, puna është shumë e vështirë.

Shpeshherë ata arrijnë të sigurojnë vetëm minimumin jetik. Ka pasur raste që rrugët, shtigjet dhe punimet për ujitje apo përpunim të tokës i kemi bërë vetë.

Nuk mund të ecim përpara pa ndihmën e industrisë dhe pa një mbështetje të strukturuar nga shteti.

Edhe pse bujqësia te ne është ende në hapat e parë, ajo po kalon një fazë transformimi. Nuk jemi ende në nivelin e vendeve si Franca apo Spanja, por jemi në rrugën e duhur.

Ka filluar një ndërgjegjësim i ri, dhe kjo është gjë shumë pozitive.

 

 

A ka një rritje të interesit për produktet vendase edhe nga konsumatori vendas?

Po shohim një rritje të dukshme të interesit për produktet vendase edhe nga konsumatorët vendas.

MĂ« parĂ« ekzistonte njĂ«farĂ« frike – pĂ«r shembull, pĂ«r pĂ«rdorimin e pesticideve apo ndonjĂ« problem tjetĂ«r me produktet.

Tashmë, konsumatori është rikthyer te produkti shqiptar. Këtë e shohim edhe në rritjen e numrit të fermave të vogla të mirorganizuara që po hapen në zona të ndryshme.

 

Cilat janë gatimet tradicionale që ju i keni rikthyer dhe që pëlqehen nga turistët?

Ne kemi rikthyer disa nga gatimet e hershme tĂ« kuzhinĂ«s shqiptare – byrekun me qumĂ«sht, tavĂ«n e dheut (qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga pjatat mĂ« tĂ« preferuara tĂ« turistĂ«ve), dhe qoftet, tĂ« cilat janĂ« gjithashtu shumĂ« tĂ« kĂ«rkuara.

KĂ«to na i kĂ«rkojnĂ« jo vetĂ«m nĂ« agroturizĂ«m, por edhe nĂ« restorantin tonĂ« nĂ« TiranĂ« – Padam.

 

Cili është raporti mes klientëve vendas dhe turistëve në agroturizëm dhe bujtinë?

Tek agroturizmi ynĂ«, 80% e klientĂ«ve janĂ« vendas dhe 20% janĂ« turistĂ«. Kurse nĂ« bujtinĂ« ndodh e kundĂ«rta – 90% janĂ« turistĂ« dhe vetĂ«m 10% vendas.

Kjo ndodh ndoshta sepse ne ndodhemi në Shijak, afër qyteteve si Durrësi apo Tirana, ku vendasit kthehen në shtëpitë e tyre pas drekës dhe nuk qëndrojnë gjatë natës.

 

Rikthimi i traditës

Ne kemi rikthyer disa nga gatimet e hershme tĂ« kuzhinĂ«s shqiptare – byrekun me qumĂ«sht, tavĂ«n e dheut (qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga pjatat mĂ« tĂ« preferuara tĂ« turistĂ«ve) dhe qoftet, tĂ« cilat janĂ« gjithashtu shumĂ« tĂ« kĂ«rkuara. KĂ«to na i kĂ«rkojnĂ« jo vetĂ«m nĂ« agroturizĂ«m, por edhe nĂ« restorantin tonĂ« nĂ« TiranĂ« – “Padam”.

The post “TuristĂ«t kĂ«rkojnĂ« autenticitet edhe nĂ« pjatat mĂ« tĂ« thjeshta” appeared first on Revista Monitor.

“Autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe nĂ« njĂ« treg global”

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:04

Flet Jurgen Bame, drejtori i marketingut tĂ« rrjetit tĂ« restoranteve “Era“

 

Kuzhina shqiptare po zë gjithnjë e më shumë vend në përvojën turistike që ofron vendi, veçanërisht në qytete si Tirana, ku vizitorët mund të përjetojnë shijen lokale edhe në restorante moderne.

Në një treg ku turizmi është në rritje të shpejtë dhe përballueshmëria është një nga pikat e forta, ruajtja e autenticitetit nëpërmjet gatimeve tradicionale po bëhet një zgjedhje strategjike për shumë restorante.

Jurgen Bame, drejtori i marketingut tĂ« rrjetit tĂ« restoranteve “Era”, tregon mbi ndryshimin e kĂ«rkesave tĂ« turistĂ«ve, popullaritetin nĂ« rritje tĂ« pjatave shqiptare si tava e Elbasanit dhe rolin e kuzhinĂ«s nĂ« promovimin e turizmit vendas.

 

A mendoni se ushqimi shqiptar mund tĂ« jetĂ« vetĂ« njĂ« arsye pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar drejt ShqipĂ«risĂ« – jo thjesht njĂ« shoqĂ«rues i mirĂ« i plazhit apo malit?

ShqipĂ«ria ndodhet ende nĂ« fazat e para tĂ« shpĂ«rthimit tĂ« fluksit turistik. Po kthehet me shpejtĂ«si nĂ« njĂ« destinacion tĂ«rheqĂ«s pĂ«r shkak tĂ« çmimeve tĂ« pĂ«rballueshme dhe imazhit “trendy” qĂ« po fiton pĂ«r shkak tĂ« promovimit qĂ« po i bĂ«het (sidomos nĂ« rrjetet sociale).

Në këtë kontekst, kuzhina shqiptare nuk është ende arsyeja kryesore për të vizituar vendin, por është padyshim një element thelbësor që e plotëson përvojën e tyre.

 

Sa e rëndësishme është për ju të ruani shijet tradicionale në një treg që po bëhet gjithnjë e më shumë ndërkombëtar?

ËshtĂ« thelbĂ«sore. NĂ« njĂ« kohĂ« ku kuzhinat globalizohen, ne besojmĂ« se autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe.

Tradita nuk Ă«shtĂ« pengesĂ« pĂ«r inovacionin – pĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« baza pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar pĂ«rvoja tĂ« reja e tĂ« paharrueshme.

Ne kemi shumĂ« pjata qĂ« i quajmĂ« “shije tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€ – si tava e Elbasanit, bacarre PĂ«rmeti, petullat e fshira, fĂ«rgesa ‘si qĂ«moti’, zog pule me petka Korçe, fasule pllaqi me suxhuk Kosove, sultjashi, tespishte me arra nga Peja etj.

 

 

A ndiheni se çmimet e përballueshme të ushqimit në Shqipëri janë një avantazh real për tërheqjen e vizitorëve?

Po, çmimet e përballueshme janë një avantazh real për tërheqjen e vizitorëve, veçanërisht për ata që udhëtojnë me një buxhet të kufizuar.

Mundësia për të shijuar një vakt të plotë, të shijshëm dhe me produkte lokale, me një çmim të arsyeshëm, është një nga pikat e forta të përvojës turistike në Shqipëri.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptohet se jo tĂ« gjithĂ« turistĂ«t udhĂ«tojnĂ« “low cost”. Ka gjithashtu njĂ« kategori vizitorĂ«sh qĂ« vlerĂ«sojnĂ« cilĂ«sinĂ«, shĂ«rbimin dhe autenticitetin mĂ« shumĂ« sesa çmimin.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, çmimet e ulĂ«ta janĂ« pĂ«rparĂ«si, por nuk duhet tĂ« jenĂ« qĂ«llimi kryesor – prioritet duhet tĂ« mbetet ofrimi i njĂ« pĂ«rvoje tĂ« mirĂ«filltĂ«, tĂ« kujdesshme dhe me standard.

 

Cila është ajo pjatë shqiptare që turistët e porosisin më shumë në restorantin tuaj?

Pjata shqiptare mĂ« e porositur nga turistĂ«t Ă«shtĂ« “Tava e famshme e Elbasanit” (tava e kosit).

Kjo pjatë ka marrë aq shumë review edhe në platformat sociale sa është bërë trend nga të huajt dhe është gjëja e parë që kërkojnë sapo ulen në restorantet tona.

 

Sa ndikojnë turistët në xhiron vjetore të restorantit tuaj?

Mund tĂ« themi se kanĂ« ndikim tĂ« konsiderueshĂ«m nĂ« xhiron vjetore, sidomos gjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s kur ka fluks tĂ« lartĂ« turistĂ«sh (sidomos tek “Era” ish-Blloku ku turistĂ«t presin nĂ« radhĂ«) dhe rikthim tĂ« emigrantĂ«ve.

Përgjithësisht, më shumë në muajt qershor-shtator.

 

 

A besoni se kuzhina shqiptare ka potencial të kthehet në një markë për promovimin e turizmit?

Pa dyshim qĂ« po. Kuzhina Ă«shtĂ« “ambasadorja” mĂ« e shpejtĂ« dhe mĂ« efektive e çdo kulture.

Dhe ShqipĂ«ria ka tĂ« gjithĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit pĂ«r t’u kthyer nĂ« njĂ« destinacion gastronomik ballkanik dhe mesdhetar me emĂ«r

Çdo vit e mĂ« shumĂ«, turistĂ«t kĂ«rkojnĂ« pikĂ«risht atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« lokale dhe autentike.

Reflektohet qartĂ« nĂ« porositĂ« – gjithnjĂ« e mĂ« pak pica apo pasta dhe mĂ« shumĂ« gatime tradicionale apo produkte tĂ« zonĂ«s.

 

ÇfarĂ« ndikimi kanĂ« produktet vendase nĂ« ekonominĂ« e restorantit tuaj?

Përdorimi i produkteve vendase jo vetëm që siguron freski dhe cilësi, por edhe mbështet ekonominë lokale dhe krijon një cikël të qëndrueshëm prodhim-konsum, që është i vlefshëm për të gjithë.

 

“Tava e famshme e Elbasanit”

Pjata shqiptare mĂ« e porositur nga turistĂ«t Ă«shtĂ« “Tava e famshme e Elbasanit” (tava e kosit). Kjo pjatĂ« ka marrĂ« aq shumĂ« review edhe nĂ« platformat sociale sa Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« trend nga tĂ« huajt dhe Ă«shtĂ« gjĂ«ja e parĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« sapo ulen nĂ« restorantet tona.

 

 

The post “Autenticiteti Ă«shtĂ« vlera mĂ« e madhe nĂ« njĂ« treg global” appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:02

E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e reklamave në Kanë duhet ta shijojnë festën, sa ende vazhdon, shkruan The Economist

 

Industria e reklamave di ta shesë veten më mirë se çdo gjë tjetër.

Kjo aftësi u shfaq qartë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve në Cannes Lions International Festival of Creativity, një nga ngjarjet më prestigjioze në botë për reklamën, marketingun dhe krijimtarinë tregtare, që nisi më 16 qershor.

“Reklama jo vetĂ«m qĂ« zgjeron kufijtĂ« krijues, por tregon ndikimin e prekshĂ«m qĂ« mund tĂ« ketĂ« krijimtaria mbi biznesin dhe shoqĂ«rinĂ«â€, deklaroi njĂ« zyrtar i lartĂ« i festivalit.

Çmimet u ndanĂ« me solemnitet pĂ«r fushata qĂ« promovonin birrĂ«n, çokollatĂ«n dhe madje edhe Fondacionin e Herpesit nĂ« ZelandĂ«n e Re.

Por një industri, që vlerëson krijimtarinë njerëzore, po përballet me një tronditje të madhe nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Mark Zuckerberg, drejtuesi i Meta, ka premtuar se sĂ« shpejti markat do tĂ« mund tĂ« “na tregojnĂ« çfarĂ« objektivi duan tĂ« arrijnĂ«, sa duan tĂ« paguajnĂ« pĂ«r çdo rezultat, dhe pastaj ne bĂ«jmĂ« gjithçka tjetĂ«r”.

NdĂ«rkohĂ«, Sam Altman nga OpenAI, beson se “95% e asaj qĂ« sot ekspertĂ«t e marketingut e kĂ«rkojnĂ« nga agjencitĂ«, strategĂ«t dhe profesionistĂ«t krijues, do tĂ« realizohet lehtĂ«sisht, pothuajse menjĂ«herĂ« dhe me kosto minimale nga IA”.

Teknologjia e ka përmbysur industrinë e reklamave edhe më parë këtë shekull, kur buxhetet kaluan nga televizioni, gazetat dhe media tradicionale drejt gjigantëve dixhitalë si Google dhe Meta.

Por tani që IA po hyn në pjesën krijuese të industrisë, dikur e konsideruar e paprekshme nga automatizimi, po nis një revolucion i ri. Kush do të dalë në krye dhe a do të arrijnë ekspertët në Kanë të ruajnë stilin e jetës luksoze që i ka karakterizuar deri tani?

Festat në jahte dhe pritjet buzë pishinave lënë të kuptohet se tregu i reklamave është në gjendje të mirë.

Sipas WPP Media, një blerës i madh reklamash, shpenzimet globale për reklama po rriten me ritëm të qëndrueshëm dhe pritet të kenë rreth 6% rritje në vit për tre vitet e ardhshme.

 

 

Megjithatë, kjo rritje është e përqendruar dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e tillë.

KatĂ«r shitĂ«sit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« reklamave – Google, Meta, ByteDance dhe Amazon – pĂ«rbĂ«nin mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e tregut global vitin e kaluar, nga pak mĂ« shumĂ« se njĂ« e treta nĂ« 2019. TetĂ« nga dhjetĂ« shitĂ«sit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« reklamave janĂ« kompani teknologjike.

Në Kanë, kompanitë teknologjike shfaqën forcën e tyre me struktura luksoze përgjatë bregdetit, duke e kthyer Croisette në një paradë të dominimit dixhital.

 

IA po forcon edhe më tej kontrollin

Algoritmet e mësimit automatik përmirësojnë ndjeshëm saktësinë e targetimit të reklamave: sistemi Advantage+ i Metës pretendon se rrit kthimin nga shpenzimet për reklama me 22%, ndërsa Performance Max i Google rrit shitjet me mbi 10%.

Google ka nisur testimet me reklama të pozicionuara në mënyrë dinamike brenda kërkimeve të realizuara përmes IA, të cilat pohon se janë edhe më efektive.

KĂ«rkesat qĂ« pĂ«rdoruesit i bĂ«jnĂ« InteligjencĂ«s Artificiale janĂ« dy deri nĂ« tre herĂ« mĂ« tĂ« gjata sesa kĂ«rkimet tradicionale, çka i mundĂ«son kompanisĂ« jo vetĂ«m tĂ« kuptojĂ« çfarĂ« po kĂ«rkojnĂ« njerĂ«zit, por edhe pse. “IA Ă«shtĂ« teknologjia me ndikimin mĂ« tĂ« madh nĂ« rezultatet e biznesit nĂ« njĂ«zetĂ« vitet e fundit, thotĂ« Sean Downey, drejtues i lartĂ« i Google.

Kompani të tjera po përdorin IA për të matur më saktë efektin e reklamave. Alembic, një startup, përdor algoritmet e gjurmimit të kontakteve të zhvilluara gjatë pandemisë së COVID-19, për të ndjekur nëse konsumatorët që kanë parë një reklamë blejnë më vonë produktin.

Duke analizuar miliarda rreshta të dhënash, nga transmetimet televizive te vizitat në faqe web, kompania zbuloi se sponsorizimi nga Delta Airlines i ceremonive të medaljeve në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, dha kthimin më të lartë të investimit krahasuar me çdo fushatë tjetër të kompanisë.

Pasi kanë dominuar pjesën e targetimit dhe matjes, kompanitë teknologjike besojnë tani se mund të krijojnë edhe vetë reklamat, një fushë që deri më tani u përkiste agjencive të specializuara.

Në Kanë, TikTok prezantoi mjete të fuqizuara nga IA, që gjenerojnë reklama video nga teksti apo foto.

Meta prezantoi funksione të reja, si personalizimi automatik i përmbajtjes për audienca të ndryshme në dhjetë gjuhë.

Në fillim të qershorit, Kalshi, kompania amerikane që lejon baste të ligjshme mbi ngjarje ekonomike dhe politike, transmetoi një reklamë televizive me efekte speciale të realizuar përmes IA së Google.

Reklama u krijua pĂ«r 48 orĂ«, me vetĂ«m 2,000 dollarĂ« buxhet, nga njĂ« regjisor qĂ« tha me krenari se “isha me pizhame gjatĂ« gjithĂ« xhirimeve”.

Drejtuesit e agjencive këmbëngulin se nuk do të zëvendësohen nga inxhinierë me pizhame. Modelet e IA, të ndërtuara për të dhënë përgjigjen më të pritshme dhe të mundshme, nuk janë të përshtatshme për krijimin e fushatave që tërheqin vërtet vëmendjen.

Në një botë ku çdo kompani mund të krijojë reklama të mira, agjencitë thonë se do të jetë më e rëndësishme se kurrë të realizohen përmbajtje që bien në sy.

Mjetet DIY (nga anglishtja, Do It Yourself) të Meta dhe TikTok duket se synojnë më shumë bizneset e vogla, sesa markat e mëdha që përdorin agjenci.

Disa agjenci kanë kaluar nga pagesa me orë në tarifa fikse, për të mbrojtur të ardhurat, ndërsa IA po redukton orët e nevojshme për të krijuar një fushatë marketingu.

Klientët mund të paguajnë më pak për krijimin e reklamave, por shumë prej tyre po riinvestojnë kursimet te agjencitë: një drejtuese marketingu e një marke globale thotë se thjesht po blen më shumë hapësirë reklamash me paratë e kursyera.

Investitorët nuk janë aq të bindur. Katër nga pesë grupet e mëdha të agjencive kanë parë rënie të vlerës së aksioneve që nga fillimi i vitit të kaluar. WPP është në kërkim të një drejtuesi të ri.

Omnicom dhe Interpublic planifikojnĂ« tĂ« bashkohen deri nĂ« fund tĂ« vitit pĂ«r tĂ« ulur kostot. Publicis ka shmangur rĂ«nien kryesisht duke bindur tregun se ka investuar mjaftueshĂ«m nĂ« IA pĂ«r t’u mbrojtur.

 

Nga robotët, për robotët

IA mund ta ndryshojĂ« industrinĂ« e reklamĂ«s edhe nĂ« mĂ«nyra mĂ« tĂ« çuditshme. Me kalimin e kĂ«rkimeve nga motorĂ«t klasikĂ« te chatbot-et e fuqizuar nga IA, reklamuesit duhet tĂ« kuptojnĂ« si t’i bĂ«jnĂ« markat e tyre tĂ« rekomandohen nga sisteme si ChatGPT apo Gemini i Google.

Disa po krijojnë tashmë përmbajtje promocionale jo për njerëzit, por për modelet e mëdha gjuhësore (LLM), që përpunojnë informacion në internet.

Evertune, një tjetër startup, analizon mënyrën se si chatbot-ët i perceptojnë markat, duke u bërë dhjetëra mijë pyetje për kategori të ndryshme produktesh.

Kur pyeten për të rekomanduar një markë çarçafësh, për shembull, modelet bien dakord për tre markat kryesore, por pastaj ndahen ndjeshëm në preferenca. (Chatbot-ët e Meta preferojnë markën Mellanni; Casper pëlqehet nga shumica e modeleve, përveç Gemini).

Këto dallime shpjegohen me të dhënat me të cilat modelet janë trajnuar: Google dhe ChatGPT përdorin përmbajtje të licencuar nga Reddit, ndërsa modeli i Meta bazohet më shumë në materialin nga platformat e veta sociale.

Për të ndikuar LLM-të, duhen ndikuar burimet e tyre, që do të thotë të ndërtohet një bazë të fortë ndjekësish online.

PĂ«r grupet e mĂ«dha tĂ« agjencive, kjo do tĂ« thotĂ« se metodat klasike tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve me publikun (PR) vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« jetike. “MarrĂ«dhĂ«niet me publikun janĂ« ndĂ«r mjetet mĂ« tĂ« fuqishme qĂ« mund tĂ« pĂ«rdorni”, thotĂ« Brian Stempeck, drejtues i Evertune.

Por ka edhe teknika të tjera. LLM-të kanë vështirësi të lexojnë grafikët, ndaj ato duhet të përkthehen në tekst.

Gjithashtu, IA “gĂ«lltit” me kĂ«naqĂ«si pĂ«rshkrime tĂ« hollĂ«sishme produktesh, qĂ« pĂ«r njerĂ«zit do tĂ« ishin tĂ« mĂ«rzitshme: njĂ« njeri ndoshta nuk do tĂ« lexonte kurrĂ« listĂ«n e gjatĂ« tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sve tĂ« njĂ« produkti, por njĂ« model gjuhĂ«sor po, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« ta rekomandojĂ« produktin.

NdĂ«rsa “agjentĂ«t” e fuqizuar nga IA pĂ«rdoren gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« kryer detyra nĂ« emĂ«r tĂ« njerĂ«zve, reklamuesit do tĂ« duhet tĂ« kuptojnĂ« si t’i ndikojnĂ« kĂ«ta “ndihmĂ«s” dixhitalĂ«.

Google së fundmi prezantoi një agjent blerjesh, që mund të njoftojë përdoruesin kur çmimi i një produkti bie nën një nivel të caktuar. Së shpejti, këta agjentë mund të marrin vendime më të ndërlikuara blerjeje.

Shitësit e reklamave online po diskutojnë tashmë, sa duhet të tarifojnë kur reklamat shihen nga një agjent, në vend të njeriut.

E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e reklamave në Kanë duhet ta shijojnë festën, sa ende vazhdon.

The post Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave appeared first on Revista Monitor.

Ekonomitë e reja të shkallës

By: Mira Leka
16 August 2025 at 22:00

Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe? Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave, tani për tani, shkruan The Economist

 

Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gjithmonë përfitime të mëdha për bizneset.

Kostot fikse vendosen kundrejt më shumë të ardhurave, duke rritur fitimet dhe duke mbështetur investimet.

Pesha në treg sjell fuqi më të madhe negociuese me furnitorët dhe financuesit.

Nga fillimi i viteve 2000, përparësitë e ekonomisë së shkallës u bënë edhe më të theksuara. Asetet e paprekshme, duke përfshirë softuerin dhe pronësinë intelektuale, u dhanë përparësi kompanive që kishin mundësi financiare të investonin në to.

Globalizimi u dha kompanive tĂ« mĂ«dha mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r t’u rritur, si dhe qasje nĂ« grupe mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« lira tĂ« punĂ«s.

NĂ« AmerikĂ«, u zgjerua hendeku i fitimit midis kompanive tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« vogla (shih grafikun 1). EkonomistĂ«t nisĂ«n tĂ« flasin pĂ«r firmat “super yje” qĂ« garojnĂ« pĂ«rpara konkurrencĂ«s.

 

 

Përparësitë e reja

Tani madhësia po jep përparësi në mënyra të reja. Inteligjenca Artificiale po përforcon mbizotërimin e firmave të mëdha ndaj atyre të vogla.

Po ashtu, edhe presidenca e Donald Trump, e cila ka rritur rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe ndikimit politik. Megjithatë, këto ndryshime sjellin edhe rreziqe për gjigantët e korporatave të Amerikës.

Kompani tĂ« ndryshme, nga Apple te Walmart, po zbulojnĂ« se madhĂ«sia e tyre mund t’i bĂ«jĂ« njĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« zemĂ«rimit tĂ« Donald Trump.

Fillojmë me Inteligjencën Artificiale. Ju mund të mendoni se këta leviatanë do të ishin tepër të lidhur pas burokracisë për të përdorur teknologjinë e re.

Në fakt, ekonomia e shkallës u lejon të investojnë shumë më tepër se rivalët më të vegjël.

Sipas një sondazhi të mbajtur në dhjetor nga firma Bain, kompanitë amerikane me më shumë se 5 miliardë dollarë në të ardhura kishin një buxhet mesatar vjetor prej 27 milionë dollarësh për projektet e Inteligjencës Artificiale, pesë herë më shumë se niveli i shkurtit të mëparshëm.

Ato me të ardhura midis 500 dhe 5 miliardë dollarë, kishin lënë mënjanë 9 milionë dollarë, duke u rritur me dy të tretat gjatë së njëjtës kohë (shih grafikun 2).

Banka JPMorgan Chase, më e madhja në Amerikë, thotë se i ka shpërndarë mjetet e Inteligjencës Artificiale për shumicën e 320,000 punonjësve. UnitedHealth, siguruesi më i madh shëndetësor, thotë se ka 1000 aplikacione të ndryshme për teknologjinë.

Sanjin Bicanic nga kompania Bain vë në dukje se funksionimi i mirë i Inteligjencës Artificiale po rezulton më i shtrenjtë se për llojet e tjera të teknologjisë dixhitale, pasi kërkon që kompanitë të organizojnë të dhënat dhe të ndërhyjnë në modele.

Firmat e mëdha kanë përparësinë shtesë të grupeve më të mëdha të të dhënave që mund të përdoren për të përmirësuar sistemet e Inteligjencës Artificiale që ndërtojnë.

Nuk është vetëm teknologjia, por edhe politika, ajo që po favorizon kompanitë më të mëdha.

Megjithëse shumë nga tarifat e zotit Trump tani përballen me pasiguri ligjore, ato që mbeten, do të dëmtojnë shitjet dhe fitimet e bizneseve. Megjithatë, kompanitë e mëdha janë më elastike ndaj goditjeve të tilla.

Midis firmave amerikane të listuara në bursë, ato në kuintilin më të lartë për nga të ardhurat, kanë marzhe operative më të majme dhe një raport më të shëndetshëm të borxhit ndaj fitimeve operative (para zhvlerësimit dhe amortizimit) se sa mesatarja, dhe mbajnë gjithashtu shumë më tepër para të thata.

Kjo do të thotë se ato kanë më pak gjasa të hyjnë në telashe financiare gjatë një rënieje. Gjithashtu kanë mundësi të rimëkëmben më shpejt, siç ndodhi pas pandemisë Covid-19.

Ne vëzhguam fitimet e kompanive amerikane të listuara në bursë, në nëntë sektorë jofinanciarë, para dhe pas pandemisë.

Shtatë nga nëntë firmat më të mëdha ishin mesatarisht më fitimprurëse gjatë viteve 2023 dhe 2024 se gjatë viteve 2018 dhe 2019. Pjesa që fitonte më pak, u bë edhe më pak fitimprurëse në të njëjtin numër sektorësh.

 

 

Madhësia e kompanive i sjell edhe elasticitet zinxhirit të furnizimit, që është po aq i rëndësishëm gjatë një lufte tregtare sa ishte gjatë Covid-19.

“GjatĂ« pandemisĂ«, unĂ« u telefonoja vazhdimisht bizneseve tĂ« vogla dhe tĂ« mesme duke u thĂ«nĂ« se nuk mund tĂ« pĂ«rballonin kapacitetin e transportit.

KompanitĂ« e mĂ«dha nuk e kishin kĂ«tĂ« problem”, thotĂ« Philip Damas, nga firma e transportit Drewry. NjĂ« pĂ«rparĂ«si e tillĂ« shpĂ«rblehet kur kompanitĂ« nxitojnĂ« tĂ« importojnĂ« produkte nĂ« AmerikĂ« pĂ«rpara afateve tarifore.

Këtu ndihmon edhe fakti se kompanitë e mëdha zakonisht kanë më shumë furnizues në më shumë shtete.

Një studim nga Forumi Ekonomik Botëror dhe firma Kearney, zbuloi se kompanitë që rritën pjesën e tregut pas pandemisë kishin më shumë gjasa të kishin furnizues rezervë në një sërë shtetesh, për një sërë produktesh.

Së fundmi, ndërsa shkallëzimi po bëhet një aset gjithnjë e më i vlefshëm, merr rëndësi edhe kapitali politik.

Ne shqyrtuam të dhënat nga organizata jofitimprurëse OpenSecrets, në lidhje me aktivitetet lobuese të firmave amerikane në indeksin S&P 500.

Kompania mesatare sipas të ardhurave, nuk shpenzoi asgjë për lobim në vitin 2024, duke u mbështetur vetëm në grupe si Dhoma e Tregtisë e SHBA-së, për të mbrojtur interesat e saj.

Firmat me fitime të larta shpenzuan mesatarisht 3.3 milionë dollarë për lobim, pesë herë më shumë (shih grafikun 3). Ato gjithashtu punësuan më shumë lobistë në krahasim me numrin e punonjësve.

Trump-it i pëlqen të flasë drejtpërdrejt me drejtuesit e shumë kompanive më të mëdha të Amerikës.

Në prill, shefat e Home Depot, Target dhe Walmart, tre gjigantë të shitjes me pakicë, u takuan me presidentin për të biseduar për shqetësimet mbi tarifat.

Shitësit më të vegjël nuk kanë marrë një vëmendje të tillë. Trump duket veçanërisht i hapur ndaj firmave që premtojnë të investojnë shuma të mëdha në Amerikë.

“ShumĂ« kompani duan tĂ« vijnĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Bardhë  Ato ofrojnĂ« 10 miliardĂ« dollarĂ« ose mĂ« shumĂ«â€, tha ai nĂ« njĂ« fjalim nĂ« shkurt.

Një qasje e tillë e drejtpërdrejtë ndaj presidentit, është edhe më e rëndësishme se zakonisht, vëren Jorge Guajardo nga firma këshillimore DGA.

E gjithë kjo ndihmon për të shpjeguar pse, që nga koha e përurimit të Trump si president, indeksi Russell 2000 i kompanive më të vogla të listuara në Amerikë është ulur me 11%, krahasuar me një rënie prej vetëm 3% në indeksin S&P 100 të kompanive më të mëdha amerikane.

Megjithatë, ndryshimi i peizazhit të biznesit, paraqet gjithashtu rreziqe për gjigantët e korporatave.

 

Hezitimi

Ashtu si me të gjitha teknologjitë e reja, kompanitë e mëdha ngurrojnë në përdorimin e Inteligjencës Artificiale sepse nuk duan të ekspozohen ndaj rreziqeve.

ËshtĂ« edhe rreziku se tarifat e Trump do tĂ« pĂ«rmbysin globalizmin, duke kufizuar qasjen e kompanive nĂ« tregjet e huaja. Ky skenar do tĂ« godiste mĂ« shumĂ« kompanitĂ« e mĂ«dha se ato tĂ« voglat.

Firmat me të ardhurat më të larta i nxjerrin 23% të shitjeve jashtë vendit, krahasuar me vetëm 7% për ato me të ardhura më të ulëta.

VĂ«mendja nga politikanĂ«t mund tĂ« mos jetĂ« gjithmonĂ« e mirĂ«pritur. Walmart sĂ« fundmi zemĂ«roi Trump kur la tĂ« kuptohej se do t’i duhej tĂ« rriste çmimet nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« tarifave mĂ« tĂ« larta.

Në prill, kompania Apple përfitoi një përjashtim të pjesshëm nga tarifat për celularët smartphone të prodhuara në Kinë.

Dy javë më vonë, kompania tha se do të zhvendoste në Indi prodhimin e celularëve iPhone të lidhur me Amerikën. Trump nuk ishte i kënaqur.

MĂ« 23 maj, ai kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« vendoste njĂ« tarifĂ« prej “tĂ« paktĂ«n 25%” pĂ«r celularĂ«t iPhone tĂ« shitur nĂ« AmerikĂ«, por tĂ« prodhuara gjetiu.

Edhe nĂ«se gjykatat i hedhin poshtĂ« tarifat e Trump, ai ka shumĂ« mjete tĂ« tjera nĂ« dispozicion pĂ«r t’ua vĂ«shtirĂ«suar jetĂ«n kompanive. KompanitĂ« gjigante tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« gĂ«zuar prej kohĂ«sh pĂ«rparĂ«si tĂ« mĂ«dha.

Ato duhet të përgatiten edhe për disa probleme.

The post Ekonomitë e reja të shkallës appeared first on Revista Monitor.

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:12

NĂ«se konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. NĂ« heshtje dhe me efikasitet, ChatGPT po kthehet nĂ« njĂ« partner tĂ« padukshĂ«m nĂ« vendimmarrjen personale dhe ekonomike tĂ« pĂ«rdoruesve, nga mĂ«nyra si organizojnĂ« ditĂ«n, te vendimet pĂ«r karrierĂ«n, shpenzimet dhe financat. Ajo qĂ« nisi si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« gjeneruar tekst, sot po ndikon nĂ« mĂ«nyrĂ«n si njerĂ«zit ndihen, mendojnĂ« dhe konsumojnë 

 

Nga Deada Hyka

Nëse dikur e nisnim ditën me një filxhan kafeje dhe një faqe gazetë, sot gjithnjë e më shumë e fillojmë me një mesazh me një Inteligjencë Artificiale. Quhet ChatGPT.

Nuk është mik, nuk është terapist, nuk është koleg, por për miliona përdorues është pak nga të gjitha këto. Në vend të pyetjeve filozofike mbi qenien dhe ekzistencën, bota dixhitale e sotme ngre pyetje më të drejtpërdrejta:

“A mĂ« kupton AI-ja?”, “A mĂ« paragjykon?”, “A mĂ« bĂ«n tĂ« ndihem mirĂ« me veten?” KĂ«to pyetje dikur i rezervonim pĂ«r njerĂ«zit. Tani ia drejtojmĂ« njĂ« “makine”.

NjĂ« studim i fundit me 732 individĂ« i botuar nĂ« “Springer Nature” zbulon njĂ« fije tĂ« hollĂ«, por tĂ« fortĂ«, qĂ« lidh mĂ«nyrĂ«n se si e perceptojmĂ« ChatGPT-nĂ« me shĂ«ndetin tonĂ« mendor.

Njerëzit që kanë më shumë besim te ky mjet dixhital raportojnë vetëvlerësim më të lartë. Ndërkohë, ata që ndiejnë se chatbot-i u përgjigjet me paragjykime apo stereotipa, përjetojnë pasiguri dhe shqetësim.

Teknologjia nuk Ă«shtĂ« mĂ« thjesht mjet. ËshtĂ« bĂ«rĂ« pasqyrĂ«. Dhe ndonjĂ«herĂ«, pasqyra kthen mbrapsht mĂ« shumĂ« se sa kemi pritur.

Këto marrëdhënie të reja, mes njeriut dhe algoritmit, po zënë rrënjë në mënyrë të heshtur, por të qëndrueshme. Bisedat me ChatGPT nuk janë më veç kërkesa për informacione, janë ndërveprime me ndikim emocional.

NĂ« thelb tĂ« kĂ«tyre ndryshimeve Ă«shtĂ« njĂ« fenomen i ri: brendia e marrĂ«dhĂ«nies me njĂ« entitet johuman. ÇfarĂ« ndodh kur njĂ« makinĂ« bĂ«het pjesĂ« e mekanizmave tanĂ« tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« vetĂ«besimit, tĂ« pĂ«rballimit tĂ« ankthit apo tĂ« kĂ«rkimit tĂ« miratimit?

Kjo është pyetja e shekullit. Dhe për herë të parë, përgjigjja nuk vjen nga psikologjia klasike, por nga një algoritëm që mëson çdo ditë nga miliarda ndërveprime.

Për zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale, këto gjetje janë thirrje për përgjegjësi. Tonet, nuancat, mënyra si një chatbot përgjigjet ndaj një shqetësimi emocional apo pyetje personale, nuk janë më çështje stili, janë çështje ndikimi psikologjik.

Sepse, pĂ«r pĂ«rdoruesin e sotĂ«m, njĂ« bisedĂ« me AI-nĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« thjesht njĂ« kĂ«rkim i shpejtĂ«. ËshtĂ« njĂ« moment reflektimi. Dhe siç duket, njĂ« faktor i mirĂ«qenies mendore.

Në një epokë ku kufijtë mes njeriut dhe teknologjisë bëhen gjithnjë e më të mjegullt, një gjë është e sigurt: mënyra se si flasim me makinat po i jep formë mënyrës se si flasim me veten.

Dhe ndoshta, për herë të parë në histori, duhet të pyesim jo vetëm çfarë thotë teknologjia, por si na bën të ndihemi.

 

ÇfarĂ« po ndodh?

Në sipërfaqe, një bisedë me Inteligjencën Artificiale mund të duket e thjeshtë: një pyetje, një përgjigje. Por në prapaskenë, ndodh diçka më delikate: njerëzit fillojnë të projektojnë ndjenja, të krijojnë varësi emocionale, të kërkojnë qetësi në tonin neutral të makinës.

ChatGPT nuk i njeh përdoruesit e tij, por ata ndihen gjithnjë e më të kuptuar prej tij.

Fenomeni po zgjon interes nĂ« qarqet akademike dhe psikologjike. Disa studiues po e quajnĂ« “efekti i pasqyrĂ«s sĂ« butĂ«â€: kur AI nuk reagon si njeri, nuk ndĂ«rpret, nuk kundĂ«rshton, por thjesht tĂ« kthen njĂ« reflektim tĂ« pĂ«rpunuar dhe tĂ« saktĂ« tĂ« asaj qĂ« ti ke thĂ«nĂ«. Dhe kjo, nĂ« njĂ« kohĂ« kur komunikimi me njerĂ«zit shpesh Ă«shtĂ« i ngarkuar me tension, po rezulton çuditĂ«risht çliruese.

Ka dhe një anë tjetër të medaljes: një chatbot që të jep gjithmonë të drejtë, që të përgjigjet sipas mënyrës tënde të të menduarit, mund të forcojë një ndjesi të rreme sigurie.

Mund të lërë njerëzit pa sfidë, pa debat, pa përballje me të kundërtën. Dhe për dikë që vuan nga ankthi ose vetmia, kjo mund të jetë më shumë strehë sesa zgjidhje.

Ndërkohë, zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale janë përballë një dileme të re: kur krijon një chatbot që tingëllon empatik, ku mbaron ndihma dhe ku fillon ndërhyrja në psikikë?

A duhet që një mjet teknologjik të jetë i kujdesshëm në mënyrën si ndërvepron emocionalisht? Dhe nëse po, si matet kjo etikë në gjuhën e algoritmeve?

 

 

Të dëgjohesh më shumë nga AI

Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT ka filluar të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si individët marrin vendime në jetën e tyre, që nga ato më të thjeshtat, si zgjedhja e një veshjeje deri te vendimet më të rëndësishme.

Psikologia Ermela Shllaku vĂ«ren se ky ndikim lidhet me mĂ«nyrĂ«n se si Inteligjenca Artificiale ofron mbĂ«shtetje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« qasshme. “ChatGPT funksionon si njĂ« lloj mbĂ«shtetjeje e jashtme.

Ti futesh nĂ« çdo moment dhe merr informacion pĂ«r atĂ« qĂ« kĂ«rkon, por ndryshe nga Google apo Wikipedia, informacioni kĂ«tu Ă«shtĂ« mĂ« i konkretizuar dhe mĂ« i kuptueshĂ«m”, – shpjegon ajo.

Kjo qartĂ«si dhe afrim emocional me pĂ«rmbajtjen mund tĂ« krijojĂ« njĂ« ndjesi sigurie pĂ«r pĂ«rdoruesit. “IndividĂ«t ndihen mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r atĂ« qĂ« lexojnĂ«, sepse marrin pikĂ«risht atĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ«, nĂ« njĂ« gjuhĂ« tĂ« thjeshtĂ« dhe jo gjykuese”, – thekson psikologia Shllaku.

Megjithatë, ajo ngre alarmin se përdorimi i tepruar mund të ketë pasoja të rënda për zhvillimin mendor dhe autonominë e individit.

“Kur gjithçka tĂ« vjen gati, nuk je mĂ« i detyruar tĂ« pĂ«rdorĂ«sh funksionet e tua njohĂ«se, inteligjencĂ«n, pĂ«rpunimin e informacionit apo arsyetimin. Dhe kjo sjell dobĂ«sim tĂ« kapaciteteve mendore”, – thotĂ« ajo.

Psikologia e sheh këtë si një formë të re varësie dixhitale, të krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por që ndryshon në thelb.

“NĂ« kĂ«tĂ« rast nuk kemi varĂ«si krahasuese, ku ti ndjek tĂ« tjerĂ«t, por njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« brendshme, mĂ« intime, me njĂ« entitet dixhital qĂ« tĂ« pĂ«rgjigjet vetĂ«m ty”, – shpjegon ajo.

Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me një mjet që nuk të gjykon, nuk të refuzon dhe të dëgjon gjithmonë, bëhet edhe më e fortë në moshat e adoleshencës.

Sipas saj, adoleshentët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shpesh ndihen më të pranuar dhe më të lirë për të shprehur veten nëpërmjet ChatGPT.

“AdoleshentĂ«t ndihen tĂ« dĂ«gjuar. Aty nuk i gjykon askush, nuk i ndĂ«rpret dhe nuk i refuzon. Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« shumĂ« prej tyre ndiejnĂ« se u mungon nĂ« botĂ«n reale”, – shton znj. Shllaku.

Por çfarë ndodh kur kjo marrëdhënie me një mjet dixhital bëhet intensive dhe e shpeshtë?

“NĂ«se njĂ« adoleshent komunikon vazhdimisht me njĂ« chatbot, rrezikon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« marrĂ«dhĂ«niet e vĂ«rteta njerĂ«zore me njĂ« formĂ« artificiale sigurie dhe dashurie”, – paralajmĂ«ron psikologia.

Ajo e quan kĂ«tĂ« “njĂ« marrĂ«dhĂ«nie me njĂ« pajisje robotike”, qĂ« nĂ« raste ekstreme mund tĂ« çojĂ« nĂ« vetizolim apo izolim social, duke krijuar ndjesinĂ« e rreme se po plotĂ«sohen nevojat emocionale.

Ndikimi shkon edhe më tej, duke ndikuar në vetëbesimin dhe ndjenjën e vetërealizimit.

“Kur çdo gjĂ« u ofrohet gati, adoleshentĂ«t nuk kanĂ« mĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« provuar veten, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gabime apo pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga to. Kjo i bĂ«n tĂ« ndihen tĂ« paaftĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« pavarura”, – thekson znj. Shllaku.

Ajo shton se edhe sjellja konsumatore ndikohet, pasi “AI ka aftĂ«sinĂ« tĂ« sugjerojĂ« produkte qĂ« ndoshta nuk i duhen pĂ«rdoruesit, por qĂ« i blejnĂ« vetĂ«m sepse ‘Chat i tha’”.

Pavarësisht sfidave, psikologia thekson se teknologjia nuk duhet parë si armik.

“Nuk mund ta sulmojmĂ« teknologjinĂ« vetĂ«m sepse sjell rreziqe. Ajo ka edhe anĂ« pozitive, ndihmon nĂ« shumĂ« situata, por sfida Ă«shtĂ« tĂ« mĂ«sojmĂ« si ta pĂ«rdorim me vetĂ«dije”, – nĂ«nvizon Shllaku.

Sipas saj, ky edukim duhet tĂ« fillojĂ« nĂ« familje: “Ne si prindĂ«r kemi pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tĂ« flasim pĂ«r ChatGPT me fĂ«mijĂ«t tanĂ« çdo ditĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r anĂ«t pozitive, por edhe pĂ«r ato negative. Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« shĂ«ndetshme me InteligjencĂ«n Artificiale”.

Për të shmangur varësinë, ajo sugjeron që fëmijët të shtyhen drejt krijimit të marrëdhënieve reale dhe të pasura me ndjenja.

“Duhet t’i ndihmojmĂ« tĂ« kuptojnĂ« se AI nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« njeriun, me tĂ« gjitha ngjyrat e tij, dashurinĂ«, empatinĂ«, frikĂ«rat dhe tolerancĂ«n”, – thotĂ« ajo.

Dhe mbi tĂ« gjitha, prindĂ«rit duhet tĂ« tregojnĂ« mirĂ«kuptim: “AdoleshentĂ«t po kalojnĂ« njĂ« fazĂ« shumĂ« delikate dhe Ă«shtĂ« e natyrshme qĂ« tĂ« gabojnĂ«. Le t’i lĂ«mĂ« tĂ« gabojnĂ«, qĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojnĂ« vetĂ«besimin e tyre”.

 

Varësia

Psikologia Ermela Shllaku e sheh kĂ«tĂ« si njĂ« formĂ« tĂ« re varĂ«sie dixhitale, tĂ« krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por qĂ« ndryshon nĂ« thelb. “NĂ« kĂ«tĂ« rast nuk kemi varĂ«si krahasuese, ku ti ndjek tĂ« tjerĂ«t, por njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« brendshme, mĂ« intime, me njĂ« entitet dixhital qĂ« tĂ« pĂ«rgjigjet vetĂ«m ty”, – shpjegon ajo. Kjo marrĂ«dhĂ«nie e drejtpĂ«rdrejtĂ« me njĂ« mjet qĂ« nuk tĂ« gjykon, nuk tĂ« refuzon dhe tĂ« dĂ«gjon gjithmonĂ«, bĂ«het edhe mĂ« e fortĂ« nĂ« moshat e adoleshencĂ«s.

 

Ana ekonomike

Për herë të parë, një Inteligjencë Artificiale po ndërhyn jo në prodhim apo në analizë të dhënash, por në një terren delikat: psikologjinë e konsumatorit.

Bisedat me ChatGPT po zëvendësojnë kërkimet e lodhshme në Google, këshillat spontane me miqtë, madje shpesh edhe konsultimet me profesionistë.

Dhe kjo nuk është pa pasoja. Kur përdoruesit ndihen të kuptuar apo të përforcuar emocionalisht nga një chatbot, ata janë priren të marrin vendime më të shpejta sipas studimeve të fundit, ndonjëherë më impulsive në sfera që variojnë nga blerjet online te zgjedhjet e karrierës apo marrëdhëniet me financat.

PĂ«r shembull, psikologĂ«t pohojnĂ« se, njĂ« punonjĂ«s qĂ« ndien stres tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« vendin e punĂ«s mund tĂ« pĂ«rdorĂ« ChatGPT si njĂ« formĂ« tĂ« shpejtĂ« “ventilimi”, por nĂ« mungesĂ« tĂ« ndĂ«rveprimit njerĂ«zor, pĂ«rkrahja virtuale mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« vendime drastike: dorĂ«heqje tĂ« nxituara, ndryshime profesioni, ose orientim drejt punĂ«ve tĂ« pavarura.

E gjithë kjo ndodh pa një analizë të thellë ekonomike, por si rezultat i një ndjesie subjektive që chatbot-i e ushqen pa dashje.

Nga ana tjetër, ka dhe efekte pozitive. Përdoruesit që ndihen më të sigurt dhe të mbështetur pas ndërveprimeve me AI-në kanë më shumë gjasa të marrin nisma ekonomike, të hapin një biznes, të kërkojnë rritje page, apo të menaxhojnë më mirë buxhetin personal.

Në këtë kontekst, ChatGPT nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një katalizator psikologjik për sjellje të reja ekonomike.

Kjo ngre një pyetje të re për kohët moderne: nëse Inteligjenca Artificiale ndikon në mënyrën si mendojmë dhe ndiejmë, a duhet të fillojmë ta llogarisim atë si një aktor të ri në modelet e sjelljes së konsumatorit dhe të tregut të punës?

 

Përdorimi i ChatGPT nga studentët, sfidat dhe pasojat në tregun e punës

PĂ«rdorimi i ChatGPT nga studentĂ«t shihet me shqetĂ«sim, jo vetĂ«m nĂ« pĂ«rfundimin e detyrave tĂ« tyre apo pĂ«rgjegjĂ«sive akademike, por edhe kur pĂ«rballen me tregun e punĂ«s. KĂ«shtu shprehet Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing”.

Sipas saj, po krijohet njĂ« brez i ri, njĂ« “armatĂ«â€ njerĂ«zish qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« kenĂ« probleme serioze me mendimin kritik, logjikĂ«n, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit tĂ« ideve, “brainstorming”-un, qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor nĂ« shumĂ« vende pune.

“ChatGPT pĂ«rdoret pĂ«r nxitjen e ideve, por ka kaluar nĂ« njĂ« pĂ«rdorim tĂ« gabuar: pĂ«r çdo gjĂ«, çdo tezĂ«, çdo provim, studentĂ«t ia lĂ«nĂ« platformĂ«s. Mjafton tĂ« japĂ«sh njĂ« prompt tĂ« strukturuar mirĂ« dhe t’i thuash qĂ« je student nĂ« njĂ« fushĂ« tĂ« caktuar dhe AI tĂ« jep gjithĂ« pĂ«rmbajtjen.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, mĂ«suesit dhe sistemi arsimor nuk janĂ« mĂ« nĂ« gjendje tĂ« kuptojnĂ« realisht cilat janĂ« aftĂ«sitĂ« e vĂ«rteta tĂ« njĂ« studenti. Kjo krijon boshllĂ«k tĂ« madh mes njohurive reale dhe asaj qĂ« paraqitet nĂ« letĂ«r”, – thotĂ« znj. Murati.

Në tregun e punës, sipas saj, ka një rrezik të dukshëm për profesionet e teknologjisë së informacionit.

“ShumĂ« mendojnĂ« se IT nuk Ă«shtĂ« i rrezikuar, por nĂ« fakt, janĂ« pozicionet junior, veçanĂ«risht ato qĂ« pĂ«rfshijnĂ« punĂ« rutinĂ« si data entry apo kodime tĂ« thjeshta, qĂ« mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohen lehtĂ«sisht nga Inteligjenca Artificiale.

Për kompanitë që rekrutojnë, nuk ka më shumë nevojë për studentë që të bëjnë internship-e për punë të thjeshta.

KĂ«to detyra mund tĂ« kryhen nga njĂ« punonjĂ«s me pĂ«rvojĂ«, qĂ« menaxhon dhe prodhon mĂ« shumĂ« nĂ« mĂ« pak kohĂ«. StudentĂ«t pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, sepse nuk kanĂ« mĂ« “hyrjen” e parĂ« pra praktikĂ«n.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« sfidĂ« e madhe. Nga njĂ«ra anĂ« kemi profesione qĂ« po zhduken, nga ana tjetĂ«r po hapen profesione tĂ« reja pĂ«r tĂ« cilat nuk ka as shkollim, as trajnime tĂ« strukturuara. Gjithçka po bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« autodidakte”, – thotĂ« marketerja.

 

Rreziku tek të rinjtë

Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing” pohon se po krijohet njĂ« brez i ri, njĂ« “armatĂ«â€ njerĂ«zish qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« kenĂ« probleme serioze me mendimin kritik, logjikĂ«n, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit tĂ« ideve, “brainstorming”-un, qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor nĂ« shumĂ« vende pune. “ChatGPT pĂ«rdoret pĂ«r nxitjen e ideve, por ka kaluar nĂ« njĂ« pĂ«rdorim tĂ« gabuar: pĂ«r çdo gjĂ«, çdo tezĂ«, çdo provim, studentĂ«t ia lĂ«nĂ« platformĂ«s. Mjafton tĂ« japĂ«sh njĂ« prompt tĂ« strukturuar mirĂ« dhe t’i thuash qĂ« je student nĂ« njĂ« fushĂ« tĂ« caktuar dhe AI tĂ« jep gjithĂ« pĂ«rmbajtjen. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, mĂ«suesit dhe sistemi arsimor nuk janĂ« mĂ« nĂ« gjendje tĂ« kuptojnĂ« realisht cilat janĂ« aftĂ«sitĂ« e vĂ«rteta tĂ« njĂ« studenti. Kjo krijon boshllĂ«k tĂ« madh mes njohurive reale dhe asaj qĂ« paraqitet nĂ« letĂ«r”, – thotĂ« znj. Murati.

 

 

The post Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë appeared first on Revista Monitor.

Mendjet në Labirintin AI

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:10

“Si ChatGPT Po RiformĂ«son Funksionet NjohĂ«se dhe Vendin e PunĂ«s”

 

Që kur ChatGPT filloi të përdorej në jetën e përditshme, nga mjediset arsimore e deri te zyrat e korporatave, është hapur një debat thelbësor mbi ndikimet që AI sjell te funksionet tona mendore dhe struktura pune.

Nga njĂ«ra anĂ«, pĂ«rdoruesit pĂ«rfitojnĂ« mbĂ«shtetje tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r shkrim, analizĂ« e zgjidhje probleme; nga ana tjetĂ«r, studimet mĂ« tĂ« fundit paralajmĂ«rojnĂ« se “rehatia teknologjike” mund tĂ« vijĂ« me njĂ« çmim — ngarkesĂ« mendore mĂ« tĂ« ulĂ«t dhe zhveshje tĂ« aftĂ«sive kritike.

 

Dobësimi i përfshirjes neurale

NjĂ« studim i MIT Media Lab, i monitoruar me EEG, ndriçon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« “izolimin” e neuroneve tĂ« shkaktuar nga mbĂ«shtetja e vazhdueshme nĂ« ChatGPT. GjatĂ« eksperimentit, 54 pjesĂ«marrĂ«s u ndanĂ« nĂ« tre grupe: ata qĂ« punonin pa asnjĂ« mjet, ata qĂ« pĂ«rdornin Google Search dhe ata qĂ« pĂ«rdornin ChatGPT pĂ«r tĂ« shkruar ese.

Grupi i ChatGPT tregoi uljen më të madhe të valëve theta dhe gamma në zonat e lidhura me kujtesën dhe kontrollin ekzekutiv, ndërsa ese-t e tyre ishin më standarde e më pak origjinale.

Kur pjesĂ«marrĂ«sit u rikthyen te shkrimi pa AI, aktiviteti neural mbeti i dobĂ«t — njĂ« shenjĂ« e “borxhit njohĂ«s” qĂ« nuk fshihet lehtĂ«sisht.

 

Pasojat mbi mendimin kritik

Meta-analiza më e fundit në Nature, e bazuar në 51 studime eksperimëntale midis 2022-2025, evidenton përmirësime të konsiderueshme në performancën akademike të studentëve që përdorin ChatGPT si ndihmës mësimor.

MegjithatĂ«, autori kryesor i kĂ«saj analize paralajmĂ«ron se “efekti pozitiv” nĂ« nota nuk e pĂ«rjashton rrezikun e “humbjes” sĂ« reflektimit: pĂ«rdoruesit marrin pĂ«rgjigje tĂ« gatshme, por nuk ushtrojnĂ« aftĂ«sitĂ« e tyre pĂ«r zgjidhje problemi e verifikim burimesh.

 

Ndikimet tek të rinjtë dhe të rriturit

AdoleshentĂ«t, duke qenĂ« nĂ« fazĂ« zhvillimi kognitive, janĂ« mĂ« tĂ« prekshĂ«m ndaj efektit “shfrytĂ«zim i vazhdueshĂ«m” tĂ« AI, por edhe profesionistĂ«t e pĂ«rvojĂ« kanĂ« raportuar vonesa nĂ« aktivizimin e mekanizmave tĂ« memorizimit kur u besojnĂ« plotĂ«sisht ChatGPT.

NjĂ« artikull i Euronews thekson se pĂ«rdorimi i pĂ«rditshĂ«m i chatbot-it si bashkĂ«bisedues rrit ndjesinĂ« e varĂ«sisĂ« — pĂ«rdoruesit ndihen mĂ« pak tĂ« motivuar pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar alternativa apo pĂ«r t’u pĂ«rballur vetĂ« me sfidat njohĂ«se

Për më tepër, studime nga Psychology Today vënë në dukje se, kur përgjigjet e AI mbeten të pasigurta ose të paplota, mungesa e reflektimit kritik mund të çojë në keqinformim dhe humbje vetëbesimi.

 

Rishpërndarja e aftësive në vendin e punës

Nëpër zyrat moderne, ChatGPT dhe mjetet e ngjashme po ndryshojnë peizazhin e aftësive të kërkuara.

Sipas Business Insider, disa ekspertĂ« parashikojnĂ« zhdukjen e 50% tĂ« punĂ«ve mendore brenda pesĂ« vjetĂ«sh, veçanĂ«risht nĂ« financĂ«, ligj e konsulencĂ«, nĂ«se nuk zhvillohen programe trajnimi pĂ«r “aftĂ«sitĂ« e reja”.

Nga ana tjetĂ«r, studimi i Fortune mbi 7,000 vende pune nĂ« DanimarkĂ« zbulon se pĂ«rdoruesit e AI kursyen mesatarisht 3% kohĂ« pune, por kĂ«to kursime nuk u reflektohen drejtpĂ«rdrejt nĂ« paga — vetĂ«m 3–7% e pĂ«rfitimeve u kthye nĂ« rritje rroge.

 

Shndërrimi i roleve dhe kërkesat e reja

Raporti i McKinsey thekson se liderët e ndërmarrjeve janë më të përgatitur për adoptimin e AI sesa pjesa tjetër e organizatës; barrierat kryesore janë mungesa e udhëheqjes vizionare dhe standardeve etike për përdorimin e tij.

Forbes vĂ«ren se shumĂ« kompani po krijojnĂ« “rolet hibridĂ«â€, ku punonjĂ«sit pĂ«rdorin ChatGPT pĂ«r ide, por ruajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r vlerĂ«simin e pĂ«rmbajtjes dhe komunikimin me klientĂ«t

 

Si të ruajmë ekuilibrin

Ekspertët pajtohen se e vetmja rrugëdalje është një qasje e menaxhuar: çdo detyrë duhet filluar me përpjekje pa ndihmë AI, më pas të përdoret ChatGPT për informacion prapaveprues e strukturim, dhe të mbyllet me rishkrim reflektues.

Trajnimet pĂ«r verifikimin e burimeve, strukturat e pyetjeve kritike dhe kufijtĂ« kohorĂ« tĂ« pĂ«rdorimit (p.sh. 30–60 minuta ditore) ndihmojnĂ« nĂ« evitimin e mos pĂ«rdorimit tĂ« aftĂ«sive mendore dhe shmangies sĂ« varĂ«sisĂ« nga inteligjenca artificiale.

 

 

 

 

The post Mendjet në Labirintin AI appeared first on Revista Monitor.

Bregdeti, si po e ridimensionojnë markat, por a mjafton?

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:08

Markat hoteliere ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« po vendosen nĂ« bregdetin shqiptar duket se po krijojĂ« “ishujt” e parĂ« tĂ« strukturave qĂ« sjellin bashkĂ« me emrin, standardet dhe orientimin drejt atij qĂ« cilĂ«sohet si segmenti luksoz. Teksa kjo tendencĂ« e sektorit privat shkon nĂ« harmoni me rritjen e vĂ«mendjes turistike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, duket se aspekte tĂ« tjera tĂ« lidhura me infrastrukturĂ«n e dobĂ«t, menaxhimin problematik tĂ« mbetjeve apo shĂ«rbimet mbĂ«shtetĂ«se tĂ« turizmit elitar ende tĂ« pazhvilluara plotĂ«sisht, e zbehin kĂ«tĂ« potencial.

 

Nertila Maho

Politika e nxitjes sĂ« markave hoteliere ndĂ«rkombĂ«tare me njĂ« paketĂ« tĂ« veçantĂ« fiskale nĂ« vitin 2018 solli prurje jo tĂ« vogĂ«l emrash nĂ« vend. BĂ«het fjalĂ« kryesisht pĂ«r marrĂ«veshje ku kompanitĂ« vendase kanĂ« marrĂ« tĂ« drejtĂ«n e “pĂ«rdorimit” tĂ« emrit tĂ« markĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare kundrejt njĂ« pagese fikse vjetore.

Por nuk mungojnë as rastet kur markat kanë mbajtur edhe menaxhimin për të ruajtur emrin e tyre në një treg që ende është në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Fillimisht markat u vendosën në kryeqytet dhe më pas disa emra gjetën vend edhe në bregdet. Sot disa prej tyre kanë përfunduar dhe kanë nisur aktivitetin teksa të tjera janë në zhvillim.

Kjo duket si një kohë ideale në kushtet kur Shqipëria është promovuar gjerësisht si destinacion turistik dhe hyrjet e të huajve kanë shënuar rritje.

Rritja ka qenë e vazhdueshme, të paktën deri tani, edhe pse ritmi këtë vit është më i ngadaltë se një vit më parë.

Nga ana tjetër, kanë shënuar luhatje edhe grupet e turistëve që po na vizitojnë. Grupet më të qëndrueshme kanë qenë polakët dhe çekët në turizmin e organizuar dhe italianët në atë individual. E përbashkët mes tyre është oferta më e lirë e pushimeve që këto grupe gjejnë në vendin tonë.

Grupe të tjera që paguajnë relativisht më shumë dhe janë tregje me kërkesa për standarde të larta akomodimi dhe shërbimesh kanë pasur prani me luhatje.

Fillimisht ishin nordikĂ«t tĂ« cilĂ«t pĂ«r gati tre vite erdhĂ«n me kontrata garancie dhe mĂ« pas ulĂ«n numrat dhe i kanĂ« kaluar ato nĂ« kontrata “allotment”. KĂ«to kontrata nuk parapaguajnĂ«, por thjesht rezervojnĂ« dhe paguajnĂ« pĂ«r aq turistĂ« sa sjellin pa ndonjĂ« penalitet.

Një tjetër treg që lulëzoi në vitin e parë pas pandemisë ishte ai nga Emiratet ku pati një prani të shtuar të tyre, edhe pse në numra modestë, por edhe këta të fundit zgjatën vetëm një vit.

Tregje të tjera të Europës Perëndimore po mbeten aktivë në Shqipëri ku bëjnë pjesë gjermanët, austriakët, francezët por edhe në këtë rast nuk flasim për turistë që duan segmentin e luksit, por më shumë atë të eksplorimit të kulinarisë dhe kulturës.

 

 

Meliå zgjeron praninë me 22 projekte, fiton edhe rezidencat qeveritare

Një nga markat që ka hyrë në një numër më të gjerë marrëveshjesh në vend është ajo spanjolle Meliå.

Deri më tani, kjo markë ka 22 projekte aktive në vend, ku disa prej tyre janë në bregdet e të tjera në qytete të tjera me potencial turistik.

“Portofoli ynĂ« prej 22 projektesh i markĂ«s MeliĂĄ po ecĂ«n mirĂ«, me disa prona nĂ« faza tĂ« avancuara tĂ« zhvillimit ose projektimit. PartnerĂ«t tanĂ« investues mbeten tĂ« pĂ«rkushtuar, duke parĂ« vlerĂ« afatgjatĂ« nĂ« ekonominĂ« turistike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Ne parashikojmë hapje të njëpasnjëshme në vitet në vijim, gjë që jo vetëm do të diversifikojë praninë e Meliå-s, por edhe do të ngrejë më tej nivelin e sektorit të mikpritjes në vend.

ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« jetĂ« njĂ« destinacion tĂ«rheqĂ«s pĂ«r investime, falĂ« vijĂ«s sĂ« saj tĂ« paprekur bregdetare, mjedisit pro-biznes dhe vendndodhjes strategjike”, – tha Juan Tuñon, Menaxher i PĂ«rgjithshĂ«m i MeliĂĄ nĂ« DurrĂ«s nĂ« njĂ« intervistĂ« “Monitor”.

Në fakt, kjo markë ishte edhe pjesë e dy grupeve fituese që do të kthejnë rezidencat qeveritare në Vlorë dhe në Velipojë në hotele.

Ky model do të bazohet kryesisht në kontrata enfiteozë. Ai parashikon që çmimi i enfiteozës të jetë një pagesë mujore dhe aplikohet pas certifikimit të vlerës së investimit të përmirësimit të pronës nga partneri privat. Afati i enfiteozës është 10 vjet, me të drejtë rinovimi deri në kthimin e vlerës së investimit.

KĂ«shtu, lidhur me projektin “PĂ«r rikonceptimin e rezidencave qeveritare nĂ« struktura akomodimi elitar, Vila VelipojĂ«â€ ku fitues u shpall bashkimi i Xhenis sh.LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, VOGT, Adnan Kastrati, Melia Holtel International”, qiraja mujore qĂ« do tĂ« paguhet Ă«shtĂ« 1.5 milionĂ« lekĂ« nĂ« muaj.

Kriteri bazë për këtë pronë në fazën e garës ishte 288 mijë lekë në muaj.

Një nga kushtet e tjera të kontratës enfiteozë ishte edhe ai për dhënien e tarifave preferenciale për klientë të përcaktuar në marrëveshje me partnerin publik në këtë rast Korporata.

Referuar projektit fitues për rezidencën në Velipojë, kompania do të sqaronte se ideja ishte mbajtja e vilës siç është për të treguar të kaluarën.

“E gjithĂ« ndĂ«rtesa nuk duhet tĂ« jetĂ« si kala, por njerĂ«zit tĂ« kenĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« hyjnĂ« ta shohin.

Doja qĂ« kjo ndĂ«rtesĂ« tĂ« jetĂ« identitet mĂ« vete. Kjo jep pĂ«rvojĂ«. Ne vendosĂ«m qĂ« tĂ« ndĂ«rtonim parkimin poshtĂ« qĂ« tĂ« mos duket dhe ekipi ynĂ« s’ka nevojĂ« pĂ«r shumĂ« infrastrukturĂ«.

Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe më shumë infrastrukturë në hotelin tjetër. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike, një ndërtesë për të gjithë njerëzit, madje edhe hotelet e tjera ta përdorin.

TĂ« ketĂ« dhe njĂ« SPA cilĂ«sor, pastaj janĂ« dhomat sipĂ«r dhe salla e konferencave” do tĂ« shpreheshin pĂ«rfaqĂ«suesit e studios arkitekturore gjatĂ« konkursit.

Rezidenca në Vlorë kishte si kusht ofertën financiare 813 mijë lekë në muaj, por që nga konkursi rezultoi një vlerë 850 mijë lekë në muaj. Edhe për këtë rast vlen, ndër të tjera, kriteri i tarifave preferenciale sipas marrëveshjes me Korporatën.

Fituesi i kësaj gare ishte bashkimi i Edil Al, Zdrava, Studio Arga, Studio Precht, Studio V10, Jeshile, Ledia Kostandini, Lindita Pelivani, Altisfer Golloshi, Holtzbau Majer, Melia Hotels & Resorts.

Projekti në fjalë synon një godinë të lartë, në një gjurmë të vogël ndërtimi, që sheh nga perëndimi dhe të jetë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.

“Do tĂ« ketĂ« njĂ« pishinĂ« qĂ« bashkon ndĂ«rtesat. PĂ«rbĂ«rĂ«si i dytĂ« tĂ« jetĂ« ekskluziv, pra tĂ« tĂ«rheqĂ« udhĂ«tarĂ«t qĂ« folĂ«m e pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr njĂ« audiencĂ« tĂ« re tĂ« turizmit e jo domosdoshmĂ«risht dikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« i interesuar pĂ«r luksin e mermerit e Ferrarit, por pĂ«r luksin e pĂ«rvojĂ«s, pra pĂ«rvojĂ« ekskluzive.

Kemi propozuar disa shtëpi në pemë që e rrethojnë, janë të trupëzuara në pemë.

NĂ« fazĂ«n tjetĂ«r mund tĂ« ketĂ« edhe ndĂ«rtesa rezidenciale duke qenĂ« se hapĂ«sira Ă«shtĂ« e madhe dhe kthimi i investimit vetĂ«m me projektin fillestar Ă«shtĂ« shumĂ« i ngadaltĂ«â€ do tĂ« sqaronte gjatĂ« konkursit pĂ«rfaqĂ«suesi i studios arkitekturore.

 

Zhvillimi

Operatorët turistikë dhe ekspertët e turizmit vlerësojnë se turisti elitar kërkon përvoja gastronomike të nivelit të lartë, ture degustimi private dhe të personalizuara, punime artizanati të një niveli të lartë. Të gjitha këto janë pjesë e përvojës dhe ende mbeten në nivele fillestare zhvillimi.

 

 

Shtohet një tjetër hotel markë në Palasë

Bregdeti i Durrësit, Gjirit të Lalëzit dhe Golemit kanë parë ndër vite zhvillimin e strukturave akomoduese me komplekse, që edhe pse në shumicën e rasteve nuk janë mbajtëse të ndonjë marke ndërkombëtare kanë arritur të ofrojnë standarde të larta shërbimi.

Nxitje e këtij zhvillimi ka qenë ecuria pozitive e turizmit të organizuar që vijnë me kontrata të parapaguara.

Më pas këto brigje morën të parat edhe markat ndërkombëtare siç ishin ato të Meliå, Movenpic apo Maritim, që në fakt u vendos në një strukturë ekzistuese siç ishte Rafaelo në Shëngjin.

KĂ«tĂ« vit, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, njĂ« hotel markĂ« “zbret” mĂ« nĂ« Jug qĂ« Ă«shtĂ« ndoshta njĂ« nga zonat qĂ« Ă«shtĂ« lakuar vazhdimisht si mĂ« e pĂ«rshtatshme pĂ«r turizmin luksoz pĂ«r tipologjisĂ« e zonĂ«s.

Në një marrëveshje me ACCOR, grupi BALFIN zhvilloi një strukturë të segmentit luksoz që nisi operimin në fund të qershorit.

Kjo strukturë ndodhet në Palasë, ku i njëjti grup ka ndërtuar një projekt vilash turistike të shtrirë në dy faza.

Hoteli nĂ« fjalĂ« qĂ« ka marrĂ« emrin e kompleksit, Green Coast Hotel – MGallery Collection ka 131 dhoma dhe suita, njĂ« Spa me pesĂ« nivele, si dhe katĂ«r koncepte gastronomike.

Sipas BALFIN Green Coast Hotel – MGallery Collection ka punĂ«suar direkt 150 anĂ«tarĂ« stafi dhe ka krijuar mbi 350 vende pune shtesĂ« nĂ«pĂ«rmjet kontraktorĂ«ve dhe furnitorĂ«ve lokalĂ«.

 

 

Hoteli markë në Borsh merr statusin e investitorit strategjik

Bumi turistik ka nxitur një valë të re investimesh që për hir të së vërtetës vijon të dominohet nga një tendencë e miksuar për zhvillim vilash rezidenciale dhe hotele.

Komiteti i Investimeve Strategjike viteve të fundit herë ka miratuar dhe herë ka rrëzuar kërkesa që kanë pasur në thelb përfitimin e statusit të investitorit strategjik.

PĂ«r kĂ«tĂ« vit gjithsesi dha miratimin pĂ«r njĂ« projekt qĂ« synon ndĂ«rtimin e njĂ« hoteli markĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« zonĂ«n e Borshit. Subjekti aplikues Ă«shtĂ« “Grand Hotel Borsh” qĂ« synon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« strukturĂ« me 5 yje i cili do tĂ« pĂ«rfshijĂ« 240 dhoma dhe 4 vila private.

“Vlera e investimit tĂ« projektit tĂ« investimit ‘RADISSON INDIVIDUALS PREMIUM BORSH’ i plotĂ«son kriteret e parashikuara nga legjislacioni pĂ«r investimet strategjike dhe parashikohet tĂ« jetĂ« mbi 27.6 milionĂ« Euro.

SipĂ«rfaqja totale e projektit Ă«shtĂ« 18.500 mÂČ (1.85 ha) nĂ« ZK 1253, nĂ« fshatin Borsh, Bashkia e HimarĂ«s, e cila Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si private tĂ« ortakĂ«ve tĂ« subjektit aplikues Grand Hotel Borsh sh.p.k.

Projekti i investimit i plotĂ«son kriteret e punĂ«simit tĂ« kĂ«rkuara nga legjislacioni pĂ«r investimet strategjike dhe parashikon tĂ« punĂ«sojĂ« 255 punonjĂ«s”, – thuhet nĂ« vendim.

Projekti i propozuar ka nënshkruar marrëveshje me markën ndërkombëtare Radisson Hospitality Belgium SRL.

Vendimi i KIS i ka dhĂ«nĂ« miratimin Statusit “Investim/Investitor Strategjik ProcedurĂ« e Asistuar”. Ky status i jepet pĂ«r tre vjet. Po kĂ«shtu subjektit i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« e drejta e shfrytĂ«zimit tĂ« plazhit pĂ«r njĂ« periudhĂ« 30-vjeçare.

“NĂ« zbatim tĂ« nenit 29 tĂ« Ligjit Nr.55/2015, i ndryshuar, miratohet nĂ« parim masa mbĂ«shtetĂ«se e lejimit tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« brigjeve tĂ« detit, si dhe nĂ« zonĂ«n pĂ«rkatĂ«se tĂ« plazhit pĂ«r parcelĂ«n Kodi: HI-215/5 e tipologjisĂ« “e menaxhuar”, si dhe pĂ«r parcelĂ«n Kodi: HI-216 e tipologjisĂ« “e menaxhuar”, sipas koordinatave tĂ« konfirmuara nga Agjencia KombĂ«tare e Bregdetit, Aneks 1 i kĂ«tij vendimi, me njĂ« afat 30 (tridhjetĂ«) vjeçar” thuhet nĂ« vendim.

 

Hotelet luksoze mbeten si “ishuj”, zhvillimi jashtĂ« tyre ka kontrast tĂ« theksuar

Një vend që kërkon të ofrojë turizëm elitar duhet që së pari të sjellë elementet e nevojshme që garantojnë këtë përvojë në nivele elitare.

Për një pushues që harxhon mijëra euro në pak ditë dhe ku peshën nuk e ka paraja por përvoja është e rëndësishme që gjithçka të jetë e kuruar në detaj.

Por cilat janë kufizimet që ka sot zhvillimi i turizmit luksoz në vend?

NĂ«se sheh vlerĂ«simet e turistĂ«ve tĂ« huaj qĂ« kanĂ« qĂ«ndruar nĂ« ato qĂ« njihen si struktura luksi nĂ« vend, “kritikat” e tyre lidhen me aspekte pĂ«r mjedisin ose shĂ«rbimin, elemente ku ShqipĂ«ria duhet tĂ« punojĂ« fort.

Kritika tĂ« tipit “hoteli Ă«shtĂ« i njĂ« standardi jashtĂ«zakonisht tĂ« lartĂ« por do tĂ« dĂ«shiroja tĂ« kishte mĂ« shumĂ« gjelbĂ«rim dhe pemĂ« apo kamerieri nuk buzĂ«qeshi mjaftueshĂ«m” janĂ« ndoshta mĂ« pozitivet qĂ« ofrojnĂ« deri diku kĂ«shilla pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim.

Problemi real mbeten ato fusha ku biznesi nuk mund të ofrojë shumë dhe duhet të bëhen ose nxiten nga qeveria për të rritur peshën e turizmit elitar. Të tilla janë disa, por së pari infrastruktura e përgjithshme.

Një turizëm elitar kërkon lidhje të shpejta transporti, rrugë me standarde. Në vend, pavarësisht se janë bërë investime, një pjesë e tyre mbyten nga trafiku në pikun e sezonit, për shkak të fluksit të lartë, ndërkohë që nuk mungojnë as ato në gjendje të degraduar totalisht dhe ku nuk vihet dorë as me arna.

Një vend që ofron turizëm elitar nuk mund të ketë vetëm një aeroport, ashtu sikurse nuk mund të mos ketë asnjë marinë jahtesh të zhvilluar në standardet e nevojshme.

Pavarësisht disa projekteve për marina, ende nuk ka asnjë funksionale përveç asaj të Orikumit që është me vende të kufizuara.

Kjo ndodh nĂ« njĂ« kohĂ« kur ShqipĂ«ria, pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr kĂ«tĂ« segment turistĂ«sh, ofron naftĂ«n pa taksa pĂ«r jahtet, por jo marina dhe shĂ«rbime pĂ«r t’i mbajtur mĂ« gjatĂ« kĂ«ta turistĂ«.

Operatorët turistikë dhe ekspertët e turizmit vlerësojnë se turisti elitar kërkon përvoja gastronomike të nivelit të lartë, ture degustimi private dhe të personalizuara, punime artizanati të një niveli të lartë.

Të gjitha këto janë pjesë e përvojës dhe ende mbeten në nivele fillestare zhvillimi.

Nxitësi i këtyre duhet të jetë shteti nëpërmjet projekteve. Segmenti luksoz kërkon eksperienca unike të zbulimit të natyrës dhe peizazhit të pacenuar ndërkohë që zonat e paprekura po kërcënohen vit pas viti nga papërgjegjshmëria e projekteve që zhvillohen me dhe pa leje.

Që të zhvillosh një segment të turizmit luksoz duhet edhe një qasje e re e promovimit.

Deri më tani ne marketohemi si një destinacion i lirë, duke mbajtur këtë në krye të avantazheve.

Rritja e standardit të shërbimit, përmirësimi i infrastrukturës, menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimi i shërbimeve mbështetëse ndoshta mund të krijojnë më pas kushtet për një marketim më të profilizuar për turizmin luksoz.

 

Qasje e re

Segmenti luksoz kërkon eksperienca unike të zbulimit të natyrës dhe peizazhit të pacenuar ndërkohë që zonat e paprekura po kërcënohen vit pas viti nga papërgjegjshmëria e projekteve që zhvillohen me dhe pa leje. Që të zhvillosh një segment të turizmit luksoz duhet edhe një qasje e re e promovimit.

 

 

 

The post Bregdeti, si po e ridimensionojnë markat, por a mjafton? appeared first on Revista Monitor.

“ShqipĂ«ria, nga perlĂ« e fshehur nĂ« zgjedhje e rafinuar”

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:06

Intervistë me Juan Tuñon, Menaxher i Përgjithshëm i Meliå Durrës

 

Shqipëria ka të gjithë potencialin për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm ku markat ndërkombëtare po bëhen pjesë gjithmonë e më aktive në fushën e akomodimit.

Pavarësisht sfidave me infrastrukturën e përgjithshme apo kapitalin human, rritja e interesit për vendin tonë si destinacion shihet si  mundësi e mirë për investitorët e kësaj fushe.

Juan Tuñon, Menaxher i PĂ«rgjithshĂ«m i MeliĂĄ DurrĂ«s pohon se perceptimi pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« po ndryshon nga njĂ« “perlĂ« e fshehur” nĂ« njĂ« zgjedhje tĂ« rafinuar pĂ«r udhĂ«time mesdhetare.

 

Meliå operon si një strukturë mikpritëse gjatë gjithë vitit në Shqipëri. Si do ta karakterizonit ecurinë në muajt e parë të këtij viti dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për sezonin veror bazuar si te tendencat e rezervimeve të hershme, ashtu edhe në zhvillimet më të gjera brenda sektorit të turizmit?

Muajt e parë të vitit kanë shënuar ritëm të qëndrueshëm dhe inkurajues.

Niveli ynë i zënies ka qenë dukshëm më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i nxitur nga një kombinim i prenotimeve të hershme dhe i rritjes së numrit të udhëtarëve ndërkombëtarë që po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacion që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit.

Për sezonin veror, po vërejmë tendenca të forta prenotimesh, si nga tregjet tradicionale, si Mbretëria e Bashkuar dhe tregu vendas, ashtu edhe nga interesa të reja që vijnë nga Izraeli dhe vendet e Europës Lindore.

Ekosistemi më i gjerë turistik në Shqipëri po maturohet, me përmirësime në lidhjet ajrore dhe në përpjekjet e marketingut që po ndihmojnë në pozicionimin më konkurrues të vendit në Mesdhe.

 

Duke reflektuar mbi praninë tuaj në Shqipëri që nga fillimi i operacioneve, si do ta vlerësonit progresin dhe rritjen e përjetuar deri tani?

Që nga fillimi ynë, progresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi parë një rritje të ndjeshme në njohjen e markës, kthimin e klientëve që na zgjedhin përsëri dhe në mundësitë e partneriteteve.

Zhvillimet në infrastrukturë, rritja e besimit të investitorëve dhe mbështetja në rritje e qeverisë për turizmin kanë ndikuar pozitivisht.

Prania e Meliå është zgjeruar në përputhje me identitetin në zhvillim të turizmit shqiptar dhe jemi krenarë që po kontribuojmë në ngjitjen e Shqipërisë si një destinacion me potencial të lartë në Mesdhe.

 

A mund të na përshkruani profilin tipik të turistëve që zgjedhin hotelet Meliå në Shqipëri dhe çfarë na tregon kjo për tërheqjen në zhvillim të vendit si destinacion?

Klientët tanë tipikë janë udhëtarë për qëllime pushimi, kryesisht çifte dhe familje nga Europa Perëndimore dhe Qendrore që kërkojnë përvoja cilësore në bregdet, mirëqenie dhe kulturë lokale.

Megjithatë, po vëmë re edhe rritje të udhëtarëve të pavarur me shpenzime të larta dhe të nomadëve dixhitalë.

Kjo prirje thekson tërheqjen gjithnjë e më të madhe të Shqipërisë si një destinacion që ofron si autenticitet, ashtu edhe komoditet.

Perceptimi pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« po ndryshon, nga njĂ« “perlĂ« e fshehur” nĂ« njĂ« zgjedhje tĂ« rafinuar pĂ«r udhĂ«time mesdhetare.

 

Cilat kanale prenotimi janë treguar më efektive për hotelin tuaj, marrëveshjet me grupe të organizuara apo rezervimet individuale dhe cilat tregje burimore shfaqin aktualisht interesin më të madh?

Të dyja kanalet janë të rëndësishme, por rezervimet individuale, veçanërisht nëpërmjet platformave dixhitale, kanë rritjen më të madhe.

Megjithatë, rezervimet e grupeve mbeten thelbësore gjatë sezonit të ndërmjetëm, veçanërisht për takime, udhëtime nxitëse dhe ture në grup.

Tregjet tona më të forta aktualisht janë Gjermania, Italia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo larmi tregjesh është një tregues i fuqishëm i tërheqjes në zgjerim të Shqipërisë.

 

Si pjesë e një grupi hotelesh me njohje ndërkombëtare, ju keni një perspektivë të vlefshme mbi prirjet globale të udhëtimeve dhe potencialin e destinacioneve. Si e krahasoni Shqipërinë me vendet e tjera ku operon Meliå?

Shqipëria ndan ngjashmëri me destinacione ku Meliå ka qenë dëshmitar i një transformimi të shpejtë, si disa pjesë të Kroacisë dhe Malit të Zi rreth një dekadë më parë.

Ajo ofron një mjedis natyror të paprekur, autenticitet kulturor dhe standarde në rritje në mikpritje. Megjithëse ende hasen disa sfida në lidhje me infrastrukturën dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, potenciali këtu është i konsiderueshëm.

ShqipĂ«ria po perceptohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« destinacion “nĂ« ngjitje” nĂ« hartĂ«n globale tĂ« turizmit.

 

Në një intervistë të mëparshme vitin e kaluar, përmendët se të paktën 19 projekte hotelesh nën markën Meliå ishin planifikuar për Shqipërinë. A mund të na jepni një përditësim mbi ecurinë e tyre? Në çfarë faze janë këto zhvillime dhe si e vlerësoni potencialin e Shqipërisë për investime të mëtejshme në sektorin e mikpritjes?

Portofoli ynë prej 22 projektesh të markës Meliå po ecën mirë, me disa prona që ndodhen në faza të avancuara të zhvillimit ose projektimit. Partnerët tanë investues mbeten të përkushtuar, duke parë vlerë afatgjatë në ekonominë turistike të Shqipërisë.

Ne parashikojmë hapje të njëpasnjëshme gjatë viteve në vijim, gjë që jo vetëm do të diversifikojë praninë e Meliå-s, por edhe do të ngrejë më tej nivelin e sektorit të mikpritjes në vend.

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për investime falë vijës së saj të paprekur bregdetare, mjedisit pro-biznes dhe vendndodhjes strategjike.

 

Si e keni integruar dhe përshtatur identitetin e markës Meliå me karakteristikat dhe dinamikën unike të peizazhit turistik shqiptar?

Kemi punuar me përkushtim për të ndërthurur standardet globale të Meliå-s me hijeshinë lokale të Shqipërisë.

Kjo lidhet me përfshirjen e elementeve kulturore shqiptare në dizajn, kuzhinë dhe përvoja për klientët.

Gjithashtu bashkëpunojmë me furnitorë dhe komunitete vendase, në përputhje me objektivat tona më të gjera për qëndrueshmëri dhe ndikim social.

Rezultati është një përvojë klienti që ndihet autentikisht shqiptare, por me cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit që pritet nga një markë globale si Meliå.

 

Cilat janĂ« disa nga sfidat kryesore nĂ« menaxhimin e njĂ« prone me standard tĂ« lartĂ« ose luksoze nĂ« njĂ« treg nĂ« zhvillim si ShqipĂ«ria —veçanĂ«risht pĂ«r sa i pĂ«rket gjetjes dhe ruajtjes sĂ« kapitalit njerĂ«zor tĂ« kualifikuar?

Një nga sfidat kryesore është disponueshmëria e personelit të kualifikuar dhe të trajnuar në fushën e mikpritjes.

Edhe pse kemi parë përparime pozitive, ekziston ende një boshllëk në trajnimin dhe përvojën e specializuar veçanërisht për rolet në shërbimet e nivelit të lartë.

Meliå ka reaguar duke investuar në programe zhvillimi për stafin, si brenda strukturave të veta, ashtu edhe në bashkëpunim me institucione lokale.

Mbajtja e stafit është gjithashtu thelbësore, ndaj fokusohemi në krijimin e një mjedisi pune mbështetës dhe të orientuar drejt karrierës, për të ulur qarkullimin dhe për të ndërtuar një bazë lokale të talenteve.

 

Nga këndvështrimi juaj, cilat janë përfitimet afatgjata që sjell rritja e turizmit premium ose luksoz për destinacione në zhvillim si Shqipëria?

Rritja e turizmit luksoz sjell një sërë përfitimesh afatgjata, nga krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i infrastrukturës, deri te zhvillimi i praktikave të qëndrueshme të udhëtimit.

Ajo e rrit profilin e vendit dhe nxit shpenzime më të larta për çdo vizitor duke mbështetur ekonominë vendase.

Turizmi premium gjithashtu ka tendencën të tërheqë investitorë dhe të krijojë kërkesë për shërbime publike më cilësore, gjë që në fund përmirëson përvojën për të gjithë udhëtarët jo vetëm për ata në segmentin e luksit.

 

The post “ShqipĂ«ria, nga perlĂ« e fshehur nĂ« zgjedhje e rafinuar” appeared first on Revista Monitor.

Punë verore, e ardhme e pasigurt

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:04

Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, duke u bërë një shtyllë thelbësore e ekonomisë dhe një mundësi për të rinjtë që të fitojnë përvojë dhe të ndërtojnë karrierë. Por, ky fenomen sjell edhe sfida serioze për formalizimin, mbrojtjen dhe motivimin e punonjësve, të cilat kërkojnë vëmendje dhe veprime të koordinuara nga institucionet dhe bizneset


 

Nga Deada Hyka

Kur erdhi koha e verës, Elira, studente nga Tirana, nuk zgjodhi të qëndronte në shtëpi apo të kalonte pushimet si shumica e miqve të saj.

Përkundrazi, ajo mori një vendim që do të ndryshonte përvojën e saj këtë sezon, të largohej nga kryeqyteti dhe të shkonte në Jug të Shqipërisë për të punuar gjatë verës.

Arsyeja? Pagë me e mirë sesa mund të gjente në kryeqytet dhe mundësia për të fituar më shumë, ndërsa përballej me sfida të reja.

Provimet i shtyu pĂ«r nĂ« shtator, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, zerot qĂ« do tĂ« merrte nĂ« llogarinĂ« bankare, ia vlenin tĂ« “sakrifikonte” rutinĂ«n e mĂ«parshme.

Po Elira nuk është e vetmja që ndërmerr një vendim të tillë. Rruga e punësimit sezonal është shtruar shumë më herët.

Në një periudhë kur tregu i punës në Shqipëri po përballet me sfida dhe transformime të vazhdueshme, punësimi sezonal po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe, duke u shndërruar në një shtyllë kyçe për mbështetjen e sektorëve strategjikë të ekonomisë, sidomos atë të turizmit, i cili është një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike kombëtare.

Me afrimin e sezonit veror dhe rritjen e ndjeshme të fluksit të turistëve, nevoja për staf të përkohshëm që të ofrojë shërbime cilësore në fushat e mikpritjes, gastronomisë, mirëmbajtjes, menaxhimit të objekteve dhe aktiviteteve turistike, shtohet në mënyrë të konsiderueshme.

Ky realitet paraqet sfida dhe ngre pyetje lidhur me mënyrën se si kjo formë punësimi duhet të menaxhohet nga institucionet publike dhe private.

Sa janë të përgatitura këto institucione për të formalizuar dhe për të mbështetur punësimin sezonal në një mënyrë që të sigurojë të drejtat dhe dinjitetin e punonjësve?

Cilat janë mekanizmat që duhet të vendosen për të shmangur informalitetin dhe për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin profesional të të rinjve që angazhohen në këto pozicione?

Nga ana tjetër, pyetja kyçe që lind është: cili është vërtet roli i punësimit sezonal në ekonominë shqiptare?

A duhet ta shohim atë thjesht si një mjet për të mbuluar boshllëqet e përkohshme në tregun e punës gjatë periudhave të ngarkuara, apo përkundrazi, si një trampolinë dhe mundësi reale për të rinjtë që të fitojnë përvojë, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të ndërtojnë karrierë afatgjatë?

Enri Jahja, kryetari i ShoqatĂ«s sĂ« Bareve dhe Restoranteve, mĂ« herĂ«t tha pĂ«r “Monitor” se rritja e pagave pĂ«r punonjĂ«sit e sektorit tĂ« shĂ«rbimeve nĂ« bare dhe restorante nĂ« bregdet ka vijuar edhe gjatĂ« kĂ«tij viti, me njĂ« mesatare prej 10 deri nĂ« 20%.

Sipas tij, pagat në jug për pozicione pune si kamerier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri në 200 mijë lekë në muaj.

Z. Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste, pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.

Me gjithë rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.

Por ekspertët sugjerojnë se punësimi sezonal mund të shndërrohet në një urë lidhëse midis arsimit dhe tregut të punës, duke ndihmuar në reduktimin e papunësisë strukturore, sidomos te të rinjtë, dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik rajonal e kombëtar.

Për të arritur këtë, është e domosdoshme që politika dhe praktikat e punësimit sezonal të përmirësohen dhe të formalizohen në mënyrë të qëndrueshme.

Kjo përfshin krijimin e kontratave të qarta, sigurimin e kushteve të sigurta të punës, pagesën e drejtë dhe respektimin e të gjitha të drejtave ligjore të punonjësve sezonalë.

Po ashtu, duhet tĂ« zhvillohen programe trajnimi dhe edukimi pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur mĂ« mirĂ« punonjĂ«sit, duke u dhĂ«nĂ« atyre mundĂ«si pĂ«r t’u rritur profesionalisht dhe pĂ«r t’u integruar mĂ« lehtĂ« nĂ« tregun e punĂ«s permanent.

Në fund të fundit, punësimi sezonal nuk duhet të konsiderohet vetëm si një zgjidhje e përkohshme apo një fenomen kalimtar, por si një komponent thelbësor i një sistemi të organizuar dhe efektiv të punësimit, që kontribuon në rritjen ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për shumë familje shqiptare.

Pyetjet dhe sfidat e ngritura nga ky model duhet të trajtohen me seriozitet nga të gjitha palët e interesuara, në mënyrë që punësimi sezonal të shndërrohet në një instrument të fuqishëm dhe të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri.

 

Shifra

Sipas AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« PunĂ«simit dhe AftĂ«sive, çdo vit rekrutohen rreth 200,000 persona nĂ« turizĂ«m. NĂ« vitin 2023 pati rreth 43,000 tĂ« punĂ«suar, ndĂ«rsa plani 2024–2030 synon 74,000 punĂ«torĂ« sezonalĂ« nĂ« sektorin e turizmit

 

“Duhet kaluar nga pĂ«rvoja verore nĂ« karrierĂ« afatgjatĂ«

 Flet Erion Muça, ekspert punësimi

Sipërmarrjet turistike, sidomos ato në zonat bregdetare, mbështeten në punonjës të përkohshëm për të përmbushur nevojat e ndryshme, nga shërbimet në restorante dhe hotele, deri te mirëmbajtja e infrastrukturës.

Sipas Erion Muçës, ky lloj punësimi nuk është vetëm një mënyrë për të përballuar valën e turistëve, por edhe një mundësi për shumë të rinj, kryesisht studentë, që të fitojnë përvojë, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndihmojnë financiarisht veten apo familjen.

Por sipas tij, sfidat për bizneset janë të mëdha: nga gjetja e punonjësve të përshtatshëm, krijimi i kushteve të qëndrueshme dhe motivimi i tyre, deri te formalizimi dhe mundësia e avancimit brenda sipërmarrjeve.

 

Cilët janë sektorët kryesorë në Shqipëri që varen nga punësimi sezonal dhe sa i rëndësishëm është ky lloj punësimi për ekonominë?

Punësimi sezonal në Shqipëri lidhet kryesisht me sektorin e turizmit. Kërkesa më e madhe për punonjës vjen nga sipërmarrjet turistike, veçanërisht në zonat bregdetare, të cilat përballen me fluks shumë të madh turistësh gjatë sezonit.

Kjo krijon nevojë për punonjës, qofshin profesionistë të fushës apo punonjës të thjeshtë për role si kamerierë, recepsionistë, kuzhinierë, pastiçierë, mirëmbajtës, sanitarë dhe të tjera pozicione të domosdoshme për funksionimin normal të industrisë turistike.

Sigurisht, ka sfida për vetë bizneset për të gjetur punonjës të përshtatshëm.

Këtu përfshihen nevoja për të ndërtuar një infrastrukturë të brendshme motivimi dhe shpërblimi që fillon nga paga e drejtë, trajtimi njerëzor dhe social, shpërblime për orët shtesë dhe mundësia për të punuar përtej sezonit në role mbështetëse brenda së njëjtës sipërmarrje.

Kjo u jep punonjësve siguri dhe motivim të vazhdueshëm.

 

ÇfarĂ« profili kanĂ« zakonisht punonjĂ«sit sezonalĂ« dhe cilat janĂ« arsyet qĂ« i shtyjnĂ« drejt kĂ«tij lloj punĂ«simi, veçanĂ«risht tĂ« rinjtĂ« dhe studentĂ«t?

Zakonisht, profili i punonjësve sezonalë është ai i të rinjve, kryesisht studentë apo individë në fillimet e karrierës së tyre, të cilët janë në kërkim të një përvoje të parë pune, apo të një mënyre për të gjeneruar të ardhura shtesë gjatë pushimeve ose periudhave të lira nga studimet.

Janë individë energjikë, fleksibël dhe të gatshëm për të punuar në kushte të ndryshme, shpeshherë intensive, për një periudhë të kufizuar kohe.

Arsyet qĂ« i shtyjnĂ« drejt kĂ«tij lloj punĂ«simi janĂ« tĂ« ndryshme. SĂ« pari, Ă«shtĂ« nevoja ekonomike – dĂ«shira pĂ«r tĂ« fituar para nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Por pĂ«rtej kĂ«tij faktori, shumĂ« tĂ« rinj e shohin punĂ«simin sezonal si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« fituar pĂ«rvojĂ« praktike, pĂ«r tĂ« zhvilluar aftĂ«si tĂ« reja – si komunikimi, menaxhimi i kohĂ«s, puna nĂ« grup – tĂ« cilat janĂ« tĂ« domosdoshme nĂ« çdo fushĂ« mĂ« vonĂ«.

Për disa të tjerë, kjo është një mënyrë për të testuar veten në fusha të ndryshme, për të kuptuar më mirë se ku ndihen më të aftë apo të përmbushur.

Ka edhe raste kur një përvojë sezonale shndërrohet në një mundësi më të qëndrueshme punësimi, apo në një pikënisje për karrierë në industrinë përkatëse, veçanërisht në turizëm apo shërbime.

Pra, motivimi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m financiar – Ă«shtĂ« gjithashtu zhvillim personal dhe profesional, orientim nĂ« karrierĂ« dhe ndonjĂ«herĂ«, edhe dĂ«shira pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e njĂ« atmosfere dinamike dhe sociale, qĂ« e karakterizon zakonisht punĂ«n sezonale, sidomos gjatĂ« verĂ«s.

 

Cilat janë sfidat që hasin bizneset për të gjetur punonjës?

Së pari, duhet të krijojnë një infrastrukturë të brendshme për motivimin dhe nxitjen e punonjësve.

Kjo fillon nga niveli i pagĂ«s, trajtimi njerĂ«zor dhe social, e vazhdon me shpĂ«rblime pĂ«r punĂ«n shtesĂ« qĂ« bĂ«n njĂ« punonjĂ«s, pĂ«r tĂ« qenĂ« korrekt me pagesĂ«n e orĂ«ve shtesĂ« apo me mundĂ«sinĂ« qĂ« mund t’i ofrohet njĂ« tĂ« riu – qoftĂ« profesionist, zanatçi apo punĂ«tor i thjeshtĂ« – pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar shumĂ« mĂ« gjatĂ« sesa periudha e sezonit, i angazhuar dhe i punĂ«suar pranĂ« asaj sipĂ«rmarrjeje, duke bĂ«rĂ« punĂ« tĂ« tjera mbĂ«shtetĂ«se dhe plotĂ«suese nĂ« funksion tĂ« saj.

Qëllimi është që punonjësi të ketë siguri dhe garanci shtesë, duke qenë i siguruar për punën dhe mbarëvajtjen e saj.

Nga ana tjetër, është e qartë që sot, shumë punonjës në sektorin e turizmit, kërkojnë të promovohen, në varësi të profilit të punës dhe pozicionit.

Duan të kalojnë, për shembull, nga recepsionist në menaxher të një njësie turistike, nëse kanë kualifikimet përkatëse.

Pikërisht për këtë arsye, sistemi i promovimit të brendshëm në karrierë është i rëndësishëm.

Bizneset dhe kompanitë në sektorin e turizmit duhet të krijojnë struktura minimale, pa organigrama të fryra, me qëllim që të nxisin punonjësit jo vetëm përtej nivelit të pagës, por edhe përtej trajtimit dinjitoz dhe mundësive shtesë për të plotësuar infrastrukturën.

NjĂ« komponent tjetĂ«r Ă«shtĂ« mundĂ«sia qĂ« vetĂ« sipĂ«rmarrja t’u japĂ« punonjĂ«sve hapĂ«sirĂ« tĂ« rriten profesionalisht, qoftĂ« nĂ« njĂ« apo dy pozicione brenda mjedisit tĂ« punĂ«s.

Kjo ndihmon punonjĂ«sin qĂ« tĂ« konkurrojĂ« me  pĂ«rvojĂ«n e fituar, jo vetĂ«m brenda vendit, nĂ« sipĂ«rmarrje tĂ« tjera, por edhe jashtĂ« vendit – si njĂ« mĂ«nyrĂ« prezantimi profesional nĂ« kĂ«rkimin dhe gjetjen e njĂ« pune tĂ« ngjashme apo tĂ« pĂ«rafĂ«rt me atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ«.

 

A është kjo ndoshta një nga arsyet pse shumë të rinj kërkojnë punë sezonale jashtë kufijve? Sepse ndoshta atje gjejnë një model më të përshtatshëm në përputhje me këto kritere që ju përmendët në këtë situatë?

Deri tani, hulumtimet e mia tregojnĂ« se njĂ« nga arsyet pse punonjĂ«sit lĂ«vizin pĂ«r tĂ« punuar nĂ« mĂ«nyrĂ« sezonale nĂ« vendet e tjera Ă«shtĂ« niveli disi mĂ« i lartĂ« i pagĂ«s, si dhe disa lehtĂ«si qĂ« lidhen me kostot dhe shpenzimet e tyre – tĂ« tilla si akomodimi, ushqimi, oraret fleksibĂ«l tĂ« punĂ«s, si dhe tĂ« paktĂ«n njĂ« ditĂ« pushimi nĂ« javĂ« qĂ« u jepet nga vetĂ« sipĂ«rmarrja, apo lehtĂ«sia nĂ« alternimin e turneve mes punonjĂ«sve.

Qëllimi i këtyre lehtësive është që punonjësit të kenë sa më pak lodhje në punën që kryejnë dhe të ndihen më komodë, sepse paga apo shpërblimet që marrin justifikojnë këtë angazhim.

Lëvizja e punonjësve drejt vendeve të rajonit, sidomos për punësim sezonal, në shumicën e rasteve nuk lidhet drejtpërdrejt me diferencën e madhe të pagës krahasuar me Shqipërinë, por më tepër sepse atje ata arrijnë të kursejnë më shumë para, falë mbulimit të kostove të akomodimit, qëndrimit, ushqimit dhe mungesës së shpenzimeve shtesë, gjë që e bën më të leverdishme punën në këto industri.

Megjithatë, kjo nuk ndodh shumë për përvojën profesionale, as për eksperiencën e shtuar apo ballafaqimin me modele standarde, sepse punësimi sezonal është i përhapur në çdo vend të Europës që është destinacion turistik ose ka potencial turistik.

Ai është një punësim intensiv, që kërkon resurse të mëdha fizike dhe mendore, si dhe përkushtim të lartë, për shkak të periudhës së shkurtër gjatë së cilës ofrohet shërbimi.

Kjo periudhë është veçanërisht intensive për shkak të pranisë së lartë të klientëve që kanë nevojë për shërbimin tënd.

 

Cilat do të ishin disa instrumente që ndoshta shteti duhet të aktivizojë për të formalizuar punësimin sezonal dhe për ta zgjatur në kohë, në mënyrë që të bëhet një formë punësimi më afatgjatë?

Vendet pĂ«rreth ShqipĂ«risĂ«, por edhe njĂ« sĂ«rĂ« vendesh europiane, tashmĂ« kanĂ« nisur tĂ« subvencionojnĂ« sipĂ«rmarrjet turistike duke mbuluar njĂ« pjesĂ« tĂ« pagĂ«s – pse jo, edhe gjithĂ« pagĂ«n minimale tĂ« punonjĂ«sit, ose tĂ« paktĂ«n 70–80% tĂ« pagĂ«s mesatare qĂ« punonjĂ«si ka pasur gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« sezonit.

Sidoqoftë, për mua, ky subvencionim nga shteti për sipërmarrjet duhet të vijë vetëm atëherë kur vetë kompanitë dhe bizneset kanë kryer një proces standardizimi dhe modernizimi të mënyrës se si funksionojnë nga brenda: çfarë standardesh kanë në trajtimin, vlerësimin dhe motivimin e punonjësve; sa të kënaqur janë punonjësit me punën që bëjnë në këto sipërmarrje.

Pra, subvencionimi duhet të vijë si rezultat i një feedback-u të matshëm nga këto hapa të ndërmarra nga bizneset dhe të përcaktohet në bazë të një sistemi merite.

Këto sipërmarrje që realisht kanë standardet e duhura për trajtimin dhe zhvillimin e punonjësve, që i trajnojnë dhe i promovojnë nga brenda dhe që i trajtojnë mirë, duhet të jenë të parat që të përfitojnë subvencionim nga shteti për të mundësuar një punësim sa më afatgjatë.

Gjithashtu, duhet të kërkohen dhe gjenden forma alternative përmes aplikimit në projekte të ndryshme dhe programe ndërkombëtare nga vetë sipërmarrjet turistike, që në një formë apo në një tjetër të gjenerojnë të ardhura alternative, për të pasur mundësi të mbajnë në punë punonjësit gjatë gjithë vitit.

Ashtu si sot, nëse një punonjës do të qëndrojë në një sipërmarrje turistike përtej sezonit turistik, ai duhet të ketë edhe role dhe përgjegjësi konkrete që ndikojnë në rritjen e të ardhurave të sipërmarrjes edhe jashtë sezonit.

Për shembull, një punonjës që ka qenë recepsionist gjatë sezonit, mund të bëhet menaxher i rrjeteve sociale jashtë sezonit për atë sipërmarrje, duke u lidhur dhe duke bashkëpunuar me agjenci europiane me qëllim që në vitin pasardhës të rritet numri i klientëve që frekuentojnë atë njësi turistike.

Ky punonjës, në një mënyrë ose në një tjetër, e justifikon dhe gjeneron vetë pagën e tij edhe jashtë sezonit, si dhe fitimin që sipërmarrja pret nga puna e tij.


Ju jeni në kontakt të vazhdueshëm me studentë dhe të rinj prej vitesh. A mund të jepni një këshillë për të rinjtë që e shohin punësimin sezonal si mënyrë të shpejtë për të fituar para gjatë verës?

Çdo tentativĂ« pĂ«r tĂ« fituar para duhet tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« punĂ« qĂ« ndikon pozitivisht, pas njĂ« periudhe tĂ« caktuar kohe, nĂ« krijimin e njĂ« identiteti profesional.

Unë jam totalisht kundër të bërit të një pune vetëm për para, kur ajo nuk lidhet me dëshirat që ka një i ri për të ndërtuar një profesion, kur nuk lidhet me arsimin dhe formimin që ai ka, apo kur nuk ndikon në forcimin e kompetencave dhe profesionalizmit me të cilin ai do të konkurrojë nesër.

Pra, sot, nuk mjafton qĂ« njĂ« i ri – apo kushdo – tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion aftĂ«sitĂ« e tij personale pĂ«r tĂ« kryer punĂ« tĂ« ndryshme qĂ« i sjellin tĂ« ardhura, nĂ«se nuk zhytet mĂ« thellĂ« nĂ« njĂ«rĂ«n nga kĂ«to punĂ« pĂ«r ta kthyer nĂ« profesion.

Sepse vetëm kjo e ndihmon realisht në zhvillimin profesional, në të drejtën që ai duhet të gëzojë nesër për të avancuar profesionalisht dhe për të pasur një profesion që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

 

Vështirësitë

Qeveria dhe operatorĂ«t po diskutojnĂ« subvencionimin e periudhĂ«s jashtĂ« sezonit (4–6 muaj), pĂ«rfshi punĂ«sim me pagesĂ« minimale dhe sigurime shoqĂ«rore. MegjithatĂ«, bizneset janĂ« duke punĂ«suar fuqishĂ«m punĂ«torĂ« tĂ« huaj (nga Azia, Amerika Latine, Filipinet, UgandĂ«, Turqi), pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« stafit vendas.

 

Tendenca

Punësimi sezonal në Shqipëri është pjesë thelbësore e ekonomisë, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Tregu karakterizohet nga:

  • MungesĂ« stafi lokal, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« vĂ«shtira.
  • ZĂ«vendĂ«simi i fuqisĂ« punĂ«tore me punĂ«torĂ« tĂ« huaj.
  • Nisma qeveritare pĂ«r mbĂ«shtetje gjatĂ« periudhĂ«s jashtĂ« sezonit, ende nĂ« fazĂ« diskutimi.
  • Pagat variabĂ«l, nga 400 € pĂ«r shĂ«rbime bazĂ« deri nĂ« 3,000  € pĂ«r profesione tĂ« specializuara.

 

 

 

The post Punë verore, e ardhme e pasigurt appeared first on Revista Monitor.

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

By: Mira Leka
15 August 2025 at 22:02

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i konsoliduar, në rritje, që funksionon dhe lëviz miliarda. Mbetet e vështirë të dallosh ku mbaron prodhimi, cili është qëllimi dhe strategjia ushtarake që do të ndiqet.

 

MSc Roland Tashi, Ekspert i çështjeve të sigurisë

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« evidentojmĂ« fillimisht pozicionin e ItalisĂ« nĂ« AleancĂ«n Atlantike, ekonominĂ« e saj ushtarake, si dhe bashkĂ«punimin qĂ« ka me vendin tonĂ« nĂ« fushĂ«n e ekonomisĂ« dhe mbrojtjes, ku vend kryesor ka mbikĂ«qyrja dhe mbrojtja e hapĂ«sirĂ«s ajrore.

Italia është anëtare e NATO-s, e krijuar në vitin 1949 si një aleancë ushtarake kolektive për mbrojtjen e vendeve anëtare kundër kërcënimeve ushtarake, duke qenë një nga shtetet themeluese të kësaj organizate.

Si një nga fuqitë ushtarake kryesore në Europën Jugore, Italia luan rol të rëndësishëm në strukturën ushtarake dhe strategjike të aleancës, ajo kontribuon me forca të armatosura, si dhe me kapacitete të avancuara teknologjike në fushën e mbrojtjes ajrore, detare dhe tokësore.

Në vendin fqinjë janë të vendosura disa baza ushtarake të rëndësishme të NATO-s, forcat e saj të armatosura kanë përgjegjësi kryesore në menaxhimin dhe koordinimin e disa rajoneve strategjike, veçanërisht në Mesdhe dhe në Europën Jugore.

Në fushën ushtarake, forcat ajrore italiane punojnë ngushtë me strukturat shqiptare të mbrojtjes, kryesisht në monitorimin, patrullimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore nga kërcënimet e sigurisë, në trajnimin e pilotëve dhe në mbështetjen teknike për sistemet e radarëve, në shkëmbim informacioni dhe koordinim për të siguruar një mbrojtje efektive të hapësirës sonë ajrore.

Italia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në vendin tonë, me investime në sektorë si industria, ndërtimi, shërbimet dhe sektori financiar.

Marrëdhëniet ekonomike sjellin përfitime të ndërsjella, Italia e përdor vendin tonë si një pikë strategjike për prodhimin dhe eksportin në rajon, ndërsa vendi ynë përfiton nga transferimi i teknologjisë, investimet dhe krijimi i vendeve të punës.

Të gjitha këto të dhëna, për të kuptuar se marrëdhëniet tona mund të zhvillohen edhe në sektorin ushtarak, duke ndikuar jo vetëm në mbrojtjen e vendit, por edhe në forcimin e ekonomisë.

Le të kthehemi tek Italia, për të njohur rolin që luan industria ushtarake në ekonominë e përgjithshme të këtij vendi.

Europa përgatitet për rishikimin e strukturave dhe buxheteve ushtarake, fuqizim dhe shtim të arsenaleve ushtarake, në disa raste në pozicione dhe interesa të ndryshme.

Ndërkohë që në Bruksel diskutohet, Italia tashmë ka ndërtuar një ekonomi ushtarake të vetën. Gjatë vitit 2024, autorizimet për lëvizjen e materialeve të armatimit arritën në vlerën 8.4 miliardë euro.

Nga kjo shifër, sipas raportit të fundit parlamentar, 7.69 miliardë u destinuan për eksport ndaj klientëve të huaj, ndërsa pjesa tjetër, pak më pak se 744 milionë, për import.

Indonezia, Franca dhe Nigeria janë tre destinacionet kryesore, ndërkohë që Ukraina zbriti në vendin e 11-të.

Gjithashtu janë në rritje transaksionet bankare lidhur me operacionet ushtarake. Vitin e kaluar, flukset financiare të lëvizura kaluan vlerën 12 miliardë.

 

Cilët janë klientët e Italisë për eksportin e armëve?

Vetëm një vend ka marrë autorizime për më shumë se 1 miliard euro, Indonezia. Kjo shifër lidhet me kontratën e firmosur në muajin mars ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Indonezisë dhe Fincantieri, kompani e madhe italiane e industrisë detare, për furnizimin me dy anije patrulluese detare.

Anijet ishin fillimisht të porositura për Marinën Ushtarake italiane dhe janë aktualisht në ndërtim në kantieret e integruara të Riva Trigoso dhe Muggiano, në Liguria.

Por lista e vendeve ku Italia tregton armë është e gjatë.

Në vendet e para janë Franca, me blerje që kap vlerën prej 591 milionë eurosh, ndërsa Nigeria, me 480 milionë licenca, mbetet surprizë në renditjen e vitit 2024, kur vitin e kaluar, blerjet e saj ishin vetëm 93.2 milionë euro.

Ukraina, nga ana tjetër, zbriti në vendin e 11-të, nga vendi i dytë që ishte në vitin 2023.

 

 

Kompanitë lider të industrisë ushtarake

Leonardo është një ndër kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në Itali në fushën e industrisë së mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe sigurisë. Leonardo është kompania që ka eksportuar më shumë armë, me vlerë 1.7 miliardë euro, duke përbërë 27.7% të totalit.

Pas saj vjen Fincantieri, me 1.4 miliardë euro (22.6%).

Në vendin e tretë dhe të katërt janë Rheinmetall Italia (6.60%) dhe Mbda Italia (6.25%).

Këto katër kompani përbëjnë rreth 63.14% të vlerës monetare të shkëmbimeve. Renditjen plotësojnë edhe Naviris, Avio, So.Ma.Ci.S dhe Fabrika e Armëve Pietro Beretta.

Sipas analizës së Zyrës së Studimeve të Mediobanca, 100 kompanitë kryesore industriale italiane të mbrojtjes kanë gjeneruar në 2023 një xhiro prej mbi 40 miliardë eurosh, ku pjesa ushtarake përbën 49%. Sektori punëson më shumë se 54,000 punonjës direkt dhe mbi 180,000 të tjerë indirekt dhe në zinxhirin e furnizimit, duke qenë një nga degët me teknologjitë më të avancuara të ekonomisë italiane.

Protagonistët kryesorë të kësaj industrie janë gjithashtu aktorët kryesorë të eksportit; Rheinmetall Italia (sisteme radar, kundërajrore), Mbda Italia (raketa dhe sisteme armësh të drejtuara), Naviris (mbrojtje detare), Avio (kontroll hapësinor), So.Ma.Ci.S (komponentë elektronikë), Knds Ammo Italy (municion i rëndë), Elettronica (luftë elektronike), M.E.S. (mekanikë dhe inxhinieri), Martec (komponentë detarë) dhe Iveco Defence Vehicles (prodhim automjetesh të blinduara).

Së bashku, këto formojnë një ekosistem industrial që shtrihet nga Lombardia, te Friuli-Venezia Giulia, përmes Ligurias, Lazios dhe Emilia-Romagnas.

 

ÇfarĂ« eksporton Italia?

Në vitin 2024, artikulli kryesor i eksportit ishin aeroplanët, me një vlerë prej 1.27 miliardë eurosh, ndjekur nga anijet e luftës me 1.26 miliardë euro.

Nën 1 miliard euro janë bombat, torpedot, raketat, raketat e drejtuara (825 milionë), pajisjet elektronike (697 milionë), armët me kalibër mbi 12.7 mm (661 milionë), teknologjia për prodhimin (461 milionë), municioni (433 milionë), automjetet tokësore (303 milionë) dhe armët me kalibër nën 12.7 mm (205 milionë).

NĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme, nga raporti del qĂ« 81.3% e armĂ«ve tĂ« eksportuara lidhen me kategorinĂ« “materiale”, 12% me “teknologji”, 3.4% me “shĂ«rbime” dhe 3.3% me “pjesĂ« kĂ«mbimi”.

Në të dhënat e 2024 thuhet se nuk figuron Izraeli, pasi karakteristikat e ndërhyrjes izraelite në Gaza kanë bërë që Autoriteti Kombëtar të mos japë autorizime të reja për eksport, sipas ligjit përkatës.

 

Nga i blen Italia armët?

Italia vazhdon të blejë nga Izraeli. Kjo e bën më komplekse nga ana gjeopolitike listën e vendeve nga të cilët qeveria Meloni blen armë.

Në 2024, Italia importoi armë me vlerë rreth 743 milionë euro, një rënie nga 1.2 miliardë euro në 2023. 24.7% e importeve vijnë nga Shtetet e Bashkuara (184 milionë euro), 20.8% nga Izraeli, 15% nga Zvicra dhe 11.6% nga Mbretëria e Bashkuar dhe India. Të tjerat së bashku nuk arrijnë në 10% të totalit.

Italia ka blerĂ« gjithçka pĂ«rveç teknologjisĂ«. 93.8% e importeve tĂ« armĂ«ve janĂ« “materiale”, 3.5% “shĂ«rbime” dhe 2.7% “pjesĂ« kĂ«mbimi”.

Në detaje, qeveria Meloni ka autorizuar blerje me vlerë 340 milionë euro për municione, bomba, torpedo dhe raketa, 84 milionë për pajisje elektronike dhe 76 milionë për armë me kalibër mbi 12.7 mm.

 

Roli i bankave, flukset financiare mbi 12 miliardë euro

Eksporti ushtarak italian nuk bazohet vetëm në fuqinë industriale, por edhe në një sistem financiar të fortë që lehtëson, garanton dhe shoqëron çdo transaksion.

Në vitin 2024, bankat dhe ndërmjetësit financiarë në Itali bënë mbi 21,500 njoftime për operacione eksporti, importi ose transitimi të materialeve të armatimit.

Në total, flukset financiare kaluan 12 miliardë euro, pak më shumë se vitin paraardhës.

Tre bankat kryesore janë Intesa Sanpaolo, Unicredit dhe Deutsche Bank, të cilat kanë menaxhuar 68.7% të transaksioneve për të ardhurat nga eksportet dhe 83.8% të garancive dhe financimeve të dhëna në vitin 2024.

Një pjesë në rritje e këtyre operacioneve, me vlerë 1.6 miliardë euro, lidhet me programe bashkëpunimi ndërqeveritar dhe licenca globale programesh (+25% krahasuar me 2023).

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i konsoliduar, në rritje, që funksionon nën sipërfaqe dhe lëviz miliarda. Mbetet e vështirë të dallosh ku mbaron prodhimi dhe ku fillon strategjia ushtarake.

The post Italia fuqizon ekonominë ushtarake appeared first on Revista Monitor.

❌
❌