Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Horoskopi 19 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
18 August 2025 at 23:48

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni me te lirshëm te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Peshorja

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

The post Horoskopi 19 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

By: M C
18 August 2025 at 23:35

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë shumë besim tek unë.”

Këto ishin deklaratat e para nga Marash Kumbulla, një qendërmbrojtës 25-vjeçar, i lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, i cili i bashkohet Mallorcës së Jagoba Arrasate në huazim nga skuadra e Serie A, Roma.

Klubi mallorkan ka një opsion blerjeje prej gjashtë milionë eurosh plus dy milionë të tjera në bonuse, siç njoftoi Fabrizio Romano.

“Më treguan shumë për projektin e Mallorcas dhe kur klubi më telefonoi, doja të isha këtu sa më shpejt të ishte e mundur”, u shpreh Kumbulla, i cili do të veshë fanelën me numër 4 në sfidën e tij të re.

Marrëdhënia e tij me Muriqin…

Kumbulla shpjegoi se ka një afërsi të veçantë me Muriqin . “Fola me Vedatin kur e takova këtu me Espanyolin. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe dua ta shoh së shpejti.”

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Espanyol sezonin e kaluar, sezonin 2024/25. Atje, ai luajti më shumë se 2.900 minuta në La Liga, duke u paraqitur në një total prej 35 ndeshjesh dhe duke shënuar tre gola.

Në prezantimin e tij si futbollist i Mallorcas, Marash Kumbulla u dërgoi mesazhin e mëposhtëm tifozëve: “Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu, në Mallorca, me ta.”

Lojtari i ri i Mallorcas mbërriti në Palma dje, të dielën. Ai i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i Bermellón të hënën. Ai është planifikuar të stërvitet nesër, të martën, nën drejtimin e Jagoba Arrasate.

The post Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin! appeared first on Albeu.com.

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

By: M C
18 August 2025 at 23:30

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo doli nga klinika dentare.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndëruar jetë.

The post “Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë! appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

By: M C
18 August 2025 at 23:22

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar homologur rus, Vladimir Putin.

Donald Trump deklaroi më herët gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se synon një takim trepalësh me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Liderët europianë i kërkuan Donald Trumpit që të mbështesin Ukrainën përballë Rusisë ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se duhet të diskutojnë edhe për shkëmbim territoresh.

The post Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

By: M C
18 August 2025 at 22:45

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pa se si skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Italisë përballë Specias, me penalltitë që u bënë vendimtare.

Çuni e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë nga trajneri. Por ai nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në minutat në fushë deri në mbyllje të sfidës me shifrat 1-1.

Për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë dhe aty Çuni gjuajti të dytën për skuadrën e tij, duke e realizuar me saktësi.

Por dy të tjera të humbura nga shokët e skuadrës bënë që ndeshja të mbyllje me suksesin me penallti të Specias dhe eliminimin e Sampdorias nga Kupa e Italisë.

The post La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa appeared first on Albeu.com.

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

By: M C
18 August 2025 at 22:31

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoci ka shkruar një dedikim të ndjerë, ku mes rreshtash shpreh dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj ngjarjeje.

Postimi i plotë:
U fik flaka e shpirtit te Mames.
Poetet heshtin.
Vargu qorrohet.
Muza ka kthye shpinen.
vallzon me jeten cikli i saj…
Mortja fshin kosen.
Zogu s’cicron.
Nji flutur ka qysh ne mengjez
qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
Kembanat e Hideshaim
i ndigjoj gjer ketu ne Tirane
Baba buzqesh krah hap.
Por e para i ka dal
Nana e saj Lula
me Violeten perdore…
Prela Martini Gjoni Frani Leci te heshtun
si kostandin
Qe presin buzqeshjen e Doruntines.
Po gezohet Parajsa
E ketu ferri mbretnon ne zemrat tona.
Rita trafiqeve te botes.
Juli infermjerja psikologja vajza e pleqnis…
Un ulu e bjer njii nat te tane ne krevat
Tuj kerkue gjumin e paqte…
Se ku ish struke…
Telefoni
Juli me syt e fikun
si gravurave te Ave Marias
Arrin te shqiperoj “u fik qiri MAM”
…nuk qame as njeni as tjetri…
Per disa sekonda sikur te ishim ne gare..
Kush do duket ma i permbajtun.
Kjau natyra sepse nje shi filloi…
Mori me vehte edhe lotet tan..
Me krye ulur borxhli i varfer
Jetim tashma
Sot Shpetuem prej borxhit te saj.
Qe asnji femij sa do u mundue mbet perjetsisht borxhli
Sepse nuk mujt me ia la ndonji her
nanes mundin e Saj.

The post Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Vri*et me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Greqi

By: M C
18 August 2025 at 22:08

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë, shkruan Protothema.

Ngjarja ndodhi në zonën e Agios Panteleimonas, ku shqiptari u qëllua me plumb në kokë.

Forca të forta policie dhe një mjek ligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e ngjarjes.

The post Vri*et me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

By: M C
18 August 2025 at 21:43

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij, përshëndeti bisedimet mes liderëve dhe theksoi rëndësinë e një samiti trilateral mes SHBA, Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë, ai shtoi se pas tij duhet të zhvillohet edhe një samit “katërpalësh”.

Nuk është ende e qartë nëse Macron nënkuptonte që Franca të jetë pala e katërt, apo nëse mendonte NATO-n, Bashkimin Evropian ose të ashtuquajturën “Koalicioni i Vullnetit”, shkruan Sky News.

“Kur flasim për garancitë e sigurisë, flasim për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian,” tha Macron në tyrezën me Donald Trump dhe lideret e tjere te BE.

Ai nënvizoi se një nga garancitë kryesore që Franca dëshiron nga çdo marrëveshje është që Ukraina të ketë një ushtri të “besueshme” për “vitet dhe dekadat që vijnë”. Kjo, sipas tij, do të mbështetet nga një angazhim i liderëve evropianë për t’i dhënë Ukrainës garanci sigurie.

Macron shtoi gjithashtu se Presidenti Trump mund të jetë i sigurt që “evropianët janë shumë të vetëdijshëm se kanë pjesën e tyre të drejtë në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por edhe se siguria e tyre është drejtpërdrejt në rrezik në këtë situatë”.

The post Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Bilisht! 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare

By: M C
18 August 2025 at 21:17

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bilisht sapo ka dalë nga një klinikë dentare.

Nga të dhënat e para mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.

The post E rëndë në Bilisht! 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare appeared first on Albeu.com.

Presidenti i SHBA-ve këshillon Zelenskyn: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO

By: M C
18 August 2025 at 20:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka vënë ultimatum Volodymyr Zelenskyyt dhe Ukrainës. Trump ka përjashtuar mundësinë e lejimit të Ukrainës për tu bashkuar me NATO-n ose për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia si pjesë e negociatave me Moskën.

Trump i postoi komentet në platformën e tij Truth Social të dielën në mbrëmje, disa orë para se të takohej me udhëheqës evropianë, përfshirë Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Zelensky në Zyrën Ovale, në një përpjekje për të kundërshtuar një plan të mbështetur nga SHBA-ja që do ta shihte Ukrainën të hiqte dorë nga territori.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse do të donte, ose mund të vazhdojë të luftojë. Nuk mund ta kthejmë Krimenë që Obama e dha 12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë të shtënë, dhe s’ka NATO për Ukrainën. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!!!”, shkroi Trump në Truth.

Një minutë më vonë, presidenti amerikan postoi se do të ishte një nder i madh të priste kaq shumë udhëheqës evropianë në të njëjtën kohë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe para komenteve të Trump të dielën, Zelensky përballet me një detyrë të vështirë për të përmbysur dëmin e shkaktuar perspektivave të sigurisë së Ukrainës nga samiti Trump-Putin i së premtes në Alaska.

Më parë, Trump akuzoi median se e keqinterpretoi “takimin e tij të madh në Alaska”, një takim që shihet gjerësisht si një fitore për Putinin dhe një poshtërim për presidentin e SHBA-së. Të dielën, Trump pretendoi se kishte bërë “përparim të madh” në lidhje me Rusinë, pa dhënë detaje.

The post Presidenti i SHBA-ve këshillon Zelenskyn: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO appeared first on Albeu.com.

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putin në telefon! T’i japim fund kësaj lufte në Ukrainë

By: M C
18 August 2025 at 20:20

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij takimi do të telefonojë homologun rus, Vladimir Putin.

Donald Trump theksoi se do t’i kërkojë Putinit një takim trepalësh me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Më herët, Donald Trump, deklaroi se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

Sakaq, Trump theksoi se SHBA-të prodhojnë armët më të mira dhe ia shesin NATO-s. Pas kësaj, armët amerikane përfundojnë në duart e ukrainasve të cilët përballen me agresionin rus.

The post Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putin në telefon! T’i japim fund kësaj lufte në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Përplasen tre mjete në aksin Berat-Dimal/ Shoferët e plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit

By: M C
18 August 2025 at 19:44

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Berat-Dimal.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, një mjet tip “Opel”, një “Fiat” dhe një furgon.

Tre shoferët e plagosur janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa pritet të zbardhen detaje për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Përplasen tre mjete në aksin Berat-Dimal/ Shoferët e plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Reperi i njohur Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person

By: M C
18 August 2025 at 19:19

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka festuar ditëlindjen, dhe urimi më i veçantë nuk erdhi nga ndonjë koleg apo mik i estradës, por nga e partnerjae tij. Edhe pse lidhja e tyre është mbajtur larg syrit të publikut, këtë herë ajo zgjodhi t’i shprehë dashurinë hapur në rrjete sociale.

Ajo ndau një fotografi të ëmbël me reperin në Instagram, krahas së cilës shkroi: “Urime ditëlindjen, dashuria e jetës”, një dedikim që emocionoi fansat dhe mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Cozman e ripostoi menjëherë në profilin e tij, duke e konfirmuar ndjenjën reciproke.

Ky postim befasoi publikun, pasi deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte ndarë detaje për lidhjen që duket se ka qenë larg syrit të medias. Romanca e tyre mbetet ende misterioze, por ky gjest e bëri të qartë se lidhja e tyre është më serioze sesa mendohej. Në planin profesional, reperi ka pasur periudha pauze, por herë pas here rikthehet me projekte që mbajnë të interesuar fansat e tij të shumtë.

The post FOTO/ Reperi i njohur Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person appeared first on Albeu.com.

Sot takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë fillojnë të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

By: M C
18 August 2025 at 18:54

Sot në Shtëpinë e Bardhë do mbahet një takim i nivelit të lartë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësve kryesorë evropianë, me fokus kryesor luftën Rusi-Ukrainë dhe sigurinë ndërkombëtare.

Pasditen e së hënës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte wshte i pari që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri britanik, Keir Starmer. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb si dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në prag të bisedimeve, Presidenti Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij ka arritur të shuajë gjashtë konflikte ndërkombëtare, duke nënvizuar rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes globale.

Takimi i sotëm shihet si një moment vendimtar për koordinimin e qëndrimeve mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe strategjinë e ardhshme ndaj Rusisë.

The post Sot takimi Trump-Zelensky, udhëheqësit evropianë fillojnë të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Albeu.com.

“Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detaje tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë; Po ktheheshin nga dasma, u dogjën të gjallë në automjet

By: M C
18 August 2025 at 18:24

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë.

Shqiptarët Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj 61 vjeç, Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe (viktimat) dhe Mardalena Kacaj 49 vjeçe, kjo e fundit e plagosur e të tjerët tashmë viktima, ishin duke u kthyer nga dasmë në momentin që janë përplasur nga një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar.

Nga përplasja e fortë, automjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë ndërsa personat që ndodheshin brenda kanë thirrur me të madhe për ndihmë, por askush nga personat e pranishëm nuk mundën që t’i shpëtonin. Vetëm 49-vjeçarja ka mundur që të dalë nga makina, ndërsa personat e tjerë janë karbonizuar brenda në automjet nga flakët.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se flakët ishin aq të mëdha saqë ishte e pamundur për ne që t’i ndihmonim.

Në aksident gjithashtu është përfshirë dhe një tjetër automjet ku po udhëtonin 4 shtetas grekë, të moshave 36 vjeç, 28 vjeç dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë këta persona janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën. I plagosur nga ky aksident ka mbetur dhe shoferi bullgar i kamionit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post “Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detaje tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë; Po ktheheshin nga dasma, u dogjën të gjallë në automjet appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me tre v*ktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve

By: M C
18 August 2025 at 18:04

Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë:

Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj i datëlindjes 61 banues Dhrapecona, Athinë.

Marianka Bushi Aliraj datëlindje 57 vjeçe.

Dhe e plagosur ne spital ndodhet Mardalena Kacaj e datëlindjes 49. Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.

The post Aksidenti me tre v*ktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Trump para takimit me Zelenskyn: Kam zgjidhur 6 konflikte, tani është radha e Ukrainës

By: M C
18 August 2025 at 17:50

Para takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Donald Trump dërgoi një mesazh të fortë përmes platformës së tij ‘’Truth Social’’.

Presidenti Trump theksoi se në gjashtë muajt e fundit ka arritur të zgjidhë gjashtë konflikte, njëri prej të cilëve sipas tij kishte potencialin të shkaktonte një katastrofë bërthamore. Megjithatë, ai akuzoi Ëall Street Journal dhe analistë të tjerë se nuk kuptojnë asgjë rreth situatës në Ukrainë.

“Në gjashtë muajt e fundit, kam zgjidhur 6 luftëra, njëra prej të cilave mund të kishte shkaktuar një katastrofë bërthamore. Megjithatë, më duhet të dëgjoj Ëall Street Journal dhe shumë të tjerë, të cilët realisht nuk kanë asnjë ide, të më thonë se çfarë po bëj gabim në situatën Rusi/Ukrainë, e cila është lufta e fshehtë e Joe Biden, jo e imja. Personalisht, jam këtu për ta ndaluar atë, jo për ta çuar më tej.

Nëse do të isha president, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. E di saktësisht çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshillat e njerëzve që kanë punuar me këto konflikte për vite me radhë dhe që nuk kanë arritur kurrë të bëjnë asgjë për t’i ndaluar ato’’. – përfundoi Trump.

Takimi i radhës në Shtëpinë e Bardhë pritet me interes të madh, ndërsa qëndrimet e Trump ndaj Ukrainës dhe marrëdhënieve me Evropën po ngjallin debat të gjerë si brenda SHBA-së, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

The post Trump para takimit me Zelenskyn: Kam zgjidhur 6 konflikte, tani është radha e Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Zelensky para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Trump ka forcë ta detyrojë Rusinë të bëjë paqe

By: M C
18 August 2025 at 17:14

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sapo ka zhvilluar bisedime me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Uashington DC, përpara takimit me Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë.

“Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë”, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Kellogg për takimin.

Ai shton se Ukraina është e gatshme të vazhdojë të punojë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet në mënyrë që paqja të vijë vërtet”, thotë Zelenskyy duke shtuar: “Kur diskutohet paqja për një vend në Evropë, kjo do të thotë paqe për të gjithë Evropën”.

The post Zelensky para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Trump ka forcë ta detyrojë Rusinë të bëjë paqe appeared first on Albeu.com.

Aksident në Greqi, ndërrojnë jetë tre shqiptarë

By: M C
18 August 2025 at 16:52

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë.

Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës.

Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët u dërguan gjithashtu në spital nga ambulancat . Ata kanë lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese.

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili u përhap edhe në zonat rurale.

22 zjarrfikës me 9 automjete nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë të lënduarit dhe viktimat nga automjetet që digjeshin.

Për shkak të aksidentit tragjik, policia rrugore bllokoi për disa orë aksin rrugor .

Konkretisht, u vendos të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në Autostradën Egnatia Iasmos – Ksanthi, në itinerarin Komotini – Ksanthi.

The post Aksident në Greqi, ndërrojnë jetë tre shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti: Pse po vonohet Gjykata Kushtetuese?

By: M C
18 August 2025 at 16:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me Gjykatën Kushtetuese vendase si dhe dyshime për vonesën e publikimit të vendimit të gjykatës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Teksa thekson se çdo vendim kushtetues është respektuar me rigorozitet nga ai dhe prej ekzekutivit të drejtuar prej tij, Kurti tregon se vendimi i radhës pritet të jetë “i padrejtë e i padurueshëm”.

“Nuk ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen time si Kryeministër, nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që unë, si udhëheqës i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin përsëri nëse do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo më bën të mendoj se do të jetë i pazakontë, i padrejtë, i padurueshëm, kështu që ndoshta duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Ky afat njëmujor do të nisë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë, por ende nuk është përcaktuar se kur ky publikim do të ndodhë.

Kryeministri në detyrë shton se vonesa në publikimin e vendimit të plotë – ndryshe nga rasti i 26 qershorit, kur gjithçka u publikua në të njëjtën ditë, ngre dyshime për mospërputhje dhe zbulon një precedent shqetësues në qasjen e Gjykatës.

“Edhe një herë, e përsëris se ne gjithmonë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por këtë herë, ndryshe nga 26 qershori, kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi vendimin e plotë, i cili është vonuar, të cilin duhet ta lexojmë të plotë. Më 26 qershor, patëm njoftimin dhe vendimin në të njëjtën ditë. Tani, më 8 gusht, patëm njoftimin, por ende nuk e kemi vendimin. Kur ta lexojmë, do të shprehim vlerësimin tonë për meritat. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por bazuar në njoftim, sipas mendimit tim, ka një mospërputhje midis këtij vendimi në versionin e plotë që po presim dhe atij të 26 qershorit të kësaj përvoje të njëjtë të Gjykatës Kushtetuese”.

The post Çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti: Pse po vonohet Gjykata Kushtetuese? appeared first on Albeu.com.

❌
❌