Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vijon lufta me flakët në Bulqizë dhe Fushë Arrëz
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025. Sipas njoftimit zyrtar, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 23 vatra zjarri: 16 janë shuar plotësisht, 4 janë ende aktive, ndërsa 3 mbeten nën monitorim. Janë izoluar dhe shuar zjarret në: Gramsh (Teqeja e Dushkut…