Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

By: b b
20 August 2025 at 22:37

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë në konflikt teksa u mburr me përfundimin e armiqësive midis “Aberbaixhanit” dhe Shqipërisë ditën e djeshme.

Më parë këtë muaj, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, udhëheqësit e të cilëve ai priti në Shtëpinë e Bardhë për një samit.

Të dy vendet kanë kohë që janë në grindje për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit, i cili u nda nga vendi me mbështetjen e armenëve. Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit në vitin 2023.

Trump u shfaq në edicionin e së martës të The Mark Levin Show, ku përsëriti pretendimin e tij se kishte përfunduar gjashtë ose shtatë konflikte globale në shtatë muajt e tij të parë në detyrë.

“Unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe shumë njerëz thonë shtatë sepse ka një që askush nuk e di”, tha Trump.

“Por unë kam zgjidhur gjashtë luftëra dhe unë shkatërrova aftësinë bërthamore të Iranit, të cilën ata do ta kishin përdorur kundër Izraelit, por ne e shkatërruam atë”, shtoi presidenti.

Pasi pretendoi se konflikti midis Indisë dhe Pakistanit ishte “më i lehtë” për t’u zgjidhur, Trump e ktheu vëmendjen e tij te “Aberbaixhani” dhe Shqipëria:

Shumë gjëra të mahnitshme. E patë Aberbaixhanin. Ishte një konflikt i madh që po ndodhte për 34, 35 vjet me, ëh, Shqipërinë. Mendoni për këtë. Dua të them, që ka vazhduar për vite me radhë, dhe unë i njoha krerët, i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, “Pse po luftoni ju djema?” Pastaj thashë, “Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është çmenduri.”

Gjithsesi, një gjë çoi në një tjetër dhe e zgjidha atë. Dhe kjo ishte një gjë që njerëzit thanë se nuk mund të zgjidhej. Edhe kur i kisha të dy në Zyrën Ovale në fund, kur po bëheshin gati të nënshkruanin, ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Ata po përpiqeshin të largoheshin. Ata nuk ndiheshin mirë. Në fund të një ore, ata po përqafonin dhe po e uronin njëri-tjetrin. Ishte bukur për t’u parë, në të vërtetë.

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

By: b b
20 August 2025 at 22:14

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut, se blloku evropian e dënon dhunën në protesta në qytetet serbe dhe bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës.

“Liria e shprehjes, liria e tubimit paqësor dhe liria e medias duhet të respektohen”, shkroi Von Beckeret në llogarinë e tij X të mërkurën.

Ai theksoi gjithashtu se “veprimi i policisë duhet të mbetet proporcional” dhe se “përdorimi i tepërt i forcës duhet të hetohet, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve”.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.

Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Beckerath shtoi se Bashkimi Evropian po e vëzhgon nga afër gjendjen “edhe në kontekstin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE”.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian ofron zgjidhje për shumë nga sfidat me të cilat përballet Serbia”, shtoi Von Beckeret.

Ai shkroi gjithashtu se pati një takim konstruktiv me Kryeministrin e Serbisë.

Macut më parë përshëndeti “qasjen proaktive të von Beckerat që nga dita e parë e mandatit të tij dhe deklaratat e balancuara mbi gjendjen e tanishme në Serbi, veçanërisht dënimin e të gjitha llojeve të dhunës, përfshirë sulmet ndaj lokaleve të partive politike”.

Gjatë protestave janë dëmtuar zyrat e artisë në pushtet në Serbi, Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./rel

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

By: b b
20 August 2025 at 21:40

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa katër vijojnë të jenë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht:
1.      Lagjja numër 1, Rrogozhinë.
2.      Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë.
3.      Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
4.      Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër.
5.      Lagjja numër 3, Vlorë.
6.      Fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, janë aktive vatrat:

  1. Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.
  2. Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.
  3. Pranë tunelit të Krrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
  4. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.
  5. Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.
  6. Është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

By: b b
20 August 2025 at 21:21

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën kontrollin rus që nga viti 2014, nuk është “një sanduiç me proshutë” për t’u shpërndarë.

Fati i tij – në kohën kur po zhvillohet një diplomaci intensive për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës – është sërish i pasigurt.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 gusht në Alaskë, ka thënë se për Ukrainën “nuk ka rikthim” të Krimesë.

Moska këmbëngul, po ashtu, se statusi i këtij gadishulli është çështje e mbyllur dhe kërkon njohjen e aneksimit të tij, ndonëse referendumi i mbajtur në vitin 2014 është cilësuar nga komuniteti ndërkombëtar si i rremë dhe i pavlefshëm.

Historikisht, kontrolli mbi këtë gadishull ka ndryshuar disa herë gjatë dy shekujve të fundit.

Perandoria Ruse e ka aneksuar zyrtarisht Hanatin e Krimesë në vitin 1783, gjatë sundimit të Katerinës së Madhe.

Kur Perandoria Ruse është shembur në vitin 1917, është shpallur Republika e Popullit të Krimesë, por ajo është rrëzuar shpejt nga forcat e Flotës së Detit të Zi të Rusisë, të kontrolluara kryesisht nga bolshevikët.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës Civile Ruse dhe Luftës për Pavarësinë e Ukrainës, Krimeja ka ndryshuar kontroll disa herë: e kanë kapur forcat aleate nga Franca dhe Greqia dhe ushtria e kuqe dhe e bardhë ruse, derisa është pushtuar nga bolshevikët në nëntor të vitit 1920.

Pas pushtimit gjerman, Krimeja ka mbetur pjesë e Rusisë brenda Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1954, kur Nikita Khrushchev e ka transferuar atë te Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës.

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe referendumet

E banuar kryesisht nga rusët etnikë, Krimeja ka mbetur pjesë e Ukrainës kur ajo ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, pas shpërbërjes në vitin 1991.

Në referendumin për pavarësinë e Ukrainës në dhjetor të vitit 1991, pak më shumë se gjysma e banorëve të Krimesë kanë votuar për pavarësinë e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik: 54% në të gjithë rajonin dhe 57% në qytetin e administruar veçmas të Sevastopolit.

Në vitin 1994, shumica e banorëve të Krimesë kanë votuar për t’i dhënë gadishullit më shumë autonomi brenda Ukrainës dhe për t’i lejuar banorët të kishin dy shtetësi: ruse dhe ukrainase.

Por, këto masa nuk janë zbatuar, pasi Dhoma e Lartë e Parlamentit të Ukrainës ka shfuqizuar Kushtetutën e Krimesë dhe pozicionin e presidentit të Krimesë, duke hartuar një kushtetutë të re në vitin 1999.

Si pjesë e Ukrainës, Krimeja ka vazhduar të jetë bazë e Flotës Ruse të Detit të Zi, me seli në Sevastopol, dhe Rusia i ka shfrytëzuar me qira objektet e saj.

Sipas marrëveshjes së qirasë, Rusia është zotuar se “do të respektojë sovranitetin e Ukrainës, do të zbatojë ligjet e saj dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Ukrainës”.

Pavarësisht kësaj, trupat e flotës kanë luajtur një rol kyç në marrjen nën kontroll të gadishullit të Krimesë në shkurt të vitit 2014.

Pas kësaj, Rusia ka organizuar një referendum, të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka cilësuar si të paligjshëm.

Rusia ka shpallur aneksimin formal të gadishullit në mars të vitit 2014, duke shkaktuar kështu dënime dhe sanksione ndërkombëtare.

Që nga aneksimi, Rusia ka këmbëngulur se statusi i Krimesë nuk është në diskutim. Së voni është raportuar se Putin i ka thënë Trumpit se marrëveshja e paqes për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, do të varej, mes tjerash, edhe nga njohja e këtij aneksimi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht kontrollin rus mbi gadishullin dhe se Kushtetuta e vendit e lejon dhënien e territorit vetëm përmes një referendumi kombëtar.

Trump ka thënë më herët se “askush nuk i kërkon Zelenskyt ta njohë Krimenë si territor rus”.

Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, mund të bëhen vendi i parë perëndimor – dhe me gjasë i vetmi në të ardhmen e afërt – që do ta njohin, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Disa burime kanë thënë se administrata aktuale e Trumpit mund të jetë e hapur për këtë hap, ndërsa vetë Trump ka thënë gjatë mandatit të tij të parë – para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia – se nuk do ta përjashtonte këtë opsion./rel

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

By: b b
20 August 2025 at 20:32

Një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një Jet Ski tjetër në brigjet e Vlorës gjatë pasdites së sotme.

Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se autoritetet kishin marrë njoftim se një turist me kanoe kërkonte ndihmë dhe për këtë arsye efektivët e Policisë Kufitare u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Por gjatë lundrimit mjeti i policisë u përplas me Jet Ski-në tjetër, ku ndodheshin dy persona.

“Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta”, njofton policia.

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

By: b b
20 August 2025 at 20:22

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport të përditësuar të sigurisë në të cilin thuhet se trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportuan sot mediat në Republikën Srpska.

Në seksionin kushtuar organizatave terroriste, thuhet se “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike – Forca Quds vepron në Bosnjë dhe Hercegovinë”, raporton RTRS.

CIA deklaron se qëllimet e kësaj organizate janë “të mbrojë revolucionin dhe shtetin islamik të Iranit, të zgjerojë ndikimin iranian, të sigurojë sigurinë e brendshme, duke përfshirë kontrollin e kufijve, të ndikojë në politikën, ekonominë dhe politikën e jashtme të Iranit”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vendos në listën e organizatave të huaja terroriste nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së më 15 prill 2019.

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

By: b b
20 August 2025 at 19:54

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin për zhdukjen e  ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Sipas njoftimit të bluve, denoncimi për humbjen e tij është bërë rreth orës 17:00, nga nëna e tij. Po ashtu, policia njofton se po pubohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

Tiranë/Informacion

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

 

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

By: b b
20 August 2025 at 19:46

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë.

Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në “kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë.

Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane do të ngrihet.

Sanksionet janë vetëm hapi më i fundit në një seri veprimesh që administrata Trump ka ndërmarrë kundër gjykatës me seli në Hagë, tribunali i parë ndërkombëtar për krime lufte në botë.

SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, i cili u tërhoq në maj në pritje të një hetimi mbi dyshimet sjellje të pahijshme seksuale, si dhe ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të tribunalit.

Rubio tha se gjyqtarët e sanksionuar janë Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorëve Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali.

“Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve,” tha Rubio.

Ai shtoi se administrata do të vazhdojë “të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për të mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së”.

Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se Prost u sanksionua për vendimin e tij për të autorizuar një hetim të GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan, i cili më vonë u hoq.

Guillou u sanksionua për vendimin që autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

Khan dhe Niang u ndëshkuan për vazhdimin e hetimit të Karim Khanit mbi veprimet e Izraelit në Gazë, duke përfshirë edhe mbështetjen e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj Netanyahut dhe Gallant, sipas komunikatës.

Vendimi i së mërkurës vijon një histori të masave të administratës Trump kundër GJNP-së, pjesë e së cilës SHBA-ja nuk është, qysh nga mandati i tij i parë.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA vendosi sanksione ndaj GJNP-së, por ato u hoqën nga administrata e presidentit Joe Biden në fillim të vitit 2021.

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

By: b b
20 August 2025 at 19:15

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.

Sipas tyre, kontaktin e fundit me ish-zv/drejtori e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e kanë pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.

Më pas familja është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.

Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

By: b b
20 August 2025 at 19:09

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./rel

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

By: b b
20 August 2025 at 19:01

Agjencia për Media dhe Informim njofton se Shqipëria është renditur e para në Europë për përdorimin e energjisë së rinovueshme, duke arritur një përqindje prej 99.3%, duke lënë pas edhe Norvegjinë. Kjo e fundit, regjistroi 99.1%.

Ky tregues vjen në një moment kyç, ku sipas Agjencisë për Media dhe Informim Europa po përballet me sfida të mëdha lidhur me energjinë, veçanërisht në kontekstin e krizave globale dhe nevojës për siguri energjetike. Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve të qëndrueshme, duke u bërë shembull për vendet e tjera të kontinentit.

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.

Ndërkohë Danimarka renditet e treta me 88.6%, pas saj vijnë Luksemburgu me 87.4% dhe Portugalia me 78.6%.

Në kohën kur Bashkimi Europian ka prioritet të lartë menaxhimin e burimeve energjetike dhe kalimin drejt energjisë së pastër, arritja e Shqipërisë është një sinjal i rëndësishëm se tranzicioni energjetik është i mundur dhe efikas ndërsa forcon dhe pozicionin strategjik në Europë në fushën e energjisë.

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

By: b b
20 August 2025 at 18:44

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish pasditen e sotme gjykatësin Hazbi Balliu, të cilin e ka akuzuar ditët e fundit se i ka dhënë paditësve një pallat të ndërtuar pa leje, ndërkohë që ishte konfiskuar e i ishte dhënë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se gjykatësit nuk iu deshën “as 10 minuta që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje”.

Për këtë arsye ka publikuar një foto ku tregohet fillimi dhe mbarimi i seancës gjyqësore në fjalë, e cila sipas të dhënave ka përfunduar brenda 9 minutash.

“Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi si skandaloz argumentimin e gjyqtarit Hazbi Balliu që mori në mbrojtje firmën që ndërtoi pallatin pa leje në Tiranë, duke mos pranuar që godina e sekuestruar të mos përdorej nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

By: b b
20 August 2025 at 18:30

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar të mërkurën që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit, për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Para ndeshjeve vendimtare të Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Dhe, futbolli duhet të marrë masa”.

AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë – e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA – duke kërkuar pezullimin e Izraelit.

“Bordi i Drejtorëve të AIAC beson njëzëri se, duke pasur parasysh masakrat e përditshme, të cilat kanë shkaktuar edhe qindra viktima mes drejtuesve, trajnerëve dhe sportistëve … është e ligjshme, e domosdoshme, madje detyrim, që të vihet në qendër të bisedimeve në federata, kërkesa që UEFA dhe FIFA ta përjashtojnë përkohësisht Izraelin nga garat sportive”, thuhet në letër.

“Sepse, dhimbja e së kaluarës nuk mund ta errësojë ndërgjegjen e as njerëzinë e askujt”, thuhet tutje në letër.

Italia pritet të përballet me Izraelin në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë, më 8 shtator, para se ta presë atë ndeshjen e kthimit në Udine, më 14 tetor.

“Ne mund të përqendroheshim vetëm në lojë, duke kthyer shikimin nga ana tjetër. Por, besojmë se kjo nuk është e drejtë”, tha nënkryetari i AIAC, Giancarlo Camolese.

Italia gjithashtu luajti kundër Izraelit në Udine tetorin e kaluar në një ndeshje të Ligës së Kombeve, e cila u shoqërua me protesta para dhe gjatë lojës dhe masa të rrepta sigurie, përfshirë snajperë mbi çatinë e stadiumit.

Që atëherë situata ka vazhduar të përkeqësohet në Gazë, dhe numri i palestinezë të vrarë nga lufta 22-mujore e ka kaluar shifrën prej 62.000 në fillim të këtij muaji.

“Bota është në flakë. Shumë njerëz si palestinezët po vuajnë”, tha nënkryetari i AIAC, Francesco Perondi.

“Shpërfillja e kësaj është e papranueshme”, përfundoi ai./rel

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

By: b b
20 August 2025 at 18:10

Ditën e nesërme do të pezullohet lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Lajmi është bërë i ditur nga kapitaneria e portit detar të Vlorës dhe shkak për këtë vendim është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë.

Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes.

NJOFTIMI:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 21-22.08.2025

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :

1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS, HIMARËS DHE NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.08.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE. 

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

By: b b
20 August 2025 at 17:58

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.

Policia njofton se konflikti që solli plagosjen e 28-vjeçarit, ndodhi për motive të dobëta. Ndërkohë, raportohet se 28-vjeçari u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe tashmë është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë:

Hamallaj, Durrës

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

By: b b
20 August 2025 at 17:44

Konfliktet me thikë dhe ato me sende të forta vijojnë të mbeten një shqetësim për policinë, nisur edhe nga numri i lartë i ngjarjeve të regjistruara në vend.

Rastet më të fundit ishin në Kurbin dhe Divjakë, në 24 orët e fundit, ku u shënua 1 i plagosur dhe 1 viktimë, duke e çuar në 101 numrin e ngjarjeve në të gjithë vendin në 8 muaj.

Kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi një pjesë e këtyre konflikteve nuk raportohen tek autoritetet, pavarësisht dëmtimeve që marrin personat e përfshirë në to si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta apo sendeve të forta.

Në disa raste, këto konflikte kanë qenë fatale për 6 persona, të cilët kanë humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

E tillë ishte dhe ngjarja e pak ditëve më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një zënke për motive të dobëta.

Referuar statistikave zyrtare, mosha nën 18 vjeç është protagoniste në 20% të konflikteve të regjistruara përgjatë vitit 2025.

Ndërsa sa i takon shkaqeve të regjistrimit të tyre, në pjesën më të madhe të konflikteve me thikë apo sende të forta, motivet janë banale ose të dobëta.

Jashtë kamerave, ekspertët e shohin si problematike këtë situatë, jo vetëm sa i takon ngjarjeve të regjistruara, por edhe numrit të lartë të personave të përfshirë.

Sipas tyre, këto konflikte, ndryshe nga ato me karakter kriminal, përfshijnë më së shumti persona të zakonshëm, çka reflektohet edhe nga numri i të arrestuarve.

Për 101 ngjarje në vitin 2025, ka 115 të arrestuar, 31 persona në hetim, ndërsa 12 të tjerë të shpallur në kërkim.

Tv Klan

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë

By: b b
20 August 2025 at 17:36

Numri i forcave turke në Qipron e pushtuar pritet të arrijë në 100,000 ushtarë , sipas mediave turke. Sipas TRHaber, ushtria turke në Qipro do të dyfishojë forcën e saj luftarake, e cila më parë përbëhej nga një numër i kufizuar njësish artilerie, njësish të mbrojtjes ajrore dhe batalionesh këmbësorie.

Tani kjo forcë do të transformohen në një forcë parandaluese me një strukturë që përfshin disa divizione, si dhe forca tokësore, ajrore, detare, logjistike, elektronike dhe të tjera.

Raportet theksojnë se komandanti i forcave turke në territorin e pushtuar është ngritur në gradën e gjenerallejtënantit për herë të parë, një fakt që konsiderohet si një tregues i forcimit të mëtejshëm të pranisë ushtarake.

Sipas gazetës nacionaliste turke Aydinlik, “grumbullimi i trupave nga SHBA-të, Izraeli, Gjermania dhe Britania në “Qipron jugore” ka mobilizuar Turqinë“.

Siç raportohet “në gusht 2023, gjeneral Lejtnant Sebahattin Kilic u emërua me vendim të Këshillit Suprem Ushtarak për të marrë përsipër komandën e trupave turke në Qipro, ndërsa më 5 gusht 2025, ai u gradua në gjeneral Lejtnant”.

Gjeneral Lejtnant Kilic, i cili vazhdon të shërbejë në “TRNC” u bë komandanti i parë që shërbeu me këtë gradë në Qipron turke.

Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

By: b b
20 August 2025 at 17:18

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e tjerë për një operacion të zgjeruar ushtarak në Qytetin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë.

Ky vendim vjen në një kohë kur negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës 22-mujore, ndërkohë që udhëheqës ndërkombëtarë dhe organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një sulm i zgjeruar mund të thellojë krizën humanitare në Gazë, ku shumica e banorëve janë të zhvendosur, lagjet janë shkatërruara dhe komunitetet përballen me uri.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një zyrtar ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, tha për Associated Press se trupat do të veprojnë në pjesë të Qytetit të Gazës ku ende nuk janë vendosur dhe ku Izraeli beson se Hamasi është ende aktiv.

Trupat izraelite në Zeitoun dhe Xhabalia – një kamp refugjatësh në Qytetin e Gazës – po përgatisin terrenin për operacionin e zgjeruar.

Qyteti i Gazës është njëkohësisht bastioni ushtarak dhe qeverisës i Hamasit dhe një nga vendet e fundit të strehimit në Gazën veriore, ku qindra mijëra persona po qëndrojnë.

Sipas zyrtarit izraelit, ushtria do të synojë rrjetin nëntokësor të tuneleve të Hamasit atje.

Megjithëse Izraeli ka eliminuar një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë të Hamasit, pjesë të grupit ende po rigrupohen dhe po kryejnë sulme, përfshirë lëshimin e raketave drejt Izraelit, tha zyrtari.

Ende nuk është e qartë se kur do të nisë operacioni, por ai mund të ndodhë brenda disa ditësh dhe mobilizimi i tillë i rezervistëve është më i madhi në muajt e fundit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qëllimi kryesor i luftës është lirimi i pengjeve të mbetura dhe garancia që Hamasi dhe grupet e tjera militante të mos e kërcënojnë më kurrë Izraelin.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi e nisën luftën kur sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera. Hamasi thotë se do t’i lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Gaza.

Këtë javë, ndërmjetësit arabë dhe Hamasi thanë se udhëheqësit e grupit militant palestinez kishin janë pajtuar me kushtet për armëpushim, megjithëse njoftime të ngjashme në të kaluarën nuk kanë çuar në ndonjë armëpushim afatgjatë.

Egjipti dhe Katari kanë thënë se po presin përgjigjen e Izraelit për propozimin e armëpushimit.

“Topi tani është në fushën e Izraelit”, tha ministri i Jashtëm egjiptian, Bader Abdelattay, të martën.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Izraeli është në kontakt të vazhdueshëm me ndërmjetësit për të siguruar lirimin e pengjeve.

Netanyahu e ka përsëritur se do ta kundërshtojë çdo marrëveshje që nuk përfshin “shkatërrimin e plotë të Hamasit”.

Më shumë se 62.122 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 22-mujore të Izraelit, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë.

Përveç këtij bilanci, 154 të rritur kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen nga fundi i qershorit, kur Ministria nisi t’i llogariste këto raste, dhe 112 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës./REL

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

By: b b
20 August 2025 at 16:27

Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri.

Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës kritike është katërfishuar që nga viti 2023.

Gjetjet, të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përputhen me një numër në rritje raportimesh nga media, aktakuzash dhe paralajmërimesh të shërbimeve të inteligjencës, të cilat pretendojnë se Moska i ka bërë operacionet e fshehta të sabotimit dhe mbikëqyrjes prioritet kryesor, me qëllim për t’i destabilizuar qeveritë evropiane.

“Derisa Rusia ka dështuar deri tani ta arrijë qëllimin e saj kryesor, kryeqytetet evropiane janë përballur me vështirësi për t’iu përgjigjur operacioneve sabotuese ruse dhe e kanë pasur të vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët për një përgjigje të unifikuar, t’i koordinojnë veprimet, të zhvillojnë masa efektive penguese dhe të vendosin kosto të mjaftueshme ndaj Kremlinit”, thuhet në raportin e institut me bazë në Londër.

Shkalla e të ashtuquajturave sulme hibride, për të cilat fajësohet Rusia, përfshin zjarrvënie, incidente ku anije kanë dëmtuar kabllot nënujore të komunikimit, ndërprerje të sinjaleve të navigimit satelitor GPS dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kompjuterike.

Shumica e sabotimeve, sipas raportit të publikuar më 19 gusht, ndodhën në Ukrainë ose lidhen me përpjekjet evropiane për ta mbështetur ose furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake dhe civile.

Rritja e incidenteve përkoi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, që Kremlini e nisi në shkurt 2022, dhe u rrit ndjeshëm gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke u katërfishuar gjatë kësaj periudhe.

Raporti gjeti gjithashtu një ngadalësim të sulmeve në gjysmën e parë të vitit 2025, megjithëse nuk është e qartë se për çfarë arsye.

Qeveritë evropiane dhe ato perëndimore kanë dëbuar dhjetëra oficerë rusë të inteligjencës, shumë prej të cilëve punonin të maskuar si diplomat, qysh para se të niste pushtimi i Ukrainës.

Kjo i ka detyruar agjencitë ruse të përdorin operacione me ndërmjetës apo mercenarë, duke rekrutuar njerëz – disa prej të cilëve nuk ishin të vetëdijshëm – për të kryer sabotime apo operacione të tjera.

Muajin e kaluar, një gjykatë britanike i dënoi tre burra për zjarrvënie në një magazinë në Londër ku po ruheshin pajisje të destinuara për Ukrainën. Prokurorët thanë se ky komplot ishte orkestruar nga operativë të lidhur me kompaninë mercenare ruse, Wagner.

Në një incident të ndërlidhur, tre ukrainas janë akuzuar për tentativë për zjarrvënie në prona të lidhura me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Rusia ka shfrytëzuar boshllëqet në sistemet ligjore përmes qasjes së saj të tipit ‘gig economy’, duke ia mundësuar shmangien e përgjegjësisë dhe identifikimit.

Që nga viti 2022 dhe dëbimi i qindra oficerëve të saj të inteligjencës nga kryeqytetet evropiane, Rusia ka qenë jashtëzakonisht efektive në rekrutimin online të shtetasve të vendeve të treta për të anashkaluar masat kundër-inteligjencës evropiane”, thuhet në raport.

Zyrtarët rusë nuk reaguar ende ndaj këtij raporti.

Raporti gjithashtu theksoi se qeveritë evropiane kanë investuar pak në mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë për infrastrukturën kritike, edhe pse janë rritur druajtjet se kjo fushatë e fshehtë mund të jetë pjesë e një përpjekjeje afatgjatë të Rusisë.

“Disa shtete anëtare të NATO-s e kanë vlerësuar luftën jokonvencionale të Rusisë si pjesë të përgatitjeve të saj afatgjata për një përballje të mundshme ushtarake me NATO-n”, thuhet tutje në raport./REL

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

By: b b
20 August 2025 at 16:19

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik.

Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private, çka ka bërë që fluksi i lëvizjes të mos sjellë vonesa apo problematika të tjera.

Ajo që vihet re është se hyrjet mbajnë peshën më të madhe të qarkullimit të pasagjerëve, me 83 mijë e 116 në hyrje dhe 27 mijë e 933 pasagjerë në dalje.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, shtetasit e huaj janë ata që kanë përdorur transportin detar në këtë pikë kufitare me 70 mijë e 281 pasagjerë, ndërsa 40 mijë e 768 janë shtetas shqiptarë.

Në krahasim me korrikun e vitit 2024, shifrat mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, me një diferencë shumë të lehtë prej rreth 1% më pak, ose 1,981 pasagjerë.

Tv Klan

❌
❌