Diola Dosti viziton familjen nga Malisheva të cilën e kishin strehuar gjatë luftës në Kosovë
Diola Dosti i shkoi për vizitë familjes nga Malisheva, anëtarët e të cilëve i kishin strehuar në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ndau disa fotografi nga ky takim i veçantë, bashkë me shkrimin që tregonte historinë prekëse të kësaj familjeje, që si kjo edhe mijëra të tjerë u detyruan të kërkonin strehë gjatë asaj periudhe të dhimbshme për shqiptarët.
Diola theksoi madje se babai i saj u kujdes që pas përfundimit të luftës t’i kthente personalisht ata në vendlindjen e tyre, në shtëpinë që fatkeqësisht jua kishin djegur gjatë luftës.
“Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë- Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë! Pas luftës, babi u kujdes që t’i kthente vetë në shtëpinë e tyre, të cilën fatkeqësisht, jua kishin djegur. Kishim dhe një familje tjetër shumë anëtarëshe për të cilën kujdeseshim, por nuk kemi kontakte me ta fatkeqësisht.
“E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen. Ajo që mund të them, është që këta njerëz, më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës, e vërteton këtë! Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, por gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë!”, ka shkruar Diola në postimin prekës.
Postimi i plotë:
Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë- Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë! Më kujtohet që kur provova bukën që gatuante zonja e shtëpisë (tashmë e ndjerë), më bëri të doja një herë e përgjithmonë gatimet e Kosovës, ato kiflet, pitet e specat me mazë! @mirlinda_berisha ishte si motra ime. Vizatonim bashkë, sidomos Sailor Moon (fiksimin tim në atë kohë), dilnim xhiro pasdite, bënim xhiro me biçikletë dhe unë isha shuuumë e lumtur që më fund, kisha motrën e munguar afër meje! Kurse për motrat e tjera të Mirlindës, babi kishte dhënë ultimatim në qytet, që mos t’i ngacmonte askush, përndryshe do kishin punë me babin tim. Pas luftës, babi u kujdes që t’i kthente vetë në shtëpinë e tyre, të cilën fatkeqësisht, jua kishin djegur. Kishim dhe një familje tjetër shumë anëtarëshe për të cilën kujdeseshim, por nuk kemi kontakte me ta fatkeqësisht.
E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen. Më herët unë e Mirlinda jemi takuar në Paris. Ajo që mund të them, është që këta njerëz, më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës, e vërteton këtë! Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, por gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë! Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftë!
The post Diola Dosti viziton familjen nga Malisheva të cilën e kishin strehuar gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.