Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie
Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.
Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.
Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.
Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.
Pak ditĂ« mĂ« parĂ« me nisjen e vitit shkollor 2025â2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ« kanĂ« miratuar njĂ« udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« pĂ«rcakton masat kryesore pĂ«r organizimin e procesit mĂ«simor nĂ« shkollat parauniversitare. UdhĂ«zimi u fokusua nĂ« rregullat pĂ«r regjistrimin e nxĂ«nĂ«sve, shpĂ«rndarjen e teksteve falas pĂ«r arsimin bazĂ«, ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« celularĂ«ve nĂ« ambientet shkollore, si dhe masat kundĂ«r dhunĂ«s dhe bullizmit. Prioritet i veçantĂ« i jepet zbatimit tĂ« Planit KombĂ«tar pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s, krijimin e ekipeve âantibullingâ dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatĂ« vitit shkollor./MarrĂ« nga Monitor
The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie first appeared on JavaNews.al.