❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

By: A R
26 August 2025 at 23:00

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ« me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ« kanĂ« miratuar njĂ« udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« pĂ«rcakton masat kryesore pĂ«r organizimin e procesit mĂ«simor nĂ« shkollat parauniversitare. UdhĂ«zimi u fokusua nĂ« rregullat pĂ«r regjistrimin e nxĂ«nĂ«sve, shpĂ«rndarjen e teksteve falas pĂ«r arsimin bazĂ«, ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« celularĂ«ve nĂ« ambientet shkollore, si dhe masat kundĂ«r dhunĂ«s dhe bullizmit. Prioritet i veçantĂ« i jepet zbatimit tĂ« Planit KombĂ«tar pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatĂ« vitit shkollor./MarrĂ« nga Monitor

The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Yje dhe gjeopolitikĂ«, Putin “zbret” nĂ« festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

By: A R
26 August 2025 at 22:52

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.

Yje tĂ« kinemasĂ«, regjisorĂ« europianĂ« dhe aziatikĂ« do tĂ« zbresin nĂ« lidon e famshme nga 27 gushti nĂ« njĂ« event ku nuk do tĂ« mungojnĂ« dozat e tensioneve politike apo luftĂ«s nĂ« gaza
festivali 11 ditor, shĂ«non fillimin e sezonit tĂ« çmimeve nĂ« kinematografi, ndĂ«rsa filmat qĂ« kanĂ« pasur premierĂ«n e tyre nĂ« Venecia gjatĂ« 4 viteve tĂ« fundit kanĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« se 90 kandidatura pĂ«r Oscar dhe kanĂ« fituar gati 20 tĂ« tilla, shkruan A2 CNN.

Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.

Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.

Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe  Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.

Regjisorja Kathryn Bigelow do tĂ« shfaqĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« trillerin bĂ«rthamor “shtĂ«pia e dinamitit’, nĂ« Lido, ndĂ«rsa Olivier Assayas do tĂ« prezantojĂ« “Magjistarin e Kremlinit”, qĂ« tregon ngjitjen drejt pushtetit tĂ« Vladimir Putinit.

Presidenti rus do tĂ« portretizohet nga Jude Law. PĂ«r çmimin e shumĂ«lakmuar tĂ« luanit tĂ« artĂ« do tĂ« garojĂ« gjithashtu Guillermodel Toro me njĂ« version tĂ« ri tĂ« Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinĂ« dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetĂ«r i shumĂ«pritur Ă«shtĂ« “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do tĂ« çelĂ« festivalin.

The post Yje dhe gjeopolitikĂ«, Putin “zbret” nĂ« festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin first appeared on JavaNews.al.

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve dhe urisë

By: A R
26 August 2025 at 22:44

Kreu i AgjencisĂ« sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r RefugjatĂ«t PalestinezĂ« (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpĂ«r ditĂ«n e sotme politikĂ«n e qeverisĂ« izraelite pĂ«r mohimin e urisĂ« nĂ« Gaza, duke e quajtur atĂ« “tĂ« turpshme”.

GjatĂ« njĂ« seminari nĂ« Santander, nĂ« veri tĂ« SpanjĂ«s, Lazzarini deklaroi se Gaza po pĂ«rballet me njĂ« uri tĂ« krijuar nga vullneti politik dhe ushtarak, duke e pĂ«rshkruar situatĂ«n humanitare si “fundi i greminĂ«s”.

Ai theksoi se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të reaguar ndaj paralajmërimeve për urinë është po aq i turpshëm.

“Gaza sot Ă«shtĂ« ferri vetĂ«. NjerĂ«zit jo vetĂ«m po vdesin nga bombardimet, por edhe nga uria, madje edhe kur dalin pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ushqim, vriten” tha Lazzarini. Ai kritikoi mungesĂ«n e masave dhe dĂ«nimit nga ata qĂ« mund tĂ« ndryshonin situatĂ«n, duke shtuar se Izraeli po vepron me “papĂ«rgjegjshmĂ«ri tĂ« plotĂ«â€ pa pasoja ekonomike, politike apo diplomatike.

Lazzarini bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe qasje të pakufizuar për ndihmat humanitare në Gazë, duke vënë në dukje se ndihma e barabartë me 6 mijë kamionë të UNRWA-s, e mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushqimore të popullsisë palestineze për dy muaj, po mbahet jashtë Rripit të Gazës.

Ai dënoi gjithashtu sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës, ku u vranë civilë dhe gazetarë.

Lazzarini bëri thirrje për mbështetje për gazetarët palestinezë, të cilët, sipas tij, janë dëshmitarët e vetëm të situatës në Gazë, pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e reporterëve ndërkombëtarë për të verifikuar gjendjen në terren.

Më tej, ai vuri në dukje numrin e lartë të punonjësve humanitarë të vrarë, me mbi 360 anëtarë të stafit të UNRWA-s që kanë humbur jetën në Gazë.

The post Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve dhe urisë first appeared on JavaNews.al.

Kush ka fat e kush duhet të bëjë kujdes! Horoskopi i Brankos, 27 gusht!

By: A R
26 August 2025 at 22:34

Yjet zbulojnë se çfarë ju pret ditën e nesërme, nga Dashi tek Peshqit. Një ditë me energji të ndryshme për çdo shenjë: disa do të përballen me sfida në punë, të tjerë do të kenë surpriza në dashuri, ndërsa disa të tjerë do ndihen më të qetë e të përqendruar tek vetja. Ja parashikimi i plotë për të gjitha shenjat e zodiakut:

Dashi
Do të keni mundësinë të zgjidhni një situatë të pazgjidhur, veçanërisht në punë. Do të tregoni vendosmëri të madhe, por kini kujdes të mos bëheni të paduruar. Në dashuri, edhe gjestet e vogla do të kenë ndikim. Beqarët mund të marrin një mesazh të papritur.

Demi
QetĂ«sia dhe stabiliteti do tĂ« jenĂ« nĂ« qendĂ«r. ËshtĂ« momenti i duhur pĂ«r tĂ« reflektuar mbi vendime praktike apo investime. NĂ« dashuri, dĂ«shira pĂ«r tĂ« ndarĂ« dhe planifikuar rikthehet. PĂ«rmirĂ«sim edhe nĂ« marrĂ«dhĂ«niet familjare.

Binjakët
Një ditë e gjallë me komunikim të shkëlqyer. Do të jetë koha ideale për të sqaruar keqkuptime ose për të rishikuar projekte pune. Në dashuri, do të jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Kujdes të mos e teproni me ironinë.

Gaforrja
Do të ndjeni nevojë për më shumë harmoni dhe mbrojtje emocionale. Në punë mund të ketë vështirësi të vogla, por gjithçka do të kapërcehet me qartësi dhe komunikim. Në dashuri, hapja me partnerin do të jetë çelësi për të shmangur keqkuptime.

Luani
Një ditë produktive në punë, ku idetë e reja do të kenë hapësirë. Megjithatë, në dashuri duhet më shumë përpjekje: dëgjoni partnerin dhe mos e merrni çdo gjë si të mirëqenë. Gjestet e vogla do të bëjnë diferencën.

Virgjëresha
Yjet favorizojnë vendimet praktike dhe një mundësi e re në punë mund të shfaqet. Analizoni çdo detaj me kujdes. Në dashuri, dita do të jetë e qetë, me potencial për surpriza të këndshme në mbrëmje. Kujdesuni edhe për veten.

Peshorja
Koha pĂ«r tĂ« rigjetur ekuilibrin. Fokusohuni tek mirĂ«qenia dhe shmangni konfliktet e panevojshme. NĂ« punĂ« mund tĂ« keni pengesa tĂ« vogla, por me durim dhe qetĂ«si do t’i kaloni. NĂ« dashuri, partneri ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« durim e kujdes nga ju.

Akrepi
Një ditë intensive, plot ngarkesë emocionale dhe pune. Sqarimet në marrëdhënie janë të domosdoshme, ndaj mos lini vend për dyshime. Përballuni me gjithçka me sinqeritet dhe vendosmëri.

Shigjetari
Energjia juaj do të jetë e lartë dhe dita sjell surpriza të këndshme. Mund të shfaqen bashkëpunime të reja ose miqësi që kthehen në diçka më të fortë. Në dashuri, atmosfera është pozitive dhe e gjallë.

Bricjapi
Një ditë e mirë për organizim dhe rend. Në punë, përqendrimi do të japë rezultatet e para. Në dashuri, një bisedë e sinqertë sjell qetësi dhe stabilitet. Tregohuni më të hapur për të dëgjuar partnerin.

Ujori
Kreativiteti dhe frymëzimi janë në kulmin e tyre. Dita është ideale për ata që punojnë me ide dhe projekte të reja. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ndezë sërish marrëdhënien. Beqarët mund të njohin dikë shumë interesant.

Peshqit
NjĂ« ditĂ« reflektimi dhe kujdesi ndaj vetes. Do tĂ« ndiheni tĂ« tĂ«rhequr nga meditimi dhe qetĂ«sia shpirtĂ«rore. NĂ« dashuri, njĂ« fjalĂ« e thĂ«nĂ« nĂ« kohĂ«n e duhur mund tĂ« shuajĂ« tensionet. Intuita do t’ju udhĂ«heqĂ« drejt zgjedhjeve tĂ« duhura.

The post Kush ka fat e kush duhet të bëjë kujdes! Horoskopi i Brankos, 27 gusht! first appeared on JavaNews.al.

Hipokrizia e Sali Berishës, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por hyn në Kuvend

By: A R
26 August 2025 at 22:25

Nga Rigels Seliman

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha Ă«shtĂ« kthyer nĂ« paradoksin mĂ« tĂ« madh tĂ« politikĂ«s shqiptare. Me njĂ« dorĂ« ngre flamurin e mohimit, duke shpallur se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, ndĂ«rsa me tjetrĂ«n dorĂ« hap portĂ«n pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« Kuvend si produkt i po atyre zgjedhjeve qĂ« sapo i damkosi si tĂ« pavlefshme. “Po afrohet momenti kur, PD do tĂ« marrĂ« vendimet pĂ«rkatĂ«se.

NjĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurt qĂ«, PD kĂ«to zgjedhje nuk do t’i njohĂ« kurrĂ«. UnĂ« tĂ« kuptoj, por tĂ« imagjinosh pĂ«r njĂ« moment tĂ« njohĂ«sh kĂ«to zgjedhje, do tĂ« thotĂ« tĂ« bĂ«hesh bashkĂ«autor nĂ« krim, nĂ« krimin mĂ« tĂ« madh elektoral nĂ« historinĂ« e ShqipĂ«risĂ« pas 1946. Pas zgjedhjeve pluraliste tĂ« vitit 1946 tĂ« cilat patĂ«n njĂ« fat tĂ« ngjashĂ«m, por nĂ« atĂ« kohĂ« kishim tĂ« bĂ«nim me diktaturĂ« totalitare, e cila kishte zero tolerancĂ« ndaj pluralizmit, kurse tani kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« diktaturĂ« autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atĂ«, siç e shihni. Pra, unĂ« deklaroj kĂ«tu se çdo shqiptar, çdo opozitar, qĂ« mendon se mund tĂ« tolerohen kĂ«to zgjedhje bĂ«het bashkautor nĂ« kĂ«tĂ« megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij tĂ« lirisĂ«, tĂ« votĂ«s sĂ« lirĂ«. Kam besim se, shqiptarĂ«t do t’i pĂ«rgjigjen nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme kĂ«saj farse qĂ« Edi Rama mĂ« 11 maj”, deklaron Berisha.

Por ky është thelbi i hipokrizisë politike: të predikosh moral, ndërsa jeton nga mëkati; të bërtasësh kundër, ndërsa ushqehesh prej asaj që denoncon. Ky dualizëm nuk është rastësi, por filozofi e mbijetesës politike që Berisha e ka kthyer në profesion. Ai e di mirë se në Shqipëri fjala e thënë nuk ka peshën e veprës, prandaj përdor fjalët për të ndezur turmat dhe veprën për të ruajtur privilegjet e tij. Në fund, ai as nuk e njeh zgjedhjen, as nuk e refuzon karrigen. Përkundrazi, i përthith të dyja njëkohësisht, duke shndërruar kontradiktën në normalitet. Kjo është arsyeja pse Berisha mbetet simboli i një politike të vjetër, ku hipokrizia nuk është turp, por mjet për të mos dalë kurrë nga skena. Dhe pikërisht ky paradoks është dëshmia më e qartë se demokracia shqiptare mbahet peng nga ata që e mohojnë me fjalë, por e përdorin për pushtet me çdo kusht.

The post Hipokrizia e Sali Berishës, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por hyn në Kuvend first appeared on JavaNews.al.

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

By: A R
26 August 2025 at 22:17

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“NĂ«se dikush vret dikĂ« nĂ« Uashington, ne do tĂ« kĂ«rkojmĂ« dĂ«nim me vdekje”, ka thĂ«nĂ« Trump nĂ« njĂ« takim tĂ« kabinetit tĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“ËshtĂ« masĂ« e fuqishme parandaluese dhe secili qĂ« ka dĂ«gjuar pĂ«r tĂ«, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thĂ«nĂ« se po e shqyrton mundĂ«sinĂ« e marrjes sĂ« masave tĂ« ngjashme edhe nĂ« qytetet tjera tĂ« drejtuara nga demokratĂ«t, pĂ«rfshirĂ« Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren.

The post Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington first appeared on JavaNews.al.

Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive

By: A R
26 August 2025 at 22:09

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi se janë raportuar 12 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 janë shuar, 4 mbeten aktive dhe një tjetër është në monitorim.

Situata më e rënduar paraqitet në bashkinë Vlorë, ku flakët në fshatin Delisuf kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe janë shtrirë deri në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros.

Autoritetet bëjnë të ditur se në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve bashkiake, të mbështetur edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterë të Forcës Ajrore dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Vatra mĂ« problematike ndodhet nĂ« fshatin Delisuf, njĂ«sia administrative NovoselĂ«, bashkia VlorĂ«, ku njĂ« zjarr i nisur pasditen e 25 gushtit ka pĂ«rfshirĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe pyjore me pisha dhe bimĂ«si tĂ« pĂ«rzier, duke depĂ«rtuar nĂ« zonĂ«n e mbrojtur tĂ« PishĂ«-Poros. Era e fortĂ« ka favorizuar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve, ndĂ«rsa gjatĂ« natĂ«s zjarri ka zgjeruar ndjeshĂ«m perimetrin.”

Forcat e angazhuara po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të shmangur depërtimin e zjarrit drejt kanalit të hidrovorit.

Autoritete njoftojnë se në operacion janë angazhuar mbi 120 efektivë nga BMEC, Forcat e Armatosura, zjarrfikës të MZSH Vlorë, si dhe forca të policisë, bashkisë dhe AdZM-së, të mbështetur nga 3 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera logjistike.

Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv.

Gjithashtu ditën e djeshme në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë.

Qw prej dy ditwsh, autoritetet e Emergjencave Civile, njoftojnw se vijon puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura.

“SipĂ«rfaqja e pĂ«rshkuar deri nĂ« kĂ«to momente Ă«shtĂ« rreth 18 ha. Si rezultat i erĂ«s janĂ« riaktivizuar disa vatra tĂ« vogla brenda asaj kryesore. JanĂ« vetĂ«m dy vatra tĂ« vogla brenda zonĂ«s sĂ« djegur me prezencĂ« tymi, nuk ka rrezik pĂ«r banesa.”

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

ËshtĂ« bĂ«rĂ« izolimi i plotĂ« dhe shuarja e zjarreve nĂ«:

1.      Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë

2.      NĂ« rrugĂ«n “Bilal Troksi”, zona “FushĂ« FarkĂ«â€, njĂ«sia administrative Dajt, bashkia TiranĂ«

3.      NĂ« fshatin Stajke, njĂ«sia administrative Bushat, bashkia Vau – DejĂ«s

4.      Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër

5.      Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier

6.      Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë

7.      Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër

8.      Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër

The post Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive first appeared on JavaNews.al.

Izraeli s’pyet pĂ«r armĂ«pushim, rifillon pĂ«rdorimin e raketave “tokĂ«-tokĂ«â€ nĂ« Liban

By: A R
26 August 2025 at 22:01

Ushtria izraelite ka rifilluar pĂ«rdorimin e raketave “tokĂ«-tokĂ«â€ nĂ« territorin libanez pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga pĂ«rfundimi i luftĂ«s sĂ« hapur me Hezbollahun, e zhvilluar nga 23 shtatori deri mĂ« 27 nĂ«ntor 2024. Ky veprim shĂ«non njĂ« ndryshim tĂ« dukshĂ«m nĂ« taktikat ushtarake tĂ« Izraelit, pavarĂ«sisht se njĂ« armĂ«pushim i brishtĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqi prej nĂ«ntĂ« muajsh.

Sipas korrespondentëve në terren, gjatë muajit gusht janë regjistruar katër sulme të tilla në jug të Libanit: në Deir ez-Zahrani, Ansar (qarku Nabatieh), si dhe në Deir Kifa dhe Hoch (qarku Tyr). Ndryshe nga sulmet e mëparshme, që kryheshin kryesisht me dronë dhe avionë luftarakë, këto goditje u realizuan nga toka.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) konfirmoi përdorimin e këtyre raketave dhe e dënoi ashpër këtë veprim si shkelje të sovranitetit të Libanit dhe të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit. Zëdhënësi i UNIFIL-it, Andrea Tenenti, deklaroi se këto veprime vetëm sa përkeqësojnë situatën e sigurisë dhe minojnë përpjekjet për stabilitet në rajon.

Në natën mes 20 dhe 21 gushtit, raketat goditën periferi të Ansarit dhe zonën e el-Ras në Deir ez-Zahrani. Një ndërtesë banimi në Hoch u dëmtua gjithashtu nga një prej raketave. Më 22 gusht, një tjetër sulm goditi zonën e Deir Kifas. Ushtria izraelite deklaroi se kishte në shënjestër një depo armësh të Hezbollahut, por nuk dha detaje mbi pozicionet e sakta apo llojin e municionit të përdorur.

Sipas ekspertit ushtarak libanez, Riad Kahwaji, raketat “tokĂ«-tokĂ«â€ janĂ« armĂ« taktike me goditje precize, qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar objektiva tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m si depo municionesh, qendra komanduese apo pozicione tĂ« larta ushtarake. Ai thekson se kĂ«to raketa kanĂ« fuqi mĂ« tĂ« madhe shkatĂ«rruese se dronĂ«t dhe janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u zbuluar nga objektivat.

Nga ana tjetër, analisti ushtarak francez, Guillaume Ancel, e sheh përdorimin e raketave si pjesë të një strategjie politike të qeverisë izraelite për të treguar se lufta nuk ka përfunduar dhe se Izraeli është i gatshëm të godasë kurdo dhe me çfarëdolloj arme.

Ai sugjeron se kjo qasje lidhet edhe me përpjekjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shmangur përballjen me hetime të mundshme mbi ngjarjet e 7 tetorit, duke mbajtur gjendjen e konfliktit të hapur si mjet për të larguar vëmendjen nga presioni i brendshëm politik.

The post Izraeli s’pyet pĂ«r armĂ«pushim, rifillon pĂ«rdorimin e raketave “tokĂ«-tokĂ«â€ nĂ« Liban first appeared on JavaNews.al.

Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit

By: A R
26 August 2025 at 21:44

NjĂ« pallat 15-katĂ«sh nĂ« lagjen “Çlirimi” nĂ« LushnjĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« mbrĂ«mjen e sotme nga flakĂ« masive, duke rezultuar nĂ« asfiksimin e njĂ« gruaje.

Sipas informacioneve të gazetares së Klan News, Anila Sefa, zjarri është shkaktuar nga kabina e rrymës elektrike, duke u përhapur më pas në katet e mësipërme.

Përveçse gruas së asfiksuar, kanë mbetur të bllokuar disa banorë në katët e fundit të këtij pallati.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dy ambulanca dhe një mjet zjarrfikës.

The post Merr flakë pallati në Lushnjë, një grua e asfiksuar. Të bllokuar disa banorë në katet e fundit first appeared on JavaNews.al.

Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para

By: A R
26 August 2025 at 21:38

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, që ka qenë duke ecur në anë të rrugës, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para first appeared on JavaNews.al.

“Jemi njĂ« hap larg fundosjes”, protestĂ« para zyrĂ«s sĂ« Netanyahut gjatĂ« mbledhjes sĂ« kabinetit tĂ« sigurisĂ«

By: A R
26 August 2025 at 20:53

Qindra protestues po marshojnë drejt zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, ku aktualisht është duke u mbajtur një mbledhje e kabinetit të sigurisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja.

NĂ« krye tĂ« protestĂ«s gjenden anĂ«tarĂ« tĂ« lĂ«vizjes sĂ« tĂ« rinjve socialistĂ« Hashomer Hatzair, tĂ« cilĂ«t mbajnĂ« njĂ« pankartĂ« me mbishkrimin: “Jemi njĂ« hap larg fundosjes sĂ« plotĂ«â€, duke shprehur shqetĂ«simin se qeveria mund tĂ« dĂ«shtojĂ« nĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r lirimin e pengjeve.

Policia ka bllokuar njĂ«rĂ«n krah tĂ« rrugĂ«s pĂ«r tĂ« lejuar zhvillimin e marshimit dhe po shoqĂ«ron protestuesit. “Para sĂ« gjithash, jeta e njeriut”, ështĂ« njĂ« nga parullat kryesore qĂ« po brohorasin pjesĂ«marrĂ«sit, ndĂ«rsa akuzojnĂ« kryeministrin Netanyahu dhe aleatĂ«t e tij se po i braktisin pengjet.

Protesta po zhvillohet në të njëjtën kohë kur kabineti i sigurisë po shqyrton dhe pritet të miratojë planin për fazat e ardhshme të operacionit ushtarak izraelit, i cili synon marrjen e plotë të kontrollit në qytetin e Gazës.

The post “Jemi njĂ« hap larg fundosjes”, protestĂ« para zyrĂ«s sĂ« Netanyahut gjatĂ« mbledhjes sĂ« kabinetit tĂ« sigurisĂ« first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Pylli i Pishë-Poros në Vlorë prej dy ditësh në flakë, tymi mbulon zonën! Vështirësohet ndërhyrja

By: A R
26 August 2025 at 20:46

Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Akërni, Vlorë, vazhdon të jetë aktiv prej ditës së hënë. Forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura (FA) janë mobilizuar që prej orës 05:00 të mëngjesit për të shuar flakët.

Një ditë më parë, situata u bë kritike për shkak të erës së fortë, që mundësoi përhapjen e flakëve në sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Në vendngjarje janë dërguar katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, njoftoi se zjarri në zonën e Pishë-Poro ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

The post VIDEO / Pylli i Pishë-Poros në Vlorë prej dy ditësh në flakë, tymi mbulon zonën! Vështirësohet ndërhyrja first appeared on JavaNews.al.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ« pĂ«rfshihen nĂ« aksidente rrugore mesatarisht 5 persona

By: A R
26 August 2025 at 20:39

NjĂ« pjesĂ« plagosen e tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n
 nĂ« rrugĂ«t e vendit pĂ«rfshihen nĂ« aksidente rrugore mesatarisht 5 persona çdo ditĂ«.  TĂ« dhĂ«nat nga Instituti i Statistikave tregojnĂ« se nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit ndodhĂ«n 636 aksidente rrugore me pasojĂ« vdekjen apo dĂ«mtimin e 883 vetĂ«ve.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ«

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore në harkun e muajve janar-qershor ndodhën për faj të drejtuesve të automjeteve. 88 aksidente u shkaktuan nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga kalimtarët.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ«

Vitin e shkuar u shkaktuan gjithsej 2 mijë e 88 aksidente rrugore për shkak të së cilave 175 vetë humbën jetën. Në 2023-shin pati 1 mijë e 539 aksidente rrugore me 192 fatalitete.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ«

Ajo që bie në sy në drejtim të shkaktarëve është fakti se aksidentet i shkaktojnë kryesit drejtuesit me më shumë eksperiencë të automjeteve. Ata me patentë mbi 9 vjet shkaktuan plotë 742 aksidente vjet nga 296 që shkaktuan ata me deri në 3 vjet eksperiencë.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ«

Për shkak edhe të flukseve më të larta të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ndjekur nga Lezha, Durrësi dhe Fieri. Berati dhe Dibra janë dy qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve rrugore.

Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ«

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se e shtuna është dita gjatë së cilës ndodhin më shumë aksidente gjatë shtatorit, ndjekur nga e hëna. E mërkura dhe e diela janë ditë gjatë së cilave ndodhin më pak aksidente.

The post Disa plagosen, tĂ« tjerĂ« humbin jetĂ«n! Çdo ditĂ« pĂ«rfshihen nĂ« aksidente rrugore mesatarisht 5 persona first appeared on JavaNews.al.

Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun, mjekët: Kujdes, se është infektive. Mos u vetëmjekoni!

By: A R
26 August 2025 at 20:31

NĂ« vendin tonĂ« po qarkullon njĂ« virozĂ« e cila ka prekur rrugĂ«t e stomakut dhe zorrĂ«ve, duke sjellĂ« tek shumĂ« pacientĂ« pĂ«shtjellime qĂ« zgjasin 3–4 ditĂ«.

Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se gastroenteritet e vërejtura së fundi janë të shkaktuara nga viruset dhe kanë sjellë simptomatikë komplekse.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« gastroenterit sezonal, inflamacion i stomakut dhe i zorrĂ«ve. NĂ« shumĂ« raste, pacientĂ«t kanĂ« diarre dy-tri herĂ« nĂ« ditĂ«, nauze, tĂ« vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe herĂ«-herĂ« shoqĂ«rohet me temperatura subfebrile deri nĂ« 37,5 gradĂ«. Fluksi mĂ« i shtuar i pacientĂ«ve ka qenĂ« nĂ« moshat mbi 65 vjeç dhe fĂ«mijĂ«t e vegjĂ«l,” thotĂ« mjekja e familjes Barie Karasani.

Mjekët thonë se duhet bërë kujdes me pacientët e prekur, pasi në ditët e para ata janë shumë infektues për të tjerët në familje.

“Personat me gastroenterit janĂ« kontaminues kur i shprehin simptomat e tyre fillestare,” thekson mjekja e QendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore nr. 4.

Ndërkohë shumë pacientë zgjedhin të vetëmjekohen nëpër farmaci, duke sjellë zgjatje të problematikës shëndetësore.

“Disa prej tyre pĂ«rdorin dhe loperamid pa kĂ«shillĂ«n e mjekut, ndĂ«rkohĂ« qĂ« loperamidi Ă«shtĂ« i kundĂ«rindikuar, sepse i fsheh simptomat. U duket qĂ« qetĂ«sohen pĂ«r dy-tri ditĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sĂ«mundja pĂ«r tri-katĂ«r ditĂ« shfaq simptoma tĂ« tjera, duke filluar nga temperatura, diarreja
” tregon Dr. Karasani.

Mjekët këshillojnë që krahas mjekimit të rekomanduar, pacientët mund të ndihmojnë veten edhe në kushte shtëpie.

“Sa mĂ« shumĂ« lĂ«ngje, supa tĂ« ndryshme, ushqime tĂ« lĂ«ngshme, lĂ«ngje pa gaz dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpeshtĂ«,” kĂ«shillon mjekja e familjes.

Problematika shëndetësore e konstatuar lidhet me stinën e verës, e cila shton ngarkesat virale dhe bakteriale tek çdo grupmoshë.

The post Në vend po qarkullon viroza që prek stomakun, mjekët: Kujdes, se është infektive. Mos u vetëmjekoni! first appeared on JavaNews.al.

Situata me zjarret, 16 nga 17 rajone në Spanjë shpallen zona katastrofike

By: A R
26 August 2025 at 20:23

Spanja po përballet me një nga katastrofat më të mëdha mjedisore të dekadave të fundit, teksa zjarret kanë shkatërruar mbi 350 mijë hektarë.

Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, njoftoi se qeveria ka shpallur 16 nga 17 rajonet e vendit si zona katastrofike, duke përfshirë rajonet më të goditura: Castilla y León, Extremadura dhe Galicia. Kjo masë do të mundësojë përdorimin e burimeve shtetërore për të ndihmuar të prekurit, përmes asistencës direkte, përjashtimeve fiskale dhe masave të tjera.

“ËshtĂ« e qartĂ« se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« nga katastrofat mĂ« tĂ« mĂ«dha mjedisore tĂ« viteve tĂ« fundit. DĂ«met nĂ« infrastrukturĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« larta,” tha Grande-Marlaska gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp pas mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka aktivizuar të gjitha mjetet shtetërore të disponueshme dhe ka marrë ndihmë nga efektivë ndërkombëtarë për të përballuar situatën.

Partia Popullore ka akuzuar qeverinĂ« se ka vepruar vonĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«rguar ndihmĂ« nĂ« rajonet e prekura. Lideri i PP, Alberto NĂșñez FeijĂło, argumentoi se ka pasur mungesĂ« planifikimi dhe parandalimi, duke propozuar njĂ« plan me 50 masa pĂ«r tĂ« parandaluar katastrofa tĂ« tilla, pĂ«rfshirĂ« krijimin e njĂ« regjistri kombĂ«tar pĂ«r pirĂłmanĂ«t.

Grande-Marlaska nënvizoi se piromanët janë përgjegjës vetëm për një pjesë të vogël të zjarreve.

The post Situata me zjarret, 16 nga 17 rajone në Spanjë shpallen zona katastrofike first appeared on JavaNews.al.

Kosova me krizë të re! Nuk ka kompromis për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët serbe

By: A R
26 August 2025 at 20:06

Ligjvënësit kosovarë arritën të tejkalonin ngërçin kryesor drejt konstituimit të kuvendit, duke zgjedhur kryetarin e ri, por seanca ende nuk mund të quhet e përfunduar pasi nuk ka konsensus për 5 nënkryetarët.

Pas 57 përpjekjesh të dështuara, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha u zgjodh kryetar i kuvendit duke marrë 73 vota, 30 kundër dhe 8 abstenim.

Ai arriti t’i marrĂ« votat e nevojshme falĂ« votĂ«s sĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s dhe njĂ« pjese tĂ« pakicave. Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dhe Lista Serbe votuan kundĂ«r.

Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit ligjvënës, Basha foli për përgjegjësinë që ndien, rëndësinë e Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve për bashkëpunim.

Pas zgjedhjes sĂ« BashĂ«s kryetar, kuvendi zgjodhi edhe 3 nĂ«nkryetarĂ«t nga partitĂ« shqiptare; Albulena Haxhiun nga VetĂ«vendosje, Vlora Çitakun nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.  Emilija Rexhepi u zgjodh nĂ«nkryetare nga pakicat joserbe, ndĂ«rsa konstituimi ngeci te votimi i kandidatit pĂ«r nĂ«nkryetar nga pakica serbe.

Lista Serbe , si partia më e madhe e këtij komuniteti me 9 deputetë në kuvend, propozoi emrin e Sllavko Simic për postin e nënkryetarit, por ai dështoi të merrte votat 3 herë.

Kryetari i kuvendit mori më pas vendimin që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short, mes kundërshtisë së listës serbe.

Pavarësisht refuzimit të kësaj partie që të marrë pjesë në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin serb, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka vazhduar procedurën, teksa secili deputet që doli nga shorti u votua për të siguruar 61 votat.

Teksa shpresa ishte që votat e nevojshme mund ti siguronte kreu i Partisë Serbe për Liri dhe Mbijetese, Nenad Rashiq, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar të Kurtit, ai mori mbështetjen e vetëm 55 deputetëve.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, kryetari i kuvendit ndĂ«rpreu seancĂ«n nĂ« mungesĂ« konsensusi,  pĂ«r t’u mbledhur sĂ«rish tĂ« enjten nĂ« orĂ«n 11:00.

Deputeti i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Armend Muja nga radhĂ«t e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje e ka pĂ«rshkruar si “gabim historik” mosvotimin e deputetit Nenad Rashiq si nĂ«nkryetar Kuvendi nga radhĂ«t e komunitetit serb.

The post Kosova me krizë të re! Nuk ka kompromis për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët serbe first appeared on JavaNews.al.

“Qeveria e re me mercenarĂ« nga PD”, demokrati: Opozita nuk duhet tĂ« hyjĂ« nĂ« Kuvend, e pamoralshme

By: A R
26 August 2025 at 19:58

Demokrati Lisandër Hoxha kërkoi që demokratët të mos hyjnë në parlamentin e ri pasi kjo gjë do të ishte e pamoralshme dhe për qëndrimet që PD ka mbajtur se zgjedhjet ishin të vjedhura.

Ai shtoi se drejtuesit duhet të thërrasin popullin në rrugë pasi të gjitha mënyrat e tjera demokratike kundër kësaj qeverie janë ezauruar.

“E shikoj tĂ« pavend qĂ« tĂ« shkosh nĂ« kĂ«tĂ« sesion parlamentar kur tjetri tĂ« vjedh zgjedhjet po ti thua po shkoj dhe po e luftoj aty. PĂ«r mua PD i ka ezauruar tĂ« gjitha rrugĂ«t e saj qĂ« prej 2013 dhe duhet tĂ« mbajĂ« qĂ«ndrim koherent sa i pĂ«rket mosnjohjes sĂ« parlamentit. Duhet bĂ«rĂ« koherencĂ« me qĂ«ndrime politike. MĂ« 10 shtator, kur tĂ« hapet sesioni, PD nuk duhet tĂ« jetĂ« dekor, por tĂ« thĂ«rrasĂ« popullin nĂ« rrugĂ« dhe tĂ« mos lejojnĂ« RamĂ«n tĂ« marrĂ« mandatin e katĂ«rt”, tha Hoxha.

Më tej, ai shtoi se qeveria e re Rama 4 pritet të ketë emra mercenarësh nga PD.

“Rama kĂ«to ditĂ« do tĂ« dalĂ« dhe do tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« shesĂ« njĂ« qeveri ylber pĂ«rtej tĂ« majtĂ«s dhe tĂ« djathtĂ«s, ka gjetur ca mercenarĂ« qĂ« gjoja kanĂ« qenĂ« me PD. Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« çmos pĂ«r njĂ« shtet normal, ky nuk Ă«shtĂ« normal, ky shtet tĂ« shkel, nuk ka gjykata, nuk ka ushqime. Ka shumĂ« njerĂ«z qĂ« iu konvenon tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« hap majtas. QytetarĂ«t duhet t’i pĂ«rfaqĂ«soj dikush. Dhe kĂ«tĂ« duhet ta bĂ«jĂ« me vepra dhe jo deklarata”, tha Hoxha pĂ«r Bruna Çifligun.

The post “Qeveria e re me mercenarĂ« nga PD”, demokrati: Opozita nuk duhet tĂ« hyjĂ« nĂ« Kuvend, e pamoralshme first appeared on JavaNews.al.

Sindikata kundĂ«r urdhrit tĂ« ministrit: “Rekrutimi nĂ« polici vetĂ«m pĂ«r nĂ«n-30-vjeçarĂ«t, antikushtetues”

By: A R
26 August 2025 at 19:50

Të gjithë aplikantët që synojnë konkurrimin për në Akademinë e Policisë për vitin e ardhshëm akademik, por që kanë mbushur moshën 30 vjeç, nuk do të kualifikohen, pasi tashmë ka hyrë në fuqi urdhri i ri i ministrit të Brendshëm.

Për Sindikatë e Punonjësve të Policisë së Shtetit, ky urdhër është antikushtetues dhe i paparashikuar në Ligjin e Policisë së Shtetit.

“Ligji i PolicisĂ« sĂ« Shtetit nuk pĂ«rcakton moshĂ«. PĂ«r sa kohĂ« ligji nuk ka vendosur moshĂ«, do tĂ« thotĂ« se ligji ka respektuar KushtetutĂ«n, ka respektuar tĂ« drejtat e njeriut sipas KushtetutĂ«s. Mund tĂ« vĂ«sh kufizime sa tĂ« duash, qĂ« janĂ« kritere pranimi, por mosha Ă«shtĂ« njĂ« kriter qĂ« nuk Ă«shtĂ« kompetencĂ«n as tĂ« ministrit, as tĂ« kryeministrit, as tĂ« drejtorit, por Ă«shtĂ« kompetencĂ« e ligjit. UnĂ« i bĂ«j thirrje edhe Komisionerit pĂ«r Diskriminim, sepse ky Ă«shtĂ« diskriminim,” thekson Sadetin Fishta, kreu i SindikatĂ«s sĂ« PunonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«.

Ai shkon edhe mĂ« tej, kur thotĂ« se fenomeni i “plakjes” sĂ« radhĂ«ve tĂ« uniformave blu nuk mund tĂ« realizohet nga prurje qĂ« nuk qĂ«ndrojnĂ« mĂ« shumĂ« se pesĂ« vite si pjesĂ« e PolicisĂ«.

“KĂ«ta qĂ« futen deri 30 vjeç, nĂ« moshĂ«n 25 vjeç punojnĂ« pesĂ« vjet e largohen, siç po largohen. Ligji qĂ« duhet tĂ« dalĂ« pĂ«r PolicinĂ« e Shtetit duhet tĂ« jetĂ« i tillĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« PolicisĂ« njĂ« ligj pĂ«r pension shĂ«rbimi. MĂ« mirĂ« ta kufizonte nĂ« ligj pensionin suplementar, pĂ«r tĂ« cilin nuk del asnjĂ«, kur mbush moshĂ«n 47 vjeç. AsnjĂ« punonjĂ«s policie nuk del nĂ« pension suplementar. Prandaj Ă«shtĂ« plakur Policia e Shtetit dhe vazhdon tĂ« plaket,” thekson z. Fishta.

Ky vit akademik në Akademinë e Policisë është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.

Në organizatën e Policisë së Shtetit numërohen rreth 12.300 efektivë, ndërsa numri i vendeve bosh është i lartë.

The post Sindikata kundĂ«r urdhrit tĂ« ministrit: “Rekrutimi nĂ« polici vetĂ«m pĂ«r nĂ«n-30-vjeçarĂ«t, antikushtetues” first appeared on JavaNews.al.

Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë

By: A R
26 August 2025 at 19:42

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Sarandë bëri të ditur se grupi i turistëve përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Po ashtu, në njoftim, Kapiteneria e Portit Sarandë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.

Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë:

Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.

Kapiteneria mbetet në dispozicion për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve dhe turistëve.

The post Skafi pësoi defekt në motor, Policia u vjen në ndihmë turistëve në Gjirin e Kakomesë first appeared on JavaNews.al.

Çelet kĂ«sti i pestĂ« i dĂ«mshpĂ«rblimit pĂ«r ish-tĂ« dĂ«nuarit politikĂ«, publikohet lista e pĂ«rfituesve

By: A R
26 August 2025 at 16:02

Ministria e Financave ka nisur procedurën e pagesës së këstit të pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore, përfshirë trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë.

Përmes një komunikate për mediat bëhet me dije dhe lista e parë e dosjeve në radhë për përfitimin e këtij kësti, ku përfshihen emrat e përfituesve që plotësojnë kriteret ligjore dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Kjo nismĂ« vjen nĂ« zbatim tĂ« Urdhrit tĂ« Ministrit tĂ« Financave Nr. 12, datĂ« 20.08.2025, si dhe ligjit nr. 9831, datĂ« 12.11.2007, “PĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimin e ish tĂ« dĂ«nuarve politikĂ« tĂ« regjimit komunist”, tĂ« ndryshuar.

Procedura e pagesës zhvillohet edhe në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 419, datë 14.01.2011, që rregullon afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist.

Në bazë të dokumentacionit të depozituar pranë Drejtorisë përkatëse të Ministrisë së Financave, kontrollohet me kujdes çdo dosje individuale, ndërsa pagesat kryhen sipas rendit të përcaktuar dhe pas pagesave të mëparshme.

Ky është një tjetër hap konkret i qeverisë për të përmbushur angazhimet ligjore dhe historike për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë dhe familjeve të tyre. Për më shumë informacion dhe listën e plotë të përfituesve, Ministria e Financave ka vënë në dispozicion linket në njoftimin zyrtar.

The post Çelet kĂ«sti i pestĂ« i dĂ«mshpĂ«rblimit pĂ«r ish-tĂ« dĂ«nuarit politikĂ«, publikohet lista e pĂ«rfituesve first appeared on JavaNews.al.

❌
❌