Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

By: redi
27 August 2025 at 16:27

Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”. Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jipte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale. Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj…

Source

VIDEO/ Rrufeja godet në mes të plazhit

By: redi
27 August 2025 at 16:16

Imazhe të frikshme të një rrufeje që goditi midis çadrave të plazhit të një resorti, janë parë në Lignano Sabbiadoro (Udine) të Italisë. Asnjë pushues nuk u lëndua në ato momente, edhe për shkak se plazhi ishte i shkretë pas stuhisë së fortë që po kalonte në ato momente. Rrufeja dëmtoi një tavolinë plastike dhe përkuli tubin e një çadre aty pranë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale…

Source

💾

Balla me të riun shqiptar: I lindur në New York, por është kthyer të kontribuojë në atdhe

By: redi
27 August 2025 at 15:53

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mirëpriti në një takim Marko Çekajn, një i ri shqiptar që ka lindur në New York, SHBA ku është arsimuar për ekonomi. Me një përvojë ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, Marko ka vendosur të kthehet në atdheun e tij për të vazhduar studimet dhe për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit. Gjatë takimit, Balla u shpreh se…

Source

FOTO/ Ura më e lartë në botë, 96 kamionë për testin e forcës

By: redi
27 August 2025 at 15:32

Ura e Kanionit të Madh Huajiang, një nga projektet më mbresëlënëse inxhinierike të Kinës, ka kaluar me sukses një provë kritike qëndrueshmërie vetëm disa javë para hapjes së saj. Ura masive e varur, e cila shtrihet në 625 metra mbi një grykë në lumin Beipan të provincës Guizhou, është më e larta në botë. Gjatësia e saj totale është më shumë se 2.8 km. Ndërtimi filloi në janar 2022 dhe pritet të…

Source

Fillimi i vitit të ri shkollor, Anuela Ristani: Hapim 5 shkolla të reja dhe japim kompensim financiar për fëmijët në nevojë

By: redi
27 August 2025 at 14:45

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani zhvilloi një takim me institucionet e varësisë për fillimin e vitit të ri shkollor. Nënkryetarja dha lajmin e mirë për hapjen e 5 shkollave të reja këtë vit. ”Gjatë vitit do të hapim 5 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi dhe 1 të rikonstruktuar rrënjësisht. Do të jetë shkolla “Pjetër Budi”, njësia administrative 7, “Edith Durham”, historikja…

Source

Auron Tare: Ministria publikon fotot e shpellës në Kinë si të projektit për shpellën e Spilesë në Himarë

By: redi
27 August 2025 at 14:34

Projekti për shpellën e Spilesë në Himarë është temë debati mes studiuesit Auron Tare dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Pas denoncimit të parë të Auron Tares se në hyrje të kësaj shpelle po ndërtohet një lavazh, pretendim që u hodh poshtë nga Ministria, studiuesi ka akuzon se po tallen me taksapaguesit shqiptarë. Fotot e projektit të publikuara nga Ministria…

Source

Në garë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet, edhe jo!

By: redi
27 August 2025 at 14:10

Adriatik Lapaj nuk e ka një përgjigje finale sa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. “Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, tha Lapaj në një intervistë televizive. Në vijim Lapaj ishte më shterues, teksa renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të…

Source

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Lita: Në mes të shtatorit shpallet qeveria ”Rama 4”, opozitës i duhet të jetë më agresive

By: redi
26 August 2025 at 22:00

Gazetari Lavdrim Lita, thotë se në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”. ”Shtatori është një muaj i çuditshëm sepse janë ditët e fundit të nxehta dhe më pas vijnë rrebeshet politika. Duhet formuar qeveria dhe këto ditë po shohim intervista dhe audicione ministrash. Në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e…

Source

Nga 1 shtatori BE ndalon substancën që përdoret për thonjtë me xhel

By: redi
26 August 2025 at 21:55

Nga data 1 shtator, përdorimi i disa llojeve të manikyrit me xhel për thonj do të ndalohet në të gjithë Bashkimin Evropian. Vendimi është marrë pas shqetësimeve lidhur me një përbërës kimik që është klasifikuar si toksik për shëndetin riprodhues. Bëhet fjalë për substancën TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide), një kimikat që përdoret gjerësisht në produktet me xhel për thonj…

Source

Zjarr në një pallat, evakuohen banorët

By: redi
26 August 2025 at 21:41

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Shkak i flakëve ka qenë djegia e panelit elektrik. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta vendosin nën kontroll, duke shmangur përhapjen në katet e tjera. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë.

Source

VIDEO/ Gjesti tregon kë ka zemër

By: redi
26 August 2025 at 21:30

Gjesti, fituesi i ”BBAV4”, ndonëse në një situatë të ngarkuar me çështjen e kompanisë Onima që i ka të drejtat mbi të si artist, duket se jeta e përditshme vijon që të jetë e njëjtë. Ai ka ndarë në Instastory një video nga lagjja e tij në Pejë, ku shihet nën shoqërinë e disa fëmijëve të komunitetit rom. Shpesh herë për të është folur që është pjesë e këtij komuniteti.

Source

💾

Rama poston pamjet: “Buna Fest”, një festë e bukur që mblodhi turistët në Dajç

By: redi
26 August 2025 at 21:14

Në fshatin Dajç të Shkodrës u organizua “Buna Fest”, një aktivitet kulturor që mblodhi vizitorë e turistë të shumtë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aktiviteti i organizuar në brigjet e Bunës, aty ku lumi bashkohet me liqenin e Shkodrës. “‘Buna Fest’ një festë e bukur që mblodhi në Dajç të rinj e të reja, banorë të zonës dhe turistë”, shkruan Rama. Brigjet e Bunës në Dajç u kthyen në…

Source

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

By: redi
26 August 2025 at 21:04

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte me komentet e bëra dje, në të cilat tha se do të shohim një “përfundim përfundimtar” të luftës në Gaza brenda dy ose tre javësh, ai përgjigjet: “Nuk ka një ‘përfundim përfundimtar’, lufta ka vazhduar për një kohë të gjatë”.

Source

In memoriam: Mali i dhimbjes dhe pesha e mallit për Aleks Selmanin

By: redi
26 August 2025 at 20:44

Nga Luan Rama Miku im, dhe jo vetëm, zotni Astrit Fani, gjen gjithmonë një shteg të vetin kah vetëm ai din me ardhë e me t’pushtu me mirësinë e vet elegante. Para do kohe më la pa fjalë. Më dërgoi një foto të bërë gati 36 vjet më parë. E hapa gjithë kurreshti WhatsApp-in, sapo më erdhi sinjali i mbërritjes së një mesazhi prej tij, sepse, sa herë Astriti shkruan, vjen gjithmonë një gjë e vlefshme.

Source

Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri

By: redi
26 August 2025 at 20:40

Gazetarja e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut. E lindur në Kabul të Afganistanit dhe e rritur në Australi, gazetarja ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut. “Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo.

Source

Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri, 4 janë aktive

By: redi
26 August 2025 at 20:25

12 vatra zjarri janë në total janë raportuar që prej orës 09:00 deri në orën 19:30 të ditës së sotme në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 12 vatra zjarri, 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe…

Source

Don Xhoni mbyll sezonin veror, jep mesazhin thumbues nga qyteti i Noizyt

By: redi
26 August 2025 at 20:14

Reperi Don Xhoni ka zgjedhur Durrësin për të përmbyllur sezonin e tij veror, duke ndarë me fansat një mesazh të ngrohtë dhe falënderues. Ai shihet i rrethuar nga ekipi i tij dhe nga Butrint Imeri, ndërsa shkruan: “n’kllab me krejt robt e shpisë”, duke treguar lidhjen e fortë dhe energjinë që e shoqëroi gjatë muajve të ngarkuar me koncerte dhe hite. Reperi e vlerëson sezonin veror si një nga më…

Source

”Qeveria e re me mercenarë nga PD”, Hoxha: Demokratët të mos futen në Kuvend

By: redi
26 August 2025 at 20:10

Lisandër Hoxha, thotë se demokratët të mos hyjnë në parlamentin e ri pasi kjo gjë do të ishte e pamoralshme dhe për qëndrimet që PD ka mbajtur se zgjedhjet ishin të vjedhura. Për të drejtuesit duhet të thërrasin popullin në rrugë pasi të gjitha mënyrat e tjera demokratike kundër kësaj qeverie janë ezauruar. “E shikoj të pavend që të shkosh në këtë sesion parlamentar kur tjetri të vjedh zgjedhjet…

Source

Kur të gjithë presin qeverinë e re, Rama ikën në Slloveni. Emrat e ministrave mësohen në shtator

By: redi
26 August 2025 at 19:37

Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar ekipin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik. Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish…

Source

Gomonia pëson defekt në mes të detit, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

By: redi
26 August 2025 at 19:17

Pasditen e kësaj të marte, një gomone me turistë u has në probleme në Gjirin e Kakomesë dhe në ndihmë i ka ardhur mjeti lundrues i Kapitenerisë. ”Sot rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë. Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë…

Source

❌
❌