Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Projektligji depozitohet në Kuvend, lejimi i gjuetisë vetëm në zona të miratuara

By: A R
27 August 2025 at 14:57

Pas më shumë se një dekade moratoriumi për gjuetinë do të hiqet. Qeveria ka depozituar në Kuvend, pas konsultimit publik, projektligjin që parashikon lejimin e gjuetisë vetëm në zonat e miratuara me ligj dhe gjuetarët do të kalojnë një test për të marrë lejen 5-vjeçare për të këtë aktivitet.

Gjithashtu me miratimin e zonave të lejuara të gjuetisë do të përjashtohet gjuetia në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë.

Qëllimi i draftligjjit të ri është përmirësimi i ligjit aktual në disa aspekte dhe nene të caktuara të tij, duke garantuar të drejtën e ushtrimit të gjuetisë dhe të të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre si dhe do të inkurajojë përfshirjen e gjuetarëve në monitorimin, menaxhimin dhe kërkimin me qëllim përkujdesjen dhe ruajtjen e faunës së egër dhe të habitatit të saj.

“Me miratimin e këtij draftligji, gjuetia do të zhvillohet vetëm në zonat e lejuara të gjuetisë dhe do të përjashtohen të gjitha territoret e tjera në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në projektligj.

Në projektligjin e ri që pritet të kalojë në Parlament, synohet që t’u jepet me shumë përgjegjësi shoqatave për gjuetinë dhe të menaxhojnë territoret e tyre.

“Futja e një koncepti të ri në këtë fushë, ajo e menaxhuesit të zonës së gjuetisë, i cili është personi kyç që në zonën e tij të gjuetisë do të sigurojë funksionimin e shërbimit profesional e do të organizojë veprimtarinë e gjuetisë, i cili do të zgjidhet sipas një procedure ligjore konkurimi. Rëndësi merr edhe zhvillimi i instrumenteve ligjore për të mundësuar marrjen e masave konkrete për menaxhimin e terreneve në favor të biodiversitetit”, thuhet në projektligj.

“Gjuetarët detyrohen të mbajnë kontakte me autoritetet dhe shoqëritë përgjegjëse për marrjen e masave të gjuetisë për të luftuar gjuetinë e paligjshme në mënyrë që të arrihet në një gjueti të përgjegjshme”, detajohet më tej në projektligj.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet gjithashtu inkurajimi i kontributit të gjuetarëve si aktorë të biodiversitetit.

“Gjuetarët duhet të shihen si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të gjuetisë në mënyrë që vetë gjuetarët që janë të apasionuar në gjueti, të mund të ushtrojnë këtë veprimtari sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj”, nënvizohet më tej.

Në projektligj janë parashikuar edhe zonat e lejuara për gjueti.

“Zonat e lejuara për gjueti shtrihen në sipërfaqe që janë me pronësi shtetërore, private apo në përdorim  të kombinuar zona e gjuetisë krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 500 ha, ndërsa zona për kultivimin e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha zonat e gjuetisë dhe kufijtë i propozohen ministrisë nga njësitë përgjegjëse për gjuetinë. Zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë”, thuhet në projektligj.

Këto zona do të jepen me ë tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik.

“Menaxhuesi i zonës së gjuetisë është personi fizik ose juridik, që përzgjidhet sipas një procedure konkurrimi për marrjen në përdorim të një zone gjuetie”, thuhet në projektligj./ata

The post Projektligji depozitohet në Kuvend, lejimi i gjuetisë vetëm në zona të miratuara first appeared on JavaNews.al.

Dhjetëra anije drejt Gazës për ndihma humanitare, Greta Thunberg e provon përsëri

By: A R
27 August 2025 at 14:49

Dhjetëra varka, aktivistë nga 44 vende dhe mijëra mbështetës në tokë që po organizojnë mobilizime.

Afrohet nisja e Global Sumud Flotilla, misioni ndërkombëtar i shoqërisë civile që synon të arrijë në Rripin e Gazës për të dërguar ndihma humanitare dhe për të ushtruar presion mbi komunitetin ndërkombëtar.

“Përballë një pasiviteti që zgjat prej më shumë se 20 muajsh, është shoqëria civile që po lëviz”, deklarojnë organizatorët.

Nisjet edhe nga Italia

Sipas planit, më 31 gusht, nëse lejon moti, pjesa e parë e flotës do të niset nga Spanja dhe Genova. Më 4 shtator do të nisen edhe anije të tjera nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia, të gjitha me destinacion Gazën.

Iniciativa nuk është pa rrezik. Edhe më parë, velierët Madleen dhe Handala janë ndaluar në ujëra ndërkombëtare, ekuipazhet e tyre janë arrestuar, mes tyre edhe aktivistja Greta Thunberg dhe eurodeputetja Rima Hassan, të cilat më pas u dëbuan me ndalim hyrjeje 100-vjeçar në Izrael.

Greta Thunberg përsëri në bord

Pavarësisht ndalimit, Greta Thunberg do të jetë sërish mes aktivistëve që do të nisen nga Barcelona, bashkë me Thiago Avila dhe Yasemin Acar.

Organizatorët kujtojnë se emri i flotiljes, Sumud, që në arabisht përfaqëson rezistencën dhe qëndrueshmërinë, është simbol i misionit të tyre.

Pjesëmarrje globale

Flotilja ka marrë mbështetje edhe nga Azia Juglindore: Indonezia, Pakistani, Maldivet, Sri Lanka, Bangladeshi, Tajlanda dhe Filipinet kanë përgatitur delegacionet e tyre. Në bordin e anijeve do të jenë gjithashtu parlamentarë, gazetarë, juristë dhe mjekë.

“Nuk jemi kërcënim, por frikësohemi nga dhuna”

“Flotilja është paqësore dhe jo e dhunshme”, shpjegon përfaqësuesja italiane Maria Elena D’Elia. Anijet janë të vogla, me jo më shumë se dhjetë pasagjerë, për të shmangur çdo keqinterpretim.

Megjithatë, organizatorët druajnë nga një reagim i ashpër i Izraelit, siç ka ndodhur edhe më parë. Kujtohet rasti i vitit 2010, kur komando izraelite sulmuan anijen turke Mavi Marmara, duke vrarë 10 aktivistë.

Mobilizimi në Itali: 45 tonë ndihma

Nga Genova është nisur një fushatë e madhe për mbledhjen e ushqimeve dhe barnave të emergjencës, me synimin për të mbushur velierët me të paktën 45 ton ndihma humanitare.

“Jo vetëm do ta arrijmë, por do ta tejkalojmë këtë objektiv”, thonë organizatorët.

The post Dhjetëra anije drejt Gazës për ndihma humanitare, Greta Thunberg e provon përsëri first appeared on JavaNews.al.

Manovra më e zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

By: A R
27 August 2025 at 14:40

Nga Matt Wilson, BBC

Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për shtatë vjet dhe nuk është shembulli i vetëm kur arti është manipuluar për qëllime të fshehta.

80 vjet më parë, gjatë javëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, një grup skautësh rusë i dhuruan ambasadorit amerikan në Moskë një vulë të madhe të SHBA-ve, të gdhendur me dorë, në rezidencën e tij zyrtare, Spaso House. Dhurata simbolizonte bashkëpunimin mes Rusisë dhe SHBA-ve gjatë luftës dhe ambasadori amerikan W. Averell Harriman e vari me krenari në shtëpinë e tij deri në vitin 1952.

Por, pa dijeninë e ambasadorit dhe ekipit të tij të sigurisë, vula përmbante një pajisje të fshehtë përgjimi, e quajtur më vonë “The Thing” nga ekipet teknike të sigurisë amerikane. Ajo përgjonte bisedat diplomatike, plotësisht e padiktuar për shtatë vjet. Duke përdorur një vepër arti të dukshme për të depërtuar tek armiku dhe për të fituar avantazh strategjik, sovjetikët kishin realizuar manovrën më të zgjuar që nga Kali i Trojës. Por kjo është një histori e vërtetë, edhe pse tingëllon si një trillim spiunazhi.

Teknikët amerikanë kuptuan se vula e madhe e gdhendur ishte një “vesh” i padukshëm, që përgjonte bisedat e ambasadorit prapa skenës.

Si funksiononte “The Thing”? John Little, një 79-vjeçar specialist në kundër-përgjim, ka qenë prej kohësh i magjepsur nga pajisja dhe madje ka ndërtuar një kopje të saj. Një dokumentar mbi punën e tij të jashtëzakonshme u publikua këtë vit dhe, pas shfaqjes së parë me sallë të mbushur në maj, pritet të shfaqet më 27 shtator në Muzeun Kombëtar të Informatikës, në Bletchley Park, Buckinghamshire.

John Little
John Little

Ai e përshkruan teknologjinë e “The Thing” me terma muzikorë, e përbërë nga tuba si të një organoje dhe një membranë “si lëkura e daulles, që dridhet nga zëri i njeriut”. Por ajo ishte e përmbledhur në një objekt shumë të vogël që dukej si një gjilpërë kapelash dhe me avantazhin që kalonte pa u vënë re nga kontrollet e kundër-përgjimit, sepse nuk kishte elektronikë, nuk kishte bateri dhe nuk nxehej”.

Inxhinieria e një instrumenti të tillë ishte gjithashtu jashtëzakonisht e saktë, “një kryqëzim mes një ore zvicerane dhe një mikrometri”. Historiani H. Keith Melton ka pohuar se, në kohën e saj, “The Thing” e ngriti shkencën e përgjimit audio në një nivel që më parë mendohej i pamundur.

Por suksesi i tij si pajisje përgjimi nuk erdhi vetëm nga origjinaliteti teknik. Ai ishte efektiv sepse shfrytëzoi qëndrimet kulturore ndaj objekteve të bukura. Ne priremi t’u besojmë veprave të artit dhe sendeve dekorative si simbole pasive të statusit, shijes ose interesit kulturor. Inteligjenca ruse e shndërroi këtë supozim në armë me Vulën e Madhe prej druri panje të gdhendur.

Dhe nuk është shembulli i vetëm nga historia e artit që është manipuluar për spiunazh, mashtrim dhe strategji ushtarake. Përveçse pikturoi Mona Lizën, Leonardo da Vinçi gjithashtu projektoi tanke dhe armë rrethimi dhe Peter Paul Rubens veproi si spiun gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Artistë nga kombe të ndryshme gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore hartuan operacione kamuflazhi dhe mashtrimi, dhe Anthony Blunt, një historian arti britanik (dhe Kujdestar i Koleksionit Mbretëror të Artit), ishte spiun sovjetik gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillim të Luftës së Ftohtë.

Léon Theremin
Léon Theremin

Në rastin e çuditshëm të “The Thing”, edhe historia muzikore është e rëndësishme. Shpikësi i saj i zgjuar, rusi Lev Sergeyevich Termen, i njohur më shumë si Léon Theremin, ishte dhe një muzikant i talentuar. Ai krijoi instrumentin e parë elektronik në botë, të njohur, sipas krijuesit të tij, si Theremin. Ai mund të luhet pa prekur asgjë, lëvizjet e dorës në ajër rreth antenave të tij kontrollojnë notat. Tingulli i tij magjepsës u bë sinonim me kolonat zanore të filmave fantastiko-shkencorë amerikanë në vitet 1950, ndoshta më së shumti në The Day the Earth Stood Still (1951), i cili, me shumë ironi, shpesh përmendet si një alegori për paranojën e Luftës së Ftohtë.

Pas zbulimit të saj, “The Thing” u mbajt sekret shtetëror nga inteligjenca amerikane. Por në maj 1960, në kulmin e garës bërthamore, një avion spiun amerikan U-2 u rrëzua mbi Rusinë. Në trazirat diplomatike që pasuan, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve e ekspozuan publikisht Vulën e Madhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të provuar se spiunazhi i Luftës së Ftohtë nuk ishte njëanshëm. Sipas John Little, infiltrimi i një rezidence ambasadoriale ishte një shkelje aq e turpshme e sigurisë “saqë u desh rrëzimi i një avioni spiun për ta sjellë ‘The Thing’ në publik”. Por mjeshtëria e vërtetë teknike e saj nuk iu zbulua kurrë publikut të gjerë.

Pas dyerve të mbyllura, pajisja u studiua në detaje nga kundër-inteligjenca britanike, e cila i vuri emrin e koduar SATYR. Detajet e saj mbetën sekret shtetëror deri sa ish-oficeri i sigurisë Peter Wright i zbuloi në kujtimet e tij Spycatcher në vitin 1987.

“The Thing” ka magjepsur historianët për shkak të sofistikimit të saj teknik për kohën dhe mënyrës se si ndikoi në lojën e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Por ajo zbulon gjithashtu një histori të çuditshme dhe më të errët të kulturës së lartë, që zhvillohej jashtë shkëlqimit të sallave të operës dhe galerive të artit, ku muzikantë klasikë shpiknin pajisje përgjimi dhe vepra arti të gdhendura me dorë, që shërbenin si instrumente për mbledhjen e inteligjencës ushtarake.

The post Manovra më e zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të first appeared on JavaNews.al.

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

By: A R
27 August 2025 at 14:31

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim televiziv publik raportoi “përpjekje për të ndërhyrë” në Groenlandë, një territor autonom i mbretërisë skandinave.

Sipas transmetuesit publik DR, të paktën tre amerikanë të lidhur me Donald Trump po kryejnë operacione ndikimi në Groenlandë.

“Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë sigurisht që nuk do të jetë e pranueshme”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një deklaratë dërguar AFP-së.

“I kam kërkuar Ministrisë së Jashtme të ftojë të ngarkuarin me punë amerikan në një takim në ministri”, shtoi ai.

Sakaq, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , ka thënë se dëshiron që SHBA-të bëjnë pjesë të tyren ishullin strategjik në Arktik, që është i pasur me minerale për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

Pas zgjedhjes së tij, Presidenti Trump shpjegoi se ai “ka nevojë” për Grenlandën, kryesisht për sigurinë e SHBA-së, dhe e ka përsëritur dëshirën e tij shumë herë.

Groenlanda ishte përgjigjur se nuk ishte në shitje dhe se po vendoste vetë për të ardhmen e saj.

Në fund të marsit, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance shkaktoi trazira duke planifikuar të vizitonte ishullin e madh Arktik pa u ftuar atje. Përballë kritikave në Groenlandë, Danimarkë dhe Evropë, zëvendëspresidenti i SHBA-së e kufizoi udhëtimin e tij në bazën ajrore amerikane në Pitufik.

“Ne e dimë që aktorët e huaj vazhdojnë të tregojnë interes për Groenlandën dhe pozicionin e saj brenda Mbretërisë së Danimarkës”, vuri në dukje sot edhe Ministri i Jashtëm danez.

“Prandaj nuk është për t’u habitur të shohim përpjekje të jashtme për të ndikuar në të ardhmen e Mbretërisë në të ardhmen e afërt”, theksoi Rasmussen.

Që në pranverë, shërbimet daneze të inteligjencës kishin shprehur shqetësime në lidhje me “ndikimin” e mundshëm” të jashtëm, kryesisht rus, veçanërisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në Groenlandë, por përfundimisht nuk u zbulua asnjë përfshirje.

The post Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë first appeared on JavaNews.al.

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

By: A R
27 August 2025 at 14:22

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e Sacra Famiglia, ku strehohen 450 refugjatë, nuk bën përjashtim.

Dy ditë më parë, zona ku ndodhet kompleksi mori urdhër evakuimi, një gjë që nuk kishte ndodhur më parë për këtë lagje. As priftërinjtë, as Patriarkati Latin i Jerusalemit nuk kanë marrë udhëzime të qarta, duke krijuar pasiguri dhe kaos.

“Shumë prej refugjatëve janë të dobësuar dhe kequshqyer. Largimi nga qyteti i Gazës do të ishte e barabartë me një dënim me vdekje. Priftërinjtë dhe motrat kanë vendosur të qëndrojnë dhe të kujdesen për të gjithë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të patriarkëve latin dhe ortodoks.

Në kompleks nuk mund të largohen të moshuarit, të sëmurët kronikë apo 60 fëmijët me sëmundjen e rrallë “fëmijë flutur”.

Që prej javësh, Vatikani kërkon krijimin e “zonave të sigurta” për të sëmurët dhe të dobëtit, por kërkesa ende nuk ka marrë përgjigje. Patriarkët dhe komuniteti kërkojnë ndërhyrjen ndërkombëtare për të ndalur luftën dhe për të shpëtuar civilët.

“Të ndalohet lufta! Kjo është çmenduri! Nuk mund të vazhdojë kështu”, tha George Anton, drejtori i komitetit emergjent të kishës Sacra Famiglia

The post Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 28 Gusht 2025

By: A R
27 August 2025 at 14:13

Dashi

Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Demi

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.

Gaforrja

Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.

Luani

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar. Vetëm kështu situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.

Peshorja

Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.

Akrepi

Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.

Shigjetari

Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi. Disa do kenë edhe përmirësime.

Bricjapi

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Ujori

Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte qe ta stabilizoni atë.

Peshqit

Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje. Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 28 Gusht 2025 first appeared on JavaNews.al.

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Shokë të Ministrisë, mos u tallni me taksapaguesit…

By: A R
27 August 2025 at 14:05

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte seriozisht ndërhyrjen dhe shpëtimin e këtij monumenti të kategorisë së parë nga braktisja dhe lavazhot përqark. Për këtë arsye e pashë me vëmendje si tekstin, ashtu edhe 3 imazhet që shoqëronin tekstin. Duke e ditur se në Shqipëri nuk ekzistojnë specialistët e mirfilltë të interpretimit të mitologjisë antike në imazhe moderne te inteligjences Artificiale , isha shumë i surprizuar të shikoj fotot nga “projekti” i supozuar i MEKI-t.

Kam pasur fatin që, 10 vite më parë, në Singapor, si pjesë e një delegacioni të UNESCO-s, te shikoja ndoshta projektin e parë me IA të ri – interpretimin e mitologjisë antike kineze, të zbuluara në një shpelle unike diku në shkretëtirat e Kinës. Ishte një projekt shumë ambicioz, ku Universiteti i Sydney-t, Pekinit dhe Opera Shtetërore e Pekinit kishin rikrijuar të gjitha imazhet e shpellen në Inteligjencë Artificiale dhe i përdornin për turizëm edukativ dhe kulturor. Prandaj, lajmi se MEKI kishte një projekt për Shpellën më intrigoi.

Por kurioziteti u kthye në zhgënjim dhe pastaj në qeshje pa fund.
Imazhi i parë i MEKI-t duket se nje person me shume gjasa një kinez i cili me një projektor në dorë krijon dritehije në shpellën e ndriçuar pas tij.

Në botën e teknologjisë së sotme nje femije i duhen vetëm 5 minuta dhe informacion bazik për të kuptuar se ku dhe si janë gjeneruar këto imazhe.

Në fakt, mua më deshen pak me shume se10 minuta për të kuptuar se imazhet e projektit të MEKI-t vijnë nga një Shpelle Kineze, ne provincen e Huashan.

Pyetja ime për shokët e MEKI-t që talleni me qytetarët është:
A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spilës në Himarë? A ka lidhje interpretimi i legjendës së Polifemit në Spilë me Budën e Huashanit?

Besoj se të paktën qytetarët në Himarë do të qeshin sot në mbrëmje kur të ulen për të pirë kafenë buzë detit dhe të lexojnë se Ministria jonë që mbulon kulturën përdor imazhet e shpellave në Kinë për Shpellën e Spilës – një shpelle që mitet lokale e lidhin me hapësirën Homerike.
Suggjerim për drejtuesin e MEKI-t:

Mblidh një grup të vogël specialistësh të arkeologjisë dhe historisë. Krijo një ide të qartë se çfarë konteksti historik mund të përdoret në Shpellën e Spilës, bazuar në zbulimet arkeologjike. Ky projekt kërkon specialistë të mirfilltë që kanë zbatuar projekte të interpretimit historik në shpella, jo elektrikistë që punojnë me tendera. Shiko modelet franceze, të cilat janë për t’u admiruar, për shembull.

Nëse nuk ke kapacitet për të gjitha këto, kërko ndihmën e UNESCO-s, e cila ka në listat e saj një numër ekspertësh të kalibrit botëror që do ta kishin ëndërr të merreshin me një projekt homerik.
Faleminderit.

Më poshtë: foto nga MEKI dhe foto nga projekti i Huashanit.
Foto numer 1 Nga Deklarata zyrtare e MEKI-te te Republikes se Shqiperise.

Foto numer 2. Projekti I Shpelles se Huashan, Provinca Tunxi, Huangshan City, Republika Popullore e Kines.

The post Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Shokë të Ministrisë, mos u tallni me taksapaguesit… first appeared on JavaNews.al.

Në pronësi të ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është resorti luksoz i ndërtuar pa leje

By: A R
27 August 2025 at 13:57

Ky është resorti luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017).

Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër.

Policia në njoftimin zyrtar deklaronte për disa shtëpi pushimi pa leje, por ka dyshime se i gjithë objekti është në paligjshmëri, ndaj edhe po kryhen verifikime dokumentacioni.

shqiptarja.com

1756291508_1756291464resortinekepredonit.jpg

The post Në pronësi të ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është resorti luksoz i ndërtuar pa leje first appeared on JavaNews.al.

Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim!

By: A R
27 August 2025 at 13:50

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për kontrabandë me lëndë hidrokarbure, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë B.D, 49 vjeç dhe M. M, 58 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas Policisë, autoboti i drejtuar nga B. D. është ndaluar në aksin Fier-Mbrostar, ndërsa transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Hetimet treguan se ngarkesa ishte marrë nga një ambient në pronësi të M. M. dhe do të depozitohej në ambientin e E. R.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.

Çështja i është kaluar Prokurorisë së Fierit, e cila do ta hetojë për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.

The post Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim! first appeared on JavaNews.al.

Momentet e fundit të kameramanit të Reuters, rrëfehet i vëllai: Pavarësisht realitetit të trishtuar në Gaza…

By: A R
27 August 2025 at 13:41

 “Isha i lumtur këtu, me familjen time, një familje e bukur, plot dashuri dhe përzemërsi. Por tani shtëpia që na strehonte është zhdukur dhe ajo ç’ka ka mbetur janë rrënojat, vetëm një grumbull rëre. Ky grumbull rëre na kujton se këtu kishte jetë. Kishte jetë, dhe ende populli ynë ka shpresë”.

Ky është Hussam Al-Masri, kameramani i Reuters që u vra në krye të detyrës nga një sulm izraelit.

Sulmi izraelit në spitalin Nasser të Gazës shkaktoi 20 viktima, ku në mesin e tyre ishin edhe 5 gazetarë.

Masri, 49 vjeç, ishte një kameraman me përvojë, qasja pozitive e të cilit në situatat më të rrezikshme e bëri atë të njohur në mesin e komunitetit të gazetarëve të Gazës.

“Nesër do të jetë më mirë“, thoshte ai, edhe pse kushtet në enklavën palestineze përkeqësoheshin më tej, duke shkaktuar uri, dëshpërim dhe në fund vdekjen.

“Hussami është vëllai im më i vogël, por për mua ai ishte më shumë si një djalë dhe një mbështetje që nga fillimi i punës sonë në media. Ai ishte një nga ata fëmijë që e donin për humorin dhe energjinë e tij. Le të themi, me fjalë të thjeshta, ai ishte shumë i dashur nga të gjithë. Hussami ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes kudo që shkonte përhapte gëzim me shakatë e tij”, tha vëllai i tij, Ezzeldin Al-Masri.

Trupi i Masri u gjet pranë kamerës së tij në një shkallë të jashtme të spitalit, nga ku ai kishte transmetuar pamjen e Khan Younis gjatë momentit të sulmit izraelit. Një shpërthim i dytë shkaktoi katastrofën.

“Këto janë pajisjet e Hussam që po transmetonin në kohën e sulmit. Ato që kanë mbetur, kamera, mikrofoni, pajisja e transmetimit të drejtpërdrejtë. Nuk mundëm të rikuperonim pajisjet e tjera dhe sigurisht e gjithë puna ishte aty, filmimet e tij, rrëfimet, të gjitha u humbën në sulm”.

Masri lindi dhe u rrit në Khan Younis në Rripin e Gazës. Pasioni i tij për gazetarinë buronte nga dëshira për t’i treguar botës se çfarë po ndodhte në Gaza, tha gruaja e tij Samaher, 39 vjeçe.

Kjo e fundit vuante nga nje sëmundje e rëndë dhe ai ishte përpjekur ta nxirrte nga Gaza për trajtim para se të vritej. Ai la pas 4 fëmijë.

Familja e tyre e braktisi shtëpinë në Khan Younis dhe u shpërngul në një tendë, ku jetonte në kushte të vështira. Masri filloi të punonte për Reuters si kameraman në Rafah në maj 2024, tetë muaj pas fillimit të konfliktit. Ai ishte i përfshirë në transmetime të drejtpërdrejta nga kampet e zhvendosjeve dhe në hyrjen e ndihmës humanitare përmes pikës kufitare të Rafah.

Historia e tij e fundit, e filmuar të shtunën, tregoi familje që vajtonin për trupat e të afërmve, përfshirë fëmijë, të vrarë në sulmet izraelite.

Masri kishte zgjedhur të kujdesej për transmetimet e drejtpërdrejta në spitalin Nasser sepse besonte se ishte vendi më i sigurt nga i cili mund të operonte.

Klan News

The post Momentet e fundit të kameramanit të Reuters, rrëfehet i vëllai: Pavarësisht realitetit të trishtuar në Gaza… first appeared on JavaNews.al.

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

By: A R
27 August 2025 at 10:54

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund të qëndrojë në pushtet në Serbi as edhe një ditë”.

Kështu është shprehur ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, duke shtuar se serbët nuk do ta kuptonin nëse presidenti Aleksandër Vuçiç do të vendoste sanksione kundër Rusisë. Ai rikujton deklaratat e zyrtarëve dhe premtimet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Një politikan që do t’u jepte dritën jeshile sanksioneve anti-ruse dhe do të njihte pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë”, tha ambasadori rus.

Kharçenko pretendoi se sanksionet kundër Rusisë nuk korrespondojnë me gjendjen shpirtërore të qytetarëve të zakonshëm serbë, as me interesat e ekonomisë serbe. Sipas tij, është bërë shumë në marrëdhëniet ekonomike të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dhe sektorët kryesorë të ekonomisë serbe varen nga bashkëpunimi me Rusinë. Këtë e konfirmon disi dhe çështja me Industrinë e Naftës të Serbisë, NIS, në bashkëpronësi mes Beogradit dhe Moskës.

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë për herë të gjashtë me një muaj vendosjen e sanksioneve, ndërsa Serbisë i bëhet presion që të ndryshojë pronësinë, duke hequr aksionerët rusë të Gazprom.

Qeveria e Beogradit refuzon të bëjë diçka të tillë, pasi nga Moska do të konsiderohej një lloj tradhtie në marrëdhëniet ekonomike.

The post Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi! first appeared on JavaNews.al.

Qëlluan me armë ndaj policisë, Gjykata vendos masën për Ardit Domin dhe Leonard Çalin

By: A R
27 August 2025 at 10:43

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Leonard Çalin, të përfshirë në një përplasje të dhunshme me policinë.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr, dyshohet me kallashnikov, ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën me armë.

Si pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend. Të dy u paraqitën më pas para gjykatës, edhe pse Domi në gjendje të rënduar shëndetësore.

The post Qëlluan me armë ndaj policisë, Gjykata vendos masën për Ardit Domin dhe Leonard Çalin first appeared on JavaNews.al.

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

By: A R
27 August 2025 at 10:34

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste në disa takime të ndryshme.

Kujtojmë se më 30 gusht, kryeministri Rama do të niset për në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin e Bledit.

Gjithsesi, takimet do të vijojnë edhe sot, 27 gusht.

Gazetarja Klesiana Omeri raporton se dita ka nisur më qetë për shkak të axhendës së kryeministrit.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë arsye për arsye se në orën 11:00 është parashikuar një tjetër axhendë. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një ceremoni dedikuar atyre që kanë bërë një betejë të gjatë me zjarret dhe synon që të dësmhpërblejë dhe dekorojë ata që bënë betejë të madhe gjatë muajve të verës”, raportoi gazetarja.

Pas ceremonisë pritet që në zyrën e tij të ketë takime të tjera nga ministra dhe eksponentë të PS-së. Takimet janë fokusuar në projekte të ndryshme, ato që janë lënë përgjysmë apo nisma të reja që do të ndërmerren në legjislaturën e ardhshme.

The post Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot? first appeared on JavaNews.al.

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe

By: A R
27 August 2025 at 10:28

Gjatë orëve të fundit në rang vendi janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat dy janë ende aktive, një 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe 11 janë shuar plotësisht. Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë të Bashkisë Novoselë në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit.

Për shuarjen e flakëve në Akërni po vijojnë operacionet në terren që në orët e para të mëngjesit, ku përveç efektivëve të zjarrfikësve dhe automjeteve, është angazhuar edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe

“Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e: 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA dhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim. Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish-Fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe

Ndërkohë në zonës e Bogovës deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, por nuk ka rrezik për banesa.

“Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa”.

Ndërsa në zonën e Pezë Helmësit të Bashkisë Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.

The post Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe first appeared on JavaNews.al.

Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit

By: A R
27 August 2025 at 10:20

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku e paralajmëron se plani i Izraelit për të riokupuar qytetin e Gazës, për të zhvendosur me forcë palestinezët dhe për t’i dënuar ata me uri, nuk do t’i sjellë kurrë fitoren Izraelit.

Sipas Macron, këto veprime vetëm sa do ta thellojnë izolimin e vendit, duke forcuar ata që e përdorin okupimin “si pretekst për antisemitizëm” dhe duke rrezikuar komunitetet hebraike në mbarë botën.

“Franca nuk mund të pajtohet që të shohë një mik si Izraeli të zhytet në një spirale dhune, në kundërshtim me historinë, origjinën dhe thelbin e saj demokratik, duke i kthyer shpinën mundësisë që i ofron historia sot”, ka shkruar Macron.

Kujtojmë se përplasja Macron-Netanyahu është thelluar pasi Franca vendosi të njohë Palestinën.

The post Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit first appeared on JavaNews.al.

Ukraina, nga inteligjenca te mbështetja ajrore, zbulohen planet e SHBA-së për epokën e pasluftës

By: A R
27 August 2025 at 10:07

Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin as Ukrainën dhe as Evropën, pavarësisht se çfarë thotë ndonjë president. Ndërsa negociatat me Moskën dhe Kievin vazhdojnë dhe garancitë e sigurisë që do të ofrohen nga vendet evropiane po shqyrtohen, Uashingtoni po përgatitet të ofrojë burime inteligjence dhe “mbikëqyrje në terren”, pavarësisht nga çdo plan sigurie perëndimor për Ukrainën e pasluftës. Një nga lëvizjet e para do të ishte një mburojë mbrojtëse ajrore e udhëhequr nga Evropa për vendin e pushtuar, për të penguar një sulm të ardhshëm rus pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Oferta e SHBA-së, e shprehur në një seri takimesh midis zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe udhëheqësve ushtarakë evropiano-amerikanë, është, megjithatë, e kushtëzuar nga angazhimi i shteteve të BE-së për të ndërmarrë veprime në terren për Kievin. Madje edhe me trupa.

I ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve”, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ka premtuar të mbrojë Ukrainën e pasluftës nga agresioni i ardhshëm rus. Megjithatë, pas retorikës, zyrtarët evropianë kanë pranuar privatisht se çdo vendosje mund të ndodhë vetëm me mbështetjen e SHBA-së për të mundësuar, mbikëqyrur dhe mbrojtur trupat evropiane. Uashingtoni tashmë furnizon Ukrainën me raketa mbrojtëse ajrore Patriot, por mbështetja e pasluftës do të përfshijë avionë amerikanë, logjistikë, radarë dhe krijimin e një zone ndalim-fluturimi dhe një sistemi mbrojtës ajror të projektuar nga Evropa.

Mbështetje dhe koordinim, por asnjë ushtar amerikan

Në një skenar ideal (por të vështirë) të një marrëveshjeje paqeje, ose të paktën një armëpushimi të zgjatur, inteligjenca, mbikëqyrja dhe aftësitë komanduese superiore e SHBA-së do të lejonin monitorimin satelitor të armëpushimit dhe koordinimin efektiv të forcave perëndimore në vend. Siç konfirmohet nga media si Financial Times, SHBA-të mbeten kundër vendosjes së trupave të veta në Ukrainë. Megjithatë, ka edhe nga ata brenda establishmentit amerikan që janë skeptikë. Disa anëtarë të administratës Trump, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, kanë frikë se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në garancitë e pasluftës mund ta tërheqë SHBA-në në një konflikt të ardhshëm. Andriy Yermak , shefi i stafit të presidentit ukrainas, nga ana e tij, theksoi se çdo vend “i gatshëm” do të kontribuojë ndryshe, “dhe në fund të fundit pamja do të jetë një përzierje e mbështetjes ushtarake, politike dhe ekonomike”. Diskutimet janë përqendruar në katër ose pesë brigada evropiane “në terren, të ofruara nga koalicioni i të gatshmëve, plus mundësuesit strategjikë nga SHBA-ja”, raportoi Yermak, duke shtuar se kjo shënon “një ndryshim të madh nga pranvera”.

SHBA-të nuk do ta braktisin Evropën

Garancitë e sigurisë për Ukrainën po e nxisin çështjen e mbrojtjes evropiane. Tranzicioni i sigurisë që po ndodh në kontinentin tonë është më i madhi në histori. Disa analistë amerikanë argumentojnë se brenda një dekade, SHBA-të do ta minimizojnë praninë e tyre të përhershme dhe trupat e tyre në Kontinentin e Vjetër. Kjo është shumë e pamundur, duke pasur parasysh se Evropa përfaqëson zemrën e perandorisë amerikane. Numri i trupave u rrit në 100,000 pas shkurtit 2022, por edhe pak para kësaj, kishte rreth 75,000. Kur Donald Trump njoftoi se donte t’i sillte ata në shtëpi gjatë mandatit të tij të parë, ushtria amerikane në Evropë u rrit në vend të kësaj. Nuk është presidenti që vendos. Aparati, arkitektët e vërtetë të politikës së jashtme amerikane, vendosin. Bazat ushtarake ekzistuese – dhe Traktati i Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë që po shkatërrohet ngadalë – mbajnë shumicën e personelit amerikan të stacionuar në Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, por një numër në rritje ushtarësh tani janë të stacionuar në Evropën Lindore në bazë rotacioni. Megjithatë, edhe këtu, këto janë në fakt trupa të përhershme.

Evropa nuk mund të bëjë pa SHBA-në për të mbrojtur veten

Gjatë Luftës së Ftohtë, ishin vetë Shtetet e Bashkuara që këmbëngulën që ne evropianët të mos vendosnim vetë për mbrojtjen tonë ushtarake. Gjermania, në veçanti, ishte shumë e frikësuar: fillimisht u nda në dysh dhe më pas iu hoq një ushtri e rregullt me Kushtetutë. Sot, në vend të numrit të thjeshtë të ushtarëve të stacionuar, ajo që është ndoshta më e rëndësishme është roli i Shteteve të Bashkuara si një lehtësues teknologjik dhe logjistik për forcat evropiane, të cilave shpesh u mungojnë aftësitë kryesore në inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim, si dhe transportin ajror dhe furnizimin. Ndërhyrja e vitit 2011 në Libi është ndoshta shembulli më i qartë i qendrës së Uashingtonit në projektimin e forcave evropiane: megjithëse fillimisht synohej të luante rolin kryesor në ndërhyrje, shtetet e BE-së nuk ishin në gjendje të mbështesnin operacionet vetëm. Ukraina na ka mësuar se, edhe nëse thonë se duan të tërhiqen, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë rolin e garantuesit të fundit, duke ofruar armë dhe ndihmë në vend të mbështetjes së drejtpërdrejtë ushtarake.

Çfarë mungon për të arritur paqen në Ukrainë?

Negociatat për armëpushim janë në duart e SHBA-së dhe Rusisë, jo të Ukrainës dhe BE-së. Uashingtoni dëshiron një ngrirje të konfliktit për t’u përqendruar në konkurrencën me Kinën, ndërsa Moska synon të përfitojë nga hapja dhe dobësia e Amerikës për të kërkuar garanci territori dhe tregtie për të cilat nuk ka të drejtë.

Por, pavarësisht valseve negociuese dhe vëmendjes së medias ndaj fjalëve boshe të udhëheqësve, lufta nuk do të përfundojë së shpejti. Mund të ketë armëpushime pak a shumë të gjera, por armët nuk do të bien derisa të zgjidhen çështjet strukturore të konfliktit. Për Rusinë, këto janë:

•          Neutraliteti i Ukrainës, pra moshyrja në NATO;

•          mungesa e trupave të huaja në territorin ukrainas;

•          integriteti territorial dhe sovraniteti kombëtar;

•          lidhjet ekonomiko-politike me BE-në;

•          “garancitë e sigurisë” tani të famshme për periudhën e pasluftës

The post Ukraina, nga inteligjenca te mbështetja ajrore, zbulohen planet e SHBA-së për epokën e pasluftës first appeared on JavaNews.al.

Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen tre të rinj në Fier

By: A R
27 August 2025 at 09:59

Tre të rinj, të akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike janë arrestuar nga policia në Fier.

Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit në Itali iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht: 

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;

-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.”

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit. Maksimumi i dënimit për tre të rinjtë fierakë është 10 vjet burgim.

Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën ka nisur procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

The post Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen tre të rinj në Fier first appeared on JavaNews.al.

Lisa Cook, historia e gruas afroamerikane që Biden e emëroi në bordin e Rezervës Federale

By: A R
27 August 2025 at 09:51

Lisa Cook është gruaja e parë afroamerikane që shërben në bordin e Rezervës Federale, emëruar nga presidenti Joe Biden, dhe më parë ka qenë këshilltare ekonomike e Barack Obama-s. Pavarësisht vendimit që gjykatësit do të marrin mbi akuzat për mashtrim lidhur me përfitimin e një kredie të favorshme, biografia e saj tregon arsyet pse Donald Trump e ka bërë objektiv në përpjekjen e tij për të kontrolluar bankën qendrore amerikane.

Kush është Lisa Cook

Ajo lindi në vitin 1964 dhe është vajza e një pastori baptist dhe e një profesoreshë të infermierisë. Ajo u rrit në Georgia, duke marrë pjesë në lëvizjen për desegregimin e shkollave të shtetit. Në të kaluarën ishte sulmuar dhe plagosur kur u regjistrua në një institucion që dikur priste vetëm studentë të bardhë.

Ajo ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe karriera e saj akademike është e spikatur. U diplomua në Spelman College në Atlanta në fizikë dhe filozofi, dhe më pas në St. Hilda’s College të Oxfordit me një Marshall Scholarship, në filozofi, politikë dhe ekonomi.

Pas një ngjitjeje në malin Kilimanjaro me një ekonomist, filloi të konsideronte doktoraturën në ekonomi, që e mori më vonë në Universitetin e Berkeley, ku në 1997 përfundoi PhD-në me një tezë mbi sistemin bankar të Rusisë. Studimet e saj gjithashtu fokusoheshin te efektet e dhunës kundër komunitetit të zi, të nxitura nga ligjet raciste “Jim Crow”, duke treguar si këto ligje penguan suksesin e tyre në punë.

Afërsia me Biden

Pas studimeve, karriera e saj vazhdoi kryesisht në akademi. Ka mësuar në Kennedy School of Government dhe Harvard Business School, duke menaxhuar kërkime për Afrikën, dhe ka qenë pjesë e Hoover Institution në Stanford, e njohur për pikëpamjet konservatore. Në 2005 u bashkua me Michigan State University si profesoreshë e rregullt.

Ajo angazhohej edhe në politikë, duke u bërë pjesë e Council of Economic Advisers të Obama-s, dhe më vonë ra në vëmendjen e Biden. Në 2020, ishte pjesë e ekipit të tij për tranzicionin pas fitores kundër Trump në zgjedhjet presidenciale.

Sulmi i republikanëve

Kur u hap një vend në bordin e Rezervës Federale, Biden e emëroi Lisa Cook. Republikanët kundërshtuan në bllok, duke e akuzuar për një qëndrim të njëanshëm, dhe për të konfirmuar emërimin e saj në maj 2022, në Senat duhej të votojë nënkryetarja Harris për të kaluar ngërçin e barazisë 50-50.

Bill Pulte, drejtues republikan i Federal Housing Finance Agency, përpiqej ta rrëzonte, duke e akuzuar për mashtrim në marrjen e kredive për të blerë një shtëpi në Michigan dhe një në Georgia, të dyja të deklaruara si rezidenca kryesore. Gjykatësit tani do të vendosin për të vërtetën, por historia e jetës së Lisa Cook tregon pse Donald Trump e ka zgjedhur si objektiv për të kontrolluar Fed-in.

The post Lisa Cook, historia e gruas afroamerikane që Biden e emëroi në bordin e Rezervës Federale first appeared on JavaNews.al.

Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus

By: A R
27 August 2025 at 09:44

Një tjetër incident është regjistruar në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik ditën e djeshme. Deutsche Welle raporton se avionët luftarakë gjermanë janë ngritur në ajër për të kapur një avion zbulues rus Il-20 që kishte interceptuar në hapësirën ajrore të NATO-s.

Dy avionë Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani pasi avioni rus u pikas me transponderët e fikur dhe pa një plan fluturimi të dorëzuar, sipas DW.

Incidenti i shtohet një serie provokimesh ajrore të raportuara nga aleatët e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa Moska dyshohet se përdor këto avionë për të përgjuar pozicionet e aleancës. Ky ndërveprim i fundit përfaqëson incidentin e dhjetë të tillë që përfshin avionë gjermanë që nga fillimi i vitit 2025.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për vendndodhjen e saktë të takimit apo sa kohë qëndroi avioni rus në hapësirën ajrore të kufizuar.

Në incidente të mëparshme, avionët rusë janë ngritur nga Kaliningradi, duke u drejtuar në perëndim drejt hapësirës ajrore ndërkombëtare pranë Polonisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës. Avionët rusë shpesh fluturojnë pa përdorur transponderë, pa paraqitur plane fluturimi dhe nuk krijojnë kontakt me kontrollin rajonal të trafikut ajror, një sjellje që zyrtarët e NATO-s e kanë përshkruar prej kohësh si të rrezikshme.

Aleatët evropianë kanë paralajmëruar vazhdimisht se provokimet ajrore të vazhdueshme të Rusisë mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm nëse nuk kundërshtohen fuqishëm.

Përveç fluturimeve, përpjekjet e sabotimit nga Rusia janë përshkallëzuar ndjeshëm në rajonin e Detit Baltik që nga shpërthimi i luftës së plotë në vitin 2022. Anijet e ashtuquajtura të “flotës hije” të Rusisë dyshohet se kanë dëmtuar qëllimisht kabllot nënujore të energjisë elektrike si një mënyrë për të shkaktuar ndërprerje në kontinentin evropian.

The post Tension në Baltik, Gjermania ngre dy Eurofighter për të kapur “spiunin” rus first appeared on JavaNews.al.

Trump sulmon Lavrovin: Ato që thotë për Zelensky-n janë budallallëqe

By: A R
27 August 2025 at 08:53

Pavarësisht manipulimeve ruse, presioneve të Kievit dhe shqetësimeve të Evropës, Uashingtoni vijon të ecë drejt një rendi të ri botëror ku prioritetet nuk janë më në Ukrainë, por te kontrolli i armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën (përpara skadimit të marrëveshjes “New Start” në shkurt 2026) dhe te interesat ekonomike.

Megjithatë presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e ministrit të Jashtë rus, Sergei Lavrov, mbi legjitimitetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Nuk është e rëndësishme ajo që thonë, të gjithë bëjnë sikur, janë budallallëqe”, tha ai.

Por nuk u ndal vetëm këtu. Disa fjalë i pati edhe për Ukrainën.

“Ukraina mendonte se mund të mposhte dikë 15 herë më të madh. Dua që kjo luftë të marrë fund. Për ta bërë këtë, Putini dhe Zelensky duhet të jenë në të njëjtën tryezë. Është rreziku për një luftë shkatërrimtare për ekonominë, sidomos për Rusinë. Por edhe Zelensky nuk është i pafajshëm. Për të kërcyer tango duhen dy veta. NATO do të blejë miliarda dollarë pajisje amerikane, ndërsa unë dua të ndal luftën. Vetëm javën e kaluar u vranë mbi 7 mijë ushtarë, rusë e ukrainas. Nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë. Nëse mund të përdor sanksione ose tarifa shumë të forta për ta ndalur, do ta bëj”, tha Trump.

Trump po e sheh të ardhmen në Arktik, ku në bisedimet me Moskën ka propozuar marrëveshje energjetike dhe lehtësim të sanksioneve. Është diskutuar rikthimi i Exxon Mobil në projektin Sakhalin-1, blerja nga Rusia e pajisjeve amerikane për projektin e sanksionuar Arctic LNG 2, si dhe mundësia që SHBA-të të blejnë anije ruse akullthyese me energji bërthamore.

Ndërkohë, në terren, Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy fshatra të vegjël në rajonin e Dnipros, edhe pse Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e ka konfirmuar. Situata ushtarake mbetet pothuaj e pandryshuar: Kievi arrin vetëm të ngadalësojë përparimin rus, pa e ndalur atë plotësisht.

Në planin diplomatik, procesi ecën me hapa të ngadaltë. Sipas burimeve, Trump do t’i ofrojë Kievit garanci të inteligjencës dhe kontroll ajror pas një marrëveshjeje, por pa praninë e trupave amerikane në Ukrainë. Përfaqësuesit ukrainas janë zhvendosur në Doha për bisedime me Katarin, i cili shihet si një aktor kyç edhe në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti Zelensky, nga ana e tij, kërkon garanci të forta sigurie, furnizime afatgjata me armë dhe presione më të ashpra ndaj Rusisë. Në të njëjtën kohë, ai ka lehtësuar rregullat e mobilizimit duke lejuar meshkujt nën moshën 22 vjeç të largohen nga vendi, ndërsa detyrimi për shërbim ushtarak hyn në fuqi mbi moshën 25 vjeç.

The post Trump sulmon Lavrovin: Ato që thotë për Zelensky-n janë budallallëqe first appeared on JavaNews.al.

❌
❌