Rita Ora kujton albumin debutues “ORA” 12 vite pas publikimit – projekti që e shndërroi në një senzacion global
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rikthyer kujtime të veçanta me fansat e saj përmes një postimi në Facebook, duke përkujtuar albumin e saj debutues “ORA”, i cili u publikua në Mbretërinë e Bashkuar në një javë si kjo në vitin 2012.
Në statusin e saj, artistja shkruan se para se të vinte hiti i fundit “Heat”, publiku u njoh me këngën “Hot Right Now”, një nga sukseset e para që e bëri të njohur në mbarë botën.
Me entuziazëm, 34-vjeçarja iu drejtua fansave të saj besnikë duke pyetur nëse e kujtojnë ende këtë periudhë të rëndësishme të karrierës së saj.
Albumi “ORA”, që përfshin një sërë këngësh hite, ka në përbërje këngët:
-Facemelt
-Roc The Life
-How We Do (Party)
-R.I.P.
-Radioactive
-Shine Ya Light
-Love And War
-Uneasy
-Fall In Love
-Been Lying
-Hello, Hi, Goodbye
-Hot Right Now
-Crazy Girl
-Young, Single & Sexy
-Meet Ya
dhe versionin akustik të How We Do (Party)
Përmes një galerie fotosh nga periudha e promovimit të albumit, Rita kujtoi stilin, energjinë dhe momentet e para të shkëlqimit të saj në skenën ndërkombëtare.
Albumi “ORA” ishte një pikënisje e fortë për karrierën e Rita Orës, duke përfshirë bashkëpunime me artistë të njohur dhe duke e vendosur atë si një nga emrat më premtues të industrisë muzikore në atë kohë.
Sot, 12 vite më vonë, këngëtarja mbetet një nga artistet më të suksesshme shqiptare në botë, ndërsa vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore që pushtojnë listat ndërkombëtare. /Telegrafi/
The post Rita Ora kujton albumin debutues “ORA” 12 vite pas publikimit – projekti që e shndërroi në një senzacion global appeared first on Telegrafi.