Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

By: A R
28 August 2025 at 13:56

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku humbën jetën 22 persona, përfshirë gazetarë dhe punonjës shëndetësorë, kanë qenë tre dhe jo dy.

Deri më tani, lidhur me sulmin ndaj Spitalit Nasserit, është folur për një “double tap”, një sulm i dyfishtë ku goditja e dytë, e kryer menjëherë pas të parës, synon të shkaktojë sa më shumë viktima.

Videoja e “CNN”-it zbulon se ajo që konsiderohej si “goditja e dytë” në fakt përbëhej nga dy sulme pothuajse të njëkohshme, të cilat mendohet të kenë shkaktuar numrin më të madh të viktimave. Sulmimi i qëllimshëm i punonjësve të ndihmës, gazetarëve dhe civilëve të tjerë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe është një krim lufte.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti ngjarjen një “incident tragjik”. Megjithatë, të martën, IDF e mbrojti sulmin ndaj spitalit, duke pretenduar se objektivi kishte qenë “një kamerë e vendosur nga Hamasi” dhe se “gjashtë terroristë” u vranë. Izraeli nuk ka paraqitur ende prova për këtë.

Ushtria deklaroi se po vazhdon hetimet për “disa pasaktësi” lidhur me ngjarjen dhe theksoi se IDF “nuk synon qëllimisht civilët”.

The post CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy first appeared on JavaNews.al.

Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

By: A R
28 August 2025 at 13:45

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas aktivitetit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në kuadër të Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve.

Tabaku e cilësoi aktivitetin e zhvilluar nga qeveria si një tjetër “shfaqje politike me kostum dhe kollare”, që sipas saj, shmang thelbin e problemit dhe përgjegjësitë për dështimet e së kaluarës.

Deklarata e Tabakut

Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet poëer point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale.

Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve.

Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar.

Vetëm leksione me kostum e kollare!

Zgjidhja e propozuar ne Poëer Point?

Landfill!

Dhe landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Këtë e propozoi sërish edhe në opozitë. Edhe BE-ja në progres raport kur kritikonte inceneratorët, edhe KLSH-ja kur bëri auditin madje edhe Komisioni Hetimor INceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.

Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve.

Sa më i bukur poëer point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”, tha Tabaku.

The post Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh first appeared on JavaNews.al.

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

By: A R
28 August 2025 at 13:29

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të blejnë dy ulëse kur zgjedhin avionët e tyre për udhëtime.

Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të futeshin midis mbështetëseve të krahëve të vendeve të tyre kishin dy mundësi: ose të blinin një vend të dytë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim më vonë, ose të kërkonin një vend të dytë falas direkt në aeroport.

Megjithatë, nga 27 janari 2026, kjo politikë do të ndryshojë rrënjësisht pasi pasagjerët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë për një vend shtesë paraprakisht.

Rimbursimet nuk do të garantohen më, por do të varen nga fakti nëse ka pasur të paktën një vend bosh në fluturim dhe nëse rezervimi është bërë në të njëjtën klasë. Në të njëjtën kohë, kërkesa për rimbursim duhet të dorëzohet brenda 90 ditëve.

Klientët që nuk kanë hapësirën e nevojshme në vend do të duhet të blejnë një vend shtesë dhe të paguajnë tarifat përkatëse“, tha kompania në një deklaratë.

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy

Vendimi i gjigantit amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti i udhëtarëve mbipeshë. Jason Vaughn, një agjent udhëtimesh dhe krijues i faqes së internetit Fat Travel Tested, tha se politika aktuale e Southwest kishte kontribuar në një përvojë më të rehatshme për ta, duke siguruar hapësirë për të gjithë pasagjerët.

Mendoj se ky ndryshim do ta bëjë përvojën e fluturimit më të keqe për të gjithë“, tha ai.

Me këtë vendim, Southwest bëhet linja ajrore e parë e madhe amerikane që e bën të detyrueshme blerjen e një vendi të dytë për ata që nuk mund të futen në një të tillë, duke aplikuar një rregull të ri dhe të diskutueshëm, për të cilin pritet të debatohet ashpër në muajt në vijim.

The post Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate first appeared on JavaNews.al.

I shpalluri non-grata nga SHBA i bën thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

By: A R
28 August 2025 at 13:18

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George Soros dhe të birin e tij Alex Soros deri në Shqipëri. Ai i bëri të njëjtën thirrje edhe qeverisë dhe Kongresit të SHBA-ve. Sipas tij, nëse hetojnë do zbulojnë se si Soros dhe i biri përdorën çdo lloj influence në favor të qeverisë së Edi Ramës.

Thirrja ime për qeverinë e SHBA-ve dhe kongresin e SHBA-ve, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.

Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.

Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend. Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.”, tha Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, kërkoi përmes një postimi nisjen e hetimeve ndaj Sorosit për mbështetje të protestave të dhunshme.

Në rrjetin e tij personal, “Truth”, Trump i kërkoi drejtësisë që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili parashikon dënimet penale për organizatat kriminale dhe që kryejnë korrupsion. Presidenti amerikan i cilësoi multimiliarderin dhe të birin si “të çmendur” dhe paralajmëroi se nuk do të lejojë më që të shkatërrojnë Amerikën.

The post I shpalluri non-grata nga SHBA i bën thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

“Ligoraqi nuk hapi kalimin e bllokuar nga ndërtimi pa leje”, Rama kapet me një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por s’do heshtim më

By: A R
28 August 2025 at 13:12

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një tjetër vendim të një gjyqtari për një ndërtim pa leje. Ai thotë se deklaratat e tij nuk janë presion, por qeveria nuk do të heshtë më përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve “të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare”.

“Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare”, shkroi Rama.

Ai bën thirrje që të mos ngatërrohen qëndrimet ndaj këtyre individëve me qëndrimin ndaj drejtësisë dhe institucioneve të sa, për të cilin thotë se qeveria është e palëkundur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve.

Si shembull, kreu i qeverisë mori gjykatësin Ligoraq. Rama thotë se ai vendosi në pak minuta dhe pa praninë e palëve që të mos hapet një kalim i mbyllur nga një ndërtim pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve ku shtrihet një dyqan.

“Gjykatësi Ligoraq me siguri nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit”, shkroi Rama.

Ai theksoi se i njëjti gjykatës do t’i shtohet dosjes me magjistratë të tjerë dhe të cilët ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë në organet e kontrollit dhe të vetëqeverisjes së gjyqësorit.

Ndërkohë ai kërkon që ankimimeve të qeverisë t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama përmend me emra, prokurorë dhe gjyqtarë që sipas tij kanë dhënë vendime të padrejta në dëm të interesit të shtetit.

The post “Ligoraqi nuk hapi kalimin e bllokuar nga ndërtimi pa leje”, Rama kapet me një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por s’do heshtim më first appeared on JavaNews.al.

Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet në Morinë 32-vjeçari nga Kosova

By: A R
28 August 2025 at 13:02

Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një sasi lënde narkotike e llojit Kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMË”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, njofton policia.

The post Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet në Morinë 32-vjeçari nga Kosova first appeared on JavaNews.al.

Komisioni Rregullator certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

By: A R
28 August 2025 at 12:50

Komisioni Rregullator miraton në parim me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

PS me 83 mandate, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.

The post Komisioni Rregullator certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit first appeared on JavaNews.al.

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

By: A R
28 August 2025 at 12:42

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për rastin ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Lidhur me këto “firma piramidale në internet”, që joshin për të investuar në kriptomonedha duke premtuar fitime të majme, AKSK shprehet se ka identifikuar një platforme të vetëquajtur TXEX.

AKSK në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet tona dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale”, thuhet në deklaratë.

Më tej u bëhet thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë për të mbrojtur veten dhe të tjerët, ndaj kërkohet që të mos kryejnë transaksione financiare me këtë platformë, të mos ndajnë të dhëna personale sensitive me subjekte të panjohura dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta.

Mënyrat e funksionimit të mashtrimit sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Platforma TXEX përdor:

• Reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok);
• Krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, ËhatsApp, Signal;
• Prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat;
• Kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”;
• Mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.

AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell:

• Humbje financiare të parikuperueshme;
• Rrezik të lartë për cënimin e privatësisë dhe identitetit digjital;
• Mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se:

1. Asnjë subjekt i palicencuar nuk ka të drejtë të ofrojë shërbime financiare apo investimi në Shqipëri;
2. Premtimet për fitime të shpejta dhe të garantuara janë indikator klasik i mashtrimeve online;
3. Asnjë platformë e ligjshme nuk kërkon pagesa shtesë apo të dhëna personale për tërheqjen e fondeve.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se siguria kibernetike është pjesë përbërëse e sigurisë kombëtare, dhe se mbrojtja nga mashtrimet digjitale kërkon kujdes të shtuar, ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse.

Me vigjilencë, raportim dhe kujdes individual, secili kontribuon në krijimin e një mjedisi kibernetik të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare.

The post “Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim! first appeared on JavaNews.al.

Vrasjet në shkollën në SHBA, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

By: A R
27 August 2025 at 23:01

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.

Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë.

Sipas shpalljes, mësohet se Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.

The post Vrasjet në shkollën në SHBA, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave first appeared on JavaNews.al.

Kriminalizohen edhe përgjimi, vjedhja e identitetit, SMS-të kërcënuese dhe ideologjitë ekstremiste

By: A R
27 August 2025 at 22:52

Në kuadër të hartimit të Kodit Penal të ri, legjislacioni shqiptar po ndryshon për t’iu përshtatur sfidave moderne. Fokusi kryesor është vendosur në dy fusha me rrezikshmëri të lartë: veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale kibernetike. Këto ndryshime reflektojnë nevojën për të mbrojtur shoqërinë dhe infrastrukturën kritike nga kërcënime të reja.

Kodi i ri penal i kushton një rëndësi të veçantë veprave të terrorizmit duke i renditur ato ndër të parat. Ndër risitë kryesore janë financimi i udhëtimeve për qëllime terroriste. Kodi kriminalizon sigurimin e fondeve për të mundësuar udhëtimin jashtë vendit për qëllime terroriste.

Vepër terroriste do të konsiderohet edhe nxitja publike për akte terroriste. Kjo do të thotë se Kodi kriminalizon thirrjet, nxitjen dhe propagandën për akte terroriste, nëpërmjet çdo forme komunikimi.

Një rëndësi dhe seriozitet të veçantë merr edhe terrorizmi kibernetik. Ndryshimet në Kod kriminalizojnë veprimet që shkaktojnë terror duke përdorur teknologjinë e informacionit për të dëmtuar sisteme kibernetike, rrjete dhe infrastrukturë kritike, si dhe çdo akt terrorist i kryer me mjete, pajisje ose materiale bërthamore.

Ndryshimet në Kodin e ri Penal prekin edhe qëndrimin ndaj ekstremizmit, duke kriminalizuar pranimin dhe promovimin e ideologjive ekstremiste që përdorin dhunën për të arritur objektivat e tyre politike, fetare apo sociale, shkruan rtsh.al.

Veprat penale kibernetike

Me avancimin e shpejtë të teknologjisë, Kodi i ri Penal shton një kapitull të dedikuar krimit kibernetik. Disa nga risitë dhe riformulimet kryesore janë përgjimi i paligjshëm i të dhënave kibernetike, duke e kriminalizuar përgjimin e paligjshëm të të dhënave jo-publike.

Po kështu edhe hyrja e paautorizuar në sisteme kibernetike dhe rrjete me rëndësi të veçantë, do të konsiderohet vepër kriminale, bashkë me ndërhyrjen në të dhënat dhe sistemet kibernetike, duke kriminalizuar dëmtimin, fshirjen ose bërjen të papërdorshëm të të dhënave dhe sistemeve të tjetrit.

Falsifikimi dhe mashtrimi kibernetik janë vepra të reja që kriminalizohen në lidhje me krijimin e të dhënave të rreme dhe marrjen e përfitimeve të paligjshme financiare nëpërmjet sistemeve kibernetike, duke përfshirë edhe mashtrimet me mjete pagese.

Po kështu do të konsiderohet edhe vjedhja e identitetit digjital, duke përdorur identitetin e një personi tjetër për të kryer krime, si dhe ngacmimi duke shfrytëzuar mjetet e komunikimit elektronik. Kjo vepër kriminalizon dërgimin e mesazheve me qëllim frikësimi, ngacmimi, apo shkaktimi i shqetësimeve emocionale.

Një vepër e re e parashikuar për të parandaluar dhe ndëshkuar janë edhe abuzimet me certifikatat e nënshkrimit elektronik, si dhe transmetimin e mesazheve të shumta mashtruese si spam.

The post Kriminalizohen edhe përgjimi, vjedhja e identitetit, SMS-të kërcënuese dhe ideologjitë ekstremiste first appeared on JavaNews.al.

“Më tha se fëmija s’është i imi”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

By: A R
27 August 2025 at 22:45

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të Greqisë.

Media greke Zougla.gr shkruan çfarë ndodhi në apartamentin ku jetonte çifti dhe momentet e fundit të 36-vjeçares për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, e nis shkrimin Zougla.gr.

“Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.

“Më pas ika me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikë në dorë, për të shmangur arrestimin”, vazhdon më tej ai.

Në dëshminë e tij, 41-vjeçari shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.

“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortoi nuk ishte i imi. Pastaj u hutova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Thikën e kisha në ballkon, e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha (thikën) në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg”, u shpreh ai.

Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit.

The post “Më tha se fëmija s’është i imi”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë! first appeared on JavaNews.al.

“UÇK u financua nga trafikantët e drogës”! Një shkrim i Dimal Bashës nxit reagime në Kosovë

By: A R
27 August 2025 at 22:38

Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkëautor ishte edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë më 27 gusht.

Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Pas raportimeve nga mediat për këtë punim, kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Basha tha se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

“Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë”, shkroi ai në Facebook.

Edhe bashkëautorja e këtij punimi, Jana Arsovska, ka mbështetur pohimin e Bashës.

“Thënë shkurt, zoti Basha ka kontribuar vetëm në këtë kapitull, që hulumton përhapjen e islamit radikal në Evropën Juglindore, me fokus të veçantë në Kosovë”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë.

Basha, në reagimin e tij, tha se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri.

“Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, shkroi Basha.

Ai u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës, që tha se mund të jenë shqetësuar “nga ky raportim i rremë”.

Raportimet e mediave se Basha, që atëbotë ishte student, kishte shkruar një artikull me përmbajtje kundër UÇK-së, nxitën reagime të shumta në opinion.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së shprehu “indinjatë për zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit”.

“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tonë. Është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët tanë”, tha OVL e UÇK-së.

Kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci, publikoi një pjesë të këtij punimi, dhe kërkoi shkarkimin e Bashës.

“Kosova jonë kishte dhe ka ‘kontribuues’ si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombëtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë”, shkroi Lladrovci në rrjetet sociale.

Edhe figura të tjera politike, por edhe të shoqërisë civile reaguan me zemërim pas raportimeve për këtë punim.

Ndryshe, Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës më 26 gusht. Ai ka qenë deputet edhe në legjislaturat e kaluara dhe njihet për gjuhë të vrazhdë kundrejt atyre që i konsideron kundërshtarë.

Ai shpesh ka kritikuar partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, sistemin e drejtësisë, por edhe mediat.

Çfarë u tha tjetër në këtë punim?

Në punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.

“Por, trafikantët e drogës dërguan persona të armatosur për të luftuar së bashku me UÇK-në dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Teksa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë për t’u matur, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqishëm një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, u tha në këtë punim.

Sipas punimit, në Belgjikë bosi i “të ashtuquajturës mafi shqiptare la fishekë para dyerve të anëtarëve të diasporës shqiptare si kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata kishin paguar për mbështetjen e Qeverisë në hije dhe UÇK-në, në të vërtetë nuk ishin ‘vullnetare’”.

Punimi pretendon se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që ofronin banditët patriotë, që operonin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare sikurse Vendlindja Thërret”.

Në punim, lufta në Kosovë më 1998-99 vlerësohet si “konflikt etnik”, teksa aty pretendohet se agjencitë perëndimore të inteligjencës “shpesh mbyllën sytë ndaj bashkëpunimit mes krimit dhe politikës në Kosovë”.

“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë ishin të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës. Pas konfliktit, UÇK-ja vetë u shpërbë formalisht, megjithatë shumë ish-komandantë të UÇK-së u përfshin në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi”, thuhet në këtë punim.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999./ REL

The post “UÇK u financua nga trafikantët e drogës”! Një shkrim i Dimal Bashës nxit reagime në Kosovë first appeared on JavaNews.al.

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

By: A R
27 August 2025 at 22:30

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Jared Kushner.

Sipas mediave të huaja, treshja dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë diskutuan të gjitha aspektet e Gazës, duke përfshirë përshkallëzimin e shpërndarjes së ndihmës ushqimore, krizën e pengjeve, planet e pasluftës dhe më shumë, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

Blair, i cili ishte kryeministër gjatë luftës në Irak në vitin 2003, ishte i dërguari i Lindjes së Mesme midis viteve 2007 dhe 2015, ndërsa Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, ishte një këshilltar kyç i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Lindjes së Mesme gjatë mandatit të parë të Trump.

Më vete, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, do të takohet me ministrin e jashtëm izraelit, Gideon Saar, në Uashington, për të diskutuar për Gazën e pasluftës.

The post Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair first appeared on JavaNews.al.

Mësohet data! Ja kur do t’i shpallë Rama emrat e kabinetit të ri

By: A R
27 August 2025 at 22:21

Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.

Një burim i besueshëm ne PS i tha Top Channel se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10 ne Tirane për anonçimin e ministrave 11 Majin.

Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.

Pra kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

Askush nga ministrat aktualë nuk e din nëse do të qëndrojë në detyrë.

Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërruar skuadrën e re qeverisëse.

Së pari do të ulë në tryezën e këshillit të ministrave ministra me profil të lartë teknik kjo në shërbim të procesit të mbylljes te kapitujve të hapur.

Së dyti Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak ngarkesë përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar.

Krahas ministrave të rinj pritet edhe riformatimi disa ministrive të cilat brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.

Numërimi drejt 11 Shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Ama një gjë është e sigurt.

Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4.

The post Mësohet data! Ja kur do t’i shpallë Rama emrat e kabinetit të ri first appeared on JavaNews.al.

Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

By: A R
27 August 2025 at 22:17

Evakuimi i qytetit të Gazës është i pashmangshëm. Është ky mesazhi që u përcjell palestinezëve ushtria izraelite, teksa përgatitet të pushtojë qytetin kryesor të enklavës bregdetare ku po depërton gjithnjë e më thellë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, thuhej se familjet që do të shpërnguleshin në jug do të siguronin ndihma bujare humanitare.

Tanket izraelite avancuan në një zonë të re të Gazës përgjatë natës, duke rrafshuar banesa, duke plagosur disa persona e duke detyruar të tjerë të arratisen.  Me mijëra janë shpërngulur tashme, të nxitur nga avancimet izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku vijojnë te jetojnë rreth 1 milion palestinezë.

Izraeli shpalli në fillim të gushtit planin për të pushtuar të gjithë territorin, duke nisur nga qyteti i Gazës të cilin e përshkruan si bastionin e fundit të Hamasit.

OKB dhe organizata jo qeveritare kanë paralajmëruar se ofensiva në qytetin me popullsi të dendur do të ketë pasoja të tmerrshme humanitare.

Në orët e vona të së martës, tanket izraelite hynë në distriktin e Ibad Al Rahman, në periferinë lindore të qytetit duke shkatërruar një sërë banesash. Banorët rrëfejnë për shpërthime të forta dhe shpërngulje masive të qytetarëve.

Ndërkohë bombardimet kanë vijuar edhe në periferi të tjera të qytetit, të tilla si Shejaiya, Zeitoun dhe Sabra. Ushtria njoftoi në një deklaratë se trupat e vet ishin angazhuar në luftime në zonën e Jabalias, ku siç pretendon kishin eliminuar një celulë terroriste dhe kishin lokalizuar një depo armësh.

The post Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug first appeared on JavaNews.al.

Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë!

By: A R
27 August 2025 at 22:09

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.

Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.

“Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.

Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.

“Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.

Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.

“Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.

OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.

Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez.

The post Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë! first appeared on JavaNews.al.

Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, 12 mijë të punësuar përgjatë 2024-ës në sektorët e turizmit dhe ndërtimit

By: A R
27 August 2025 at 22:01

INSTAT raporton se përgjatë vitit 2024, numri i të huajve që morën një leje qëndrimi ishte 21.940, ose 2,2% më shumë se në vitin 2023. Ndërkohë, shtetasit nga Italia, Turqia dhe India kryesojnë listën.

Sa i përket interesit për të marrë një leje pune në vendin tonë, kryesojnë shtetasit nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali.

Së pari janë arsyet për çështje pune, si për punë sezonale, ashtu edhe për kontrata të përhershme, kryesisht nga 1- në 3-vjeçare. Arsyeja e dytë lidhet me lidhje të caktuara që kanë me Shqipërinë për çështje ofrimi shërbimi apo konsulence. Arsyeja e tretë ka të bëjë me bashkimin familjar,” thotë Erion Muça, ekspert i sektorit të turizmit.

Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishmit në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj. Vetëm në fillim të këtij sezoni kishte nevojë për 20 mijë punëtorë.

Kryesisht në këtë periudhë është sektori i turizmit, sektori i përpunim-prodhimit, i ndërtimit dhe më pas sektorët që ofrojnë shërbime,” tregon z. Muça.

Muça flet për një interes specifik në profesione të caktuara, ndërkohë që prania e forcës së punës vendase është në rënie.

Nuk do të thoja që Shqipëria po bëhet e varur nga punonjësit e huaj, por për disa profile që kanë të bëjnë me punë të thjeshta elementare, për të cilat kanë nevojë industri të caktuara, tregu vendas i punës e ka të domosdoshëm marrjen e punonjësve nga jashtë,” shprehet eksperti.

Gjatë vitit të kaluar, qeveria nisi negociatat me autoritetet filipinase për të sjellë mijëra punonjës të kualifikuar, kryesisht për sektorin e turizmit.

The post Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, 12 mijë të punësuar përgjatë 2024-ës në sektorët e turizmit dhe ndërtimit first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

By: A R
27 August 2025 at 21:53

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen e Gazës, njoftoi i dërguari i tij special, Steve Witkoff, raporton Financial Times.

Ky vendim është marrë ndërsa Izraeli po përgatitet për një pushtim total të qytetit të Gazës.

Witkoff deklaroi se plani i propozuar nga administrata e Trump është “i fortë, gjithëpërfshirës dhe i mirëqenë”, dhe do të shfaqet javët e ardhshme si një mundësi për zgjidhje.

Po ashtu, pritet që ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Trump theksoi më herët se lufta mund të përfundojë brenda dy deri tre javësh, duke i kërkuar Izraelit që ta zgjidhë situatën sa më shpejt. Përpjekjet e mëparshme ndërkombëtare, duke përfshirë SHBA-të, Egjiptin dhe Katarin, për një marrëveshje të përkohshme për armëpushim, kanë ngecur për shkak të përplasjeve mbi kushtet e shkëmbimit të pengjeve.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar se Izraeli do të pranojë vetëm një marrëveshje që sjell të gjitha pengjet njëkohësisht. Zyrtarët izraelitë kanë konfirmuar gjithashtu se evakuimi i qytetit të Gazës është i pashmangshëm.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha: “Presidenti Trump ka qenë i qartë: ai dëshiron që lufta të përfundojë dhe synon paqe dhe prosperitet për të gjithë në rajon.”

The post Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës first appeared on JavaNews.al.

“Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët e PD firmosën rezultatin në çdo kuti”

By: A R
27 August 2025 at 21:45

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, sipas tij ato i ka njohur kur komisionerët e PD nënshkruan për rezultatin e zgjedhjeve.

‘Berisha i njohu zgjedhjet nëpërmjet 12 mijë komisionerëve që kanë nënshkruar rezultatin për çdo kuti. Kur një parti nënshkruan dhe njeh rezultatin ky është akti juridik që i bënë zgjedhjet të vlefshme ose të pavlefshme. Nëse ata nuk do të nënshkruanin atëherë do të diskutonim nëse njihen ose jo zgjedhjet. Thonë se do të bëjnë protesta dhe në 1 tetor të gjithë do të marrin rrogën nga mandati i deputetit’, tha ai.

The post “Berisha i njohu zgjedhjet, sepse 12 mijë komisionerët e PD firmosën rezultatin në çdo kuti” first appeared on JavaNews.al.

Analiza: A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

By: A R
27 August 2025 at 21:36

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.

Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut duhet ta njoftojë Qeverinë e vendit.

Në atë rast, brenda 15 ditësh, Qeveria do të emëronte një komisionar, që do t’i kishte të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës.

Pastaj, Qeveria do ta njoftonte Kuvendin, i cili, brenda 60 ditësh, do të shpallte zgjedhje të reja në atë komunë.

E gjithë kjo është e rregulluar kështu me nenin 134 të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhja e komisionarit nuk ka kritere të veçanta, por zakonisht ai zgjidhet nga komuna ku jeton. Dhe, mandati i tij është i përkohshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Njoftimi i Mickoskit pasoi vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të lehtësuar pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur, me vetëm dy nënshkrime, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kjo ngriti shqetësime se fleta e votimit mund të bëhet shumë e gjatë dhe e ngatërruar.

“Çdo gjë është e mundur. Fleta e votimit mund të jetë 7-8 metra e gjatë, për të penguar qytetarët që të dalin. Por, dua të paralajmëroj se sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, Qeveria emëron komisionarë”, tha Mickoski.

Si zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët në Maqedoninë e Veriut?

Për të zgjedhur kryetarin e komunës në rundin e parë, duhet të votojë së paku një e treta e votuesve të regjistruar.

Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, rundi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar në rundin e parë. Kandidati që fiton më shumë vota në rundin e dytë, zgjidhet kryetar.

Nëse as pas rundit të dytë nuk zgjidhet kryetari, KSHZ-ja e njofton Qeverinë dhe Qeveria ndërhyn sipas ligjit.

Për zgjedhjen e këshilltarëve nuk kërkohet pjesëmarrje minimale. Ulëset në këshill ndahen sipas numrit të votave që merr secila listë kandidatësh.

Skenari i zgjedhjeve të pasuksesshme, i mundshëm në komunat më të vogla

Analistët politikë paralajmërojnë se zgjedhjet për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut mund të dështojnë në disa komuna më të vogla – sidomos në ato që janë më të prekura nga emigracioni.

“Nuk pres që në një numër të madh komunash të mos arrihet pragu. Por, në komunat më të vogla, ku ka pak interes për të votuar, abstenimi mund të çojë në dështim të procesit. Këto zakonisht janë zona me popullsi shumë të vogël. Nuk pres që kjo të ndodhë në Shkup apo në qytetet e mëdha”, thotë Aleksandar Novakovski, ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëron, gjithashtu, për rreziqet nga numri i madh i kandidatëve dhe mundësinë e manipulimeve.

“Shpresojmë që këto të mos ndodhin. Por, nëse ndodhin, mund të ketë pasoja serioze në përpunimin e të dhënave, kosto financiare dhe fletëvotime tepër të gjata. Po ashtu, mund të rrezikohet fshehtësia e votës, si dhe të ketë shumë ankesa”.

“Nga përvoja ime, keqpërdorimet janë të mundshme. Për shembull, një parti që e di se nuk mund të fitojë në një komunë, mund t’u thotë mbështetësve të saj të regjistrohen si kandidatë. Imagjinoni 1.000 kandidatë në një fletëvotim…”, thotë Novakovski.

Analisti politik, Sefer Selimi, thotë se deklarata e kryeministrit Mickoski për mundësinë e emërimit të “të besuarve” të Qeverisë, në rast se dështojnë zgjedhjet lokale, duket më shumë si një mënyrë për t’i dekurajuar kandidatët e pavarur.

Sipas tij, partitë tradicionale gjithmonë kanë vendosur pengesa shtesë për pjesëmarrjen e tyre.

“Mundësia për të emëruar të besuar qeveritarë është shumë e vogël. Edhe nëse ndodh, përsëri duhet të ketë zgjedhje, ku qytetarët vendosin, e jo kryeministri”, thotë Selimi.

Kriteret për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhje duhej të përcaktoheshin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri një seancë të jashtëzakonshme më 16 gusht, por propozimi nuk u miratua.

Kuvendi pritet të mbajë edhe dy seanca para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale – më 2 dhe më 12 shtator.

Kondarko: Kemi mekanizma për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, Boris Kondarko, tha se edhe nëse ka numër të lartë të kandidatëve të pavarur – pasi tani u mjaftojnë vetëm dy nënshkrime për të garuar – KSHZ-ja i ka mekanizmat për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ai pranoi se numri i lartë i tyre mund ta bëjë procesin më të kushtueshëm, por tha se nuk do ta pengojë organizimin.

“Do të shohim pas afatit të dorëzimit të listave, më 13 shtator, se sa kandidatë do të regjistrohen, sa do t’i plotësojnë kushtet dhe sa do të konfirmohen. Ne do t’i përshtatim fletëvotimet në mënyrë që të respektohen të drejtat e të gjithëve”, tha Kondarko për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, dy komuna në Maqedoninë e Veriut – Mavrovë-Rostushë dhe Qendra Zhupa – mbetën pa kryetarë komune dhe u drejtuan përkohësisht nga përfaqësues të emëruar nga Qeveria.

Në rundin e parë, zgjedhjet nuk u zhvilluan me sukses, sepse në votime morën pjesë vetëm rreth 25 për qind e qytetarëve – shumë më pak se pragu i kërkuar.

Në rundin e dytë, në Mavrovë-Rostushë, kandidati u tërhoq, ndërsa në Qendrën Zhupë përsëri nuk u arrit numri i nevojshëm i votuesve./ REL

The post Analiza: A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌