Emma Stone dhe Willem Dafoe shkëmbejnë një puthje të ngrohtë në buzë gjatë Festivalit të Filmit në Venecia
Pasi qëndroi në Sarajevë dhe u shfaq në Festivalin e Filmit në Sarajevë, aktori hollivudian Willem Dafoe mbërriti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u prit ngrohtësisht nga kolegia e tij Emma Stone.
Dafoe mbërriti në Venecia për të marrë pjesë në premierën botërore të filmit “Bugonia” nga Yorgos Lanthimos, me aktoret kryesore Emma Stone dhe Jessy Plemons.
Përpara se të dilnin në qilim, Emma dhe Willem patën një takim mjaft të përzemërt, dhe aktorja madje e puthi në buzë, me ç’rast ai qeshi dhe tregoi me gisht buzët.
Aktorja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të bardhë krem me detaje argjendi. Dafoe mbante veshur një kostum klasik të zi dhe e shfrytëzoi kohën e tij në tapet për të bërë foto me fansat.
Në komedinë e zezë, të drejtuar nga bashkëpunëtori i saj i shpeshtë Yorgos Lanthimos, Stone luan rolin e një drejtueseje të fuqishme e cila rrëmbehet nga dy teoricienë konspiracioni të cilët besojnë se një figurë aliene është dërguar për të shkatërruar Tokën.

Stone më parë komentoi për punën e saj në film në një konferencë për shtyp, duke tërhequr vëmendjen me një rrëfim humoristik.
Duke marrë parasysh temat e botës tjetër të “Bugonia”, Stone u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse besonte se ekziston një inteligjencë superiore “që na vëzhgon dhe ndoshta na shpëton jetën”.
“Nuk e di nëse po na nënçmojnë, por një nga njerëzit e mi të preferuar që ka jetuar ndonjëherë ishte astronomi Carl Sagan, dhe ne u dashuruam çmendurisht me filozofinë dhe shkencën e tij dhe me sa i shkëlqyer ishte. Ai besonte thellësisht se ideja që ishim vetëm në këtë univers të gjerë – pa u vëzhguar – ishte një gjë mjaft narciste. Pra, po, e pranoj dhe e them, besoj te alienët”, tha Stone. /Telegrafi/





The post Emma Stone dhe Willem Dafoe shkëmbejnë një puthje të ngrohtë në buzë gjatë Festivalit të Filmit në Venecia appeared first on Telegrafi.