Thashethemet thonë se romanca e Pamela Anderson dhe Liam Neeson është thjesht një strategji marketingu
Lidhja e përfolur e Pamela Anderson dhe Liam Neeson, e cila javët e fundit pushtoi titujt kryesorë të mediave, duket se mund të ketë qenë vetëm një strategji e menduar mirë për marketing.
Fansat që besuan se Hollywood-i kishte një çift të ri janë përballur me raportime të reja se romanca mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë, por ishte vetëm një trik promocional për filmin e tyre të ri “The Naked Gun”.
Thashethemet nisën gjatë turneut promovues të filmit, kur Neeson dhe Anderson shfaqeshin së bashku në tapetin e kuq, duke shkëmbyer gjeste të ëmbla që lanë të kuptohej se mes tyre kishte diçka më shumë se sa një bashkëpunim profesional.

Deklaratat e tyre e ndezën edhe më shumë zhurmën: ish-ylli i serialit Baywatch u shpreh se kishte një “raport të shkëlqyer” me kolegun e saj, ndërsa Neeson deklaroi se kishte qenë “i dashuruar marrëzisht” me Pamelën për muaj të tërë përpara premierës. Për më tepër, aktorja Jamie Lee Curtis doli publikisht në mbrojtje të tyre, duke u kërkuar të gjithëve “t’i linin rehat” nëse romanca ishte e vërtetë.
Por raportime të reja nga burime pranë çiftit i kanë hedhur poshtë të gjitha këto, duke thënë se marrëdhënia e tyre ishte “thjesht biznes”.
“Pamela Anderson është profesioniste, Liam Neeson është profesionist – ata e dinin se thashethemet do të tërhiqnin vëmendjen,” tha një burim për kolumnistin e njohur Rob Shuter. Një tjetër shkoi më tej: “Nuk ka pasur kurrë lidhje mes tyre. Ishte thjesht një marketing i zgjuar. Njerëzit duan të besojnë te romancat, dhe Hollywood-i e di se historitë e dashurisë shesin bileta”.
Pas këtyre lajmeve, rrjetet sociale u mbushën me reagime të fansave të zhgënjyer. “Të gjithë flasin për Taylor dhe Travis, ndërsa unë jam i mërzitur që Pamela Anderson dhe Liam Neeson na mashtruan duke bërë të besonim se ishin çift,” shkroi një përdorues i Twitter-it.

“Gjithçka është gënjeshtër në Hollywood,” komentoi një tjetër. Një i tretë shtoi: “Është zhgënjyese, por jo e papritur. Do të ishin një çift shumë i bukur, por gjithçka tregonte se kjo ishte një lojë PR-i.” Disa të tjerë e krahasuan këtë rast me marrëdhënie të tjera të dyshuara si PR, si ajo mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga apo Sydney Sweeney dhe Glen Powell.
Megjithatë, një pjesë e fansave vazhdon të besojë se ndjenjat mes Neeson dhe Anderson janë të vërteta. “Seriozisht mendoni se Pamela Anderson dhe Liam Neeson kanë nevojë për PR për të promovuar një film? Edhe miqtë dhe fëmijët e tyre i uruan,” komentoi një ndjekës.
Të tjerë e mbështetën këtë pikëpamje: “Mendoj se Liam vërtet u dashurua me të,” shkroi një komentues. Një tjetër shtoi: “Nëse nuk e besoni këtë, atëherë nuk besoni as në dashuri. Ndryshe nga unë, unë besoj në dashuri”.
Për momentin, përfaqësuesit e Pamela Anderson dhe Liam Neeson nuk kanë dhënë ende ndonjë koment. /Telegrafi/
The post Thashethemet thonë se romanca e Pamela Anderson dhe Liam Neeson është thjesht një strategji marketingu appeared first on Telegrafi.