Kapaciteti industrial në kohë paqeje nuk është më i domosdoshëm për sukses në kohë lufte, shkruan The Economist
Â
Në brendësi të Joint Systems Manufacturing Centre (JSMC) në Ohio, fabrika kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për automjetet e blinduara që nga viti 1942, vazhdon linja e prodhimit për versionin më të fundit të tankut Abrams.
Atje nuk prodhohen më tanke të reja nga e para.
Në vend të kësaj, fabrika rinovon pjesë të modeleve të vjetra, të cilat mbahen në magazina në Alabama. Procesi i rindërtimit të tankut më të avancuar në botë zgjat rreth dy vjet.
Polonia porositi një sasi të madhe tankesh Abrams nga JSMC në vitin 2022, më pak se gjashtë javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe ende është duke pritur për shumicën prej tyre.
Ky proces tepër i ngadaltë prodhimi është larg, si në distancë ashtu edhe në qasje, nga zyrat moderne të një prodhuesi dronësh të avancuar në periferi të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.
Kjo kompani (që nuk dëshiron të identifikohet) projekton një model të ri brenda disa muajve, të cilin e sjell në jetë për katër javë në ambiente që ngjajnë më shumë me garazhe të pajisura mirë sesa fabrika të zakonshme.
Ato janë të shpërndara qindra kilometra larg njëra-tjetrës, për të shmangur të qenët objektiv i lehtë për sulme ajrore ruse. Volumi mujor i prodhimit të kësaj kompanie është dy herë më i madh se ai i JSMC.
Ideja se industritë e mbrojtjes në Perëndim janë shumë të ngadalta dhe shumë të vogla përbën një shqetësim për qeveritë perëndimore.
ĂshtĂ« e pranuar gjerĂ«sisht qĂ«, qĂ« nga luftĂ«rat nĂ« kohĂ«n e Napoleonit, konfliktet e gjata dhe me intensitet tĂ« lartĂ« fitohen nga vendi me kapacitet mĂ« tĂ« madh prodhimi.
NĂ«se SHBA-ja do tĂ« pĂ«rfshihej nĂ« njĂ« luftĂ« tĂ« gjatĂ« me KinĂ«n pĂ«r Tajvanin, apo nĂ«se NATO-s do tâi duhej tĂ« pĂ«rballonte njĂ« tjetĂ«r pushtim rus nĂ« njĂ« vend europian, a do tĂ« mund tĂ« mbanin ritmin me makinerinĂ« ushtarake tĂ« kundĂ«rshtarit?
Po rritet bindja se shumë industri strategjike do të duhet të ruhen dhe mbështeten për të mbajtur fuqinë ushtarake të Perëndimit. Megjithatë, kontrasti midis ritmit të ngadaltë të JSMC dhe dinamizmit të firmës ukrainase tregojnë sa i gabuar është ky mendim.
Lufta transformon ekonomitë. Kërkesa e menjëhershme për më shumë armatim dhe me cilësi më të mirë, ndihmon në krijimin e industrive të reja pothuajse brenda natës.
Presioni e detyron një vend të zhvendosë kapitalin dhe fuqinë punëtore drejt sektorit të mbrojtjes, duke ndryshuar mënyrën se si operojnë prodhuesit.
Kjo nxit inovacion industrial që riformëson fushëbetejën.
Në vitin 2022, marina ukrainase përbëhej vetëm nga një anije luftarake e madhe, e pafuqishme përballë flotës së fuqishme ruse në Detin e Zi. Ukraina nuk kishte as kapacitetin industrial dhe aq më pak kohën për të nisur ndërtimin e anijeve të mëdha luftarake.
Megjithatë, dronët detarë të prodhuar brenda vendit arritën të fundosin mjaft anije ruse, duke e detyruar pjesën tjetër të flotës ruse të strehohet në porte të largëta.
Â

Â
Industria e mbrojtjes amerikane është shumë më e vogël se më parë.
Ajo vazhdon tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« 43% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« eksporteve globale tĂ« armĂ«ve çdo vit (ndĂ«rsa ajo kineze pĂ«rbĂ«n vetĂ«m 6%), por nuk prodhon mĂ« sasinĂ« masive tĂ« pajisjeve qĂ« nevojitej pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur operacionet ushtarake nga vitet 1940 â 1960.
Sot ajo prodhon sasi të vogla të pajisjeve më të sofistikuara dhe më të kushtueshme në botë. Në vitin 1956, forcat ajrore amerikane kishin 26,000 avionë.
Në vitin 2025, ky numër do të bjerë nën 5,000. Avionët luftarakë të gjeneratës së gjashtë, që aktualisht janë në zhvillim e sipër, do të jenë në gjendje të koordinojnë një flotë dronësh, por secili prej tyre mund të kushtojë deri në 300 milionë dollarë.
Sasia e këtyre avionëve, që forcat ajrore planifikojnë të blejnë, përfaqëson vetëm 20% krahasuar me avionët e gjeneratës së pestë që synojnë të blejnë këtë dekadë.
Që nga viti 1980, ndërsa armët janë bërë më komplekse, pjesa e buxhetit ushtarak që shkon për mirëmbajtje dhe riparime është dyfishuar (shih grafikun 1).
Kompanitë amerikane të mbrojtjes janë përshtatur natyrshëm me këtë qasje të rafinuar të prokurimit, kryesisht përmes konsolidimit. Në vitin 2022 kishte vetëm 29,000 kompani të tilla, nga 42,000 në vitin 2000.
Shumë prej tyre janë furnizues të vetëm për komponentët që prodhojnë, si motorët për raketat antitank Javelin apo kushinetat e specializuara për nëndetëset.
Konsolidimi ka çuar gjithashtu në një fuqi punëtore më të vogël dhe më të vjetër në moshë: mosha mesatare e një punëtori në një fabrikë të madhe të mbrojtjes është 59 vjeç.
Â
Pse ky ritëm
Një industri e tkurrur që prodhon armë kaq të sofistikuara nuk mund të shmangë ritmin e ngadaltë.
Shumica e âsistemeveâ â term qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r pajisjet mĂ« tĂ« sofistikuara, kĂ«rkojnĂ« njĂ« vit pĂ«r tâu prodhuar, 18 muaj pĂ«r njĂ« avion luftarak tĂ« gjeneratĂ«s sĂ« pestĂ« dhe dy vjet pĂ«r raketat me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi.
âKĂ«to gjĂ«ra janĂ« nĂ« thelb produkte artizanaleâ, thotĂ« Chris Brose, president i kompanisĂ« sĂ« teknologjisĂ« sĂ« mbrojtjes Anduril. âAto prodhohen gjatĂ« njĂ« periudhe tĂ« gjatĂ« kohore, me punĂ«torĂ« tĂ« specializuar dhe tĂ« kualifikuar, materiale tĂ« rralla dhe procese tĂ« ndĂ«rlikuaraâ.
Â
Koha për të vepruar
Rezultati është jo vetëm një arsenal më i vogël, por edhe që nuk mund të zëvendësohet ose zgjerohet shpejt. Me ritmet aktuale të prokurimit, do të duhen shtatë vjet që SHBA të rikthejë rezervat e municioneve në nivelet para se të fillonte ndihma ushtarake për Ukrainën.
Një përballje për Tajvanin mund të shteronte shpejt këto rezerva, ndërsa municionet konsumohen dhe anijet e avionët shkatërrohen.
Në një simulim të një lufte me Kinën, të zhvilluar në vitin 2023 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, SHBA-ja e konsumoi inventarin e raketave me rreze të gjatë brenda tre javësh. Edhe armët mund të bëhen të papërdorshme nëpërmjet sulmeve kibernetike.
Në vitin 2015, Akademia Detare e SHBA e riktheu navigimin astronomik në programin e saj mësimor, nga frika se sistemet e navigimit satelitor mund të dëmtohen.
Përpjekjet për të përshpejtuar ritmin e rritjes së kapaciteteve ushtarake amerikane kanë rezultuar zhgënjyese. Vitin e kaluar, Pentagoni vendosi një objektiv për të prodhuar 75,000 predha artilerie 155 mm në muaj deri në prill të këtij viti.
Objektivi nuk u arrit. SHBA arriti të prodhonte vetëm 40,000 predha në muaj, më pak se një e treta e konsumit mujor të Ukrainës. Prodhuesit amerikanë të armëve mund të përshpejtojnë prodhimin në raste emergjente, por jo ndjeshëm.
Kapaciteti maksimal i JSMC Ă«shtĂ« tĂ« dyfishojĂ« prodhimin â nga 15 nĂ« 30 tanke nĂ« muaj. Sipas CSIS, do tĂ« duheshin tetĂ« vjet pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar ato raketa qĂ« u harxhuan brenda tri javĂ«sh.
Ekspertët shqetësohen gjithashtu se Kina mund të ndalojë prodhimin amerikan të disa armëve duke kufizuar eksportet e komponentëve apo materialeve kritike.
Disa nga importet kineze mund të zëvendësohen me burime të tjera, por jo të gjitha. Politikanët në Perëndim kanë promovuar prodhimin e brendshëm të çipave për të shmangur këtë pikë të dobët.
Kina ka pothuajse monopol në metalet e rralla që duhen për motorët reaktivë dhe motorët që përdoren për dronët. Ajo është gjithashtu furnizuesi kryesor i nitrocelulozës, një përbërës i barutit, të cilin Ukraina e ka të vështirë ta sigurojë në sasi të mjaftueshme.
Â

Â
Vendet perëndimore tashmë shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa Kina dhe Rusia dhe buxhetet po rriten vazhdimisht.
SHBA, që prej kohësh është vendi që shpenzon më shumë për mbrojtjen në botë, i caktoi rreth 1 trilion dollarë këtij sektori vitin e kaluar, katërfish më shumë sesa Kina (shih grafikun 2).
Bashkimi Europian raportoi 378 miliardë dollarë në shpenzime ushtarake, ose 1.9% të PBB-së, 30% më shumë se në vitin 2021.
Vendet anëtare të NATO-s premtuan ta rrisin këtë përqindje në 3.5% të PBB-së deri në vitin 2035. Japonia ka dyfishuar përqindjen e PBB-së që shpenzon për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit.
Në vitin 2024, shpenzimet globale për mbrojtjen arritën në 2.7 trilionë dollarë, nga 2.5 trilionë në vitin 2023, rritja më e madhe vjetore që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Megjithatë, SHBA dhe aleatët e saj shqetësohen se të gjitha këto para nuk garantojnë domosdoshmërisht epërsi afatgjatë, për shkak të problemeve në prokurim.
Kina ende zotĂ«ron njĂ« kapacitet shumĂ« mĂ« tĂ« madh industrial. Ajo pĂ«rfaqĂ«son mbi njĂ« tĂ« tretĂ«n e prodhimit global industrial â dy herĂ« mĂ« shumĂ« sesa SHBA.
Për këtë arsye, përveçse po shpenzojnë për ushtritë, qeveritë e vendeve perëndimore po japin miliarda në subvencione për industri, në emër të sigurisë kombëtare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se 20% e të gjitha politikave industriale në botë në vitin 2023 kishin të paktën pjesërisht këtë justifikim.
Edhe Donald Trump i ka mbrojtur tarifat e tij mbi importet e aluminit, çelikut dhe makinave, si përpjekje për të forcuar aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten.
Â
Bujaria
Ideja themelore e kësaj bujarie fiskale është se sa më e madhe dhe më e larmishme të jetë industria e një vendi, aq më e ulët është kostoja për ta përshtatur atë për prodhim në kohë lufte.
Kjo ishte e vërtetë në të kaluarën: gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shembull, ishte relativisht e lehtë të shndërrohej një fabrikë makinash Ford në Detroit për të prodhuar bombarduesit B-24 Liberator, sepse shumë nga komponentët ishin të ngjashëm.
Forca industriale civile e Amerikës u lejoi fabrikave të saj të prodhonin armë më shpejt, më lirë dhe në sasi më të mëdha.
Megjithatë, korrelacioni midis fuqisë industriale në kohë paqeje dhe aftësisë për luftë, nuk është më aq i drejtpërdrejtë. Në dekadat e fundit, teknologjia e përfshirë në çdo formë të prodhimit është bërë më e specializuar.
Sipas një vlerësimi të bërë nga studiues të London School of Economics, raporti mes fuqisë punëtore dhe pajisjeve kapitale (makinerive dhe teknologjive të përdorura në prodhim) në industrinë prodhuese të vendeve të pasura, është përgjysmuar nga viti 1995 deri në 2017.
âDekada mĂ« parĂ«, fabrikat ishin tĂ« mbushura me punĂ«torĂ« tĂ« aftĂ« qĂ« operonin makina standardeâ thotĂ« njĂ« drejtues nĂ« industrinĂ« e prodhimit. âSot, asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ«sojâ.
Mallrat e prodhuara janë bërë më të ndërlikuara dhe më të larmishme. Përparimet në automatizim dhe në makineri me saktësi të lartë kanë ndihmuar në përshtatjen e linjave të montimit për prodhimin e artikujve specifikë.
(Disa pajisje moderne prodhimi janĂ« mĂ« tĂ« gjithanshme â printerĂ«t 3D luajnĂ« njĂ« rol tĂ« madh nĂ« fabrikat e improvizuara nĂ« UkrainĂ«.)
âE imagjinoni dot tĂ« shndĂ«rrosh njĂ« linjĂ« prodhimi tĂ« Ford-it pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar bombardues B-21 sot?â pyet Chris Brose.
âĂshtĂ« e pamundurâ. Kompania amerikane Hadrian ndĂ«rton fabrika tĂ« mbrojtjes tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« qenĂ« fleksibĂ«l ndaj mungesave tĂ« pajisjeve ushtarake.
âNuk po flasim pĂ«r tĂ« ndĂ«rruar produktin qĂ« del nga linja, por pĂ«r tĂ« modifikuar majĂ«n e njĂ« rakete kruzâ, â thotĂ« njĂ« punonjĂ«s. Edhe kjo, sipas tyre, kĂ«rkon njĂ« fabrikĂ« tĂ« mbushur me makineri dhe pajisje qĂ« janĂ« tĂ« rralla nĂ« AmerikĂ«.
Â

Â
Shembujt
Ukraina është shembulli më i qartë i vështirësisë për të përshtatur industrinë ekzistuese, madje edhe atë të armëve, me kërkesat e luftës moderne.
Edhe pse vendi ka qenë pjesë e zemrës industriale të Bashkimit Sovjetik dhe ende ka fabrika ushtarake të braktisura, zyrtarët ukrainas zbuluan se kjo trashëgimi kishte pak vlerë kur Rusia nisi pushtimin në vitin 2022.
Zyrtarët thonë se 82% e industrisë së armëve të Ukrainës ishte atëherë në pronësi shtetërore, një fakt që të paktën e zvogëloi pengesën administrative për rritjen e prodhimit.
Në fund të atij viti, shteti përfaqësonte 89% të prodhimit ushtarak, pasi fabrikat ekzistuese rritën kapacitetin.
MegjithatĂ«, rritja mĂ« e shpejtĂ« erdhi vitin pasues, falĂ« kompanive private mĂ« tĂ« shpejta. âPas vitit tĂ« parĂ«, sektori privat filloi tĂ« rritej shumĂ« mĂ« shpejt se ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore tĂ« mbrojtjesâ, â thotĂ« njĂ« ish-zyrtar.
Deri në vitin 2024, 58% e industrisë së armëve në rritje të shpejtë të Ukrainës ishte në duart e kompanive private.
As ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore dhe as ato private nuk pĂ«rdorĂ«n fabrikat sovjetike tĂ« braktisura, edhe pse ka plane pĂ«r tâi shfrytĂ«zuar. NdĂ«rtimi i fabrikave tĂ« reja tĂ« vogla sesa konvertimi i atyre ekzistuese rezultoi mĂ« i shpejtĂ« dhe mĂ« efikas.
Disa armĂ« janĂ« tĂ« lehta pĂ«r tâu prodhuar nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«. Prodhimi ukrainas i predhave tĂ« artilerisĂ« u rrit nga 50,000 njĂ«si nĂ« vitin 2022 nĂ« 2.4 milionĂ« vitin e kaluar.
Prodhimi i automjeteve të blinduara u trefishua në vitin 2024.
DronĂ«t janĂ« njĂ« fushĂ« ku Ukraina spikat. Ata janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« lirĂ« dhe mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r tâu ndĂ«rtuar sesa armĂ«t e sofistikuara tĂ« parapĂ«lqyera nga vendet mĂ« tĂ« pasura, edhe pse versionet mĂ« tĂ« avancuara kĂ«rkojnĂ« ekspertizĂ« dhe komponentĂ« tĂ« specializuar nga SHBA dhe BE.
Në vitin 2024, firmat ukrainase prodhuan rreth 2.2 milionë dronë, afërsisht 95% e totalit të përdorur nga forcat ukrainase. Qëllimi është të prodhohen edhe miliona të tjerë gjatë këtij viti.
âĂfarĂ«do pajisje qĂ« Ă«shtĂ« e vogĂ«l dhe pa ekuipazh, ne mund ta prodhojmĂ«â, thotĂ« njĂ« ish-ministĂ«r. Sistemet pa ekuipazh mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« thjeshta sepse nuk kanĂ« nevojĂ« tĂ« mbrojnĂ« jetĂ« njerĂ«zish.
Ato gjithashtu reduktojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r fuqi punĂ«tore. KomponentĂ«t pĂ«r armĂ«t e vogla zakonisht nuk kĂ«rkojnĂ« makina tĂ« specializuara, ndaj janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r tâu prodhuar ose pĂ«r tâu blerĂ«.
Disa prodhohen përmes printerëve 3D në ambiente të mëdha nëntokësore të mbushura me qindra makineri dhe pajisje. Të tjerë mund të importohen lehtësisht.
Në vitin 2022, industria e armëve e Ukrainës prodhoi armë me vlerë 1 miliard dollarë. Vitin e kaluar, kapaciteti i saj arriti në 35 miliardë dollarë, sipas Herman Smetanin, ministrit 32-vjeçar të Industrive Strategjike të Ukrainës, i cili drejtonte një fabrikë tankesh para luftës.
Kjo vlerë ishte 20 miliardë më shumë sesa qeveria mund të përballonte të blinte, sipas një zyrtari, i cili shton se 40% e armëve të Ukrainës vazhdojnë të jenë të prodhuara në vend.
Â
Epoka e dronëve
TĂ« dyja palĂ«t nĂ« luftĂ«n RusiâUkrainĂ« janĂ« bĂ«rĂ« aq tĂ« suksesshme nĂ« prodhimin e dronĂ«ve, sa qĂ« kĂ«to pajisje po formĂ«sojnĂ« vetĂ« fushĂ«betejĂ«n.
âE nisĂ«m kĂ«tĂ« luftĂ« si LuftĂ«n e ParĂ« BotĂ«rore me dronĂ«â, thotĂ« Oleksandr Kamyshin, kĂ«shilltar i qeverisĂ« ukrainase. âTani jemi nĂ« luftĂ«n e parĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« dronĂ«veâ.
Llogoret, që dikur përcaktonin vijat e frontit, po zhduken pasi janë bërë shumë të pambrojtura nga sulmet ajrore të drejtuara nga dronët.
Gjithashtu, dronët me kapacitet të lartë mbajtës e kanë bërë të rrezikshëm përdorimin e tankeve në sulme frontale. Ato nuk mund të afrohen më në një rreze prej 10 kilometrash nga vijat e frontit.
Po kështu, dronët detarë kanë nxjerrë jashtë loje një pjesë të madhe të flotës detare ruse.
NjĂ« prodhues e krahason zhvillimin e kĂ«saj lufte me ngjarjet e filmit âHome Aloneâ, ku njĂ« fĂ«mijĂ« mbron shtĂ«pinĂ« e tij nga hajdutĂ«t me pajisje tĂ« improvizuara nga lodra dhe sende shtĂ«piake.
Qasja e forcave ukrainase ka qenë që të gjejnë zgjidhje të menjëhershme me pajisjet që kanë në dispozicion.
Shumë dronë janë dizajnuar në mënyrë aq kompakte, sa të mund të transportohen me makinë.
ĂshtĂ« i vĂ«shtirĂ« tĂ« vlerĂ«sohet dĂ«mi qĂ« shkaktojnĂ« kĂ«to pajisje dhe operatorĂ«t e tyre mbĂ«shteten ende nĂ« artileri tradicionale dhe mjete ushtarake pĂ«r pĂ«rforcim.
Megjithatë, duket se ato po bëhen gjithnjë e më fatalë.
Në vitin 2022, sipas qeverisë ukrainase, dronët shkaktuan rreth 10% të viktimave në të dy anët.
Por Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), një think-tank britanik, vlerësoi në mars se dronët janë përgjegjës për deri në 70% të dëmeve të shkaktuara ndaj infrastrukturës ruse dhe për rreth gjysmën e të gjitha humbjeve njerëzore.
Megjithatë, industria e armëve e Ukrainës nuk mund të prodhojë gjithçka që i nevojitet. Anijet luftarake, raketat dhe armët e rënda nuk mund të prodhohen në masë brenda një kohe të shkurtër.
KĂ«to janĂ« pikĂ«risht llojet e armĂ«ve, qĂ« vendet e NATO-s druhen se mund tâju mbarojnĂ« gjatĂ« njĂ« konflikti tĂ« zgjatur.
Industria kineze e ndërtimit të anijeve për qëllime civile prodhon tre nga çdo pesë anije të prodhuara në botë dhe ndërton anije luftarake me ritëm shumë më të shpejtë se Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, mbështetja në industritë joushtarake në Perëndim, si ato të prodhimit të anijeve, dronëve apo pajisjeve teknologjike, me shpresën se mund të shërbejnë në kohë lufte, do të ishte e kushtueshme dhe me përfitime të pasigurta.
Kostot e punës për ndërtimin e një anijeje në Korenë e Jugut, aleatin e Perëndimit me industrinë më të madhe pas Kinës, janë dukshëm më të larta sesa në Kinë.
Qeveritë perëndimore do të duhej të mbulonin diferencën. Subvencionet industriale zakonisht konceptohen si të përkohshme, për të ndihmuar prodhuesit të arrijnë një nivel efikasiteti dhe shkalle prodhimi, që më pas të mund të konkurrojnë pa ndihmë.
Por mbajtja e kapaciteteve të tepërta me përdorim të dyfishtë në rast lufte, nuk funksionon kështu. Ajo përbën një angazhim të hapur dhe afatgjatë.
Mund të jetë edhe pa vlerë. Vendet ku do të zhvillohen luftërat dhe kushtet në të cilat do të ndodhin janë të paparashikueshme.
Prodhuesit e armĂ«ve duhet tĂ« pĂ«rshtaten me natyrĂ«n dhe kĂ«rkesat specifike tĂ« çdo konflikti dhe teknologjitĂ« e reja tĂ« kundĂ«rshtarit. ĂshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dihet paraprakisht çfarĂ« do tĂ« nevojitet.
Fakti qĂ« Ukraina Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« e aftĂ« nĂ« prodhimin e dronĂ«ve, ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur kompensimin e mungesĂ«s relative tĂ« saj nĂ« anije, tanke dhe sisteme tĂ« mĂ«dha, fusha ku Rusia ka epĂ«rsi dhe qĂ« Ukraina do ta kishte tĂ« pamundur tâi prodhonte nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«.
Kjo nuk do të thotë se fuqia industriale është pa vlerë. Zyrtarët ukrainas kanë zbuluar se burimi më i vlefshëm industrial është forca punëtore e kualifikuar.
Duhen rreth dy vjet për të trajnuar një inxhinier nafte apo gazi për të punuar në industrinë ajrore. SHBA mund të ketë më pak prodhues sesa Kina, por ka ende shumë inxhinierë dhe një sektor privat shumë inovativ.
Por inovacioni në kohë lufte përparon shumë më shpejt se industria në kohë paqeje. JSMC dërgoi 31 tanke Abrams në Ukrainë në vitin 2023.
Rusisë iu deshën vetëm tre muaj për të shkatërruar 20 prej tyre, pas së cilës pjesa tjetër u tërhoq kryesisht nga vijat e frontit.
Zyrtarë amerikanë pranuan më vonë se tanket ishin të pambrojtura ndaj artilerisë ruse dhe dronëve kamikazë. Linjat e prodhimit vazhdojnë të ecin me ritme të ngadalta por SHBA-ja ndoshta nuk ka nevojë për më shumë prej tyre.
Â
Â
The post Lufta në Ukrainë tregon se Perëndimi mund të shtojë kapacitetin ushtarak pa u riindustrializuar appeared first on Revista Monitor.