Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet vajza e këngëtarit të njohur

Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila është vajza e artistit të mirënjohur turk, İbrahim Tatlıses është përfshirë në një incident në Bodrum. Ajo nuk i’u bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën. Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”…

Source

Çollaku: Berisha është në vështirësi, duhet bllokim mandatesh në shtator. Bie farsa e zgjedhjeve nëse ndodh ndryshe

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se janë në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Për të pas ekspozimit të farsës elektorale, është jetike për fatin e opozitës dhe shoqërisë shqiptare që të fillojë një debat i shëndetshëm. Do të shkojë opozita në Parlament dhe të fillojnë jetën normale? Deputeti nënvizon se nëse ndodh kjo, i bie që beteja për farsën…

Source

Thirrja nga Auron Tare: Të riparohen urat mbi Vjosë, janë atraksion turistik për të huajt dhe mundësi për fshatrat

Studiuesi Auron Tare ka një thirrje për institucionet përgjegjëse, që të mos lënë në harresë urat e dikurshme mbi Luginën e Vjosës, të cilat për të janë dëshmi historike e rëndësishme. Tare thotë se për dekada me radhë, urat kanë qënë e vetmja mundësi e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës. ”Të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, kreu i avokatëve: Është inkuizitor

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se hartimi i një Kodi tërësor të ri Penal është i nxituar. Sipas tij, ka munguar puna përgatitore, që do të mirëorientonte edhe debatin cilësor mbi dokumentin e propozuar. Kundër Kodit të ri Penal të propozuar u rreshtua edhe komuniteti i avokatëve. ”Ky proces kërkon më shumë përgatitje dhe përfshirje të gjerë të profesionistëve të drejtësisë”…

Source

Lirimi vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare, Balluku: Afati skadon nesër, penalizim për ata që refuzojnë

Nesër 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, inspektoi sot aksin rrugor Kamzë-Laç…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, PL: Neni 210 nga Rama i hap rrugën shitjes së territoreve të Shqipërisë

Partia e Lirisë edhe këtë të mërkurë i ka bërë një analizë draftit të Kodit të Ri Penal. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ”Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për…

Source

Akt vandal, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari. Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm…

Source

Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, Balluku: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike

Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8. ”Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”…

Source

💾

Presidentja Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Osmanit për këtë çështje ajo është njoftuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau. “Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për…

Source

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, thirrja nga QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme…

Source

Turistët e huaj braktisin agjencitë dhe guidat turistike në Shqipëri, ja alternativa që po zgjedhin

Durrës, Korrik 2025 Një prirje e re po vërehet gjithnjë e më qartë këtë sezon turistik në Shqipëri: turistët e huaj po shmangin gjithnjë e më shpesh agjencitë dhe guidat tradicionale, duke zgjedhur një formë më fleksibël, më të personalizuar dhe shpesh më të përballueshme për të udhëtuar brenda Shqipërisë. Në vend që të rezervojnë paraprakisht për ture standarde në grup…

Source

”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

Xheneta Fetahu i është rikthyer çështjes së Gjestit. Ajo ka folur hapur për përballjet e saja me të. Finalistja e ”BBVK3” zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. ”Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha ajo duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë. E pyetur për raportin e tyre…

Source

Berisha sherr me Këlliçin? Kulluri: Simbolizojnë humbjet elektorale! Kryedemokrati i frikësuar për çështjen e tij me SPAK

Deklarata e Sali Berishës për Belind Këlliçin nga disa po përkthehet si një sherr mes tyre. Ish-deputeti dhe themeluesi i partisë “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri thotë se krisje të tilla brenda një partie politike janë ndodhi që pasojnë humbjet elektorale të njëpasnjëshme të focës politike. Për të, Berisha dhe Këlliçi simbolizojnë më së miri humbjet elektorale në Partinë Demokratike…

Source

Manchester United kërkon me ngulm sulmuesin e Aston Villa-s

Manchester United po punon intensivisht për të përforcuar repartin ofensiv, me drejtuesit që janë të vendosur të sjellin emra të rinj në “Old Trafford”. Me Rasmus Højlund nën presion për të dhënë më shumë dhe Joshua Zirkzee që ende nuk ka bindur plotësisht, vëmendja është zhvendosur drejt një sulmuesi me përvojë dhe efikasitet të dëshmuar. Sipas asaj që raporton The Mirror…

Source

Armando Sadiku ndryshon sërish skuadër, transferohet në Zvicër

Armando Sadiku ka vendosur destinacionin e tij të radhës. Sulmuesi i njohur shqiptar do të vazhdojë karrierën në Zvicër, duke firmosur me skuadrën e Bellinzonës, që garon në Challenge League, niveli i dytë i futbollit zviceran. Palët kanë arritur një marrëveshje dhe 34-vjeçari rikthehet kështu në një kampionat që e njeh mirë, pasi më herët ka veshur fanellat e ekipeve si Locarno, Lugano…

Source

Azgan Mërnica vr*u efektivin pas një konflikti banal, Gjykata jep dënimin maksimal

Burgim të përjetshëm ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata për Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dha vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim…

Source

VIDEO/ Skema e investimeve, ministrja Denaj: Në dispozicon 20 milionë euro, 9 masa mbështetëse deri në 30 shtator

Janë hapur aplikimet për skemën kombëtare të investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. ”Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti…

Source

“Jam më i mirë se Yamal”, ylli i PSG habit të gjithë

Desire Doue, sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain, ka ndezur debatet në rrjetet sociale pas një deklarate të guximshme ku u shpreh se është më i mirë se supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal. 19-vjeçari francez u transferua te PSG në verën e vitit 2024 nga Rennes dhe pati një sezon debutues të shkëlqyer, duke u bërë një nga pikat kyçe në skuadrën që siguroi një tripletë historike.

Source

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

Pamjet nga aksi Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, Rama: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim e ura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i segmentit Elbasan – Librazhd, pjesë e Korridorit 8, ku puna po ecën me ritme të shpejta për përfundimin e kësaj vepre infrastrukturore. “Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim…

Source

❌