❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin dhe sigurinë rajonale.

Në një reagim zyrtar, Zyra e Jashtme, e Komonuelthit dhe Zhvillimit shprehu solidaritet me Arabinë Saudite dhe u bëri thirrje rebelëve Huthi të ndalin sulmet.

Sipas Agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar, një anije cisternë u përfshi nga flakët pasi u godit rreth 70 milje detare në jugperëndim të portit saudit Al Shuqaiq.

Grupi Huthi mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se kishte shënjestruar dy cisterna saudite me dronë dhe raketa, me arsyetimin se ato kishin shkelur bllokadën detare të shpallur prej tyre.

Ngjarja ka shtuar shqetësimet për zgjerimin e kërcënimeve ndaj transportit detar nga Ngushtica e Hormuzit drejt Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab al-Mandeb, dy korridore strategjike për tregtinë globale të naftës.

Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të godiste ura ose termocentrale iraniane sa herë që Teherani do të sulmonte një anije në Ngushticën e Hormuzit. Deklarata u pa si një tjetër përshkallëzim i tensioneve pas dështimit të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.

Në reagim, Irani paralajmëroi se do të hakmerrej ndaj infrastrukturës dhe aseteve energjetike të lidhura me Shtetet e Bashkuara në rajon, nëse Uashingtoni do të zbatonte kërcënimet e tij.

The post Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite appeared first on Euronews Albania.

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , njĂ« organizatĂ« jofitimprurĂ«se nĂ« KatalonjĂ«n jugore, rehabiliton gomerĂ«t e keqtrajtuar dhe tĂ« braktisur dhe i punĂ«son ata si “zjarrfikĂ«s” nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« atmosferike me tĂ« cilĂ«n Spanja po haset momentalisht.

Parandalimi i zjarreve është bërë një përpjekje e teknologjisë së lartë e satelitëve , dronëve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale . Por 80 milje në jug të Barcelonës, Joan Cedo Sans, kryetar bashkie në Tivissa ka ndërmarrë një nismë që ndihmon mjedisin dhe kafshët.

Gomarët e kryebashkiakut Cedo, duke kullotur barërat që kanë më shumë gjasa të digjen në male dhe zona rurale, ata krijojnë breza natyrorë kundër zjarrit në të gjithë peizazhin e thatë mesdhetar.

Këtë verë, zjarre masive kanë përfshirë Evropën Jugore më shumë se zakonisht . Më shumë se 240,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë në të gjithë Spanjën, me një zjarr të kohëve të fundit në jug që u shndërrua në një nga zjarret më vdekjeprurëse të vendit.

Duke kujtuar zjarret që përfshiu tokën e tij në Katalonjë, në verilindje të Spanjës, në vitin 2013, Cedo vendosi të testonte nëse gomarët e parë do të pastronin shkurret e pyllit përreth tij.

“Ata hĂ«ngrĂ«n gjithçka”, tha ai.

Cedo beson se projekti Ă«shtĂ« i dobishĂ«m pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t sepse gomarĂ«t parandalojnĂ« zjarret dhe puna u jep atyre njĂ« “jetĂ« dinjitoze”, kujdes mjekĂ«sor nga njĂ« veteriner vullnetar dhe ushqim plotĂ«sues me prodhime tĂ« dhuruara nga fermat lokale dhe njĂ« park tematik aty pranĂ«.

The post Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta appeared first on Euronews Albania.

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme të publikuar të enjten.

Plani e bën të detyrueshëm objektivin për ruajtjen e energjisë së gjelbër duke synuar rritjen e përgjithshme të energjisë së rinovueshme.

Rritja planifikohet të jetë deri në 1.8 miliardë ton ekuivalent qymyri(tce) deri në vitin 2030, ndryshe në krahasim me vitin 2025 i cili ka shënuar 1.18 miliardë tce.

Deri në vitin 2030, energjia e erës dhe diellore, të mbështetura nga ruajtja e energjisë, duhet të jenë në gjendje të furnizojnë 8% të kapacitetit të tyre të instaluar gjatë periudhave të kërkesës maksimale dhe të mbulojnë 20% të përdorimit të energjisë elektrike gjatë rritjes së kërkesës.

Gjithashtu, Kina synon të rrisë fleksibilitetin e hidrocentraleve, të pilotojë megabaza të burimeve të rinovueshme që transmetojnë 100% energji elektrike të gjelbër dhe të zbatojë modelin e zhvillimit të centralizuar dhe në shkallë të gjerë të përdorur për megabazat e tij të energjisë së erës dhe diellore në shkretëtirë edhe në projektet e energjisë së erës në det të hapur.

The post Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, John Thune, bëri të ditur se sanksionet ndaj Iranit janë përfshirë në projektligjin e pezulluar për sanksionet ndaj Rusisë.

Thune tha se ekziston një dakordësi e gjerë për këtë hap, duke theksuar se sanksionet ndaj Iranit kanë qenë pjesë e pandërprerë e politikës amerikane për më shumë se tre dekada.

Ai konfirmoi se ligjvënësit demokratë po shqyrtojnë ndryshimet, ndërsa demokratët dhe republikanët po punojnë për të arritur një marrëveshje mbi kohën e votimit, përpara se Kongresi të hyjë në pushim.

“Kam zhvilluar biseda me demokratĂ«t dhe me kolegĂ«t nĂ« anĂ«n tonĂ« dhe mendoj se po e finalizojmĂ« kĂ«tĂ« çështje”, deklaroi Thune.

PĂ«rfshirja e Iranit nĂ« projektligj vjen pas thirrjes sĂ« presidentit amerikan Donald Trump, i cili kĂ«rkoi qĂ« sanksionet ndaj Teheranit tĂ« shtohen nĂ« nismĂ«n dypartiake. NĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n Truth Social, Trump tha se ky ishte njĂ« veprim qĂ« “Lindsey Graham donte ta bĂ«nte”, duke e cilĂ«suar si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« nderuar autorin e ndjerĂ« tĂ« projektligjit.

The post Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet appeared first on Euronews Albania.

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnje dhe Hercegovina, tregojnë të dhënat e Departamentit amerikan të Drejtësisë, të analizuara nga Radio Evropa e Lirë.

Kontrata e fundit me kompaninë izraelito-kanadeze Dickens & Madson është vetëm pjesë e një fushate shumëvjeçare lobimi që autoritetet e Republikës Sërpska zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara.

Që nga viti 2015, për këtë qëllim janë shpenzuar të paktën 8.3 milionë dollarë.

Objektivat e lobimit kanë përfshirë, mes tjerash, heqjen e sanksioneve amerikane ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe sfidimin e legjitimitetit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

Shtetet e Bashkuara i hoqën sanksionet ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2025, ndërsa Schmidt dha dorëheqje në maj të këtij viti.

Nga rishikimi i buxhetit për vitin 2025, autoritetet e Republikës Sërpska ndanë edhe 54.9 milionë marka konvertibile, apo rreth 28 milionë euro, për aktivitete lobuese.

Këto mjete u miratuan nga shumica qeverisëse në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, i udhëhequr nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) e Millorad Dodikut.

Në anën tjetër, institucionet shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës kanë angazhuar vetëm një herë një kompani lobuese që nga përfundimi i luftës në vitin 1995.

Kjo ka ndodhur vitin e kaluar, kur për dhjetë muaj është kontraktuar një firmë për të mbrojtur integritetin territorial të shtetit.

The post Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj appeared first on Euronews Albania.

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut të drogës në historinë e vendit.

Operacioni u zhvillua në rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar Roberts, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti Monrovia, dhe përfundoi me arrestimin e dy shtetasve të huaj.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, sekuestrimi zbuloi ekzistencën e një rrjeti të organizuar, të sofistikuar dhe të financuar mirë të trafikimit të narkotikëve.

Hetuesit njoftuan se konfiskuan rreth 3,971 kilogramë kokainë të dyshuar të përpunuar, me një vlerë të vlerësuar në tregun e paligjshëm prej 317.7 milionë dollarësh.

Policia Kombëtare e Liberisë publikoi fotografi nga operacioni, ku shfaqet një kamion me karroceri të hapur që transportonte çanta me lëndë narkotike të dyshuar, si dhe prova të tjera të sekuestruara gjatë bastisjes.

Ky operacion vjen vetëm pak javë pas një tjetër goditjeje të rëndësishme kundër trafikut të drogës në të njëjtin aeroport. Në muajin qershor, autoritetet konfiskuan 237.6 kilogramë kokainë të fshehur në një ngarkesë që dukej si mall tregtar, duke ngritur akuza ndaj pesë personave dhe një kompanie logjistike.

Pas sekuestrimit tĂ« fundit, presidenti i LiberisĂ«, Joseph Boakai, u zotua se autoritetet do tĂ« “zbulojnĂ« dhe shkatĂ«rrojnĂ«â€ rrjetet kriminale qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pas trafikut tĂ« drogĂ«s nĂ« vend. Ai njoftoi gjithashtu njĂ« hetim tĂ« koordinuar pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« çdo person i pĂ«rfshirĂ« tĂ« pĂ«rballet me drejtĂ«sinĂ«.

The post Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë appeared first on Euronews Albania.

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe lumenjtë e Evropës, duke rritur mundësinë e thatësirës.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë intensifikuar thatësirën në Evropë duke e bërë nxehtësinë ekstreme, në vend të reshjeve të pakta, shkaktarin kryesor të kushteve jashtëzakonisht të thata, tha këtë të enjte ekipi ndërkombëtar i studiuesve.

Shumë vende evropiane po vuajnë nga thatësira këtë verë. Franca ka gjasa të ketë të korrat më të ulëta të misrit në 50 vjet, ndërsa Rumania ka kufizuar aksesin e fermerëve në ujë për ujitje, Holanda shpalli mungesë uji javën e kaluar dhe shtatë ishuj grekë kanë shpallur emergjenca për shkak të thatësirës për të ruajtur ujin.

Sipas një prej studiuesve, edhe në rajonet ku reshjet kanë ndryshuar pak ose parashikohet të rriten sipas stinëve, rreziku i thatësirës vazhdon të rritet.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, rezultatet tona tregojnĂ« se kjo thatĂ«sirĂ« nuk Ă«shtĂ« kryesisht njĂ« histori e reshjeve tĂ« pakta, por e njĂ« atmosfere mĂ« tĂ« ngrohtĂ« qĂ« po shkakton mĂ« shumĂ« deficite lagĂ«shtie nĂ« tokĂ«â€, u tha gazetarĂ«ve tĂ« mediave ndĂ«rkombĂ«tare Zachariah, nga “Imperial College London”.

Studimi i World Weather Atribution gjithashtu tregoi se tokat jashtëzakonisht të thata ishin pesë herë më të mundshme sot në Evropën Perëndimore sesa në një botë pa ndryshime klimatike, dhe 11 herë më të mundshme në Evropën Lindore.

The post Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme appeared first on Euronews Albania.

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

NjĂ« incident i rĂ«ndĂ« raportohet tĂ« ketĂ« ndodhur kĂ«tĂ« pasdite nĂ« VlorĂ«. NjĂ« person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, Ă«shtĂ« aksidentuar nĂ« det, ku sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pĂ«suar prerje tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« nga helika e njĂ« skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

GjatĂ« lundrimit, njĂ«ri prej pasagjerĂ«ve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrĂ«shqitur dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pjesĂ«n e motorit tĂ« mjetit lundrues, si pasojĂ« e sĂ« cilĂ«s ka pĂ«suar dĂ«mtime nĂ« pjesĂ«n e kĂ«mbĂ«ve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI) appeared first on Euronews Albania.

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump kujtoi se një vit më parë SHBA-të ndërmorën sulme të fuqishme kundër Huthive për ndërhyrjen e tyre në tregtinë detare, duke shtuar se grupi kishte treguar përmbajtje gjatë konfliktit të fundit me Iranin.

“FatkeqĂ«sisht, tani po fillojnĂ« pĂ«rsĂ«ri, duke sulmuar dy anije saudite mbrĂ«mĂ«â€, shkroi ai.

Trump theksoi se çdo sulm i ri nga Huthit do tĂ« konsiderohet pĂ«rgjegjĂ«si e drejtpĂ«rdrejtĂ« e Iranit, duke i cilĂ«suar rebelĂ«t si “zĂ«vendĂ«sues” ose “pĂ«rfaqĂ«sues” tĂ« Teheranit.

“NĂ«se kjo ndodh pĂ«rsĂ«ri, SHBA-tĂ« do ta mbajnĂ« Iranin pĂ«rgjegjĂ«s. NdĂ«shkime tĂ« mĂ«dha ushtarake do t’i jepen Iranit dhe, sigurisht, edhe vetĂ« Huthive”, deklaroi presidenti amerikan.

Komentet e Trump erdhën pasi rebelët Huthi njoftuan më herët se kishin kryer një operacion ushtarak kundër dy cisternave saudite të naftës, duke përdorur raketa balistike, raketa lundrimi dhe dronë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje Huthive të mos përfshihen në konfliktin me Iranin.

“Shpresoj se do tĂ« ndalen. Nuk duhet ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«. U mashtruan nga iranianĂ«t”, tha Rubio para gazetarĂ«ve, duke pretenduar se grupi ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt nga Teherani.

The post Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet appeared first on Euronews Albania.

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati vetëm 5 vota kundër dhe 2 abstenim.

Ndërkohë anetarë u zgjodhën Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina.

Rrëzimi i kërkesës së demokratëve për zgjatjen e afatit të Reformës Territoriale çoi në përplasje të ashpra në parlament. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u detyrua të ndërpriste disa herë seancën për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës.

Këta të fundit shkaktuan përplasje të shumta duke hedhur shishe uji dhe kartona në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

The post Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik appeared first on Euronews Albania.

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar arritĂ«n nĂ« 100 dollarĂ« pĂ«r fuçi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga muaji maj, ndĂ«rsa pĂ«rshkallĂ«zimi i konfliktit nĂ« Lindjen e Mesme rriti shqetĂ«simet pĂ«r furnizimet globale me energji.

Nafta Brent, standardi kryesor ndërkombëtar për çmimet e naftës, u rrit me më shumë se 6% të enjten, pas disa ditësh rritjesh të njëpasnjëshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara intensifikuan operacionet ushtarake kundër Iranit.

Rritja e çmimeve u përshpejtua pasi rebelët Huthi në Jemen sulmuan cisterna nafte në Detin e Kuq, duke kërcënuar një nga rrugët kryesore të transportit të energjisë, të përdorur edhe nga Arabia Saudite për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Edhe çmimet e benzinës kanë shënuar rritje gjatë muajit të fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi referencë i benzinës ka arritur rreth 150 pence për litër, nga afërsisht 98 pence në fund të qershorit.

Tregjet e naftës kishin shënuar rënie pas një armëpushimi të përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit, duke u rikthyer pranë niveleve të mëparshme përpara nisjes së operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit më 28 shkurt.

MegjithatĂ«, armĂ«pushimi nuk arriti tĂ« zgjaste dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi kĂ«tĂ« javĂ« se udhĂ«heqĂ«sit iranianĂ« “nuk ishin tĂ« gatshĂ«m tĂ« bĂ«nin njĂ« marrĂ«veshje”.

Vazhdimi i konfliktit pritet të shtojë presionet inflacioniste në shumë ekonomi, përfshirë SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke rritur kostot për konsumatorët.

The post Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet appeared first on Euronews Albania.

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të torturës seksuale online.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masa synon “individĂ«t pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r krimin kibernetik ose bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tyre”, duke theksuar se kufizimet do tĂ« zbatohen nĂ« bazĂ« tĂ« Aktit tĂ« Imigracionit dhe KombĂ«sisĂ«.

Sipas Rubio-s, masat mund të prekin edhe anëtarët e afërt të familjes së personave të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Sekretari i Shtetit amerikan ngriti shqetĂ«sime tĂ« veçanta pĂ«r mashtrimet me investime online, tĂ« cilat sipas tij shpesh organizohen nga “organizata kriminale transnacionale kineze”. Ai tha se kĂ«to skema u kanĂ« shkaktuar qytetarĂ«ve amerikanĂ« humbje prej tĂ« paktĂ«n 10 miliardĂ« dollarĂ«sh vetĂ«m gjatĂ« vitit 2024 dhe lidhen me korrupsion, pastrim parash dhe trafikim njerĂ«zor.

Rubio përmendi gjithashtu rrezikun e mashtrimeve me shantazh seksual që synojnë fëmijët amerikanë nga jashtë vendit.

“Administrata Trump po pĂ«rdor çdo mjet qĂ« ka nĂ« dispozicion – sanksione, ndjekje penale, sekuestrime asetesh, kĂ«rkesa pĂ«r ekstradim dhe bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« zbatimin e ligjit – pĂ«r tĂ« çmontuar rrjetet kriminale tĂ« mashtrimit dhe pĂ«r t’u imponuar kosto atyre qĂ« i mundĂ«sojnĂ« ato”, tha Rubio.

The post SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike appeared first on Euronews Albania.

Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit

Belgjika regjistroi disa nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve në shekullin e 21-të gjatë valës së të nxehtit të qershorit, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave, Statbel.

Sipas të dhënave, rreth 650 persona humbën jetën më 27 qershor dhe 640 më 28 qershor, duke i renditur këto ndër ditët më vdekjeprurëse të këtij shekulli në vend.

Statbel bëri të ditur se vetëm gjatë pandemisë COVID-19 janë regjistruar ditë me numër të ngjashëm ose më të lartë vdekjesh ditore: më 8 dhe 10 prill 2020 u shënuan përkatësisht 641 dhe 675 viktima.

Shifrat paraprake i referohen muajit qershor, gjatë të cilit Belgjika u përball me një valë të fortë të nxehti. Sipas Institutit Mbretëror Meteorologjik, periudha më e nxehtë u regjistrua në Uccle, në Rajonin e Brukselit-Kryeqytetit, nga 17 deri më 28 qershor.

Në total, gjatë muajit qershor në Belgjikë u regjistruan 9,741 vdekje, prej të cilave 5,351 në Flandër, 3,582 në Walloni dhe 808 në Rajonin e Kryeqytetit të Brukselit.

Statbel sqaroi se të dhënat bazohen në një ekstrakt të Regjistrit Kombëtar të datës 18 korrik dhe përfshijnë vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet.

Megjithatë, autoriteti statistikor theksoi se shifrat janë ende paraprake dhe nuk mund të përdoren të vetme për të përcaktuar nëse ka pasur vdekshmëri të tepërt apo për të provuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes valës së të nxehtit dhe rritjes së numrit të viktimave.

The post Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit appeared first on Euronews Albania.

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët, me një peticion online që kërkon riluajtjen e ndeshjes.

Tifozja argjentinase Gisela Sånchez ka nisur një peticion në platformën Change.org, duke i kërkuar FIFA-s të urdhërojë përsëritjen e finales, të cilën Spanja e fitoi falë golit të Ferran Torres në kohën shtesë. Peticioni ka mbledhur më shumë se 80 mijë nënshkrime.

NĂ« kĂ«rkesĂ«n e saj, SĂĄnchez pretendon se arbitri slloven Slavko Vinčić ka bĂ«rĂ« njĂ« paraqitje “tĂ« diskutueshme dhe tĂ« korruptuar”, duke kĂ«rkuar qĂ« FIFA tĂ« rishikojĂ« disa vendime tĂ« marra gjatĂ« sfidĂ«s. MegjithatĂ«, peticioni nuk shoqĂ«rohet me prova tĂ« verifikueshme pĂ«r akuzat, pĂ«rveç disa pamjeve tĂ« shpĂ«rndara nĂ« rrjetet sociale, tĂ« cilat organizatorja pretendon se tregojnĂ« vendime nĂ« favor tĂ« SpanjĂ«s.

Rregulloret e FIFA-s parashikojnë se një ndeshje mund të riluhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, si shkelje të rënda të rregullave të garës, përfshirë aktivizimin e një lojtari të papërshtatshëm ose ndërhyrje të institucioneve drejtuese përpara konfirmimit zyrtar të rezultatit.

Një peticion online nuk ka fuqi ligjore apo sportive për të ndryshuar rezultatin e një ndeshjeje të përfunduar.

Kërkesa të ngjashme janë shfaqur edhe më parë. Në vitin 2022, pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, mbi 200 mijë tifozë francezë nënshkruan një peticion për riluajtjen e finales, duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit polak Szymon Marciniak.

Megjithatë, në historinë e futbollit ka pasur raste të rralla kur një ndeshje është riluajtur. Një prej tyre ishte në vitin 2006, kur sfida kualifikuese e Botërorit mes Uzbekistanit dhe Bahreinit u përsërit për shkak të një gabimi teknik të arbitrit, dhe jo thjesht për shkak të pakënaqësive me vendimet gjatë lojës.

The post Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.

Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendit hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës.

Deputetët e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej.

Para largimit të Ramës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin pasi ky i fundit bashkë me deputetin Klevis Balliu hodhën ujë në drejtim të kryeministrit.

The post Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nĂ« “Now” me Erla MĂ«hillin nĂ« EuroneĂ«s Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi amnistinĂ« dhe çështjen e nĂ«nĂ«s sĂ« burgosur tĂ« tre tĂ« miturve.

Sipas ish-prokurorit Karanxha, nëna duhet të lirohej nga amnistia penale, për arsyen se krimi për të cilën ajo është akuzuar nuk është aq i rëndë sa krimi i disa individëve, të cilët kanë përfituar nga amnistia.

“Ka diçka tjetĂ«r tek ndjekja penale. Amnistia e fal plagosjen e lehtĂ« dhe e pushon çështjen ndĂ«rkohĂ« pĂ«r rrahje,jo.”, shprehet ai.

Më tej, Karanxha ngre shqetësimin lidhur me foshnjën dhe domosdoshmërisë që ai ka për të qëndruar me të ëmën. Sipas tij, problemi nis në hartimin e ligjeve.

“Ku ta çojĂ« foshnjĂ«n, nĂ« befotrof? S’ke çfarĂ« bĂ«n. Madje ky Ă«shtĂ« rast specifik qĂ« fĂ«mija duhet tĂ« shkojĂ« te nĂ«na sepse Ă«shtĂ« nĂ« gji. Dhe kĂ«tu dalim edhe te ligjet e tjera se nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ky ligj qĂ« bĂ«het copĂ«-copĂ«. KĂ«tu gjithmonĂ« bĂ«hen gjĂ«rat e njĂ«anshme, tĂ« pastudiuara nga profesionistĂ« dhe ja ku e ke pasojĂ«n e parĂ«â€, thotĂ« ai .

Sipas ish-prokurorit, ditën e nesërme pritet lajmi i mire i lirimit të nënës 34-vjeçare të tre të miturve.

“Mund tĂ« pezullohet ekzekutimi i dĂ«nimit pĂ«r shkaqe tĂ« veçanta”, shtoi ai.

34-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve vuan dënimin prej dy muajsh. Njëri prej fëmijëve është 4 vjeç dhe ka probleme shëndetësore, i dyti 2 vjeç, ndërsa më i vogli, vetëm 11 muajsh, është akomoduar në ambientet e burgut për të mos u ndarë nga nëna.

The post Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna appeared first on Euronews Albania.

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në të gjithë qytetin, raportuan mediat lokale.

Sipas agjencisë Kurdistan24, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të pesë dronët në hapësirën ajrore mbi Erbil, duke shmangur goditjen e objektivave në qytet.

Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh, pasi një ditë më parë tre dronë vetëvrasës u interceptuan gjithashtu mbi Erbil.

Që nga përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, Teherani ka ndërmarrë sulme të përsëritura me raketa dhe dronë ndaj veriut të Irakut, duke shënjestruar qytetet Erbil dhe Sulaymaniyah.

Sipas raportimeve, objektivat e sulmeve kanë përfshirë kampet e grupeve opozitare kurde iraniane, si dhe bazën ushtarake amerikane dhe konsullatën e SHBA-së në Erbil

The post Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë appeared first on Euronews Albania.

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor të NATO-s, njoftoi kryeministri polak Donald Tusk.

Në një postim në platformën X, Tusk bëri të ditur se forcat e të dy vendeve janë angazhuar në punime të përbashkëta përgjatë kufirit, duke e cilësuar bashkëpunimin si një shembull të koordinimit të ngushtë mes aleatëve.

Operacioni është pjesë e programit afatgjatë East Shield, me të cilin Polonia synon të forcojë kufijtë e saj lindorë përmes ndërtimit të fortifikimeve, sistemeve të mbikëqyrjes, infrastrukturës ushtarake dhe pengesave mbrojtëse.

Në një video të publikuar nga autoritetet, një ushtar gjerman tha se misioni synon forcimin e krahut lindor të NATO-s, ndërsa theksoi se trupat gjermane janë të vendosura në Poloni në bazë rotacioni. Nga ana tjetër, një ushtar polak u shpreh se njësitë po kryejnë punime inxhinierike dhe njëkohësisht po shkëmbejnë përvojë operacionale.

Polonia dhe Gjermania nënshkruan në qershor një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila parashikon koordinim më të ngushtë ushtarak, përfshirë bashkëpunimin në programin East Shield dhe përmirësimin e lëvizjes së forcave aleate në territorin polak.

The post Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë appeared first on Euronews Albania.

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë të gjerë të pronësisë intelektuale amerikane në fushën e inteligjencës artificiale.

Në një postim në platformën X, Bessent tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin zhvillimin e inteligjencës artificiale me burim të hapur, por theksoi se kjo nuk nënkupton lejimin e përvetësimit të teknologjisë amerikane.

Ai akuzoi disa kompani nga Kina pĂ«r pĂ«rpjekje tĂ« fshehta pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« ose kopjuar modelet amerikane tĂ« inteligjencĂ«s artificiale pĂ«rmes teknikave tĂ« njohura si “distilim” nĂ« shkallĂ« industriale.

Sipas Bessent, nĂ«se kompanitĂ« kineze kalojnĂ« kufirin e vjedhjes sĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale, administrata amerikane Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« vendosĂ« sanksione dhe t’i pĂ«rfshijĂ« ato nĂ« ListĂ«n e Entiteteve, duke kufizuar aksesin e tyre nĂ« teknologji dhe produkte amerikane.

The post SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale appeared first on Euronews Albania.

SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil

Shtetet e Bashkuara pritet tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« njĂ« marrĂ«veshje me ArabinĂ« Saudite qĂ« do t’i mundĂ«sojĂ« mbretĂ«risĂ« tĂ« zhvillojĂ« njĂ« program bĂ«rthamor civil, sipas CBS News, partner i BBC-sĂ«.

Sipas raportimeve, marrĂ«veshja do t’u lejojĂ« kompanive amerikane tĂ« ndĂ«rtojnĂ« dhe tĂ« operojnĂ« objekte pĂ«r energji bĂ«rthamore nĂ« territorin saudit. Njoftimi zyrtar pritet tĂ« bĂ«het nga administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump.

MegjithatĂ«, ekspertĂ« tĂ« çështjeve bĂ«rthamore dhe ish-zyrtarĂ« izraelitĂ« kanĂ« shprehur shqetĂ«sime se njĂ« marrĂ«veshje e tillĂ« mund t’i hapĂ« rrugĂ« ArabisĂ« Saudite pĂ«r tĂ« zhvilluar nĂ« tĂ« ardhmen aftĂ«si pĂ«r prodhimin e armĂ«ve bĂ«rthamore.

Sipas tyre, nëse Riadi nis pasurimin e uraniumit në territorin e vet, kjo mund të nxisë elementë të linjës së ashpër në Iran që të përshpejtojnë fshehurazi përpjekjet për ndërtimin e një bombe bërthamore, duke rritur tensionet në rajon.

Marrëveshja, e raportuar fillimisht nga Wall Street Journal, parashikohet të ketë një afat prej 30 vitesh.

The post SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil appeared first on Euronews Albania.

❌