Reading view
Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, një viktimë
Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e Kerateas, në periferinë juglindore të Athinës, Kryeyqytetit Grek.
Flakët shpërthyen rreth orës 14:00 me orën lokale të Greqisë të premten, në zonën Manoutso, dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta deri në 80 km/h. Banorët në të paktën 7 zona të ndryshme janë evaukuar deri më tani nga Shtëpitë e tyre.
Më shumë se 200 forca zjarrfikëse të mbështetur nga 11 avionë për shuarjen e flakëve dhe shtatë helikopterë janë në garë me flaket por gjithashtu edhe me kohën. Në betejën kundër flakëve, Greqinë po e ndihmojnë edhe forcat zjarrfikëvse të ardhura nga Çekia dhe Rumania me mjetet e tyre.Mediat Greke raporuan se situata e zjarreve është vënë nën kontroll disi këtë të shtunë, megjithatë erërat e forta kërcënojnë përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të mëdha duke përfshirë zonat e banuara.
Përtej zjarrëve në rrethinat e Athinës, flakët kanë përfshirë edhe rajonin e Olimpias së lashtë në jugperëndim të Greqisë duke rrezikuar disa site historike si Greqia dhe vendet e tjera mesdhetare ndodhen në një zonë të quajtur “vatra e zjarreve ” nga shkencëtarët, pasi përgjatët stinës së verës për shkak të thatësirës ekstreme në vitet e fundit janë rregjistruar me qindra zjarre katastrofike.
Situata me flakët është bërë më e rëndë përgjatë viteve të fundit për shkak edhe të ndryshimeve klimatike.
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës
Forcat e Armatosura Ruse sulmuan depon e naftës të Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) në rajonin e Odesës me dronë të tipit Shahed. Si rezultat i sulmit, shpërtheu një zjarr dhe u dëmtua një tubacion i karburantit dizel, thanë burime në agjencitë e zbatimit të ligjit për RBC-Ukrainë.
Sipas burimeve, zjarri u shua shpejt. Katër punonjës morën lëndime të rënda dhe iu ofrua kujdes mjekësor emergjent. Shkalla e dëmit po përcaktohet aktualisht. Puna urgjente e restaurimit është duke u zhvilluar.
Burimet vërejnë se të dhënat zyrtare të hetimit nuk janë publikuar ende, megjithatë, trajektorja e pesë dronëve të drejtuar tregon qartë se depoja e naftës ishte objektivi kryesor i sulmit. Më herët, Zyra e Prokurorit Rajonal të Odesës raportoi shkatërrimin e pjesshëm të një stacioni pompimi dhe dëmtimin e objekteve në njërën prej ndërmarrjeve.
Kakavijë, 83 mijë persona kanë lëvizuar në kufi gjatë muajit gusht
Kjo fundjave ka regjistruar sërish fluks lëvizje në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijes.
Sipas Policisë Kufitare gjatë 24 orëve të fundit në
Kakavijë janë përpunuar 10 256 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6738 në hyrje dhe 3518 në dalje, si dhe 3645 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2396 në hyrje dhe 1249 në dalje.
Nga nga data 1–8 gusht në Kakavije rezultojnë 83 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë e kanë dalë nga territori shqiptar, si dhe rreth 25 mijë mjete në hyrje-daljet e Shqipërisë.Pala shqiptare punon me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje. Gjithashtu edhe pala greke punon me numër të shtuar sportelesh.
Flakët në Finiq, nën kontroll/ Vijojnë operacionet në Mirditë, në dispozicion avioni ‘Canadair’ dhe helikopter
Finiq– Flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen nga ajri me helikopterin Black Haëk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.
Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.
Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.
Mirditë – Operacionet për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.
Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
/ abcnews.al /
Shumë NBA në “Eurobasket”/ Yjet e basketbollit amerikan në finalet e Kampionatit Europian
Duket si NBA, por është Kampionati Europian i basketbollit për meshkuj. Janë 32 basketbollistë, pjesë e kampionatit amerikan, që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre për finalet e turneut që do të nisin më 27 gusht dhe do të zhvillohen të shpërndara në katër shtete Poloni, Finlandë, Qipro dhe Letoni.
Mes tyre janë disa prej yjeve më të mëdhenj të NBA, si Nikola Jokiç, Luka Donçiç, Janis Antentokoumpo, Jonas Valanciunas, Kristaps Porzingis, Denis Shroder apo Lauri Markanen.
Sa I përket kombëtareve me më shumë basketbollistë që luajnë në NBA, në krye të listës qëndron Franca.
Francezët kanë 6 lojtarë të kampionatit më të fortë, por mungon më i rëndësishmi, Viktor Uembanijama, me yllin e San Antonio që vijon rikuperimin pas një dëmtimi të rëndë.
Në vendin e dytë qëndron Serbia.
Pesë basketbollistë, përfshirë kapitenin e Denver, Nikola Jokiç do të luajnë për skuadrën e tyre në finalet e kampionatit europian.
Por të gjithë sytë janë drejtuar nga Luka Donçiç. Ylli i Lakers prezantohet në skenën e madhe të basketbollit amerikan pas kontratës rekord me skuadrën nga Los Angeles, por edhe me një fizik ndryshe, pas kilogramëve të shumtë të hequr siç duket edhe në videot që qarkullojnë në rrjet nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë.
/ abcnews.al /
Fluks në PKK të Kapshticës/ Pala shqiptare punon me 6 sportele dhe me procedura të përshpejtuara
Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Dhjetra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë doganë.
Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar.
Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, ka bërë që të krijohet fluks në këtë doganë.
/ abcnews.al /
Ndizet sfida për “Topin e artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun
Pas publikimit të 30 kandidatëve për “Topin e Artë” nga “France Football” është ndezur përpara kohe gara mediatike për të përcaktuar favoritët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.
Megjithëse në listën e zgjeruar bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm tre prej tyre do të shkojnë si finalistë në Paris për mbrëmjen gala më 22 shtator.
Sa I përket parashikimeve, në krye të listës qëndron Ousmane Dembele.
Sulmuesi I rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori.
Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit të fundit kampion në La Liga.
Një vend mes tre finalistëve pritet të ketë edhe Mohamed Salah, si golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Premier League dhe kampion me Liverpool.
Një garë e fortë dyshe do të jetë ajo e trofeut “Kopa” për lojtarin më të mirë U21.
Lamine Yamal është pretendent edhe në këtë kategori, por ka rivalitetin e fortë të talentit të Paris SG, Desire Doue.
Sa I përket garës për “Trajnerin më të Mirë”, Luis Enrique i Paris SG duket se nuk ka rivalë mes kandidatëve të tjerë që janë Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.
Të gjitha këto janë parashikime, ndrësa gjithçka do të zbulohet më 22 shtator në ceremoninë e Parisit.
Përplasen tre mjete/ Vlorë, plagosen dy të mitur në makinën me targa italiane
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën që të çon në Zvërnec të Vlorës mëngjesin e sotëm.
Tre automjetete jaën përplasur me njëri tjetrit.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy fëmijë që ndodheshin në mjetin me targa italiane. Të miturit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku ndodhen në mbikqyrjen e mjekëve.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. / abcnews.al /
Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier/ Drejtori Proda i akordon inspektorit certifikatën për shërbime të dalluara
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vlerëson dhe falënderon Inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe detyrës, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.
Për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara!
Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda:
“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.
Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit.”
Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master. / abcnews.al /
‘Avash se na shtype’, sherri në Fier me 2 të plagosur/ Si u konfliktuan të rinjtë te vijat e bardha
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri mes të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.
Burime për komisariatin e policisë së Fierit bëjnë me dije se shkak për sherrin mes të rinjve ka qenë shpejtësia e mjetit që u preu rrugën vëllezërve Seitaj.
Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ teksa vëllezërit Seitaj po kalonin në vijat e bardha ku një automjet tjetër me drejtues Albion Majacin u preu rrugën me shpejtësi. Të revoltuar vëllezërit Seitaj i drejtohen me shprehjen ‘Avash se na shtype’, gjë e cila shqetësoi Majacin. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan me fjalë e më pas konflikti degradoi deri në përdorimin e mjetëve prerëse. Poseduesi i thikës ishte vëllai i Loni Seitajt, i cili u arrestua nga blutë e Fierit. Ndërkohë dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, konkretisht Seitaj me plagë në dorë dhe Majaci në bark.
Policia dhe grupi hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/ abcnews.al /
Kultivoi 110 bimë të dyshuara kanabis/ Thumanë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florjan Kalia, 32 vjeç, banues në Thumanë.
32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. / abcnews.al /
Tiranë/ Arrestohen 5 persona për dhunë në familje në 24 orët e fundit
Policia e Tiranës ka arrestuar në 24 orët e fundit 5 persona lidhur me veprën penale të dhunës në familje.
Blutë e kryeqytetit vunë në pranga një 39 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Një 34 vjeçar përfundoi në pranga pasi dhunoi nënën e tij, ndërkohë që tre shtetas të tjerë dhunuan bashkëshortet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin P. A., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-arrestuan shtetasin I. T., 34 vjeç, pasi dyshohet
se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe i ka dëmtuar automjetin vëllait të tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. Gj., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Ll. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”
Telashe për platformën Booking/ Mbi 10 mijë hotele e padisin, kërkojnë dëmshpërblim
Mbi 10 mijë hotele të Evropës, i janë bashkuar një padie kolektive kundër platformës online të rezervimeve Booking.com, duke kërkuar dëmshpërblim për humbjet e pësuara gjatë dy dekadave të fundit.
Sipas organizatës HOTREC, që përfaqëson sektorin e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve në Bashkimin Evropian, pronarët e hoteleve kërkojnë kompensim për periudhën 2004-2024, për shkak të klauzolave të ashtuquajtura “çmimi më i mirë”, të cilat nuk u lejonin atyre të ofronin dhoma me çmime më të ulëta në faqet e tyre zyrtare apo në platforma të tjera.
Nisma mbështetet nga 30 shoqata kombëtare hotelierësh, përfshirë edhe Shoqatën Gjermane të Hoteleve (IHA).
Booking.com, me seli në Holandë, i përdorte këto klauzola për të ndaluar të ashtuquajturat “rezervime pasagjere”, ku klientët informoheshin për hotelin përmes platformës, por më pas e rezervonin direkt në faqen zyrtare të hotelit.
Por në një vendim të dhënë më 19 shtator 2024, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i shpalli këto klauzola të paligjshme, duke e cilësuar të papranueshme kufizimin që iu bë partnerëve hotelierë për mënyrën si shpërndanin shërbimet e tyre.
Pikërisht ky vendim është baza mbi të cilën këto hotele, do të çojnë çështjen për gjykim në Amsterdam.
Nga ana tjetër, Booking.com ka mohuar të ketë marrë ndonjë njoftim zyrtar për padi dhe e cilëson reagimin e HOTREC vetëm si një deklaratë publike, jo një çështje të paraqitur në gjykatë. / abcnews.al /
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disadekadësh.
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan në Uashington marrëveshje me SHBA-në për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit, në kuadër të një plani që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon edhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon.
Marrëveshja përfshin krijimin e “Rrugës Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”.
Trump tha të premten në Shtëpinë e Bardhë se emërimi i rrugës në emrin e tij është “një nder i madh për mua”, por shtoi se “nuk e kam kërkuar këtë”.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha para ngjarjes se ishin armenët ata që propozuan emrin e korridorit.
Në samitin e paqes të premten, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se korridori transit do të “krijojë mundësi lidhjeje për shumë vende” dhe se po nis “rruga drejt partneritetit strategjik”.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e quajti marrëveshjen “moment të rëndësishëm”, duke shtuar: “Po vendosim themelet për të shkruar një histori më të mirë se ajo që patëm në të kaluarën”.
Të dy liderët thanë se marrëveshja u bë e mundur falë Trumpit dhe ekipit të tij, duke iu bashkuan listës në rritje të udhëheqësve dhe zyrtarëve të huaj që mendojnë se presidenti amerikan meriton Çmimin Nobel për Paqe.
“Presidenti Trump e bëri një mrekulli brenda gjashtë muajve”, tha Aliyev.
Trump tha se konflikti mes dy vendeve zgjati 35 vjet, por tani “janë miq dhe do të mbeten të tillë për një kohë të gjatë”.
Korridori do ta lidhë Azerbajxhanin me enklavën e Nakhçivanit, të ndarë nga një brez 32 kilometra i territorit armen – kërkesë që më herët kishte bllokuar bisedimet e paqes.
Ai shtoi se do të donte ta vizitonte një ditë: “Do të duhet të shkojmë atje”.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra të mëdha për rajonin e njohur si Nagorno-Karabak që nga shpallja e pavarësisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.
Dy shtetet e Kaukazit Jugor kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve që nga konflikti i fundit i armatosur më 2020 dhe eksodi që pasoi i popullsisë etnike armene nga rajoni i kontestuar, të cilin zyrtarët në Jerevan tashmë e njohin si territor sovran të Azerbajxhanit.
Zjarret, 7 vatra/ Ministria e Mbrojtjes: Problem flakët në Finiq, i ndihmon era
Temperatuarat e larta kanë ndikuar në situatën e zjarreve në shumë zona të vendit. Sipas ministrisë së Mbrojtjes shtate prej 18 vatrave të raportuara orët e fundit ende nuk janë fikur.
Era ka përhapur flakët në fshatin Navaricë të Finiqit dhe per izolimin e tyre në mbështetje të forcave në terren ka shkura dhe një helicopter I Forcave Ajrore.
Ndërsa në fshatin Lofkënd të Mallkastrës pas ndërhyrjes nga ajri zjarri është izoluar në pjesën me të madhe të tij. Aktive mbetet vatra në jug dhe veriperëndim të zonës. Për të shuar flakët po punojnë 25 efektive të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë një pyll me pisha, lisa, shkurrre dhe bimësi të dendur në fshatin Malaj Epërm në Rrëshen është përfshirë nga flakët. Terreni I vështirë nuk mundëson ndërhyrjen nga toka. Zjarrfiksit po punojne për të krijuar breza ndarës, me qëllim mos përhapjen e flakëve.
Flakët e shuara një ditë më parë janë riaktivizuar në fshatin Plan I Bardh të Klosit, por nuk përbëjnë rrezik për përhapje ne zone te banuar.
Në monitorim po mbahet dhe zjarri në fshatin Lleshaj të Gramshit. Ndersa vatra në malin e Bërzhitës është vënë në kontroll.
Takimi Trump-Putin në Alaskë/ Reagon Zelensky: Ukraina nuk do t’i falë tokë pushtuesit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar ashpër pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se do të zhvillojë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin të premten në Alaskë, për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë publike, Zelenskyy ritheksoi qëndrimin e palëkundur të vendit të tij: “Ukraina nuk do të japë tokë pushtuesit.”
Ai theksoi se çdo marrëveshje pa përfshirjen e Kievit është e papranueshme dhe e destinuar të dështojë.
“Sigurisht që nuk do t’i japim Rusisë shpërblime për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe,” – deklaroi ai.
“Përgjigja për çështjen territoriale ukrainase tashmë ndodhet në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo – dhe askush nuk do të mundet. Ukrainasit nuk do t’ia falin tokën pushtuesit.”
Zelenskyy u shpreh i hapur për negociata të vërteta për paqen, por vetëm nëse ato përfshijnë Ukrainën dhe respektojnë sovranitetin e saj.
“Ukraina është gati për vendime reale që mund të sjellin paqe. Por çdo vendim që merret kundër nesh, çdo vendim pa Ukrainën, është njëkohësisht vendim kundër paqes. Janë vendime të vdekura që nuk do të sjellin asgjë.”
Kjo deklaratë vjen në një moment delikat diplomatik, teksa takimi i shumëpërfolur Trump–Putin pritet të mbajë vëmendjen ndërkombëtare. Megjithatë, përjashtimi i Ukrainës nga tavolina e bisedimeve ngre shqetësime serioze për qëndrueshmërinë dhe legjitimitetin e çdo marrëveshjeje të mundshme.
Fluks pasagjerësh në Portin e Vlorës/ Më shumë se 2.000 udhëtarë ‘zbarkojnë’ përmes linjës Brindisi-Vlorë
Porti i Vlorës ka pritur mëngjesin e sotëm 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë, ndërsa autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites, me ardhjen e tragetit të pasdites.
Sipas burimeve zyrtare, kjo e shtunë shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës. Ky numër pritet të konfirmohet pas zbarkimit të plotë të tragetit të pasdites.
Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore. Por, nuk mungojnë as turistët e huaj që kanë përzgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.
Autoritetet portuale janë angazhuar për të menaxhuar fluksin në rritje duke garantuar shërbime më efikase dhe pritje të organizuar për të gjithë pasagjerët.
Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. Prej më shumë se një muaji në të gjithë vendin vijon puna për pastrimin e hapësirave publike të cilat janë zënë në mënyrë ilegale nga persona të paautorizuar.