Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Të bëhemi partnerë”, Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve.

Në fjalën e tij, ai vuri theksin te “ura e komunikimit” me ta për të kuptuar sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të tyre.

“Duhet të flasim për aksesin në tregje e gatishmërinë për eksport dhe duke u përpjekur të kuptojmë  se si këtë ndërveprim ta ngremë në komunikim konstant, që mos t’i mbetet rastësisë mundësia për të shprehur shqetësime, ide apo propozime për bashkëpunim”, tha kreu i qeverisë.

Përfaqësuesve të këtij sektori u tha se “qeveria duhet të bëhet partner i tyre”.

“Edhe në sensin e financimit të nismave tuaja, jo vetëm nga buxheti, por krijimin e instrumenteve të tjera në funksion të iniciativave tuaja”, deklaroi kryeministri.

Tha se po forcohet vazhdimisht mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, megjithatë duhet punë, sidomos në sektorin privat.

“Kemi bërë goxha progres në këtë aspekt, kemi sot që flasim shërbimet tona dixhitale, jemi të pavarur. Jam njëkohësisht i vetëdijshëm se kemi boshllëqe sidomos në sektorin privat, ku ka mungesë të madhe informacioni dhe se çfarë dëmesh mund të vijnë nga ekspozimi ndaj sulmeve”, nënvizoi Rama.

“S’keni asnjë varësi nga ne, por dispononi instrumente që mund të na bëni dëm, në rast se doni të merrni hak. Madje e bëni dëmin që mos të kuptohet që e keni bërë ju!”, shtoi ai me humor.

“Të mblidhemi të paktën tre herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat”, tha numri një i kabinetit, duke lënë të hapur mundësinë për çdo lloj ideje, edhe për produkte që mund të shërbejnë përtej Shqipërisë.

“Jemi në dispozicion plotësisht“, përfundoi ai.

The post “Të bëhemi partnerë”, Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike first appeared on JavaNews.al.

Dy miliardë euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

“Një rritje e përgjithshme në buxhetin e BE është e panegociueshme në një kohë kur të gjitha shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare,” tha Kornelius.

Gjermania kontribuon me pothuajse një të katërtën

Në të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFSH), Komisioni Evropian propozon një buxhet prej dy bilionë eurosh për periudhën 2028-2034. Kjo është e barabartë me rreth 700 miliardë euro më shumë sesa për periudhën aktuale buxhetore shtatëvjeçare. Ndër të tjera, janë planifikuar më shumë para për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Si shteti anëtar me peshën më të madhe ekonomike, Gjermania në përgjithësi kontribuon me pothuajse një të katërtën e fondeve.

KFSH është krijuar për një periudhë shtatëvjeçare dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian përpara se të debatohet nga shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjatë përcakton kufijtë maksimalë për shpenzimet vjetore të BE dhe mënyrën se si përdoren ato.

Kritika ndaj taksimit shtesë të korporatave

Si një nga burimet e reja të të ardhurave për buxhetin e BE, Komisioni propozon një taksë mbi kompanitë e mëdha me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100 milionë eurosh. Edhe kjo taksë shtesë mbi kompanitë e mëdha, e cila synon të lehtësojë buxhetet e shteteve anëtare, nuk e ka mbështetjen e qeverisë federale gjermane.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend. “Dhe në këtë kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, në formën aktuale, dërgon sinjal të gabuar.”

Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar të shpenzimeve të Komisionit: “Ne duhet të ruajmë një proporcion absolut në aspektin e financave. Nuk mendoj se po përmbushet”, tha politikani i SPD-së.

Megjithatë, qeveria gjermane mirëpret qasjen reformuese të Komisionit Evropian, veçanërisht zhvendosjen në buxhet drejt prioriteteve të reja si konkurrueshmëria dhe aftësia mbrojtëse. Brukseli deklaroi në projektbuxhet, ndër të tjera, se do të zvogëlojë numrin e programeve të ndihmës në mënyrë që të shpërndajë më shumë fonde në mënyrë më të zhdërvjellët.

Kritika nga biznesi, cënohet rritja ekonomike

Shoqatat e biznesit janë veçanërisht të kujdesshme ndaj rregullave të mundshme tatimore për kompanitë: shoqata e industrisë automobilistike VDA kishte deklaruar më parë se kompanitë në Gjermani dhe Evropë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike. “Prandaj, çdo rritje e taksave ose futja e taksave shtesë është e pabëshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian”, deklaroi Presidentja e VDA Hildegard Müller. Një taksë e veçantë mbi fitimet duhet të konsiderohet veçanërisht e dëmshme për rritjen, pasi do të dobësonte konkurrueshmërinë e kompanive të BE.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kishte deklaruar që para prezantimit të propozimit të Komisionit se një masë e tillë do të dërgonte “sinjal krejtësisht të gabuar”. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme Helena Melnikov, kompanitë kanë nevojë për një nxitje, jo për taksa shtesë.

“Një zero për mbrojtjen e natyrës”

Grupet mjedisore besojnë se interesat e tyre nuk merren mjaftueshëm parasysh në projektbuxhet: Federata Gjermane për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës (BUND) e quan propozimin e Komisionit “një zero për mbrojtjen e natyrës”. Sipas presidentit të saj, Olaf Bandt, mungojnë angazhime konkrete financimi, për shembull, për zbatimin e Aktit të BE-së për Rivendosjen e Natyrës për restaurimin e natyrës. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës pavarësisht krizave në përkeqësim, “dhe kjo në një verë tjetër me valë të nxehti, zjarre pyjore dhe përmbytje”./DW

The post Dy miliardë euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit? first appeared on JavaNews.al.

Në plazhin e Durrësit humbin çdo ditë 4-5 fëmijë

Fluksi i lartë i pushuesve përgjatë bregdetit të Durrësit, midis të tjerave sa i takon sigurisë së tyre, është edhe problematika e humbjes së orientimit të fëmijëve kundrejt prindërve të tyre.

Vija e gjatë bregdetare e ndërthurur me fluksin e lartë të pushuesve, por edhe çadrave që në zona të caktuara janë identike në pamje, janë premisa që çorientojnë të vegjëlit, të cilët në një moment mund të mos gjejnë rrugën e duhur drejt çadrave të prindërve të tyre duke humbur orientimin.

Për këtë arsye, një patrullë e posaçme e Policisë Bashkiake të Durrësit është angazhuar pikërisht me këtë problematikë, humbjen e orientimit të fëmijëve përgjatë vijës bregdetare.

Një polic bashkiak tregon për A2 edhe procedurën që kryejnë në bashkëpunim me shërbimet e tjera në raste kur njoftohen ose gjejnë fëmijë të humbur.

Pavarësisht angazhimit të shërbimeve policore, kujdesi prindëror është kryesori në shmangien e rasteve të tilla.

Plazhi është një vend relaksi, por që kërkon edhe vigjilencë dhe përgjegjësi, sidomos kur bëhet fjalë për më të vegjlit.

The post Në plazhin e Durrësit humbin çdo ditë 4-5 fëmijë first appeared on JavaNews.al.

Përplasja me armë në Sarandë, shpallen në kërkim katër persona, pranga njërit prej të plagosurve

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku dy persona, Gëzim Hoxha dhe Ernest Lamaj mbetën të plagosur me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim katër persona të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri Hoxhën dhe Lamajn.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në kërkim u shpallën shtetasit Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë si dhe Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Gëzim Hoxha, 33 vjeç, dhe Ernest Lamaj, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, Ramadan Zoto dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy.

Dy të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, Gëzim Hoxhës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

The post Përplasja me armë në Sarandë, shpallen në kërkim katër persona, pranga njërit prej të plagosurve first appeared on JavaNews.al.

Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vau Dejës finalizoi operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar që lëvizte i armatosur në fshatin Nënshat.

I arrestuari, shtetasi E. P., u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje.

Operacioni i policisë është pjesë e aksioneve për identifikimin dhe ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

The post Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës first appeared on JavaNews.al.

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të rrjetit celular që mund t’u kushtojë qindra paund që para se të dalin nga aeroporti. Turistët mbetën të habitur nga një mesazh me tekst “Mirë se vini në Shqipëri” që kishin marrë menjëherë pasi mbërritën në Aeroportin e Korfuzit, pavarësisht se ndodheshin në një ishull grek.

Një punonjës i Daily Mail, i cili kohët e fundit kaloi pushimet në vendin e njohur evropian publikoi një mesazh me tekst që kishte marrë pas uljes nga një shërbim i quajtur “Këshilla për Vlerësimin e Çmimit”.

Në të shkruhej: “Mirë se vini në Shqipëri! Thirrjet, mesazhet dhe të dhënat në Shqipëri janë të tarifueshme dhe nuk dalin nga pagesat tuaja standarde ose shtesat e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar. Shtesat e të dhënave Roam Beyond për këtë destinacion janë të disponueshme në aplikacionin iD Mobile për vetëm 5.00 GBP.

Nëse nuk keni blerë ende një paketë shtesë të të dhënave Roam Beyond, do të kushtojë 1.50 GBP për MB. Minutat dhe mesazhet nuk përfshihen dhe do të kushtojnë 0.60 GBP për mesazh për roaming. Për t’ju mbrojtur nga tarifat e tepërta, është vendosur një limit prej 45.00 GBP për të dhënat në roaming”.

Daily Mail shkruan se edhe pse Korfuzi ndodhet në cepin veriperëndimor të Greqisë, ai ndodhet vetëm një distancë të shkurtër (48.2 km) nga Ksamili, një fshat i vogël bregdetar në rivierën e Shqipërisë së Jugut. “Për shkak të vendndodhjes së ishullit, fuqia e sinjaleve të telefonisë celulare në Shqipëri pranë bregdetit mund të shkaktojë që telefonat të lidhen automatikisht me to, edhe kur përdoruesi është në Greqi. Disa pushues kanë përdorur mediat sociale për të paralajmëruar të tjerët për tarifa të papritura dhe fatura telefonike shumë të larta” – shkruan tabloidi.

Steve Moore, nga Chesterfield, ndau përvojën e tij në Facebook duke shkruar: “Mbërrita të dielën, mesazhi i zakonshëm i mirëseardhjes për Korfuzin ishte njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar. 2 ditë më vonë erdhi mesazhi “Mirë se vini në Shqipëri”, këto janë tarifat tuaja. “Uau, çfarë mashtrimi, telefonova kompaninë dhe pas 45 minutash bisede më thanë se rrjeti duhej të kishte ndryshuar në një antenë tjetër. Duhet ta mbani nën vëzhgim, përndryshe do t’ju kushtojë shumë.”

Një përdorues tjetër shkroi: “Vetëm nëse shkon në lindje të ishullit. E bëra atë gabim ndërsa isha në një kuad. Duke përdorur hartat e Google. 128 paund për të ngarë makinën në rrugë lol”, ndërsa një i tretë shtoi: “Na zuri fatura prej 298 paundësh kur mbërritëm në shtëpi.”

Për të shmangur këto tarifa, udhëtarëve britanikë u kërkohet që ose të informojnë ofruesin e tyre për situatën, të çaktivizojnë ‘roaming’-un, ose të zgjedhin manualisht një rrjet grek në cilësimet e telefonit të tyre në vend që të mbështeten në përzgjedhjen automatike të rrjetit.

The post “Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz first appeared on JavaNews.al.

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.

Qosja tha se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike në krye të Bashkisë së Kavajës, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin për të mirën e banorëve të Kavajës.

Sa i përket debatit me Ramën për legalizimet, ai tha se nuk ka pse i tregon planin e punës Ramës, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.

“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon.

Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja për Erla Mëhillin.

Kujtojmë se në takimin me kryetarët e bashkive, Rama dhe Qosja shkëmbyen këtë bisedë për legalizimet:

“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”, i tha Qosja.

Rama iu përgjigj: “0 je, 0! Je demokrat komplet”, iu përgjigj me batutë Rama, ndërsa Qosja i tha:

“Po, normalisht që demokrat jam.”

The post Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama first appeared on JavaNews.al.

Ndodheshin të parkuara në hyrjen e një pallati, digjen dy makina në Korçë

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një lagje periferike të qytetit të Korçës, në afërsi të kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati, ku mjetet ndodheshin të parkuara.

Si pasojë e zjarrit, një prej automjeteve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri ka pësuar dëme të konsiderueshme. Të dy mjetet janë në pronësi të banorëve të të njëjtit pallat.

Burime të sigurta konfirmojnë se automjeti që është shkrumbuar tërësisht ka qenë i pajisur me impiant gazi, çka ka rritur edhe më shumë rrezikshmërinë e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka ende një version zyrtar mbi shkakun e zjarrit, dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm apo një defekt.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet konkrete të incidentit.

The post Ndodheshin të parkuara në hyrjen e një pallati, digjen dy makina në Korçë first appeared on JavaNews.al.

“Tallje dhe maskarallëk”, Manjani sulmon Lapajn e Shabanin: Lavdi Zotit që morën vetëm një mandat

Juristi Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me debatin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Manjani ka qenë shumë i ashpër me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin, duke e quajtur këtë situatë si një fyerje ndaj votuesve që u besuan.

Manjani tha se kritikat e tij të ashpra i ka për faktin se mendon që si Lapaj, edhe Shabani, janë tallur dhe kanë fyer 60 mijë votuesit e tyre.

“Përveç risjelljes në skenë të filmit Shtigje lufte, ku Kanani dhe Shabani zihen, janë personazhe që krijojnë atë atmosferën e luftës nacionalçlirimtare, kjo është një karagjozllëk i jashtëzakonshëm! Të dy zotërinjtë janë tallur rëndë – dhe shumë rëndë – me votuesit e tyre, sepse kanë bërë atë idiotësi, maskarallëk.

Kanë futur në lista deputetë që paramendohej që nuk do ishin deputetë. Kjo është të tallesh, as më pak e as më shumë. Një parti politike serioze nuk futet në zgjedhje me disa deputetë që japin dorëheqje pa hyrë në zgjedhje, dhe me disa të tjerë që qenkan mbi këta – dhe për më tepër që qenkan dhe familjarë!

Vaj halli t’u japësh pushtet këtyre… këta fusin gjithë familjarët në punë. Shifeni sa seriozë janë: njeri më karagjoz se tjetri. Janë tallur rëndë – dhe shumë rëndë – me ato 60 mijë veta që kanë shkuar dhe u kanë dhënë votën. Kjo është të tallesh. Kjo nuk është serioze. Dhe lavdi Zotit që kanë marrë vetëm një mandat që s’i duhet askujt”, tha Manjani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”,.

Manjani e cilësoi kandidatin Zeqir Kordhoni si kokrën e burrit, pasi sipas tij, me veprimin e tij i tregoi publikut se kush janë Lapaj dhe Shabani.”

“Dhe doni të vërtetën? Ai Zeqiri është kokrra e burrit që i nxorri legena këta të dy, sepse ka ekspozuar në sytë e publikut një mashtrim elektoral shumë të rëndë. Këta nuk meritojnë të jenë në politikë për këtë që kanë bërë – sepse kanë gënjyer, kanë mashtruar 60 mijë veta.

Dhe nuk është pak! Ky është mashtrim elektoral. Dhe Zeqiri është denoncuesi i këtij mashtrimi. Për shkak të këtij mashtrimi, sigurisht që ky mandat nuk i takon Adriatik Lapajt. Këta ishin gallatë edhe në fushatë. Do i zëmë nga gryka, do çajmë sistemin, do bëjmë hata, do shiste naftë ky tjetri… Dhe nuk janë të rastësishme këto karagjozlliqet e sotme”, tha Manjani.

The post “Tallje dhe maskarallëk”, Manjani sulmon Lapajn e Shabanin: Lavdi Zotit që morën vetëm një mandat first appeared on JavaNews.al.

INSTAT: Shqipëria mbështetet 55% në tregtinë me BE-në

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për periudhën janar-qershor 2025, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 55,9% të totalit të tregtisë së jashtme.

Konkretisht, eksportet drejt BE-së zënë 67,2% të eksporteve gjithsej, ndërsa importet nga vendet e BE-së përbëjnë 52,2% të importeve totale.

Partnerët kryesorë tregtarë në këtë periudhë janë Italia me 27,1%, Kina me 9,1%, Greqia me 7,6% dhe Turqia me 7,1%.

Në muajin qershor 2025, raporti i INSTAT tregon se eksportet drejt vendeve të BE-së përbënin 67,4% të totalit të eksporteve, ndërsa importet nga BE-ja ishin 50,7% të importeve. Partnerët më të rëndësishëm në këtë muaj ishin Italia (26,5%), Kina (11,4%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,0%).

Në total, gjatë gjashtëmujorit, eksportet e mallrave arritën vlerën 203 miliardë lekë, me një rritje prej 2,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa importet u ulën me 2%, duke arritur në 431 miliardë lekë.

Eksportet në qershor arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,9% në raport me qershorin 2024 dhe 0,6% më shumë se muaji maj 2025. Importet, nga ana tjetër, ishin 77 miliardë lekë, me një ulje prej 0,2% në krahasim me qershorin e vitit të kaluar dhe 1,5% më pak se muaji maj.

Ky raport tregon se vendet e BE-së mbeten partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, duke pasur një ndikim të fortë në zhvillimin ekonomik të vendit.

The post INSTAT: Shqipëria mbështetet 55% në tregtinë me BE-në first appeared on JavaNews.al.

Vizatim nudo dhe “Donald”/ Trondit WSJ: Letra e Trump për Epstein kur ai mbushi 50 vjeç

Wall Street Journal ka sjellë në vëmendje një letër të dyshimtë që dyshohet të jetë nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe t’i jetë dërguar Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të në vitin 2003.

Sipas gazetës prestigjioze amerikane, letra përmban një vizatim të një gruaje të zhveshur, ku në vend të qimeve pubike është shkruar emri “Donald”. Rreth vizatimit ndodhen disa rreshta të cilat përmbyllen me mesazhin: “Happy Birthday and may every day be another wonderful secret” (Gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë qoftë një sekret i bukur!)

Letra dyshohet të jetë pjesë e një sërë urimesh të mbledhura nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein, tashmë e dënuar për trafikim të të miturve.

Trump: Letra është “e rreme”, paralajmëron padi

Lidhur me këtë ka reaguar Trump, duke mohuar që të ketë shkruar apo vizatuar ndonjëherë një letër të tillë.

“Unë nuk vizatoj. Nuk kam shkruar asnjëherë vizatime. Nuk është gjuha ime, nuk janë fjalët e mia,” citohet të ketë thënë ai.

Përmes një postimi në rrjetin e tij TruthSocial, Presidenti paralajmëroi se do të padisë Wall Street Journal dhe themeluesin Rupert Murdoch. Ai e cilësoi letrën si “të rreme” dhe “shpifje dashakeqe”.

“Të zbardhen dosjet”

Në të njëjtin postim, Trump njoftoi se i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, të nxjerrë çdo dëshmi të mundshme nga proceset e Grand Jury që lidhen me rastin Epstein, natyrisht, me miratim gjyqësor. Bondi reagoi menjëherë, duke thënë se ishte gati të paraqiste kërkesën në gjykatë të nesërmen. Megjithatë, procedura për zhbllokimin e dëshmive kërkon miratimin e gjykatës dhe mund të zgjasë me javë.

Kritika dhe mbështetje nga radhët konservatore

Publikimi i historisë ka ndezur sërish debatet brenda bazës konservatore në SHBA. Aktivistja Laura Loomer e quajti letrën “plotësisht të rreme”, duke shkruar se “kushdo që e njeh Trump-in, e di që ai nuk përdor shtypshkronjë”.

Ndërkohë, komentatori i njohur Charlie Kirk deklaroi: “Ky nuk është stili i të folurit të Trump. Nuk e besoj këtë histori.”

Zëvendëspresidenti JD Vance, nga ana e tij, e cilësoi raportin e Wall Street Journal si “marrëzi e plotë”.

Një skandal që nuk ‘shuhet

Rasti Epstein ka tronditur prej kohësh politikën amerikane, për shkak të lidhjeve që financieri kishte me figura të rëndësishme në SHBA dhe botë. I akuzuar për trafikim seksual të të miturve, Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin. Vdekja u cilësua vetëvrasje, por ka ngjallur teori të shumta konspirative.

Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se nuk ekziston një “listë klientësh” të Epstein dhe se nuk do të publikohen më dokumente mbi çështjen, një vendim që irritoi bazën më të zëshme të Trump.

Trump reagoi ashpër ndaj kritikave të mbështetësve të tij, duke e quajtur këtë një “mashtrim” dhe duke i akuzuar se ranë pre e një loje politike. “Kjo është një gënjeshtër që do ta quajmë përherë ‘Mashtrimi Epstein’,” shkroi ai.

The post Vizatim nudo dhe “Donald”/ Trondit WSJ: Letra e Trump për Epstein kur ai mbushi 50 vjeç first appeared on JavaNews.al.

Tronditet Tirana, i vihet tritol lokalit te Rruga e Durrësit, detajet e para

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një lokali në Rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në lokalin në pronësi të shtetasit A.S.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Tronditet Tirana, i vihet tritol lokalit te Rruga e Durrësit, detajet e para first appeared on JavaNews.al.

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë kur iu ecin pazaret e drogës

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të futjes së eskortave në burg.

Bregi tha se shpesh eskortat, influenceret apo vajzat e showbizz-it në Shqiëpri, janë dhurata që ju bëhen të burgosurve nga miqtë e tyre.

Sipas tij nëse dikujt i kanë ecur mirë pazaret e drogës, ai i bën një dhuratë një vajzë për një takim special mikut të tij në burg.

Pjesë nga biseda:

Bregu: Dikujt i ka ecur mirë droga, nxorri ca lekë, çfarë të bëjë, paguan disa para atje që të argëtohen shokët.

Borakaj: Janë të njëjtat ato?

Bregu: Jo, ndryshojnë ato.

Metani: I çon dhe drejtorit ndonjë gjë?

Bregu: Jo, jo. Si të them unë, se këto quhen dhe influencere.

The post Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë kur iu ecin pazaret e drogës first appeared on JavaNews.al.

Mirror: Shqipëria një perlë evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore dhe autenticitetin e vendit tonë.

Ajo e cilëson vendin si një “xhevahir të nënvlerësuar”, një komb i veçantë, që ofron më shumë sesa thjesht plazhe marramendëse, male të egra dhe qytete të paharrueshme.

Në shkrimin e saj, Haughey sugjeron që Shqipëria është një destinacion që duhet zbuluar urgjentisht, përpara se të mbipopullohet nga turistët, duke vlerësuar mikpritjen, kuzhinën dhe historinë e pasur të vendit.

“Perla evropiane krenohet me plazhet mahnitëse, malet, qytetet historike dhe trashëgiminë kulturore”, shkruhet në të përditshmen britanike

Një eksperte udhëtimesh, Jordynn, e cila ndan aventurat e saj në TikTok, e ka rekomanduar Shqipërinë si një vend të veçantë.

Duke i rekomanduar të gjithë ndjekësve që të vizitojnë Shqipërinë, Jordynn shkruan: ” Qëndrova 2 javë në Shqipëri dhe mund të kisha qëndruar lehtësisht një muaj të tërë.”

Sipas saj, perla e fshehur është një parajsë edhe për turistët me një buxhet të kufizuar, falë çmimeve të përballueshme për ushqim dhe akomodim.

“Qytetet e vjetra me kalldrëm dhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s… Këto nuk janë Filipinet, kjo nuk është Zvicra, nuk është Greqia, kjo nuk është Italia, as Tajlanda! Nuk është as Portugalia! Kjo është Shqipëria”, tha ajo në një postim në TikTok.

Ky vend na habiti vërtetë. Shqipëria ndodhet midis Greqisë dhe Malit të Zi dhe ju ofron një përvojë kaq të larmishme.. mes maleve, detit të kristaltë dhe të qetë dhe plazheve të mrekullueshme në jug, kulturës dhe historisë së pasur në qytet, qyteteve të vjetra me kalldrëm dhe vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – me çmime të përballueshme”, tha ekspertja.

Shqipëria i ka vërtet të gjitha. Mund të vizitoni shumë vende: Shkodrën, Valbonën, Thethin, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, çdo vend ofron diçka të ndryshme. Qëndrova dy javë në Shqipëri dhe mund të kisha qëndruar lehtësisht një muaj të plotë”, tha ajo.

Edhe pse kaloi vetëm një javë në Shqipëri, Jordynn ndjeu se mund ta kishte zgjatur me kënaqësi qëndrimin e saj në një muaj të plotë, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e përvojave që ofron ky vend evropian.

Për adhuruesit e plazhit dhe ushqimeve të detit, qyteti bregdetar i Sarandës është gjithashtu një vend që duhet vizituar me patjetër. Dhe një orë me makinë nga Saranda do t’ju çontenë Gjirokastër – një vend si asnjë tjetër që është listuar si Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Byreku është padyshim një nga gatimet më të famshme të Shqipërisë, i cili shpesh mund të blihet në dyqanet lokale. Turistët që pëlqejnë ëmbëlsirat mund të tundohen gjithashtu nga bakllavaja e famshme e vendit – një tjetër ushqim i shijshëm me arra e zhytur në shërbet“, shkruhet në artikull.

The post Mirror: Shqipëria një perlë evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse first appeared on JavaNews.al.

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke lexuar një letër nga mjeku i Donald Trump, njoftoi se presidentit amerikan iu bë një vlerësim për ënjtje në pjesën e poshtme të këmbëve.

Testet zbuluan “pamjaftueshmëri kronike venoze”,  një “gjendje beninje”. Një mavijosje e lehtë në dorën e tij është “e pajtueshme me shtrëngimet e shpeshta të duarve”. Funksioni i zemrës së tij, siguroi ajo, është normal. Leavitt po reagonte në këtë mënyrë ndaj fotove që u shfaqën në media që tregonin kyçet e këmbëve të fryra të Trump dhe mavijosjet në duar.

Mjeku i presidentit, kapiten Sean Barbabella, sqaroi në një shënim se “ekografia Doppler e kryer në këmbë zbuloi pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e shpeshtë tek personat mbi 70 vjeç, që ndodh kur valvulat në venat e këmbëve nuk mbyllen siç duhet dhe lejojnë gjakun të grumbullohet”.

Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim. “Nuk u konstatua trombozë e thellë venoze apo probleme me arteriet. Testet laboratorike dhe ekokardiograma rezultuan brenda normës, pa shenja të dëmtimit të zemrës, veshkave apo sëmundjeve sistemike”, theksoi Leavitt.

Pamjaftueshmëria venoze është një problem që prek rreth 150 mijë njerëz çdo vit vetëm në SHBA, dhe simptomat përfshijnë ënjtje, dhimbje, ndryshime të lëkurës apo vena me variçe. Zakonisht menaxhohet me trajtim mjekësor ose procedura të specializuara, në varësi të fazës së gjendjes.

Ekspertët shëndetësorë kanë konfirmuar se ky është një zhvillim normal për një person të moshës dhe peshës së ish-presidentit. “Nuk ka arsye për alarm. Kjo është diçka që vjen me moshën, veçanërisht për dikë që është në kategorinë mbipeshë apo obez,” u shpreh Dr. Jeremy Faust nga Harvard Medical School.

Pavarësisht diagnozës, Trump mbetet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po përjeton ndonjë shqetësim, u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

The post Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump first appeared on JavaNews.al.

A pati kontrolle blic në qelinë e Metës? Përgjigjet avokati, zbulon takimet e ish-Presidentit në paraburgim

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se nuk është në dijeni nëse i është nënshtruar kontrolleve blic qelia e ish-presidentit.

Ai tha se nuk do të ishte surprizë edhe nëse do të kishte ndodhur, pasi sipas Cakranit, Ilir Metën e trajtojnë si një njeri të panjohur.

Avokati shtoi se Ilir Meta, sipas ligjit ka 4 takime me familjarët, por theksoi se kjo nuk zbatohet.

Pjesë nga biseda:

Cakrani: Ka nevojë për një reformim shumë të thellë të sistemit penitenciar. Sistemi penitenciar ynë ka dështuar në të gjitha drejtimet. Nuk shoh asgjë, veçse flenë gjumë, hanë bukë dhe kthehen prapë në dhomë. Atë që po i bëjnë sot Metës, ja ka bërë vetëm Enver Hoxha kundërshtarëve të tij. Metës nuk i lejohet të flasë as me anëtarët e partisë, jo për t’i takuar, por as për të folur. Nëse ju e shikoni ndryshe sistemin penitenciar, unë nuk e them dot. Faji është i drejtorëve të burgjeve dhe i Edi Ramës, nuk ka faj prokurori. Zoti Meta është në paraburgim, po e përballon me dinjitet. Vazhdon beteja e tij për pafajësinë.

Borakaj: Ju nënshtrua kontrolleve blic qelia e zotit Meta?

Cakrani: Nuk e di, nuk ma kanë komentuar këtë fakt. Por besoj se po. Sepse Metën e trajtojnë si një njeri të panjohur dhe kështu që edhe ta kenë kontrolluar, nuk do të ishte surprizë. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Borakaj: Si i ka raportet me pjesën tjetër të të dënuarve?

Cakrani: Rri vetëm në dhomë, i kryen vetëm veprimet e tij.

Borakaj: Po takime, sa bën në një muaj?

Cakrani: Sipas ligjit duhet të bëjë 4 takime, por këta kanë marrë urdhër që edhe ushqimet që i çojnë t’i marrin si takim. Kjo është një shkelje e rregullores.

Borakaj: Nuk besoj se konsumon ushqimin e burgut, apo jo?

Cakrani: Jo, konsumon ushqimet që i çojnë familjarët.

The post A pati kontrolle blic në qelinë e Metës? Përgjigjet avokati, zbulon takimet e ish-Presidentit në paraburgim first appeared on JavaNews.al.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat first appeared on JavaNews.al.

Partizani e bën dramë, humbet penallti dhe e pëson në fund, eliminohet nga Conference League

Partizani është eliminuar në mënyrë dramatike nga Conference League nga estonezët e Nome Kalju. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje me shumë raste, por pa efikasitet dhe u ndëshkuan në minutat shtesë me një gol që i dha fund ëndrrës europiane.

Sfida në “Arenën Albania” nisi me dominim të Partizanit, që krijoi disa mundësi shënimi që në minutat e para me Isgandarlin, Skukën dhe Bytyçin. Megjithatë, fati nuk ishte në anën e tyre. Momentet kyçe erdhën në pjesën e dytë, ku në minutën e 77-të, Partizani fitoi një penallti pas rrëzimit të Skukës në zonë, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë.

Pas barazimit pa gola në kohën e rregullt, sfida shkoi në shtesa, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 104-t, pas një aksioni të rrjedhshëm, Ivanov i miqve shënoi golin e vetëm të takimit, duke kaluar Kaljun në avantazh 1-0.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Partizanit për të barazuar, mungesa e qetësisë në finalizim dhe një mbrojtje e organizuar e estonezëve e bënë të pamundur rikthimin.

Kështu, Partizani largohet që në turin e parë nga Europa, pas një ndeshjeje ku humbi shumë dhe në fund u ndëshkua rëndë.

The post Partizani e bën dramë, humbet penallti dhe e pëson në fund, eliminohet nga Conference League first appeared on JavaNews.al.

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën! Ta linte mandatin se po i ikin njerëzit

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin e tij për të mos u tërhequr nga ambicia për karrigen e deputetit.

Sipas Curit, reagimet e fundit të Lapajt, ku ndaj kundërshtarëve përdori edhe termin ‘kënetë’, ashtu sikurse kryeministri Edi Rama i drejtohet opozitës, janë zhgënjyese.

“Adriatikun e kam mik, por më mik kam të vërtetën. Përveç faktit të përdorimit të një termi që është marrë nga Rama (Këneta), edhe viktimizimi i tij ngjan si ai i Ramës kur do të shpëtojë nga një situatë. Jam në një pozitë të vështirë tani, se Shabanin s’e njoh fare. Por thashë, filozofia na jep këtë parim, që nëse do të gjykosh drejt, bëhu empatik, çfarë do bëje po të ishe në këpucët e Shabanit, dhe çfarë do të bëje po të ishe në këpucët e Lapajt. A do ndodhte kjo e gjitha nëse Lapaj do mbante fjalën, kur disa herë thoshte s’do e marr mandatin”.

Fakti që Lapaj donte ta niste politikën me një shkelje premtimi, është shqetësuese, vijoi Curi.

“E them këtë dhe pse e kam mik. Domethënë si mund të kërkosh ta mbajnë fjalën të gjithë, përveç teje. O ta mbajnë të gjithë, ose mos e kërko mbajtjen e fjalës. Vjen një moment që duhet të bësh atë që ke thënë. Dhe politika e vjetër me politikën e re këtu ndahej. Se politika e vjetër, të tjera gjëra thoshte, të tjera bënte. Unë për fjalë të pambajtur, kam djegur karrierën, kam ikur nga shumë vende se e kam parë që dikush nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë”.

Lapaj do lacohej shumë fuqishëm politikisht, nëse do të mbante fjalën, theksoi analisti në “Top Story”.

The post Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën! Ta linte mandatin se po i ikin njerëzit first appeared on JavaNews.al.

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të vrarë tre persona ndërsa mbeti i plagosur edhe famullitari, Ati Gabriel Romanelli.

Sulmi ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa zyrtarë izraelitë e justifikuan ngjarjen si “një gabim në të shtëna”.

Gjatë telefonatës mes Trumpit dhe Netanjahut mësohet se ky i fundit ka deklaruar se sulmi ka qenë një gabim në objektiv.

Megjithatë, vetë Netanjahu ende nuk ka folur në vetë të parë për këtë ngjarje lëshuar një deklaratë të tillë, por zyra e tij ka lëshuar një deklaratë për mediat ku theksohet se ““Izraeli pendohet thellësisht për sulmin ndaj Kishës së Shenjtë në Gazë”

Deklarata, e cila nuk lëshohet nën emrin e kryeministrit Benjamin Netanyahu i shpreh mirënjohjen Papa Leones XIV, ndërsa thekson se “Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta”.

Deklarata vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Netanyahu ra dakord për një telefonatë me Presidentin e SHBA Donald Trump për të reaguar me një deklaratë duke theksuar se sulmi ndaj kishës ishte gabim në objektiv.

I pyetur se cili ishte reagimi i Trump ndaj sulmit izraelit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Leavitt u përgjigj: “Nuk ishte një reagim pozitiv. ”

The post Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë! first appeared on JavaNews.al.

❌