❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Edhe njĂ«herĂ« pĂ«r draft Kodin e ri Penal ose ‘KushtetutĂ«n e DĂ«nimeve’!

Nga Arbër Hitaj

Kodi i ri Penal, edhe pse në formën e draftit, nuk është një shaka vere që duhet marrë me një buzëqeshje. Ky kod është kushtetuta e ndëshkimeve për çdo institucion ligjzbatues: prokurorinë, policinë e gjykatat e shtetit.

ËshtĂ« njĂ« kod qĂ« mund tĂ« prekĂ« tĂ« gjithĂ«: ata qĂ« e hartojnĂ«, tĂ« afĂ«rm tĂ« tyre, por edhe ne qĂ« e lexojmĂ« dhe shkruajmĂ« pĂ«r tĂ«. Pra, tĂ« gjithĂ« — sepse nĂ« thelb nuk ka qytetar perfekt, por nuk ka as ligje perfekte.

Jam pĂ«rpjekur tĂ« analizoj arsyet e kĂ«saj pakete dĂ«nimesh dhe nĂ«se ishte e nevojshme nĂ« epokĂ«n ku jetojmĂ«, nĂ« atĂ« qĂ« mund tĂ« quhet epoka e integrimit europian. Dhe nuk mĂ« rezulton se i afrohet — madje nĂ« shumĂ« nene duket si i nxjerrĂ« nga skutave tĂ« errĂ«ta tĂ« sĂ« kaluarĂ«s. MegjithĂ«se kam njĂ« bindje se ky draft kod do tĂ« anulohet, pasi nĂ«se do tĂ« merrte formĂ« finale kĂ«shtu siç Ă«shtĂ«, pĂ«rbĂ«n njĂ« skandal — fillimisht pĂ«r hartuesit e mĂ« tej pĂ«r miratuesit.

Te hartuesit dua tĂ« ndalem pak. ËshtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« grupit tĂ« punĂ«s janĂ« njerĂ«z nĂ« moshĂ« tĂ« re, pra hyjnĂ« te ajo pjesĂ« qĂ« arsimimin e kanĂ« kryer nĂ« periudhĂ«n postkomuniste — dhe tĂ« kenĂ« mentalitetin se burgu Ă«shtĂ« zgjidhja e shumĂ« shkeljeve, edhe atyre qĂ« janĂ« shumĂ« minore nĂ« pasoja. PĂ«r mua kjo Ă«shtĂ« shumĂ« shqetĂ«suese. Fryma perĂ«ndimore ose pro-BE duhet tĂ« dominojĂ«, e jo fryma lindore ose parimi i prapambetur se dĂ«nimi ose frika ruan vreshtin.

ShoqĂ«ria shqiptare konsumon shumĂ« dhunĂ«, dhe po ashtu Ă«shtĂ« e dhunshme — nĂ« familje, nĂ« shkollĂ«, nĂ« shoqĂ«ri, biznes, madje edhe nĂ« media. Por dhuna nuk ulet apo kontrollohet me dhunĂ«. TĂ« gjitha studimet e vendeve mĂ« tĂ« zhvilluara kanĂ« treguar se ilaçi mĂ« i mirĂ« Ă«shtĂ« edukimi, arsimimi dhe jo dĂ«nimi. Vendet qĂ« kanĂ« nivel tĂ« ulĂ«t dhune — Norvegjia, Gjermania, etj. — i japin shumĂ« vĂ«mendje aspekteve sociale dhe edukative, qĂ« fillojnĂ« nga marrja e asistencĂ«s psikologjike, puna nĂ« komunitet, etj., sa mĂ« sipĂ«r pĂ«r shkelje tĂ« lehta, por asnjĂ«herĂ« burg. Fjala vjen: pse njĂ« qytetar qĂ« kryen njĂ« shkelje tĂ« lehtĂ« ligjore, tĂ« mos pĂ«rballet me punĂ«n nĂ« komunitet? Jo pĂ«r gjĂ«, por kemi dhe mungesĂ« me krah pune. A do tĂ« ishte mĂ« mirĂ« dhe mĂ« efektiv njĂ« dĂ«nim i tillĂ« apo burgu, pasojat e tĂ« cilit mund tĂ« ishin me efekt tĂ« pariparueshĂ«m? Ka shumĂ« propozime qĂ« mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« frymĂ«n perĂ«ndimore, e fatkeqĂ«sisht mungojnĂ«.

Në një vend ku dhuna është me bazë kulturore dhe sociale, ky lloj manuali ndëshkimi jo vetëm nuk do ta zgjidhë këtë plagë të trashëguar, por mund ta përkeqësojë atë.

Prandaj, zonja dhe zotĂ«rinj qĂ« e keni hartuar, merreni mĂ« me seriozitet kushtetutĂ«n e ndĂ«shkimeve — anuloni atĂ« qĂ« ngjan mĂ« shumĂ« me njĂ« manual hakmarrjeje institucionale sesa me njĂ« pakt drejtĂ«sie.

The post Edhe njĂ«herĂ« pĂ«r draft Kodin e ri Penal ose ‘KushtetutĂ«n e DĂ«nimeve’! first appeared on JavaNews.al.

India kundërshton tarifat e Trump: Këto veprime janë të paarsyeshme

Qeveria indiane ka reaguar ashpĂ«r ndaj vendimit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« vendosur tarifa shtesĂ« ndaj importeve indiane, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si “tĂ« padrejtĂ«, tĂ« pajustifikuar dhe tĂ« paarsyeshĂ«m”.

PĂ«rmes njĂ« deklarate, zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« IndisĂ«, Randhir Jaiswal, theksoi se Nju Delhi “do tĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat kombĂ«tare”. Reagimi vjen pas njoftimit nga Uashingtoni se tarifat janĂ« vendosur si ndĂ«shkim pĂ«r vazhdimin e importit tĂ« naftĂ«s ruse.

Jaiswal mbrojti vendimin e IndisĂ« pĂ«r tĂ« blerĂ« naftĂ« ruse, duke argumentuar se kjo bĂ«het “pĂ«r tĂ« siguruar sigurinĂ« energjetike tĂ« 1.4 miliardĂ« njerĂ«zve”. Ai shprehu keqardhjen pĂ«r zgjedhjen e SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« vendosur “tarifa shtesĂ«â€, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« ndĂ«shkojnĂ« importet indiane.

Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve, pasi SHBA-ja po rrit presionin ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Rusinë, ndërsa India këmbëngul se veprimet e saj janë thelbësore për sigurinë e popullsisë së saj.

The post India kundërshton tarifat e Trump: Këto veprime janë të paarsyeshme first appeared on JavaNews.al.

“The Skin of Light” / Edicioni i TretĂ« i Gjon Mili International Video Art Festival

NĂ« edicionin e tij tĂ« tretĂ«, Gjon Mili International Video Art Festival vjen me njĂ« titull sa tĂ« thjeshtĂ«, aq edhe provokues pĂ«r artistĂ«t: “The Skin of Light”.

Kjo është një ftesë për të parë dritën jo vetëm si burim ndriçimi, por si një sipërfaqe ku bashkohen kujtesa, perceptimi dhe forma.

“LĂ«kura e DritĂ«s” Ă«shtĂ« njĂ« metaforĂ« pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si video arti sfidon kufijtĂ« mes asaj qĂ« Ă«shtĂ« reale dhe imagjinatĂ«s, mes transparencĂ«s dhe maskĂ«s. Çdo ekran bĂ«het njĂ« vend ku bashkohen kujtesa dhe ndjenja.

Nga 1230 aplikime nga artistë të ndryshëm në botë, janë zgjedhur 62 artistë që tregojnë po aq shumë mënyra të marrëdhënies së artistit me dritën, shpesh si një lëkurë që pulson midis botës virtuale dhe asaj reale, mes ndjeshmërisë dhe ndërveprimit.

Tre lokacionet e përzgjedhura këtë vit janë: Korçë, 27-29 Gusht 2025.

Festivali nis në Muzeun Gjon Mili në Korçë, aty ku filloi gjithçka. Për tre ditë, ky vend i rëndësishëm kthehet në një hapësirë ku video arti takon kujtesën dhe eksperimentin vizual.

Aty historia dhe arti bashkëjetojnë në lojën e dritës.

Më pas, festivali zhvendoset në Dhërmi, në datat 1-3 Shtator 2025, në një vend ku drita nuk është vetëm ndriçim, por një prekje që rrëshqet mbi forma dhe përthithet nga teksturat e ndërtesave tipike të zonës.

Midis shtëpive të vjetra dhe qiellit të hapur, drita shfaqet si një ndërfaqe mes trupit, kujtesës dhe natyrës.

Festivali pĂ«rfundon nĂ« Manhattan, New York, 28 Shtator – 4 Tetor 2025, vendi ku Gjon Mili arriti famĂ«n e tij. NĂ« zemĂ«r tĂ« New York-ut, programi pĂ«rfshin njĂ« natĂ« pĂ«r artistĂ«t fitues dhe tre ditĂ« me vepra tĂ« artistĂ«ve tĂ« zgjedhur, duke theksuar dritĂ«n si diçka tĂ« ndjeshme, nĂ« lĂ«vizje dhe nĂ« ndryshim.

The post “The Skin of Light” / Edicioni i TretĂ« i Gjon Mili International Video Art Festival first appeared on JavaNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në një bazë ushtarake në SHBA, pesë ushtarë të plagosur

Pesë ushtarë u plagosën gjatë një incidenti me të shtëna në bazën ushtarake Fort Stewart në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet vendosën menjëherë izolimin e vendit. Baza u mbyll në orën 11:04, ndërsa forcat e rendit u dërguan në vendngjarje për të marrë situatën nën kontroll.

Ngjarja ndodhi në zonën e Brigadës së 2-të të Këmbësorisë së Blinduar dhe raportohet për disa të plagosur. Autori i sulmit është arrestuar dhe nuk ka më kërcënim për komunitetin, njoftoi baza ushtarake.

Ngjarja është ende nën hetim dhe nuk do të jepen informacione të tjera deri në përfundim të tij. Mbyllja e bazës u hoq në orën 12:10.

Guvernatori i Georgias, Brian Kemp, shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe tha se mbështet viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ushtarët që shërbejnë.

Fort Stewart ndodhet rreth 40 kilometra juglindje të Atlantës dhe është baza më e madhe ushtarake e Ushtrisë Amerikane në lindje të lumit Mississippi. Në bazë shërbejnë mijëra ushtarë dhe familjet e tyre.

Të tre shkollat brenda bazës, me rreth 1 mijë e 400 nxënës, u vendosën gjithashtu në izolim. Po ashtu, tri shkolla jashtë bazës ndërmorën masa të ngjashme për shkak të kujdesit shtesë.

The post Të shtëna me armë zjarri në një bazë ushtarake në SHBA, pesë ushtarë të plagosur first appeared on JavaNews.al.

Menyja e plazhistit

Nga Ardian Vehbiu

NjĂ« artikull qĂ« mĂ« zuri sot syri në Il Messaggero lajmĂ«rohej kĂ«shtu: Vacanze, spiagge vuote e montagne piene – dhe pĂ«rshkruante pastaj si italianĂ«t po preferojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« pak pushimet buzĂ« detit, duke zgjedhur, mes tĂ« tjerash, tĂ« shkojnĂ« nĂ« mal.

Më erdhi në mend, si me porosi, një këngë shumërrokëshe e viteve 1960, Abbronzatissima, nga Eduardo Vianello (1962), që kish zaptuar radiot dhe që e lajmëronte parajsën e Italisë si një lloj buzëdeti mistik, drejt të cilit tërhiqej krejt gadishulli apenin dhe jo vetëm, çdo mëngjes vere.

E kam të vështirë ta kujtoj imazhin e Italisë të atyre kohëve, pa dekorin dhe skenografinë e plazhit: nga Vernazzola në Spiaggia dei Conigli, nga Cala Goloritze në Spiaggia di Miramare, si vendi ku italiani i mesëm vinte të realizonte lumturinë e vet, modeste por solide.

NĂ« atĂ« kohĂ«, nĂ« vitet 1960, plazhet tona tĂ« ShqipĂ«risĂ« ishin ende bosh, por plot zgjime premtuese. Familja ime shkonte rregullisht te vila e njĂ« çami afĂ«r stacionit tĂ« trenit tĂ« Shkozetit, duke e bĂ«rĂ« plazhin nĂ« zonĂ«n e njohur si “Teuta”, qĂ« atĂ«botĂ« e ruante ende diçka brutalisht sovjetike, prej mense kos-pilafi tĂ« zbĂ«rdhylĂ«t, plot entuziazĂ«m betoni dhe saldatriçesh. NĂ« fillim ne as teknologjinĂ« e çadrĂ«s nuk e zotĂ«ronim, prandaj sajonim diçka vetĂ«, me shkopinj dhe çarçafĂ« – si Robinson Crusoe-i.

Plazhin e DurrĂ«sit sikur e kam parĂ« tĂ« mĂ« rritej pĂ«rpara syve, nĂ«n tingujt e kanconetave italiane me tre nota: nĂ« fillim u populluan vilat qĂ« ua kishin sekuestruar borgjezĂ«ve tĂ« dikurshĂ«m; pastaj u ndĂ«rtuan kabinat dhe komplekset madhĂ«shtore tĂ« nevojtoreve. MĂ« pas njĂ« borgjezi tjetĂ«r, jo pa elemente tĂ« sĂ« vjetrĂ«s, filloi tĂ« frekuentonte hotelet anash dhe prapa “Adriatikut”. NĂ« rĂ«rĂ« erdhĂ«n çadrat, buzĂ« detit u shfaqĂ«n varkat dhe dysheqet, thellĂ« nĂ« ujĂ« zunĂ« tĂ« lĂ«kunden trampolinat.

NĂ« mĂ«ngjes herĂ«t, plakat elegjiake dilnin pĂ«r tĂ« marrĂ« jodin buzĂ« detit mes kalciumit tĂ« guaskave, ndĂ«rsa pensionistĂ«t e luftĂ«s e tĂ« punĂ«s shkonin tĂ« blenin “ZĂ«rin”, duke mbajtur radhĂ«n te njĂ« kiosk pĂ«rtej xhadesĂ«, te Hekurudha. Darkat kishin aromĂ« vaji kikiriku dhe birre tĂ« derdhur, netĂ«t i trazonte duhma infernale e çliruar nga autoboti hi-tech, qĂ« vinte tĂ« thithte tĂ« pĂ«gĂ«rat kombĂ«tare. Nga Teuta tek Iliria, shtrirja gjatĂ«sore e plazhit si prej hekurudhe riprodhonte njĂ« farĂ« organizimi edhe social – qĂ« anashkalonte çezmat e dushet e prishura pĂ«shpĂ«ritĂ«se dhe amoniakun stacionar tĂ« WC-ve publike, pĂ«r tĂ« kaluar nga barakat e kabinave te kampet e punĂ«torĂ«ve dhe tĂ« kuadrove e pĂ«r t’u pĂ«rplasur ballazi me gardhin marksist-leninist qĂ« ndante zonĂ«n e “bllokut” nga pjesa tjetĂ«r e rruzullimit.

NĂ« vitet 1970 plazhit ia zbuluan hiret tĂ« gjithĂ«; ishte moti i djegieve tĂ« mĂ«dha tĂ« shkallĂ«s sĂ« dytĂ« dhe tĂ« tretĂ«, i oksidit tĂ« zinkut dhe i grave tĂ« kolme qĂ« mĂ«sonin notin; por edhe i betejave epike të patresfamilias me mushkonjat dhe çimkat. RĂ«ra pĂ«rzhitĂ«se, syzet e diellit tĂ« tregut tĂ« zi, ngjyrat agresive prej neoni tĂ« kostumeve tĂ« banjĂ«s, flirtet e reçelit me grenxat dhe muzika e gazuar ishin shndĂ«rruar nĂ« emĂ«rues tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« dy brigjeve tĂ« Adriatikut. Duke u zhveshur nĂ« masĂ«, edhe pushuesit “kĂ«ndej” i jepnin zonĂ«s sĂ« plazhit njĂ« lloj ekstra-territorialiteti aq tĂ« mirĂ«pritur.

NjĂ« grumbullim njerĂ«zish, mĂ« masiv edhe se njĂ« miting politik, e megjithatĂ« i disiplinuar thjesht sipas akseve natyrore: bregu – deti, dielli – rĂ«ra, i pakomanduar dhe i pakomandueshĂ«m, homo sapiens i stivosur si lopĂ« deti, anulimi i hierarkive ekzistuese por edhe vetĂ«dije e pĂ«rtĂ«rirĂ« e atyre sekrete, fitore e fizikes ndaj shpirtĂ«rores, afĂ«rsi e trupave jo detyrimisht e mendjeve, shtaza nĂ« ekstazĂ« bimore, si tĂ« ishte qenie klorofilike qĂ« e sintetizon veten prej rrezeve tĂ« diellit.

Erdhi pastaj momenti kur e kuptuam se, falĂ« suksesit tĂ« tij, Shkozeti kish rĂ«nĂ« nĂ« duart e vulgaritetit – dhe vulgariteti ishim ne; nĂ« kuptimin qĂ« pushimet tona “tĂ« rregullta” kishin pĂ«rfunduar nĂ« njĂ« pelegrinazh me shapka gome; dhe eksperienca jonĂ« – rinore, le ta quaj – nĂ« diçka qĂ« tĂ« tjerĂ«ve sikur po u dilte mĂ« mirĂ«.

Sa më përket mua, ky ishte edhe fundi i atij lloji të së bërit plazh, në mes të një mizërie trupash të brydhët, tufë peshqish tashmë të dënuar me tigan.

KanĂ« kaluar dyzet e kusur vjet qĂ« nga ajo kohĂ«; dhe nĂ« ShqipĂ«ri ende flitet pĂ«r plazWhin si një interface mes botĂ«s dhe natyrĂ«s, madje qĂ« do tĂ« “na” shpĂ«tojĂ« ekonomikisht; teksa gazetat online nuk lĂ«nĂ« ditĂ« pa sjellĂ« lajmin e radhĂ«s pĂ«r çmimet e shezlongĂ«ve dhe tĂ« oktapodhĂ«ve tĂ« sgarĂ«s. KĂ«tĂ« vit, nĂ« qershor, paguam edhe ne 5 euro pĂ«r 5 fiq, nĂ« Qeparo: fiqtĂ« ishin tĂ« shkĂ«lqyer, gjithĂ« duke pasur parasysh se edhe euroja ishte nĂ« rĂ«nie.

Bregdeti i Jonit mĂ« duket ende ideal, pĂ«r t’u njohur me detin dhe pĂ«r tĂ« freskuar filozofinĂ« e qenies. Por nuk e kam shumĂ« tĂ« qartĂ« ç’mĂ« shtyn tĂ« kthehem – aq sa po mĂ«sohem me idenĂ« se e bĂ«j mĂ« shumĂ« pĂ«r t’i ikur botĂ«s, sado pĂ«rkohĂ«sisht. I pamotivuar sa duhet, e megjithatĂ«, ndihem prapĂ« i privilegjuar.

Por notat naive tĂ« pop-it italian prej kohĂ«sh nuk dĂ«gjohen mĂ«; dhe “abbronzatissima-t” e viteve 1960 i kanĂ« zĂ«vendĂ«suar bardhoshet e kthyer nga klubet e natĂ«s, qĂ« llapashiten me gjithfarĂ« kremrash mbrojtĂ«s kundĂ«r rrezatimit; a thua se do tĂ« futen nĂ« një theme park pĂ«r Çernobylin. Sikur tĂ« mos mjaftonte furra e ngrohjes globale, tani tĂ« thonĂ« edhe se dielli vret; teksa beach-it vjen e ia zĂ« vendin beach bar-i.

NĂ« vitet 1960 e 1970 tĂ« apoteozĂ«s sĂ« plazhit, nuk kishim as frigorifer as ajĂ«r tĂ« kondicionuar; deri edhe birrĂ«n na qĂ«llonte ta pinim me temperaturĂ«n e çajit tĂ« spitalit. Gocat ende nuk e dinin se imazhi qĂ« rrekeshin t’i tregonin botĂ«s u ishte diktuar nga famĂ«keqi vĂ«shtrim i mashkullit (male gaze). HerĂ« pas here ndonjĂ« krijesĂ« pafajshĂ«m e bukur, e shfaqur falas nĂ« “xhiron” rituale buzĂ« detit, do tĂ« goditej fort me top nga djemtĂ« e hedhur qĂ« luanin aty futboll. Plazhi mund tĂ« ishte vĂ«rtet i butĂ«, por zakonet ishin tĂ« egra.

Po tĂ« mund tĂ« zgjidhja, do t’i kisha kaluar pushimet nĂ« IslandĂ«; vend ndoshta po aq metafizik sa edhe Bregu ynĂ« i Jugut, por pa vapĂ«n kozmike tĂ« tanishme. MĂ« habitin ata qĂ« shkojnĂ« plazheve dhe pastaj tĂ« rrĂ«fejnĂ« se çfarĂ« kanĂ« ngrĂ«nĂ« dhe ku dhe me kĂ«; tĂ« thuash se kanĂ« punuar, pĂ«r pak javĂ«, si inspektorĂ« tĂ« rreptĂ« menysh dhe sallatash.

NĂ« Qeparo e kam mbajtur njĂ« sy hapur edhe pĂ«r tĂ« identifikuar turistĂ«t (“ata” qĂ« janĂ« ndryshe nga “ne”): çfarĂ« lloji tĂ«rheq ShqipĂ«ria dhe çfarĂ« i tĂ«rheq tek ne? MĂ« duken si rejects; njerĂ«z qĂ« e refuzojnĂ« sinqerisht turizmin komercial tĂ« resorteve, por qĂ« pastaj nuk u mbetet mĂ« sinqeritet pĂ«r tĂ« pĂ«rqafuar realen.

Gjithsesi, këta pak franko-kanadezë dhe belgë gjeriatrikë, që i ndesha këtë vit Bregut, nuk kanë gjë të përbashkët, me grigjat e trullosura që shihja rrugëve të Tiranës, të ekspozuara ndaj efekteve jo më pak fatale, të historisë që u rrëfejnë guidat turistike.

Më kujtohet, si në jerm, dita kur desh vdiqa në Chichen Itza, të Meksikës, nga dielli dhe temperaturat e pamëshirshme prej tave dheu. Edhe unë, duke dëgjuar ca përshkrime të palodhura por sfilitëse të shoqëruesit vendës, për një lojë me top që luajtkëshin popullsitë maja.

Herë-herë gënjehem dhe e mendoj veten si atë bretkosën e eksperimentit me nxehje uji graduale; si bretkosa që nuk di nëse duhet ta quajë veten fatlume, ngaqë e ka ndier rrezikun më herët se shoqet. Të mjerat shoqe të bretkosës


Hareja e plazhit rritej atĂ«herĂ« si parazit i abstinencĂ«s seksuale dhe i tabusĂ« primordiale tĂ« mishit si flesh, çfarĂ« mbase shpjegon edhe pse e ka humbur tani impulsin transgresiv, teksa ca e ca e kanĂ« merakun mĂ« shumĂ« tĂ« tregojnĂ« tatuazhet, sesa lakoret e supeve dhe tĂ« ijeve. Dhe mishi i plazhistit, i rreshkur dhe i karamelizuar, i marinuar nĂ« kripĂ« deti dhe erĂ«za kimike, i pjekur nĂ« furrĂ«n e nxehjes klimatike globale, Ă«shtĂ« tani gati pĂ«r t’u konsimuar e shijuar, por si ushqim. Kush e paskĂ«sh menduar plazhin si parodinĂ« dionisiake tĂ« antropofagisĂ«?

(c) 2025 Peizazhe tĂ« fjalĂ«sℱ. TĂ« gjitha tĂ« drejtat janĂ« tĂ« rezervuara. Imazhi nĂ« kopertinĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfytyruar me Midjourney.

The post Menyja e plazhistit first appeared on JavaNews.al.

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar një vendim, i cili ka hyrë të mërkurën në fuqi, që sjell disa ndryshime në rregulloren për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve. Vendimi, i cili është firmosur nga kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, ndryshon mënyrën e pikëzimit për pjesëmarrjen në trajnime dhe aktivitetet publike, duke ndikuar në vlerësimin e punës së prokurorëve.

Ndryshimi kryesor lidhet me aneksin nr. 7, i cili përcakton metodologjinë e pikëzimit për prokurorët e Prokurorisë së Apelit, shkruan rtsh.al. Sipas ndryshimeve, sistemi i pikëzimit për pjesëmarrjen në programet e formimit vazhdues të Shkollës së Magjistraturës dhe trajnime të tjera do të ndryshojë si më poshtë:

Për një periudhë 3-vjeçare

Prokurorët që marrin pjesë deri në 5 ditë trajnimi do të marrin 5 pikë. Për pjesëmarrje nga 6 deri në 15 ditë, do të jepen 1.5 pikë për çdo ditë, por jo më shumë se 20 pikë. Për pjesëmarrje mbi 120 ditë, do të zbriten 1.5 pikë për çdo ditë.

Për një periudhë 5-vjeçare

Për pjesëmarrje deri në 5 ditë trajnimi do të merren 5 pikë. Për pjesëmarrje nga 6 deri në 30 ditë, do të jepen 0.66 pikë për çdo ditë. Pjesëmarrja mbi 200 ditë do të rezultojë me zbritjen e 0.66 pikë për çdo ditë.

Ndryshime ka edhe në pikëzimin për pjesëmarrjen në veprimtari ndërinstitucionale dhe marrëdhënie me publikun. Të gjithë prokurorët për këtë tregues do të vlerësohen me 5 pikë, pasi pjesëmarrja në këto aktivitete nuk varet gjithmonë nga vullneti i tyre. Megjithatë, ata që caktohen të marrin pjesë dhe nuk e bëjnë këtë pa shkaqe objektive, do të vlerësohen me 0 pikë.

Si bonus, prokurorët që marrin pjesë në këto veprimtari njëkohësisht me punën e tyre gjyqësore, do të përfitojnë 2 ditë shtesë në llogaritjen e pikëve për trajnime.

The post KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet first appeared on JavaNews.al.

Zjarr i madh nĂ« Finiq. Ekipet e emergjencĂ«s nĂ« “luftĂ«â€ me flakĂ«t, evakuohen banorĂ«t

NjĂ« zjarr i madh ka pĂ«rfshirĂ« prej orĂ«sh zonat e ÇerkovicĂ«s dhe Dhivrit nĂ« bashkinĂ« Finiq, ku ekipet e zjarrfikĂ«sve, tĂ« mbĂ«shtetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe me ndĂ«rhyrje ajrore, po punojnĂ« intensivisht pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« flakĂ«t nĂ«n kontroll.

Në terren janë angazhuar gjithashtu edhe strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po ndihmojnë në evakuimin e banorëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara, duke garantuar sigurinë e tyre. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e veprimeve për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe për të eliminuar çdo rrezik për komunitetin.

“Ekipet e zjarrfikĂ«sve, tĂ« mbĂ«shtetura nga trupat e Forcave tĂ« Armatosura, PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe me ndĂ«rhyrjen nga ajri, po punojnĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll flakĂ«t nĂ« zonat e ÇerkovicĂ«s dhe Dhivrit, nĂ« bashkinĂ« Finiq.

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatĂ«s dhe koordinimin me strukturat nĂ« vend pĂ«r tĂ« garantuar eliminimin e rrezikut nĂ« zonĂ«â€, njofton Ministria e Mbrojtjes.

The post Zjarr i madh nĂ« Finiq. Ekipet e emergjencĂ«s nĂ« “luftĂ«â€ me flakĂ«t, evakuohen banorĂ«t first appeared on JavaNews.al.

Doli pĂ«r shĂ«titje dhe s’u kthye mĂ«, gjendet i gjallĂ« pas disa ditĂ«sh gazetari amerikan nĂ« Norvegji

Një gazetar amerikan i specializuar në çështjet e klimës, i cili ishte zhdukur për gati një javë gjatë një udhëtimi në një shteg malor në Norvegji, është gjetur i gjallë. BBC shkruan se lajmin e ka konfirmuar familja e tij.

Alec Luhn, 38 vjeç, ishte zhdukur gjatë një shëtitjeje në një akullnajë në Parkun Kombëtar Folgefonna, në jugperëndim të Norvegjisë. Gruaja e tij, Veronika Silchenko, i tha CBS News-it në SHBA se ai kishte pësuar një dëmtim në këmbë, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mendoj se Ă«shtĂ« njĂ« mrekulli,” tha Silchenko. “ËshtĂ« dita mĂ« e mirĂ« e jetĂ«s sime.”

Luhn, i cili ka punuar pĂ«r disa media tĂ« njohura, kishte nisur shĂ«titjen mĂ« 31 korrik nga qyteti Odda, nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« NorvegjisĂ«. Ai nuk u paraqit pĂ«r fluturimin e planifikuar pĂ«r t’u kthyer nĂ« shtĂ«pi tĂ« hĂ«nĂ«n, çka bĂ«ri qĂ« gruaja e tij Silchenko tĂ« njoftonte autoritetet.

Ajo shprehu mirënjohjen për ekipin norvegjez të kërkim-shpëtimit për gjetjen e bashkëshortit të saj dhe tha se po priste të fliste me një mjek për të kuptuar shkallën e dëmtimit të këmbës së tij.

Më herët, Silchenko e kishte përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri me shumë përvojë në natyrë, i cili ka shkuar për kamp edhe në kushte të vështira moti.

“Alec Ă«shtĂ« praktikisht i fiksuar pas Arktikut,” tha ajo pĂ«r CBS. “Ai i do akullnajat dhe borĂ«n, dhe i do eksploruesit.”

Si gazetar i çështjeve të klimës, Luhn ka udhëtuar për të dokumentuar zhdukjen e akullnajave që po shkrihen me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale.

“Ai po bĂ«n ç’tĂ« mundet pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« vendet mĂ« tĂ« ftohta tĂ« botĂ«s,” shtoi ajo.

Ai ka raportuar më parë për media si BBC, The Atlantic, National Geographic, The New York Times, Scientific American, Time Magazine dhe CBS.

Vitin e kaluar, ai shkroi pĂ«r BBC-nĂ« rreth “zjarreve zombi” nĂ« Kanada, zjarre qĂ« digjen gjatĂ« gjithĂ« vitit dhe qĂ« besohet se pĂ«rkeqĂ«sohen nga ndryshimet klimatike.

The post Doli pĂ«r shĂ«titje dhe s’u kthye mĂ«, gjendet i gjallĂ« pas disa ditĂ«sh gazetari amerikan nĂ« Norvegji first appeared on JavaNews.al.

Ambasada e SHBA takime deputetët e rinj të Kuvendit: Presim të punojmë me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se përfaqësues të saj janë takuar së fundmi me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, në prag të fillimit të legjislaturës së re.

Sipas ambasadës, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Ne presim me kĂ«naqĂ«si tĂ« punojmĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« zgjedhur nga i gjithĂ« spektri politik pĂ«r tĂ« vijuar partneritetin tonĂ« tĂ« ngushtĂ« me ShqipĂ«rinĂ«,” shkruhet nĂ« postim.

Në fotot e publikuara nga ambasada amerikane shfaqen deputetë të rinj të PD si Igli Cara apo Besart Xhaferri si edhe përfaqësues të kampit socialist si Ilva Gjuzi apo edhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.

The post Ambasada e SHBA takime deputetët e rinj të Kuvendit: Presim të punojmë me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik first appeared on JavaNews.al.

Konstituimi, Kurti: Do ta respektojmĂ« vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese, s’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese deri më 8 gusht, lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj qĂ« duhet tĂ« presim edhe fare pak ditĂ«, do tĂ« na njoftojnĂ« se çfarĂ« kanĂ« menduar se do tĂ« ndodh pas 30 ditĂ«ve. S’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thĂ«nĂ« se e respektojmĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese. ËshtĂ« dĂ«m i madh qĂ« Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« QKUK, citon REL.

Kriza politike në Kosovë vijon pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi deputetët kanë dështuar në mbi 50 përpjekje për ta themeluar Kuvendin e ri.

Vetëvendosje ka fituar 48 vende në Parlament, por asnjëra nga partitë e tjera nuk ka pranuar ta mbështesë kandidaten e kësaj force për kryetare të Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e procesit dhe formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë, polemika ka shkaktuar edhe fakti që një gjyqtar serb është caktuar si raportues në shqyrtimin e një kërkese të presidentes Osmani, e cila ka tërhequr më pas kërkesën e saj nga Gjykata.

The post Konstituimi, Kurti: Do ta respektojmĂ« vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese, s’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja first appeared on JavaNews.al.

The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbĂ«shtetet nĂ« cloud computing-un e Microsoft-it pĂ«r mbikĂ«qyrjen masive tĂ« palestinezĂ«ve, zbulon gazeta “The Guardian” nĂ« njĂ« hetim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me revistĂ«n +972 dhe Israeli Local Call.

Raporti fillon nĂ« fund tĂ« vitit 2021, kur njĂ« pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “NjĂ«sisĂ« 8200” tĂ« ushtrisĂ« izraelite, e cila ka aftĂ«si tĂ« mĂ«dha nĂ« sigurinĂ« kibernetike dhe luftĂ«n kibernetike.

Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane.

Takimi u zhvillua nĂ« selinĂ« e Microsoft -it pranĂ« Seattle-it. Komandanti i NjĂ«sisĂ« 8200, Yossi Sariel, siguroi mbĂ«shtetjen e NadellĂ«s pĂ«r njĂ« plan qĂ« do t’i jepte shĂ«rbimit tĂ« tij akses nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« personalizuar dhe tĂ« izoluar brenda platformĂ«s Azure tĂ« Microsoft-it .

 

 

Sistemi palestinez i regjistrimit dhe ruajtjes së thirrjeve

Me kapacitetin praktikisht tĂ« pakufizuar tĂ« Azure , NjĂ«sia 8200 filloi tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« mjet tĂ« ri, shumĂ« ndĂ«rhyrĂ«s, pĂ«r mbikĂ«qyrjen masive . ËshtĂ« njĂ« sistem qĂ« regjistron dhe ruan miliona telefonata palestineze çdo ditĂ« nga Gaza dhe Bregu PerĂ«ndimor.

Sipas raportit hetimor, sistemi i ruajtjes në cloud, i cili u vu në punë në vitin 2022, i lejon Izraelit të regjistrojë dhe të ruajë një vëllim të madh bisedash telefonike çdo ditë për periudha të gjata kohore.

Microsoft pretendon se Nadella nuk ishte në dijeni të llojit të të dhënave që agjencia izraelite planifikonte të ruante në Azure. Megjithatë, dokumentet dhe intervistat me 11 burime nga Microsoft dhe agjencitë ushtarake izraelite zbulojnë se Azure është përdorur për të ruajtur arkivin e gjerë të komunikimeve palestineze.

The post The Guardian: Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft first appeared on JavaNews.al.

“NĂ« draftin e Kodit tĂ« ri Penal mungon transparenca”, Ben Andoni: KĂ«rkon njĂ« pĂ«rballje teknike dhe arsyetim shkencor

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal.  Ai tha se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca.  Sipas Andonit një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.

“Drafti pĂ«r Kodin e ri Penal mund tĂ« jetĂ« shqetĂ«sues dhe i ashpĂ«r dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund tĂ« shtoj se presidenti Ă«shtĂ« i padukshĂ«m nĂ« vendimet e rendĂ«sishme tĂ« vendit.NjĂ« kod penal kĂ«rkon njĂ« pĂ«rballje teknike dhe njĂ« arsyetim vĂ«rtet shkencor moral dhe politik dhe pĂ«r tĂ« treguar se çfarĂ« ka nevojĂ« populli shqiptar.Kodi i ri Penal do tĂ« jet fat pĂ«r artin”, tha ai.

Gjatë fjalës në studio, analisti Andoni u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend dhe situata në opozitë.  Andoni theksoi se opozita për momentin është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie.  Më tej ai shtoi se dhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara për situatën në të cilën ajo ndodhet.

“Opozita Ă«shtĂ« akoma e pa mbledhur dhe e fjetur.PĂ«r momentin asgjĂ« nuk do ndodhĂ« me PD, nuk shikoj ambicie. PĂ«r situatĂ«n nĂ« PD, duhet tĂ« bĂ«hen analiza tĂ« thelluara.Krimi zgjedhor Ă«shtĂ« shumĂ« i madh, duhet tĂ« goditej”, pĂ«rfundoi Andoni

The post “NĂ« draftin e Kodit tĂ« ri Penal mungon transparenca”, Ben Andoni: KĂ«rkon njĂ« pĂ«rballje teknike dhe arsyetim shkencor first appeared on JavaNews.al.

20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive; më shumë maturantë kanë aplikuar që prej periudhës post-COVID-19.

“ËshtĂ« viti mĂ« i mirĂ« do thoja krahasuar me kohĂ«n pas pandemisĂ« qĂ« pati rĂ«nie. Kemi lĂ«vizur gjithmonĂ« nĂ« shifrat 19 500, por nĂ«n 20 000. Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« kalojmĂ« nĂ« raundin e parĂ« shifrĂ«n 20 mijĂ«. Kemi pasur 20 200 maturantĂ«, diku te 500 maturantĂ« mĂ« shumĂ« nga viti i kaluar. Presim qĂ« nga vjeshta dhe maturantĂ«t e viteve tĂ« shkuara tĂ« kemi edhe 3 000 – 4 000 qĂ« do shtohen nĂ« raundin e dytĂ«â€, shprehet Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Në 10 programet e listuara si preferencat e 20 200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite. Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në 3 fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.

“Programet me konkurs si mjekĂ«sia, arkitektura, urbanistika janĂ« programe qĂ« iu ezaurohen kuotat gjatĂ« regjistrimit brenda dy-tri fazave tĂ« para. NjĂ« trend rritje nĂ« shkencat inxhinierike dhe informatike. Shkencat mjekĂ«sore janĂ« tĂ« dytat, me mjekĂ«sinĂ« e pĂ«rgjithshme, infermieritĂ«, stomatologji; e ndjek ekonomiku dhe pastaj tĂ« tjerat kanĂ« qenĂ« stabĂ«l, me juridikun nĂ« tĂ« njĂ«jtat vlera. Sportet dhe artet ndikohen qĂ« nuk kanĂ« mesatare dhe pĂ«rzgjidhen. Sporti sidomos ka ardhur nĂ« rritje ndĂ«r vite”, shton mĂ« tej ai.

Programet qĂ« tĂ« çojnĂ« drejt mĂ«suesisĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« mĂ« pak tĂ« preferuara, megjithĂ«se shifrat e aplikimeve ngrenĂ« shpresat se nuk ka degĂ« me prioritet kombĂ«tar tĂ« riskuara pĂ«r t’u mbyllur.

“Shkencat e natyrĂ«s, sociale apo gjuhĂ«t e huaja lĂ«vizin po te 7,5%, te shkencat e natyrĂ«s tĂ« paktĂ«n nĂ« aplikime ka qenĂ« njĂ« shifĂ«r mbi 100 te tĂ« gjitha programet. P.sh., kimi farmaceutike, shifĂ«r goxha e lartĂ«, me 400 kĂ«rkesa”, vazhdon kreu i RASH.

Surpriza mbeten studimet afatshkurtra qĂ« po thithin mĂ« shumĂ« aplikime. “NĂ«se filluam para 4 vitesh me 4-5%, sot programet dyvjeçare janĂ« me mbi 10%”, pĂ«rfundoi ai.

Kjo është tendenca paraprake, pasi regjistrimet që nisin në shtator do të tregojnë zgjedhjet përfundimtare të të rinjve.

The post 20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë first appeared on JavaNews.al.

Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, kryeministri grek Mitsotakis bllokon hetimin ndaj ish-ministrave

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për orkestrimin e një mashtrimi të madh kundër Bashkimit Evropian, duke përfituar në mënyrë të paligjshme qindra miliona euro në subvencione bujqësore përmes deklarimeve të rreme të kullotave dhe aktiviteteve joekzistente.

Megjithatë, pavarësisht veprimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), hetimi rrezikon të ndalet nga një vendim i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis , i cili deklaroi:

“Greqia nĂ« vitin 2025 nuk ka nevojĂ« pĂ«r skandale, por pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n.  Dosja e EPPO-sĂ«, mbi tre mijĂ« faqe e gjatĂ«, pĂ«rfshin pĂ«rgjime dhe transkripte qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« paktĂ«n pesĂ« ish-ministra ose ministra aktualĂ« dhe dhjetĂ« parlamentarĂ« nga shumica e DemokracisĂ« sĂ« Re tĂ« qendrĂ«s sĂ« djathtĂ«.

Rasti u nxor nĂ« dritĂ« nga botimi evropian i portalit “Politico”, i cili mori detajet. Sipas dokumentit, njĂ« sistem i organizuar zyrtarĂ«sh nga Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe agjencia Opekepe pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r shpĂ«rndarjen e fondeve tĂ« BE-sĂ« lejuan pĂ«rfituesit e paligjshĂ«m tĂ« kishin akses nĂ« ndihmĂ«n bujqĂ«sore.

 

 

Skema përfshinte shmangien sistematike të kontrolleve mbi fondet.  Brukseli i ka kërkuar Greqisë të kthejë gati 400 milionë euro, më shumë se një e pesta e fondeve të caktuara për vitin e ardhshëm.

Midis atyre që janë nën hetim janë ish-ministrat Lefteris Avgenakis dhe Makis Voridis . Sipas dosjes, ky i fundit detyroi presidentin e atëhershëm të Opekepe, Grigoris Varras , të jepte dorëheqjen në vitin 2020, pasi ai raportoi disa kullota fiktive. Avgenakis, nga ana e tij, thuhet gjithashtu se ka shkarkuar Evangelos Simandrakos , një tjetër president të agjencisë, i cili u shpall fajtor për bllokimin e mbi 9,000 pagesave të dyshimta.

The post Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, kryeministri grek Mitsotakis bllokon hetimin ndaj ish-ministrave first appeared on JavaNews.al.

Zjarr në Gjynaqarë të Patosit, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire pyllin me pisha dhjetëra vjeçare në fshatin Gjinoqarë të Patosit.

Mësohet se era e fortë po bën që flakët të përparojnë në një terren shumë të thyer duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Në terren janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, e megjithatë sipas burimeve nga repartet zjarrfikëse, ndërhyrja është e pamundur. Aktualisht, po luftohet me mjete rrethanore.

Operacionit i janë bashkuar edhe banorë të zonave dhe punonjes të bashkisë.

Për momentin, flakët po avancojnë të favorizuara nga era. Pylli i zonës se Gjynaqarës u dogj 3 vjet më parë. Për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjjynaqarë dhe Drenie.

The post Zjarr në Gjynaqarë të Patosit, flakët përfshijnë pyllin me pisha first appeared on JavaNews.al.

Rama e kritikoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, reagon gjyqtari Hazbi Balliu: Të sjellë prova që unë jam sjellë si i pacipë

NĂ« valĂ«n e aksionit pĂ«r çlirimin e hapĂ«sirave publike, kryeministri Edi Rama akuzoi njĂ« tjetĂ«r zyrtar tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« mĂ« 1 gusht, duke e renditur atĂ« nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n ‘llogore tĂ« antiligjit”.

I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bĂ«rĂ« konfiskime dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ«, pavarĂ«sisht se rrugĂ«s na del edhe ndonjĂ« gjykatĂ«s i pacipĂ«, krejtĂ«sisht i pacipĂ« qĂ« merr masĂ« sigurie pĂ«r njĂ« pallat tĂ« ndĂ«rtuar pa leje
,” shkroi Rama.

Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i qeverisë së tij për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik. Megjithatë, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj më vonë në një procedurë legalizimi, që u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.

Por jo të gjithë ndërtuesit patën të njëjtin shans.

Një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave.

Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019.

Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.

Gjyqtari Hazbi Balliu është një magjistrat i ri, i diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatat Administrative të Gjirokastrës, Lushnjes dhe së fundmi të Tiranës.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.

“Vendimi Ă«shtĂ« njĂ« sigurim padie, pĂ«rndryshe nga sa thotĂ« kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarĂ«ve tĂ« kontestojnĂ« nĂ« rrugĂ« gjyqĂ«sore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Objekteve tĂ« Konfiskuara,” tha ai.

Balliu shtoi mĂ« tej se nuk shqetĂ«sohej nga kritikat pĂ«r vendimmarrjen, pasi edhe nĂ«se nuk vinin nga qeveria do tĂ« vinin nga pala tjetĂ«r nĂ« proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit qĂ« e cilĂ«sonte atĂ« “tĂ« pacipĂ«â€.

“Ne, si gjyqtarĂ« tĂ« GjykatĂ«s Administrative, trajtojmĂ« çdo ditĂ« çështje me palĂ« qeverinĂ« dhe nuk mĂ« shqetĂ«son kritika e kryeministrit pĂ«r vendimin,” tha Balliu.

“Ajo qĂ« mĂ« ka prekur Ă«shtĂ« qĂ« mĂ« ka thĂ«nĂ« ‘i pacipë’. Nuk e di ku kryeministri ka parĂ« qĂ« unĂ« jam sjellĂ« si i pacipĂ«? NĂ«se ka prova qĂ« unĂ« jam i pacipĂ«, duhet ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« tĂ« besueshme pĂ«r publikun dhe tĂ« tregojĂ« ku apo si,” shtoi ai.

The post Rama e kritikoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, reagon gjyqtari Hazbi Balliu: Të sjellë prova që unë jam sjellë si i pacipë first appeared on JavaNews.al.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Braimllari: Problemet u evidentuan gjatë fushatës

Në studion e News24 ishte i ftuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Endrit Braimllari i cili diskutoi për aksionin për lirimin e hapësirave publike.  Ai tha se ky aksion ka ardhur si pasojë e ligjit dhe kërkesave të vazhdueshme nga qytetarët.  Braimllari shtoi më tej sje ky aksion do të jetë një proces i cili do të zgjasë dhe nuk do të rëndojë bizneset dhe jetën ekonomike të personave që i zotërojnë.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« aksion i cili ka ardhur si pasojĂ« e ligjit dhe e dyta pas kĂ«rkesave tĂ« vazhdueshme tĂ« qytetarĂ«ve. Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike do tĂ« jetĂ« njĂ« proces i cili do tĂ« zgjasĂ«. Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« aksion pĂ«r tĂ« rĂ«nduar bizneset dhe jetĂ«n ekonomike tĂ« personave por njĂ« aksion pĂ«r tĂ« ushtruar ndikimin e vĂ«rtetĂ« tĂ« bashkisĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio, nënkryetari i Bashkisë theksoi se aksionet janë të domosdoshme për zhvillimin e Tiranës dhe se problemet  i hapësirave publike u evidentuan gjatë fushatës.

“Aksionet e fundit janĂ« tĂ« mira dhe tĂ« domosdoshme pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara. KĂ«to aksione nĂ« terren janĂ« plan i qartĂ« pĂ«r zhvillimin e TiranĂ«s. Ato nuk janĂ« proces tĂ« njĂ«anshĂ«m dhe besoj se tĂ« gjithĂ« do mbeten tĂ« kĂ«naqur.Problemet e  i hapĂ«sirave publike u evidentuan dukshĂ«m gjatĂ« fushatĂ«s. IKMT dhe policia bashkiake ndodhen tashmĂ« nĂ« terren pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike”, pĂ«rfundoi Braimllari.

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Braimllari: Problemet u evidentuan gjatë fushatës first appeared on JavaNews.al.

“Basti” i qeverisĂ« Meloni, fillojnĂ« menjĂ«herĂ« punimet pĂ«r urĂ«n 3.6 km qĂ« lidh SiçilinĂ« me ItalinĂ«

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni.

Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta.

Dy kullat, nĂ« fillim dhe nĂ« fund tĂ« urĂ«s, do tĂ« jenĂ« 399 metra tĂ« larta. Kjo infrastrukturĂ« e veçantĂ« Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ballĂ« tĂ«rmeteve deri nĂ« 7.7 ballĂ«, duke pasur parasysh qĂ« zona Ă«shtĂ« sizmike, dhe erĂ«rave deri nĂ« 200 kilometra nĂ« orĂ«.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« “bast” personal i sekretarit tĂ« “Lega Nord” dhe ministrit tĂ« Transportit Matteo Salvini, i cili kĂ«mbĂ«nguli veçanĂ«risht nĂ« domosdoshmĂ«rinĂ« e projektit, me logjikĂ«n se ndĂ«r tĂ« tjera do tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m punĂ«simin.

Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë.

Opozita italiane, nga ana e saj, tĂ«rheq vĂ«mendjen ndaj rrezikut tĂ« infiltrimit nga kontraktorĂ« tĂ« lidhur me mafian dhe nĂ«nvizon se pĂ«rparĂ«si duhet t’u jepet dhjetĂ«ra veprave tĂ« tjera infrastrukturore tĂ« tjera qĂ« kanĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r pĂ«rforcim dhe mirĂ«mbajtje, siç janĂ« lidhjet hekurudhore nĂ« ItalinĂ« Jugore.

MenaxherĂ«t e projektit garantojnĂ« se “Ura e MesinĂ«s” do tĂ« zgjasĂ« tĂ« paktĂ«n dy shekuj, por shumĂ« organizata ekologjike pĂ«rgjigjen se çmimi, nĂ« aspektin e shkatĂ«rrimit tĂ« pasurisĂ« mjedisore tĂ« rajonit, do tĂ« jetĂ« shumĂ« i lartĂ«.

Shuma e taksĂ«s qĂ« shoferĂ«t do tĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« kĂ«tĂ« urĂ« ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar. Ministria e Transportit, megjithatĂ«, i siguron italianĂ«t se “çmimet do tĂ« jenĂ« konkurruese dhe plotĂ«sisht tĂ« arsyeshme”.

Ura mĂ« e madhe nĂ« botĂ« nĂ« kategorinĂ« e saj do tĂ« ndĂ«rtohet me fonde kombĂ«tare dhe evropiane. NjĂ« pjesĂ« e shumĂ«s, nĂ« fakt, duhet tĂ« konsiderohet si shpenzim mbrojtĂ«s , pasi do tĂ« lehtĂ«sojĂ« lidhjet strategjike rrugore nĂ« rast lufte. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, qeveria Meloni pritet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje t’i afrohet mĂ« lehtĂ« qĂ«llimit tĂ« ndarjes sĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ« sĂ« vendit pĂ«r shpenzimet e mbrojtjes.

The post “Basti” i qeverisĂ« Meloni, fillojnĂ« menjĂ«herĂ« punimet pĂ«r urĂ«n 3.6 km qĂ« lidh SiçilinĂ« me ItalinĂ« first appeared on JavaNews.al.

Paketa e Maleve gati për zbatim, zëvendësministri: Po kombinohen të gjitha kriteret, zbatimi në vjeshtë

Paketa e Maleve i është afruar zbatimit në terren.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, i tha televizionit publik se një ndarje zonale pritet të miratohet së shpejti për ta bërë funksionale skemën.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment qĂ« flasim, bashkitĂ« janĂ« duke pĂ«rgatitur zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimin e ekonomisĂ« malore, tĂ« cilat do tĂ« miratohen me njĂ« vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, tĂ« gjithĂ« proceduesve faktikĂ« qĂ« gjenden nĂ« brendĂ«si tĂ« kĂ«tyre territoreve u lind e drejta pĂ«r tĂ« aplikuar pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar tokĂ«n me 1 euro pĂ«r atĂ« sipĂ«rfaqe qĂ« ata synojnĂ« tĂ« zhvillojnĂ«,” tregon z. Musabelliu pĂ«r RTSH.

Referuar praktikës së deritanishme, sipas zv.ministrit, interesi më i madh është shfaqur për zonat në veri të vendit.

“Nga njĂ«ra anĂ«, kjo Ă«shtĂ« zona me potencialin mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r zhvillimin e ekonomisĂ« malore. Nga ana tjetĂ«r Ă«shtĂ« zona qĂ« ka trashĂ«guar qĂ« nga vitet ’90 edhe problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r sa i pĂ«rket titujve tĂ« pronĂ«sisĂ«. Ligji u jep mundĂ«sinĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« njĂ« lidhje posedimi, pra, qoftĂ« nĂ« pikĂ«pamjen e trashĂ«gimisĂ« apo tĂ« drejtĂ«s zakonore, qoftĂ« edhe nĂ« pikĂ«pamjen e posedimit faktik, qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r t’u njohur nga ligji si posedues faktikĂ«,” thotĂ« zv.ministri i EkonomisĂ«.

Zonat që janë parashikuar të jenë laboratori i parë i zhvillimit të qëndrueshëm malor pritet të kenë zbatimin e parë në fillim të vjeshtës.

Synimi është që të shfrytëzohet kjo mundësi për ta kthyer malin nga periferia në motor të zhvillimit./rtsh

The post Paketa e Maleve gati për zbatim, zëvendësministri: Po kombinohen të gjitha kriteret, zbatimi në vjeshtë first appeared on JavaNews.al.

Lirimi i hapĂ«sirave publike nĂ« Lushnje, Korreshi pĂ«rplaset me IMTV: ÇfarĂ« hapĂ«sire zĂ« pema qĂ« duan ta presin?

Aksioni pĂ«r Lirimin e hapĂ«sirave publike nĂ« Lushnje ka  bĂ«rĂ« bashkĂ« qytetarĂ«t dhe opozitarĂ«t kundĂ«r prerjes sĂ« pemĂ«ve. NĂ« lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janĂ« pĂ«rplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe kĂ«shilltarĂ«t e opozitĂ«s tĂ« cilĂ«t nuk lejojnĂ« prerjen e pemĂ«ve.

“Ka ardhur bashkia ka njĂ« urdhĂ«r qĂ« kryetarja e bashkisĂ« i lĂ« nĂ« ajĂ«r, qĂ« tĂ« lirohen trotuare. Kjo pema kĂ«tu, ka 40 vjet qĂ« nuk bĂ«het kĂ«shtu. ZĂ« trotuar e hapĂ«sirĂ« publike kjo pema kĂ«tu? KĂ«tu Ă«shtĂ« hije ke qejf tĂ« rrish. NĂ« diell do na lĂ«nĂ« ne kĂ«ta. Ku Ă«shtĂ« hapĂ«sira publike qĂ« zĂ« kjo pema? ÇfarĂ« pune tĂ« prish kjo pema kĂ«tu. Nuk Ă«shtĂ« as trotuar. EshtĂ« turp kjo punĂ«. NĂ« mes tĂ« gushtit ta lĂ«sh qeros?”, u shpreh Korreshi, raporton A2 CNN.

Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30-vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën.

Policia dhe IMTV në Lushnje ka dy javë qe po punon për lirimin e hapësirave publike duke hequr fillimisht tendat dhe pemët nga hapësirat publike. Sot ishte kundërshtimi i parë që vjen nga opozita.

The post Lirimi i hapĂ«sirave publike nĂ« Lushnje, Korreshi pĂ«rplaset me IMTV: ÇfarĂ« hapĂ«sire zĂ« pema qĂ« duan ta presin? first appeared on JavaNews.al.

❌