Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë bërë sakrifica të mëdha, duke lënë mënjanë kërkesat e tyre legjitime për të mos penguar integrimin euroatlantik të shtetit, me bindjen se ky drejtim do të siguronte një të ardhme të përbashkët dhe stabile për të gjithë qytetarët. Megjithatë, raporti i fundit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili paralajmëron qartë se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt ndikimit të botës serbe, përbën një kthesë alarmante që nuk mund të neglizhohet.
Nga Prof. dr. Skënder ASANI
Në periudhën e trazuar të viteve të nëntëdhjeta, kur arkitektura e rendit ndërkombëtar po përjetonte një riformatim të thellë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut bënë një përcaktim historik: orientimin strategjik drejt Perëndimit. Ky përcaktim nuk ishte thjesht një zgjedhje gjeopolitike, por një aspiratë kombëtare e mbështetur në përvojën historike të izolimit, represionit dhe mohimit të të drejtave themelore që shqiptarët kishin përjetuar në kontekste të ndryshme shtetërore gjatë shekullit XX.
Gjatë tre dekadave që pasuan, elitat politike shqiptare me të gjitha dallimet dhe sfidat e tyre të brendshme kanë ndjekur me këmbëngulje rrugën e integrimit euroatlantik. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe avancoi në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian; Kosova shpalli pavarësinë dhe nisi ndërtimin e institucioneve demokratike në koordinim me partnerët perëndimorë; ndërsa shqiptarët në Maqedoni të Veriut, pas krizave të brendshme dhe Marrëveshjes së Ohrit, u angazhuan në konsolidimin e shtetit multietnik me vizion euroatlantik.
Mirëpo, ky rrugëtim nuk ka qenë i pandikuar nga aktorët dhe interesat që e shohin orientimin perëndimor të shqiptarëve si kërcënim për projektet e tyre hegjemoniste. Në mënyrë të vazhdueshme, janë artikuluar dhe zbatuar projekte destabilizuese që synojnë të minojnë këtë orientim strategjik. Këto projekte vijnë nga qarqe që besojnë se një Ballkan i integruar në strukturat euroatlantike bie ndesh me interesat e tyre rajonale dhe globale, veçanërisht me strategjitë neo-imperiale të disa fuqive lindore.
Në fazën aktuale të përmbushjes së kritereve për integrimin në BE nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është krijuar një dritare historike që do të mundësonte edhe një perspektivë më të qartë për Kosovën në këtë proces. Kjo mundësi e bashkërenduar integruese për të gjitha tre shtetet, është interpretuar nga kundërshtarët si një kërcënim direkt ndaj influencës së tyre. Prandaj, ndërhyrja për të penguar këtë proces ka marrë forma të sofistikuara dhe të shumëfishta.
NjĂ« nga instrumentet mĂ« tĂ« qarta tĂ« kĂ«tij sabotimi Ă«shtĂ« ndarja e trajektores integruese tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut nga ShqipĂ«ria, duke e izoluar Shkupin nga Tirana nĂ« proceset eurointegruese. Ky izolim Ă«shtĂ« i shoqĂ«ruar me pĂ«rpjekje tĂ« brendshme pĂ«r ta devijuar MaqedoninĂ« nga rruga euroatlantike, duke instrumentalizuar forca politike siç Ă«shtĂ« partia politike maqedonase nĂ« pushtet qĂ« promovojnĂ« narrativa tĂ« âbotĂ«s serbeâ dhe e paraqesin procesin e integrimit evropian si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r identitetin kombĂ«tar maqedonas. Pas kĂ«saj retorike e fushate identitare qĂ«ndrojnĂ« interesa dhe ndikime tĂ« kamufluara ruse dhe kineze, tĂ« cilat synojnĂ« tĂ« krijojnĂ« njĂ« vakum strategjik nĂ« Ballkan qĂ« tĂ« shfrytĂ«zohet pĂ«r interesa gjeopolitike tĂ« Lindjes.
Gjatë këtyre tri dekadave, një nga faktorët më të qëndrueshëm të stabilitetit në Maqedoninë e Veriut ka qenë uniteti i brendshëm i krijuar mes shqiptarëve dhe maqedonasve rreth çështjeve delikate si ajo fetare, historike dhe gjuhësore që lidhen me identitetin kombëtar maqedonas. Ky unitet i brishtë, por strategjik, ka qenë një shtyllë vendimtare që ka bërë të mundur që faktori ndërkombëtar të dalë në mbrojtje të identitetit maqedonas përballë pretendimeve dhe presioneve të vazhdueshme nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Përkundër përpjekjeve të këtyre shteteve për të ndikuar në rrëzimin e këtij uniteti, bashkëpunimi ndëretnik dhe konsensusi politik brenda vetë Maqedonisë e ka pamundësuar realizimin e agjendave përçarëse. Megjithatë, paraqitjet e fundit të kryeministrit të ri maqedonas, të karakterizuara nga manipulimi dhe keqinterpretimi i raportit të fundit të Komisionit Evropian, dëshmojnë për një devijim të rrezikshëm nga ky kurs. Kjo qasje synon të krijojë një alibi për të minuar proceset eurointegruese dhe për të avancuar agjenda të koordinuara me aleatë të rinj që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me projektin evropian dhe vlerat perëndimore. Ky ndryshim i qasjes nuk është vetëm një rrezik për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, por edhe një kërcënim real për arkitekturën e bashkëjetesës ndëretnike dhe për rolin konstruktiv të shqiptarëve në shtetformim.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë bërë sakrifica të mëdha, duke lënë mënjanë kërkesat e tyre legjitime për të mos penguar integrimin euroatlantik të shtetit, me bindjen se ky drejtim do të siguronte një të ardhme të përbashkët dhe stabile për të gjithë qytetarët. Megjithatë, raporti i fundit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili paralajmëron qartë se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt ndikimit të botës serbe, përbën një kthesë alarmante që nuk mund të neglizhohet. Deri më tani, ky orientim ka qenë objekt përfoljesh në koluaret politike e diplomatike, por tashmë, me një konstatim zyrtar dhe të miratuar institucionalisht, bëhet e qartë se ndikimi serb është shndërruar në një komponent real të kursit strategjik të shtetit. Kjo gjendje përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe përcaktimin e tyre të qartë në raport me Perëndimin, ndaj kërkon mobilizim të menjëhershëm politik, diplomatik dhe shoqëror, në mënyrë që të mbrohet jo vetëm vizioni euroatlantik, por edhe vetë pesha kushtetuese dhe politike e shqiptarëve në proceset vendimmarrëse të shtetit.
Ndryshimi i kursit politik tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut pas zgjedhjeve tĂ« fundit nuk pĂ«rfaqĂ«son njĂ« zhvillim tĂ« rastĂ«sishĂ«m, por Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« projekti tĂ« mirĂ«kalkuluar strategjik, qĂ« pĂ«rkon me agjendat e qendrave tĂ« caktuara rajonale. Serbia, e pamundur tĂ« ndĂ«rhyjĂ« ushtarakisht nĂ« KosovĂ« pĂ«r shkak tĂ« pranisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« KFOR-it, ka orientuar pĂ«rpjekjet e saj drejt destabilizimit tĂ« brendshĂ«m nĂ« Maqedoni, pĂ«rmes njĂ« qeverisjeje qĂ« injoron tĂ« drejtat kolektive tĂ« shqiptarĂ«ve dhe shtyn segmentet shqiptare drejt margjinalizimit politik dhe institucional. Kjo skemĂ« krijon potencialisht alibinĂ« pĂ«r krizĂ«, tĂ« cilĂ«n Beogradi mund ta pĂ«rdorĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer ambiciet e veta nĂ« KosovĂ« pĂ«rmes njĂ« klime tĂ« krijuar krizash nĂ« rajon. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, qasja e qeverisĂ« aktuale nĂ« Shkup, e cila harmonizohet me retorikat dhe prioritetet e âbotĂ«s serbeâ, pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim serioz tĂ« politikave qĂ« minojnĂ« jo vetĂ«m tĂ« ardhmen euroatlantike tĂ« MaqedonisĂ«, por edhe baraspeshĂ«n etnike e stabilitetin rajonal. Krahas kĂ«saj, pĂ«rshkallĂ«zimi artificial i tensioneve me BullgarinĂ« ka bllokuar proceset e avancuara eurointegruese, ndĂ«rsa thellimi i bashkĂ«punimit infrastrukturor dhe ekonomik me rrjete tĂ« lidhura me interesat ruse e kineze, e zhvendos MaqedoninĂ« nĂ« njĂ« orbitĂ« tĂ« rrezikshme ndikimi lindor. TĂ« gjitha kĂ«to vektorĂ« sĂ« bashku e vendosin shtetin nĂ« njĂ« trajektore qĂ« e largon nga konsensusi euroatlantik dhe e fut nĂ« njĂ« vorbull destabilizimi me pasoja tĂ« paparashikueshme pĂ«r gjithĂ« rajonin.
ĂshtĂ« momenti i fundit qĂ« ShqipĂ«ria dhe Kosova, tĂ« flasin me njĂ« gjuhĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe tĂ« ndĂ«rmarrin veprime tĂ« koordinuara pĂ«r tĂ« unifikuar zĂ«rin politik shqiptar nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut. Ky bashkĂ«rendim strategjik duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r vendosjen e vijave tĂ« kuqe lidhur me domosdoshmĂ«rinĂ« e deblokimit tĂ« procesit eurointegrues tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe pĂ«r pĂ«rcaktimin e qartĂ« tĂ« kursit tĂ« saj drejt strukturave euroatlantike. NjĂ« qasje e tillĂ« Ă«shtĂ« jetike pĂ«r tĂ« neutralizuar ndikimin destabilizues tĂ« projektit tĂ« âbotĂ«s serbeâ, i cili, pĂ«rmes formave tĂ« kamufluara politike dhe diskursive, po synon tĂ« minojĂ« orientimin perĂ«ndimor tĂ« shtetit dhe tĂ« gjithĂ« rajonit.
Nëse sot nuk përcaktohemi me qartësi dhe vendosmëri për këtë drejtim, rrezikojmë të futemi në një skemë të re ndarjeje: një pjesë e kombit do të ecë me Perëndimin, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet nën influencën e Lindjes, në një realitet të polarizuar botëror. Kjo do të ishte një rikthim i trishtë në skenaret e shekullit XX, ku shqiptarët mbetën të ndarë pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe vendimeve të Versajës. Ndarja e kombit jo vetëm gjeografikisht por edhe gjeostrategjikisht, do të krijonte pasoja të parikuperueshme për të ardhmen e faktorit politik shqiptar në rajon.
Prandaj, momenti aktual kërkon një përqafim të menjëhershëm të një agjende të re kombëtare të integrimit, ku Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të jenë bashkë në qëllime dhe në veprime, duke e parë integrimin euroatlantik jo thjesht si projekt shtetëror, por si projekt kombëtar i mbijetesës dhe progresit në konfigurimin e ri global.
Shkup, 14 korrik 2025
The post Kush po i saboton proceset euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut? first appeared on JavaNews.al.