❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Del foto e 65-vjeçarit tĂ« vrarĂ« nĂ« Vaun e DejĂ«s. S’e pranoi asnjĂ«herĂ« vrasjen e kushĂ«ririt, hetohet nĂ« disa pista

Publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë sot në Vaun e Dejës, ndërkohë që mësohen detaje të reja nga e shkuara e Frrok Lleshajt.

Viktima mësohet se tre dekada më parë ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994.

Më pas ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023.

Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes se kushëririt, por pavarësisht deklaratave në Gjykatë, ai është dënuar.

Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, por Policia po heton në të gjitha drejtimet e mundshme rreth dinamikës dhe shkaqeve. Hetohet edhe aktiviteti i tij pas lirimit nga burgu më 2023.

The post Del foto e 65-vjeçarit tĂ« vrarĂ« nĂ« Vaun e DejĂ«s. S’e pranoi asnjĂ«herĂ« vrasjen e kushĂ«ririt, hetohet nĂ« disa pista first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

Vdekja e Robert Papavramit, pedagogut të violinës të disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, është njoftuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

“Komisioni i PĂ«rhershĂ«m i Arteve pranĂ« AkademisĂ« sĂ« Shkencave i shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« thella violinistit me famĂ« botĂ«rore Tedi Papavrami, pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« Robert Papavramit, babait dhe mĂ«suesit tĂ« Tij. Shkolla shqiptare e violinĂ«s sot Ă«shtĂ« mĂ« e varfĂ«r me kĂ«tĂ« humbje, por ngushĂ«llohemi qĂ« trashĂ«gimia artistike qĂ« Ai la pas vijon nĂ« lartĂ«si tĂ« reja, kjo falĂ« arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. TĂ« rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

Robert Papavrami njihet si një një nga figurat më të njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë talente.

Edhe pas vendosjes në Francë, ku hapi një shkollë, vazhdoi me pasionin për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj.

Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

The post Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës first appeared on JavaNews.al.

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt që u vra pranë banesës/ Ish-polici kishte vrarë në 1995, pas arrestimit u arratis në 1997

Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu.

Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023.

Frrok Lleshaj, i dënuar me 21 vite burg për vrasje. Kishte vetëm 2 vite që ka dalë nga burgu. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.

MĂ«sohet se nĂ« fillim vitet ’90 ka shĂ«rbyer edhe si efektiv policie. Dyshimet e para nga policia janĂ« pĂ«r gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistĂ« tĂ« mundshme.

Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës.

The post Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt që u vra pranë banesës/ Ish-polici kishte vrarë në 1995, pas arrestimit u arratis në 1997 first appeared on JavaNews.al.

Pas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lĂ«vizur tĂ« paktĂ«n katĂ«r bombardues tĂ« rĂ«ndĂ« Tu-95MS mĂ« afĂ«r EvropĂ«s kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, sipas njĂ« raporti nga Insider UA. KĂ«to avionĂ« strategjikĂ« pĂ«rdoren shpesh pĂ«r tĂ« bombarduar UkrainĂ«n dhe thuhet se janĂ« tĂ« ngarkuar me raketa, duke krijuar njĂ« “probabilitet tĂ« lartĂ«â€ tĂ« njĂ« sulmi tĂ« afĂ«rt.

Nëse konfirmohet, ky veprim vjen pasi Donald Trump urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë, pas një kërcënimi për luftë bërthamore nga aleati i ngushtë i Kremlinit, Dmitry Medvedev.

“NĂ«ndetĂ«set amerikane janĂ« tani aty ku duhet tĂ« jenĂ«â€, tha Trump tĂ« dielĂ«n vonĂ«.

Fillimisht, Putini i zhvendosi avionët Tu-95MS nga baza ajrore Olenya në rajonin Arktik të Murmanskut, pas një sulmi të guximshëm me dronë nga Ukraina më 1 qershor.

“Rusia ka transferuar bombardues nga Lindja e LargĂ«t mĂ« afĂ«r UkrainĂ«s. TĂ« paktĂ«n 4 avionĂ« Tu-95MS janĂ« ripozicionuar nga Ukrainka nĂ« Olenya/Engels-2. Disa nga avionĂ«t janĂ« tashmĂ« tĂ« pajisur me raketa lundrimi. KĂ«ta avionĂ« janĂ« pjesĂ« e arsenalit bĂ«rthamor tĂ« RusisĂ«, por pĂ«rdoren edhe pĂ«r tĂ« goditur UkrainĂ«n me bomba konvencionale”, thuhet nĂ« raportin e Insider UA.

TĂ« gjitha kĂ«to zhvillime vijnĂ« brenda njĂ« jave kur i dĂ«rguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r nĂ« Rusi. Witkoff do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« MoskĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n, pĂ«rpara se SHBA-tĂ« tĂ« vendosin sanksione ndaj Kremlinit nĂ«se ky i fundit nuk bĂ«n njĂ« hap drejt njĂ« armĂ«pushimi dhe bisedimeve pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

The post Pas dërgimit të nëndetëseve pranë Rusisë nga Trump, Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës first appeared on JavaNews.al.

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari qĂ« u ekzekutua mbrĂ«mjen e sotme nĂ« fshatin Paçram, ka qenĂ« i dĂ«nuar mĂ« parĂ« pĂ«r vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 tĂ« GjykatĂ«s ShkodĂ«r u dĂ«nua me 25 vite burgim pĂ«r “vrasje me dashje”.

Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023.

Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023 first appeared on JavaNews.al.

New York Times: Netanyahu shpërdoroi momentin e tij për të ndaluar luftën në Gaza

Kur Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, udhëhoqi vendin drejt një fitoreje ushtarake kundër Iranit në qershor, si aleatët ashtu edhe rivalët e tij e paraqitën atë si arritjen e tij më të madhe. I mbushur me vetëbesim dhe autoritet të sapo fituar, z. Netanyahu dukej më në fund se kishte fituar kapitalin politik që i nevojitej për të kapërcyer kundërshtimin nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë në qeveri, për të arritur një armëpushim në Gaza.

Gjashtë javë më vonë, kryeministri e ka shpërdoruar atë moment. Bisedimet mes Hamasit dhe Izraelit janë, një herë tjetër, në ngërç. Izraeli po shtyn tani për një marrëveshje për të përfunduar luftën menjëherë, në vend që ta bëjë me faza. Por, ashtu si Hamasi, edhe z. Netanyahu ka refuzuar të bëjë kompromiset e nevojshme që një marrëveshje e tillë të funksionojë, dhe krediti që ai grumbulloi në qershor është zhdukur, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Dënimi ndërkombëtar për urinë në rritje në Gaza, të cilën agjencitë e ndihmës dhe shumë qeveri të huaja e kanë fajësuar kryesisht mbi bllokadën 11-javore të Izraelit mbi territorin këtë vit, është në kulmin e tij. Pjesërisht për të protestuar përgjegjësinë e Izraelit për këtë situatë, disa aleatë të hershëm të Izraelit janë zotuar se do të njohin një shtet palestinez në të ardhmen e afërt.

Kundërshtimi i brendshëm ndaj luftës në Gaza është në nivelin më të lartë ndonjëherë, dhe po rriten thirrjet që pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi të kthehen përmes një marrëveshjeje diplomatike. Aftësia e Izraelit për të vazhduar luftën, mes lodhjes në rritje të rezervistëve të ushtrisë, po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Pas një rritjeje të rasteve të vetëvrasjes tek ushtarët rezervistë, ushtria ka ngritur një komision për të hetuar se si të mbështesë më mirë ata që largohen nga shërbimi.

“Izraeli ndodhet nĂ« pozitĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« ka qenĂ« nĂ« çdo moment tĂ« luftĂ«s,” tha Michael Koplow, njĂ« analist nĂ« Israel Policy Forum, njĂ« grup kĂ«rkimor me bazĂ« nĂ« Nju Jork.

“Po pĂ«rballet me njĂ« krizĂ« shoqĂ«rore pĂ«r shkak tĂ« vazhdimit tĂ« luftĂ«s dhe fatit tĂ« pengjeve, njĂ« krizĂ« ushtarake pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« objektivave tĂ« qarta dhe lodhjes sĂ« rezervistĂ«ve, njĂ« krizĂ« diplomatike pĂ«r shkak tĂ« aleatĂ«ve tĂ« ngushtĂ« europianĂ« qĂ« po rreshtohen pĂ«r tĂ« njohur njĂ«anshmĂ«risht shtetin palestinez, dhe njĂ« krizĂ« ekzistenciale pĂ«r shkak tĂ« erozionit tĂ« pozicionit tĂ« saj nĂ« SHBA,” tha z. Koplow.

Zvarritja e konfliktit në Gaza reflekton gjithashtu dështimin e Presidentit Trump për të kapitalizuar ndikimin që fitoi gjatë luftës me Iranin. Duke iu bashkuar sulmeve të Netanyahut, Trump i dha Izraelit një fitore simbolike. Në atë kohë, analistët prisnin që ai të kërkonte nga Netanyahu që ta kthente nderin duke i dhënë fund luftës në Gaza.

“Ai kishte gjithĂ« ndikimin e botĂ«s pĂ«r t’i thĂ«nĂ« Netanyahut: ‘Tani duhet ta pĂ«rfundojmĂ« kĂ«tĂ«,’” tha Daniel B. Shapiro, njĂ« anĂ«tar i Atlantic Council, njĂ« grup kĂ«rkimor me bazĂ« nĂ« Uashington, dhe njĂ« ish-ambasador amerikan nĂ« Izrael.

“NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, Netanyahu duket se e bindi Trump-in t’i jepte mĂ« shumĂ« kohĂ«,” tha z. Shapiro. “Tani, gjĂ«rat thjesht po zvarriten dhe zvarriten.”

Patrick Kingsley është shefi i zyrës së New York Times në Jeruzalem, që drejton mbulimin e Izraelit, Gazës dhe Bregut Perëndimor. /New York Times/

The post New York Times: Netanyahu shpërdoroi momentin e tij për të ndaluar luftën në Gaza first appeared on JavaNews.al.

Kokalari: Berisha pranoi njĂ« “krim shtetĂ«ror pa dashje”, por vetĂ« urdhĂ«roi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar nĂ« platformĂ«n “X” pas deklaratĂ«s sĂ« sotme tĂ« ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi njĂ« çështje tĂ« hershme tĂ« pĂ«rmendur prej saj.

“ËshtĂ« mjaft intriguese qĂ« ish-kryeministri Berisha u pyet sot pĂ«r çështjen qĂ« pĂ«rmenda mĂ« herĂ«t,” shkruan Kokalari, duke cituar mĂ« pas pĂ«rgjigjen e tij si: “kjo ishte njĂ« krim qeveritar pa qĂ«llim”, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ajo shton ironikisht: “(çfarĂ«do qĂ« tĂ« thotĂ« kjo)”. Sipas saj, Berisha ka shtuar gjithashtu se “njĂ« qeveri nuk duhet tĂ« japĂ« urdhra pĂ«r tĂ« ekzekutuar njerĂ«z.”

Por Kokalari thekson se vetë Berisha ka urdhëruar që të qëlloheshin protestuesit, ka manipuluar regjistrime dhe dosje, dhe se madje ka pohuar publikisht se nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

Në vijim të reagimit, ajo i drejtohet drejtpërdrejt @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, duke pyetur nëse dëshirojnë një përkthim të plotë të konferencës së sotme të shtypit nga Berisha.

NĂ« fund, Kokalari i falĂ«nderon pĂ«r rishikimin e letrĂ«s drejtuar FARA, ku sipas saj, Ă«shtĂ« sqaruar se ata i kanĂ« dhĂ«nĂ« informacion tĂ« gabuar senatorit amerikan Marco Rubio, duke e paraqitur BerishĂ«n si jo-figurĂ« politike. Ajo thekson: “Ai Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« kyçe politike qĂ« po mban peng demokracinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore.”

Postimi i plotë i Kokalarit:

ËshtĂ« mjaft intriguese qĂ« ish-kryeministri Berisha u pyet sot pĂ«r çështjen qĂ« pĂ«rmenda mĂ« herĂ«t.

PĂ«rgjigjja e tij ishte se “kjo ishte njĂ« krim qeveritar pa qĂ«llim” (çfarĂ«do qĂ« tĂ« thotĂ« kjo). Ai shtoi mĂ« tej se “njĂ« qeveri nuk duhet tĂ« japĂ« urdhra pĂ«r tĂ« ekzekutuar njerĂ«z.”

Megjithatë, ai vetë urdhëroi që të qëlloheshin protestuesit, manipuloi regjistrimet dhe dosjet, dhe më pas deklaroi në TV se, nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.

PĂ«rshĂ«ndetje @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, a dĂ«shironi t’ju dĂ«rgoj njĂ« kopje tĂ« pĂ«rkthyer tĂ« konferencĂ«s sĂ« tij pĂ«r shtyp tĂ« sotme?

Në ndërkohë, ju falënderoj që e rishikuat letrën tuaj për FARA për të sqaruar se i keni dhënë informacion të gabuar @SecRubio, duke pretenduar se klienti juaj i korruptuar nuk është një figurë politike. Ai është një figurë kyçe politike që po mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen nga pasojat ligjore.

The post Kokalari: Berisha pranoi njĂ« “krim shtetĂ«ror pa dashje”, por vetĂ« urdhĂ«roi vrasjen e protestuesve first appeared on JavaNews.al.

Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

Një stuhi e fuqishme verore ka përfshirë gjithë Kosovën, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe bubulimë që çuan në rrugë të përmbytura dhe infrastrukturë të dëmtuar.

Stuhia filloi të ndikojë në zonë në orët e para të pasdites dhe vazhdoi deri në orët e mbrëmjes, duke lënë pas rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe prona të dëmtuara.

Përveç reshjeve të dendura të shiut, erërat e forta dhe breshëri dëmtuan të mbjellat në zonat rurale, veçanërisht në pjesë të Drenasit dhe Gjilanit, duke shkaktuar shqetësime për humbjet bujqësore.

Video pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena dramatike të stuhisë së fuqishme që goditi vendin, me pamje nga qytete të ndryshme anembanë vendit, me makinë të bllokuara në rrugë dhe breshër që godet mbi to.

Sipas pamjeve të shpërndara nga qytetarët lokalë, shiu i shoqëruar nga breshëri ka vështirësuar qarkullimin në zonën e Brezovicës, ku si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme është ndërprerë rruga kryesore që të çon drejt këtij destinacioni turistik malor të vendit.

Derisa faza më intensive e stuhisë kaloi deri në mbrëmje sot, meteorologët kanë paralajmëruar për paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri nesër.

The post Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin first appeared on JavaNews.al.

Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugĂ«s nga Divjaka nĂ« TiranĂ«, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekĂ«! Braçe: S’ka treg

Kostot e prodhimit të shalqirit po rëndojnë edhe më shumë mbi fermerët këtë fillim gushti. Brenda një muaji çmimi me të cilin bujku shet shalqirin është ulur me gati 60%. Fermerët e qarkut të Fierit po e shesin shalqirin me 6 lekë për kilogramë, nga 15 lekë në fillim të korrikut.

Por edhe pse çmimi nuk mbulon as kostot e prodhimit, gjatë rrugës 1 kilogram shalqi shtrenjtohet me gati 5-fish. Në tregjet e Tiranës çmimi i shalqirit është 25-30 lekë për kilogramë.

Përtej çmimit të ulët, mungesa e tregut po godet edhe më shumë fermerët. Mundi i fermerëve jo vetëm që nuk po shpërblehet me çmim të arsyeshëm, por në fakt po shkon 100% dëm duke u kalbur nëpër fusha e sera.

“NjĂ« shalqi si ky qĂ« kam marrĂ« unĂ« 10 kg, kushton vetĂ«m 60 lekĂ«. Kaq nuk kushton asnjĂ« produkt sot. Shkoni blini shalqi se ju kushton me pak se çdo gjĂ« tjetĂ«r sot. Blini Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ndihmohet bujku”, apelon deputeti Braçe.

Deputeti socialist u ka bërë thirrje edhe biznesmenëve të restoranteve dhe beach bareve që ta përfshijnë në menutë e tyre edhe shalqirin. /shqiptarja.com/

The post Çmimi i shalqirit 5-fishohet rrugĂ«s nga Divjaka nĂ« TiranĂ«, fermeri e shet 6 L/kg, konsumatori 30 lekĂ«! Braçe: S’ka treg first appeared on JavaNews.al.

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë.

Janë manipulatorë të admirueshëm.

Ata kanĂ« njĂ« teknikĂ« marramendĂ«se pĂ«r tĂ« t’i nxjerrĂ« paratĂ« nga xhepi.

Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit.

Deri këtu i kuptoj.

Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Pse nuk bëjnë asgjë për ta zgjeruar tregun tonë të vogël?

Para disa ditësh bëra një shkrim ku thosha se e vetmja mundësi për të shpëtuar universitetet shqiptare është që të thithim studentë nga shtete të tjera.

Natyrisht nga vende të mëdha si India, Kina, Vietnami, Burma, Filipinet, Indonezia, Malazia, Bangladeshi, Pakistani etj.

Këto vende kanë më shumë se 5 miliardë banorë dhe çojnë nëpër shkolla 500 milion fëmijë në vit dhe më shumë se 100 milionë prej tyre përfundojnë në shkollë të lartë.

Dhjetë vjet më vonë këto numra do dyfishohen.

Natyrisht studentët e pasur të këtyre vendeve do shkojnë në Amerikë, në Londër, në Pekin dhe në Berlin.

Të varfërit do mbeten në universitetet lokale që nuk e kënaqin më shtresën e mesme.

Fëmijët e kësaj shtrese kërkojnë pak më shumë. Ata duan të dalin jashtë, të marrin dilploma evropiane, të njohin vende të reja.

Nëse nuk shkojnë dot në Londër, gëzohen po të shkojnë në Pragë, në Beograd, në Zagreb pse jo dhe në Tiranë.

Për një kinez nga provinca, një indian nga fshati apo një bangladeshas që e ka babain pronar të një punishteje të vogël do ishte e njëjta gjë si në Tiranë dhe në Ljubjanë apo Bratislavë.

Për ta Shqipëria është Evropë dhe Mesdhe, njëlloj si Italia dhe Greqia.

Këtu dielli është poaq i shndritshëm, deti është poaq i bukur, por jeta është më e lirë, ushqimi më i mirë dhe njerëzit më të dashur.

Këto janë avantazhet tona që biznesmenët kokëfortë të Shqipërisë nuk i marketojnë fare.

Kokëfortësia e tyre është provinciale.

Ata kanĂ« vendosur t’ia falin studentĂ«t e varfĂ«r tĂ« botĂ«s SerbisĂ«, CekisĂ«, SllovakisĂ« dhe t’u marrin para vetĂ«m studentĂ«ve tĂ« varfĂ«r shqiptarĂ«.

ÇfarĂ« nacionalizmi dembel.

Shqipëria ka një kapacitet akomodues për 250 mijë deri në 300 mijë studentë në vit.

15 vjet më parë ne kishim afro 190 mijë studentë gjithsej.

Sot kemi pak më shumë se gjysmën e kësaj shifre pra rreth 110 mijë që do të thotë se auditoret janë gjysëm bosh, bashkë me konviktet dhe qytetet e vogla që krijojnë ekonomi nga universitetet.

Imagjinoni për një çast sikur në Shqipëri të vijnë çdo vit një qind mijë studentë të huaj dhe secili prej tyre të harxhojë vetëm dhjetë mijë dollarë.

Janë një miliardë dollarë në vit.

Me pak mundim, me shumë marketing, kjo shifër mund të trefishohej për disa vjet.

Universitet mund t’i sillnin vendit mĂ« shumĂ« se turizmi qĂ« duke u sforcuar sjell afro 4 miliardĂ« euro nĂ« vit.

Me kaq të ardhura pikëpyetjet për cilësinë e universiteteve tona do shuheshin rrugës, sepse qindra profesorë gjermanë, italianë anglezë, amerikanë do punonin në Shqipëri me shumë qejf.

Dhjetë vjet më parë kjo përpjekje do ishte e pamundur.

Shqipëria e parë me lupën e google, ishte një vend ku digjeshin goma pas zgjedhjeve dhe ku turistët rriheshin nëpër plazhe.

Sot është ndryshe.

Sherret tona politike nuk vrasin më njerëz në bulevard, por përfundojnë në gjykatë si në cdo vend normal.

Turistët nuk grabiten në rrugë dhe aftësia e vendit për të bashkëjetuar me të huajt është rritur disa herë.

Ne mikpresim me mirë se serbët, gatuajmë më mirë se kroatët, dhe qeshim më shumë se sllovenët.

Nga 100 kritere që e klasifikojnë një vend si normal, plotësojmë më shumë se 90.

Dhe nga dhjetë kritere që e klasifikojnë një vend si mikpritës plotësojmë të paktën nëntë plus.

Prandaj familja e një fëmije në Pakistan, në Indonezi apo në Indi do paguante kursimet e jetës për ta sjellë fëmijën në një parajsë të varfër evropiane, ku nëse nuk të mësojnë si në Londër të respektojnë më mirë se aty.

Dhe kjo nuk është pak.

Ne nuk e kuptojmĂ« dot se popujt qĂ« dikur kanĂ« qenĂ« koloni paguajnĂ« pĂ«r t’ua respektuar ngjyrĂ«n.

Taksa e ngjyrës sot në Londër është shumë e lartë, në Amerikë po rritet shumë, kurse në Shqipëri është akoma zero.

Përveç diellit dhe detit, targa jonë evropiane, e parë nga largësia e Azisë dhe Afrikës është malli më i vyer që kemi.

Një kinez, një vietnamez apo një bangladeshas nuk na dallon dot nga italianët, nga belgët dhe nga grekët siç nuk dallojmë ne dot një fëmijë nga Laosi nga një fëmijë nga Kamboxhia.

Për ta ne jemi e njëjta gjë.

Nëse biznesmenët e Shqipërisë bashkë me shtetin do hapnin agjensi në Azi dhe në Afrikë për të rekrutuar studentë, tregu jonë i vogël do kthehej me shpejtësi në një treg ndërkombëtar.

Por nëse nuk e bëjmë ne do ta bëjnë serbët, do ta bëjnë sllovenët dhe kroatët

Por e njëjta gjë vlen edhe për ndërtuesit e Shqipërisë të cilët unë nuk i kuptoj fare.

Ata kanë një fiksim të egër.

Ata duan të na i shesin shtëpitë që ndërtojnë vetëm neve, shqiptarëve të Shqipërisë.

Shqipëria ndërton me inat dhe me vrull më shumë se çdo vend tjetër në Evropë për frymë, por askush nuk e di kush do i blejë pallatet dhe vilat e saj të panumërta.

Shqiptarët që mund të blenin u ngopën dhe tani po mendohen të shesin.

Gjithmonë kam besuar se biznesmenët e Shqipërisë do tërhiqnin blerës suedezë, polakë, hollandezë, finlandezë, gjermanë, danezë, ukrainas dhe rusë për të blerë prona në det, por kjo nuk po ndodh.

Askush nuk u thotë këtyre popujve pa det dhe pa diell, se ka një vend në Mesdhe që shet apartamente më lirë se në Itali, në Greqi dhe Portugali e ndoshta edhe më lirë se në Mal të Zi.

Imagjinoni një norvegjez që jeton në mes të mjegullës, i ulur në divanin e vet, duke parë një reklamë që tregon se mund të blesh një shtëpi në Vlorë apo Sarandë për çerekun e çmimit që do e blente në Santorini apo në Majorka.

NdĂ«rtuesit shqiptarĂ« nuk harxhojnĂ« asnjĂ« lek marketing pĂ«r t’i ngacmuar fantazinĂ« norvegjezit qĂ« shikon shiun nĂ« dritare.

Shteti duhet t’i detyrojĂ« kompanitĂ« tona tĂ« reklamojnĂ« nĂ« tregje ndĂ«rkombĂ«tare.

Kjo është taksa e tyre e suksesit: të blejnë kohë televizve në televizonet evropiane për të reklamuar Shqipërinë.

Shpenzimet pĂ«r marketing ndĂ«rkombĂ«tar duhet tĂ« jenĂ« njĂ« detyrim qĂ« shteti duhet t’ua kĂ«rkojĂ« me çdo kusht kompanive shqiptare tĂ« ndĂ«rtimit, univesiteteve jo publike dhe klinikave estetike e spitaleve private.

Këto tre shërbime low cost mund ta bëjnë tregun tonë ndërkomëbtar.

Ne mund t’i japim diploma fĂ«mijĂ«ve aziatikĂ«, mund t’i rregullojmĂ« dhĂ«mbĂ«t pensionistĂ«ve evropianĂ« dhe mund t’u shesim shtĂ«pi tĂ« mrekullueshme nĂ« det shtresĂ«s sĂ« mesme evropiane.

Pasthirrmat pa gjini, që mendojnë se një herë jemi, një herë nuk jemi qendra e botës, duhet ta kuptojnë se ky nuk është turp, as ulje, as nënshtrim.

ËshtĂ« biznes.

Serbia harxhon më shumë se 55 milionë dollarë marketing në vit vetëm nga taksat.

Kroacia dyfish, më shumë se 100 milionë.

Me njĂ« buxhet tĂ« harmonizuar mes shtetit dhe kompanive private ne mund t’i kapnim kĂ«to shifra marketingu tĂ« domosdoshĂ«m.

Ne prodhojmë jo keq, por shesim shumë keq.

Serbia që do futet shumë shpejt në garën e universiteteve low cost, nuk na konkuron dot në tregun imobiliar sepse një shtëpi në Serbi nuk ka asnjë vlerë në krahasim me një apartament në Shëngjin.

E njëjta llogjikë vlen për futbollin tonë të shkatërruar.

Sikur tĂ« kisha mundĂ«si do bleja njĂ« klub futbolli nĂ« provincĂ«, do ta ristrukturoja dhe do i lutesha shtetit tĂ« mĂ« ndihmonte t’ia shisja njĂ« arabi.

Rishitja e aseteve të ngordhura është super biznes.

Arabët janë sot njerëzit më të uritur në planet, për të investuar në sport.

Ata blejnë shkëlqimin e futbollit evropian.

Sauditët dhe Katari por më vonë edhe të tjerët, po blejnë me rradhë të gjitha klubet më të mëdha të Evropës.

Natyrisht ne nuk mund t’ia shesim klubin e Peqinit njĂ« fondi saudit pĂ«r 100 milion euro, as ekipin e Laçit njĂ« kuvajtjani pĂ«r 70 milion euro.

Për fat të keq këto klube nuk vlejnë as sa bonusi i një goli të Cristiano Ronaldos në Arabi.

Ato nuk kanë asnjë vlerë.

Ajo që ka vlerë është përkatësia jonë evropiane.

Ne nuk shesim makinën, shesim targën.

Të blesh Vllazninë nuk ka ndoshta asnjë përfitim financiar sot, por me pak investime ky klub mund të luajë me Milanin në Champions League, me Liverpoolin apo me Parisin.

Kjo do ishte njĂ« blerje prestigji pĂ«r fondet e lira arabe dhe do t’i ngopte sa duhet deliret e tyre.

Arabët mund të blejnë Ronaldon për një paketë totale 1 miliard euro, por nuk e çojnë dot këtë idhull me 500 milion ndjekës në instagram, të luajë cdo javë me Juventusin, me Chelsea apo me Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Por ekipet shqiptare e kanë këtë mundësi.

Bashkitë e qyteteve tona duhet të gjejnë blerës për ekipet e tyre të rrënuara në Arabi në Kinë dhe kudo ku ka fonde të lira.

Kryetarët e Bashkive duhet të jenë biznesmenë, në vend që të jenë hidraulikë dhe zjarrfikës.

Çdo gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Mesdhe shitet. Ky Ă«shtĂ« tregu mĂ« i shtrenjtĂ« i botĂ«s.

Ata duhet t’i shesin klubet e tyre tĂ« futbollit qoftĂ« edhe pĂ«r 1 euro me kusht qĂ« tĂ« investohen.

Atëherë Peqini mund të luajë me Realin në grupe, Elbasani me Interin dhe Dinamo me Arsenalin.

Imagjinoni çfarë do ndodhte në këto qytete sikur futbolli dhe universitetet të gjallëroheshin me investime të huaja.

ÇfarĂ« qyteti do ishte Shkodra me pesĂ« mijĂ« studentĂ« tĂ« huaj.

Tregu i qirave do shpërthente, restorantet e vogla do lulëzonin,pedagogët do paguheshin më shumë, bicikletat e dashura do dyfishoheshin, ndërsa stadiumi ku ekipi i Vllaznisë i blerë nga një arab mendjemadh do luante çdo javë me Romën, me Fenerbahcen, me Dortmundin dhe Marsejën apo me Manchester United do digjej në flakë.

Gjithë qyteti do merrte zjarr sa herë arabi të këpuste tespijet e çmendura pas një goli.

Sepse janë evropiane ekipet tona tona mund të luajnë me kë të duan, të gëzojnë çdo pronar arab që investon duke blerë lojtarë dhe ta çojnë në Manchester të haje darkë si i barabartë me Pep Guardiolën e përkëdhelur apo në Stamboll me Jose Mourinon grindavec.

Ky është çmimi i prestigjit evropian që në Shqipëri është ende low cost.

E kush nuk do ta paguante një çmim kaq të lirë?

Çështja Ă«shtĂ« se askush nuk e di, sepse askujt nuk i thuhet.

Arabët nuk e dinë që klubet tona shiten për një copë bukë, siç nuk e dinë indianët që mund të studjojnë në universitetet tona me një mijë dollarë në muaj.

Ne bëjmë muhabet, por nuk bëjmë marketing.

Shqipëria vazhdon të jetë një thesar i mbuluar me kujdes nga biznesmenët e saj mendjengushtë.

Ata duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për të zgjeruar tregun tonë të vogël.

Ka ardhur koha për të shitur lirë gjërat e shtrenjta që nuk duhen.

The post Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë first appeared on JavaNews.al.

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Vaun e Dejës. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Një 65-vjeçar është gjendur i vdekur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Policia e Shkodrës njofton se viktima është shtetasi Frrok Lleshi 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Vaun e Dejës. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri first appeared on JavaNews.al.

“Shqiptar i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptar i vdekur”, FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare nĂ« KumanovĂ«

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës.

“NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat pĂ«rkatĂ«se, duke punuar nĂ« pĂ«rputhje tĂ« ngushtĂ« me federatat kombĂ«tare tĂ« pĂ«rfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA pĂ«r REL.

Sipas politikanĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, nĂ« turmĂ«n e tifozĂ«ve nĂ« ndeshjen e fazĂ«s sĂ« dytĂ« parakualifikuese pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« Katar mĂ« 2027, janĂ« dĂ«gjuar thirrje si “Shqiptari i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi pĂ«r shqiptarĂ«t” dhe “Maqedoni e pastĂ«r”.

FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.

“Ne promovojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive krijimin e njĂ« mjedisi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe me respekt pĂ«r tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t, ekipet dhe tifozĂ«t, si njĂ« pĂ«rparĂ«si kryesore nĂ« sport”, tha ajo.

ZyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« QeverisĂ« sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut – ku shqiptarĂ«t pĂ«rbĂ«jnĂ« gati njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e popullsisĂ« prej 1.8 milionĂ« banorĂ«sh – ndodheshin nĂ« sallĂ« gjatĂ« ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.

Kryeministri i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Hristijan Mickoski, njĂ« nga zyrtarĂ«t qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« ndeshje, dĂ«noi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” nĂ« njĂ« deklaratĂ« mĂ« 4 gusht, dy ditĂ« pas ndeshjes.

Ai tha se, ndonĂ«se ishte i pranishĂ«m nĂ« arenĂ«, “nuk i kishte vĂ«nĂ« re” thirrjet e tifozĂ«ve, duke pretenduar se ato ishin bĂ«rĂ« nga “njĂ« grup i vogĂ«l njerĂ«zish”.

“Dua ta shfrytĂ«zoj kĂ«tĂ« rast pĂ«r t’iu bashkuar dĂ«nimit tĂ« nacionalizmit dhe ksenofobisĂ« – sĂ« pari pĂ«r atĂ« qĂ« ndodhi gjatĂ« ndeshjes sĂ« basketbollit ndĂ«rmjet MaqedonisĂ« [sĂ« Veriut] dhe RumanisĂ«, e mĂ« pas pĂ«r tĂ« dĂ«rguar njĂ« mesazh te tĂ« gjitha grupet e tifozĂ«ve: tĂ« mbĂ«shtesin nĂ« mĂ«nyrĂ« sportive, ta pĂ«rkrahin ekipin e tyre dhe pĂ«rfaqĂ«suesen kombĂ«tare tĂ« MaqedonisĂ«â€, tha Mickoski.

Partia shqiptare nĂ« opozitĂ« nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut, Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim (BDI), tha se nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje “u dĂ«gjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhĂ« e pastĂ«r e urrejtjes etnike ndaj shqiptarĂ«ve”.

Ministri i Sportit i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Borko Ristovski, tha se kjo Ministri nuk mund tĂ« reagojĂ« konkretisht ndaj kĂ«saj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjĂ« subjekt sportiv – vjen nga tifozĂ« nĂ« tribunĂ« – dhe nuk kemi asnjĂ« kompetencĂ« pĂ«r tĂ« reaguar kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tifozĂ«t”.

“MegjithatĂ«, le ta shfrytĂ«zoj kĂ«tĂ« rast pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« apel: nĂ« Maqedoni nuk ka nevojĂ« pĂ«r brohoritje tĂ« tilla, as nga njĂ«ra anĂ«, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anĂ« qĂ« tĂ« vijĂ«â€.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

TĂ« hĂ«nĂ«n, presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare tĂ« dĂ«gjuara nĂ« KumanovĂ« janĂ« tĂ« papranueshme dhe “cenojnĂ« frymĂ«n e bashkĂ«jetesĂ«s dhe respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€.

“ShqiptarĂ«t janĂ« popull autokton nĂ« trojet e tyre si dhe meritojnĂ« tĂ« trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetĂ«r”, tha Osmani.

Komiteti Olimpik i KosovĂ«s i dĂ«noi thirrjet antishqiptare gjatĂ« ndeshjes nĂ« KumanovĂ« nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook tĂ« hĂ«nĂ«n, duke thĂ«nĂ« se “veprimet e tilla janĂ« tĂ« papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore tĂ« lĂ«vizjes olimpike, tĂ« cilat promovojnĂ« respektin, barazinĂ« dhe solidaritetin mes popujve”.

“KOK u bĂ«n thirrje institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se, qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin masa konkrete ndaj gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes dhe autorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre sjelljeve tĂ« dĂ«nueshme, qĂ« nuk kanĂ« vend nĂ« ngjarjet sportive”, thuhet nĂ« reagim.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes qĂ« nxit dhunĂ«n, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend nĂ« asnjĂ« hapĂ«sirĂ« publike, e aq mĂ« pak nĂ« sport, qĂ« nĂ« thelb tĂ« tij mbart frymĂ«n e bashkimit, tĂ« bashkĂ«punimit, tĂ« lojĂ«s sĂ« ndershme dhe tĂ« respektit ndaj tjetrit”, tha ajo./ REL

The post “Shqiptar i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptar i vdekur”, FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare nĂ« KumanovĂ« first appeared on JavaNews.al.

“Mbi 3 mijĂ« aplikime deri tani”, MIA: Interes i lartĂ« pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”, synon zhvillimin ekonomik dhe turistik

Agjencia e Mediave pĂ«r Informim publikoi sot shifrat mĂ« tĂ« fundit mbi interesimin pĂ«r nismĂ«n qeveritare “Paketa e Maleve”, njĂ« program qĂ« synon zhvillimin ekonomik dhe turistik tĂ« zonave malore pĂ«rmes mbĂ«shtetjes sĂ« bizneseve vendase.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë regjistruar 3308 aplikime në total, ndërsa vetëm nga qarku i Shkodrës janë paraqitur 687 aplikime, duke e renditur atë si një ndër zonat me interesin më të lartë për këtë skemë.

Nisma u lançua si pjesë e strategjisë për të përkrahur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të thella dhe ofron lehtësira fiskale për 10 vite për 500 aplikantët e parë që përmbushin kriteret.

Afati për aplikim mbetet i hapur deri në fund të vitit 2025, ndërkohë që autoritetet nxisin qytetarët dhe sipërmarrësit lokalë të përfitojnë nga kjo mundësi unike për zhvillimin e aktivitetit të tyre në zonat malore të vendit.

The post “Mbi 3 mijĂ« aplikime deri tani”, MIA: Interes i lartĂ« pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”, synon zhvillimin ekonomik dhe turistik first appeared on JavaNews.al.

Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? Publikohet rregullorja nga Banka Qendrore

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të zbatohen për çdo transaksion të realizuar përmes këtij sistemi.

Sipas projektrregullores sĂ« publikuar nga Banka Qendrore, tarifat pĂ«r pagesat hyrĂ«se nuk duhet nĂ« asnjĂ« rast tĂ« tejkalojnĂ« vlerĂ«n e 3 eurove pĂ«r transaksion. PĂ«r shembull, njĂ« emigrant qĂ« do t’i dĂ«rgojĂ« para familjes sĂ« tij nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rmes SEPA-s, nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« se 3 euro tarifĂ« pĂ«r transfertĂ«. Kjo vlen pĂ«r çdo pagesĂ« hyrĂ«se nĂ« ShqipĂ«ri.

Ndërkohë, tarifat për pagesat dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e pagesave kombëtare në euro, pra të pagesave në euro që procesohen përmes sistemit AIPS brenda Shqipërisë. Shqiptarët që do të dëgojnë para jashtë vendit me SEPA, nuk do të kenë tarifa më të larta se ato që janë aktualisht për pagesat në euro me AIPS brenda vendit.

Për shembull, për transfertat në sistemin AIPS EURO, komisioni minimal që aplikohet nga bankat tregtare është 4 euro. E njëjta gjë do të vlejë edhe për pagesat dalëse me SEPA. Ndërsa për çdo transfertë me vlerë më të vogël ose të barabartë me 150 mijë euro, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione me vlerë më të lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Në rast se llogaria bankare e dërguesit është e ndryshme nga ajo e përfituesit, pra njëra është në lek dhe tjetra në euro, do të bëhet këmbimi i monedhës përpara se të realizohet transaksioni dhe do të aplikohet tarifë tjetër.

Duke filluar nga 7 tetori, qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro me SEPA.

Me kryerjen e transfertave nĂ«pĂ«rmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« euro me vendet anĂ«tare tĂ« skemĂ«s do tĂ« jetĂ« disa herĂ« mĂ« e ulĂ«t. Sipas vlerĂ«simeve tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, ekonomia shqiptare do tĂ« kursejĂ« tĂ« paktĂ«n 20 milionĂ« euro nĂ« vitin e parĂ«, pĂ«r t’u rritur nĂ« vijim.

The post Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? Publikohet rregullorja nga Banka Qendrore first appeared on JavaNews.al.

“DritĂ« jeshile nga Trump”/ Zyra e Netanyahut konfirmon: Izraeli po pushton GazĂ«n

Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar të hënën se është marrë vendimi për të pushtuar Rripin e Gazës. Sipas një zyrtari të lartë, ky veprim është i domosdoshëm pasi Hamasi refuzon të lirojë pengjet pa një dorëzim të plotë nga ana e Izraelit.

“Ne do ta pushtojmĂ« Rripin e GazĂ«s. Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ«,” citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« zyrtari pĂ«r Channel 12. “NĂ«se nuk veprojmĂ« tani, pengjet do tĂ« vdesin nga uria dhe Gaza do tĂ« mbetet nĂ«n kontrollin e Hamasit.”

Në të njëjtën kohë, portali Ynet raporton se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë dritën jeshile Netanyahut për të nisur operacionin ushtarak, duke theksuar se të dyja palët, Izraeli dhe Uashingtoni, pajtohen se Hamasi nuk dëshiron një marrëveshje.

Nga ana tjetĂ«r, ky vendim po pĂ«rballet me kritika tĂ« forta brenda Izraelit. Sipas BBC, rreth 600 ish-zyrtarĂ« tĂ« sigurisĂ«, pĂ«rfshirĂ« ish-krerĂ« tĂ« agjencive tĂ« inteligjencĂ«s, i kanĂ« dĂ«rguar njĂ« letĂ«r Presidentit Trump, duke i kĂ«rkuar atij tĂ« ushtrojĂ« presion ndaj Izraelit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund menjĂ«herĂ« luftĂ«s. Ata argumentojnĂ« se Hamasi nuk pĂ«rbĂ«n mĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim strategjik dhe se ndĂ«rprerja e luftĂ«s Ă«shtĂ« mĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« kthyer pengjet.

NdĂ«rkohĂ«, KĂ«shilli i Sigurimit i Kombeve tĂ« Bashkuara do tĂ« mblidhet tĂ« martĂ«n, mĂ« 5 gusht, pĂ«r tĂ« diskutuar fatin e 50 pengjeve tĂ« mbetura, njĂ« seancĂ« e kĂ«rkuar nga Ministri i JashtĂ«m izraelit Gideon Sa’ar. AnĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit pritet tĂ« votojnĂ« pĂ«r njĂ« rezolutĂ« qĂ« bĂ«n thirrje pĂ«r armĂ«pushim dhe akses humanitar nĂ« Gaza.

Situata humanitare në Rripin e Gazës vazhdon të jetë kritike. Sipas Al Jazeera, tre persona u vranë në një bombardim izraelit në Deir el-Balah, ndërsa dy palestinezë të tjerë u vranë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raporton se numri total i vdekjeve nga uria dhe kequshqyerja ka arritur në 180, përfshirë 93 fëmijë. Kujtojmë që këto raporte nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi Izraeli nuk lejon gazetarët ndërkombëtarë dhe izraelitë të hyjnë në Gaza. /ANSA/

The post “DritĂ« jeshile nga Trump”/ Zyra e Netanyahut konfirmon: Izraeli po pushton GazĂ«n first appeared on JavaNews.al.

Plani 2025-2030/ Arsimi shqiptar drejt epokës digjitale, 6 miliardë lekë për investime në infrastrukturë, trajnime dhe kurrikula

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka hartuar një Plan Veprimi të Arsimit Digjital 2025-2030, me qëllim transformimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe universitar.

“Ky plan strategjik synon tĂ« pĂ«rgatisĂ« nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit pĂ«r sfidat dhe mundĂ«sitĂ« e njĂ« bote gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« digjitale. I mbĂ«shtetur nĂ« njĂ« buxhet total prej rreth 6 miliardĂ« lekĂ«sh, plani parashikon investime masive nĂ« infrastrukturĂ«, trajnim dhe kurrikula”, thuhet në relacionin shoqĂ«rues.

.Plani i veprimit, i cili është në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato evropiane, si Agjenda Digjitale e Shqipërisë dhe Plani i Veprimit për Arsimin Digjital (2021-2027) i BE-së, synon të krijojë një shoqëri të fuqizuar në aspektin digjital, shkruan rtsh.al.

Ministrja Ogerta Manastirliu, nĂ« relacionin qĂ« shoqĂ«ron kĂ«tĂ« projekt, thekson se ky plan do tĂ« sigurojĂ« qĂ« çdo nxĂ«nĂ«s tĂ« jetĂ« i pajisur me kompetencat e duhura digjitale pĂ«r t’u integruar me sukses nĂ« tregun modern tĂ« punĂ«s.

Përparësitë dhe objektivat kryesorë

Plani i veprimit është i ndarë në gjashtë objektiva strategjikë, ku secili ka masa të detajuara dhe buxhete të planifikuara.

Infrastruktura digjitale

Ky objektiv parashikon investimin mĂ« tĂ« madh, rreth 5.5 miliardĂ« lekĂ«, pĂ«r ngritjen e 654 laboratorĂ«ve “Smart Labs” nĂ« 615 shkolla, blerjen e 5,500 laptopĂ«ve pĂ«r mĂ«suesit, dhe zgjerimin e internetit me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« nĂ« tĂ« gjitha institucionet arsimore. Kjo iniciativĂ« financohet nga buxheti i shtetit dhe donatorĂ« si Banka BotĂ«rore dhe Banka e KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s (CEB).

Aftësitë digjitale të mësuesve

Plani parashikon trajnimin e 16,000 mësuesve në TIK dhe pedagogji digjitale. Kjo do të shoqërohet me një mekanizëm online për zhvillimin profesional të vazhdueshëm, duke siguruar që mësuesit të jenë në hap me zhvillimet teknologjike.

Inteligjenca Artificiale (IA) në arsim

Një nga risitë kryesore është integrimi i IA-së në kurrikulat e TIK-ut dhe në trajnimet e mësuesve. Plani synon të përgatisë të rinjtë për teknologjitë e së ardhmes dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si siguria kibernetike dhe IA.

Kurrikulat e përditësuara

Plani veprimit do tĂ« rishikojĂ« dhe modernizojĂ« kurrikulĂ«n e TIK-ut, duke pĂ«rfshirĂ« zhvillimin e materialeve mĂ«simore digjitale dhe udhĂ«zuesve pĂ«r pĂ«rdorimin efektiv tĂ« laboratorĂ«ve “Smart”.

Siguria digjitale

PĂ«rballĂ« rreziqeve nĂ« rritje si bullizmi kibernetik, do tĂ« krijohet njĂ« program gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s i “higjienĂ«s digjitale” pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, mĂ«suesit dhe prindĂ«rit. Ky program do tĂ« pĂ«rfshijĂ« trajnime dhe fushata ndĂ«rgjegjĂ«simi.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Plani synon nxitjen e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe njohjen e krediteve të marra nga Kurset Masive të Hapura Online (MOOC) në fusha me kërkesë të lartë në tregun e punës.

Rëndësia për integrimin në BE

Zbatimi i këtij plani është një hap thelbësor për përafrimin e Shqipërisë me Zonën Evropiane të Arsimit. Plani përputhet plotësisht me kriteret e anëtarësimit në BE në fushën e arsimit, duke përfshirë digjitalizimin, përfshirjen sociale, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ky program afatgjatë përfaqëson një përpjekje të madhe të qeverisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor dhe të përgatitur për të ardhmen digjitale. Zbatimi i suksesshëm do të varet nga bashkëpunimi i ngushtë mes MAS-it, institucioneve të varësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

The post Plani 2025-2030/ Arsimi shqiptar drejt epokës digjitale, 6 miliardë lekë për investime në infrastrukturë, trajnime dhe kurrikula first appeared on JavaNews.al.

Pse taksat e reja turistike mund të jenë një gjë e mirë?

Në të gjithë botën, destinacionet turistike po prezantojnë tarifa të reja, duke i bërë pushimet tuaja pak më të shtrenjta. Edhe pse në shikim të parë kjo mund të duket frustruese, këto taksa të reja kanë një qëllim thelbësor: mbrojtjen e destinacioneve më të dashura dhe më të cënueshme të botës nga ndryshimet klimatike.

Raste konkrete nga bota

Havai

Pas zjarreve shkatĂ«rruese tĂ« vitit 2023, Havai miratoi “TarifĂ«n e GjelbĂ«r”, njĂ« taksĂ« prej 0.75% mbi akomodimin. Kjo taksĂ« pritet tĂ« mbledhĂ« 100 milionĂ« dollarĂ« nĂ« vit pĂ«r rikuperimin nga zjarret, restaurimin e ekosistemeve dhe pĂ«rshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ky veprim pasqyron ndikimin e madh tĂ« 10 milionĂ« turistĂ«ve qĂ« vizitojnĂ« ishujt çdo vit dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e ruajtjes sĂ« burimeve natyrore.

Greqia

NĂ« janar tĂ« vitit 2024, Greqia vendosi “TarifĂ«n e RezistencĂ«s ndaj KrizĂ«s Klimatike”, duke zĂ«vendĂ«suar taksĂ«n e mĂ«parshme. Tarifa varion nga 0.50 deri nĂ« 10 euro nata, me qĂ«llim mbledhjen e 400 milionĂ« eurove nĂ« vit pĂ«r infrastrukturĂ«n ujore dhe parandalimin e fatkeqĂ«sive.

Maldivet dhe Zelanda e Re

Maldivet dyfishuan “TaksĂ«n e GjelbĂ«r” nĂ« 12 dollarĂ« pĂ«r person nĂ« natĂ« pĂ«r tĂ« financuar menaxhimin e mbeturinave dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« bregdetare. Zelanda e Re ka trefishuar “TaksĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r VizitorĂ«t” pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ruajtjen e natyrĂ«s dhe infrastrukturĂ«n e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Përfitimet dhe rëndësia e transparencës

Këto tarifa, edhe pse modeste në krahasim me koston totale të udhëtimit, mund të kenë një ndikim transformues. Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se transparenca është thelbësore. Vizitorët janë më të gatshëm të paguajnë nëse e dinë se paratë e tyre shkojnë për qëllime të qarta dhe të rëndësishme. Për shembull, Maldivet dhe Zelanda e Re publikojnë raporte të detajuara që tregojnë se si shpenzohen këto fonde.

Sondazhet tregojnë se shumica e udhëtarëve janë të gatshëm të kontribuojnë për turizëm më të qëndrueshëm. Një studim i Euromonitor zbuloi se gati 80% e vizitorëve do të paguanin të paktën 10% më shumë për opsione udhëtimi të qëndrueshme. Kjo tregon një ndryshim në mentalitetin e udhëtarëve, të cilët duan të lënë vendet që vizitojnë më mirë se si i gjetën.

Në thelb, këto taksa përfaqësojnë një ndryshim nga turizmi si një ekonomi konsumiste në një model ku udhëtarët bëhen bashkëpunëtorë në ruajtjen e destinacioneve. Kjo do të thotë një kalim drejt një turizmi më të përgjegjshëm, me më pak turma, përvoja më kuptimplote dhe një respekt më të thellë për kulturën dhe mjedisin vendas. BBC

The post Pse taksat e reja turistike mund të jenë një gjë e mirë? first appeared on JavaNews.al.

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

Nga Lutfi Dervishi

NĂ« Korçë Ă«shtĂ« zbuluar njĂ« qenie e rrallĂ«: njĂ« protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një  gur nĂ« dorĂ«. I vetĂ«m. Pa shoqĂ«ri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. NatĂ«n. Goditi njĂ« xham tĂ« godinĂ«s sĂ« bashkisĂ«..

Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

Mediat kombëtare e morën videon e publikuar, nga vetë protestuesi në TikTok, dhe  ia përcollën menjëherë per analizë të detajuar institucioneve kompetente.

Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por burime shumë familjare me ngjarjen, thonë  se ai është dërguar për ekzaminim mjeksor jashtë vendit.

Ekspertët kanë vënë re  sjellje devijante, pasi kanë konstatuar  se i riu nuk kishte as selfie, nuk punonte si influencer, nuk ishte paguar dhe më e çuditshmja, nuk ishte anëtar partie.

Shkencëtarët thonë se do të analizojnë trurin e tij për të kuptuar se çfarë e shtyn një njeri normal të reagojë, në vend që të shkruajë një koment anonim në Facebook apo në Instagram?

Analistët e shpjegojnë aktin e të riut si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit. Megjithatë zyrtarisht autoritetet nuk kanë sqaruar se çfarë do të bëjnë me këtë protestues, një specie e mbijetuar nga koha kur njerëzit mendonin me mendjen e tyre

Sjellja e protestuesit nuk përcaktohet ende në Kodin e ri Penal, por po shqyrtohet futja e një neni të posaçëm:

Neni 1099/1 – Reagimi pa miratim paraprak.

Dënimi: nga 30 ditë heshtje publike dhe 6 muaj bërje like dhe komente pozitive (Bravo, ju lumtë,) në postimet e ministrave dhe kryeministrit.

Në të njëjtën kohë UNESCO po shqyrtohen mundësine  që veprimi i tij të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar shpirtërore!

The post Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues! first appeared on JavaNews.al.

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“BDI dĂ«non kĂ«tĂ« incident, duke e cilĂ«suar si njĂ« shfaqje tĂ« tmerrshme tĂ« urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesĂ«n e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe QeverisĂ« sĂ« MV. Ne nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« shqiptarĂ«t tĂ« bĂ«hen shĂ«njestĂ«r e thirrjeve fashiste nĂ« vendin ku janĂ« bashkĂ«themelues tĂ« shtetit”, deklaroi Emir Sulejmani, anĂ«tar i KryesisĂ« Qendrore.

Gjithashtu ai paralajmĂ«roi se ”BDI do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« krye tĂ« reagimit politik dhe qytetar deri nĂ« sigurimin e drejtĂ«sisĂ« dhe ndĂ«shkimin e pĂ«rgjegjĂ«sve”.

Ai iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një Qeveria që toleron urrejtjen.

The post Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë first appeared on JavaNews.al.

Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në Aeroportin Adolfo Suårez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes.

Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së përparme ra plotësisht pas goditjes me zogun e madh.

Fotot e marra në aeroport tregojnë qartë dëmtimet e theksuara në pjesën e përparme të aeroplanit, ndërsa të dhënat nga FlightRadar tregojnë se pas incidentit aeroplani kreu një qark të shkurtër mbi Madrid dhe u ul rreth një orë pas ngritjes.

Ky rast vjen në një javë të vështirë për industrinë e aviacionit, ku aeroportet kryesore britanike si Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham u përballën me pezullime masive fluturimesh, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.

Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.

The post Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid first appeared on JavaNews.al.

❌