Reading view

Vdes në moshën 100 vjeçare ish-Presidenti amerikan Xhimi Karter

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, njoftoi të dielën Atlanta Journal-Constitution.

Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA. Demokrati u bë presidenti i 39-të i SHBA kur mposhti ish-presidentin Gerald Ford në vitin 1976.

Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u mund nga Ronald Reagan në 1981.

Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

Ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, ka mbyllur sytë në moshën 100-vjeçare.Ai ishte një avokat që luftoi me fushata për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut.

Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA dhe shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, pasi u mund më pas nga Ronald Reagan në 1981.

100-vjeçari i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

Vdekja e Carter vjen pasi gruaja e tij, Rosalynn Carter vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare.

Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij.

  •  

Qyfyre nga opozita

Nga Ergys Mërtiri

Mosbindja e djeshme ka tmerruar gjer në palcë Edi Ramën dhe narkokraturën e tyre…

Narkoshteti mbrëmë përdori patronazhistë qesharakë që indinjoheshin se u bllokuan rrugët e kryeqytetit tre orë” – Sali Berisha

Edi Rama u tmerrua ndersa njerezit, u kenaqen te bllokuar 3 ore ne rruge. Ne shenje gezimi shoferet i bini borive, ndersa ne fund brohoriten njezeri: Na bllokoni prape, mundesisht cdo dite!

Por opozita, bujare sic di ajo te jete, kundershtoi, per hir te popullit. Jo, – tha, – nuk duam t’ju mundojme me shume. Do ta mbajme ne, perfaqesuesit tuaj, zjarrin e revolucionit. Kismet pas nja dy-tre muajsh do bejme goditjen tmerruese te rradhes per Ramen.

Revolucioni marshon, ngadale e me terezi, dy hapa para tre hapa mbrapa. Populli mbushet plot shprese e ben valixhen gati per ne emigrim. Rama dridhet e sperdridhet i tmerruar.

  •  

Avokati i Bolinos: Belind, keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!

Dihet tashmë që klani i Berishës ka një alergji serioze ndaj drejtësisë. Sali Berisha perfundoi në arrestin shtëpiak vetëm për të shmangur detyrimin e paraqitjes të vendosur nga GJKKO, që ishte masa më e lehtë për një të akuzuar për korrupsion. Për vite të tëra, ai ka shmangur çdo formë drejtësie, dhe kultura e tij përbuzëse ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve ka ndikuar edhe ndjekësit e tij, përfshirë më të rinjtë, të cilët, pavarësisht moshës, nuk tregojnë asnjë përpjekje për të qenë më të mirë se lideri i tyre.

Në listën e të tillëve del edhe Belind Këlliçi. Këlliçi ka marrë një kallzim penal për shpifje së bashku me Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale të Tiranës nga Carlo Bollino, por ndërsa Jamarbëri ka dërguar avokatin e tij në gjykatë, Belo vazhdon të fshihet, duke pretenduar se nuk është informuar. Në seancën e parë, të zhvilluar më 25 nëntor, Belo mungoi dhe gjykatësja informoi se njoftimi dërguar në adresën e tij për ta lajmeruar për seancën ishte refuzuar.

Avokati i Carlo Bollinos sugjeroi që njoftimi t’i dërgohej edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku Këlliçi qëndron vazhdimisht. Në këtë rast, në fakt, njoftimi është marrë, siç e pranoi vetë Këlliçi në një intervistë për televizionin e familjes Berisha më 2 dhjetor:

“Më 27 shtator Carlo Bollino hedh në gjyq për shpifje Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin, për akuzat që ne i kemi bërë. Padia më ka ardhur vetëm para katër ditësh (…) pasi kishte mbaruar orari i seancës vjen njoftimi zyrtarisht në PD me zarf, për të thënë që u njoftuam dhe s’paskemi shkuar për të thënë se kemi frikë Bollinon.”

Pra, Belind Këlliçi ka pranuar publikisht që ka marrë njoftimin! Por sot (18 dhjetor), në seancën e dytë, Këlliçi nuk u paraqit përsëri dhe gjykatësja raportoi se njoftimi ishte refuzuar prape. Kjo do të thotë që Këlliçi ka gënjyer edhe në gjykatë!

Për të shmangur që të përsëritet rasti i Çlirim Gjatës, bëjmë një njoftim publik për Belind Këlliçin: seanca e tretë është caktuar më 27 janar, ora 10:30! Çlirim Gjata, për të shmangur një dënim për shpifje, është fshehur për më shumë se një vit e gjysmë. Edhe në shtëpinë e tij, postierit të gjykatës i është thënë që nuk e njihnin. Në fund, gjykatësja e gjykatës civile u detyrua ta informonte Çlirim Gjatën me “shpallje,” duke e publikuar njoftimin në derën e gjykatës, siç bëhet zakonisht për të kërkuarit ose mashtruesit. Për një proces penal, procedura e njoftimit “me shpallje” nuk ekziston, kështu që për ta gjetur Belind Këlliçin, nëse nuk paraqitet, detyra do t’i kalojë policisë!

Presim që ai të paraqitet në gjykatë pa frikë dhe në formë vullnetare. Nëse ai dhe Jamarber Malltezi kane thënë të vërtetën dhe kanë dokumente për të provuar që akuzat e tyre nuk janë shpifje, nuk kane asgjë për të pasur frikë. Po athere përse Belo fshihet si një fajtor? (c.b.)

  •  

Detajet tronditëse nga dosja hetimore/ Banda e “Mondit” në Greqi, nga torturat ‘live’ te shitja e drogës në shkolla/ “Mos u përzieni me Taqi shqiptarin”

Media greke ka zbuluar detaje nga dosja hetimore që coi në arrestimin e 26 personave në Greqi, përfshirë kreun e grupit Edmond Perbasha 44 vjec nga Mirdita, të dyshuar për trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr si dhe rrahje.

Nga brenda qelisë, “Mondi” dyshohet se ndiqte live në celularin e tij rrahjet brutale të personave që i kishin borxh. Ata që kishin probleme me grupin e tij, dërgoheshin në zona të shkreta në Ymitto dhe torturoheshin.

Ata rrahën njerëz për një…shikim, dogjën biznese sipas kërkesës, shitën drogë brenda shkollave edhe kur mësimi ishte në proces. Por kur morën vesh për përfshirjen e një emri “më të fortë”, vunë “bishtin në shalë” dhe u larguan.

“Kapini të vegjlit. A pini të zezë? Po. Eja merr numrin tim dhe më telefono, do të të rregulloj”, raportohet t’i thotë një nga anëtarët më të lartë të hierarkisë, një prej tregtarëve kryesorë të drogës në shkolla. Në një bisedë tjetër që kanë bërë mes tyre, trafikanti i kërkon furnitorit t’i sillte drogë edhe gjatë kohës që po zhvillohej mësimi për të furnizuar klientelën e tij.

 

 

Drejtuesi i dyshuar i organizatës kriminale, i njohur me pseudonimin “Mondi” , ndërsa ishte i burgosur, jep urdhër që të rrihen disa plazhistë që kishin rrahur të afërmit dhe miqtë e tij.

“Nxirreni me stil nga lokali, nxirrni edhe të tjerët. Më thanë se janë njëzet veta ata dhe q…. Bëj çdo gjë që duhet të bësh. Dhe cfarëdo, dhe çfarëdo që të ndodhë, çfarëdo që të ndodhë, të vijë ndonjë polic… Na tha xhaxhai, kaq. Dakort. Ej dëgjo ç’të them unë, kam bashkëpunim, na tha xhaxhai dhe e bëmë, mirupafshim. Ngcmuan cunat, na tha xhaxhai. Më plasi …, atë që thashë bëni. Ti do jesh jashtë, unë do jem brenda, nuk më intereson. Nëse vijnë policët, na tha xhaxhai, kaq”.

Por në të njëjtën kohë, ndërsa donin ta luanin “të ashpër” dhe të shkaktonin frikë, ata qëndronin… “në një këmbë” nëse zbulonin se me “punën” e tyre kishte mundësi të shqetësonin një emër më të madh në fushën e krimit, dhe ata u tërhoqën.

Tipike është rasti me dy anëtarë të organizatës kriminale të cilët po përgatiteshin të rrihnin dikë që i kishte rreth 30 mijë euro borxh njërit prej “klientëve” të tyre. Por ata mendohen dy herë dhe shprehin dyshime se si lindi borxhi duke thënë se “duhet të mësojnë më shumë për debitorin dhe çdo lidhje që ai mund të ketë me “Taqi shqiptarin” (një ndër emrat më të njohur të krimit shqiptar në Greqi), pasi në një rast të tillë ata nuk do të mund të ndërmerrnin asnjë veprim.

Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.

Ata janë:

Edmond Perbasha, 44 vjec nga Mirdita

Klajvert Perbasha, 20 vjec nga Mirdita

Mario Kojku, 20 vjec nga Lushnja

Denhendri Kasemi, 22 vjec

Amarildo Hajderasi, 27 vjec

Ilia Shahini, 22 vjec

Evgjenia Lumani, 23 vjec

Plaku, 16 vjec

Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.

Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.

  •  

VIDEO: Nga Argjentina në Spanjë, tifozi udhëton 11.609 km për të takuar Myrto Uzunin

Një histori tejet interesante është shpërndarë në rrjetet sociale nga skuadra e Granadës, ku një tifoz i vogël ka udhëtuar mbi 11 mijë e 600 kilometra për të takuar nga afër sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni.

Djaloshi i quajtur Santi udhëtoi nga qyteti Tukuman i Argjentinës deri në Spanjë, ndërsa ëndrra e tij u bë realitet.

Në përfundim të sfidës me Kartagjenën, ai arriti ta takonte Uzunin, në një përballje ku ylli kuqezi shkëlqeu duke shënuar 3 gola.

Pamjet e këtij momenti janë postuar nga skuadra e Granadës në rrjetet sociale.

  •  

Godole: S’e njoh fare Parashqevinë, çfarë ka bërë ajo këto 30 vjet?!

Jonila Godole, pedagoge dhe njëkohësisht drejtore e Institutit për Media dhe Kulturë revoltoi rrjetin me deklaratën e saj për Parashqevi Simaku-n.

Godole tregon se nuk kishte dijeni për Parashqevinë dhe nuk e njihte.

“Nuk kisha hulumtuar për të. Ndoqa këto ditë lajmet për Parashqevinë. Në fakt ishte një nga studentët e mi që më pyeti se a e njihja profilin e saj dhe se çfarë ka bërë ajo këto 30 vite dhe iu përgjigja që jo, nuk e njihja dhe do doja që mediat të më kishin dhënë më shumë informacione për të përveç videos që qarkullonte ku tregonte Parashqevinë në një fazë jo të mirë të saj”, tha Godole.

Ajo ndër të tjera foli dhe për postimin e saj, që trazoi rrjetin.

“Në postimin që kam bërë kam folur se muzika e Parashqevisë ishte kolona zanore e brezit tim, atëherë kur kishte një lloj liberalizimi, kishte këngë për dashurinë, rininë.

Kur mendoj se sajo ka shkruar një këngë për lumturinë, tani të vjen për të qeshur për situatën në të cilën ajo ndodhet por në kontekstin e kohës ishte në rregull”, shpjegon Jonila Godole.

Ajo thekson se deri më tani nuk kishte bërë kërkime për Parashqevinë pasi për vetë pedagogen nuk ishte diçka që i ngjallte kuriozitet pasi nuk është rasti i parë mes shumë artistëve të tjerë.

“Nuk dija për të, dija vetëm që kishte ikur jashtë, por si puna e Parashqevisë ka pasur edhe këngëtarë të tjerë prandaj nuk kam pasur kurizoitet më përpara. Megjithesë nuk e prisja atë që gjeta nga kërkimet që kam bërë.

Duhet thënë se është dicka tjetër të kesh qenë artist dhe të kesh pasur një kontribut në art dhe kulturë, por është pjesa tjetër që 30 vite këta artistë çfarë kontributi i kanë dhënë shoqërisë. Për Parashqevinë e kuptoj që u largua në Amerikë për një jetë më të mirë sikurse shumë shqiptarë të tjerë”, tha pedagogia Jonila Godole.

  •  
❌