❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro

Barcelona ka vazhduar përforcimet në afatin kalimtar, duke siguruar shërbimet e një tjetër talenti të ri për të ardhmen e klubit.

Klubi katalunas ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar, Jesse Bisiou.

Lajmin e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se dy klubet kanĂ« mbyllur marrĂ«veshjen dhe tashmĂ« po shkĂ«mbejnĂ« dokumentacionin e nevojshĂ«m para se lojtari t’u nĂ«nshtrohet testeve mjekĂ«sore.

Sipas raportimeve, Barcelona do të paguajë rreth 8.5 milionë euro për transferimin e talentit belg, i cili shihet si një investim për të ardhmen.

Bisiou pritet t’i bashkohet projektit tĂ« BarcelonĂ«s, e cila vazhdon tĂ« fokusohet nĂ« afrimin e lojtarĂ«ve tĂ« rinj me potencial tĂ« madh.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona godet në merkato, siguron talentin 18-vjeçar nga Club Brugge për 8.5 milionë euro appeared first on Sinjali.

BreshĂ«ri shkatĂ«rroi tĂ« mbjellat nĂ« Istog, nis vlerĂ«simi i dĂ«meve – komuna premton mbĂ«shtetje pĂ«r fermerĂ«t

Reshjet e fuqishme të breshrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në komunën e Istogut, ndërsa ekipet komunale kanë nisur menjëherë evidentimin e pasojave në terren.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se komisionet komunale janë angazhuar për vlerësimin e dëmeve dhe se ky proces pritet të përfundojë brenda shtatë ditësh kalendarike.

Sipas Feratit, breshëri ka goditur veçanërisht sipërfaqet bujqësore dhe kulturat që ishin afër fazës së vjeljes, duke shkaktuar dëmtime të mëdha për fermerët.

Gjatë inspektimeve në terren, Ferati, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, kanë parë nga afër gjendjen e krijuar dhe pasojat në tokat bujqësore.

Kryetari i Istogut ka kërkuar ndërhyrje urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur, në mënyrë që ata të përballojnë humbjet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore.

Komisionet komunale do të vazhdojnë punën në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BreshĂ«ri shkatĂ«rroi tĂ« mbjellat nĂ« Istog, nis vlerĂ«simi i dĂ«meve – komuna premton mbĂ«shtetje pĂ«r fermerĂ«t appeared first on Sinjali.

Inspektorati alarmon punëdhënësit: Masa të shtuara për siguri në punë për shkak të stuhive

Pas paralajmërimeve për zhvillim të mundshëm të stuhive në Kosovë, Inspektorati Qendror i Punës ka dalë me apel për të gjithë punëdhënësit që të marrin masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve.

Inspektorati ka bërë thirrje të veçantë për subjektet që operojnë në sektorë me rrezikshmëri të lartë, duke kërkuar që të kontrollohen pajisjet dhe mjetet e punës, me qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës.

Sipas njoftimit, kujdes i veçantĂ« duhet t’i kushtohet sektorit tĂ« ndĂ«rtimtarisĂ«, ku punĂ«dhĂ«nĂ«sit duhet tĂ« sigurohen pĂ«r gjendjen teknike dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e vinçave dhe pajisjeve tĂ« tjera ngritĂ«se nĂ« vendpunishte.

Ky reagim vjen pas njoftimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, i cili ka paralajmëruar se gjatë pasdites dhe mbrëmjes mund të ketë reshje lokale shiu, shkarkesa rrufesh, erëra të fuqishme dhe në zona të izoluara edhe breshër.

Inspektorati ka kërkuar nga punëdhënësit që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorati alarmon punëdhënësit: Masa të shtuara për siguri në punë për shkak të stuhive appeared first on Sinjali.

Skandal me pesticidet nĂ« KosovĂ« – ndalohet zyrtari i dyshuar

Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka ndaluar njĂ« person tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, pas njĂ« aksioni tĂ« zhvilluar nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e KosovĂ«s.

Sipas Prokurorisë, aksioni është realizuar nga Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të kompetencave zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

I dyshuari me inicialet N.M. dyshohet se ka lëshuar leje për disa operatorë ekonomikë për importin e produkteve biocide dhe pesticideve, të cilat dyshohet se janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës, sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

Prokuroria ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ndaj tĂ« dyshuarit rĂ«ndojnĂ« dyshimet pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, si dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, sipas nenit 427 tĂ« KPRK-sĂ«.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal me pesticidet nĂ« KosovĂ« – ndalohet zyrtari i dyshuar appeared first on Sinjali.

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

JanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditura detaje tĂ« reja pĂ«r gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« tre personave tĂ« lĂ«nduar nĂ« aksidentin tragjik qĂ« ndodhi mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n nacionale Pejë–PrishtinĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« Komoranit.

Sinjali mëson nga QKUK-ja s se tre të lënduarit janë duke marrë trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas informacioneve të para, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë, një tjetër në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë ndodhet në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe ata po vazhdojnë të marrin trajtim nga ekipet mjekësore.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30, ku një familje kosovare dyshohet se po kthehej nga Aeroporti i Tiranës kur vetura me targa vendore ka pësuar vetaksident.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçarja Rea Raka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat e tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë appeared first on Sinjali.

Dalin detaje tĂ« reja pĂ«r vdekjen e 52-vjeçarit nĂ« ShirokĂ« – Dyshohet se pĂ«soi sulm kardiak para vetaksidentit

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vetaksidentin fatal që ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës, ku humbi jetën 52-vjeçari Bekim Ugzmaili.

Sinjali mëson nga burime se ekzistojnë dyshime fillestare se 52-vjeçari mund të ketë pësuar një sulm apo arrest kardiak në timon, pak çaste para se automjeti të dilte nga rruga dhe të përfshihej në aksident.

Aksidenti ka ndodhur rreth orĂ«s 10:06. Pas pĂ«rplasjes, Ugzmaili Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nga automjeti dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar me urgjencĂ« pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, por pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« mjekĂ«ve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojĂ«.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë të gjitha rrethanat e rastit për të sqaruar nëse viktima pësoi problem shëndetësor para aksidentit apo nëse vdekja erdhi si pasojë e përplasjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dalin detaje tĂ« reja pĂ«r vdekjen e 52-vjeçarit nĂ« ShirokĂ« – Dyshohet se pĂ«soi sulm kardiak para vetaksidentit appeared first on Sinjali.

Mesazh rrëqethës pas tragjedisë në Shkup: Nuk ishe vetëm vjehrra ime, ishe shtylla e familjes

Dhimbja pĂ«r humbjen tragjike tĂ« Fatmire Shabanit vazhdon tĂ« prekĂ« familjarĂ«t dhe tĂ« afĂ«rmit e saj, tĂ« cilĂ«t po i japin lamtumirĂ«n e fundit pas aksidentit fatal nĂ« rrugĂ«n Bllacë–Shkup.

Një ndër mesazhet më prekëse është ai i nuses së saj, Pranvera Shabani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar vjehrrën me fjalë emocionuese.

“Nuk ishe vetĂ«m vjehrra ime, por njĂ« grua e fortĂ«, e dashur dhe njĂ« shtyllĂ« pĂ«r familjen tonĂ«. Faleminderit pĂ«r çdo kĂ«shillĂ«, pĂ«r çdo buzĂ«qeshje dhe pĂ«r çdo tĂ« mirĂ« qĂ« mĂ« dhe”, ka shkruar ajo.

Fatmire Shabani humbi jetën së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën në aksidentin tragjik që ndodhi teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e viktimave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mesazh rrëqethës pas tragjedisë në Shkup: Nuk ishe vetëm vjehrra ime, ishe shtylla e familjes appeared first on Sinjali.

Nuk pranon të dalë nga shtëpia, pronari ndalon rrënimin në rrugën A në Prishtinë

Ka dështuar të realizohet rrënimi i një shtëpie në rrugën A në Prishtinë, pasi pronari i objektit ka refuzuar të largohet, duke kundërshtuar ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit.

Faruk Manxhuni ka qëndruar brenda shtëpisë gjatë gjithë kohës, duke bërë të ditur se nuk do ta lëshojë pronën derisa të kompensohet për dëmin që pretendon se i është shkaktuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Inspektoratit, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit për rrënimin e objektit.

Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të pronarit, autoritetet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe rrënimi nuk është realizuar.

Rasti pritet të trajtohet më tej nga institucionet kompetente, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të ndërmerren hapat e radhës për zbatimin e vendimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk pranon të dalë nga shtëpia, pronari ndalon rrënimin në rrugën A në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji

Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në një pellg uji gjatë mbrëmjes së së shtunës në Crosby, Britani të Madhe.

Shërbimet emergjente u njoftuan për ngjarjen në një pronë në rrugën Brownmoor Lane, pasi u raportua se një djalë i vogël kishte rënë në pellg.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të ambulancës, ndërsa fëmija është transportuar me urgjencë në spital për trajtim. Megjithatë, ai fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë dhe është shpallur i vdekur, raporton Daily Star.

Policia ka bërë të ditur se vdekja e fëmijës nuk po trajtohet si e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike: 3-vjeçari humb jetën pasi ra në një pellg uji appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK nderon dĂ«shmorĂ«t e korrikut: Sakrifica e tyre mbetet amanet pĂ«r brezat

Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« ka pĂ«rkujtuar dĂ«shmorĂ«t e rĂ«nĂ« gjatĂ« muajit korrik, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« periudhĂ« si njĂ« nga kapitujt mĂ« tĂ« dhimbshĂ«m tĂ« luftĂ«s çlirimtare nĂ« KosovĂ«.

NĂ« njĂ« reagim tĂ« publikuar, OVL-UÇK ka shprehur respekt dhe mirĂ«njohje pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« rĂ«nĂ«t, duke theksuar se sakrifica e tyre ishte pjesĂ« e rrugĂ«s drejt lirisĂ« dhe mbetet frymĂ«zim pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

“Muaji korrik mbetet njĂ« nga muajt mĂ« tĂ« pĂ«rgjakshĂ«m tĂ« luftĂ«s sonĂ« çlirimtare. DĂ«shmorĂ«t e rĂ«nĂ« gjatĂ« kĂ«tij muaji u bĂ«nĂ« themeli i lirisĂ« sonĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e organizatĂ«s.

OVL-UÇK ka publikuar edhe emrat e dhjetĂ«ra dĂ«shmorĂ«ve qĂ« humbĂ«n jetĂ«n gjatĂ« muajit korrik nĂ« periudha tĂ« ndryshme tĂ« luftĂ«s, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« kujtimi pĂ«r veprĂ«n e tyre tĂ« ruhet ndĂ«r breza.

Organizata ka përfunduar mesazhin e saj me një homazh për të gjithë të rënët, duke theksuar se sakrifica dhe kontributi i tyre nuk do të harrohen.

“Lavdi e pĂ«rjetshme dĂ«shmorĂ«ve tĂ« kombit”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK nderon dĂ«shmorĂ«t e korrikut: Sakrifica e tyre mbetet amanet pĂ«r brezat appeared first on Sinjali.

Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas aksidentit tragjik: Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik pĂ«r Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranĂ« pikĂ«kalimit kufitar Hani i Elezit–BllacĂ«, ku humbĂ«n jetĂ«n tre qytetarĂ« kosovarĂ«.

Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, duke e cilësuar ngjarjen si një humbje të rëndë që ka prekur jo vetëm familjarët, por edhe mbarë shoqërinë.

“Me dhimbje tĂ« thellĂ« mora lajmin pĂ«r tragjedinĂ« e rĂ«ndĂ« qĂ« goditi familjen TĂ«rnava, e cila humbi mĂ« tĂ« dashurit e saj nĂ« aksidentin tragjik”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se përballë humbjeve të tilla fjalët shpesh janë të pamjaftueshme dhe se raste të tilla tregojnë brishtësinë e jetës.

“Dhimbja e njĂ« familjeje bĂ«het dhimbje e mbarĂ« shoqĂ«risĂ« sonĂ«â€, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund të reagimit të tij, kreu i BDI-së u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë periudhë të vështirë.

Aksidenti pranĂ« kufirit Hani i Elezit–BllacĂ« shkaktoi reagime tĂ« shumta, ndĂ«rsa familja TĂ«rnava po pĂ«rballet me humbjen tragjike tĂ« tre anĂ«tarĂ«ve tĂ« saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas aksidentit tragjik: Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithëve appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ankesa pĂ«r çmime tĂ« larta: Parkingje me tarifa deri nĂ« 5€, Krimet Ekonomike nisin kontrollet

NjĂ« aksion i gjerĂ« i institucioneve shtetĂ«rore Ă«shtĂ« duke u zhvilluar afĂ«r qytetit tĂ« vjetĂ«r tĂ« Prizrenit, ku njĂ«sia e Krimeve Ekonomike, Inspektorati i PunĂ«s dhe inspektorĂ«t e MinistrisĂ« sĂ« IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ«, TregtisĂ« dhe Inovacionit kanĂ« zbarkuar nĂ« rrugĂ«n “PushkatarĂ«t”, mĂ«son Sinjali.

Sipas burimeve tĂ« Sinjalit, kontrollet po zhvillohen te parkingjet “Bekimi” dhe “Kaçinari” dhe jo vetĂ«m, ku ekipet inspektuese po verifikojnĂ« zbatimin e ligjit nga operatorĂ«t ekonomikĂ«.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni lidhet me dyshimet për tarifa të larta të parkimit dhe moslëshimin e kuponëve fiskalë, si dhe me respektimin e detyrimeve ligjore dhe fiskale nga bizneset që operojnë në këtë zonë.

Në terren ndodhen zyrtarë të Krimeve Ekonomike, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë, të cilët po kryejnë kontrolle të detajuara dhe po verifikojnë dokumentacionin përkatës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse janë konstatuar shkelje apo janë shqiptuar masa ndaj operatorëve, ndërsa pritet që institucionet kompetente të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të aksionit.

Aksioni ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve, vizitorëve dhe mërgimtarëve, të cilët kanë raportuar se disa parkingje kanë rritur tarifat gjatë sezonit turistik, duke aplikuar çmime që variojnë nga 2 deri në 5 euro, si dhe dyshime për moslëshim të kuponëve fiskalë.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ankesa pĂ«r çmime tĂ« larta: Parkingje me tarifa deri nĂ« 5€, Krimet Ekonomike nisin kontrollet appeared first on Sinjali.

Vushtrria në zi, sot i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të vrarë në aksidentin tragjik

FamiljarĂ«, miq dhe qytetarĂ« do tĂ« mblidhen sot pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit tre mĂ«rgimtarĂ«ve nga Vushtrria, tĂ« cilĂ«t humbĂ«n jetĂ«n nĂ« aksidentin e rĂ«ndĂ« nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut.

Pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Studime do të zhvillohet ceremonia mortore për Ejup Tërnavën, Xheneta Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët humbën jetën tragjikisht teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Vdekja e tyre ka tronditur familjarët dhe komunitetin, ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave të këtij aksidenti.

Tre qytetarët humbën jetën në një përplasje të rëndë rrugore, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet dhe të afërmit e tyre. Tragjedia ka nxitur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga figura publike e institucione.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vushtrria në zi, sot i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të vrarë në aksidentin tragjik appeared first on Sinjali.

Itali, kapet mbi 770 kilogramĂ« kokainĂ« nĂ« port – droga ishte fshehur nĂ« paleta me banane

Një operacion i madh antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 770 kilogramëve kokainë në portin e Vado Ligure.

Sipas autoriteteve italiane, droga u zbulua gjatë kontrollit të një kontenieri frigoriferik që kishte mbërritur nga Ekuadori, ku lënda narkotike ishte fshehur mes paletave me banane.

Në total, policia gjeti rreth 650 pako me kokainë, e cila sipas analizave fillestare rezultoi me pastërti shumë të lartë. Në disa prej pakove ishte vendosur edhe simboli i një flamuri serb, ndërsa autoritetet po hetojnë origjinën dhe rrjetin e përfshirë në trafik.

Operacioni u realizua nga efektivët e Grupit të Savonës në bashkëpunim me autoritetet doganore, pas një pune të gjatë monitorimi dhe analizimi të linjave tregtare mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Autoritetet italiane vlerësojnë se nëse kjo sasi droge do të arrinte në tregun ilegal, organizatat kriminale mund të përfitonin rreth 250 milionë euro.

Sekuestrimi është cilësuar si një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në portin e Vado Ligure gjatë viteve të fundit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali, kapet mbi 770 kilogramĂ« kokainĂ« nĂ« port – droga ishte fshehur nĂ« paleta me banane appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik nĂ« Gjermani, 45-vjeçarja humb jetĂ«n – dy vajzat e saj mbijetojnĂ« pĂ«rplasjen e rĂ«ndĂ«

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mbrëmjen e së hënës zonën e Hessenit në Gjermani, ku një grua 45-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy vajzat e saj të mitura kanë mbetur të lënduara.

Sipas policisĂ« gjermane, ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 18:00 nĂ« rrugĂ«n Burgsolmser Straße, mes qyteteve Leun dhe Burgsolms.

Gruaja po udhëtonte me një automjet Smart Forfour së bashku me vajzat e saj 10 dhe 12 vjeçe, kur një automjet tjetër i tipit Mercedes, i drejtuar nga një 18-vjeçar, dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur drejtpërdrejt me veturën e tyre.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga 18-vjeçari, e lidhur me shpejtësinë e lartë.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa automjeti i familjes ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në çati. Dy vajzat dhe drejtuesi i Mercedesit janë nxjerrë nga automjetet, ndërsa për nënën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

45-vjeçarja është dërguar me helikopter në spital në gjendje kritike, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik nĂ« Gjermani, 45-vjeçarja humb jetĂ«n – dy vajzat e saj mbijetojnĂ« pĂ«rplasjen e rĂ«ndĂ« appeared first on Sinjali.

Lirohen të gjithë pacientët e prekur nga helmimi me ushqim, 19 rezultuan pozitivë me Salmonella

Të gjithë pacientët që ishin trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës pas dyshimeve për helmim nga ushqimi janë liruar nga spitali.

Sipas të dhënave nga Klinika Infektive, nga data 10 korrik e deri tani, gjithsej 33 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas rasteve të helmimit të dyshuar nga konsumimi i ushqimeve në rrjetet vendore të ushqimeve të shpejta.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha, ka bërë të ditur se nga analizat laboratorike, 19 pacientë kanë rezultuar pozitivë me Salmonella Enteritidis pas ekzaminimit të mostrave të koprokulturës.

Në mesin e rasteve të konfirmuara me salmonelë janë edhe dy pacientë nga rasti i helmimit në Han të Elezit.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, të gjithë pacientët janë liruar dhe kanë vazhduar trajtimin në kushte shtëpie.

Institucionet shëndetësore dhe autoritetet përkatëse po vazhdojnë monitorimin e situatës për të përcaktuar burimin e infeksionit dhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lirohen të gjithë pacientët e prekur nga helmimi me ushqim, 19 rezultuan pozitivë me Salmonella appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Vlorë, turistja 30-vjeçare nga Finlanda humb jetën pas një zhytjeje

Një turiste finlandeze rreth 30-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë, pasi pësoi probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje në det.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme nĂ« zonĂ«n e RadhimĂ«s, pranĂ« anijes sĂ« mbytur “Spitaliers”, ku turistja ishte pjesĂ« e njĂ« grupi zhytĂ«sish.

Gjatë zhytjes ajo dyshohet se ka pasur mungesë oksigjeni ose një komplikacion tjetër shëndetësor. Zhytësit e tjerë kanë reaguar menjëherë, duke e nxjerrë në sipërfaqe dhe duke kërkuar ndihmë mjekësore.

30-vjeçarja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një gjendjeje serioze.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, turistja nuk ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e jetës së saj gjatë zhytjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Vlorë, turistja 30-vjeçare nga Finlanda humb jetën pas një zhytjeje appeared first on Sinjali.

Spanja thumbon Cristiano Ronaldon gjatë festës së Kupës së Botës: Pino ka një trofe që Ronaldo nuk e ka

Festimet e Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës kanë marrë vëmendje edhe për një batutë drejtuar Cristiano Ronaldos gjatë ceremonisë në Madrid.

Pas fitores në finale ndaj Argjentinës, kombëtarja spanjolle u prit nga mijëra tifozë në kryeqytetin spanjoll, ku lojtarët festuan suksesin historik me një paradë nëpër rrugët e Madridit dhe një ceremoni në sheshin Cibeles.

Gjatë prezantimit të futbollistëve në skenë, moderatori Raul Ramos bëri një koment që lidhej me yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Teksa prezantonte sulmuesin Yeremy Pino, ai tha: “NĂ« Lomo del Chentchi dikur e quanin Pino ‘Cristiano Ronaldo’. I vetmi ndryshim? Pino ka njĂ« KupĂ« Bote”.

Deklarata shkaktoi të qeshura mes tifozëve dhe pjesëmarrësve në ceremoni, duke u shpërndarë më pas edhe në rrjetet sociale.

Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan nga Spanja në fazën e 1/8 së finales së Botërorit, ndërsa skuadra spanjolle vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu i madh.

Spanja më pas mposhti kundërshtarët në fazat e fundit të turneut dhe siguroi titullin e Kupës së Botës, duke e kthyer festën në Madrid në një spektakël të madh me mijëra tifozë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spanja thumbon Cristiano Ronaldon gjatë festës së Kupës së Botës: Pino ka një trofe që Ronaldo nuk e ka appeared first on Sinjali.

Shqipëria refuzoi koncertin e Jennifer Lopez, ministri zbulon kërkesën prej 2 milionë eurosh

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blenxi Gonxhja, ka bërë të ditur se qeveria ka refuzuar mundësinë e organizimit të një koncerti të Jennifer Lopez në vend, për shkak të kërkesave financiare të artistes.

Gjatë një diskutimi në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Gonxhja deklaroi se këngëtarja kishte kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh, në rast se do të kishte protesta apo probleme gjatë organizimit të eventit.

“Kemi refuzuar JLo, sepse kĂ«rkonte 2 milionĂ« euro garanci nĂ«se do tĂ« kishte protesta. Ne nuk e pranuam kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ«â€, tha ministri.

Deklarata u bë gjatë shqyrtimit të Aktit Normativ të Qeverisë për financimin prej 4.2 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Shqipëri.

Gonxhja mbrojti vendimin për mbështetjen financiare të këtij eventi, duke deklaruar se sipas vlerësimeve paraprake, të ardhurat e kthyeshme për shtetin nga organizimi i koncertit kanë arritur të paktën në 6.5 milionë euro.

Vendimi për financimin e eventeve të mëdha muzikore ka nxitur debat në Shqipëri, ndërsa qeveria ka argumentuar se aktivitete të tilla ndikojnë në turizëm dhe promovimin ndërkombëtar të vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria refuzoi koncertin e Jennifer Lopez, ministri zbulon kërkesën prej 2 milionë eurosh appeared first on Sinjali.

IHMK paralajmëron stuhi lokale në Kosovë, qytetarët këshillohen për kujdes gjatë pasdites

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi sot do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Sipas IHMK-së, zhvillimi i vranësirave konvektive mund të sjellë reshje lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe stuhi të shkurtra në disa zona të Kosovës.

Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme dhe breshrit në zona të izoluara.

IHMK thekson se reshjet do të kenë karakter lokal, që do të thotë se nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Në disa rajone mund të ketë zhvillime stuhish, ndërsa në zona të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 31 deri në 33 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me fuqizime të përkohshme gjatë stuhive.

Instituti ka apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e motit, veçanërisht gjatë orëve kur priten reshje dhe bubullima.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK paralajmëron stuhi lokale në Kosovë, qytetarët këshillohen për kujdes gjatë pasdites appeared first on Sinjali.

❌